{"id":46154,"date":"2023-05-16T13:24:32","date_gmt":"2023-05-16T13:24:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=46154"},"modified":"2023-05-16T13:30:40","modified_gmt":"2023-05-16T13:30:40","slug":"deklarata-e-forte-e-odihr-zgjedhesit-u-frikesuan-nga-kercenimet-blerje-votash-administrata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/16\/deklarata-e-forte-e-odihr-zgjedhesit-u-frikesuan-nga-kercenimet-blerje-votash-administrata\/","title":{"rendered":"Deklarata e fort\u00eb e ODIHR: Zgjedh\u00ebsit u frik\u00ebsuan nga k\u00ebrc\u00ebnimet, blerje votash, administrata&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb deklarojn\u00eb se zgjedh\u00ebsit votuan t\u00eb frik\u00ebsuar dhe votat u blen\u00eb.<\/p>\n<p>Ata publikuan raportin paraprak mbi zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit, ku theksuan se mbeteshin shqet\u00ebsuese keqp\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr fushat\u00eb, si dhe pretendimet p\u00ebr blerje votash dhe presione mbi votuesit dhe administrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb konference shtypi n\u00eb Tirn\u00eb, v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb deklaruan se zgjedhjet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri ishin t\u00eb mirorganizuara, konkurruese, dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb partive politike kryesore, por theksuan se procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhduesh\u00ebm mes partive kryesore politike si dhe nga ndarjet e thella n\u00eb mes opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimet paraprake, Misioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve deklaroi se kandidat\u00ebt mund\u00ebn t\u00eb zhvillonin fushat\u00ebn lirisht, por \u00e7\u00ebshtjet me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr komunitetet vendore u p\u00ebrmend\u00ebn pak n\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRastet e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb nivel qendror dhe vendor, pretendimet p\u00ebr presione mbi punonj\u00ebsit e sektorit publik dhe votuesit, si dhe pretendimet p\u00ebr blerje votash ishin shqet\u00ebsuese\u201d, tha ambasadore Audrey Glover, drejtuesja e misionit v\u00ebzhgues p\u00ebr zgjedhjet i ODHIR-it, Zyr\u00ebs p\u00ebr Institucione Demokratike dhe t\u00eb Drejta Njer\u00ebzore i OSBE-s\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb theksuan n\u00eb raportin paraprak se autoritetet shfryt\u00ebzuan burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb, aq sa shpesh, nuk kishte ndonj\u00eb dallim t\u00eb qart\u00eb nd\u00ebrmjet veprimtarive shtet\u00ebrore dhe atyre t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata v\u00ebrejt\u00ebn se n\u00eb disa raste, mb\u00ebshtetja e ardhshme e qeveris\u00eb p\u00ebr komunat ishte e kusht\u00ebzuar me rezultatin zgjedhor.<\/p>\n<p>Misioni v\u00ebzhgues i ODIHR-it takoi burime vendase, q\u00eb i pohuan pretendime p\u00ebr frik\u00ebsim t\u00eb votuesve dhe blerje votash.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit pohuan se deklarimi i burimeve financiare t\u00eb garuesve pas zgjedhjeve e pak\u00ebson transparenc\u00ebn e procesit.<\/p>\n<p>Ata v\u00ebrejt\u00ebn se shum\u00eb prej rekomandimeve t\u00eb paraqitura nga ODIHR-i n\u00eb vitin 2020 ende nuk jan\u00eb zbatuar, dhe se disa kufizime p\u00ebr t\u00eb drejtat e vot\u00ebs mbeten n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Lirit\u00eb themelore t\u00eb tubimit dhe t\u00eb shprehjes u respektuan, por, sipas tyre, fushata u p\u00ebrq\u00ebndrua rreth partive t\u00eb m\u00ebdha dhe drejtuesve t\u00eb tyre kryesor\u00eb dhe ajo p\u00ebrfshinte retorik\u00eb dhe stil konfrontues, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb nj\u00eb fushate n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kandidat\u00ebve dhe \u00e7\u00ebshtjeve vendore, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>\u201cDita e zgjedhjeve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishte paq\u00ebsore, por u ndikua negativisht nga raste t\u00eb shumta t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve partiake n\u00eb proces si dhe nga problemet teknike dhe procedurale, votimi i gjer\u00eb n\u00eb grup dhe problemet me fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs\u201d, theksoi ambasadorja Glover.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, v\u00ebzhguesit v\u00ebrejt\u00ebn se nuk jan\u00eb respektuar kuotat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit gjinor, sepse vet\u00ebm 15 nga 144 kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar bashkie ishin gra.<\/p>\n<p>Ata shpreh\u00ebn rezerva edhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e medias gjat\u00eb fushat\u00ebs, e cila sipas tyre, ka nj\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar dhe kontrollohet nga interesa t\u00eb nd\u00ebrthurura t\u00eb biznesit dhe politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga monitorimi i v\u00ebzhguesve t\u00eb ODIHR-it doli se mbulimi mediatik i fushat\u00ebs u p\u00ebrqendrua te drejtuesit e partive kryesore dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr bashkin\u00eb e kryeqytetit, por me nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb kufizuar ndaj \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vendore.<\/p>\n<p>\u201cRregullat p\u00ebr mbulimin e fushat\u00ebs favorizojn\u00eb fuqish\u00ebm partit\u00eb kryesore dhe p\u00ebrdorimi i shpesht\u00eb nga media i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb prodhuar nga partit\u00eb n\u00eb programet e lajmeve minoi mbulimin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe objektiv t\u00eb fushat\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb raportin e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve n\u00eb votime u raportua mbi 36 p\u00ebr qind nga nj\u00eb list\u00eb, ku gjenden edhe ata qytetar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vler\u00ebsuan v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, e organizoi pun\u00ebn e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe efikase, por q\u00ebndrueshm\u00ebria e komisioneve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta u ndikua negativisht nga z\u00ebvend\u00ebsimet e shpeshta t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve prej partive politike&#8221;, thuhet n\u00eb raportin paraprak t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Delegacionet e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb soll\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri afro 250 v\u00ebzhgues afatgjat\u00eb dhe afatshkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Ata ndjekin rregullisht ecrin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por po ashtu v\u00ebzhgojn\u00eb nga af\u00ebr edhe zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor gjat\u00eb 3 dekdave t\u00eb fundit, pas daljes s\u00eb vendit nga diktatura komuniste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb deklarojn\u00eb se zgjedh\u00ebsit votuan t\u00eb frik\u00ebsuar dhe votat u blen\u00eb. Ata publikuan raportin paraprak mbi zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit, ku theksuan se mbeteshin shqet\u00ebsuese keqp\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr fushat\u00eb, si dhe pretendimet p\u00ebr blerje votash dhe presione mbi votuesit dhe administrat\u00ebn. Gjat\u00eb nj\u00eb konference shtypi n\u00eb Tirn\u00eb, v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb deklaruan se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46155,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46154"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46154\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}