{"id":45561,"date":"2023-05-10T16:26:12","date_gmt":"2023-05-10T16:26:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45561"},"modified":"2023-05-10T16:26:12","modified_gmt":"2023-05-10T16:26:12","slug":"kellici-me-qytetaret-ne-sauk-e-liqeni-i-thate-aty-ku-mashtrojne-tabelat-korruptive-te-5d","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/10\/kellici-me-qytetaret-ne-sauk-e-liqeni-i-thate-aty-ku-mashtrojne-tabelat-korruptive-te-5d\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i me qytetar\u00ebt n\u00eb Sauk e Liqeni i That\u00eb, aty ku mashtrojn\u00eb tabelat korruptive t\u00eb 5D"},"content":{"rendered":"<p>Kur na ndajn\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb nga mbajtja e zgjedhjeve lokale t\u00eb 14 majit, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn, Belind K\u00eblli\u00e7i ka vijuar turin e takimeve me qytetar\u00ebt. Teksa u ndal n\u00eb Sauk dhe zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i shtr\u00ebngoi duart me qindra qytetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i shpreh\u00ebn mb\u00ebshtetjen p\u00ebr 14 majin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga Sauku, denoncoi Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs se po d\u00ebrgon gjobv\u00ebn\u00ebsit e Policis\u00eb Bashkiake dhe Tatimet, te bizneset t\u00eb cil\u00ebt dalin hapur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ndryshimit.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb ka ndodhur nj\u00eb praktik\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve kur kam hyr\u00eb ne biznese, ku kan\u00eb ardhur kamerat, dit\u00ebn e nes\u00ebrme jam kontaktuar nga drejtuesit e PD n\u00eb ato nj\u00ebsi, n\u00eb ato zona, dhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se t\u00eb nes\u00ebrmen ka vajtur Policia Bashkiake p\u00ebr t\u00eb gjobitur ato biznese dhe tatimor\u00ebt e bashkis\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr t`i gjobitur. K\u00ebshtu q\u00eb duke qen\u00eb se ka nj\u00eb seri masash represive ndaj biznesit edhe ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb dalin dhe mb\u00ebshtesin hapur publikisht ndryshimin, q\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtesin mua, kam vendosur q\u00eb t\u00eb mos i vendos n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, mos t`i pengoj n\u00eb pun\u00ebn e tyre dhe sigurisht preferoj p\u00ebrher\u00eb t`i takoj pa kamera\u201d, tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Praktika e gjobave ndaj qytetar\u00ebve duket se \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb detyr\u00eb kryesore t\u00eb Policis\u00eb Bashkiake.<\/p>\n<p>Disa qytetar\u00eb, denoncuan gjat\u00eb takimit me Kelli\u00e7in.<\/p>\n<p>\u201cKu d\u00ebgjojn\u00eb nj\u00eb pllak\u00eb apo nj\u00eb \u00e7eki\u00e7, shkojn\u00eb e futen brenda n\u00eb sht\u00ebpi private, n\u00eb banes\u00eb private, pa asnj\u00eb lloj problemi. Edhe v\u00ebllai pa trokitur te dera nuk vjen me u fut brenda. Si ka mund\u00ebsi kjo! Lek\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se nd\u00ebrtimi q\u00eb t\u2019i do b\u00ebsh. N\u00ebse nd\u00ebrtimi b\u00ebn 10 mij\u00eb euro, ato k\u00ebrkojn\u00eb 15. Kaq kemi b\u00ebr\u00eb, tashi jemi bllokuar p\u00ebr leje, m\u00eb pikon sht\u00ebpia\u201d,\u00a0u shpreh\u00ebn qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Belind K\u00eblli\u00e7i i siguroi se kjo praktik\u00eb do t\u00eb ndalet pas 14 majit, duke theksuar se punimet p\u00ebr riparime n\u00eb banesa, do t\u00eb kryhen vet\u00ebm me nj\u00eb njoftim t\u00eb thjesht\u00eb dhe pa procedura burokratike.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, me rregullu dritaren e sht\u00ebpis\u00eb, me nd\u00ebrru pllakat, me rregullu avllin\u00eb a \u00e7atin\u00eb, t\u00eb vjen policia bashkiake t\u00eb v\u00ebn\u00eb gjob\u00eb. Klient\u00ebt e k\u00ebtyre te \u201cSheshi Sk\u00ebnderbej\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kull\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur 7 kate pa leje \u201cEyes of Tirana\u201d, 50 metra nga zyra e k\u00ebtij dhe kur e pyet\u00ebn k\u00ebt\u00eb, ky tha: nuk\u00a0 e kisha par\u00eb kull\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aty. Pra trajtimi \u00ebsht\u00eb, n\u00eb \u201cSheshin Sk\u00ebnderbej\u201d p\u00ebr klient\u00ebt e vet\u00eb b\u00ebhet 7 kate pa leje, qytetari i shkret\u00eb, edhe n\u00eb fshat edhe n\u00eb zon\u00ebn m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt nuk rregullon dot sht\u00ebpin\u00eb e vet. Dhe ndaj logjika ime sa her\u00eb q\u00eb kam komunikuar me qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se nuk i ndaj qytetar\u00ebt n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb e n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, n\u00eb demokrat\u00eb e socialist\u00eb, n\u00eb parti e pa parti. N\u00ebse rruga \u00ebsht\u00eb e pashtruar, n\u00ebse je pa uj\u00eb t\u00eb lagja, pra jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt te lagjaj, demokrat\u00eb e socialist\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb ri, gjenerat\u00eb t\u00eb re, tjet\u00ebr model. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e riparimit t\u00eb sht\u00ebpiave, p\u00ebr Nenin e famsh\u00ebm 6 q\u00eb quhet, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje, ajo do jet\u00eb procedur\u00eb burokratike formale, se p\u00ebr t\u00eb rregulluar, p\u00ebr t\u00eb hapur \u00e7atin\u00eb, dritaren\u2026\u201d-tha Belind K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i denoncoi p\u00ebrs\u00ebri kreun e IMT, Mariglen Qato. Gjat\u00eb takimeve me qytetar\u00ebt, K\u00eblli\u00e7i u njoftua se tenderi p\u00ebr punimet p\u00ebr rehabilitimin e Liqenit t\u00eb That\u00eb, ishin fituar nga kompania \u201c5D Konstruksion\u201d, e t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb Mariglen Qatos.<\/p>\n<p>Sipas qytetar\u00ebve, punimet nis\u00ebn tre vjet m\u00eb par\u00eb dhe kishin afat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar 6 muaj, por ende sot pas tre vjet\u00ebsh, ato nuk jan\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb tabela q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur prej tre vjet\u00ebsh p\u00ebr punimet rreth liqenit. E ka pasur afatin 6 muaj, edhe sot \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfunduar. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky projekti, i cili \u00ebsht\u00eb tenderuar e ka fituar firma e famshme \u201c5D Konstruksion\u201d. Pak a shum\u00eb k\u00ebt\u00eb quajn\u00eb rehabilitimin, ka arritur deri te pjesa ku \u00ebsht\u00eb pallati q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, deri te cepi atje ku fillon hoteli dhe deri te cepi tjet\u00ebr k\u00ebtu\u201d-than\u00eb disa qytetar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7i u shpreh: \u201cO shife, qenka Mariglen Qato, opa, se prandaj nuk b\u00ebhen projektet. Opa Marigleni, doli Marigleni. I b\u00ebjm\u00eb thirrje Mariglen Qatos, t`u thot\u00eb atyre t\u00eb \u201c5D-s\u201d, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tre vjet. E ka pasur 6 muaj kur ka vjedhur lek\u00ebt, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tre vjet. Prandaj nuk vejn\u00eb dat\u00eb dhe rrejn\u00eb, se thon\u00eb e kemi v\u00ebn\u00eb tani. Jemi i vetmi kryeqytet n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb p\u00ebr tre vjet kemi ndryshuar tre her\u00eb planin rregullues. Nj\u00eb plan q\u00eb normalisht nuk nd\u00ebrron n\u00eb 20 vjet. Pra kur b\u00ebhet nj\u00eb her\u00eb nuk nd\u00ebrron n\u00eb 20 vjet. Ne e kemi nd\u00ebrruar tre her\u00eb n\u00eb tre vite. Llogariteni vet\u00eb arsyen\u201d, tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Buz\u00eb Liqenit, Belind K\u00eblli\u00e7i konstatoi gjithashtu, se si stacion autobusi, sh\u00ebrbente vet\u00ebm nj\u00eb stol, nd\u00ebrsa mungonin t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb stacioni i autobusit? Jo, vet\u00ebm se nuk e besova kur ma than\u00eb por nga q\u00eb e pash\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb stol\u2026 t\u00eb lutem na e kap edhe pak tabel\u00ebn se m\u00eb duket e thot\u00eb aty. Dometh\u00ebn\u00eb, ky stoli k\u00ebtu, ky stoli k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb i madh p\u00ebr Zotin, ky stoli aty \u00ebsht\u00eb stacioni autobusit multimodal. N\u00eb kryeqytetin europian t\u00eb rinis\u00eb. Ja kush \u00ebsht\u00eb Erion Veliaj dhe do ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nja 150 mij\u00eb euro ai stoli aty, stacion autobusi. Qesharake! Merr fund kjo, edhe 6 dit\u00eb, lajm i mir\u00eb. 6 dit\u00eb ndalojm\u00eb vjedhjen\u201d.<\/p>\n<p>Belind K\u00eblli\u00e7i ironizoi edhe deklaratat e Erion Veliajt p\u00ebr mbjelljen e 1 milion\u00eb pem\u00ebve, duke sjell\u00eb si shembull faktin se do t\u00eb duhet t\u00eb ishin nd\u00ebrtuar 30 parqe sa parku aktual i liqenit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, K\u00eblli\u00e7i e cil\u00ebsoi t\u00eb rrezikshme ndotjen e ajrit n\u00eb kryeqytet, \u00e7ka s\u00eb fundmi u d\u00ebshmua edhe nga nj\u00eb emision investigativ.<\/p>\n<p>\u201cTashi Erion Veliaj thot\u00eb kam mbjell\u00eb 30 parqe t\u00eb tilla, vazhdon ajo, vazhdon edhe mbrapa, i ka mbjell\u00eb ai me pem\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vjet. E kuptoni sa qesharak \u00ebsht\u00eb?! Vet\u00ebm ta kuptoni se me \u00e7far\u00eb modeli kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb 8 vite. N\u00ebse do kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb pun\u00eb q\u00eb pretendon, sigurisht q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Institutit Italian q\u00eb monitoron matjen e ajrit para dy dit\u00ebsh, q\u00eb e pam\u00eb live, edhe falenderoj k\u00ebtu emisionin \u201cPiranjat\u201d ke Syri Tv, q\u00eb b\u00ebri publik rrezikun n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet \u00e7do qytetar i Tiran\u00ebs, p\u00ebrsa i p\u00ebrket ekspozimit t\u00eb nj\u00eb ajri t\u00eb ndotur kat\u00ebr her\u00eb mbi norm\u00eb, i cili ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te sh\u00ebndeti i qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe q\u00eb ajri i Tiran\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i s\u00ebmundjeve kancerogjene n\u00eb qytet. Esht\u00eb nj\u00eb tmerr i madh, p\u00ebr \u00e7do qytetar, t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl, demokrat\u00eb e socialist\u00eb, qytetar\u00eb me parti e pa parti, ajo q\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebtyre problemeve, Belind K\u00eblli\u00e7i pati nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb lajm i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, q\u00eb gjasht\u00eb dit\u00eb na ndajn\u00eb nga dita e votimit, nga ndryshimi. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse doni ndryshim, dilni, shkoni t\u00eb votoni n\u00eb dat\u00eb 14 maj dit\u00ebn e diel\u00eb. Dilni votoni masivisht, masivisht, masivisht. Dilni merrni pjes\u00eb n\u00eb votim, mos i d\u00ebgjoni k\u00ebta q\u00eb thon\u00eb: e kan\u00eb t\u00eb fituar, kan\u00eb shum\u00eb lek\u00eb, kan\u00eb media, zero. Hajdeni me mua shihni opinionin publik, shihni qytetar\u00ebt n\u00eb rrug\u00eb, shihni dhe k\u00ebrkojini nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme Erion Veliajt t\u00eb dali t\u00eb takoj\u00eb qytetar\u00ebt, a del dot apo nuk del dot n\u00eb rrug\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb barometri kryesor, ai \u00ebsht\u00eb sondazhi i v\u00ebrtet\u00eb\u201d, tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur na ndajn\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb nga mbajtja e zgjedhjeve lokale t\u00eb 14 majit, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn, Belind K\u00eblli\u00e7i ka vijuar turin e takimeve me qytetar\u00ebt. Teksa u ndal n\u00eb Sauk dhe zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i shtr\u00ebngoi duart me qindra qytetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i shpreh\u00ebn mb\u00ebshtetjen p\u00ebr 14 majin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45562,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45561"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45561\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45562"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}