{"id":45527,"date":"2023-05-10T10:40:08","date_gmt":"2023-05-10T10:40:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45527"},"modified":"2023-05-10T10:40:08","modified_gmt":"2023-05-10T10:40:08","slug":"berisha-14-majin-ta-shnderrojme-ne-festen-e-fitores-per-ta-perzene-njehere-e-mire-kete-regjim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/10\/berisha-14-majin-ta-shnderrojme-ne-festen-e-fitores-per-ta-perzene-njehere-e-mire-kete-regjim\/","title":{"rendered":"Berisha: 14 majin ta shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e fitores p\u00ebr ta p\u00ebrzen\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot takimin elektoral p\u00ebrmbyll\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidatit t\u00eb koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, Isa Ramaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Berisha tha se, Mal\u00ebsia e ka marr\u00eb vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb votuar drejtimin e duhur, dhe se Tonini bashk\u00eb me Tonin\u00ebt e tjer\u00eb do shkojn\u00eb me Edi Ram\u00ebn atje ku e meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha theksoi se, Edi Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje fetare me injoranc\u00eb, 14 maji \u00ebsht\u00eb dita e ndarjes me regjimin q\u00eb p\u00ebrzuri me p\u00ebr\u00e7mim mbi 1 milion shqiptar\u00eb. Berisha tha se, nuk ka pasur asnj\u00eb qeveritar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vendosur nj\u00eb tirani varf\u00ebrie me kaq shpejt\u00ebsi mbi shqiptar\u00ebt, sa Edi Rama.<\/p>\n<p>I shqet\u00ebsuar p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fjalorit banal t\u00eb kryeministrit Rama, Berisha tha se ai po e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb llogari te qytetar\u00ebt, por t\u2019i mbuloj\u00eb gjurm\u00ebt e vjedhjeve t\u00eb tij me togfjal\u00ebsh banal dhe me fjalime q\u00eb p\u00ebrbajn\u00eb vet\u00ebm 4 fjali.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb 14 majin ta shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e fitores p\u00ebr ta p\u00ebrzen\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim q\u00eb iu ka mohur \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb dhe liri.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb. Banor\u00eb t\u00eb Koplikut, t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. V\u00ebllez\u00ebr e motra. Zonja e zot\u00ebrinj! P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Nderimin dhe mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufijshme.<\/p>\n<p>Nuk mundet kurr\u00eb t\u00eb kuror\u00ebzonim fitoren pa Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, Mal\u00ebsin\u00eb e burrave dhe grave me shpirt t\u00eb madhe, me virtyte t\u00eb spikatura, t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb nder Mal\u00ebsis\u00eb dhe kombiit shqiptar, sikund\u00ebr i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p>I dashur zoti deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z.Ramadan Lika, p\u00ebrfaq\u00ebsues i shk\u00eblqyer Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. E dashur deputete n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb znj.Bardeli. I dashur z.Kryetar i yni i Bashkis\u00eb s\u00eb Koplikut, Isa Ramaj.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe nj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn e shk\u00eblqyer q ju se bashku keni b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, dhe keni sjell\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe n\u00eb agun e fitores s\u00eb saj s\u00eb merituar, n\u00eb agun e ndryshimit, n\u00eb agun e ndryshimit historik p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, ne vijm\u00eb para jush p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn e \u00e7do mal\u00ebsori, mal\u00ebsoreje, atdhetar, patriot, pun\u00ebtor. Por vijm\u00eb gjithashtu krenar me ju dhe ball\u00ebhapur para jush, sepse ne vijm\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur Isa Ramajn, kandidatin tuaj, nj\u00ebrin prej jush, i cili dallon shum\u00eb nga Tonini. Jo se Tonini nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebsaj treve, po edhe ai i k\u00ebsaj treve \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Por problemi \u00ebsht\u00eb se Tonini, dhe t\u00eb gjith\u00eb si Tonini, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, jan\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb qeveritar\u00ebve. P\u00ebr ta zb\u00ebrthyer k\u00ebt\u00eb do t\u2019u jap nj\u00eb shembull. N\u00eb Parlament ju keni Ramadan Lik\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsues. Ramadan Lika, n\u00eb Parlamentin e vendit, pik\u00ebrisht se ka ndjer\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb para jush, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb avokat i pamposhtur i interesave t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. I problemeve, i halleve, i derteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni pak, sa her\u00eb e keni d\u00ebgjuar ju Paulinin t\u00eb \u00e7el\u00eb goj\u00ebn p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe? Ja ku \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu zonja Greta Bardeli. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme ka ngritur n\u00eb Parlament problemet e qarkut dhe qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Po k\u00ebshtu Zef Hila, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Sa her\u00eb e keni d\u00ebgjuar ju Benet Becin, q\u00eb ia fali veten Edi Ram\u00ebs t\u00eb flas\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn n\u00eb dy vite? Asnj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Po se i solla k\u00ebto shembuj? I solla k\u00ebto shembuj p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e mi, se ndryshimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, se k\u00ebta jan\u00eb qeveritar\u00ebt tuaj, nuk jan\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs, nuk jan\u00eb t\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb. Por jan\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe do mbeten t\u00eb qytetar\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi esencial q\u00eb ne duam t\u00eb sjellim m\u00eb 14 maj. Un\u00eb e di q\u00eb Mal\u00ebsia e ka marr\u00eb vendimin e saj, dhe Tonini bashk\u00eb me Tonin\u00ebt e tjer\u00eb do shkojn\u00eb me Edi Ram\u00ebn atje ku e meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por prap, lutja ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbledhim \u00e7do vot\u00eb n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb k\u00ebsaj mal\u00ebsie.<\/p>\n<p>A e shihni ju Edi Ram\u00ebn s\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn? Ky \u00ebsht\u00eb qeveritari i par\u00eb q\u00eb i thot\u00eb qytetar\u00ebve mos dilni n\u00eb votime. Kaq frik\u00eb dhe tmerr ka ky nga vota juaj. Saq\u00eb ju thot\u00eb: aman mos m\u00eb gjuani me vot\u00ebn tuaj, aman mos voton kund\u00ebr meje. Edi je i pashpres\u00eb! Kjo tregon se ai \u00ebsht\u00eb i pashpres\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne duhet t\u00eb votojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00eb, socialist\u00eb, t\u00eb paparti, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb jemi. T\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, t\u00eb votojm\u00eb Isa Ram\u00ebn, t\u00eb votojm\u00eb 1-shin, se kemi votuar lirit\u00eb tona!<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb qytetari q\u00eb shp\u00ebrfillet, q\u00eb p\u00ebrbuzet nga qeveritari. Nu k\u00ebsht\u00eb i lir\u00eb qytetari kur t\u00eb gjitha poushtetet i ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb njeri me nj\u00eb shpirt t\u00eb shkretuar nga virtytet, dhe q\u00eb i p\u00ebrdor ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore. Nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb qytetari, kur nj\u00eb njeri kontrollon t\u00eb gjitha pushtetet, kontrollon drejt\u00ebsin\u00eb. Por me drejt\u00ebsi t\u00eb kontrolluar nga qeveria nuk ka kurr\u00eb liri dhe t\u00eb drejta njer\u00ebzore p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj edhe ky ndryshim \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash ndryshim p\u00ebr dinjitetin tuaj, ndryshim p\u00ebr lirit\u00eb tuaja. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kaq, jo. Ju e d\u00ebgjuat programin e Isa Ramajt, program p\u00ebr ju, program p\u00ebr bizneset, program p\u00ebr fermer\u00ebt, program p\u00ebr turizmin. Pra, nj\u00eb program i cili p\u00ebrpiqet t\u00eb adresoj\u00eb drejt, t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigje, zgjidhje t\u00eb gjitha problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballent t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb jetik\u00eb p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe. Kurse, Marinaj betohet nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb p\u00ebr krye t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Paulinit, sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i tyre<\/p>\n<p>\u00c7do qytetar i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe kudo q\u00eb ndodhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri apo emigracion, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb votoj\u00eb m\u00eb 14 maj. T\u00eb votoj\u00eb, sepse kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb pasur nj\u00eb qeveri e cila t\u2019i ket\u00eb vjedhur ata gjer n\u00eb palc\u00eb, e cila t\u2019i ket\u00eb pla\u00e7kitur ata n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, e cila t\u2019iu dyfishoj\u00eb bizneseve taksat, e cila iu dyfishon qytetar\u00ebve \u00e7mimet. Sot, me rritjen nj\u00ebvjetore t\u00eb \u00e7mimeve, dhe sot secili nga ju nga vjet deri sivjet, harxhoni nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqimet, dy pensione m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb ato. Kurse ai sh\u00ebtit me avion n\u00eb vakanca dhe shpenzon 22 milion\u00eb euro. Vjedh nga ju gjysm\u00eb miliardi euro. Nuk ua kthen, p\u00ebrkundrazi ia jep klientel\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb qeveritar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vendosur nj\u00eb tirani varf\u00ebrie me kaq shpejt\u00ebsie mbi ju sa Edi Rama. \u00c7mimet u rrit\u00ebn, rrogat mbet\u00ebn po aty. Ne u rrokullis\u00ebm nga qytetar\u00ebt me rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, n\u00eb qytetar\u00ebt me rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Hidhni syt\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk ka vend m\u00eb t\u00eb bukur se Mal\u00ebsia, nuk ka potenciale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se Mal\u00ebsia. Pse braktisen? Se k\u00ebto pasuri jan\u00eb shnd\u00ebrruar t\u00eb huaja, nuk ndjehen t\u00eb qytetar\u00ebve, por t\u00eb qeveritar\u00ebve. Pse braktisen? Sepse, Edi Rama ka nxjerr\u00eb formul\u00ebn se n\u00eb Sqhip\u00ebri nuk vdes kush urie. Nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb vdesim urie, se p\u00ebr t\u00eb vdekur urie nuk kan\u00eb vdekur as n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por puna \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb si njer\u00ebz, t\u00eb ushqehemi si njer\u00ebz, t\u00eb rrisim f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb si\u00e7 duhet t\u2019i rrisim. T\u2019i shkollojm\u00eb ata.<\/p>\n<p>Ndaj dhe 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndarje e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb ndarja me nj\u00eb regjim q\u00eb p\u00ebrzuri me p\u00ebr\u00e7mim mbi 1 milion shqiptar\u00eb n\u00eb 8 vite, sa nuk ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb asnj\u00eb luft\u00eb, asnj\u00eb murtaj\u00eb apo fatkeq\u00ebsi natyrore nga nj\u00eb komb si\u00e7 ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb Edi Rama me politikat e tij shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Po p\u00ebrballen dy kultura, dy rryma. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb e juaja, q\u00eb vjen e paraqet programin, q\u00eb vjen me transparenc\u00eb para jush. Kurse tjetra \u00ebsht\u00eb e bodrumit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Asnj\u00eb rival, asnj\u00eb kandidat i tij nuk ka guxuar t\u00eb dal\u00eb para jush n\u00eb ekranet televizive, apo n\u00eb shesh dhe t\u00eb debatoj\u00eb me kandidat\u00ebt tan\u00eb. Tonin, n\u00eb qoft\u00eb se ndjen se p\u00ebrfaq\u00ebson ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, hajde n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh n\u00eb debat me Isa Ramajn. Po nuk vjen dot, nuk mundet. Nuk e l\u00eb as Edi Rama. Edhe un\u00eb \u00eb kam ftuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebro t\u00eb dalim n\u00eb shesh, kemi qeverisur, dhe t\u2019u themi qytetar\u00ebve \u00e7do gj\u00eb q\u00eb pyesin ata, \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ngren\u00eb ata. T\u2019u japim p\u00ebrgjigje. Po ku mund t\u00eb dal\u00eb ai? Sepse ai ka zgjedhur t\u00eb kaloj\u00eb nga sheshi n\u00eb shesh me nj\u00eb togfjal\u00ebsh t\u00eb turpsh\u00ebm. Jo gomari, jo \u00e7akalli, zorra qorre, nuk kam mot\u00ebr se je \u00e7un i mir\u00eb, dhe fjal\u00eb t\u00eb tilla. Po ti je qeveritar. Ti para qytetar\u00ebve shkon p\u00ebr t\u00eb paraqitur, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb. P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh. Nuk jan\u00eb qeveritar\u00ebt t\u00eb interesuar se ke mot\u00ebr, apo nuk ke mot\u00ebr ti.<\/p>\n<p>Vjen k\u00ebtu dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb mbjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje fetare me injoranc\u00eb absolute. Ia thash\u00eb edhe at\u00eb dite, se po t\u00eb lexosh historin\u00eb e k\u00ebsaj mal\u00ebsie, ti vet\u00ebm k\u00ebtu nuk e b\u00ebn kurr\u00eb at\u00eb p\u00ebrpjekje. Jo sot, por edhe n\u00eb vitet 1870, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe i provuan Kongresit t\u00eb Berlinit se pavar\u00ebsisht nga fet\u00eb, ata ishin nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb, mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb, ishin shqiptar\u00eb dhe vet\u00ebm shqiptar\u00eb. Lexo pak nj\u00ebher\u00eb, para se t\u00eb vish t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh ndasit\u00eb k\u00ebtu. L\u00ebre pastaj mkur thot\u00eb se kam tri besime n\u00eb nj\u00eb familje. Tani me th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend shqiptar\u00ebt t\u00eb t\u00eb ndjekin ty me 5 martesa, jan\u00eb mir\u00eb me nj\u00eb. M\u00eb vjen keq q\u00eb ta them k\u00ebt\u00eb, por nuk mund t\u00eb mos ia them.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb dhe or\u00eb q\u00eb na ndajn\u00eb, le t\u2019i shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e fitores. T\u00eb bashkuar si\u00e7 jemi, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb \u00e7do qytetar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb votime. P\u00ebr t\u00eb regjistruar \u00e7do vot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur \u00e7do vot\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb firmosur fitoren e Isa Ramajt, fitoren tuaj, fitoren e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, fitoren e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria! Nderim t\u00eb madh burrave dhe grave t\u00eb k\u00ebsaj mal\u00ebsie, djem dhe vajzave t\u00eb saj. Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot takimin elektoral p\u00ebrmbyll\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidatit t\u00eb koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, Isa Ramaj. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Berisha tha se, Mal\u00ebsia e ka marr\u00eb vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb votuar drejtimin e duhur, dhe se Tonini bashk\u00eb me Tonin\u00ebt e tjer\u00eb do shkojn\u00eb me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45528,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45527"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45528"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}