{"id":46627,"date":"2023-05-23T17:35:44","date_gmt":"2023-05-23T17:35:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46627"},"modified":"2023-05-23T17:35:44","modified_gmt":"2023-05-23T17:35:44","slug":"zeri-i-amerikes-mjeket-ikin-nga-shqiperia-per-shkak-te-politizimit-te-sistemit-shendetesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/23\/zeri-i-amerikes-mjeket-ikin-nga-shqiperia-per-shkak-te-politizimit-te-sistemit-shendetesor\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Mjek\u00ebt ikin nga Shqip\u00ebria p\u00ebr shkak t\u00eb politizimit t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrshkall\u00ebzimi i largimit t\u00eb mjek\u00ebve nga vendi, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit ka marr\u00eb tiparet e asaj q\u00eb quhet rrjedhje e trurit. Kjo ka nxitur disa studiues t\u00eb Universitetit t\u00eb Sussex-it n\u00eb Britani, t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb studim mbi arsyet e k\u00ebtij emigrimi si dhe t\u00eb faktor\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ndikonin n\u00eb rikthimin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shtysat kryesore n\u00eb t\u00eb dyja rastet, studimi ve\u00e7on faktor\u00ebt ekonomik\u00eb, edukimin, stabilitetin politik dhe luft\u00ebn ndaj korrupsionit. Emigrimi i mjek\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim dhe p\u00ebr vendet e rajonit, por n\u00eb Shqip\u00ebri ky fenomen ka pasoja m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsive n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Korrespondentja e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb Mimoza Picari, bisedoi me autor\u00eb t\u00eb studimit dhe mjek\u00eb mbi gjetjet e tij dhe sjell materialin n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre dekada, emigracioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT, sot rreth 38% e popullsis\u00eb jeton jasht\u00eb vendit. Studiuesit konstatojn\u00eb me shqet\u00ebsim se emigrimi po merr form\u00ebn e asaj q\u00eb quhet \u201crrjedhje e trurit\u201d, dhe se rreth 50% e flukseve emigratore n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit kan\u00eb k\u00ebt\u00eb tipar. Nj\u00eb prej element\u00ebve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb largimi i mjek\u00ebve nga vendi. Nj\u00eb studim i fundit i Universitetit t\u00eb Sussex-it, n\u00eb Britani, sjell nj\u00eb panoram\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb asaj q\u00eb ndodh sot n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar. Nj\u00eb prej autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij studimi Ilir G\u00ebdeshi, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se ai bazohet n\u00eb pyet\u00ebsor dhe intervista me mjek\u00eb t\u00eb larguar nga vendi n\u00eb 30 vitet e fundit. Ai sjell gjetje mbi arsyet e emigrimit t\u00eb mjek\u00ebve, ku vendin kryesor me mbi 50% e mbajn\u00eb ato ekonomike t\u00eb ndjekura nga edukimi, dhe pasigurit\u00eb mbi t\u00eb ardhmen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se shohim grupin e par\u00eb t\u00eb faktor\u00ebve, del standardi i jetes\u00ebs dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb pun\u00ebs. Dhe n\u00ebse do t\u00eb shohim arsimimin, theksi vihet tek arsimimi personal. Nd\u00ebrsa faktori i tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se si e shohin ata t\u00eb ardhmen n\u00eb Shqip\u00ebri. Rreth 10% nuk shohin perspektiv\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe prandaj mendojn\u00eb se emigrimi \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebzgjidhja m\u00eb e mir\u00eb\u201d- u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Ilir G\u00ebdeshi, Qendra p\u00ebr Studime Ekonomike dhe Sociale n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij studimi, largimi i mjek\u00ebve nga vendi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar vitet e fundit. N\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e konsideron diaspora e prej m\u00eb shum\u00eb se 2500 mjek\u00ebve, b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb ata t\u00eb larguar n\u00eb vitet 90, kryesisht n\u00eb SHBA, me mund\u00ebsi t\u00eb pakta p\u00ebr ta ushtruar profesionin, student\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb studimet p\u00ebr mjek\u00ebsi jasht\u00eb vendit dhe nuk kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 1\/3-\u00ebn e tyre, si dhe mjek\u00ebt e larguar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, me destinacion vendet e BE kryesisht Gjermanin\u00eb dhe Italin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2500, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb vendit. Shifrat mund t\u00eb jen\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb larta. Urdhri i mjekut gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit raporton, 800 mjek\u00eb t\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria. Burimi i dyt\u00eb i informacionit do t\u00eb ishin t\u00eb dh\u00ebnat e OECD-s\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb mjek\u00eb nga Shqip\u00ebria q\u00eb ndodhen n\u00eb vendet e tjera. Por k\u00ebtu nuk raportohen ata mjek\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb e vendit prit\u00ebs. Burim i tret\u00eb urdhri i mjekut n\u00eb vendet prit\u00ebse. Gjermania p\u00ebrshembull, deklaron se jan\u00eb mbi 980 mjek\u00eb n\u00eb vitin 2021, nga Shqip\u00ebria rreth 6 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2012\u201d- vijoi Ilir G\u00ebdeshi, Qendra p\u00ebr Studime Ekonomike dhe Sociale n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs bisedoi m\u00eb disa mjek\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit mbi gjetjet e k\u00ebtij studimi. Ata mendojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi p\u00ebr autoritetet. Sipas tyre, sistemi i pareformuar dhe i keqfinancuar sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb vend, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb mos ofrojn\u00eb sh\u00ebrbim cil\u00ebsor. Autoritetet kan\u00eb marr\u00eb masa duke rritur pagat e punonj\u00ebsve n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb frenuar largimet e mjek\u00ebve, por sipas k\u00ebtij studimi, paga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve t\u00eb largimit, por jo kryesorja.<\/p>\n<p>\u201cMjek\u00ebt ikin, sepse sipas k\u00ebtij studimi por dhe t\u00eb tjer\u00ebve para tij, nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me kushtet e pun\u00ebs, me sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, me opsionet q\u00eb u ofrohen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb karrier\u00eb profesionale q\u00eb zhvillohet sipas rregullave t\u00eb loj\u00ebs dhe me ndershm\u00ebri. N\u00ebse shihet vet\u00ebm paga, problemi nuk merr zgjidhje. Sot mjek\u00ebsia nuk ofrohet vet\u00ebm nga njohurit\u00eb e mjek\u00ebve, sot mjek\u00ebsia \u00ebsht\u00eb teknologji. N\u00ebse nuk ka udh\u00ebzues t\u00eb praktik\u00ebs klinike, t\u00eb p\u00ebrshtatura me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka sistemi, n\u00ebse nuk ka protokolle t\u00eb trajtimit t\u00eb s\u00ebmundjeve, edukim n\u00eb vazhdim p\u00ebr t\u2019i zbatuar k\u00ebto, n\u00ebse nuk ka medikamente t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb fundit, mjeku nuk mund ta ushtroj\u00eb profesionin si duhet\u201d, u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Erion Dasho, ekspert i sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt e studimit mendojn\u00eb se largimi i mjek\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb kushtet kur Shqip\u00ebria ka tregues t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb numrit t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr banor\u00eb, 188 p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb, kur n\u00eb vendet e BE \u00ebsht\u00eb 374 dhe n\u00eb Gjermani 446. Ajo renditet nd\u00ebr vendet e fundit n\u00eb rajon dhe Europ\u00eb. Nj\u00eb element tjet\u00ebr i studimit lidhet me arsyet q\u00eb do t\u00eb rikthente mjek\u00ebt n\u00eb vend, q\u00eb gjithashtu jan\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb largimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera kushtet ekonomike, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit dhe reformimi i sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cDuhet investuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, n\u00eb raport me PBB, duhet nj\u00eb reformim i k\u00ebtij sistemi, q\u00eb t\u00eb luftohet nepotizmi, korrupsioni, t\u00eb rritet numri i student\u00ebve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, dhe t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrpjekje q\u00eb ky emigrim t\u00eb kthehet n\u00eb qarkullues, duke bashk\u00ebpunuar me vendet prit\u00ebse t\u00eb mjek\u00ebve\u201d- vijoi Ilir G\u00ebdeshi, Qendra p\u00ebr Studime Ekonomike dhe Sociale n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Erion Dasho, ekspert i sh\u00ebndetit publik, i cili punon n\u00eb Gjermani, prej disa vitesh, kur flet p\u00ebr ndikimin politik n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e organizimit dhe t\u00eb drejtimit t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, si nj\u00eb prej kushteve q\u00eb vendosin mjek\u00ebt p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, sjell p\u00ebrvoj\u00ebn e tij personale.<\/p>\n<p>\u201cKur flas me koleg\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr fat t\u00eb keq m\u00eb thon\u00eb se ndiejn\u00eb politizim t\u00eb tejskajsh\u00ebm n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe mbi t\u00eb gjitha kontrollin p\u00ebrmes strukturave q\u00eb ka ngritur partia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Madje miq t\u00eb mi m\u00eb thon\u00eb se edhe kur m\u00eb ndjekim n\u00eb rrjete sociale nuk mund t\u00eb komentojn\u00eb ose t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00eblqime n\u00eb statuset e mia se i kontrollojn\u00eb shefat\u201d- vijoi Erion Dasho, ekspert i sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mjeku toksikolog n\u00eb Spitalin Amerikan n\u00eb Tiran\u00eb Alban Haxhi, v\u00eb theksin te v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb hasur nd\u00ebr vite student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u specializuar, me gjith\u00eb disa leht\u00ebsira t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201c Jan\u00eb leht\u00ebsuar koh\u00ebt e fundit, por deri para pak viteve ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb arrije nj\u00eb specializim. Dhe kjo b\u00ebhej p\u00ebrmes miq\u00ebsive, s\u2019ka patur konkurrenc\u00eb, kishte kritere penalizuese me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fitonte ai q\u00eb ishte paracaktuar. K\u00ebta jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn por dhe mungesa e trajnimeve e minispecializimeve. Shum\u00eb prej tyre mjek\u00ebt i kryejn\u00eb jasht\u00eb\u201d- u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Dr.Alban Haxhi, mjek toksikolog n\u00eb Spitalin Amerikan n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Si mjek q\u00eb disa vite ka drejtuar nj\u00eb prej sh\u00ebrbimeve t\u00eb urgjenc\u00ebs n\u00eb vend, zoti Haxhi, ve\u00e7on disa mang\u00ebsi t\u00eb sistemit, pavar\u00ebsisht p\u00ebrmir\u00ebsimeve.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb vihet re, \u00ebsht\u00eb mungesa e theksuar e aparaturave, dhe aty ku jan\u00eb, kan\u00eb probleme, s\u2019kemi dhe stafin e kualifikuar p\u00ebr t\u2019i mir\u00ebmbajtur. K\u00ebto i penalizojn\u00eb mjek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb funksional\u00eb. Shpeshher\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb mjek\u00ebsore, nuk b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb sektorin privat, nj\u00eb sh\u00ebrbim e mbulojm\u00eb, nj\u00eb jo. Shpeshher\u00eb dhe disa analiza t\u00eb tjera q\u00eb nuk b\u00ebhen fare n\u00eb Shqip\u00ebri i d\u00ebrgojm\u00eb jasht\u00eb. Jan\u00eb disa hallka q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb diagnostikimin e s\u00ebmundjes dhe e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e mjekut\u201d- vijoi Dr. Alban Haxhi mjek toksikolog n\u00eb Spitalin Amerikan n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Largimi i mjek\u00ebve drejt vendeve t\u00eb zhvilluara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb ka prekur dhe vende t\u00eb Ballkanit, kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave n\u00eb rritje n\u00eb disa vende t\u00eb BE, kryesisht n\u00eb Gjermani. Por n\u00eb Shqip\u00ebri pasojat e k\u00ebtyre largimeve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsive t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe numrit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr banor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb mjek duhen 20 vite, ndaj dhe shqet\u00ebsimi p\u00ebr largimin e tyre nga vendi, konsiderohet nj\u00eb kamban\u00eb alarmi. Shpenzimet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet publike n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, sipas k\u00ebtij studimi q\u00eb i referohet t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb Evrop\u00eb, 3.2% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb raport me 5 apo 6 % n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb, apo me mesataren prej 8.1% n\u00eb BE. Sot mjaft qytetar\u00eb shtrojn\u00eb pyetjen n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb vende me nivel t\u00eb lart\u00eb varf\u00ebrie si Shqip\u00ebria t\u00eb paguajn\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr edukimin e mjek\u00ebve q\u00eb m\u00eb pas ata t\u00eb largohen p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar boshll\u00ebqet n\u00eb sistemet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb vendeve t\u00eb pasura? P\u00ebrgjigja e k\u00ebsaj pyetje sipas studiuesve gjendet n\u00eb lirin\u00eb e funksionimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs n\u00eb tregjet globale si dhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet serioze t\u00eb autoriteteve qeveritare p\u00ebr t\u00eb frenuar largimin e mjek\u00ebve nga vendi.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrshkall\u00ebzimi i largimit t\u00eb mjek\u00ebve nga vendi, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit ka marr\u00eb tiparet e asaj q\u00eb quhet rrjedhje e trurit. Kjo ka nxitur disa studiues t\u00eb Universitetit t\u00eb Sussex-it n\u00eb Britani, t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb studim mbi arsyet e k\u00ebtij emigrimi si dhe t\u00eb faktor\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ndikonin n\u00eb rikthimin e tyre. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46628,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46627"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46627"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46627\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}