{"id":45581,"date":"2023-05-10T17:47:11","date_gmt":"2023-05-10T17:47:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45581"},"modified":"2023-05-10T17:47:11","modified_gmt":"2023-05-10T17:47:11","slug":"berisha-kavaja-do-te-qendroje-ne-krye-te-fitores-kunder-ketij-monizmit-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/10\/berisha-kavaja-do-te-qendroje-ne-krye-te-fitores-kunder-ketij-monizmit-te-ri\/","title":{"rendered":"Berisha: Kavaja do t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fitores kund\u00ebr k\u00ebtij monizmit t\u00eb ri!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot pasdite takimin elektoral p\u00ebrmbyll\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb. Berisha u k\u00ebrkoi qytetar\u00ebve t\u00eb Kavaj\u00ebs q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin Fisnik Qosen, pasi n\u00eb ndryshim nga kaniddat\u00ebt e Ram\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb kan\u00eb qendruar me duar n\u00eb xhepa, Fisnik Qosja ka ardhur me nj\u00eb program konkret p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Lideri demokrat, Sali Berisha tha se: \u201cKavaja do t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fitores edhe kund\u00ebr k\u00ebtij monizmit t\u00eb ri.\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit elektrizues n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs, Berisha l\u00ebshoi nj\u00eb thirrje t\u00eb fort\u00eb kundrejt Erion Veliajt dhe kryeminstrit Rama, duke iu th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb duart larg nga Kavaja! Berisha shtoi se, Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kryetari i PD, Sali Berisha e vuri theksin mbi gjuh\u00ebn vulgare t\u00eb p\u00ebrdorur nga Edi Rama p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kavaj\u00ebs. Berisha u shpreh se ai duhet t\u00eb ket\u00eb turp p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjalor t\u00eb p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Fjalimi i Berish\u00ebs u konkludua me brohorima fitoreje dhe thirrje q\u00eb m\u00eb 14 maj qytetar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshimin, dhe pala tjet\u00ebr le t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb shitet dhe blihet, pasi q\u00eb Kavaja e ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e saj p\u00ebr 14 majin, p\u00ebr t\u00eb votuar Fisnik Qosen.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs. V\u00ebllez\u00ebr e motra. Zonja e zot\u00ebrinj1 Ju sjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet e demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb nga jugu n\u00eb veri, dhe p\u00ebrcjell k\u00ebtu mesazhin e fitores s\u00eb thell\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Kavaja, djepi i demokracis\u00eb, djepi i ndryshimit, fitoren e 14 majit, fitoren e Fisnik Qoses, fitoren e qytetar\u00ebve t\u00eb Kavaj\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Kavaja qyteti i vlerave, qyteti i qytetar\u00ebve me idelae m\u00eb t\u00eb larta fisnike, i familjar\u00ebve t\u00eb shk\u00eblqyer. Nuk mashtrohet, ky qytet ka marr\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb votoj\u00eb ndryshimin, t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Kavaj\u00ebn nga kthetrat e mafies m\u00eb t\u00eb rrezikshme q\u00eb ka njohur vendi n\u00eb k\u00ebto 30 vite.<\/p>\n<p>Kavaja ishte e para q\u00eb u \u00e7lirua me gjakun e Josif Bud\u00ebs, heroizmit, trim\u00ebrin\u00eb e burrave dhe grave t\u00eb saj n\u00eb vitin \u201991. Kavaja do t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fitores edhe kund\u00ebr k\u00ebtij monizmi t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Tradita juaj m\u00eb shk\u00eblqyer \u00ebsht\u00eb liria. Ju keni faktuar si njer\u00ebz me ideale, me vlera, me besime t\u00eb pal\u00ebkundura. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb absolutisht n\u00eb nj\u00eb nga pushtimet m\u00eb t\u00eb egra. Pushtime nuk jan\u00eb vet\u00ebm pushtimet e huaja, por pushtues jan\u00eb edhe ata t\u00eb cil\u00ebt shkelmojn\u00eb mbi vlerat, mbi lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve t\u00eb tyre. Ata t\u00eb cil\u00ebt i pla\u00e7kisnin qytetar\u00ebt e tyre, pla\u00e7kisin taksat, pla\u00e7kisin pasurit\u00eb e tyre, dhe askush deri m\u00eb sot n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi nuk ka pla\u00e7kitur m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, sesa regjimi i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Regjim q\u00eb ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjith\u00eb pushtetet n\u00eb duart e tij dhe shtyp lirit\u00eb, t\u00eb drejtat, pla\u00e7kit pasurit\u00eb, pronat, t\u00eb ardhurat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, ne b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb rivendosim qytetarin n\u00eb piedestalin e nderit q\u00eb meriton. Kandidat\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb votuarit tuaj. Fisnik Qosja \u00ebsht\u00eb i votuari juaj!<\/p>\n<p>Me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, Fisniku dhe t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e Primareve kan\u00eb trokitur der\u00eb m\u00eb der\u00eb, kan\u00eb takuar qytetar\u00ebt, kan\u00eb hartuar programe, jan\u00eb p\u00ebrpjekur me mendimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u2019i japin p\u00ebrgjigjen problemeve t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, problemet e qytetar\u00ebve t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Krahas tyre ju keni par\u00eb rivalet e tyre q\u00eb fshihen si miu ndaj qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk vijn\u00eb dot t\u00eb ballafaqohen dot me qytetarin, t\u00eb cil\u00ebt nuk vijn\u00eb dot k\u00ebtu apo n\u00eb studio televizive t\u00eb debatojn\u00eb, t\u00eb paraqesin alternativ\u00ebn, t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se \u00e7far\u00eb do b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ju n\u00eb kat\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb dhe se \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb kat\u00ebr viteve q\u00eb shkuan. Ata nuk vijn\u00eb dot, sepse programi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Programi i tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe xhepat e tyre.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk vjen dot t\u00eb dal\u00eb para jush, s\u00eb bashku me mua, sepse ka 8 vite. E nisi karrier\u00ebn pasi u akuzua nga OSBE se u ka vjedhur shqiptar\u00ebve 200 milion\u00eb euro, dhe i ka futur n\u00eb llogarit\u00eb offshore, dhe nuk e kund\u00ebrshtoi dot. Vazhdoi i pangopur t\u00eb firmos\u00eb 420 milion\u00eb euro djeg\u00ebsat q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb kund. Vazhdoi i pangopur t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb portin e Durr\u00ebsit. Vazhdoi i pangopur t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me avion n\u00eb dispozicion me dhom\u00eb gjumi dhe t\u00eb shpenzoj\u00eb 22 milion\u00eb euro ush\u00ebtime sa asnj\u00eb drejtues tjet\u00ebr, asnj\u00eb kryeminist\u00ebr apo asnj\u00eb sheik tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, apo n\u00eb bot\u00eb. Vazhdon luksin e tij.<\/p>\n<p>Dhe tani, del para jush, jo me gjuh\u00eb shtetari, por del para jush me gjuh\u00ebn e nj\u00eb halabaku, del para jush me nj\u00eb fjalor rruge, duke d\u00ebshmuar se, s\u00eb pari, nuk ka pik\u00ebn e respektit p\u00ebr qytetarin dhe qytetar\u00ebt. Nuk pik\u00ebn e respektit p\u00ebr familjet e tyre, f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, do me \u00e7do kusht t\u00eb zhurmoj\u00eb vjedhjet e tmerrshme q\u00eb ju ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite. Do me cdo kusht ta kaloj\u00eb me tallava dhe me gaz, tiranin\u00eb e varf\u00ebris\u00eb q\u00eb ka vendosur mbi shqiptar\u00ebt. N\u00eb 8 vite, ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb, varf\u00ebria u rrit nga viti n\u00eb vit. Rrogat mbet\u00ebn po ato, kurse \u00e7mimet pothuajse u dyfishuan.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nga viti 2021 n\u00eb vitin 2022, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb pavarur rezulton se \u00e7do shqiptar ka shpenzuar vet\u00ebm p\u00ebr ushqimet 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ka shpenzuar pra, nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Jan\u00eb shpenzuar dy pensione m\u00eb shum\u00eb. Kurse ngush\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk vdes kush urie. Duhet t\u00eb mbledhim kufom\u00ebn nga uria q\u00eb t\u00eb kujtohet se qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb halle t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb deklaroi se, vet\u00ebm 20% e shqiptar\u00ebve n\u00ebn 1 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb mb\u00ebshteten me frym\u00eb ekonomike. Nu ka pashpirt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se kjo. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai p\u00ebrdor mashtrimin, b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mashtruar qytetar\u00ebt. U zotua pas 8 vitesh se do b\u00ebj\u00eb rritje t\u00eb madhe rrogash dhe pensionesh. \u00c7oi dhe nj\u00eb ligj n\u00eb Parlament, por e mbylli parlamentin.<\/p>\n<p>E ftoj p\u00ebrs\u00ebri nes\u00ebr, hajde t\u00eb votojm\u00eb ligjin e rrogave dhe pensioneve. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm, por ti je mashtrues. Je nj\u00eb ordiner. Je antishqiptar q\u00eb g\u00ebzohesh se shqiptar\u00ebt largohen. Q\u00eb mburresh se po i z\u00ebvend\u00ebson me cingalez\u00eb, bangladeshas dhe indian\u00eb. Nuk t\u00eb lidh asgj\u00eb me k\u00ebt\u00eb komb dhe k\u00ebt\u00eb popull. Ti je nj\u00eb pushtues i p\u00ebr\u00e7udnuar q\u00eb mendon p\u00ebr miliardat e tua dhe t\u00eb klientel\u00ebs t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Kavaja e ka th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e saj!<\/p>\n<p>T\u00ebrhiq at\u00eb ekip hajnash dhe kriminel\u00ebsh q\u00eb ke sjell\u00eb k\u00ebtu me n\u00eb krye Erion Veliajn. Nuk ka burr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, as n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb Erion Veliajt q\u00eb ka vjedhur sa ai. Nj\u00eb kryetar q\u00eb thot\u00eb se mbolla 1 milion\u00eb fidan\u00eb, por vodhi fatur\u00ebn e 1 milion\u00eb fidan\u00ebve. Po p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb nuk ka mbjell\u00eb as 7000 pem\u00eb. Nj\u00eb hajdut q\u00eb u thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, se nd\u00ebrtova 40 shkolla, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kur i num\u00ebron nj\u00eb nga nj\u00eb, ka nd\u00ebrtuar gjith\u00ebsej 12 shkolla, por ka vjedhur fondet p\u00ebr 40 shkolla.<\/p>\n<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp, jo vet\u00ebm p\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr rrug\u00ebt e Kavaj\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb turpi i njeriut kudo q\u00eb ec\u00ebn. Dhe vjen k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer votat e Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Erion, larg duart nga Kavaja! Shituni dhe blihuni ju me nj\u00ebri tjetrin, por Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurr\u00eb. Kavaja \u00ebsht\u00eb qyteti, vendi i burrave dhe grave me virtyte, me moral t\u00eb lart\u00eb, me ideale fisnike. Kavaja, me 14 maj do firmos\u00eb ndryshimin. Kavaja \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb rikthej\u00eb pluralizmin.<\/p>\n<p>Kurse, Edi Ram\u00ebn e pret miku i tij i nderuar, tradhtari i kombit amerikan, McGonigal. Socialist\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs, larg tij se dita erdhi dhe ai do shkoj\u00eb n\u00eb burg me McGonigal. Edi Rama ka dhjet\u00ebra \u00e7\u00ebshtje tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb kryekrimineli i votave, \u00ebsht\u00eb kryehajduti i vendit! E ardhmja e tij \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Kavaja, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot pasdite takimin elektoral p\u00ebrmbyll\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb. Berisha u k\u00ebrkoi qytetar\u00ebve t\u00eb Kavaj\u00ebs q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin Fisnik Qosen, pasi n\u00eb ndryshim nga kaniddat\u00ebt e Ram\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb kan\u00eb qendruar me duar n\u00eb xhepa, Fisnik Qosja ka ardhur me nj\u00eb program konkret p\u00ebr qytetar\u00ebt. Lideri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45582,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45581"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45581"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45581\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45581"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45581"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45581"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}