{"id":45968,"date":"2023-05-14T11:01:01","date_gmt":"2023-05-14T11:01:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45968"},"modified":"2023-05-14T11:01:01","modified_gmt":"2023-05-14T11:01:01","slug":"boci-garanton-qytetaret-e-elbasanit-vota-juaj-nuk-lexohet-vota-eshte-e-sigurt-votoni-ndryshimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/14\/boci-garanton-qytetaret-e-elbasanit-vota-juaj-nuk-lexohet-vota-eshte-e-sigurt-votoni-ndryshimin\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i garanton qytetar\u00ebt e Elbasanit: Vota juaj nuk lexohet, vota \u00ebsht\u00eb e sigurt! Votoni ndryshimin!"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cK\u00ebto nuk kan\u00eb qen\u00eb zgjedhje<\/strong><strong>, k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Jo me mjete konvencionale, por me mjete t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur masivisht nga ajo q\u00eb un\u00eb e kam konsideruar si banda e shteti dhe banda e bashkis\u00eb\u201d<\/strong><strong>.<\/strong><\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Elbasanit, i cili votoi n\u00eb or\u00ebn 10:30 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike, i siguroi qytetar\u00ebt e Elbasanit se vota e tyre nuk lexohet, \u00ebsht\u00eb e sigurt dhe se ata duhet t\u00eb dalin masivisht n\u00eb votime sot.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i akuzoi qeverin\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti, drejtuesin politik t\u00eb PS n\u00eb qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknurin, se po i intimidon votuesit duke marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb jo thjesht rolin e politikanit, por edhe policit, shar\u00ebsit, dhunuesit e madje edhe t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Bo\u00e7i p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen dhe u dha siguri votuesve t\u00eb Elbasanit, bashki n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn votohet elektronikisht, se vota e tyre \u00ebsht\u00eb e sigurt.\u00a0Bo\u00e7i tha p\u00ebr mediat se problemi kryesor ishte i pajisjes. N\u00eb shum\u00eb qendra nuk ka funksionuar, \u00ebsht\u00eb raportuar dhe m\u00eb pas identifikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb manual.\u00a0Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese dhe kryesore \u00ebsht\u00eb presioni q\u00eb i b\u00ebhet administrat\u00ebs p\u00ebr leximin dhe sigurin\u00eb e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb siguroj t\u00eb gjith\u00eb votuesit se vota nuk lexohet . \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nga komisioni, po e themi edhe ne, pasi ky presion i shp\u00ebrndar\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre\u00a0dit\u00ebve vazhdon edhe sot.\u00a0Sot \u00ebsht\u00eb dita e votimit e si\u00e7 duket t\u00eb mbetur pa shpres\u00eb, duan t\u00eb detyrojn\u00eb njer\u00ebzit, n\u00eb frik\u00ebn e tyre, q\u00eb t\u2019i rr\u00ebmbejn\u00eb vot\u00ebn.\u00a0Votimi \u00ebsht\u00eb i sigurt, vota nuk lexohet dhe mesazhi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb votuesit e Elbasanit&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Z. Bo\u00e7i, kur flisni p\u00ebr presione, a keni prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Si po b\u00ebhet ky presion?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bo\u00e7i:<\/strong>\u00a0Presioni ka filluar q\u00eb her\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb procesit zgjedhor. Administrata \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb lista p\u00ebr votuesit. Ne i kemi denoncuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb trysnuar, jan\u00eb detyruar t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb listat e tyre dhe ky presion p\u00ebrgjat\u00eb procesit ka vazhduar edhe m\u00eb tej.\u00a0Presionet e tjera kan\u00eb vazhduar me heqjen e ndihm\u00ebs ekonomike p\u00ebr persona t\u00eb caktuar, sikurse edhe k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr heqjen nga vendi i pun\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ne kemi qen\u00eb t\u00eb ndjekur, t\u00eb survejuar, t\u00eb fotografuar.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb na kan\u00eb takuar jan\u00eb thirrur, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar\u00a0 dhe v\u00ebrtet jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb ndon\u00ebse duket e qet\u00eb, n\u00eb nj situat\u00eb lufte. K\u00ebto nuk kan\u00eb qen\u00eb zgjedhje , k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Jo me mjete konvencionale, por me mjete t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur masivisht nga ajo q\u00eb un\u00eb e kam konsideruar si banda e shteti dhe banda e bashkis\u00eb. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q \u00eb \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga ne dhe kemi denoncuar edhe n\u00eb prokurori n\u00eb rastet kur mb\u00ebshtet\u00ebs, \u00a0p\u00ebrkrah\u00ebs tan\u00eb jan\u00eb intimiduar madje edhe nga forcat e rendit t\u00eb orientuar nga politika, t\u00eb orientuar nga drejtuesi politik i qarkut, zoti Gjiknuri i cili ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb loz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhore jo thjesht rolin e politikanit, por edhe rolin e policit, rolin e edhe t\u00eb kryeministrit madje se nj\u00ebsoj e b\u00ebjn\u00eb rolin dhe \u00e7do lloj roli tjet\u00ebr, t\u00eb shar\u00ebsit, t\u00eb dhunuesit, n\u00eb t\u00eb gjitha format dhe m\u00ebnyrat q\u00eb ka pasur n\u00eb dor\u00eb. Pra jemi n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me administrat\u00ebn me shtetin, se administrata jan\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb q\u00eb sot k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb duan ta fokusojn\u00eb te ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris \u00ebsht\u00eb mesazhi kryesor i k\u00ebtyre zgjedhjeve: Vota \u00ebsht\u00eb e sigurt, votimi elektronik \u00ebsht\u00eb i sigurt , vota nuk lexohet! Sepse duhet ta p\u00ebrs\u00ebrisim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye se mesazhi i shp\u00ebrndar\u00eb sot n\u00eb m\u00ebngjes nga Partia Socialiste p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb administrat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk na votoni, ne ju heqim nga puna dhe vota lexohet. Vota nuk lexohet dhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr! Votuesit e Elbasanit t\u00eb dalin masivisht t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin&#8221;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cK\u00ebto nuk kan\u00eb qen\u00eb zgjedhje, k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Jo me mjete konvencionale, por me mjete t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur masivisht nga ajo q\u00eb un\u00eb e kam konsideruar si banda e shteti dhe banda e bashkis\u00eb\u201d. Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Elbasanit, i cili votoi n\u00eb or\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45969,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45968"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45968\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}