{"id":45705,"date":"2023-05-11T17:44:22","date_gmt":"2023-05-11T17:44:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45705"},"modified":"2023-05-11T17:44:22","modified_gmt":"2023-05-11T17:44:22","slug":"berisha-me-14-maj-lezha-voton-per-shpirtin-e-heroit-kombetar-si-nje-shtylle-e-rendesishme-e-identitetit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/11\/berisha-me-14-maj-lezha-voton-per-shpirtin-e-heroit-kombetar-si-nje-shtylle-e-rendesishme-e-identitetit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Berisha: M\u00eb 14 maj Lezha voton p\u00ebr shpirtin e Heroit Komb\u00ebtar si nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e identitetit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb takim elektoral madh\u00ebshtor u zhvillua sot pasdite n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb fushat\u00ebs. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama i p\u00ebrdori k\u00ebto 8 vite kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i p\u00ebrdori p\u00ebr pasurimin e tij, qeveritar\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Berisha tha se, Edi Rama q\u00eb kalon nga sheshi n\u00eb shesh me nj\u00eb fjalor t\u00eb denj\u00eb tipik vet\u00ebm p\u00ebr halabak\u00eb, pasi e ka tmerruar qarku i Kurbinit, i Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Lideri demokrat gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur u shpreh se, \u201cPjerin Ndreu ka 4 vite q\u00eb nuk vendos shtatoren Sk\u00ebnderbeut n\u00eb shesh, do t\u2019i heqim shtet\u00ebsin\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Berisha iu drejtua Pjerin Ndreut duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cKe gjithsej 72 or\u00eb n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb, asnj\u00eb or\u00eb tep\u00ebr. Kur t\u00eb mbyllet kutia e fundit, largohu!\u201d<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha p\u00ebr\u00e7oi nj\u00eb thirrje t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb mesazh t\u00eb hapur, duke iu th\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb 14 maj t\u00eb votojn\u00eb alternativ\u00ebn e duhur, doktor Pashk Gjonin. Gjithashtu, Berisha tha, se n\u00eb dat\u00ebn 14 maj Lezha voton p\u00ebr shpirtin e Heroit Komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeun, si nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e identitetit shqiptar q\u00eb na frym\u00ebzon t\u00eb qendrojm\u00eb t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Lezhjane dhe lezhjan\u00eb. V\u00ebllez\u00ebr e motra. Zonja e zot\u00ebrinj! Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufijshme, nderimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ju, grat\u00eb dhe burrat, djem dhe vajzat e Lezh\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb demokracis\u00eb shqiptare p\u00ebr qendrimin tuaj vigan n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb Lezh\u00eb mbar\u00eb kombi ka djepin e frym\u00ebzimit t\u00eb tij. Djepin e prij\u00ebsit dhe t\u00eb virtytit t\u00eb vet. Ndaj edhe duke njohur meritat tuaja shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ju ftoj m\u00eb 14 maj \u00e7do lezhjane dhe lezhjan t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votime t\u00eb votoj\u00eb doktor Pashk Gjonin, t\u00eb votoj\u00eb numrin 1, koalicionin \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, t\u00eb votoj\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb ndan historin\u00eb nj\u00eblloj, si\u00e7 e ndau viti \u201992. I nderuari z.Ilir Meta, Kryetar i PL. E dashur znj.deputete, Lindita Metaliaj. I dashur Salvador, Viktor, miq t\u00eb mit\u00eb. I dashur Kryetari yn\u00eb i ri i Bashksi\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Pashk Gjoni.<\/p>\n<p>N\u00eb 32 vite pas vitit \u201992, k\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet n\u00eb t\u00eb cilat ne, duke votuar ndryshimin vendosim t\u2019i marrim pushtetin nj\u00eb njeriu q\u00eb ka p\u00ebrqendruar \u00e7do pushtet n\u00eb duart e tij. Nj\u00eb njeri q\u00eb n\u00eb 8 vite i p\u00ebrdori k\u00ebto pushtete kund\u00ebr kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. I p\u00ebrdori k\u00ebto pushtete p\u00ebr pasurimin e tij, familjar\u00ebve t\u00eb tij, rrethit t\u00eb tij dhe qeveritar\u00ebve, zyrtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr, kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb qeveri nuk ka vjedhur dhe varf\u00ebruar qytetar\u00ebt e vendit, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama me qeverin\u00eb e tij n\u00eb keto 8 vite. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb shekuj, shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb detyruar t\u00eb largohen nga vendi i tyre p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb s\u00eb frikshme n\u00eb rritje, papun\u00ebsis\u00eb, dhun\u00ebs dhe terrorit. Edi Rama d\u00ebshmoi se p\u00ebr\u00e7mimi dhe vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7mim ka p\u00ebr qytetarin shqiptar. Edi Rama vet\u00ebm p\u00ebr fatur\u00ebn e dritave arrestoi n\u00eb nj\u00eb vit 37 mij\u00eb shqiptar\u00eb, gj\u00eb e cila nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs. \u00c7\u00ebshtjet civile jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile, dhe nuk jan\u00eb kurr\u00eb penale, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb shpirtziu si ai, i cili donte t\u00eb qeveriste duke trembur dhe frik\u00ebsuar qytetar\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>Edi Rama q\u00eb kalon nga sheshi n\u00eb shesh me nj\u00eb fjalor t\u00eb denj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr halabak\u00eb, e ka tmerruar Qarku i Kurbinit, i Lezh\u00ebs. Edi Rama sheh disfat\u00ebn e tij t\u00eb plot\u00eb m\u00eb 14 maj, dhe e ka t\u00eb qart\u00eb, se disfata n\u00eb Lezh\u00eb \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebtarja e disfat\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Salvador, ti i ktheve vet p\u00ebrgjigje, por un\u00eb dua t\u2019i them kaq. Salvador Ka\u00e7i ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb komb dhe k\u00ebt\u00eb flamur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb dinjitoze, kurse ti je nj\u00eb njeri pa flamur, pa nder, pa atdhe. Dhe t\u00eb lash goj\u00ebn kur t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh emrin e Salvadorit.<\/p>\n<p>Cilin ka k\u00ebtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju q\u00eb Pjerin Ndreu ka 4 vite q\u00eb nuk vendos shtatoren e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb shesh me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Po ka logjik\u00eb, ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb turpshme se kjo? Sikur Sk\u00ebnderbeu t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e tyre, dhe mund t\u00eb b\u00ebhej pla\u00e7k\u00eb e tyre, dhe mund ta trajtojn\u00eb si t\u00eb duan. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp i madh! Dhe un\u00eb do t\u2019i them Pjerin Ndreut k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cSe Pashk Gjoni, nj\u00eb nga aktet e para do t\u00eb t\u00eb heq\u00eb qytetarin\u00eb nga Lezha, do t\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb. E dyta, qeveria demokratike do t\u00eb t\u00eb heq\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare, dhe bashk\u00eb me Safet Gjicin, do t\u00eb mbeteni dy apartid\u00eb, pa atdhe.\u201d<\/p>\n<p>Ndaj dhe sh\u00ebrb\u00ebtor i Edi Ram\u00ebs, t\u00eb duken lezhjan\u00ebt si taleban\u00eb, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frik\u00eb, tmerr prej tyre.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb ju thuash taleban\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tu, pse kan\u00eb bindje t\u00eb ndryshme politike. Jo miqt\u00eb e mi, kjo \u00ebsht\u00eb frika e hajdutit q\u00eb ka futur duart n\u00eb parat\u00eb tuaja, n\u00eb pronat tuaja dhe e din\u00eb se do ta kapim p\u00ebr zverku dhe do ta flakim n\u00eb dat\u00ebn 14 maj.<\/p>\n<p>Pjerin i kam edhe dy lajme t\u00eb tjera p\u00ebr ty, jo t\u00eb mira, se nuk i meriton se vet\u00eb i b\u00ebni k\u00ebto. Edi Ram\u00ebn shum\u00eb shpejt do ta p\u00ebrcjell\u00ebsh tek McGonigali. Po e pret me padurim. T\u00eb garantoj Pjerin se \u00ebsht\u00eb i pashpres\u00eb. E dyta Pjerin, ke gjithsej 72 or\u00eb n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb. Asnj\u00eb or\u00eb tep\u00ebr. Kur t\u00eb mbyllet kutia e fundit, via, largohu!<\/p>\n<p>Ua ke pru lezhjan\u00ebve aty ku nuk mban m\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Vota p\u00ebr ndryshimin, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr dinjitetin dhe lirit\u00eb tona. Nuk duhet kurr\u00eb ne t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu q\u00eb kalon nga sheshi n\u00eb shesh si shar\u00ebs ordiner. Nj\u00eb njeriu q\u00eb urren qytetar\u00ebt e tij, nj\u00eb njeriu q\u00eb bazon gjith\u00e7ka n\u00eb mashtrimin. Nj\u00eb njeri i cili nga dita e par\u00eb dei sot ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm mashtrime. Njeri i cili nuk pyet p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e qytetar\u00ebve, halleve dhe derteve t\u00eb tij. I cili gjendjen ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve e ka zgjidhur me formul\u00ebn: se nuk vdes kush p\u00ebr buk\u00eb. P\u00ebr buk\u00eb nuk ka vdekur kush, por njer\u00ebzit duan t\u00eb jetojn\u00eb si njer\u00ebz normal\u00eb me dinjitet, duan t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb pasurit\u00eb e vendit t\u00eb tyre, duhet t\u00eb shp\u00ebrblehen p\u00ebr pun\u00ebn, mundin djers\u00ebn. Duhet t\u00eb mbajn\u00eb familjet e tyre, t\u2019i ushqejn\u00eb.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebr nj\u00eb thirrje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr n\u00ebnant, motrat, grat\u00eb e Lezh\u00ebs, vajzat. K\u00ebto 48 or\u00ebt t\u00eb jen\u00eb or\u00ebt e p\u00ebrpjekjes m\u00eb t\u00eb fuqishme tuaj kund\u00ebr nj\u00eb njeriu, i cili ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb qeveritari m\u00eb mizogjen q\u00eb ka patur Shqip\u00ebria ndonj\u00ebher\u00eb. Mos harroni se n\u00eb 8 vite t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij jan\u00eb vrar\u00eb 136 n\u00ebna, motra dhe gra n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb shum\u00eb se n\u00eb dy kontinente. Sepse \u00ebsht\u00eb mizogjen, sepse ai nuk merr asnj\u00eb mas\u00eb, sepse as nuk ndalet fare n\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen. \u00cbsht\u00eb ai shkaku i brengave tuaja q\u00eb p\u00ebrcillni f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebp\u00ebr dhera t\u00eb huaja, \u00ebsht\u00eb ai sepse vjedh parat\u00eb, taksat, pasurit\u00eb. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb vendos pushtetin mbi bandat, se ata m\u00eb mbledhin vota.<\/p>\n<p>Filloi t\u00eb b\u00ebj\u00eb takime me grat\u00eb. Pasi e pa, u b\u00eb analiza, dilte se ato, socialiste apo \u00e7far\u00eb ishin, kishin vet\u00ebm neveri p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. I la dhe takimet. Nuk di ku t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 maj Lezha voton p\u00ebr shpirtin e Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, voton p\u00ebr vokacionin per\u00ebndimor. N\u00eb qoft\u00eb se ne themi se, Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb shtylla e identitetit ton\u00eb si shqiptar, para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb sepse ai na frym\u00ebzon t\u00eb qendrojm\u00eb t\u00eb pamposhtur, na frym\u00ebzon t\u00eb shikojm\u00eb gjithmon\u00eb per\u00ebndimin, dhe vet\u00ebm per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Ju siguroj se doktor Pashk Gjoni n\u00eb Lezh\u00eb, se Behar Haxhiu n\u00eb Kurbin, Albert M\u00eblyshi n\u00eb Mirdit\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ua kthyer ju bashkit\u00eb. Do t\u00eb d\u00ebshmohen sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar tuaj\u00ebt. Do p\u00ebrdorin me transparenc\u00eb taksat dhe t\u00eb arhdurat e Bashkis\u00eb. Do i japin p\u00ebrgjigjen problemeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Do leht\u00ebsojn\u00eb bizneset, do mb\u00ebshtesin turizmin, fermer\u00ebt e Lezh\u00ebs, Kurbinit, dhe kudo q\u00eb jan\u00eb kandidat\u00ebt e Primareve.<\/p>\n<p>Le t\u00eb hapim ne m\u00eb 14 nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, rivendosjen e pluralizmit politik, pa t\u00eb cilin asnj\u00eb komb nuk ka t\u00eb ardhme, pa t\u00eb cilin nuk ka zhvillim, nuk ka liri, nuk ka dinjitet.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Lezha, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-45707\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/l-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/l-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/l-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/l-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/l.jpg 1536w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb takim elektoral madh\u00ebshtor u zhvillua sot pasdite n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb fushat\u00ebs. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama i p\u00ebrdori k\u00ebto 8 vite kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i p\u00ebrdori p\u00ebr pasurimin e tij, qeveritar\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij. Berisha tha se, Edi Rama q\u00eb kalon nga sheshi n\u00eb shesh me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45706,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45705"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}