{"id":47037,"date":"2023-05-26T17:19:46","date_gmt":"2023-05-26T17:19:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=47037"},"modified":"2023-05-26T17:19:46","modified_gmt":"2023-05-26T17:19:46","slug":"tenderat-e-spitaleve-ne-elbasan-i-jepen-te-arrestuarit-per-krim-te-organizuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/26\/tenderat-e-spitaleve-ne-elbasan-i-jepen-te-arrestuarit-per-krim-te-organizuar\/","title":{"rendered":"Tenderat e spitaleve n\u00eb Elbasan i jepen t\u00eb arrestuarit p\u00ebr krim t\u00eb organizuar"},"content":{"rendered":"<p><em>Kompania e vog\u00ebl n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Gentian Sharr\u00ebs &#8211; nj\u00eb 48-vje\u00e7ar i arrestuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar ka fituar prej vitit 2016 tenderat e ushqimit n\u00eb spitalet e Elbasanit dhe vazhdon ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, edhe pas sekuestrimit nga gjykata.<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Bardha Nergjoni-BIRN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb fundvitit m\u00eb 30 dhjetor 2022, kreu i spitalit rajonal \u2018Xhaferr Kongoli\u2019 t\u00eb Elbasanit, Agron Gaxho, rinovoi p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi kontrat\u00ebn e sh\u00ebrbimit t\u00eb gatimit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb ushqimit p\u00ebr pacient\u00ebt e spitalit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kontrata vjetore me vler\u00eb 23.6 milion\u00eb lek\u00eb u firmos me nj\u00eb kompani t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb mishit n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Olta Sharr\u00ebs, nj\u00eb 43-vje\u00e7are nga Elbasani, q\u00eb kishte punuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit.<\/p>\n<p>E regjistruar si person fizik, kompania e Sharr\u00ebs ofron ofron gjithashtu sh\u00ebrbimin e ushqimit p\u00ebr spitalin psikiatrik \u2018Sadik Din\u00e7i\u2019 si dhe kishte fituar tendera n\u00eb tre bashki t\u00eb qarkut t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb problem: n\u00eb koh\u00ebn kur spitali rajonal i Elbasanit i rinovoi kontrat\u00ebn, subjekti \u2018Olta Sharra\u2019 ndodhej prej gjasht\u00eb muajsh n\u00ebn sekuestro si nj\u00eb derivat i dyshuar i burimeve kriminale.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr sekuestrimin e personit fizik \u2018Olta Sharra\u2019 u mor nga Gjykata e Elbasanit m\u00eb 9 qershor 2022, si pjes\u00eb e hetimit pasuror t\u00eb nisur ndaj bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Gentian Sharra\u00a0 \u2013 nj\u00eb 48-vje\u00e7ar nga Elbasani i akuzuar p\u00ebr vjedhje me dhun\u00eb dhe pjesmarrje n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Sharra u arrestua n\u00eb maj 2022 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u2018Golden Bullet\u2019 t\u00eb SPAK si pjes\u00eb e nj\u00ebrit prej grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar t\u00eb denoncuara nga Nuredin Dumani \u2013 nj\u00eb ushtar i krimit t\u00eb organizuar i kthyer n\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji shqiptar p\u00ebr prokurimin publik u ndalon kompanive pjesmarrjen n\u00eb tendera vet\u00ebm n\u00eb rastet kur operatori ekonomik apo drejtuesit e tyre jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt thon\u00eb se p\u00ebrfshirja e kompanive me prejardhje kriminale n\u00eb prokurimet publike i shkakton nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh zhvillimit normal t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Mendoni nj\u00eb kompani q\u00eb punon \u00e7do dit\u00eb, merr kredi dhe krijon kapital p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kompanie q\u00eb e ka siguruar n\u00ebp\u00ebrmjet parave me prejardhje t\u00eb dyshimt\u00eb. K\u00ebto kompani jan\u00eb t\u00eb fuqishme, kan\u00eb paran\u00eb e padeklaruar dhe mund ta p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb deformuar proceset n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit,\u2019 tha Zef Pre\u00e7i, drejtor i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr rinovimin e kontrat\u00ebs me nj\u00eb kompani t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar dhe t\u00eb sekuestruar nga gjykata, drejtori i spitalit rajonal t\u00eb Elbasanit, Agron Gaxho pretendoi se procedura ishte ligjore dhe se p\u00ebrzgjedhja ishte b\u00ebr\u00eb mbi baz\u00ebn e dokumenteve.<\/p>\n<p>\u2018Autoriteti kontraktor nuk vler\u00ebson procedura n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dyshimeve, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb k\u00ebrkuara dhe t\u00eb paraqitura,\u2019 tha Gaxho, duke iu referuar d\u00ebshmive t\u00eb penalitetit dhe gjendjes gjyq\u00ebsore t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018N\u00ebse ju keni informacione t\u00eb dyshimta, jeni t\u00eb lutur t\u2019ju drejtoheni organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb,\u2019 tha Gaxho p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p><strong>Skeda kriminale<\/strong><\/p>\n<p>Dokumentet gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se Gentian Sharra ka nj\u00eb sked\u00eb t\u00eb pasur kriminale q\u00eb daton nga viti 1999 si dhe ka qen\u00eb subjekt hetimesh p\u00ebr trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, krime kund\u00ebr personit dhe korrupsionit aktiv n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, precedent\u00ebt penal\u00eb nuk e kan\u00eb penguar at\u00eb q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb pasurin\u00eb e tij si dhe t\u00eb zgjeroj\u00eb biznesin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes me institucionet lokale n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>N\u00eb procedimin pasuror t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, Sharra p\u00ebrshkruhet si autor i dyshuar i nj\u00eb episodi t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb vitin 1999, ku nj\u00eb gomone ishte kapur n\u00eb det p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb avarie. P\u00ebrgjat\u00eb viteve 2011-2013, Sharra akuzohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me se ka kryer pes\u00eb vjedhje me dhun\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe nj\u00eb argjendar.<\/p>\n<p>Duke iu referuar d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Dumanit, SPAK p\u00ebrshkruan grabitjen e nj\u00eb argjendari, ku Sharra dyshohet si organizator.<\/p>\n<p>\u2018Ne prit\u00ebm k\u00ebt\u00eb zot\u00ebri q\u00eb kishte florinjt\u00eb. E kam goditur un\u00eb i pari me lev\u00eb hekuri mbas qafe ose n\u00eb kurriz, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri edhe Iliri\u2026Kam marr\u00eb nj\u00eb nga \u00e7antat. U vonuam pak dhe m\u00eb pas u larguam bashk\u00eb me Sharr\u00ebn,\u2019 citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Dumani n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, ai u hetua p\u00ebr korrupsion aktiv n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb mbajtura n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit. Dokumentet gjyq\u00ebsore nuk hedhin drit\u00eb mbi rezultatet e k\u00ebtij hetimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019, Sharra u hetua s\u00ebrish si lidhje e grupit kriminal q\u00eb kreu grabitjen spektakolare t\u00eb mbi 4 milion\u00eb eurove n\u00eb pist\u00ebn e aeroportit t\u00eb Rinasit.<\/p>\n<p>\u2018Furgoni i p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje \u00ebsht\u00eb modifikuar nga v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7ala te servisi i shtetasit Gentian Mustafa Sharra, i ndodhur n\u00eb fshatin Katund i Ri, Elbasan,\u2019 thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Prokurorin\u00eb, Sharra njihet gjithashtu si lidhje e ngusht\u00eb shoq\u00ebrore e Talo \u00c7el\u00ebs \u2013 i d\u00ebnuar nga gjykata p\u00ebr grabitjen n\u00eb pist\u00ebn e aeroportit t\u00eb Rinasit dhe i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr tre vrasje dhe nj\u00eb seri grabitjesh t\u00eb dhunshme n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2010. \u00c7ela ishte gjithashtu nj\u00eb i pun\u00ebsuar fiktiv n\u00eb kompanin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Olta Sharra.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb precedent\u00ebve kriminal\u00eb, nj\u00eb hetim pasuror p\u00ebr Gentian Sharr\u00ebn u \u00e7el vet\u00ebm pas arrestimit t\u00eb tij n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, Prokuroria e Elbasanit identifikoi pasuri t\u00eb llogaritura n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion\u00eb eurove n\u00eb emrin e tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve dhe gjykata urdh\u00ebroi sekuestrimin e tyre.<\/p>\n<p>Mes tyre gjendet nj\u00eb vil\u00eb luksoze n\u00eb periferi t\u00eb Elbasanit, sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha toke, nj\u00eb bar- kafe, 13 automjete si dhe tre subjekte biznesi \u2013 ku personi fizik \u2018Olta Sharra\u2019 rezulton edhe m\u00eb fitimprur\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Tenderat e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti \u2018Olta Sharra\u2019 u themelua n\u00eb vitin 2013 me objekt aktiviteti t\u00eb trefisht\u00eb; bar-kafe, servis automjetesh dhe tregti mishi dhe n\u00ebnprodukte t\u00eb tij. Por prej vitit 2016, kompania e vog\u00ebl e ka zgjeruar aktivitetin n\u00eb fush\u00ebn fitimprur\u00ebse t\u00eb tenderave publik\u00eb, fillimisht me bashkit\u00eb e qarkut dhe m\u00eb pas n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prej vitit 2016, subjekti \u2018Olta Sharra\u2019 ka marr\u00eb 19 kontrata p\u00ebr furnizim me ushqime nga bashkit\u00eb e Elbasanit, C\u00ebrrikut dhe Librazhdit me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 117,539,778 lek\u00ebsh [rreth 1 milion euro].<\/p>\n<p>Ajo ka fituar gjithashtu 8 tendera vet\u00ebm n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me spitalin psikiatrik \u2018Sadik Din\u00e7i\u2019 dhe qendr\u00ebn spitalore \u2018Xhaferr Kongoli\u2019 n\u00eb Elbasan, e vetme ose si bashkim operator\u00ebsh. N\u00eb total, tenderat e spitaleve kapin vler\u00ebn e 626 milion\u00eb lek\u00ebve [5.5 milion\u00eb euro].<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, \u2018Olta Sharra\u2019 bashk\u00eb me dy kompani t\u00eb tjera u shpall fituese e nj\u00eb tenderi me vler\u00eb 249 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr sh\u00ebrbimin e gatimit n\u00eb spitalin psikiatrik \u2018Sadik Din\u00e7i\u2019 n\u00eb Elbasan, kontrat\u00eb e cila p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Kompania e bashk\u00ebshortes s\u00eb Gentian Sharr\u00ebs e rinovoi s\u00ebrish kontrat\u00ebn me spitalin psikiatrik n\u00eb vitin 2020 p\u00ebrmes fitimit t\u00eb nj\u00eb tenderi nga Agjencia e Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara me vler\u00eb 264 milion\u00eb lek\u00ebsh. Subjekti \u2018Olta Sharra\u2019 u shpall fitues si bashkim operator\u00ebsh me kompanin\u00eb Dion-Al.<\/p>\n<p>Po n\u00eb vitin 2020, \u2018Olta Sharra\u2019 fitoi si bashkim operator\u00ebsh edhe tenderin e ushqimit p\u00ebr qendr\u00ebn spitalore \u2018Xhaferr Kongoli\u2019 t\u00eb Elbasanit n\u00ebp\u00ebrmjet Agjencis\u00eb s\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara me nj\u00eb vler\u00eb prej 78.8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Kjo kontrat\u00eb bazohet n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje kuad\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb 13 maj t\u00eb vitit 2020 dhe vazhdon efektin e saj deri n\u00eb 31 dhjetor 2023, me t\u00eb drejt\u00eb rinovimi \u00e7do vit. [Lexo kontrat\u00ebn n\u00eb PDF]\n<p>Subjekti \u2018Olta Sharra\u2019 u vendos n\u00ebn sekuestrim me urdh\u00ebr t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb qershor 2022, por vendimi u ekzekutua thuajse shtat\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Arjan Ba\u00e7i, administrator i Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara, tha se e mori kompanin\u00eb n\u00ebn administrim n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023, nd\u00ebrsa shtoi se zbatimi i kontratave me spitalet po ecte normalisht.<\/p>\n<p>Ba\u00e7i tha gjithashtu se subjekti kishte 17 punonj\u00ebs dhe se ai kishte hequr nga list\u00eb-pagesa Olta Sharr\u00ebn dhe 2-3 persona t\u00eb lidhur me t\u00eb p\u00ebr nj\u00eb administrim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Ne kemi marr\u00eb n\u00ebn administrim t\u00eb gjitha llogarit\u00eb bankare t\u00eb personit fizik dhe nuk ka pasur probleme p\u00ebr zbatimin e kontratave,\u2019 tha Ba\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai shtoi megjithat\u00eb se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kontratave aktuale, nuk mendonte q\u00eb kompania duhej t\u00eb rifutej n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e prokurimeve publike vler\u00ebsojn\u00eb se sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb prekurit nga tenderat me rrisk t\u00eb lart\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr hetime m\u00eb aktive p\u00ebr t\u00eb mbajtur larg kompanit\u00eb e dyshuara p\u00ebr lidhje kriminale.<\/p>\n<p>Aranita Brahaj, drejtuese e AIS q\u00eb menaxhon portalin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura, Open Data, tha se sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb vuan nga tenderimet e parregullta ose n\u00eb munges\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb momente t\u00eb caktuara, m\u00eb shum\u00eb se 40% e procedurave paraqesin nj\u00eb rast rrisku, pra kan\u00eb nj\u00eb markim me red flag nga sistemi yn\u00eb,\u2019 tha Brahaj duke iu referuar k\u00ebtij sektori.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Pre\u00e7i nga Instituti p\u00ebr Studime Ekonomike theksoi rrezikun q\u00eb paraqesin kompanit\u00eb me burime t\u00eb dyshimta n\u00eb dominimin e tregut.<\/p>\n<p>\u2018Shteti me mekanizmat e tij, ligjet antimafia, p\u00ebrjashtimi nga proceset n\u00ebse ka dyshime t\u00eb arsyeshme, duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin e ligjit dhe zhvillimin normal t\u00eb vendit,\u2019 p\u00ebrfundoi Pre\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania e vog\u00ebl n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Gentian Sharr\u00ebs &#8211; nj\u00eb 48-vje\u00e7ar i arrestuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar ka fituar prej vitit 2016 tenderat e ushqimit n\u00eb spitalet e Elbasanit dhe vazhdon ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, edhe pas sekuestrimit nga gjykata. Nga Bardha Nergjoni-BIRN N\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb fundvitit m\u00eb 30 dhjetor 2022, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":47038,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47037"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47037"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47037\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}