{"id":49979,"date":"2023-06-30T09:15:22","date_gmt":"2023-06-30T09:15:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49979"},"modified":"2023-06-30T09:15:22","modified_gmt":"2023-06-30T09:15:22","slug":"zeri-i-amerikes-koncesionari-i-sharres-po-ndot-ujerat-e-lumit-erzen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/30\/zeri-i-amerikes-koncesionari-i-sharres-po-ndot-ujerat-e-lumit-erzen\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Koncesionari i Sharr\u00ebs po ndot uj\u00ebrat e lumit Erzen"},"content":{"rendered":"<p><strong><em aria-hidden=\"true\">Kompania koncesionare q\u00eb menaxhon depozitimin e mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Tiran\u00ebs nuk i trajton uj\u00ebrat e ndotura t\u00eb dekompozimit t\u00eb mbetjeve urbane, por i shkarkon ato n\u00eb lumin Erzen \u2013 duke shkaktuar sipas ekspert\u00ebve pasoja afatgjata p\u00ebr mjedisin dhe komunitetin e zon\u00ebs.\u00a0Ky material u p\u00ebrgatit si pjes\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb Rrjetit Ballkanik t\u00eb Gazetaris\u00eb Investigative me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u2019i nxjerr\u00ebsh ujin e zi\u201d\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje figurative, q\u00eb sipas fjalorit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00ebnkupton shkat\u00ebrrimin. Por ky kanal me uj\u00eb t\u00eb zi dhe er\u00eb kalb\u00ebsire nuk \u00ebsht\u00eb figurativ.<\/p>\n<p>Ai zbret nga landfilli i Sharr\u00ebs n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs dhe derdhet rreth nj\u00eb kilomet\u00ebr m\u00eb posht\u00eb n\u00eb lumin Erzen. Ekspert\u00ebt e mjedisit e quajn\u00eb at\u00eb liksiviat\u00eb \u2013 ose uj\u00eb i ndotur dhe i patrajtuar q\u00eb shkaktohet nga procesi i dekompozimit t\u00eb mbetjeve urbane.<\/p>\n<p>\u201cLiksiviata ka dy karakteristika kryesore, e para q\u00eb ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb biokomike p\u00ebr oksigjen dhe n\u00eb momentin q\u00eb bie ne kontakt me trupa ujor\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb, i d\u00ebmton ato jasht\u00eb mase. Dhe e dyta ka p\u00ebrqendrim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb karbonit organik, si pjes\u00eb e procesit t\u00eb dekompozimit ka p\u00ebrqendrim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb azotit, ka p\u00ebrq\u00ebndrim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb toksinave dhe m\u00eb e d\u00ebmshmja, ka prezenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb metaleve t\u00eb r\u00ebnda\u201d.<\/p>\n<p>Depozitimi i Mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb menaxhohet nga kompania koncesionare e qeveris\u00eb shqiptare, Integrated Energy B.V SPV dhe mbledh mbetjet urbane t\u00eb zon\u00ebs m\u00eb t\u00eb populluar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Tiran\u00ebn dhe Durr\u00ebsin.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me si pjes\u00eb e afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve, qeveria shqiptare ka k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb pagesat p\u00ebr kompanin\u00eb Integrated Energy. Kompania ka marr\u00eb deri tani rreth 60 milion\u00eb euro p\u00ebrmes tarif\u00ebs s\u00eb depozitimit t\u00eb mbetjeve nga bashkit\u00eb e qarkut, por inceneratori nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ende.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit e inspektoi kompanin\u00eb koncesionare t\u00eb landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs dhe gjeti se ajo nuk i trajtonte uj\u00ebrat e ndotura t\u00eb dekompozimit t\u00eb mbetjeve, por i shkarkonte ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti shkarkon n\u00eb mjediset ujore prit\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar uj\u00ebra t\u00eb ndotur (likide) q\u00eb dalin nga procesi i dekompozimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb landfill. Subjekti nuk ka instaluar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb impjantin e trajtimit t\u00eb shkarkimeve t\u00eb l\u00ebng\u00ebta\u201d.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb inspektimit, Agjencia urdh\u00ebroi pezullimin e shkarkimeve t\u00eb l\u00ebng\u00ebta deri n\u00eb vendosjen n\u00eb pun\u00eb t\u00eb impiantit dhe e gjobiti kompanin\u00eb me 1 milion lek\u00eb p\u00ebr shkelje administrative.<\/p>\n<p>Por pamjet e filmuara nga BIRN n\u00eb fillim t\u00eb qershorit tregojn\u00eb se nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pas inspektimit nga Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit, nga kodra ku depozitohen pirgjet e mbetjeve urbane, vijon t\u00eb rrjedh\u00eb uj\u00eb i zi apo liksiviat\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse derdhet n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb turbullt, uji i ndotur i landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb i duksh\u00ebm me sy t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Erzen.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit i tha BIRN n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion se nuk ishte n\u00eb dijeni n\u00ebse kompania kishte marr\u00eb masa, pasi nuk kishte kryer nj\u00eb monitorim t\u00eb dyt\u00eb. Agjencia tha gjithashtu se gjoba prej 1 milion lek\u00ebsh ishte n\u00eb proces ekzekutimi.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Agjencis\u00eb, Arta Dollani dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro nuk pranuan k\u00ebrkesat p\u00ebr intervist\u00eb mbi ndotjen e shkaktuar nga kompania koncesionare e landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs. Edhe kompania Integrated Energy nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb pran\u00eb brigjeve t\u00eb Erzenit thon\u00eb se e p\u00ebrdorin ujin p\u00ebr vaditje, edhe pse e shohin me sy ndotjen.<\/p>\n<p>\u201cPika m\u00eb kritike \u00ebsht\u00eb pas Korrikut, kur lumi pak\u00ebsohet dhe e jep efektin. Skuqet uji, nxihet, p\u00ebr vaditje nuk p\u00ebrdoret m\u00eb. Tani p\u00ebrdoret se ka uj\u00eb shum\u00eb, i ndotur \u00ebsht\u00eb, por ngaq\u00eb ka shum\u00eb uj\u00eb, ndotja duket m\u00eb pak. Ky uj\u00eb ik\u00ebn deri n\u00eb Shijak tek serat, por ndotja \u00ebsht\u00eb ndotje nuk mund t\u00eb themi se nuk b\u00ebn d\u00ebme\u201d.<\/p>\n<p>Aktivist\u00ebt mjedisor\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se k\u00ebto uj\u00ebra nuk ndotin vet\u00ebm lumin e Erzenit, por u kthehen banor\u00ebve n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebrmes produkteve q\u00eb ata konsumojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu kemi dhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb me k\u00ebt\u00eb ujin e Erzenit ku shkarkohen k\u00ebto uj\u00ebra t\u00eb ndotura p\u00ebrdoret nga banor\u00ebt e zon\u00ebs p\u00ebr vaditje. Kjo, pastaj afekton dhe zinxhirin ushqimor, pasi nga vaditja kalon tek bim\u00ebt, dhe m\u00eb pas shkojn\u00eb n\u00eb zinxhinin ushqimor t\u00eb njeriut. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kemi sasi t\u00eb m\u00ebdha prodhimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndotja e shkaktuar nga landfilli i Sharr\u00ebs demaskon sipas ekspert\u00ebve sistemin e \u00e7al\u00eb t\u00eb monitorimit dhe nd\u00ebshkimit t\u00eb krimeve mjedisore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb kompania n\u00eb fjal\u00eb paguan nj\u00eb milion lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr nj\u00eb ndotje e cila shkoi 10 fish apo 100 fish m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kosto, at\u00eb si operator ekonomik e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb lumtur dhe e orienton t\u00eb zgjedh\u00eb kostot oportune m\u00eb t\u00eb lira, pra t\u00eb ndot\u00eb mjedisin e t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb t\u00eb arsyeshme sesa t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pun\u00eb impiantin e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb larta\u201d.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt than\u00eb gjithashtu se rasti p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb standardit mjedisor n\u00eb Shqip\u00ebri me pasoja afatgjata n\u00eb mjedis dhe sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania koncesionare q\u00eb menaxhon depozitimin e mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Tiran\u00ebs nuk i trajton uj\u00ebrat e ndotura t\u00eb dekompozimit t\u00eb mbetjeve urbane, por i shkarkon ato n\u00eb lumin Erzen \u2013 duke shkaktuar sipas ekspert\u00ebve pasoja afatgjata p\u00ebr mjedisin dhe komunitetin e zon\u00ebs.\u00a0Ky material u p\u00ebrgatit si pjes\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb Rrjetit Ballkanik t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49980,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49979"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49979\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}