{"id":49262,"date":"2023-06-21T17:29:48","date_gmt":"2023-06-21T17:29:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=49262"},"modified":"2023-06-21T17:29:48","modified_gmt":"2023-06-21T17:29:48","slug":"si-kushtetuesja-eshte-kthyer-ne-seksion-te-qeverise-emerimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/21\/si-kushtetuesja-eshte-kthyer-ne-seksion-te-qeverise-emerimi\/","title":{"rendered":"Si Kushtetuesja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb seksion t\u00eb qeveris\u00eb, em\u00ebrimi\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka gjykuar muajt e fundit disa \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb madh publik dhe rast\u00ebsi ose jo, por konstatohet se t\u00eb gjitha vendimet e marra, jan\u00eb pro qeveris\u00eb shqiptare, teksa ankues ka qen\u00eb opozita.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga vendimet e fundit t\u00eb marra nga Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzimi i padis\u00eb s\u00eb 37 deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkuan shfuqizimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Portit e Durr\u00ebsit, ku qeveria shqiptare ka r\u00ebn\u00eb dakord me Emiratet e Bashkuara Arabe, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb marine turistike, por nga opozita dhe ekspert\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb pavarur konsiderohet nj\u00eb projekt me shkelje t\u00eb r\u00ebnda kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontestuar nga opozita, \u00ebsht\u00eb l\u00ebnia n\u00eb fuqi e VKM-s\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr rregullat dhe procedurat p\u00ebr t\u00eb konfiskuar pronat me vendime qeverie pa nj\u00eb proces t\u00eb rregullt gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb standard t\u00eb dyfisht\u00eb Gjykata Kushtetuese p\u00ebrdori tek 2 bordet e qeveris\u00eb t\u00eb cilat u krijuan p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe karburanteve. N\u00ebse an\u00ebtar\u00ebt e kushtetueses rr\u00ebzuan bordin e ushqimeve, nuk e b\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me bordin e naft\u00ebs.<\/p>\n<p>3 \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebsip\u00ebrme kan\u00eb qen\u00eb mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kryeministrin Rama, pasi i ka p\u00ebrdorur ato n\u00eb fushata, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, dhe e ka trajtuar at\u00eb si nj\u00eb projekt ku shefi i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar personalisht.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ku Edi Rama e p\u00ebrdori at\u00eb p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, por nga ana tjet\u00ebr legalizoi pallate pa leje, duke p\u00ebrdorur dy standarde. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Rama \u00ebsht\u00eb investuar personalisht.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e tret\u00eb, Bordi i Karburanteve, gjithashtu ka qen\u00eb nj\u00eb kal\u00eb betej\u00eb p\u00ebr kreun e qeveris\u00eb, pasi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ai e p\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb organiz\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar protestat qytetare q\u00eb nisen si pasoje e rritjes se \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb treja k\u00ebto vendime, Gjykata ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb Qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt q\u00ebndruan p\u00ebr rreth 2 vite e gjysm\u00eb pa Gjykate Kushtetuese, me arsyetimin se drejt\u00ebsia e re do i jepte vendit nj\u00eb trup\u00eb t\u00eb pakapur nga politika, korrupsioni, nepotizmi dhe q\u00eb do t\u00eb jepte vendime t\u00eb pandikuara.<\/p>\n<p>Por a kemi ne sot nj\u00eb Gjykate Kushtetuese t\u00eb pandikuar nga politika dhe qeveria shqiptare?<\/p>\n<p>News24 ka m\u00ebsuar fakte t\u00eb lidhjeve t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare me Drejtuesen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Behet fjal\u00eb p\u00ebr Drejtoren e Kabinetit t\u00eb Kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Holta Za\u00e7aj, e cila pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb 20 shkurt 2023, ka pun\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post Vilma Premtin. Vilma Premti prej shkurtit t\u00eb vitit 2022, ka qen\u00eb Drejtore e Kabinetit t\u00eb Ministres s\u00eb Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sipas burimeve p\u00ebr News24, Premti ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga posti q\u00eb mbante n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, vet\u00ebm pak koh\u00eb pasi Holta Za\u00e7aj ka marr\u00eb postin e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb Drejtorja e saj e Kabinetit.<\/p>\n<p>Drejtor\u00ebt e Kabinetit jan\u00eb personat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me titullar\u00ebt. Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb rrjetet sociale, Vilma Premti ka qene mjaft aktive, duke shp\u00ebrndar\u00eb vazhdimisht statuset e Ministres Elisa Sapiropali, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqime n\u00eb statuset e Kryeministrit Edi Rama, madje edhe t\u00eb bashk\u00ebshortes se tij, Linda Rama.<\/p>\n<p>News24 ngre disa pyetje n\u00eb lidhje me em\u00ebrimin e Vilma Premtit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese:<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb n\u00eb etik\u00ebn e k\u00ebsaj gjykate dhe Kryetares s\u00eb k\u00ebtij institucioni q\u00eb si drejtore t\u00eb saj t\u00eb Kabinetit t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebse politike t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kryeministrit Rama?<\/p>\n<p>A ndikon pozicioni i saj i m\u00ebparsh\u00ebm si drejtore e kabinetit n\u00eb Ministrin\u00eb e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, n\u00eb trajtim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb pozicionin e ri q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<\/p>\n<p>A e dinte znj. Holta Za\u00e7aj q\u00eb znj.Vilma Premti ka qen\u00eb n\u00ebpun\u00ebse politike e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Qeverin\u00eb Rama?<\/p>\n<p>A e din\u00eb garant\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi se drejtorja e kabinetit t\u00eb kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebse politike q\u00eb deri para em\u00ebrimit t\u00eb Holta Za\u00e7ajt figuronte n\u00eb borderon\u00eb e Kryeministris\u00eb?<\/p>\n<p>News24 u interesua pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ku k\u00ebrkoi CV-te e stafit t\u00eb Kryetares Holta Zacaj, por q\u00eb institucioni u p\u00ebrgjigj se CV-t\u00eb do d\u00ebrgoheshin kur t\u00eb publikohen n\u00eb faqen zyrtare.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi i personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur aktivitet politike n\u00eb qeverin\u00eb e Kryeministrit Rama hedhin dyshime te forta mbi aktivitetin e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Holta Za\u00e7aj dhe vendimarrjeve t\u00eb k\u00ebsaj trupe.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-49264\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/ppssss-300x210.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"210\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/ppssss-300x210.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/ppssss.jpg 606w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka gjykuar muajt e fundit disa \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb madh publik dhe rast\u00ebsi ose jo, por konstatohet se t\u00eb gjitha vendimet e marra, jan\u00eb pro qeveris\u00eb shqiptare, teksa ankues ka qen\u00eb opozita. Nj\u00eb nga vendimet e fundit t\u00eb marra nga Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzimi i padis\u00eb s\u00eb 37 deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49263,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49262"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49262\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}