{"id":49392,"date":"2023-06-22T20:44:24","date_gmt":"2023-06-22T20:44:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49392"},"modified":"2023-06-22T20:46:46","modified_gmt":"2023-06-22T20:46:46","slug":"pas-janarit-2024-zgjedhjet-pa-voten-e-diaspores-do-te-ishin-te-paligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/22\/pas-janarit-2024-zgjedhjet-pa-voten-e-diaspores-do-te-ishin-te-paligjshme\/","title":{"rendered":"Pas janarit 2024 zgjedhjet pa vot\u00ebn e diaspor\u00ebs do t\u00eb ishin t\u00eb paligjshme"},"content":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebthemeluesi i l\u00ebvizjes \u201cDiaspora p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb\u201d, Florian Ha\u00e7kaj shprehet optimist se politika n\u00eb Shqip\u00ebri do ta shoh\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebn e diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe n\u00eb respekt t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb brenda janarit t\u00eb 2024 kuadrin ligjor q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb vot\u00ebn e emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, zoti Ha\u00e7kaj thot\u00eb se edhe pse deri m\u00eb tani nuk ka patur asnj\u00eb l\u00ebvizje nga ligjv\u00ebn\u00ebsit, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb kaluar 6 muaj nga vendimi i gjykat\u00ebs, ai \u201cnuk beson se ka njer\u00ebz n\u00eb politik\u00ebn shqiptare q\u00eb mund t\u00eb pranojn\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb t\u00eb jen\u00eb bart\u00ebs t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb\u201d dhe t\u00eb mos mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs me gazetaren Klementina Cenkollari, ai thot\u00eb gjithashtu se shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh i emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb siguria e vot\u00ebs nd\u00ebrsa shton se varianti m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2025 do t\u00eb ishte votimi me post\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Ha\u00e7kaj, ka kaluar 6 muaj nga vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb i k\u00ebrkon Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kuadrin ligjor, p\u00ebrmes s\u00eb cilit t\u00eb sigurohet vota e emigrant\u00ebve. L\u00ebvizja juaj e ka ndjekur nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. A keni shpresa se aktet n\u00ebnligjore do t\u00eb miratohen brenda afatit, pra n\u00eb 6 muajt e ardhsh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>Florian Ha\u00e7kaj: Faleminderit shum\u00eb q\u00eb e ngrit\u00ebt k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb fakt, vota e diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces jetik, q\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb pas 32 vitesh demokraci p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb lokomotiva e l\u00ebvizjes son\u00eb, ne e kemi ndjekur q\u00eb prej fillimit dhe kemi dashur q\u00eb ve\u00e7se t\u00eb jemi n\u00eb tryeza bashk\u00ebbiseduese, tryeza k\u00ebshilluese, si grup interesi, kemi dashur dhe an\u00ebn ligjore ta kemi n\u00eb krah ton\u00eb dhe fatmir\u00ebsisht fituam n\u00eb padin\u00eb ndaj shtetit shqiptar q\u00eb konstatoi t\u00eb drejt\u00ebn e c\u00ebnimit t\u00eb vot\u00ebs. Do t\u00eb thot\u00eb, ligji zgjedhor q\u00eb ishte prej 2020 realisht nuk e mund\u00ebsonte vot\u00ebn e diaspor\u00ebs, ishte ndoshta p\u00ebr t\u00eb hedhur hi syve dhe tani me k\u00ebt\u00eb vendim q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, parlamenti \u00ebsht\u00eb i detyruar deri n\u00eb janar t\u00eb 2024 ta ket\u00eb plot\u00ebsuar kuadrin ligjor.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, sot q\u00eb flasim nuk ka ndodhur asnj\u00eb gj\u00eb, ndoshta kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngarkuar me zgjedhjet lokale nuk e di, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e duan dhe ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese. I p\u00ebrkthyer m\u00eb thjesht\u00eb, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00e7do proces zgjedhor pas janarit t\u00eb 2024 pa vot\u00ebn e diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe un\u00eb nuk besoj se ka njer\u00ebz sot n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb vendim nga gjykata m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e vendit dhe mund t\u00eb pranojn\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb t\u00eb jen\u00eb bart\u00ebsit e k\u00ebsaj paligjshm\u00ebrie dhe l\u00ebn\u00ebsit jasht\u00eb t\u00eb 1, 7 milion\u00eb shqiptar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote, q\u00eb nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb, nuk jan\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00eb q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb me zem\u00ebr, por jan\u00eb edhe investitori m\u00eb i madh strategjik, n\u00ebse mund ta shikosh t\u00eb till\u00eb, duke par\u00eb remitancat, q\u00eb jan\u00eb mbi 17 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur me shtetin am\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Hackaj, m\u00eb shum\u00eb se 30 % e shqiptar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote jetojn\u00eb jashte vendit. \u00cbsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn e emigrant\u00ebve. \u00c7far\u00eb mendoni ju se po e pengon politik\u00ebn ta shoh\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/strong><\/p>\n<p>Florian Ha\u00e7kaj: Ne si l\u00ebvizje ia kemi dal\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi krenar, t\u00eb artikulojm\u00eb diaspor\u00ebn politikisht. Pra diaspora deri para tre vitesh nuk kishte nj\u00eb z\u00eb, kishte njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgatitur q\u00eb flasin nga gjith\u00eb globi, por ne ia kemi dal\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb strukturuar dhe ne kemi v\u00ebn\u00eb re q\u00eb kjo ka sjell\u00eb nj\u00eb lloj t\u00ebrheqje nga klasa politike, kryesisht nga qeveria q\u00eb e ka k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb dor\u00eb, duke patur dhe shumic\u00ebn n\u00eb parlament. K\u00ebtu m\u00eb lejoni t\u2019u kujtoj p\u00ebr shembull, ka patur nj\u00eb ministri diaspore, pasi dol\u00ebm ne si l\u00ebvizje, pasi u artikulua fort z\u00ebri i diaspor\u00ebs me k\u00ebrkesat e tyre. Kjo ministri u shkri, q\u00eb normalisht flitet q\u00eb e duam shum\u00eb diaspor\u00ebn dhe pastaj nj\u00eb port\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr n\u00eb shkrihet dhe sot nuk dim\u00eb ku t\u00eb drejtohemi n\u00eb nj\u00eb port\u00eb direkte. Pengesa kryesore \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky z\u00eb i pakontrolluesh\u00ebm, sepse, \u00e7far\u00eb ka diaspora shqiptare? Ne kemi v\u00ebn\u00eb re q\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e njohin shum\u00eb mir\u00eb realitetin, mund t\u00eb vijn\u00eb nga simpati t\u00eb ndryshme politike, kahet politik\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb, pas kaq vitesh jasht\u00eb duan m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vendin, sepse t\u00eb gjith\u00eb ne kemi familjar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kemi ndoshta dhe angazhime t\u00eb tjera, biznesi, pronash dhe duam m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vendin ton\u00eb. Pra, jemi larg atij militantizmit t\u00eb njohur n\u00eb \u00e7do vend, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb kan\u00eb grupe t\u00eb ndryshme njer\u00ebzish q\u00eb i kontrollojn\u00eb, ne vijm\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj dhe kjo i shkakton nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, sepse mendojn\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb e pakontrollueshme dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb e bukura e k\u00ebsaj vote, pse ne t\u00eb gjith\u00eb ne duhet ta mund\u00ebsojm\u00eb si vot\u00eb, p\u00ebrfshi dhe partit\u00eb politike, sepse un\u00eb gjykoj q\u00eb partit\u00eb politike do t\u2019i nxjerri nga ato premtimet e nj\u00ebjta elektorale q\u00eb b\u00ebjn\u00eb prej 32 vitesh dhe do dali n\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr tjet\u00ebr, sepse ka njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u2019i bindin p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb vot\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Cilat mendoni se jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore teknike q\u00eb duhen zgjidhur p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar vot\u00ebn e emigrant\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Florian Ha\u00e7kaj: Problemi madhor \u00ebsht\u00eb ana ligjore, q\u00eb duhet plot\u00ebsuar. Por aty n\u00ebse ka konsesus, dhe ne po vijm\u00eb me nj\u00eb draftim. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ne si l\u00ebvizje duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshe \u00ebsht\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb, por edhe t\u00eb sjellim di\u00e7ka n\u00eb tryez\u00eb pra di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flitet, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb jemi grupi m\u00eb i madh i interesit. Pjesa ligjore \u00ebsht\u00eb e para.<\/p>\n<p>Me shpres\u00ebn, me besimin q\u00eb kjo do t\u00eb b\u00ebhet, ne duhet t\u00eb merremi me sigurin\u00eb e k\u00ebsaj vote sepse ka nj\u00eb mosbesueshm\u00ebri t\u00eb madhe dhe nga shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb brenda, por edhe nga shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb. Un\u00eb tani, n\u00eb turin tim n\u00eb Amerik\u00eb kam takuar ligjv\u00ebn\u00ebs amerikan\u00eb, por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja kam takuar diaspor\u00ebn shqiptare dhe do ta takoj ende dhe d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb e madhe, por frika \u00ebsht\u00eb e till\u00eb: kur vota vidhet n\u00eb Shqip\u00ebri si do t\u00eb sigurohet vota jon\u00eb? E mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne nuk duhet t\u00eb shpikim rrot\u00ebn, ka rreth 150 shtete n\u00eb bot\u00eb q\u00eb e aplikojn\u00eb vot\u00ebn e diaspor\u00ebs, p\u00ebrshir\u00eb Kosov\u00ebn, q\u00eb ka pasur 4 procese tashm\u00eb me vot\u00ebn e diaspor\u00ebs dhe t\u00eb gjitha kan\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. M\u00eb e thjeshta nga ana teknike \u00ebsht\u00eb vota me post\u00eb. Qytetari regjistrohet si votues, q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb votoj\u00eb, i vjen letra nga KQZ-ja, e \u00e7on me post\u00eb dhe aty num\u00ebrohet dit\u00ebn e votimit, para se t\u00eb filloj\u00eb num\u00ebrimi tjet\u00ebr, ose pas. Ka dhe teknikalitete t\u00eb tjera, flitet p\u00ebr votimin elektronik, fatmir\u00ebsisht, ne kemi n\u00eb levizje dy profesor\u00eb q\u00eb merren me votimin elektronik dhe e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb problematikash ka. Vet\u00ebm Estonia e p\u00ebrdor votimin elektronik sot q\u00eb flasim, shtetet e tjera e kan\u00eb pjes\u00ebrisht, por ka shum\u00eb problematika, k\u00ebshtu q\u00eb ndoshta do t\u00eb mbetemi t\u00eb pjesa me e thjesht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb votimi me post\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Nga konkaktet q\u00eb ju keni cilat jan\u00eb format q\u00eb po diskutohen p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e diaspor\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Florian Ha\u00e7kaj: P\u00ebrfaq\u00ebsimi i diaspor\u00ebs, t\u00eb pakt\u00ebn nga ne q\u00eb e kemi shtyr\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb proces, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb paralele p\u00ebr t\u00eb mos vonuar procesin e realizimit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs, sepse p\u00ebrfaq\u00ebsimi me deputet\u00eb t\u00eb dedikuar p\u00ebr diaspor\u00ebn vjen me nj\u00eb ndryshim kushtetues dhe kjo mund ta v\u00ebshtir\u00ebsonte procesin. Megjithat\u00eb, e drejt\u00eb kushtetuese e \u00e7do shqiptari mbi 18 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb zgjedhi, por edhe t\u00eb zgjidhet, k\u00ebshtu q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pyetje shum\u00eb e vend. Ne po punojm\u00eb, mendojm\u00eb se n\u00eb at\u00eb draftimin ton\u00eb do kemi dhe nj\u00eb draft p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, por ka pasur disa, po i quaj shashka n\u00eb gjuh\u00eb popullore nga politikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb tipit t\u00eb rrisim deputet\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb fllusk\u00eb totalisht e panevojshme dhe do t\u2019i b\u00ebnim keq dhe njer\u00ebzve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri sepse ne nuk kemi nevoj\u00eb t\u00eb rrisim artificialisht numrin e deputet\u00ebve, por kemi nevoj\u00eb t\u00eb kemi p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe shpresimisht p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb parlament q\u00eb vijn\u00eb me nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj politikb\u00ebrjes dhe ndaj dashuris\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebthemeluesi i l\u00ebvizjes \u201cDiaspora p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb\u201d, Florian Ha\u00e7kaj shprehet optimist se politika n\u00eb Shqip\u00ebri do ta shoh\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebn e diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe n\u00eb respekt t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb brenda janarit t\u00eb 2024 kuadrin ligjor q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb vot\u00ebn e emigrant\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49392"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49392\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}