{"id":46451,"date":"2023-05-20T16:41:20","date_gmt":"2023-05-20T16:41:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46451"},"modified":"2023-05-20T16:41:20","modified_gmt":"2023-05-20T16:41:20","slug":"berisha-duhet-levizje-paqesore-e-shoqeruar-me-mosbindje-civile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/20\/berisha-duhet-levizje-paqesore-e-shoqeruar-me-mosbindje-civile\/","title":{"rendered":"Berisha: Duhet l\u00ebvizje paq\u00ebsore e shoq\u00ebruar me mosbindje civile!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot nj\u00eb bashk\u00ebbisedim live n\u00eb rrjetin social Facebook me qytetar\u00ebt, ku iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve q\u00eb i kan\u00eb drejtuar ata. Berisha gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb drejtuara rreth analiz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb situat\u00ebs zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, manipulimet e kryera, si edhe tregoi rreth denoncimeve t\u00eb shumta q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Kryedemokrati u shpreh se, Tom Doshi ishte n\u00eb aleanc\u00eb me Edi Ram\u00ebn dhe Lulzim Bash\u00ebn p\u00ebr blerjen e votave.<\/p>\n<p>Berisha tha se: \u201cShp\u00ebrndarja n\u00ebn dor\u00eb, makineria mafioze e blerjes s\u00eb vot\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb n\u00ebn dor\u00eb edhe gjer n\u00eb 600 euro p\u00ebr vot\u00eb, duke u ofruar komisioner\u00ebve 10 mij\u00eb euro, edhe 20 milion\u00eb lek\u00eb, ishte n\u00eb proporcionet m\u00eb t\u00eb paimagjinueshme.\u201d<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh p\u00ebr qytetar\u00ebt se, n\u00ebse nuk q\u00ebndrojm\u00eb ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e k\u00ebtij vendi p\u00ebr zgjedhje jan\u00eb inekzistente. Berisha tha se, ndon\u00ebse t\u00eb gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahin\u00eb, rezultatin q\u00eb doli e pam\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej pyetjeve t\u00eb drejtuara, Berisha u p\u00ebrgjigj se, Partia Demokratike ka nevoj\u00eb t\u00eb hapet pa diskutim, por opozita shqiptare duhet t\u00eb p\u00ebrballet p\u00ebr t\u00eb garantuar vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha vuri theksin duke th\u00ebn\u00eb se, me Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje, ndaj duhet nj\u00eb l\u00ebvizje paq\u00ebsore e shoq\u00ebruar me mosbindje civile.<\/p>\n<p>Berisha tha se, votimi i detyruesh\u00ebm do e b\u00ebj\u00eb t\u00eb pavlefshme blerjen e vot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>BASHK\u00cbBISEDIMI I PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebdita dhe ndjes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vones\u00eb p\u00ebr shkaqe teknike. S\u00eb pari d\u00ebshiroj t\u00eb ju fal\u00ebnderoj me shum\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb gjith\u00eb ju, mb\u00ebshtet\u00ebsit e fuqish\u00ebm n\u00eb rrjetet sociale, por edhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn opozit\u00ebn dhe PD n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufijshme!<\/p>\n<p>Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr breng\u00ebn q\u00eb ndjenj\u00eb sot p\u00ebr shkak se rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr nga ai q\u00eb ju me t\u00eb drejt\u00eb keni pritur. Ndaj dhe jam sot para jush p\u00ebr t\u00eb ju p\u00ebrgjigjur \u00e7do pyetje, shqet\u00ebsimi q\u00eb ju keni.<\/p>\n<p>Le t\u00eb fillojm\u00eb pra k\u00ebt\u00eb bised\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Pasi keni deklaruar q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar Basha dhe Alibeaj, specifikisht vet\u00ebm k\u00ebta t\u00eb dy. A nuk mendoni se edhe Bardhi dhe disa emra t\u00eb tjer\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer Ram\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Mendoj se zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb prov\u00eb, nj\u00eb test n\u00eb \u00e7do forc\u00eb politike n\u00eb bot\u00eb. Debatet brenda nj\u00eb partie jan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e tolerueshme, konstante, normale. Kurse zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb prov\u00eb krejt\u00ebsisht themelore q\u00eb dallon njer\u00ebzit ose i bashkon njer\u00ebzit. P\u00ebrve\u00e7 Bash\u00ebs dhe Alibrav\u00ebs, un\u00eb nuk di deputet\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb mb\u00ebshtetur kandidat\u00ebt e primareve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ata kan\u00eb q\u00ebndruar brenda parimeve t\u00eb statutit dhe t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: A do t\u00eb ket\u00eb protesta t\u00eb fuqishme deri n\u00eb rr\u00ebzimin e autokratit Edi Rama?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Ne po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dram\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve. Un\u00eb kuptoj dhe mir\u00ebkuptoj plot\u00ebsisht \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, por edhe jo mb\u00ebshtet\u00ebsit q\u00eb PD t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb transparente dhe i garantoj ata se do ta b\u00ebj\u00eb patjet\u00ebr. Por ne jemi t\u00eb angazhuar non stop p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe v\u00ebrtetuar, gjith\u00e7ka b\u00ebri k\u00ebto zgjedhje m\u00eb t\u00eb dhunuara n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Analiza e deritanishme tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb si kristali se n\u00eb nj\u00eb seri bashkish\u00eb, nga veriu n\u00eb jug, koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 i jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrdhunsh\u00ebm mandatet. I jan\u00eb marr\u00eb mandate nga veriu, me p\u00ebrqendrim maksimal, n\u00eb Shkod\u00ebr, Kurbin, Lezh\u00eb, Durr\u00ebs, Elbasan, Vlor\u00eb, Sarand\u00eb, Kor\u00e7\u00eb dhe nj\u00eb seri bashkish\u00eb t\u00eb tjera. Jan\u00eb marr\u00eb mandate me makinerin\u00eb gjigante t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs e cila p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ajo doli haptas.<\/p>\n<p>Bonusi\u00a0 duke shp\u00ebrndar\u00eb 50 mij\u00eb lek, bonuset p\u00ebr 670 mij\u00eb pensionist\u00eb duke rritur dhe premtuar rritjen e rrogave p\u00ebr mbi 200 mij\u00eb e ca rrog\u00ebtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu qindra e mij\u00ebra leje legalizime e akte t\u00eb tjera t\u00eb gjitha t\u00eb ndaluara me ligj n\u00eb fushat\u00eb elektorale. Zgjedhjet u blen\u00eb haptas sepse mbi 100 mln euro u shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr asfalte, zhavorre dhe rind\u00ebrtime.<\/p>\n<p>Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fenomen q\u00eb nuk ka ekzistuar, p\u00ebrve\u00e7 asfalteve. Rrogat dhe pensionet nuk jan\u00eb rritur kurr\u00eb dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur kurr\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb elektorale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shp\u00ebrndarja n\u00ebn dor\u00eb, makineria mafioze e blerjes s\u00eb vot\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb n\u00ebn dor\u00eb edhe gjer n\u00eb 600 euro p\u00ebr vot\u00eb, duke u ofruar komisioner\u00ebve 10 mij\u00eb euro, edhe 20 milion\u00eb lek\u00eb, ishte n\u00eb proporcionet m\u00eb t\u00eb paimagjinueshme.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb bler\u00ebsi kryesor i k\u00ebtyre votave \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe makineria e tij e narkoshtetit.<\/p>\n<p>Por kemi nj\u00eb fakt k\u00ebsaj her\u00eb. Dushkun Doshi. Tek po vija k\u00ebtu, nj\u00eb aktiviste m\u00eb shkruan nga Peshkopia, se k\u00ebtu n\u00eb rrethin ton\u00eb, nj\u00eb parti pa seli, pa kryetar dhe pa an\u00ebtar, pa em\u00ebr, ka fituar 6 k\u00ebshilltar\u00eb me faktin e vet\u00ebm se Doshi ka sjell\u00eb thas\u00ebt me para dhe ka shp\u00ebrnda para.<\/p>\n<p>Partia e blerjes, aleatja m\u00eb e ngusht\u00eb e Edi Ram\u00ebs nuk e nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Peshkopi. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje ai ka marr\u00eb mbi 200 mij\u00eb vota, pa mbajtur nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme nj\u00eb fjalim, pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme nj\u00eb takim, pa paraqitur kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij nj\u00eb program, p\u00ebrve\u00e7 aleanc\u00ebs me Edi Ram\u00ebn dhe Lulzim Brav\u00ebn, i cili i dha me firm\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij, komisioner\u00ebt dhe num\u00ebruesin n\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb bashkish t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje u karakterizuan nga p\u00ebrjashtimi me skemat e ngjashme t\u00eb vitit 2001-2003 t\u00eb 180 mij\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb identifikuar si zgjedh\u00ebs t\u00eb djatht\u00eb dhe p\u00ebr motive politike. Ne disponojm\u00eb dokumente se qendra votimi, me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra votues figurojn\u00eb se kan\u00eb votuar n\u00eb at\u00eb qend\u00ebr nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata jan\u00eb n\u00eb Itali, Gjermani apo SHBA.<\/p>\n<p>Pra Erges, ne po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb serioze n\u00eb zotimin ton\u00eb se do t\u00eb mbrojm\u00eb vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute do marrim t\u00eb gjith\u00eb vendimet sepse kjo d\u00ebshmon se k\u00ebtu zgjedhje t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebrve\u00e7se fars\u00eb, nuk ka.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Zoti Berisha, mjaft u kap\u00ebt pas logos, reformoni partin\u00eb dhe hapeni sa m\u00eb shpejt.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Zonja Dinoshi, ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr sugjerimin. E konsideroj shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tuaj. Nuk ka patur asnj\u00eb penges\u00eb zyrtare, legale p\u00ebr hapjen, por p\u00ebrpjeke shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr hapjen e k\u00ebsaj partie ndaj vlerave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: \u00c7far\u00eb kan\u00eb me ty doktor, pse nuk merren me Tom Doshin.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Un\u00eb nuk kam paguar kurr\u00eb dhe nuk paguaj njeri.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Pse nuk pati asnj\u00eb ndihm\u00eb ekonomike nga opozita e bashkuar p\u00ebr kandidat\u00ebt e bashkive.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha<\/em><\/strong><strong>:<\/strong>\u00a0Shum\u00eb e drejt\u00eb pyetja juaj, sepse opozita e bashkua, si\u00e7 e dini mori zero lek\u00eb nga qeveria dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ajo me ato pak fonde q\u00eb kishte p\u00ebrballoi disa shpenzime q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb domosdoshme, por shum\u00eb modeste. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se PD-ja nuk mori asnj\u00eb qindark\u00eb, p\u00ebrkundrazi p\u00ebrve\u00e7 2 milion\u00eb eurove q\u00eb mori Brava-Alibasha n\u00eb fillim, mori edhe nja 220 mij\u00eb euro tani n\u00eb fund dhe dha dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: The se do t\u00eb na kthesh n\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb\u00a0 tjet\u00ebr, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duam, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na premtove. Ne nuk duam t\u00eb humb\u00ebsh koh\u00eb me vot\u00ebbesim me demokrat\u00ebt, por duhet t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb ekip fitues, duke b\u00ebr\u00eb edhe radioskopin\u00eb e humbjes s\u00eb zgjedhjeve.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong><em>\u00a0<\/em>Ju siguroj se radioskopia do b\u00ebhet e plot\u00eb. Vot\u00ebbesimi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb ligj i statutit. Por ne jemi forc\u00eb politike serioze. N\u00eb rast se kthehemi n\u00eb prill t\u00eb vitit 2021, dy dit\u00eb pas zgjedhjeve un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb artikull, titulli i tij \u00ebsht\u00eb se; vota vdiq pa hyr\u00eb n\u00eb kuti. Dhe kam th\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet \u00e7do q\u00ebmtim, \u00e7do hetim, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb identifikuar gjith\u00e7ka p\u00ebsoi vota n\u00eb ato zgjedhje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate, un\u00eb u kam premtuar shqiptar\u00ebve se PD do mbroj\u00eb vot\u00ebn, duke theksuar se nuk e mbron me arm\u00eb, se mbrojtja e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces. Dhe p\u00ebr momentin, un\u00eb ju kuptoj ju, por e konsideroj jetike sepse do ishte gj\u00ebja m\u00eb e pandershme n\u00ebse ne do vinim n\u00eb diskutim nj\u00eb rezultat pa fakte, pa dokumente t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme.<\/p>\n<p>Kur them se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb marr\u00eb mandate, ne disponojm\u00eb fakte t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme. Arjan, Shkodra ka njohur n\u00eb dit\u00ebn e votimit, terrorin e bashkimit t\u00eb t\u00eb gjitha bandave, t\u00eb cilat edhe pse ishin n\u00eb vrasje, rivalitet nj\u00ebra me tjet\u00ebr u bashkuan nga Edi Rama dhe ministrat e tij, u bashkuan p\u00ebr t\u00eb vendosur Shkodr\u00ebn n\u00ebn terror t\u00eb vot\u00ebs. Ndon\u00ebse t\u00eb gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahin\u00eb, ju e pat\u00eb rezultatin q\u00eb doli.<\/p>\n<p>Autokolona e bandave me makina t\u00eb blinduara kalonte nga qendra n\u00eb qend\u00ebr. Sepse Velipoja u vendos n\u00eb pushtim t\u00eb plot\u00eb nga P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, i cili ka nj\u00eb motel se\u00e7 ka, dhe Edi Rama dhe Olsi i japin licenc\u00eb p\u00ebr kazino edhe pse ligji thot\u00eb duhet hotel me pes\u00eb yje. Pra n\u00ebse nuk q\u00ebndrojm\u00eb ndaj k\u00ebtij krimi monstruoz, shanset e k\u00ebtij vendi p\u00ebr zgjedhje jan\u00eb inekzistente. Ose n\u00ebse nuk q\u00ebndrojm\u00eb ndaj terrorit q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar n\u00eb Bulqiz\u00eb nga bandat e Belinda Ballukut. Ju duhet ta dini se kjo administrat\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb k\u00ebsaj here n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb absolute si nj\u00eb polici politike. Me mij\u00ebra votues, mb\u00ebshtet\u00ebs tan\u00eb jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga format m\u00eb t\u00eb ndryshme nga punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebheshin komisioner\u00eb. Thirreshin prej tyre dhe k\u00ebrkonin pse takove ti kandidatin. Telefonoheshin dhe thonin, pse shkove n\u00eb takim. Njer\u00ebzit nuk i din\u00eb k\u00ebto, nuk i kan\u00eb t\u00eb qarta sa duhet. Por n\u00ebse nj\u00eb administrat\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb polici politike si\u00e7 ka ndodhur. N\u00ebse ministrat marrin banda nga Tirana, Berati dhe i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur, zgjedhje nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Por ne jemi n\u00eb analiz\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb dh\u00ebnat paraprake. N\u00ebse p\u00ebrjashtohen politikisht 180 mij\u00eb votues p\u00ebr faktin dhe marr\u00ebzin\u00eb e vetme t\u00eb atij q\u00eb ishte k\u00ebtu se bojkotoi zgjedhjet e 2019 dhe u tregoi socialist\u00ebve me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr se cil\u00ebt jan\u00eb votuesit tan\u00eb, at\u00ebher\u00eb zgjedhje me k\u00ebto rregulla nuk ka. Por m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb e shprehu vet\u00eb Edi Rama, i cili deklaroi se Kodi Zgjedhor p\u00ebr at\u00eb ishte nj\u00eb kinez\u00ebri. Ndaj dhe edhe ajo q\u00eb thoni ju, jan\u00eb t\u00eb drejta, por i dashur Arjan, themelore \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe mbrojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Kur do t\u2019i jepet p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb rinjve dhe partia nuk do t\u00eb b\u00ebhet kafene, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom\u00eb n\u00eb Bulqiz\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha<\/em><\/strong><strong>:<\/strong>\u00a0Disa nga kandidat\u00ebt tan\u00eb ishin t\u00eb rinj dhe kan\u00eb fituar. Kan\u00eb fituar n\u00eb Mirdit\u00eb, Fush\u00eb Arr\u00ebz, Kavaj\u00eb dhe un\u00eb mund t\u00eb ju them se p\u00ebrve\u00e7 inkurajimit, nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb penges\u00eb. Por meq\u00eb m\u00eb thua p\u00ebr Bulqiz\u00ebn, un\u00eb njer\u00ebzisht u k\u00ebrkoj t\u00eb ndaleni pak n\u00eb terrorin q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar pik\u00ebrisht n\u00eb Bulqiz\u00eb nga banda t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pyet n\u00eb komunitetin t\u00ebnd, sa njer\u00ebzve iu jan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb t\u00eb mos pranojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb komisioner\u00eb, sa qytetar\u00ebve iu jan\u00eb marr\u00eb kartat e identitetit, sa invalid\u00ebve iu jan\u00eb mbledhur kartat e identitetit vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos votuar?<\/p>\n<p>Kandidati i Bulqiz\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjedhur me primare dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00e7do i ri \u00ebsht\u00eb i ftuar. Nuk pretendoj asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb patur t\u00eb meta dhe dob\u00ebsi, por k\u00ebto nuk mund t\u00eb pa pengojn\u00eb ne t\u00eb p\u00ebrballemi me m\u00eb t\u00eb keqen.<\/p>\n<p>I dashur mik! E kam th\u00ebn\u00eb para disa dit\u00ebsh dhe e them prap, dy ishin dhunuesit m\u00eb madhor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, makineria gjigante e blerjes s\u00eb vot\u00ebs, pron\u00eb e qeveris\u00eb dhe mafies shqiptare. E dyta ishte frika. Zgjedhjet ishin t\u00eb stilit putinist. T\u00eb garantoj se frika nga punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt merreshin me luft\u00eb klasash, t\u00eb cil\u00ebt i thonin biznesmenit, porosia e shefit tim \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti dhe pun\u00ebtor\u00ebt e tu t\u00eb mos dal\u00ebsh n\u00eb votime se do kesh pasoja. Dhe un\u00eb po e p\u00ebrcjell k\u00ebt\u00eb porosi i thoshte punonj\u00ebsi i tatimeve apo doganave.<\/p>\n<p>Drejtoresha e institucioneve qendrore ka k\u00ebrkuar q\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb fotografojn\u00eb dhe t\u2019i tregojn\u00eb vot\u00ebn. Kurse n\u00eb Bulqiz\u00eb, k\u00ebto presione, nat\u00ebn dhe dit\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ndaj dhe t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, PD ka nevoj\u00eb t\u00eb hapet, t\u00eb hapet, t\u00eb hapet pa diskutim. Por n\u00ebse PD dhe opozita shqiptare, nuk p\u00ebrballet p\u00ebr t\u00eb garantuar vot\u00ebn e lir\u00eb, t\u00eb garantoj se zgjedhjet nuk do mbetet element, asnj\u00eb lloj shansi p\u00ebr t\u00eb pasur opozita ndonj\u00eb mandat n\u00eb parlamentin q\u00eb vjen.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Kryesia e PD nuk doli n\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt. Duhet t\u00eb kishin vajtur n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Europ\u00ebs sepse atje jan\u00eb votuesit e PD.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Shum\u00eb e drejt\u00eb. Kryesia e PD u p\u00ebrqendrua e t\u00ebra n\u00eb vend. PD ndodhej n\u00eb disa situata t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb serioze ekonomike t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebn\u00eb asaj t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb prenotonte bileta udh\u00ebtimesh. Kurse votimi i emigrant\u00ebve si\u00e7 p\u00ebrcakton kushtetuta dhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb duhet ta vendosim n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebt\u00eb vot\u00eb Edi Rama nuk e do. Ju siguroj se ky standard nuk mund t\u00eb rivendoset sa t\u00eb jet\u00eb Edi Rama n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Mendoj 3 pika p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit. Votimi i emigrant\u00ebve, num\u00ebrimi aty ku votohet, maksimalizimi i d\u00ebnimit p\u00ebr tregtar\u00ebt e votave.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Jeni absolutisht i sakt\u00eb me propozimet. Mund t\u00eb shtoj edhe nj\u00eb tjet\u00ebr nga ana ligjore. Votimi i detyruesh\u00ebm. Votimi i detyruesh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm blerjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs. Sepse blerjet jan\u00eb dy llojesh sot. Nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb blerja e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, merr k\u00ebto para e mos dil n\u00eb votim. Dhe ai nuk del se ka shitur t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Dhe ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb merr k\u00ebto para dhe dil e voto p\u00ebr mua. Kjo e dyta n\u00ebse vihet votim me detyrim, si\u00e7 e ka Greqia, Australia dhe miqt\u00eb t\u00eb mi n\u00eb Australi \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb shkaqet kryesore q\u00eb vendos\u00ebm k\u00ebt\u00eb ligj\u00a0 ishte pik\u00ebrisht p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb fund blerjes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, por k\u00ebto sugjerime t\u00eb drejta q\u00eb ju dhat\u00eb, Edi Rama nuk i pranon, sepse Edi Rama e quan kinez\u00ebri kodin zgjedhor dhe ai pranon vet\u00ebm standarde q\u00eb i lejojn\u00eb atij t\u00eb manipuloj\u00eb dhe t\u00eb kontrolloj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: A i lexon sms q\u00eb u d\u00ebrgojn\u00eb demokrat\u00ebt dhe a i merr parasysh mendimet e tyre. A do t\u00eb shkoni t\u00eb festoni me Kavaj\u00ebsit dhe bashkit\u00eb e tjera fituese p\u00ebr ti falenderuar ata. A mund ti b\u00ebsh nj\u00eb ftes\u00eb publike grupit t\u00eb Alibash\u00ebs p\u00ebr bashkim.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0T\u00eb garantoj q\u00eb i lexoj me t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e mia mesazhet e demokrat\u00ebve dhe jo demokrat\u00ebve. Un\u00eb komunikoj shum\u00eb, por natyrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb mori t\u00eb pafundme mesazhes q\u00eb marr\u00eb marr n\u00eb Facebook, sms, \u00ebhatassap, signal, n\u00eb rrjetet sociale edhe ka q\u00eb m\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. Un\u00eb nuk l\u00eb asnj\u00eb mesazh pa i kthyer p\u00ebrgjigje, p\u00ebrve\u00e7 ato mesazhe q\u00eb nuk arrij ti lexoj n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta, un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb dhe e b\u00ebj prap publike ftes\u00ebn time. Jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur. E thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb evidente, gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebrve\u00e7 dyve, kan\u00eb mb\u00ebshtetur ose nuk kan\u00eb kund\u00ebrshtuar kandidat\u00ebt e primareve, akt t\u00eb cilin un\u00eb e vler\u00ebsoj se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i tyre. Jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur. I ftoj t\u00eb negociojm\u00eb, bashkohemi n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb do t\u00eb shkoj ti fal\u00ebnderoj, uroj, sapo t\u00eb lirohem pak. Dhe ata kan\u00eb shum\u00eb merita. Jan\u00eb disa bashki. Jan\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb u kan\u00eb marr\u00eb haptas mandatin, qart\u00ebsisht. I ati i kandidatit t\u00eb Rrogozhin\u00ebs merr n\u00eb zarf votat e t\u00eb burgosurve ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ai dhe rr\u00ebzon kandidatin ton\u00eb me 20 vota. Gj\u00ebra t\u00eb paimagjinueshme. K\u00ebshtu ka ndodhur n\u00eb Belsh. E sigurt\u00eb edhe Lezha e till\u00eb \u00ebsht\u00eb. N\u00eb Lezh\u00eb Arben Ndoka me band\u00ebn e tij dhe bandit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nat\u00ebn e votimit, kan\u00eb kaluar nga nj\u00eb zon\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn dhe jan\u00eb t\u00eb filmuar, duke ndar\u00eb para dhe ushtruar presion n\u00eb zona t\u00eb ndryshme. Po k\u00ebshtu n\u00eb Kurbin. N\u00eb Mamurras ka shkuar deri n\u00eb 600 euro vota. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnimeve, goditjeve t\u00eb komisioner\u00ebve. Pra jan\u00eb nj\u00eb seri problemesh q\u00eb presin q\u00eb demokrat\u00ebt\u00a0 ti japin p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Po shkojm\u00eb nga humbja n\u00eb humbje dhe arsyet dihen. Vendi ka nevoj\u00eb t\u00eb padiskutueshme p\u00ebr ndryshim. Kam bindjen se reformimi i brendsh\u00ebm me p\u00ebrzierjen e parazit\u00ebve dhe sorosian\u00ebve jan\u00eb shkat\u00ebrrimtare.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Tani zoti Vigan, para k\u00ebtyre zgjedhjeve t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jo vet\u00ebm un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb nuk kam gjetur ndonj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb thot\u00eb se Edi Rama b\u00ebn zgjedhje t\u00eb lira. Q\u00eb t\u00eb themi se Edi Rama dhunon zgjedhjet, nuk themi asgj\u00eb t\u00eb re. Por natyrisht dokumentimi i k\u00ebtij dhunimi \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Vendimet bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokumentim jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nga ana tjet\u00ebr ju keni nj\u00eb mendim, por un\u00eb mendoj se nj\u00eb front i gjer\u00eb opozitar kund\u00ebr k\u00ebsaj t\u00eb keqeje, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri e madhe. Dhe ne do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb front sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb opozitar, natyrisht e them dhe tani, e them me bindje si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe para zgjedhjeve, me Edi Ram\u00ebn zgjedhje nuk ka.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Doktor po nuk votoi m\u00ebrgata, harrojeni p\u00ebrmbysjen e k\u00ebtij sistemi monist. Kjo klik\u00eb fiton vet\u00ebm me administrat\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr. \u00c7do shqiptari anemban\u00eb bot\u00ebs nuk duhet t\u2019i mohohet e drejta e vot\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Keni shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe jam plot\u00ebsisht dakord. Problemi \u00ebsht\u00eb, Edi Rama nuk e pranon k\u00ebt\u00eb. Ky kryeminist\u00ebr nuk e pranon k\u00ebt\u00eb. Nuk e ka pranuar n\u00eb 2013, kur u \u00e7ova ligjin n\u00eb Parlament p\u00ebr vot\u00ebn e diaspor\u00ebs dhe emigracionit, ai b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se do bojkotonte zgjedhjet. Jam i sigurt q\u00eb ai nuk e pranon, ndaj edhe teza me Edi Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje. Nuk duhet t\u00eb jemi iluziv, nuk ka zgjedhje me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Z.Berisha, t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb thoni dihen bot\u00ebrisht. A do t\u2019u thuash shqiptar\u00ebve form\u00ebn sesi do t\u00eb rr\u00ebzohet regjimi?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Forma e vetme me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb kemi zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme \u00ebsht\u00eb ajo form\u00eb e p\u00ebrdorur nga t\u00eb gjitha vendet kund\u00ebr monizmit, dhe ajo \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja paq\u00ebsore demokratike gjer n\u00eb realizimin n\u00eb realizimin e q\u00ebllimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb bindja ime m\u00eb e thell\u00eb. Pa k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, pa mosbindjen civile, si\u00e7 e ka quajtur Mahatma Gandi, si element t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizje, k\u00ebtu zgjedhje dhe votime nuk ka.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Pse nuk merrni komisioner\u00eb nga Kosova?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Ligji p\u00ebrcakton, por Kosova ka nj\u00eb kultur\u00eb tjet\u00ebr. Kosova nuk ka nj\u00eb kryeminst\u00ebr q\u00eb b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer zgjedhjet. Kosova nuk ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb vendos n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb para p\u00ebr 670 mij\u00eb votues publikisht. Kosova nuk ka j\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb takohet, q\u00eb angazhon bandat kund\u00ebr vot\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb problemi i komisioner\u00ebve, \u00ebsht\u00eb problemi i qeveris\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Po n\u00eb Kuk\u00ebs, pse kjo disfat\u00eb doktor?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Blerje dhe vet\u00ebm blerje. T\u00eb garantoj, se ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm blerje. Safet Gjici q\u00eb ta dini ju, mund t\u00eb ket\u00eb fituar nga Edi Rama. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mga p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb tenderave nga qeveria e Edi Ram\u00ebs. Ato tendera i ka fituar ai vet\u00ebm me nj\u00eb kusht q\u00eb t\u00eb blej\u00eb votat p\u00ebr t\u00eb mbajtur Kuk\u00ebsin. Ne vota nuk blejm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb e faktuar, tani t\u00eb thuash ti se ofron alternativ\u00eb Safet Gjici p\u00ebrve\u00e7 vjedhjes dhe blerjes s\u00eb vot\u00ebs, alternativ\u00eb tjet\u00ebr nuk ka ai, nuk lodhet.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor Berisha, duhet hapje sa m\u00eb shum\u00eb me element\u00eb t\u00eb rinj.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Absoltuisht, shum\u00eb dakord. T\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin. Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Shqiptar\u00ebt nuk mund t\u2019i mashtrojm\u00eb, me Edi Ram\u00ebn zgjedhje nuk ka.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor, e mira e partis\u00eb dhe demokrat\u00ebve t\u00eb zbatohet statuti i miratuar nga ju.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb do t\u00eb miratohet. Nuk mund t\u00eb devijohet kurr\u00eb. I qendroj dhe do t\u2019i qendroj plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Doktor, a mendoni q\u00eb votimi duhet t\u00eb jet\u00eb i detyruar?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Un\u00eb besoj se po. Votimi i detyruar ekziston n\u00eb disa vende. N\u00eb shumic\u00ebn jo. Por ka vende q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha kontinentet.\u00a0 Edhe n\u00eb Europ\u00eb, edhe n\u00eb Amerik\u00eb e ka Argjentina, e ka Australia. Pra ka vende demokratike. Un\u00eb po flas siaps miqve t\u00eb mi australian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar se vendosja e atij ligji ka qen\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr Australin\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: B\u00ebj partin\u00eb t\u00ebnde doktor se PD nuk ta jep Rama.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Faleminderit, kam nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj betej\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: M\u00eb vjen keq doktor q\u00eb nuk e kupton dhe nuk do ta kuptosh q\u00eb n\u00eb ekipin t\u00ebnd ka defekte shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe nuk po merr masa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, saod banda t\u00eb ket\u00eb Tropoj\u00eb, Kuk\u00ebs, Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e drejtuesve, p\u00ebrjashto ju.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Jo, mua mos m\u00eb p\u00ebrjashto fare, un\u00eb kam p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia. Nj\u00eb gj\u00eb t\u2019ju them ju. N\u00eb qoft\u00eb se tjetri vendos shitjen e vot\u00ebs n\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri ekstreme q\u00eb jetojn\u00eb njer\u00ebzit, aty duhet t\u00eb jemi m\u00eb realist\u00eb.<\/p>\n<p>Shkoni n\u00eb zonat ku \u00ebsht\u00eb bler\u00eb votat n\u00eb Kuk\u00ebs, dihet mir\u00eb shum\u00eb ku jan\u00eb, Ku \u00ebsht\u00eb bler\u00eb vota n\u00eb Tropoj\u00eb, t\u00eb themi at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, dhe industria e blerjes s\u00eb vot\u00ebs funksionon me nj\u00eb program shum\u00eb t\u00eb konsoliduar. Natyrisht, kjo industri nuk fuksionoi n\u00eb Kavaj\u00eb, ku si\u00e7 po deklaronte dje nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i t\u00eb p\u00ebrndjekurve n\u00eb Kavaj\u00eb, qytetar\u00ebt e Kavaj\u00ebs refuzuan zarfet.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk funksionoi n\u00eb Puk\u00eb. U p\u00ebrpoq\u00ebn. Nuk funksionoi n\u00eb Mir\u00ebdit\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn q\u00eb prisnin. Por ajo funksionoi n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb tjera, dhe ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim monstruoz elektoral. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkelmim i Kushtetut\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrlgj q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Edi Rama dhe banda e tij, me dokumente i regjistruar.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nuk arrijm\u00eb t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb vot\u00ebn, vot\u00eb nuk do ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Doktor, duhet ndryshuar Kodi Elektoral n\u00eb Parlament sa m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb nxirrni qeverin\u00eb hije.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Ndryshimi i kodit k\u00ebrkon votat. \u00c7do ndryshim do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sepse ai e quajti at\u00eb nj\u00eb dokument pa vler\u00eb, kinez\u00ebri, \u00e7\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai shkeljen e tij e konsideron gj\u00ebn\u00eb m\u00eb normale.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: A do t\u00eb ket\u00eb padi p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje? A do t\u00eb ket\u00eb padi p\u00ebr deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs: po nuk votuat kandidatin, harrojeni qeverin\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0P\u00ebr korrektes\u00eb, dhe jo se kemi vler\u00ebsim, por p\u00ebr korrektes\u00eb, gjer sot kemi dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK 30 padi. Por ju sigurij, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u2019i dor\u00ebzosh n\u00eb departamentin juridik t\u00eb PS.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Duhet pjesa proceduriale m\u00eb par\u00eb padi, kur shkon te protesta ke kaluar \u00e7do hallk\u00eb institucionale.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Un\u00eb po ju them edhe nj\u00ebher\u00eb, se deri m\u00eb tani kemi b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani 30 padi dhe do b\u00ebjm\u00eb. Ne nuk heqim dor\u00eb, sepse ne respektojm\u00eb procedur\u00ebn, por kemi k\u00ebt\u00eb bindje.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje z.Berisha, a mendoni se do ta bashkoni PD, qoft\u00eb edhe me kosto politike t\u00eb disa prej krer\u00ebve pran\u00eb jush?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Ne mbetemi plot\u00ebsisht t\u00eb hapur p\u00ebr bashkimin e PD. Un\u00eb e kam theksuar edhe dje, edhe sot e them. Natyrisht, \u00ebsht\u00ebnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e secili q\u00eb e merr, por un\u00eb besoj se \u00e7do demokrat p\u00ebr hir t\u00eb investimit t\u00eb tij n\u00eb PD dhe t\u00eb nj\u00eb situate dramatike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet thirrjes s\u00eb brendshme t\u00eb nd\u00ebrgjegjies s\u00eb tij dhe t\u00eb bashkohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb tij p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe rivendosjen e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor Berisha, n\u00eb qoft\u00eb se Edi Rama thot\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb bashk\u00eb, a do t\u00eb pranonit dhe n\u00ebse Lulzim Basha kthehet, a do ta pranoni n\u00eb parti ose deputet?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Asnj\u00eb form\u00eb bashk\u00ebpunimi me Edi Ram\u00ebn nuk do pranoja, p\u00ebrve\u00e7 ndryshimit t\u00eb ligjit elektoral, gj\u00eb q\u00eb ai nuk e pranon. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Lul Bash\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb deputet, nuk ka dor\u00ebzuar mandatin, \u00ebsht\u00eb deputet. Ka kryer aktin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb vetlargimit nga PD, se statuti nuk ka p\u00ebrjashtim, por ai q\u00eb n\u00eb fushat\u00eb elektorale nxjerr kandidat\u00eb kund\u00ebr partis\u00eb s\u00eb tij, ai konsiderohet i vetlarguar n\u00eb t\u00eb gjitha kodet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Tre bashki i ka humbur PD p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: \u00c7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr Bashkin\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebz e cila i dha mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb Hil Currit, duke e zgjedhur kryetar me plus 900 vota. Respekte legjend\u00eb!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufijshme ndaj banor\u00ebve t\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt me gjith\u00eb varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb, nuk iu n\u00ebnshtruan presionit t\u00eb bandave dhe t\u00eb parave, por qendruan si guximtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dhe urimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta Hil Currit p\u00ebr fitoren e shk\u00eblqyer t\u00eb tij, Rrok Dod\u00ebs n\u00eb Puk\u00eb, Albert M\u00eblyshit n\u00eb Mir\u00ebdit\u00eb. Mir\u00ebdita \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ogur i bardh\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Z.Berisha, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr krijim aleancash me faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb neutralizuar ato t\u00eb Ram\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Ne jemi n\u00eb kontakte t\u00eb vazhdueshme me faktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nuk mohohet p\u00ebrpjekja dhe kjo situat\u00eb ka nj\u00eb shkaqet kryesore nd\u00ebrhyrjen e mafies s\u00eb George Sorosit, Edi Ram\u00ebs, McGonigal, etj., por ne p\u00ebrpiqemi dhe do t\u00eb forcojm\u00eb lidhjet me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr vot\u00ebne lir\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri, si \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb qeveri dhe opozit\u00eb sovrane. Koha punon p\u00ebr ne.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Un\u00eb besoj doktor, s enuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq sa duhet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vot\u00ebn, duke ditur se me k\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Ne jemi p\u00ebrpjekur, por un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb. Ne vot\u00eb me arme nuk mbrojm\u00eb. Ne vot\u00eb e mbrojm\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb proces, se qendrimi jasht\u00eb procesit \u00ebsht\u00eb ndryshim apriori i vot\u00ebs. Vot\u00ebn e mbrojm\u00eb duke v\u00ebzhguar me v\u00ebmendjen m\u00eb maksimale \u00e7do ndodhi dhe zhvillim gjat\u00eb procesit elektoral. Duke d\u00ebnuar me guxim, me em\u00ebr \u00e7do form\u00eb presioni, \u00e7do dhun\u00eb, \u00e7do band\u00eb, \u00e7do qeveritar.<\/p>\n<p>Ne vot\u00ebm e mbrojm\u00eb, duke nxjerr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt qeveria kontrolloi vot\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebrfundimtarja. Vota mbrohet, kur ai q\u00eb dhunoi vot\u00ebn t\u00eb marr\u00eb nd\u00ebshkimin e merituar. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Q\u00eb t\u00eb binden demokrat\u00ebt duhet mbledhur kryesia, duhen b\u00ebr\u00eb zgjedhje, dhe duhet bindur drejt\u00ebsia, se vula dhe e drejta \u00ebsht\u00eb me ju.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Po e nis nga kjo e dyta. N\u00eb qoft\u00eb se mendon se drejt\u00ebsia nuk kontrollohet nga Edi Rama, besoj se nuk e ke t\u00eb drejt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi, seksion i PS. Mund t\u00eb t\u00eb jap 100 fakte, e kontrolluar totalisht nga Edi Rama, dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet t\u00eb themi q\u00eb n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr t\u2019u siguruar p\u00ebr d\u00ebmin maksimal ndaj opozit\u00ebs u implikua me t\u00eb gjith\u00eb pesh\u00ebn e saj ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb evidente. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Ndaj edhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb problem madhor me sistemin drejt\u00ebsis\u00eb, i cili ndodhet sot m\u00eb i kontrolluar se kurr\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 koh\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nga partia shtet.<\/p>\n<p>Kryesia padiskutim do mblidhet, por k\u00ebrkoj durim nga ju. Pse k\u00ebrkoj durim nga ju? Sepse po merremi me procesin e mbrojtjes s\u00eb vot\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb. \u00cbsht\u00eb i mundsh\u00ebm, se me t\u00eb pamundur\u00ebn nuk do t\u00eb merreshim, por k\u00ebrkon detyrimisht koh\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb konstekst, si\u00e7 theksova, p\u00ebrpar\u00ebsi e par\u00eb absolute \u00ebsht\u00eb mbrojtja e vot\u00ebs. P\u00ebrpar\u00ebsi tjet\u00ebr po absolute pas saj \u00ebsht\u00eb analiza e t\u00eb gjitha problematikave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb PD nga kryetari i saj te an\u00ebtari i thjesht\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje nga Bulqiza doktor, arsyet e humbjes jan\u00eb bandat e Belind\u00ebs dhe futja n\u00eb zgjedhje me emrin e Met\u00ebs, pavar\u00ebsisht se kandidati i Bulqiz\u00ebs ishte perfekt p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kukulle t\u00eb komnduar nga Belinda. Fitoi paraja doktor, duhet t\u00eb rithemelojm\u00eb PD dhe sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb parti.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Faleminderit shum\u00eb. Kam k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb them se sot kryetar dege n\u00eb Bulqiz\u00eb kemi nj\u00eb t\u00eb ri, avokati Shaqir Manjani \u00ebsht\u00eb ndofta jo moshatar i juaji, por prap i ri \u00ebsht\u00eb, dhe uroj q\u00eb d\u00ebshiroj q\u00eb ai t\u00eb afroj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb thoni ju p\u00ebr bandat, p\u00ebr parat\u00eb, por duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Nuk ka diskutim q\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka ndikuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb marrjen e mandateve, frika dhe paraja. Por nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto t\u00eb dyja. Ka edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do analizohen.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se Partia e Liris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha qendrimet e saja ka qen\u00eb plot\u00ebsisht luajale, dhe ajo nuk kishte asnj\u00eb interes si parti t\u00eb b\u00ebnte koalicion, por k\u00ebt\u00eb koalicion ajo e b\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb kishte nj\u00eb fuqi m\u00eb t\u00eb madhe. P\u00ebrndryshe si\u00e7 e pat\u00eb ju, kandidat\u00ebt tan\u00eb do detyroheshin t\u00eb regjistroheshin t\u00eb pavarur, sepse Edi Rama me gjykat\u00ebsit e tij, ekzekutor\u00eb t\u00eb ligjit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, mori logon dhe vul\u00ebn e PD.<\/p>\n<p>Ndaj edhe, n\u00eb k\u00ebto rrethana, t\u00eb garantoj q\u00eb Edi Rama do i kishte b\u00ebr\u00eb shp\u00ebrblimin m\u00eb t\u00eb madh Ilir Met\u00ebs, n\u00ebse ai nuk do pranonte koalicionin me PD. Duhet t\u00eb kemi gjykim politik, i dashur. P\u00ebrpjekja ishte nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb: t\u00eb asgj\u00ebsohej PD n\u00eb k\u00ebt\u00eb fars\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrpjekje d\u00ebshtoi. Un\u00eb nuk them se PD mori rezultatin q\u00eb priste. Jo, jo. Por mori 40% t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb elektoratit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur me kandidat\u00ebt tan\u00eb do kishim nj\u00eb num\u00ebr votash t\u00eb tyre, shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se tani, sepse kishim nj\u00eb suport, si\u00e7 dihet. Nuk mund t\u00eb them p\u00ebr raste t\u00eb caktuara, por kjo analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb analiz\u00eb e vlefshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Ne ishim para rrethan\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama dhe jo vet\u00ebm ai, k\u00ebrkonin me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb na zhduknin nga harta elektorale e vendit.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje Dr.Berisha, a mendon se \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm ndryshimi i kryesis\u00eb me personalitete t\u00eb tjera, pasi k\u00ebta nuk mungojn\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Gjith\u00e7ka e parashikon statuti. N\u00ebse nj\u00eb parti l\u00ebviz pa statut, t\u00eb garantoj q\u00eb ajo kompromoneton thell\u00ebsisht funksionimin e saj si nj\u00eb institucion. Ne kemi statutin dhe do zbatojm\u00eb statutin. N\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrpara, statuti shkelej me dy k\u00ebmb\u00eb, k\u00ebsaj here statuti do t\u00eb zbatohet me p\u00ebrpikm\u00ebri.<\/p>\n<p>Por kam nj\u00eb gj\u00eb, edhe nj\u00ebher\u00eb. Po e p\u00ebrs\u00ebrish shpesh k\u00ebt\u00eb, dhe nuk m\u00eb vjen mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb par\u00eb, kur Edi Rama qart\u00ebsisht bleu zgjedhjet me para n\u00ebn dor\u00eb. Nuk iu dha para pensionist\u00ebve, nuk rriti rroga, por p\u00ebrdori metod\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb deklarova se vota vdiq pa hyr\u00eb n\u00eb kuti, por deklarova gjithashtu se duhet t\u00eb merremi shum\u00eb me mbrojtjen e saj, dhe pastaj me analiz\u00ebn e holl\u00ebsishme. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodhi tjetra. K\u00ebsaj here do ndiqet kjo q\u00eb them. Do mbrohet vota. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe, shum\u00eb voluminoze, ta dini ju k\u00ebt\u00eb. Nuk jemi as n\u00eb gjysm\u00ebn e procesit, se procesi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhdim. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb abuzime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ne do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb publike ato, por duhet t\u00eb keni durim q\u00eb ne t\u00eb kemi \u00e7do gj\u00eb konkrete. T\u00eb mos dalim para jush pa fakte dhe dokumente t\u00eb konfirmuara. Mbledhja e tyre k\u00ebrkon koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje z.Sali Berisha, duke par\u00eb masakr\u00ebn zgjedhore dhe rezultatin si p\u00ebrfunduam me vet\u00ebm 7 bashki demokrate, si mendoni se mund t\u2019i ndalojm\u00eb socialist\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e tjera q\u00eb t\u00eb mos na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0T\u00eb mendosh se mund t\u00eb ndalosh Edi Ram\u00ebn pa dhunuar, pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, mendon t\u00eb pamundur\u00ebn.<\/p>\n<p>Me Edi Ram\u00ebn, zgjedhje nuk ka!<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj fushate un\u00eb jam shprehur publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por ai p\u00ebrkundrazi dyfishoi. Kaloi n\u00eb blerje t\u00eb hapur t\u00eb zgjedhjeve. Shp\u00ebrndau para buxheti n\u00eb xhepat e 870 mij\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb nuk mund ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh, ai e b\u00ebri, duke e shpallur Kodin Zgjedhor nj\u00eb kinez\u00ebri.<\/p>\n<p>Ndaj edhe, zgjedhjet e lira dhe vot\u00ebn do e kthejn\u00eb vet\u00ebm ata t\u00eb cil\u00ebt betohen t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb monst\u00ebr t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr pyetjet dhe ju uroj nj\u00eb uikend t\u00eb mbar\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot nj\u00eb bashk\u00ebbisedim live n\u00eb rrjetin social Facebook me qytetar\u00ebt, ku iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve q\u00eb i kan\u00eb drejtuar ata. Berisha gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb drejtuara rreth analiz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb situat\u00ebs zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, manipulimet e kryera, si edhe tregoi rreth denoncimeve t\u00eb shumta q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46443,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46451"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46451\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}