{"id":45817,"date":"2023-05-12T16:17:22","date_gmt":"2023-05-12T16:17:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45817"},"modified":"2023-05-12T16:17:22","modified_gmt":"2023-05-12T16:17:22","slug":"votoni-masivisht-te-dielen-merrni-tiranen-ne-duart-tuaja-belind-kellici-takim-me-votuesit-per-here-te-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/12\/votoni-masivisht-te-dielen-merrni-tiranen-ne-duart-tuaja-belind-kellici-takim-me-votuesit-per-here-te-pare\/","title":{"rendered":"\u201cVotoni masivisht t\u00eb diel\u00ebn, merrni Tiran\u00ebn n\u00eb duart tuaja\u201d, Belind K\u00eblli\u00e7i takim me votuesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kandidati i Opozit\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i zhvilloi takimet e fundit elektorale, me gjimnazist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Belind K\u00eblli\u00e7i u tha t\u00eb rinjve se bashkia e Tiran\u00ebs prishi dhe t\u00eb vetmen Qend\u00ebr Rinore n\u00eb qytet, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb kullave t\u00eb betonit.<\/p>\n<p>\u201cProblem shum\u00eb i madh q\u00ebndron tek terrenet sportive, nj\u00eb problem i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ne nuk kemi hap\u00ebsira rinore n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Un\u00eb nuk e di a keni informacion por a e dini, a ka qend\u00ebr rinore Tirana apo jo? A mund t\u00eb ngrej\u00eb dor\u00ebn dikush? Keni informacion? Pra p\u00ebrgjigja e k\u00ebsaj pyetje \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb qend\u00ebr ekzistonte, q\u00ebnd\u00ebr rinore q\u00eb \u00ebsht\u00eb tek rruga e Kavaj\u00ebs, por kryebashkiaku aktual e ka mbyllur prej 4 muajsh, p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kulle t\u00eb madhe betoni 30 kate, ngjitur me nj\u00eb kull\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb 7 kate pa lej\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, tek sheshi Sk\u00ebnd\u00ebrbej. Pra dhe nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb vetme rinore q\u00eb kishte Tirana e mbyll\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Belind K\u00eblli\u00e7it, nj\u00eb problem q\u00eb ka sot Tirana \u00ebsht\u00eb mungesa e \u00e7erdheve, kopshteve dhe shkollave. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb tyre, shum\u00eb familje n\u00eb Tiran\u00eb detyrohen t\u00eb \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb intitucione arsimore private, duke sjell\u00eb kosto financiare p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>\u201cE dini ju q\u00eb bashkia e Tiran\u00ebs ka sot q\u00eb flasim vet\u00ebm 39 \u00e7erdhe dhe 46 kopshte q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vet\u00ebm 12 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 38.500 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb Tiran\u00eb nuk kan\u00eb ku t\u00eb shkojn\u00eb, nuk e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet ta mendoni mir\u00eb. Kjo prek \u00e7do familje, sepse familjet detyrohen t\u2019i \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmi\u00ebt e tyre n\u00eb privat. Detyrohen q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb 120 mij\u00eb deri n\u00eb 150 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj ekstra. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb premtimi q\u00eb un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmendi dhe Besarti pak m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb, brenda dy viteve t\u00eb para t\u00eb mandatit un\u00eb do t\u00eb destionoj t\u00eb gjith\u00eb taks\u00ebn q\u00eb vjen p\u00ebr strehimin social 3% p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u00e7erdhe dhe kopshte n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi t\u00eb Tiran\u00ebs. E n\u00ebse do t\u00eb kemi vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb do t\u00eb mbetet jasht\u00eb sistemit dhe familja nuk do ket\u00eb ku ta rregjistroj\u00eb, ne do t\u2019i japim nj\u00eb kupon 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ta rregjistrojn\u00eb n\u00eb privat\u201d\u00a0&#8211; tha Belind K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pas 14 majit fokusi i pun\u00ebs s\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7it si kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb ulja e kostove t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs. Ai solli para gjimnazist\u00ebve shembullin e transportit publik falas, q\u00eb do t`u kursej\u00eb para familjeve n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>\u201cE kuptoni \u00e7far\u00eb kosto \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb familje, zakonisht familjet n\u00eb k\u00ebto zona jan\u00eb n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike. Ndaj kur ne jemi ulur me ekipin, me Besartin me t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt q\u00eb kemi, me ekonomist\u00eb me jurist\u00eb, kemi menduar \u00e7a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb ne mund t\u00eb marrim q\u00eb ne t\u00eb ndihmojm\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, student\u00ebt, t\u00eb rinjt\u00eb, pensionist\u00ebt, familjet n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb qytet, me sa m\u00eb pak lek\u00eb. Dhe na rezultoi q\u00eb 200 mij\u00eb qytetar\u00eb e p\u00ebrdorin transportin publik, autobuzin e p\u00ebrdorin n\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. I keni par\u00eb radh\u00ebt e gjata t\u00eb student\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb abone? Do ti ven\u00eb n\u00eb korniz\u00eb ato abone pas 14 majit se nuk do tu duhen m\u00eb. Do t\u2019i ken\u00eb kujtime t\u00eb hidhura nga Erion Veliaj. Pse? Sepse pas 14 majit autobuzi do t\u00eb jet\u00eb pa pages\u00eb. T\u00eb gjitha kategorit\u00eb duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb ulim kostot e jetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, duke i kursyer familjeve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre personave q\u00eb p\u00ebrdorin autobusin minimalisht 52 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, q\u00eb nuk jan\u00eb pak se 52 k\u00ebtu, 100 atje, 100 te karburanti q\u00eb do ju them di\u00e7ka tjet\u00ebr, edhe b\u00ebhet nj\u00eb rrog\u00eb e mir\u00eb, \u00e7do muaj. Dhe duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ju t\u00eb l\u00ebvizni lirsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebn\u201d\u00a0&#8211; tha Belind K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm transport publik falas, por edhe m\u00eb pak trafik n\u00eb kryeqytet. Kjo e fundit do t\u00eb arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrtimit t\u00eb n\u00ebnkalimit te \u201cSheshi Sk\u00ebnderbej\u201d. Belind K\u00eblli\u00e7i u shpreh gjithashtu se ulja e trafikut do t\u00eb reduktoj\u00eb ndotjen e ajrit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPremtimin tjet\u00ebr timin e keni d\u00ebgjuar? At\u00eb n\u00ebnkalimin te sheshi \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbej?\u201d Ju duket q\u00eb b\u00ebhet? Ju duket interesant? A e dini q\u00eb ajo liron 60 % t\u00eb trafikut n\u00eb Tiran\u00eb? E shfryn komplet trafikun. Se trafikun e keni t\u00eb gjith\u00eb problem besoj. Ajrin e ndotur nuk e di a i keni par\u00eb lajmet por n\u00eb lajme ka dal\u00eb k\u00ebto dit\u00eb nga nj\u00eb institut shum\u00eb i njohur italian. Esht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim i grimcave t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb ajrin q\u00eb ne thithim \u00e7do dit\u00eb dhe na ka dal\u00eb q\u00eb ne kemi ekspozim 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj benzenit, q\u00eb kryesisht shkakton s\u00ebmundje kancerogjene.\u00a0 Esht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh ky, duhet ta kuptoni. Dhe ka dy arsye se p\u00ebrse shkaktohet kjo ndotje n\u00eb Tiran\u00eb. E para \u00ebsht\u00eb trafiku i r\u00ebnduar p\u00ebr shkak t\u00eb emetimit t\u00eb gazrave t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm dhe e dyta \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi, betoni, \u00e7ka mbyt qytetin. K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar trafikun ne do t\u00eb nd\u00ebrmarrim at\u00eb mas\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu tek sheshi Sk\u00ebnd\u00ebrbej p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb trafikun e sa m\u00eb t\u00eb aksesuesh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb qendr\u00ebn\u201d\u00a0&#8211; u shpreh K\u00eblli\u00e7i<\/p>\n<p>Pas takimit me votuesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit, Belind K\u00eblli\u00e7i zhvilloi takimin e fundit elektoral me banor\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb 7 n\u00eb Tiran\u00eb. Para banor\u00ebve, K\u00eblli\u00e7i premtoi trajtoi problemin e pron\u00ebs, duke u shprehur se sot n\u00eb Tiran\u00eb edhe familjet q\u00eb kan\u00eb dokumenta jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuara p\u00ebr banesat p\u00ebr shkak t\u00eb projektit t\u00eb qeveris\u00eb dhe bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr auditimin e pallateve mbi 50 vje\u00e7are. \u201cN\u00eb zon\u00ebn tuaj prioritet kryesor do t\u00eb jet\u00eb padiskutim \u00e7\u00ebshtja e pron\u00ebs, trajtimi i pron\u00ebs. Tani ju keni nj\u00eb gj\u00eb, tju them di\u00e7ka, Ky ka kapur rekordin e zi n\u00eb t\u00eb cilin edhe banor\u00ebt autokton\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, edhe vendalinjt\u00eb e vjet\u00ebr q\u00eb jan\u00eb me dokumenta t\u00eb rregullta n\u00eb pallate mbi 50 vje\u00e7are, n\u00eb tokat e tyre, n\u00eb sht\u00ebpiat e tyre, me \u00e7ertifikat\u00eb pron\u00ebsie, me hioptek\u00eb me t\u00eb gjitha. Sot jan\u00eb t\u00eb pasigurt\u00eb. Pse? Se i ka v\u00ebn\u00eb syrin p\u00ebr ti shembur. Ky nuk pyet m\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje legalizimi kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje bab\u00ebzie. Ky dhe njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb letrat dokumentat, ky edhe po i qit prej sht\u00ebpie. E pat\u00eb te Myslym Keta\u201d-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Para banor\u00ebve t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb nr.7, Belind K\u00eblli\u00e7i p\u00ebrs\u00ebriti dhe nj\u00ebher\u00eb pes\u00eb prioritet e programit t\u00eb tij p\u00ebr Tiran\u00ebn nd\u00ebrsa pati dhe nj\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c5 prioritetet\u00a0 emia i kam th\u00ebn\u00eb, autobuzi, t\u00eb doj\u00eb mos doj\u00eb Erion Veliaj, t\u00eb doj\u00eb mos doj\u00eb Edi Rama, un\u00eb nga dheu do ti nxjerr lek\u00ebt, autobuzi pas 14 majit do t\u00eb jet\u00eb pa pages\u00eb n\u00eb qytet edhe n\u00eb fshat. K\u00ebt\u00eb ja u garantoj 100%. Nga dheu do dalin lek\u00ebt. Padiskutim n\u00ebnkalimi te sheshi Sk \u00ebnd\u00ebrbej do b\u00ebhet, do lirojm\u00eb trafikun, \u00e7erdhe e kop\u00ebshte e shkolla do nd\u00ebrtojm\u00eb me 3 % e strehimit social. Padiskutim do ulim taksat p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl dhe p\u00ebrgjysmim t\u00eb tarifave. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb oazet e gjelb\u00ebrta 200m2 n\u00ebp\u00ebr lagje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebndet e pushimit. Do ti b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pun\u00eb, por p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pun\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi nj\u00eb gj\u00eb. Dita e diel. Ju lutem flisni me miqt\u00eb tuaj, t\u00eb af\u00ebrm, f\u00ebmij\u00ebt e juaj, motra, vllez\u00ebr, kush\u00ebrinj, t\u00eb gjiht\u00eb. T\u00eb harxhojn\u00eb gjys\u00ebm ore nga jeta e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb pakt\u00ebn 4 vitet e ardhshme.Te dalin t\u00eb votojn\u00eb masivisht dit\u00ebn e diel. T\u00eb votojn\u00eb me nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr\u201d\u00a0&#8211; tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Para banor\u00ebve, Belind K\u00eblli\u00e7i premtoi transparenc\u00eb nd\u00ebrsa u shpreh e ai vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb produkt i oligark\u00ebve apo qarqeve financiare, por produkt i mb\u00ebshtetjes qytetare.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam produkt i oligark\u00ebve, nuk jam produkt i qarqeve financiare, nuk jam produkt i organizatave jo qeveritare, qofshin t\u00eb majta apo t\u00eb djathta, qofshin t\u00eb huaja apo shqiptare, un\u00eb jam produkt bio i nj\u00eb pune t\u00eb palodhur, i mb\u00ebshtetjes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe opozitar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e partis\u00eb demokratike dhe opozitar\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kjo m\u00eb jep lirin\u00eb q\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15, mbasi t\u00eb fitojm\u00eb, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb un\u00eb do b\u00ebj shembull n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs k\u00ebdo q\u00eb ka prekur taksat e qytetar\u00ebve dhe ka futur dor\u00ebn n\u00eb xhepin e qytetar\u00ebve. Un\u00eb jam i djatht\u00eb dhe s ii djatht\u00eb un\u00eb besoj fort q\u00eb lek\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb xhepin e qytetar\u00ebve sesa kur jan\u00eb n\u00eb xhepin e politikan\u00ebv\u00eb, n\u00eb xhepin e shtetit\u201d-tha Belind K\u00eblli\u00e7i, duke shtuar gjithashtu:<\/p>\n<p>\u201cMa jepni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj transparenc\u00eb. 1 p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs. Un\u00eb nuk e le at\u00eb pun\u00eb t\u00eb harrohet. 2, p\u00ebr Ardit Gjoklajn nuk e le t\u00eb harrohet. 3, p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit, se ka nj\u00eb arsye pse ngrehen kulla, pallat 7 katsh ,mbi nj\u00eb kull\u00eb 26 kate. Ka nj\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb korrupsioni aty. 4, mbi tenderat q\u00eb jepen n\u00eb fondin limit 99.9 % n\u00eb kok\u00eb. 5, mbi aferat korruptive t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer bashkia n\u00eb nj\u00eb kantier, n\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi private, me punonj\u00ebsit e bashkis\u00eb, me mjetet e bashkis\u00eb e nd\u00ebrkoh\u00eb po tenderon fiktivisht pun\u00eb publike. \u00ebsht\u00eb e gjitha\u00a0 nj\u00eb evasion fiskal, pastrim parash dhe vjedhje e taksave tona. Dhe padiskutim 6 p\u00ebr lidhjet okulte t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me Ndraghet\u00ebn italiane\u201d\u00a0&#8211; theksoi K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Belind K\u00eblli\u00e7i u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb votojn\u00eb numrin 5 te fleta e votimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati i Opozit\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i zhvilloi takimet e fundit elektorale, me gjimnazist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Belind K\u00eblli\u00e7i u tha t\u00eb rinjve se bashkia e Tiran\u00ebs prishi dhe t\u00eb vetmen Qend\u00ebr Rinore n\u00eb qytet, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb kullave t\u00eb betonit. \u201cProblem shum\u00eb i madh q\u00ebndron tek terrenet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45818,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45817"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45817\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}