{"id":48465,"date":"2023-06-14T10:01:12","date_gmt":"2023-06-14T10:01:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48465"},"modified":"2023-06-14T10:01:12","modified_gmt":"2023-06-14T10:01:12","slug":"trump-deklarohet-i-pafajshem-ne-kemi-nje-vend-te-manipuluar-kemi-nje-vend-te-korruptuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/14\/trump-deklarohet-i-pafajshem-ne-kemi-nje-vend-te-manipuluar-kemi-nje-vend-te-korruptuar\/","title":{"rendered":"Trump deklarohet i pafajsh\u00ebm: \u201cNe kemi nj\u00eb vend t\u00eb manipuluar, kemi nj\u00eb vend t\u00eb korruptuar\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Donald Trump deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se ishte i pafajsh\u00ebm ndaj akuzave federale p\u00ebr mbajtje t\u00eb paautorizuar t\u00eb dokumentave sekrete t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare pas largimit nga detyra dhe i g\u00ebnjeu zyrtar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkuan rikthimin e tyre.<\/p>\n<p>Deklarimi i zotit Trump para gjykat\u00ebsit Jonothan Goodman n\u00eb gjykat\u00ebn federale t\u00eb Majamit, sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb beteje ligjore q\u00eb ka gjasa t\u00eb vazhdoj\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm nd\u00ebrsa ish-presidenti vazhdon fushat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 24 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2024. Ekspert\u00ebt parashikojn\u00eb se mund t\u00eb duhet nj\u00eb vit ose m\u00eb shum\u00eb para se t\u00eb zhvillohet gjyqi.<\/p>\n<p>Gjykata nuk i vuri kushte financiare apo kufizime udh\u00ebtimi zotit Trump. Gjykat\u00ebsi Goodman vendosi q\u00eb zoti Trump nuk lejohej t\u00eb komunikonte me d\u00ebshmitar\u00ebt e mundsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ish-ndihm\u00ebsi i zotit Trump, Walt Nauta, gjithashtu i akuzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u paraqit n\u00eb gjykat\u00eb s\u00eb bashku me zotin Trump, por nuk do t\u00eb deklarohet rreth akuzave deri m\u00eb 27 qershor, sepse ai nuk ka nj\u00eb avokat vendas. Ai gjithashtu u lirua pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr garanci financiare dhe u urdh\u00ebrua q\u00eb t\u00eb mos fliste me deshmitar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb NDODHI NE GJYKAT\u00cb?<\/p>\n<p>Avokati i zotit Trump tha se klienti i tij deklaron se ishte i pafajsh\u00ebm. Gjykata nuk i vuri kushte financiare apo udh\u00ebtimi me mir\u00ebkuptimin p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs 50-minut\u00ebshe n\u00eb fytyr\u00ebn e tij u vun\u00eb re disa her\u00eb ndjenja zem\u00ebrimi, por nuk pati shprehi t\u00eb tjera. Ai mblodhi krah\u00ebt, nd\u00ebrsa mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb stilolaps dhe kryq\u00ebzonte gishtat e dor\u00ebs nd\u00ebrsa d\u00ebgjonte.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb fillonte seanca ai u p\u00ebshp\u00ebriti di\u00e7ka n\u00eb vesh avokat\u00ebve t\u00eb tij, por nuk foli fare gjat\u00eb procedur\u00ebs. Ai q\u00ebndroi pa l\u00ebvizur n\u00eb karrige nd\u00ebrsa avokati i tij u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klientit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Padyshim, ne deklarojm\u00eb pafajsin\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0i tha avokati gjykat\u00ebsit.<\/p>\n<p>Avoakti Blanche e kund\u00ebrshtoi vendimin e gjykat\u00ebsit p\u00ebr ndalimin e ish-presidentit q\u00eb t\u00eb fliste me d\u00ebshmitar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ndihm\u00ebsin e tij, gjithashtu t\u00eb akuzuar, Walt Nauta, duke th\u00ebn\u00eb se ata punojn\u00eb p\u00ebr zotin Trump dhe ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb komunikoj\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Pas disa ecejakjesh, gjykat\u00ebsi Jonathan Goodman tha se zoti Trump nuk mund t\u00eb flas\u00eb me ta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebp\u00ebrmjet avokat\u00ebve t\u00eb tij, por ai mund t\u00eb flas\u00eb me ta p\u00ebr pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndryshe nga akuza ndaj zotit Trump n\u00eb Nju Jork, n\u00eb gjykat\u00ebn federale n\u00eb Majami nuk u lejuan kamerat.<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb NDODH M\u00cb PAS?<\/p>\n<p>Pas seanc\u00ebs, zoti Trump shkon n\u00eb klubin e tij t\u00eb golfit n\u00eb Bedminster, Nju Xhersi, ku do t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb fjalim dhe do zhvilloj\u00eb nj\u00eb dark\u00eb p\u00ebr mbledhje fondesh.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb aeroport, autokolona e zotit Trump ndaloi n\u00eb restorantin \u201cVersailles\u201d n\u00eb lagjen \u201cLittle Havana\u201d t\u00eb Majamit, ku nj\u00eb turm\u00eb e vog\u00ebl mb\u00ebshtet\u00ebsish e priste at\u00eb. Pasi b\u00ebri foto me t\u00eb pranishmit, zoti Trump komentoi shkurt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p><em>\u201cMendoj se po shkon mir\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0tha ai.\u00a0<em>\u201cNe kemi nj\u00eb vend t\u00eb manipuluar. Kemi nj\u00eb vend t\u00eb korruptuar<\/em>\u201d. Disa udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb u lut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb n\u00eb restorant.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-48467\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/trump-1-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/trump-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/trump-1.jpg 650w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit brohorit\u00ebn \u201cNe e duam Trumpin\u201d nd\u00ebrsa autokolona e tij u largua nga gjykata n\u00eb or\u00ebn 15:55, af\u00ebrsisht dy or\u00eb pas mb\u00ebrritjes. Zoti Trump \u00ebsht\u00eb ish-presidenti i par\u00eb q\u00eb akuzohet p\u00ebr krime federale.<\/p>\n<p>Autoritetet federale kishin rritur masat e siguris\u00eb p\u00ebrreth nd\u00ebrtes\u00ebs dhe zyrtar\u00ebt e Majamit than\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhun\u00ebn e mundshme nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e zotit Trump dhe kund\u00ebr-protestuesit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qytetin ton\u00eb, ne sigurisht q\u00eb besojm\u00eb tek Kushtetuta dhe se njer\u00ebzit duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shprehen\u201d, tha gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Majamit, Francis Suarez. \u201cPor, ne gjithashtu besojm\u00eb tek ligji dhe rendi. Dhe e dim\u00eb, dhe shpresojm\u00eb, se e nes\u00ebrmja do t\u00eb jet\u00eb paq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Ngritja e akuzave zyrtarisht ndaj ish-presidentit, vjen pes\u00eb dit\u00eb pasi juria e madhe federale n\u00eb Majami miratoi 37 akuza penale ndaj tij, 31 prej t\u00eb cilave e akuzojn\u00eb ish presidentin p\u00ebr \u201cmbajtje t\u00eb q\u00ebllimshme\u201d t\u00eb dokumenteve t\u00eb klasifikuara t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb shkelje t\u00eb Ligjit t\u00eb Spiunazhit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndihm\u00ebs i zotit Trump, Walt Nauta, gjithashtu u akuzua n\u00eb lidhje me pengimin e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumentet.<\/p>\n<p>Zoti Trump \u00ebsht\u00eb i pari ish-president q\u00eb p\u00ebrballet me akuza federale. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb brenda dy muajve q\u00eb ndaj tij ngrihen akuza.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrballet me akuza penale t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr n\u00eb Nju Jork n\u00eb lidhje me nj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb heshtjen e nj\u00eb aktoreje t\u00eb filmave pornografik\u00eb, gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij elektorale p\u00ebr zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb mart\u00ebs, gjykat\u00ebsja do ta informoj\u00eb zotin Trump p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij dhe do t\u2019i lexoj\u00eb akuzat e ngritura ndaj tij. Ai pritet q\u00eb t\u00eb vet\u00ebdeklarohet i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja i \u00ebsht\u00eb caktuar Gjykat\u00ebses Aileen Cannon. Ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga zoti Trump gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte president, dhe u kritikua p\u00ebr favorizim t\u00eb ish-presidentit gjat\u00eb vendimeve q\u00eb mori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsja Cannon ua ndaloi p\u00ebr pak koh\u00eb hetuesve federal\u00eb shqyrtimin e dokumenteve t\u00eb marra nga prona e zotit Trump, Mar-a-Lago, gushtin e kaluar dhe em\u00ebroi nj\u00eb ekspert t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u2019i shqyrtuar ato. Por, nj\u00eb gjykat\u00eb apeli e rr\u00ebzoi vendimin e saj, duke u shprehur se ajo nuk kishte autoritet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Akuzat ndaj ish-Presidentit Trump u ngrit\u00ebn bazuar mbi nj\u00eb hetim q\u00eb filloi pasi ai thuhet se refuzoi p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Arkivave Komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar dokumentet q\u00eb ai kishte nxjerr\u00eb nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb dhe q\u00eb i mbante n\u00eb Mar-a-Lago.<\/p>\n<p>Dokumenti federal radhit 31 akuza ndaj ish-Presidentit Trump p\u00ebr \u201cmbajtje t\u00eb q\u00ebllimshme\u201d t\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebr secilin nga dokumentet q\u00eb mori nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>21 prej k\u00ebtyre dokumenteve gjendeshin nd\u00ebr mbi 100 dokumentet q\u00eb FBI-ja i zbuloi gjat\u00eb kontrollit n\u00eb Mar-a-Lago n\u00eb gushtin e kaluar.<\/p>\n<p>Akuza thot\u00eb se dokumentet p\u00ebrmbanin informacion t\u00eb klasifikuar p\u00ebr programet b\u00ebrthamore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr pikat e dob\u00ebta t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb vendeve aleate n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb sulmi, si dhe planet p\u00ebr p\u00ebrgjigjen e mundshme ndaj sulmit. Akuza thot\u00eb se ekspozimi i k\u00ebtyre dokumenteve mund t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb akuzat e tjera \u2013 ku p\u00ebrfshihet pengimi i drejt\u00ebsis\u00eb, konspiracion p\u00ebr t\u00eb penguar drejt\u00ebsin\u00eb dhe deklarimet e rreme \u2013 kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrpjekjet e zotit Trump p\u00ebr t\u00eb penguar hetimin dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur mbajtjen prej tij t\u00eb dokumenteve t\u00eb klasifikuara.<\/p>\n<p>Zoti Trump pretendon se ka patur nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb \u00e7klasifikuar t\u00eb gjitha dokumentet e zhvendosura nga Zyra Ovale p\u00ebr n\u00eb rezidenc\u00ebn e tij brenda Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Por, akuza thot\u00eb se ish-Presidenti Trump ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr ligjet n\u00eb fuqi p\u00ebr informacionin e klasifikuar t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe se i shkeli ato me dashje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb korrik 2021, zoti Trump akuzohet se ua tregoi nj\u00eb dokument p\u00ebr nj\u00eb \u201cplan sulmi\u201d nj\u00eb grupi prej kat\u00ebr personash, q\u00eb nuk ishin t\u00eb autorizuar t\u00eb njiheshin me informacione t\u00eb klasifikuara \u2013 nj\u00eb shkrimtari, nj\u00eb botuesi dhe dy punonj\u00ebsve \u2013 n\u00eb klubin e tij t\u00eb golfit n\u00eb Nju Xhersi, duke u th\u00ebn\u00eb atyre se dokumenti ishte \u201cshum\u00eb i klasifikuar\u201d dhe \u201csekret\u201d dhe se ai nuk mundej m\u00eb ta \u00e7klasifikonte at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, n\u00eb shtator 2021, zoti Trump i tregoi nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb klasifikuar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb tij politike p\u00ebr fushat\u00ebn elektorale, duke i th\u00ebn\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb se \u201cnuk duhej t\u2019ia tregonte dhe se ai nuk duhej t\u00eb afrohej shum\u00eb\u201d pran\u00eb hart\u00ebs, thuhet n\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Pas paraqitjes s\u00eb akuzave, zoti Trump pritet t\u00eb lihet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb. Data e fillimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor ndaj tij mbetet e paqart\u00eb. Disa ekspert\u00eb thon\u00eb se mund t\u00eb duhen muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb dhe se madje edhe mund t\u00eb shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb problemet e shtuara me sistemin gjyq\u00ebsor, zoti Trump \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr president dhe \u00ebsht\u00eb zotuar se do ta vazhdoj\u00eb fushat\u00ebn edhe n\u00ebse shpallet fajtor.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb largohem kurr\u00eb\u201d, tha zoti Trump gjat\u00eb nj\u00eb interviste me revist\u00ebn \u2018Politico\u2019 t\u00eb shtun\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas njohjes me akuzat, zoti Trump pritet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me avion drejt klubit t\u00eb tij t\u00eb golfit n\u00eb Nju Xhersi, ku do t\u00eb organizoj\u00eb aktivitetin e par\u00eb p\u00ebr mbledhje fondesh p\u00ebr fushat\u00ebn e tij elektorale p\u00ebr zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2024.\/VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Donald Trump deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se ishte i pafajsh\u00ebm ndaj akuzave federale p\u00ebr mbajtje t\u00eb paautorizuar t\u00eb dokumentave sekrete t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare pas largimit nga detyra dhe i g\u00ebnjeu zyrtar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkuan rikthimin e tyre. Deklarimi i zotit Trump para gjykat\u00ebsit Jonothan Goodman n\u00eb gjykat\u00ebn federale t\u00eb Majamit, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48466,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48465"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48465"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48465\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48466"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}