{"id":46595,"date":"2023-05-23T11:11:17","date_gmt":"2023-05-23T11:11:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46595"},"modified":"2023-05-23T11:11:55","modified_gmt":"2023-05-23T11:11:55","slug":"blertja-e-votave-berisha-te-rrezosh-euron-duhet-te-hedhesh-cdo-dite-30-40-mln-ne-treg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/23\/blertja-e-votave-berisha-te-rrezosh-euron-duhet-te-hedhesh-cdo-dite-30-40-mln-ne-treg\/","title":{"rendered":"Blerja e votave, Berisha: T\u00eb rr\u00ebzosh euron duhet t\u00eb hedh\u00ebsh \u00e7do dit\u00eb 30-40 mln n\u00eb treg"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur sot kryesin\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit, nga ku dol\u00ebn me humbje.<\/p>\n<p>Berisha ka analizuar humbjen dhe shkaktar\u00ebt e saj, duke renditur sipas tij arsyet dhe ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe maxhoranc\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet sipas tij nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>\u201cThirra k\u00ebt\u00eb mbledhje p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi q\u00ebndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale n\u00eb vend. N\u00eb krye t\u00eb radh\u00ebs un\u00eb kam qen\u00eb i bindur se detyra m\u00eb par\u00ebsore, m\u00eb kryesore e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtja e vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe misioni i saj themelor. Dhe zotimi solemn dhe i p\u00ebrs\u00ebritur i yni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante duke qart\u00ebsuar se mbrojtjen e vot\u00ebs PD-ja nuk e n\u00ebnkupton nj\u00eb mbrojtje me arm\u00eb, nuk e n\u00ebnkupton nj\u00eb mbrojtje me dhun\u00eb. PD me mbrojtjen e vot\u00ebs n\u00ebnkupton sot dhe p\u00ebr sa koh\u00eb do jet\u00eb forc\u00eb demokratike p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjith\u00eb mjeteve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb nxitur votimin, p\u00ebr t\u00eb inkurajuar votimin, p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur \u00e7do lloj dhunimi, cenimi n\u00eb procesin e votimit dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tyre. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept, pas rezultatit tashm\u00eb t\u00eb njohur kandidat\u00ebt, kryetar\u00ebt e deg\u00ebve, ju q\u00eb jeni k\u00ebtu, jeni angazhuar pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Jemi angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe un\u00eb e konsideroj jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, themelore sepse ky proces solli m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi krim n\u00eb pushtet\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Ai theksoi se ky proces u karakterizua nga konsolidimi i nj\u00eb makinerie gjigante t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs nga qeveria dhe mafia e saj.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb procesi i par\u00eb n\u00eb 32 vite i cili nisi me deklarat\u00ebn e kryeministrit se kodi elektoral \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kinez\u00ebri p\u00ebr t\u00eb. Nisur nga ky koncept t\u00eb cilin ai e shpalli nga zyra e tij n\u00eb kryeministri, vet\u00ebkuptohet q\u00eb zgjedhjet do ishin nj\u00eb proces pa asnj\u00eb garanci ligjore, zgjedhjet do ishin nj\u00eb procesi vullneti i nj\u00eb njeriu q\u00eb ligjin, kushtetut\u00ebn e zgjedhjeve e quan nj\u00eb kinez\u00ebri partish. Historia e blerjes s\u00eb vot\u00ebs nuk fillon me k\u00ebto zgjedhje, por me k\u00ebt\u00eb rast iu them avokat\u00ebve t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve ai iu ka verbuar syt\u00eb e mendjes dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb tragjikja se kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb vota nuk blihet vet\u00ebm n\u00ebn dor\u00eb, por blihet haptas, publikisht me 670 mij\u00eb zarfe. Secila prej tyre 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, dor\u00ebzuar \u00e7do pensionisti. Vota p\u00ebr ata q\u00eb iu jan\u00eb verbuar syt\u00eb e mendjes, u ble haptas n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe k\u00ebt\u00eb nuk e shpall un\u00eb, e shpalli krimministri Edi Rama kur mblodhi punonj\u00ebsit n\u00eb kryeministri dhe iu tha ti do ta kesh rrog\u00ebn 2.2 mln, ti 1.3\u201d, tha ish-kryeministri.<\/p>\n<p>Sipas tij, Rama mobilizoi fondin e pagave dhe t\u00eb pensioneve p\u00ebr t\u00eb grabitur zgjedhjet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPor a ishte kjo e vetmja blerje masive e vot\u00ebs, e para n\u00eb historin\u00eb e vendit e k\u00ebsaj natyre? Jo nuk ishte kjo e vetmja. Nj\u00eb tjet\u00ebr blerje n\u00ebn dor\u00eb ishte operative n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bashkive p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7do bashki ku ai parandiente rrezikun. Me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rezultatin. Un\u00eb kam d\u00ebgjuar avokat\u00ebt e megakrimit elektoral n\u00eb media t\u00eb shtrojn\u00eb pyetje, na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojn\u00eb veten e tyre me k\u00ebto pyetje. nuk ka prov\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa 670 mij\u00eb zarfe pensionist\u00ebve. Por nuk ka prov\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa rr\u00ebzimi p\u00ebrtok\u00eb i euros. Ata q\u00eb kan\u00eb njohurit\u00eb m\u00eb elementare t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, ata e din\u00eb se t\u00eb rr\u00ebzosh monedh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Europ\u00eb duhet t\u00eb hedh\u00ebsh \u00e7do dit\u00eb minimumuni 30-40 mln euro n\u00eb treg.<br \/>\nAvokat\u00ebt e vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs, duket se ata q\u00eb iu kan\u00eb bler\u00eb vot\u00ebn iu ka n\u00eb bler\u00eb dhe mendimin, opinionin, gjuh\u00ebn. Asgj\u00eb nuk mund t\u2019i pengoj\u00eb ata t\u00eb shohin tullumbacen e Tom Doshit. Kjo parti n\u00eb k\u00ebto zgjedhje fal\u00eb qarkullimit t\u00eb parave, Rama-Doshi, vota-Rama \u00ebsht\u00eb rritur me 220%.<br \/>\nNuk ka nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe se sa p\u00ebr shkak se mund t\u00eb ket\u00eb paguar Tom Doshi t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb injorosh k\u00ebt\u00eb bat\u00ebrdi, k\u00ebt\u00eb blerje masive dhe t\u00eb kontribuosh n\u00eb p\u00ebrligjjen e nj\u00eb procesi shkat\u00ebrrimtar p\u00ebr kombin. Nj\u00eb komb q\u00eb ik\u00ebn dhe vet\u00ebm ik\u00ebn nga kjo situat\u00eb\u201d, deklaroi Berisha.<\/p>\n<p>Ai shtoi se drejtues t\u00eb PD po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb nxjerrin shum\u00ebsin\u00eb e faktor\u00ebve, por kjo ishte nj\u00eb gar\u00eb e presioneve terroriste t\u00eb ministrave, zv.ministrave, zyrtar\u00ebve, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBelinda Balluku arrin gjer aty sa th\u00ebrret n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb hapur n\u00eb shtab v\u00ebllain e kandidatit ton\u00eb n\u00eb Mat dhe i thot\u00eb; \u00e7\u2019pun\u00eb ke ti me fushat\u00ebn elektorale? Me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra demokrat\u00eb n\u00eb Bulqiz\u00eb u k\u00ebrc\u00ebnuan q\u00eb mos t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb komisione, administrata u soll si polici e sh\u00ebmtuar politike. Individ\u00eb q\u00eb takonin kandidatin ton\u00eb merreshin n\u00eb proces \u00e7erek ore, ose 5 minuta pas. E pyesnin; pse e takove? Ca pune ke me t\u00eb? Pra kjo ka ndodhur kudo. Bandat darkonin me qeveritar\u00eb dhe merrnin misionet, p\u00ebr kontrollin e vot\u00ebs, p\u00ebr grabitjen e saj. A ishte kjo situat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb? Jo nuk ishte nj\u00ebsoj. Po ku ishte kjo ? Ishte n\u00eb zonat ku ai me \u00e7do kush donte t\u00eb merrte mandatin. Kjo makineri mega-kriminale e blerjes s\u00eb vot\u00ebs dhe terrorizimit b\u00ebhej hapur\u201d, tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur sot kryesin\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit, nga ku dol\u00ebn me humbje. Berisha ka analizuar humbjen dhe shkaktar\u00ebt e saj, duke renditur sipas tij arsyet dhe ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe maxhoranc\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet sipas tij nga zv.kryeministrja Belinda Balluku. \u201cThirra k\u00ebt\u00eb mbledhje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46585,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46595"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46595\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}