{"id":47139,"date":"2023-05-29T08:23:30","date_gmt":"2023-05-29T08:23:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=47139"},"modified":"2023-05-29T08:23:30","modified_gmt":"2023-05-29T08:23:30","slug":"prishja-e-prestige-resort-dhe-sulmi-ndaj-news24-parlamenti-europian-u-shkel-ligji-duhet-hetim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/29\/prishja-e-prestige-resort-dhe-sulmi-ndaj-news24-parlamenti-europian-u-shkel-ligji-duhet-hetim\/","title":{"rendered":"Prishja e \u201cPrestige Resort\u201d dhe sulmi ndaj News24, Parlamenti Europian: U shkel ligji, duhet hetim"},"content":{"rendered":"<p>Parlamenti Evropian i b\u00ebn thirrje Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga dhuna dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj medias teksa i referohet sulmeve ndaj \u201cHysenbelliu Group\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb draftraporti t\u00eb PE-s\u00eb i k\u00ebrkon qeveris\u00eb \u201cRama\u201d q\u00eb t\u00eb marr\u00eb veprime de\u00e7isive kund\u00ebr dhun\u00ebs, intimidimit, fushatave t\u00eb shpifjes dhe influenc\u00ebs indirekte financiare dhe politike ndaj medias s\u00eb pavarur dhe gazetar\u00ebve. Eurodeputeti Michael Gahler u k\u00ebrkon autoriteteve shqiptare q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve politike dhe ekonomike n\u00eb media dhe frik\u00ebsimit ndaj gazetar\u00ebve dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb hetim p\u00ebr prishjen e paligjshme t\u00eb aseteve t\u00eb lidhura me media t\u00eb pavarura ose kritike ndaj qeveris\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me \u201cPrestige Ressort\u201d dhe \u201cNews 24\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb draftraport \u00ebsht\u00eb paragrafi i 14, n\u00eb amendamentin e propozuar nga eurodeputeti Michael Gahler n\u00eb t\u00eb cilin thuhet: \u201cShpreh shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr munges\u00ebn e progresit n\u00eb arritjen e transparenc\u00ebs institucionale, liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe liris\u00eb s\u00eb medias dhe thekson rolin e lider\u00ebve politik\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr arritjen e k\u00ebtyre lirive; d\u00ebnon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb diskredituar gazetar\u00ebt dhe fshehjen arbitrare t\u00eb informacionit publik, si dhe d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve; u k\u00ebrkon autoriteteve t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve politike dhe ekonomike n\u00eb media dhe frik\u00ebsimit ndaj gazetar\u00ebve; mir\u00ebpret t\u00ebrheqjen e projektligjit kund\u00ebr shpifjes; i k\u00ebrkon qeveris\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e transmetuesit publik dhe rregullatorit t\u00eb medias dhe transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb, financimit dhe reklamimit publik t\u00eb medias.<\/p>\n<p>Shpreh shqet\u00ebsimin e tij serioz p\u00ebr regresin n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe lirin\u00eb e medias, munges\u00ebn e progresit n\u00eb arritjen e transparenc\u00ebs institucionale dhe thekson rolin e qeveris\u00eb dhe lider\u00ebve politik\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi favorizues p\u00ebr ndjekjen e k\u00ebtyre lirive; d\u00ebnon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb diskredituar gazetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare informacionin publik nga autoritetet qeveritare, si dhe d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve; u k\u00ebrkon autoriteteve t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve politike dhe ekonomike n\u00eb media dhe frik\u00ebsimit ndaj gazetar\u00ebve; b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb hetim p\u00ebr prishjen e paligjshme t\u00eb aseteve t\u00eb lidhura me media t\u00eb pavarura ose kritike ndaj qeveris\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me \u2018Prestige Ressort\u2019 dhe \u2018News 24\u2019; v\u00ebren t\u00ebrheqjen e projektligjit kund\u00ebr shpifjes dhe i b\u00ebn thirrje qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e prezantoj\u00eb m\u00eb at\u00eb si dhe dekriminalizimin e plot\u00eb t\u00eb shpifjes nga legjislacioni penal n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e pazgjidhura t\u00eb OSBE\/ ODIHR dhe KE; i k\u00ebrkon qeveris\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e transmetuesit publik dhe rregullatorit t\u00eb medias dhe transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb, financimit dhe reklamimit publik t\u00eb medias\u201d.<\/p>\n<p>PE shpreh keqardhjen e madhe p\u00ebr munges\u00ebn e progresit n\u00eb arritjen e transparenc\u00ebs institucionale dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe liris\u00eb s\u00eb medias, e cila reflektohet gjithashtu n\u00eb uljen e ndjeshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit t\u00eb Reporter\u00ebve pa Kufij nga renditja 83 n\u00eb 103. PE-ja thekson rolin e lider\u00ebve politik\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr arritjen e k\u00ebtyre lirive; d\u00ebnon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb diskredituar gazetar\u00ebt dhe fshehjen arbitrare t\u00eb informacionit publik, si dhe d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve; u k\u00ebrkon autoriteteve t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve politike dhe ekonomike n\u00eb media dhe t\u00eb ndalojn\u00eb sulmet verbale, fushatat e shpifjeve, frik\u00ebsimet dhe (vet\u00eb)censur\u00ebn kund\u00ebr gazetar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebr sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebn thirrje autoriteteve t\u00eb miratojn\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb ligjore q\u00eb mbron gazetar\u00ebt, mbrojt\u00ebsit e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe pal\u00ebt e tjera t\u00eb interesuara nga padit\u00eb strategjike kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes publike (SLAPPs); mir\u00ebpret t\u00ebrheqjen e projektligjit kund\u00ebr shpifjes; i k\u00ebrkon qeveris\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e transmetuesit publik dhe rregullatorit t\u00eb medias dhe transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb, financimit dhe reklamimit publik t\u00eb medias; \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar me vendimet e Kryeministrit Edi Rama p\u00ebr ndalimin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb konferencat p\u00ebr shtyp t\u00eb qeveris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb draft\/rezolut\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti Evropian i b\u00ebn thirrje Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga dhuna dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj medias teksa i referohet sulmeve ndaj \u201cHysenbelliu Group\u201d. P\u00ebrmes nj\u00eb draftraporti t\u00eb PE-s\u00eb i k\u00ebrkon qeveris\u00eb \u201cRama\u201d q\u00eb t\u00eb marr\u00eb veprime de\u00e7isive kund\u00ebr dhun\u00ebs, intimidimit, fushatave t\u00eb shpifjes dhe influenc\u00ebs indirekte financiare dhe politike ndaj medias s\u00eb pavarur dhe gazetar\u00ebve. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47140,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47139"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47139\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}