{"id":49598,"date":"2023-06-24T17:36:30","date_gmt":"2023-06-24T17:36:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49598"},"modified":"2023-06-24T17:39:37","modified_gmt":"2023-06-24T17:39:37","slug":"yuri-kim-po-iken-si-nje-hije-e-zeze-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/24\/yuri-kim-po-iken-si-nje-hije-e-zeze-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Yuri Kim po ik\u00ebn si nj\u00eb hije e zez\u00eb nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ata q\u00eb u arrestuan nga regjimi komunist me pretekstin se ishte proamerikan, ishte edhe shkrimtari i mir\u00ebnjohur Petro Marko, i cili u akuzua nga regjimi se iu b\u00ebnte propagand\u00eb ndihmave amerikane. Petro Marko, n\u00eb kujtimet e tij, thot\u00eb rreth akuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e arrestuan dhe d\u00ebnuan me burg:<\/p>\n<p>Un\u00eb u d\u00ebnova me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pa fakte reale! Pse pije cigare amerikane? Pse visheshe me uniforma ushtarake amerikane? K\u00ebto qen\u00eb faktet! Dhe un\u00eb, duke qeshur, p\u00ebrgjigjesha: \u2018Ne kishim marr\u00ebveshje me aleat\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb t\u00eb na d\u00ebrgonin arm\u00eb, veshmbathje e t\u00eb tjera. Shumica u vesh\u00ebn me teshat amerikane, si ato q\u00eb vishja un\u00eb. Madje ne ankoheshim dhe thoshim pse s\u2019na d\u00ebrgojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb (se ato i hidhnin me parashuta). Shumica e kuadrove tan\u00eb kishin po ato veshje amerikane.\u2019 U akuzova pse botoja lajme n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u2018Bashkimi\u2019 p\u00ebr ndihmat e UNRRA-s p\u00ebr popullin dhe qeverin\u00eb ton\u00eb. Nga k\u00ebto elemente rezultoi akuza e tyre: Agjent i Anglo-Amerikan\u00ebve dhe i Fulcit. Nj\u00eb akuz\u00eb absurde, qesharake dhe pa baz\u00eb, shkat\u00ebrruese, ndon\u00ebse s\u2019kisha b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj.<\/p>\n<p>Fjala \u2018fanar ndri\u00e7ues\u2019 \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur shum\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebqoft\u00ebse ka pasur ndonj\u00eb fanar ndri\u00e7ues p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri kjo ishte SHBA, ku ata kishin shpres\u00eb. Dhe ky fanar ndri\u00e7ues nuk e shoi kurr\u00eb drit\u00ebn p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1989, kur Shqip\u00ebria, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Amerik\u00ebn, por ky vend quhej zyrtarisht si armiku nr.1 i Shqip\u00ebris\u00eb, shkrimtari m\u00eb i madh shqiptar, Ismail Kadare, kishte nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb madh. Ai donte t\u00eb gjente m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgonte nj\u00eb mesazh t\u00eb parit t\u00eb Amerik\u00ebs, Presidentit Bush, Plakut, ku ta sqaronte se shqiptar\u00ebt ishin proamerikan\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb dhe se armik i Amerik\u00ebs ishte vet\u00ebm regjimi komunist.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb prek\u00ebse q\u00eb letr\u00ebn e Kadares\u00eb, q\u00eb si rrall\u00eb ndonj\u00eb dokument n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ve\u00e7 aktit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, shprehte vullnetin e popullit shqiptar, mori p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u2019ia dor\u00ebzonte presidentit amerikan nj\u00eb shkrimtar i madh hebre, i mbijetuar i Holokaustit dhe fitues i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqen n\u00eb 1986, i cili me k\u00ebt\u00eb donte t\u2019iu shp\u00ebrblente sadopak shqiptar\u00ebve at\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrenjve n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Kadareja i besoi Elie Wiesel-it sepse ai ishte nj\u00eb i mbijetuar i Holokaustit dhe si i till\u00eb nuk do t\u00eb tradh\u00ebtonte besimin e nj\u00eb populli q\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb kamp p\u00ebrqendrimi t\u00eb madh. Sepse Kadare nuk po i besonte k\u00ebtij kolegu shkrimtar thjesht nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb tij, por nj\u00eb mesazh t\u00eb popullit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt SHBA nuk e kishin braktisur kurr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb edhe pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb imponuar nga regjimi komunist. Amerika e tregoi dashamir\u00ebsin\u00eb e saj ndaj Shqip\u00ebris\u00eb edhe duke i pritur bujarisht t\u00eb arratisurit politik\u00eb shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria komuniste. Zef Suti, i arratisur politik nga Shqip\u00ebria, n\u00eb 1951 dhe i vendosur n\u00eb SHBA, thot\u00eb n\u00eb kujtimet e tij:<\/p>\n<p>Kur un\u00eb kam marr\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb amerikane kemi b\u00ebr\u00eb fest\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Un\u00eb kam pritur pes\u00eb vjet t\u00eb marr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb amerikane, sepse ky \u00ebsht\u00eb ligji q\u00eb nuk t\u00eb lejon ta marr\u00ebsh para k\u00ebtij afati. Kur mora n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb, kam marr\u00eb urime prej senatorit Robert Kenedi dhe prej guvernatorit t\u00eb Nju Jorkut Nelson Rokfeller. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb kur shkon n\u00eb Amerik\u00eb dhe merr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb e tyre dhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb let\u00ebr, duke t\u00eb uruar: \u2018Mir\u00eb se ke ardhur n\u00eb shtetin ton\u00eb amerikan\u2019.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb urim n\u00eb frym\u00ebn e vargjeve t\u00eb Statuj\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb, q\u00eb u ting\u00ebllonte shum\u00eb prek\u00ebs k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb braktisnin atdheun e tyre t\u00eb shtypur nga diktatura komuniste.<\/p>\n<p>Kur Kadareja i d\u00ebrgoi let\u00ebr presidentit amerikan p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar se antiamerikan ishte regjimi dhe jo populli, ai mund ta ilustronte k\u00ebt\u00eb me shum\u00eb prova.<\/p>\n<p>Thelbi i mesazhit t\u00eb Baker-it ishte n\u00eb nj\u00eb fjali q\u00eb ai tha n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb shesh, nj\u00eb nga fjalimet m\u00eb emocionues q\u00eb nj\u00eb burr\u00eb shteti amerikan ka mbajtur n\u00eb bot\u00eb, Baker tha:<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb presidentit Bush dhe t\u00eb popullit amerikan sot kam ardhur t\u2019 ju them: Liria b\u00ebn pun\u00ebn e vet. M\u00eb n\u00eb fund jeni t\u00eb lir\u00eb t\u00eb mendoni sipas mendjes suaj, m\u00eb n\u00eb fund jeni t\u00eb lir\u00eb t\u00eb thoni at\u00eb q\u00eb mendoni. M\u00eb n\u00eb fund jeni t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjidhni udh\u00ebheq\u00ebsit tuaj. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e burrave dhe grave t\u00eb lira kudo q\u00eb jan\u00eb, sic ka dashur Krijuesi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mesazhi kryesor i fjalimit t\u00eb Baker-it ishte n\u00eb fjalin\u00eb e fundit t\u00eb k\u00ebtij paragrafi: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!\u2019 Kjo fjali shpreh at\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane, si marr\u00ebdh\u00ebnie speciale. Baker-i u emocionua shum\u00eb nga pritja q\u00eb iu b\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe deklaroi:<\/p>\n<p>Un\u00eb kam 14 vjet q\u00eb merrem me politik\u00eb dhe nuk m\u00eb kujtohet q\u00eb t\u00eb kem par\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. Por ja q\u00eb ndodhi, dhe ky fakt e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kjo shprehje simpatie dhe mb\u00ebshtetjeje t\u00eb sinqert\u00eb erdhi ngaq\u00eb shihet si simbol i shpres\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb popull i cili p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb nuk kishte ku t\u00eb shpresonte.<\/p>\n<p>Kjo panoram\u00eb q\u00eb skicova shkurtimisht m\u00eb lart q\u00eb n\u00eb \u00e7do moment m\u00eb emocionon dhe mua q\u00eb e kam shkruar, sot realisht nuk i korrespondon aspak raportit t\u00eb mardh\u00ebnieve t\u00eb shqiptar\u00ebve me mikun dhe aleatin ton\u00eb strategjik. Dikush i ka pickuar me helm k\u00ebto mardh\u00ebnie. Ka shum\u00eb arsye q\u00eb nj\u00eb njeri si un\u00eb t\u00eb mendoj se ky \u00ebsht\u00eb George Sorros-i me ndikimin, dollar\u00ebt dhe rrjetin e tij ndikues. George Sorros-i q\u00eb u shfaq papritur me kopertin\u00ebn e filozofit epokal Karl Popper si mesazh, se gjoja do promovonte shoq\u00ebrin\u00eb e hapur, sot po rezulton t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e shqyer.<\/p>\n<p>P\u00ebr interesat e k\u00ebtij lobisti t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb, duket sikur administrata e sotme e ShBA e kan\u00eb braktisur Shqip\u00ebrin\u00eb, sidomos demokracin\u00eb dhe mbar\u00ebvajtjen e shtetit ligjor, p\u00ebrderisa k\u00ebto vitet e fundit ka patur zhvillime t\u00eb cilat nuk jan\u00eb kurrsesi n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por as n\u00eb interes t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebndi t\u00eb madh. Nd\u00ebrsa regjimi komunist vazhdoi t\u00eb ishte antiamerikan deri n\u00eb fundin e tij, sot kemi n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb nj\u00eb pinjoll t\u00eb diktatur\u00ebs, i cili n\u00eb nj\u00eb video t\u00eb b\u00ebr\u00eb virale me z\u00eb dhe figur\u00eb e p\u00ebrplas flamurin amerikan me neveri ekstreme. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabesueshme administrata e presidentit Biden e mb\u00ebshteti pa rezerva dhe e ka toleruar pafund\u00ebsisht pa arsye dhe po vazhon ta toleroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabesueshme megjithse e sheh mir\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb regjim p\u00ebrmes kapjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare t\u00eb t\u00eb gjitha pushteteve, por sidomos p\u00ebr lidhjet q\u00eb ka me krimin e organizuar, trafikun dhe rrjetin e trafikut t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Ambasadorja e Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb Yuri Kim q\u00eb nga dita e par\u00eb dhe deri m\u00eb sot q\u00eb po ik\u00ebn, ka kryer nj\u00eb aktivitet t\u00eb till\u00eb, duke kap\u00ebrxyer edhe kufijt\u00eb e paligjshm\u00ebris\u00eb si n\u00eb aspektin diplomatik ashtu edhe n\u00eb aspektin e shkeljes s\u00eb sovranitetit komb\u00ebtar, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb k\u00ebtij regjimi plot\u00ebsisht autokratik dhe t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Ambasadotja amerikane Yuri Kim sot q\u00eb po ik\u00ebn duket si nj\u00eb hije e zez\u00eb n\u00eb optik\u00ebn e fillimit t\u00eb zhvillimeve pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo zhvilloi nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, q\u00eb nuk ishte e SHBA, pa l\u00ebre m\u00eb e jona. Ne jemi nj\u00eb vend i vog\u00ebl dhe sipas mesazheve t\u00eb romanit \u2018Dimri i madh\u2019 t\u00eb Ismail Kadares\u00eb, fati i popujve t\u00eb vegj\u00ebl nuk duhet t\u00eb na kthehet gjithmon\u00eb n\u00eb tragjedi t\u00eb m\u00ebdha, sidomos nga nj\u00eb fuqi e madhe mike historike si Amerika. Por fatkeq\u00ebsisht, kjo ka ndodhur. Dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr t\u2019u kuptuar se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Sot gjysma e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb shumica e tyre, ndjehen jo vet\u00ebm t\u00eb zhg\u00ebnjyer e t\u00eb zem\u00ebruar, por edhe t\u00eb tmerruar nga veprimtaria antidemokratike e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri znj.Yuri Kim, p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb demokracis\u00eb, pluralizmit, ballanc\u00ebs social-politike dhe drejt\u00ebsis\u00eb, me \u00e7mimin e vet\u00ebm absurd p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pushtet nj\u00eb satrap, q\u00eb e ka kthyer p\u00ebrmbys epok\u00ebn e \u00ebnd\u00ebrrimeve pluraliste dhe demokratike t\u00eb fillimin t\u00eb viteve 90-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn thundr\u00ebn shtyp\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij regjimi kan\u00eb ikur 920 mij\u00eb shqiptar\u00eb. Tragjedi! E dhimbshme! Por t\u00eb mos e teproj, kan\u00eb ikur t\u00eb djatht\u00eb, por dhe t\u00eb majt\u00eb. Dhe nuk duhet harruar kurr\u00eb se jemi nj\u00eb vend kaq i vog\u00ebl. Por shumica qart\u00ebsisht e t\u00eb larguarve jan\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb intelektual\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u detyruan p\u00ebr shkak t\u00eb diskriminimit klasor q\u00eb u b\u00ebn pinjolli i ish kast\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb pran\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve me ndjeshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb studiues dhe shkrimtar, i kam kuptuar mir\u00eb z\u00ebrat dhe zemrat e tyre t\u00eb dridhura prej r\u00ebnkimit t\u00eb ikjes. Ata nuk mallkojn\u00eb vet\u00ebm kreun e regjimit, por edhe ambasadoren Yuri Kim, e cila p\u00ebrdori fuqin\u00eb imponuese t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb pushtet k\u00ebt\u00eb regjim.<\/p>\n<p>Ka di\u00e7ka shum\u00eb serioze q\u00eb Amerika ka toleruar p\u00ebr s\u00eb keqi gjat\u00eb sundimit t\u00eb k\u00ebtij autokrati dhe me kurajo them se duhet ta rishqyrtoj sa m\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb saj n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl dhe mik. Dhe un\u00eb besoj plot\u00ebsisht se kjo do ndodh\u00eb, n\u00eb mos sot, nes\u00ebr me siguri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Nj\u00eb nga ata q\u00eb u arrestuan nga regjimi komunist me pretekstin se ishte proamerikan, ishte edhe shkrimtari i mir\u00ebnjohur Petro Marko, i cili u akuzua nga regjimi se iu b\u00ebnte propagand\u00eb ndihmave amerikane. Petro Marko, n\u00eb kujtimet e tij, thot\u00eb rreth akuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e arrestuan dhe d\u00ebnuan me burg: Un\u00eb u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2700,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49598"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49598\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2700"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}