{"id":46233,"date":"2023-05-17T13:36:57","date_gmt":"2023-05-17T13:36:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46233"},"modified":"2023-05-17T13:36:57","modified_gmt":"2023-05-17T13:36:57","slug":"leter-e-hapun-kandidatit-per-te-drejtu-bashkine-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/17\/leter-e-hapun-kandidatit-per-te-drejtu-bashkine-shkoder\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapun, kandidatit p\u00ebr t\u00eb drejtu Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><strong>I nderumi zotni Beci, <\/strong><\/p>\n<p>Letr\u00ebn e hapur e lexova dhe kisha nj\u00eb p\u00ebrgjigje po t\u2019hapun.<br \/>\nMisioni q\u00eb keni nd\u00ebrmarr asht nji mision ambicioz, sidomos kur bahet fjal p\u00ebr nji qytet si Shkodra, historia e t\u2019cil\u00ebs e ban t\u2019pamujtun ngritjen n\u00eb nivel t\u00eb saj, t\u00eb cilitdo q\u00eb don me e p\u00ebrfaqsu. Bekimit t\u2019Zotit, me t\u2019gjitha cilsit\u00eb e kryeqendrave t\u00eb civilizimeve ma t\u2019mdhaja, i asht shtu edhe ai i banorve t\u2019saj. <\/p>\n<p>Drejtimi i nji qyteti q\u00eb i ban nder tan Shqipnis asht nji mision fisnik per t\u2019cilin do kisha dasht me ju p\u00ebrgzu por ju nuk ma jepni at mundsi per shkak t\u00eb mjeteve dhe hileve q\u00eb po p\u00ebrdorni.<br \/>\nKam d\u00ebgju q\u00eb keni nj\u00eb thes me pare t\u2019cilin doni me e hap ve\u00e7 n\u2019qoftse merrni drejtimin e ksaj bashkie. Flitet p\u00ebr nji shum\u00eb prej 170 milion eurosh, nji pjese t\u00eb mire t\u00eb s\u00eb ciles doni me e hedh rreth kalas\u00eb. N\u2019hymje t\u2019Shkodr\u00ebs. I kam pa me v\u00ebmendje projektet e juaja 3D. Ma shum\u00eb se Shkod\u00ebr, ngjante me Lugomaren e Vlor\u00ebs e Velieren e Durrsit. Pra, si projekt me e unifiku edhe Shkodr\u00ebn me qytetet e tjera, simas vizionit t\u00eb atij q\u00eb keni ardh me p\u00ebrfaqsu. Na thon\u00eb q\u00eb kta investime vijn\u00eb ve\u00e7 n\u2019qoftse ne kena men\u00e7urin\u00eb me ju zgjedh ju. Kta k\u00ebrcnime nga ai q\u00eb p\u00ebrfaqsoni, ban q\u00eb betoni n\u20193D, me na u duk si rrethim e ju si i dergumi i pushtusit, negociator i \u00ab kushteve t\u2019dorzimit \u00bb.<\/p>\n<p>Rrethimi, zotni Benet, asht koncept mesjetar. Nuk mundesh me i premtu shodranve q\u00eb kan me u kthy \u00ab port\u00eb europiane \u00bb moderne me koncepte kaq t\u2019dala mode. N\u2019rastin ma t\u2019mir, nuk i ke kuptu dhe nuk i njef qytetart t\u00eb cil\u00ebve i drejtohesh. Teknika mesjetare ushtarake e rrethimit konsiston n\u2019fitoren e t\u2019drejt\u00ebs me jetu, n\u2019k\u00ebmbim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs me ken i lir\u00eb. Shkodra, si thojn edhe ata q\u00eb t\u00eb mbshtesin, asht dashni sepse Shkodra para t\u2019gjithave asht LIRI. Shkodra asht Shkod\u00ebr se ka triumfu p\u00ebrball\u00eb \u00e7do rrethimi, ndryshe nga \u00e7do qytet tjeter. Kjo e ka farktu edhe karakterin e saj unik. N\u00ebn rrethim ajo ka prodhu kulture, art e humor, por asnjiher n\u00ebnshtrim. <\/p>\n<p>Perve\u00e7 se nuk i kuptoni, ju nuk ndiheni si nji prej tyne. Nuk ndiheni shkodran. Kjo s\u2019ka lidhje me djalektin q\u00eb nuk keni apo lukun europian q\u00eb ju karakterizon. Kjo madje ju afron edhe ma shum\u00eb me Shkodr\u00ebn, e cila ka ken Europ\u00eb pa ekzistu Europa. Ju nuk ndiheni shkodran sepse n\u2019vend q\u00eb me u ba z\u00ebdhans i rrethimit dhe manaxher i dorzimit, ju ishte dasht me i fol shpirtit rebel t\u2019Shkodr\u00ebs. Tu ndishit shkodran do e kuptoshit. <\/p>\n<p>Do ju kisha than, po t\u2019mos ishte leter e hapun, q\u00eb Shkodra t\u00eb dhjet n\u00eb rrethim, por s\u2019gjej fjal ma t\u2019pershtatshme p\u00ebr nji let\u00ebr t\u2019hapun prandaj spo ju a them.<br \/>\nKto teknikat me beton e lmosh n\u2019k\u00ebmbim t\u2019liris\u00eb i kan refuzu edhe kur regjimi t\u2019vritte. Edhe at\u2019her\u00eb na nd\u00ebrtoshin Komitetin e Partis\u00eb, Turizmin apo Shpin e Oficerave, si ato projektet e juaja 3D. Sot regjimi asht i eger, por prap ma i but se dje. Nuk te vret, thjesht t\u00eb shtyn me lan vendin  p\u00ebr me ja liru atyne q\u00eb as e njofin e as e ndjejn\u00eb. <\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, jeni i pabesush\u00ebm. N\u2019qoftse qeveria q\u00eb ju p\u00ebrfaqsoni kishte ba gjith\u00e7ka q\u00eb asht n\u2019kompetencat e saj (s\u2019di a i ka mbet gja tjet\u00ebr jasht kompetencave) dhe i kishte mbet penges\u00eb ve\u00e7 drejtimi i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr me p\u00ebrmbyll projektet, ju a kisha dhan voten me sy mbyll. P\u00ebrve\u00e7 ksaj, nuk asht von me korigju gabimet e atyne q\u00eb p\u00ebrfaqsoni, me nji propozim, p\u00ebrshembull, me i kthy edhe nji her\u00eb Shkodr\u00ebs ata drejtorit rajonale apo Gjykaten e Apelit. Por nuk ju  kam ndi n\u2019asnji rresht tu i permend. Ndoshta nuk e dini, por Shkodra ka ken qend\u00ebr administrative e ka pas gjykata qysh n\u2019koh\u00ebn e Mbretnesh Teuts.  <\/p>\n<p>Edhe kto flet\u00eb-rrufet q\u00eb i \u00e7oni administrat\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb duke i k\u00ebrku t\u2019mos p\u00ebrfshihen n\u00eb fushat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb keni krejt administrat\u00ebn e shtetit mas vedit, n\u00eb filozofin\u00eb e rrethimit bajn pjes. N\u00eb ato q\u00eb ju i quni letra t\u2019hapuna ka ve\u00e7 nji mesazh : \u201cm\u2019leni t\u2019futem, nda\u00e7i me ju konsideru specialista dhe me vazhdu me marr rrogen\u201d. T\u2019isha n\u2019vendin tuj n\u2019vend qe t\u2019sfidosha punojsit e Bashkis, do sfidoja kandidatin qe keni p\u00ebrball\u00eb, Kryetarin e saj. <\/p>\n<p>Ai ve\u00e7 n\u2019nji vit i ktheu Shkodr\u00ebs shume nga gjanat qe kan lind n\u2019Shkod\u00ebr e q\u00eb ve\u00e7 aty nuk gjindeshin ma. Ju si njeriu i thesit, at q\u00eb ai ka ba p\u00ebr nji vit kishit mujt me e \u00e7u p\u00ebrpara. Kthimin e Simfonis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs mas 32 vjetsh ti me e \u00e7u ma larg po thojm, me ba edhe Teatrin e Operas dhe Baletit e me e kthy Shkodr\u00ebn n\u2019qend\u00ebr kulturore si i ka hije. P\u00ebrball ke nji kandidat q\u00eb mas 6 marsit ka zhvesh kostumin e politikanit dhe ka hi nen lkuren e shkodranit, tu i  dhan jet\u00eb qytetit e tu tregu ambicie per kthimin e tij n\u2019qender rajonale. <\/p>\n<p>Perball programit t\u2019tij me kam n\u2019tok nuk i kishe shit andrra n\u2019beze shkodranve me ura e peme qe mbijn n\u2019uj, por t\u2019i ofroshe nje vizion tjeter p\u00ebr Shkodr\u00ebn. Nuk e keni ba sepse as nuk e njifni Shkodren, as nuk ndiheni pjes e saj. Nuk guxoj me ju than q\u00eb as nuk e doni, sepse edhe e panjoftuna mund t\u00eb terheq\u00eb, por tu pa kampin q\u00eb keni zgjedh, kam dyshime. <\/p>\n<p>P\u00ebr me e mbyll zotni Benet, oferta mesjetare e rrethimit nuk pin uje n\u2019Shkod\u00ebr.<br \/>\nShkodr\u00ebn nuk e bajn Europ\u00eb as betoni q\u00eb doni me vu rreth kalas\u00eb, as pozitiviteti q\u00eb ju mendoni q\u00eb keni zbulu aty (sinonim i moskok\u00e7arjes n\u2019diskursin tuj). Shkodr\u00ebn e ban Europ\u00eb e dashni LIRIA q\u00eb ka zgjedh gjithmon. Nan\u00ebs s\u00eb triumfit ndaj rrethimeve nuk mundeni me i premtu europianizim n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmash mesjetar. <\/p>\n<p>Shkodra e ka pagu shtrejt rezistenc\u00ebn ndaj n\u00ebnshtrimit, por si p\u00ebr \u00e7do luftar lirie asht \u00e7mimi q\u00eb duhet me pagu p\u00ebr forc\u00ebn q\u00eb ka.  LIRIA madje asht vet\u00eb forca dhe identiteti i saj.<br \/>\n<strong>Me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, nj\u00eb qytetar shkodran. Ted Kopliku<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I nderumi zotni Beci, Letr\u00ebn e hapur e lexova dhe kisha nj\u00eb p\u00ebrgjigje po t\u2019hapun. Misioni q\u00eb keni nd\u00ebrmarr asht nji mision ambicioz, sidomos kur bahet fjal p\u00ebr nji qytet si Shkodra, historia e t\u2019cil\u00ebs e ban t\u2019pamujtun ngritjen n\u00eb nivel t\u00eb saj, t\u00eb cilitdo q\u00eb don me e p\u00ebrfaqsu. Bekimit t\u2019Zotit, me t\u2019gjitha cilsit\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46234,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46233"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46233"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46233\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46234"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}