{"id":48202,"date":"2023-06-12T08:22:04","date_gmt":"2023-06-12T08:22:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=48202"},"modified":"2023-06-12T08:22:04","modified_gmt":"2023-06-12T08:22:04","slug":"punonjesit-ne-shqiperi-me-pagen-me-te-ulet-ne-rajon-qeveritaret-mbajne-rekord","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/06\/12\/punonjesit-ne-shqiperi-me-pagen-me-te-ulet-ne-rajon-qeveritaret-mbajne-rekord\/","title":{"rendered":"Punonj\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri me pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajon, qeveritar\u00ebt mbajn\u00eb rekord!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Me rritjen e fundit, paga mujore bruto e presidentit shqiptar t\u00eb Republik\u00ebs b\u00ebhet 7 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se paga mesatare mujore n\u00eb vend, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord n\u00eb rajon. Presidenti i dyt\u00eb pas Shqip\u00ebris\u00eb, ai i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e ka k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb 4.8 her\u00eb. N\u00eb nj\u00eb vit Presidenti do t\u00eb shp\u00ebrblehet rekord n\u00eb rajon edhe n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb, me 5.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga 3.9 q\u00eb \u00ebsht\u00eb mesatarja rajonale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb 2022, paga mesatare n\u00eb vend ishte 41% m\u00eb e ul\u00ebt se ajo e Serbis\u00eb e Malit t\u00eb Zi dhe gati 30% m\u00eb pak se e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ethshme rajonale, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb ka \u201cpremtuar\u201d se paga mesatare rajonale n\u00eb sektorin shtet\u00ebror do t\u00eb shkoj\u00eb 900 euro brenda dy viteve, duke shpresuar se kjo do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb edhe privatin.<\/p>\n<p>Por, pjesa m\u00eb e madhe e vendeve t\u00eb rajonit e kan\u00eb tashm\u00eb pag\u00ebn n\u00eb k\u00ebto nivele, si p\u00ebr sektorin shtet\u00ebror ashtu dhe at\u00eb privat, duke e b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb humbur k\u00ebt\u00eb gar\u00eb rajonale, teksa i gjith\u00eb rajoni, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 2022 i rriti pagat n\u00eb vler\u00eb nominale me ritme dyshifore.<\/p>\n<p>Por, jo e gjith\u00eb gara me rajonin mund t\u00eb quhet e humbur. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb nivelin e pag\u00ebs s\u00eb krer\u00ebve t\u00eb shteteve, duket se ata q\u00eb dalin t\u00eb fituar jan\u00eb krer\u00ebt e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb ligjin e fundit, ata e shp\u00ebrblyen vetveten me pothuajse dyfishim t\u00eb pagave, duke kryesuar rajonin n\u00eb vler\u00eb nominale (neto), por duke thelluar edhe diferenc\u00ebn me qytetar\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb mandatuar ata dhe q\u00eb sot kan\u00eb t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb rajon, s\u00eb bashku me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpunuara nga \u201cMonitor\u201d, bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat bruto t\u00eb president\u00ebve, pag\u00ebn mesatare mujore n\u00eb ekonomi dhe t\u00eb ardhurat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr frym\u00eb tregojn\u00eb se me rritjen e fundit, paga mujore bruto e presidentit shqiptar t\u00eb Republik\u00ebs b\u00ebhet 7 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se paga mesatare mujore n\u00eb vend, duke sh\u00ebnuar rekord n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Presidenti i dyt\u00eb pas Shqip\u00ebris\u00eb, ai i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e ka k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb 4.8 her\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti, n\u00eb nj\u00eb vit do t\u00eb shp\u00ebrblehet rekord n\u00eb rajon edhe n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb, me 5.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, nga 2.1 her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ky tregues n\u00eb Serbi, q\u00eb ka sot pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mesatare n\u00eb rajon, t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr frym\u00eb, por shp\u00ebrblimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar pret q\u00eb ekonomia shqiptare t\u00eb rritet me 2.2% n\u00eb vitin 2023, pak a shum\u00eb n\u00eb mesataren rajonale dhe m\u00eb posht\u00eb se Mali i Zi dhe Kosova, q\u00eb pritet t\u00eb zgjerohen me mbi 3%.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjerim i till\u00eb nuk pritet ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb procesin e konvergjenc\u00ebs (rritje me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta p\u00ebr t\u00eb kapur mesataren e BE-s\u00eb) as me rajonin, jo m\u00eb me shtetet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs, duke rrezikuar ta l\u00ebr\u00eb s\u00ebrish vendin me t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon, n\u00eb raport me mesataren e BE-s\u00eb, q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb 32%, sipas Eurostat, m\u00eb e ul\u00ebta me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00eb ka zgjedhur, me l\u00ebvizje t\u00eb imponuara, pa asnj\u00eb sinjal apo masa p\u00ebr rritje t\u00eb shpejt\u00eb ekonomike, qeveria \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish e destinuar q\u00eb has\u00eb pengesa q\u00eb do t\u2019ia ngadal\u00ebsojn\u00eb hapin, apo mund ta rr\u00ebzojn\u00eb n\u00eb gropat q\u00eb mund t\u00eb hapen n\u00eb asfaltin e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Rritja e pag\u00ebs, e pashoq\u00ebruar me produktivitetin, rrezikon rikthimin e inflacionit t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa \u201creforma\u201d nuk b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet madhore t\u00eb ekonomis\u00eb, si konkurrueshm\u00ebria e ul\u00ebt rajonale, mungesa e rregullave t\u00eb loj\u00ebs, most\u00ebrheqja e investimeve me vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe sidomos, r\u00ebnia natyrale e popullsis\u00eb, q\u00eb e shoq\u00ebruar me emigracionin e lart\u00eb jan\u00eb rreziqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb afatin e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj, gara e nisur nga \u201cinati\u201d rajonal p\u00ebr rritjen e pag\u00ebs \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, pa nisur ende!<\/p>\n<p><strong>Pagat e president\u00ebve, kryeson Maqedonia e Veriut p\u00ebr bruto dhe Shqip\u00ebria p\u00ebr neto<\/strong><\/p>\n<p>President\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, pas rritjeve t\u00eb fundit, kryesojn\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr pagat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>P\u00ebr presidentin shqiptar, paga mesatare mujore bruto \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 425 mij\u00eb lek\u00eb, ose rreth 3800 euro, nd\u00ebrsa ajo neto llogaritet n\u00eb 2800 euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, edhe Maqedonia e Veriut, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese vendosi t\u00eb rris\u00eb pagat e funksionar\u00ebve me 78%. Presidenti maqedonas paguhet tashm\u00eb 2400 euro neto n\u00eb muaj, nga 1500 euro m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa paga bruto \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se e atij shqiptar, n\u00eb gati 3700 euro.<\/p>\n<p>Presidenti i Malit t\u00eb Zi merr 2420 euro neto dhe 3400 bruto. M\u00eb pas renditen tre president\u00ebt e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs me rreth 2 mij\u00eb euro neto secili (3100 euro bruto).<\/p>\n<p>M\u00eb i n\u00ebnpaguari n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb presidenti i Serbis\u00eb, q\u00eb n\u00eb janar iu rrit paga neto n\u00eb 1700 euro (rreth 2200 euro bruto).<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb marr\u00eb pas k\u00ebrkimeve t\u00eb \u201cMonitor\u201d me gazetar\u00ebt e vendeve p\u00ebrkat\u00ebse dhe mediave rajonale, si dhe llogaritjeve p\u00ebr pagat neto apo bruto n\u00eb kalkulatorin e pagave p\u00ebr vendet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Paga mesatare n\u00eb rajon, n\u00eb 2022 u thellua diferenca n\u00eb disfavor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryeson Serbia<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova kishin pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt mesatare n\u00eb rajon n\u00eb vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto). T\u00eb dy shtetet kishin rritjen m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe n\u00eb p\u00ebrqindje, me 7.6 dhe 8.3% p\u00ebrkat\u00ebsisht, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga institutet statistikore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me tremujorin e tret\u00eb 2022, kur \u201cMonitor\u201d publikoi krahasimin rajonal t\u00eb pagave, rajoni ka ecur s\u00ebrish m\u00eb shpejt. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnj\u00eb-Hercegovina sh\u00ebnuan rritje dyshifrore t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb tyre mesatare.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb po \u201cfiton\u201d n\u00eb gar\u00ebn rajonale t\u00eb pagave, q\u00eb p\u00ebr vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb dhjetor 2022, k\u00ebrceu af\u00ebr nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Instituti i Statistikave i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb raport me t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb dhe pag\u00ebn mesatare n\u00eb vend, presidenti shqiptar \u00ebsht\u00eb\u00a0m\u00eb i superpaguari n\u00eb rajon<\/strong><\/p>\n<p>\u201cJam shum\u00eb i leht\u00ebsuar p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sepse vijm\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb projekt, t\u00eb cilin kemi dashur ta kalojm\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilin kem luftuar \u00e7do dit\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre viteve. E kemi marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kur tabela e klasifikimit ishte si vijon; 259 euro paga mesatare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova e kishte 444 euro, Maqedonia e Veriut e kishte 504 euro, Serbia e kishte 537 euro dhe Mali i Zi, 726 euro.<\/p>\n<p>Kemi qen\u00eb jo thjesht t\u00eb fundit, por t\u00eb fundit me diferenc\u00eb. Sot tabela \u00ebsht\u00eb si vijon. Kosova, 504 euro; Maqedonia e Veriut, 705 euro; Serbia, 763 euro; Bosnj\u00eb-Hercegovina, 890 euro; Mali i Zi, 792 euro dhe me votimin e sot\u00ebm, ne i hapim rrug\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb n\u00eb harkun e k\u00ebtij viti q\u00eb vjen, pra n\u00eb prillin e ardhsh\u00ebm na \u00e7on n\u00eb 900 euro pag\u00eb mesatare\u201d, deklaroi kryeministri Rama gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb Kuvendit q\u00eb miratoi ligjin e ri t\u00eb pagave.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb dh\u00ebnat e instituteve statistikore p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit konfirmojn\u00eb se Shqip\u00ebria dhe Kosova kan\u00eb pagat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>\u201cAdministrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyruesh\u00ebm; arsimi; sh\u00ebndet\u00ebsia dhe aktivitete t\u00eb pun\u00ebs sociale\u201d, me rreth 600 euro n\u00eb vitin 2022, nd\u00ebrsa n\u00eb shtetet e tjera, pagat n\u00eb sektorin e administrat\u00ebs, arsimin e sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb luhaten midis 800-1000 euro n\u00eb muaj bruto.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka pagat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta edhe t\u00eb mjek\u00ebve e arsimtar\u00ebve, sipas publikimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb \u201cMonitor\u201d p\u00ebr pagat rajonale, kur t\u00eb dh\u00ebnat ishin t\u00eb disponueshme p\u00ebr 9-mujorin 2022.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb fituar dalin qeveritar\u00ebt, q\u00eb ia rrit\u00ebn me shpejt\u00ebsi dhe me ritme t\u00eb larta pag\u00ebn vetes (ndon\u00ebse e shtyn\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit).<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpunuara nga \u201cMonitor\u201d tregojn\u00eb se pas rritjes, paga bruto e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb rreth 3600 euro, q\u00eb n\u00eb krahasim me pag\u00ebn mesatare n\u00eb vend n\u00eb vitin 2022 (520 euro) \u00ebsht\u00eb gati 7 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, duke thelluar ndjesh\u00ebm diferenc\u00ebn mes nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuari mesatar dhe nj\u00eb funksionari t\u00eb lart\u00eb. Shteti i dyt\u00eb me diferenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb Maqedonia e Veriut (4.8 her\u00eb), i ndjekur nga Kosova, me 4.1 her\u00eb dhe n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb Serbia, me 2.5 her\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb, presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00ebrish ka kapur rekordin, teksa paga e tij vjetore neto \u00ebsht\u00eb 5.5 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se t\u00eb ardhurat mesatare vjetore p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb, nga 3.9 her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mesatarja e rajonit. I dyti \u00ebsht\u00eb Kosova, 4.5 her\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb shtetasve t\u00eb tij (m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon).<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Serbia po e fiton gar\u00ebn rajonale t\u00eb pag\u00ebs mesatare, duke e \u00e7uar at\u00eb n\u00eb gati nj\u00ebmij\u00eb euro n\u00eb fund t\u00eb 2022, presidenti i saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i n\u00ebnpaguari, n\u00eb raport me at\u00eb q\u00eb fitojn\u00eb shtetasit serb\u00eb, me 2.1 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia e Veriut i rriti pagat e funksionar\u00ebve publik\u00eb\u00a0me 78%<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, funksionar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebrfituan nj\u00eb rritje page prej rreth 78%, sipas raportimeve nga telegrafi.com, q\u00eb p\u00ebr drejtuesit kryesor\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rreth nj\u00eb mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Rritje m\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb ken\u00eb presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe kryeministri, Dimitar Kova\u00e7evski, p\u00ebrcjell Telegrafi n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Sipas llogaritjeve t\u00eb reja t\u00eb pagave, Kryetari i Kuvendit do t\u00eb jet\u00eb politikani me pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend, e cila do t\u00eb jet\u00eb 166 mij\u00eb dinar\u00eb (2.698 euro), neto.<\/p>\n<p>1500 dinar\u00eb (25 euro) m\u00eb pak do t\u00eb marr\u00eb presidenti i shtetit, nd\u00ebrsa paga mujore e kryeministrit do t\u00eb jet\u00eb 156 mij\u00eb dinar\u00eb (2.535 euro).<\/p>\n<p>Paga e zv.kryeministrave, me rritjen e re, do t\u00eb jet\u00eb nga 122 mij\u00eb dinar\u00eb (1950 euro) deri n\u00eb 129 mij\u00eb dinar\u00eb (2.096).<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e sindikatave theksuan se nuk \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb n\u00eb kushte kur pun\u00ebtor\u00ebt e thjesht\u00eb e kalojn\u00eb muajin me v\u00ebshtir\u00ebsi, pagat e funksionar\u00ebve t\u00eb rriten n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Paga minimale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb nga muaji mars 2023 arrin n\u00eb 20 mij\u00eb dinar\u00eb (325 euro), neto.\/<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/shformimi-i-pagave-punonjesit-shqiptare-me-te-uleten-ne-rajon-qeveritaret-rekord-ne-raport-me-te-ardhurat-per-fryme\/\">Monitor<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rritjen e fundit, paga mujore bruto e presidentit shqiptar t\u00eb Republik\u00ebs b\u00ebhet 7 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se paga mesatare mujore n\u00eb vend, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord n\u00eb rajon. Presidenti i dyt\u00eb pas Shqip\u00ebris\u00eb, ai i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e ka k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb 4.8 her\u00eb. N\u00eb nj\u00eb vit Presidenti do t\u00eb shp\u00ebrblehet rekord n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48203,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48202"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48202\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48203"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}