{"id":49634,"date":"2023-06-26T08:05:45","date_gmt":"2023-06-26T08:05:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49634"},"modified":"2023-06-26T08:05:45","modified_gmt":"2023-06-26T08:05:45","slug":"fox-news-sulmi-mbi-muxhahedinet-ne-shqiperi-lidhet-me-bisedimet-e-biden-me-iranin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/26\/fox-news-sulmi-mbi-muxhahedinet-ne-shqiperi-lidhet-me-bisedimet-e-biden-me-iranin\/","title":{"rendered":"Fox News: Sulmi mbi muxhahedin\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri lidhet me bisedimet e Biden me Iranin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Benjamin Weinthal\/\u00a0Fox News<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebsymja e qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb kampin e grupit t\u00eb opozit\u00ebs iraniane Mujahedin-e-Khalq (MEK) ka sjell\u00eb kritika kund\u00ebr Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb se po i b\u00ebjn\u00eb qejfin Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit, shteti num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb p\u00ebrkrah terrorizmin.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr m\u00ebsymjen e shtetit shqiptar, ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha p\u00ebr Fox News Digital se &#8220;duke leht\u00ebsuar sanksionet ndaj regjimit iranian, Presidenti Biden dhe Rob Malley po braktisin popullin iranian dhe po pasurojn\u00eb shtyp\u00ebsit e tij. Regjimi \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb d\u00ebrrmimin e popullit t\u00eb tij nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrhap terror e kaos jasht\u00eb vendit, dhe d\u00ebshira e verb\u00ebr e administrat\u00ebs Biden p\u00ebr ta marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb dhe negociuar me t\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d. Pompeo e vizitoi kampin MEK vitin e kaluar.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-49635\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/1-300x169.webp\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/1-300x169.webp 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/1.webp 720w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Robert Malley, i d\u00ebrguari special i SHBA n\u00eb Iran, shihet nga disa komentues iranian\u00eb si nj\u00eb diplomat tep\u00ebr kontradiktor p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime dometh\u00ebn\u00ebse financiare regjimit t\u00eb Iranit me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje b\u00ebrthamore me Teheranin. Kritik\u00ebt e kan\u00eb quajtur q\u00ebndrimin e Malleyt karshi Iranit \u201cappeasement politics\u201d, politik\u00eb e marrjes me t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kongresit n\u00eb Senat dhe Dhom\u00ebn e Ul\u00ebt kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr sulmin e dhunsh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb shqiptar n\u00eb kampin MEK.<\/p>\n<p>Senatori Ted Cruz (PR-Texas), postoi n\u00eb Twitter: \u201cThell\u00ebsisht i shqet\u00ebsuar q\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb \u2013 e pik\u00ebrisht tani Franca dhe Shqip\u00ebria \u2013 aleat\u00ebt tani po marrin me t\u00eb mir\u00eb regjimin iranian dhe po godasin disident\u00ebt anti-regjim\u201d.<\/p>\n<p>Edhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesja Sheila Jackson Lee (PD-Texas) e d\u00ebnoi sulmin n\u00eb nj\u00eb seri postimesh n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr bastisjen n\u00eb kamp dhe n\u00ebse administrata Biden ka zbutur q\u00ebndrimin karshi Iranit p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb marr\u00ebveshje mini-b\u00ebrthamore me Teheranin, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit tha p\u00ebr Fox News Digital: \u201cDim\u00eb q\u00eb m\u00eb 20 qershor, policia shqiptare hyri n\u00eb kampin MEK n\u00eb Durr\u00ebs, Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar nj\u00eb urdh\u00ebr gjykate\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPolicia e Shtetit e Shqip\u00ebris\u00eb na ka siguruar se t\u00eb gjitha veprimet u kryen n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne e p\u00ebrkrahim t\u00eb drejt\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar \u00e7do aktivitet t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb paligjsh\u00ebm brenda territorit t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Cory Mills (PR-Florida), i cili \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Komitetit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme n\u00eb Dhom\u00ebn e Ul\u00ebt t\u00eb Kongresit, tha p\u00ebr Fox News Digital se &#8220;\u00ebsht\u00eb tep\u00ebr shqet\u00ebsuese q\u00eb zyrtar\u00ebt shqiptar\u00eb po err\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb duke mohuar p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs. K\u00ebto deklarime vet\u00ebm sa e thellojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se ka pasur akte t\u00eb gabuara nga ana e zbatuesve t\u00eb ligjit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bastisje. I b\u00ebj thirrje administrat\u00ebs Biden t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn e t\u00eb mos sakrifikoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb \u00e7far\u00ebdo bisedimesh n\u00eb prapasken\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb duke u zhvilluar me Iranin\u201d.<\/p>\n<p>Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington i shkroi Fox News Digital se; &#8220;Ne nuk mund t\u00eb tolerojm\u00eb q\u00eb territori yn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb aktivitet politik, subversiv e t\u00eb paligjsh\u00ebm kund\u00ebr vendeve t\u00eb tjera, si\u00e7 dyshohet se ka qen\u00eb rasti me MEK\u201d.<\/p>\n<p>Ambasada shqiptare tha se \u201cspruco djeg\u00ebs u p\u00ebrdor vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar rastesh me q\u00ebllim kontrollimin e situat\u00ebs s\u00eb paq\u00ebndrueshme, por n\u00eb asnj\u00eb moment gjat\u00eb operacionit t\u00eb k\u00ebrkimit nuk u p\u00ebrdor forc\u00eb fizike nga Policia e Shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas kritik\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr Iranin, administrata Biden po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb marr\u00ebveshje afatshkurt\u00ebr me Iranin q\u00eb do t&#8217;i siguronte t\u00eb pakt\u00ebn 17 miliard dollar\u00eb regjimit t\u00eb mullah\u00ebve n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb kufizimeve t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb programin e dyshuar b\u00ebrthamor t\u00eb Teheranit.<\/p>\n<p>Kryetari i United Against Nuclear Iran, \u201cT\u00eb Bashkuar kund\u00ebr Iranit B\u00ebrthamor\u201d, (UANI), ish-Senatori Joseph I. Lieberman dhe Drejtori Ekzekutiv i tij, Ambasadori Mark D. Wallace, than\u00eb t\u00eb premten: \u201cRaportimet e shtypit p\u00ebr nj\u00eb \u2018mir\u00ebkuptim\u2019 midis Republik\u00ebs Islamike dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara mbi \u00e7\u00ebshtjen b\u00ebrthamore jan\u00eb shqet\u00ebsuese sepse rrezikojn\u00eb t\u00eb legjitimojn\u00eb pasurimin e tij me past\u00ebrti 60%, edhe n\u00ebse produkti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrpunuar, gj\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb justifikim t\u00eb besuesh\u00ebm civil\u201d.<\/p>\n<p>Lieberman dhe Wallace shtojn\u00eb se \u201cKjo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb kolaps t\u00eb pozicionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar negociues mbi programin b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit, i cili u shnd\u00ebrrua nga pasurimi zero para 2013 n\u00eb tolerimin e pasurimit 60% m\u00eb 2023. Mungesa e pasojave p\u00ebr t\u00eb penguar p\u00ebrshkall\u00ebzimin b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrligjje e strategjis\u00eb s\u00eb Khameneit dhe nj\u00eb akuz\u00eb kund\u00ebr vetes son\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ish-Sekretar\u00ebt e Shtetit, John Kerry dhe Hillary Clinton, luajt\u00ebn rol ky\u00e7 n\u00eb shp\u00ebrnguljen e iranian\u00ebve nga Iraku n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit tha p\u00ebr Fox News Digital se \u201cI d\u00ebrguari special presidencial p\u00ebr klim\u00ebn Kerry \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar te politika p\u00ebr klim\u00ebn dhe ne do t\u2019ju drejtonim te komentet q\u00eb tashm\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr prononcim d\u00ebrguar Clinton Foundation nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ali Safavi, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Rezistenc\u00ebs s\u00eb Iranit, an\u00ebtari kryesor i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb MEK, tha p\u00ebr Fox News Digital se \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film i par\u00eb, nj\u00eb spektak\u00ebl me skenar t\u00eb dob\u00ebt dhe t\u00eb prodhuar me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt. Ai paraqet p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb d\u00ebshtuara t\u00eb Foggy Bottom (zona ku gjendet Departamenti i Shtetit &#8211; Syri) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb regjimin mesjetar t\u00eb mullah\u00ebve. Nga skandali Iran-contra m\u00eb 1985, n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb shtremb\u00ebruar n\u00eb 1994, te gjestet e gabuara t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb m\u00eb 1997, dhe praktika quid-pro-quo e k\u00ebshilluar keq q\u00eb p\u00ebrfshinte MEK para luft\u00ebs n\u00eb Irak m\u00eb 2003, narrativa e Departamentit t\u00eb Shtetit mbetet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parashikueshme dhe tragjike e nj\u00ebjta: paraqitje negative e Muxhahedin-e Khalq p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar tiran\u00ebt vras\u00ebs q\u00eb sundojn\u00eb Iranin\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi: \u201cK\u00ebto l\u00ebshime t\u00eb kota dhe t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb rezultat dhe nuk do t\u00eb japin as tani e as n\u00eb t\u00eb ardhmen. Legjitimiteti i MEK-ut nuk buron nga shpalljet qesharake t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, por i ka rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb n\u00eb luft\u00ebn 60-vje\u00e7are pa kompromis dhe n\u00eb \u00e7mimin e lart\u00eb q\u00eb ka paguar n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr liri n\u00eb Iran\u201d.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit tha se \u201cvazhdon t\u00eb ket\u00eb shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr MEK si organizat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe akuzat p\u00ebr abuzime karshi an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vet\u201d. Departamenti i Shtetit shtoi se Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb nuk e konsideron MEK \u201cnj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb besueshme opozitare demokratike q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e popullit iranian\u201d.<\/p>\n<p>Sali Berisha, ish-kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb (2005-2013) q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb deputet i Partis\u00eb Demokratike, tha p\u00ebr Fox News Digital se nuk kishte \u201casnj\u00eb dyshim\u201d se bastisja ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb regjimin iranian.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkova n\u00eb parlament dor\u00ebheqjen e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, sepse u vra nj\u00eb njeri dhe u plagos\u00ebn 100 persona\u201d, tha Berisha, i cili ka sh\u00ebrbyer edhe si president i vendit n\u00eb vitet \u201990.<\/p>\n<p>Sekretari i Shtetit Antony Blinken e sanksionoi Berish\u00ebn n\u00eb vitin 2021 me supozimin e \u201cp\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion serioz\u201d. Blinken ia ka ndaluar hyrjen n\u00eb SHBA ish-kryeministrit. Berisha e ka mohuar kategorikisht akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion dhe ka deklaruar se informacioni i rrem\u00eb i ngritur ndaj tij buron nga George Soros dhe kryeministri aktual i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama.<\/p>\n<p>Ish-kongresmeni Lee Zeldin, PR-New York, akuzoi administrat\u00ebn Biden p\u00ebr nd\u00ebshkimin e Berish\u00ebs sepse ai \u00ebsht\u00eb aleat i Republikan\u00ebve dhe kund\u00ebrshton Sorosin ultra-liberal.<\/p>\n<p>Irani e festoi bastisjen e kampit MEK nga policia shqiptare. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Tasnim, \u201cajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rezultat i fuqis\u00eb s\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit dhe nj\u00eb rezultante aksionesh nga institucione t\u00eb ndryshme\u201d.<\/p>\n<p>Tasnim ka lidhje Gard\u00ebn Revolucionare Islamike t\u00eb Iranit, e sanksionuar nga SHBA si organizat\u00eb terroriste. Agjencia e lajmeve Kayhan, e cila \u00ebsht\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e udh\u00ebheq\u00ebsit suprem t\u00eb Iranit, Ali Khamenei, tha: \u201cNgjarjet e s\u00eb mart\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb dhe Shqip\u00ebri duhet t\u00eb shihen qart\u00eb si aft\u00ebsi ekzemplare e Republik\u00ebs Islamike dhe d\u00ebshp\u00ebrim i Per\u00ebndimit n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij 44-vje\u00e7are p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me Iranin\u201d.<\/p>\n<p>Bastisja n\u00eb kampin MEK koincidon me anulimin nga qeveria franceze t\u00eb nj\u00eb tubimi t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Rezistenc\u00ebs s\u00eb Iranit (NCRI) n\u00eb korrik, dhe me lirimin nga ana e qeveris\u00eb belge t\u00eb nj\u00eb diplomati iranian t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr planifikimin e vrasjes masive me nj\u00eb bomb\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb MEK, i cili u shk\u00ebmbye me nj\u00eb shtetas belg, punonj\u00ebs humanitar, i cili ishte marr\u00eb peng e mbahej n\u00eb Iran.<\/p>\n<p>SHBA e vuri MEK n\u00eb list\u00ebn e terrorizmit m\u00eb 1997 p\u00ebr shkak t\u00eb vrasjeve t\u00eb raportuara t\u00eb amerikan\u00ebve n\u00eb Iran n\u00eb vitet 1970. Por m\u00eb 2012, Departamenti i Shtetit e hoqi nga lista e terrorizmit, sepse grupi hoqi dor\u00eb nga dhuna. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i NCRI tha p\u00ebr Fox News Digital se grupi hodhi posht\u00eb menj\u00ebher\u00eb \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb vrasjen e qytetar\u00ebve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi, armik i betuar i regjimit iranian, u largua nga kampi i tij n\u00eb Irak m\u00eb 2013 sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga OKB e SHBA, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cil\u00ebs mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tij u vendos\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Benjamin Weinthal\/\u00a0Fox News M\u00ebsymja e qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb kampin e grupit t\u00eb opozit\u00ebs iraniane Mujahedin-e-Khalq (MEK) ka sjell\u00eb kritika kund\u00ebr Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb se po i b\u00ebjn\u00eb qejfin Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit, shteti num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb p\u00ebrkrah terrorizmin. I pyetur p\u00ebr m\u00ebsymjen e shtetit shqiptar, ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49146,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49634"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49634\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49146"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}