{"id":45722,"date":"2023-05-11T19:13:30","date_gmt":"2023-05-11T19:13:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45722"},"modified":"2023-05-11T19:13:30","modified_gmt":"2023-05-11T19:13:30","slug":"berisha-me-14-maj-duke-votuar-opoziten-votohet-shpresa-rikthimi-i-shqiperise-ne-rrugen-e-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/11\/berisha-me-14-maj-duke-votuar-opoziten-votohet-shpresa-rikthimi-i-shqiperise-ne-rrugen-e-demokracise\/","title":{"rendered":"Berisha: M\u00eb 14 maj, duke votuar opozit\u00ebn votohet shpresa, rikthimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha p\u00ebrmbylli fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr zgjedhjet e 14 Majit. Nga kryeqendra e veriut, lideri i opozit\u00ebs i b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb diel\u00ebn kandidatin e \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, Bardh Spahia. Berisha pati edhe nj\u00eb mesazh edhe p\u00ebr kandidatin e Edi Ram\u00ebs, Benet Becin, t\u00eb cilit i k\u00ebrkoi t\u00eb t\u00ebrhiqej nga gara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i mbetet pak nder.<\/p>\n<p>\u2018I thash\u00eb dy fjal\u00eb n\u00eb stadium, Benet Becit, po ja them edhe tani: Benet ke edhe 48 or\u00eb, t\u00ebrhiqu t\u00eb t\u00eb mbetet pak nder. T\u00eb ftosh ti shkodran\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr flamurin e Edi Ram\u00ebs, do t\u00eb mbetet peng gjith\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde. Ndaj dhe e din vet\u00eb, Shkodra ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen, ka Bardh Spahin\u00eb, ka opozit\u00ebn, ka pluralizmin\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>Kryetari i PD-s\u00eb, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb 14 maj dhe t\u00eb votojn\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2018Kalon nga sheshi n\u00eb shesh b\u00ebn thirrje, ju q\u00eb s\u2019m\u00eb doni mos dilni n\u00eb votim. Por a mundet nj\u00eb qeveritar, nj\u00eb shtetar t\u00eb ftoj\u00eb qytetar\u00ebt e vet t\u00eb mos dalin n\u00eb votim, a ka q\u00ebndrim m\u00eb armiq\u00ebsor ndaj vot\u00ebs se sa ky. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb motiv i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs, t\u00eb votojn\u00eb opozit\u00ebn, t\u00eb votojn\u00eb Bardh Spahin\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb 1-shin, t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb ardhmen! Duke shprehur edhe nj\u00ebher\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme, kam bindjen se me 14 maj, shkodranet dhe shkodran\u00ebt, mbar\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij qarku do jen\u00eb Rozafa e liris\u00eb, t\u00eb pamposhtur n\u00eb idealet e tyre\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur dhe t\u00eb nderuar, qytetare e qytetar\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj. Nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh, e mir\u00ebnjohjet m\u00eb t\u00eb pakufishme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nder i madh sot t\u00eb vij tek ju, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetjen tuaj p\u00ebr kryetarin e ardhsh\u00ebm dhe aktual t\u00eb Bashkis\u00eb, Bardh Spahia. T\u00eb ju ftoj ju me 14 maj n\u00eb tradit\u00ebn tuaj m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, n\u00eb p\u00ebrkushtimin tuaj ndaj lirive, dinjitetit tuaj, t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb votoni numrin 1. \u00cbsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr pluralizmin politik, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr idealet tuaja.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb qytet, asnj\u00eb komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju, p\u00ebr pluralizmin dhe vlerat e tij dhe merita juaj e jasht\u00ebzakonshme \u00ebsht\u00eb se kurr\u00eb nuk ja kthyer shpin\u00ebn, por i q\u00ebndruar atij pavar\u00ebsisht nga sakrificat q\u00eb u detyruar t\u00eb b\u00ebni.<\/p>\n<p>Me 14 maj ju ftoj t\u00eb votoni Bardh Spahin\u00eb, kandidatin e opozit\u00ebs shqiptare, kandidatin e pluralizmit politik, t\u00eb votoni njeriun i cili gjat\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb qeverisi, b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebrbimet, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur me transparenc\u00eb t\u00eb gjitha burimet e mundshme. B\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ruajtur, mbrojtur, dinjitetin e Shkodr\u00ebs, emrin e saj t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Me 14 maj ju votoni p\u00ebr k\u00ebshillin bashkiak, por Bardh Spahis\u00eb duhet ti njohim nj\u00eb merit\u00eb tjet\u00ebr dhe un\u00eb do t\u00eb ua them.<\/p>\n<p>Po vij nga Lezha dhe rrug\u00ebs shof se Pjerini kryetari i bashkis\u00eb kishte shkrojtur p\u00ebr ne, p\u00ebr demokrat\u00ebt; po vijn\u00eb taleban\u00ebt. Mu kujtua Bardh Spahia i cili qeverisi me nj\u00eb k\u00ebshill socialist dhe nuk i konsideroi kund\u00ebrshtar\u00ebt taleban\u00eb, por i konsideroi kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb parimeve kushtetuese t\u00eb ligjit, duhet t\u00eb negocionte t\u00eb b\u00ebnte kompromise p\u00ebr ta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bashkia t\u00eb mbetej e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra Bardh Spahia ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb madhe dhe un\u00eb i garantoj socialist\u00ebt e Shkodr\u00ebs se Bardh Spahia \u00ebsht\u00eb dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb af\u00ebr atyre se Benet Beci q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj dhe \u00e7do vot\u00eb, qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs duhet t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Bardh Spahin\u00eb.<\/p>\n<p>I thash\u00eb dy fjal\u00eb n\u00eb stadium, Benet Becit, po ja them edhe tani: Benet ke edhe 48 or\u00eb, t\u00ebrhiqu t\u00eb t\u00eb mbetet pak nder. T\u00eb ftosh ti shkodran\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr flamurin e Edi Ram\u00ebs, do t\u00eb mbetet peng gjith\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde. Ndaj dhe e din vet\u00eb, Shkodra ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen, ka Bardh Spahin\u00eb, ka opozit\u00ebn, ka pluralizmin.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 14 majit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi s\u00eb pari se, p\u00ebrve\u00e7 Shkodr\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb moniste kudo p\u00ebr fat t\u00eb keq, por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe pushtetet n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu kan\u00eb qen\u00eb dramat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr kombet dhe m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr e dim\u00eb ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, sepse sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb instaluar nj\u00eb pushtet i cili p\u00ebr\u00e7mon, i cili shef me neveri, me munges\u00eb respekti qytetarin, e mashtron at\u00eb, e rrjep, e vjedh.<\/p>\n<p>Shikoni \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb qoft\u00ebse merrni t\u00eb gjith\u00eb investimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb veri n\u00eb 10 vite, ju garantoj se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta se sa pllakat e sheshit Sk\u00ebnderbej. Kush e ka diskriminuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Shkodr\u00ebn dhe veriu. Askush tjet\u00ebr nuk mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama po nuk e votove t\u00eb ka armik. Sapo erdhi n\u00eb pushtet hoqi ndihm\u00ebn ekonomike 20 mij\u00eb familjeve n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit. Me t\u00eb gjitha statistikat, qarku i Kuk\u00ebsit ishte dhe \u00ebsht\u00eb qarku m\u00eb i varf\u00ebr i Europ\u00ebs. E nd\u00ebshkoi.<\/p>\n<p>Po sot \u00e7far\u00eb b\u00ebn ndaj shqiptar\u00ebve. 80% e qytetar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri posht\u00eb 1 dollar\u00eb nuk marrin ndihm\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Jo se nuk ka para, mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por p\u00ebr at\u00eb qytetar\u00ebt edhe aq shum\u00eb e kan\u00eb. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik i ekzistenc\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ekzistenca jon\u00eb p\u00ebrcaktohet nga qenia jon\u00eb si komb n\u00eb k\u00ebto troje, ne kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nuk jemi pak\u00ebsuar n\u00eb 8 vite, aq sa jemi pak\u00ebsuar n\u00eb tet\u00eb vitet e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>1 milion shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebto 8 vite. Shkodra dhe Vlora jan\u00eb dy qarqet nga t\u00eb cilat jan\u00eb larguar m\u00eb shum\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rit\u00ebm \u00ebsht\u00eb fatal n\u00ebse nuk ndalet. M\u00eb 14 maj, duke votuar opozit\u00ebn, Shkodra dhe Shqip\u00ebria voton shpres\u00ebn, voton rivendosjen e pluralizmit, voton rikthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn e rim\u00ebk\u00ebmbjes dhe zhvillimit.<\/p>\n<p>Ndaj shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast t\u2019u b\u00ebj thirrje banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qarku, nga Fierza n\u00eb Vermosh, nga Shala n\u00eb Velipoj\u00eb, kudo q\u00eb jan\u00eb, dit\u00ebn e diel t\u00eb dalin n\u00eb votime, t\u00eb votojn\u00eb opozit\u00ebn, t\u00eb votojn\u00eb Bardh Spahin\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb Isa Ram\u00ebn, t\u00eb votojn\u00eb Zef Hil\u00ebn, t\u00eb votojn\u00eb Rrok Gjonin, t\u00eb votojn\u00eb Hil Currin t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e primareve.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik i qenies shqiptare.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Po vij nga Lezha. \u00c7far\u00eb m\u00ebsova aty n\u00eb shesh? Kishte 4 vite q\u00eb shtatorja e Sk\u00ebnderbeut nuk vendosej pran\u00eb monumentit t\u00eb varrit t\u00eb tij. A mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shqiptar k\u00ebt\u00eb? Po me Sk\u00ebnderbeun \u00e7far\u00eb ka ai? Un\u00eb i thash\u00eb atij q\u00eb do i hiqet shtet\u00ebsia Pjerin, do t\u00eb t\u00eb shapllim apatrid, se nj\u00eb shqiptar nuk mund ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por at\u00eb e b\u00ebn Edi Rama. E b\u00ebn Edi Rama edhe vendin se Shkodra ka sensin e vet t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm politik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kryeura e kombit me per\u00ebndimin. Edhe vendin ky nga e sh\u00ebtit, e ka futur n\u00eb mjegullnaja ballkanike. Ja ku i kemi fqinj\u00ebt tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. Nuk flitet p\u00ebr ta, po flitet p\u00ebr Beogradin dhe deklaron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme se \u00e7far\u00eb kuptimi ka an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE pa Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju them ju k\u00ebtu se, Enver Hoxha n\u00eb vitin 1946, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do thoshte.<\/p>\n<p>Po si do thoshte nj\u00eb shqiptar, \u00e7\u2019kuptim ka nj\u00eb komb i cili me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb ka patur, u zgjuar si komb per\u00ebndimor, ka nj\u00eb kultur\u00eb per\u00ebndimore, ka nj\u00eb vokacion per\u00ebndimor, me nj\u00eb komb tjet\u00ebr i cili i ka dyert e hapura p\u00ebr n\u00eb BE, por ka nj\u00eb orientim lindor, ka nj\u00eb origjin\u00eb lindore, nacionalizmi nuk e lejon t\u00eb eci drejt Brukselit dhe tani ne duhet t\u00eb mbetemi pengje t\u00eb Beogradit. Pra, rruga e Tiran\u00ebs, e Shkodr\u00ebs, e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb Bruksel, sipas tij, kalon n\u00ebp\u00ebr Beograd.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt tradhtie t\u00eb lart\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt antikomb\u00ebtar, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt ntishqiptar.<\/p>\n<p>Me 14 maj ne votojm\u00eb p\u00ebr qeverit\u00eb vendore, por ju garantoj ju se fitoren e 14 majit nuk do ket\u00eb forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund ta ndaloj\u00eb pa i dh\u00ebn\u00eb duart Edi Ram\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai ka disa alternativa fatale p\u00ebr t\u00eb, por un\u00eb dua q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vota juaj, t\u00eb jet\u00eb vota e shqiptar\u00ebve ata q\u00eb do i jap\u00eb nd\u00ebshkimin q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Ne q\u00ebndrojm\u00eb prapa parimeve t\u00eb shpallura, si parti konservatore. Ne jemi p\u00ebr forcimin e familjes shqiptare. Ne besojm\u00eb se familja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb sa tok\u00ebsore edhe hyjnore. Ne q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebr taksat e ul\u00ebta sepse besojm\u00eb se qytetari me iniciativ\u00ebn e tij mund t\u00eb krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira se duke i vjel\u00eb shteti edhe qimet e kok\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebr lirit\u00eb e t\u00eb drejtat e individit dhe un\u00eb ju garantoj se kjo drejt\u00ebsi, e kapur si n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb diktatur\u00ebs, do \u00e7lirohet pas 14 majit. Ne do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve t\u00eb respektohen, t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 maj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e dinjitetit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e integritetit ton\u00eb, e vokacionit ton\u00eb per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb votojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p>D\u00ebgjojeni se\u00e7 b\u00ebn, kalon nga sheshi n\u00eb shesh b\u00ebn thirrje, ju q\u00eb s\u2019m\u00eb doni mos dilni n\u00eb votim. Por a mundet nj\u00eb qeveritar, nj\u00eb shtetar t\u00eb ftoj\u00eb qytetar\u00ebt e vet t\u00eb mos dalin n\u00eb votim, a ka q\u00ebndrim m\u00eb armiq\u00ebsor ndaj vot\u00ebs se sa ky. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb motiv i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs, t\u00eb votojn\u00eb opozit\u00ebn, t\u00eb votojn\u00eb Bardh Spahin\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb 1-shin, t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>Duke shprehur edhe nj\u00ebher\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme, kam bindjen se me 14 maj, shkodranet dhe shkodran\u00ebt, mbar\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij qarku do jen\u00eb Rozafa e liris\u00eb, t\u00eb pamposhtur n\u00eb idealet e tyre.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Shkodra, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Zoti ju bekoft\u00eb ju dhe Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha p\u00ebrmbylli fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr zgjedhjet e 14 Majit. Nga kryeqendra e veriut, lideri i opozit\u00ebs i b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb diel\u00ebn kandidatin e \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, Bardh Spahia. Berisha pati edhe nj\u00eb mesazh edhe p\u00ebr kandidatin e Edi Ram\u00ebs, Benet Becin, t\u00eb cilit i k\u00ebrkoi t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45723,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45722"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45722"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45722\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45723"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}