{"id":48504,"date":"2023-06-14T11:47:58","date_gmt":"2023-06-14T11:47:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48504"},"modified":"2023-06-14T11:58:58","modified_gmt":"2023-06-14T11:58:58","slug":"berisha-kosova-refuzoi-nderhyrjen-brutale-nga-rama-vucic-shqiptaret-nuk-meritojne-ndeshkime-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/14\/berisha-kosova-refuzoi-nderhyrjen-brutale-nga-rama-vucic-shqiptaret-nuk-meritojne-ndeshkime-te-tjera\/","title":{"rendered":"Berisha: Kosova refuzoi nd\u00ebrhyrjen brutale nga Rama-Vu\u00e7i\u00e7! Shqiptar\u00ebt nuk meritojn\u00eb nd\u00ebshkime t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi ndaj vcendimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr anulimin e mbledhjeve t\u00eb dy qeverive n\u00eb Gjakov\u00eb. N\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar t\u00eb PD, Berisha tha se, shqiptar\u00ebt nuk meritojn\u00eb nd\u00ebshkime t\u00eb tjera. Nuk jan\u00eb ata shkaku i kriz\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nacionalizmi i verb\u00ebr serb.<br \/>\nBerisha tha se, PD d\u00ebnon me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrhyrjen brutale t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe aktin e tij hakmarr\u00ebs dhe sherrndjell\u00ebs mes dy vendeve fqinj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi, n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb acaruar.<br \/>\n\u201cEdi Rama anuloi me urdh\u00ebr nga Beogradi, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb mbledhjen me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 145-vjetorit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Si shkak p\u00ebr anulimin e k\u00ebtij takimi t\u00eb lajm\u00ebruar prej koh\u00ebsh, Rama paraqiti refuzimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar ve\u00e7mas n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb prezantuar prej tij, p\u00ebr draftin e Ram\u00ebs p\u00ebr Asociacionin, t\u00eb marr\u00eb nga sirtar\u00ebt e Beogradit.<br \/>\nAutoritetet e Kosov\u00ebs refuzuan nd\u00ebrhyrjen brutale t\u00eb Edi Rram\u00ebs n\u00eb punet \u00eb brendshme, p\u00ebr nj\u00eb probleme me t\u00eb cilin po merren vendet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb globit. Lidhur me k\u00ebto zhvillime, PD d\u00ebnon me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrhyrjen brutale t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe aktin e tij hakmarr\u00ebs dhe sherrndjell\u00ebs mes dy vendeve fqinj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi, n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb acaruar.<br \/>\nS\u00eb dyti, PD p\u00ebrg\u00ebzon refuzimin nga autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar me Edi Ram\u00ebn projektin e Vu\u00e7i\u00e7it, nj\u00ebsoj si\u00e7 b\u00ebri me hartat e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs. PD p\u00ebrg\u00ebzon refuzimin e diskutimit t\u00eb projektit dhe rolin nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb shpallur nga Edi Rama. Rama \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar haptas nj\u00eb argat i zellsh\u00ebm i Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. Ai ka promovuar si t\u00eb vetat t\u00eb gjitha projektet e Vu\u00e7i\u00e7it, duke filluar me projektin e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, duke vazhduar me projektin e Ballkanit t\u00eb Hapur dhe duke vazhduar s\u00eb fundmi me projektin e Asociacionit, me t\u00eb cilin Vu\u00e7i\u00e7 dhe Rama k\u00ebrkojn\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen dhe ndarjen e Kosov\u00ebs. PD shton gjithashtu se Rama, q\u00eb nga fillimi i agresionit barbar rus ndaj Ukrain\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me interesin e kombit shqiptar dhe mbar\u00eb komunitetit euroatlantik, ka mbrojtur haptas q\u00ebndrimin e Vu\u00e7i\u00e7it kund\u00ebr sanksioneve t\u00eb NATO dhe BE ndaj Rusis\u00eb. Ai madje n\u00eb dhjet\u00ebra raste ka kritikuar haptas k\u00ebrkes\u00ebn e NATO dhe BE ndaj Beogradit p\u00ebr respektimin e sanksioneve. Me angazhimin e ethsh\u00ebm t\u00eb fundit me projekt konkret dhe sherrndjell\u00ebs p\u00ebr Asociacionin, me sulmet ndaj homologut n\u00eb Kosov\u00eb, ka di\u00e7ka t\u00eb tmerrshme personale t\u00eb Edi Rarm\u00ebs.<br \/>\nKryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim penal t \u00ebhapur n\u00eb Uashington p\u00ebr superskandalin e tij me Charles McGonigal. ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim t\u00eb hapur, pasi i ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e sh\u00ebrbimit t\u00eb FBI p\u00ebr Nju Jorkun, McGonigal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ishte n\u00eb detyr\u00eb dhe e ka angazhuar at\u00eb n\u00eb hetime private p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e opozit\u00ebs shqiptare. Koh\u00ebt e fundit, prokurori amerikan ka k\u00ebrkuar bashkimin e dosjes shqiptare t\u00eb McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar sadopak pozicionin e tij t\u00eb pashpres\u00eb, Edi Rama vazhdon t\u00eb paraqes\u00eb projekte t\u00eb pak\u00ebrkuara p\u00ebr problemin m\u00eb delikat t\u00eb rajonit.<br \/>\nPD e Shqip\u00ebris\u00eb iu b\u00ebn thirrje autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb bashk\u00ebrendojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre me BE dhe SHBA p\u00ebr shtensionimin e situat\u00ebs dhe rikthimin n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimin e projektit Vu\u00e7i\u00e7-Rama p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs.<br \/>\nNe kemi mb\u00ebshtetur dhe mb\u00ebshtesim krijimin e Asociacionit n\u00eb kuadrin e Kushtetut\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij vendi si nj\u00eb e drejt\u00eb e pamohueshme.<br \/>\nPD \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr forme Asociacioni superkushtetues pasi e konsideron at\u00eb rrezik madhor n\u00eb Ballkan.<br \/>\nS\u00eb fundmi, PD i konsideron sanksionet ndaj Kosov\u00ebs, nj\u00eb demokraci e re dhe e suksesshme, popullit t\u00eb t\u00eb cilit nuk i jan\u00eb mbyllur plag\u00ebt akoma, si nj\u00eb akt t\u00eb pajustifikuar me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe moralin e vendeve t\u00eb lira.<br \/>\nKosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bastion i euroatlantizmit n\u00eb rajon. Ato sanksione do ishin nj\u00eb shp\u00ebrblim i pamerituar p\u00ebr autokrat\u00ebt Rama-Vu\u00e7i\u00e7, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\nAskush nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se n\u00eb 100 vitet e fundit, kombi shqiptar ka p\u00ebrjetuar nd\u00ebshkimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Europ\u00eb. Shqiptar\u00ebt nuk meritojn\u00eb nd\u00ebshkime t\u00eb tjera. Nuk jan\u00eb ata shkaku i kriz\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nacionalizmi i verb\u00ebr serb q\u00eb lufton p\u00ebr hegjemonin\u00eb serbe n\u00eb Ballkan\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi ndaj vcendimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr anulimin e mbledhjeve t\u00eb dy qeverive n\u00eb Gjakov\u00eb. N\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar t\u00eb PD, Berisha tha se, shqiptar\u00ebt nuk meritojn\u00eb nd\u00ebshkime t\u00eb tjera. Nuk jan\u00eb ata shkaku i kriz\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nacionalizmi i verb\u00ebr serb. Berisha tha se, PD d\u00ebnon me forc\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48510,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48504"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48504\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}