{"id":45522,"date":"2023-05-10T10:21:06","date_gmt":"2023-05-10T10:21:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45522"},"modified":"2023-05-10T10:21:18","modified_gmt":"2023-05-10T10:21:18","slug":"spahia-perdorimi-i-strukturave-kriminale-ne-mbeshtetje-te-kandidatit-te-ps-kembane-alarmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/10\/spahia-perdorimi-i-strukturave-kriminale-ne-mbeshtetje-te-kandidatit-te-ps-kembane-alarmi\/","title":{"rendered":"Spahia: P\u00ebrdorimi i strukturave kriminale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidatit t\u00eb PS, k\u00ebmban\u00eb alarmi!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bardh Spahia: &#8220;Fenomen shum\u00eb problematik sidomos n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i strukturave kriminale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe t\u00eb kandidatit t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb e turpshme jo vet\u00ebm mosnd\u00ebrhyrja e shtetit, por edhe mb\u00ebshtetja e strukturave t\u00eb shtetit, ndaj grupeve kriminale\u201d.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs, Bardh Spahia, i cili po kandidon p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr si kandidat i koalicionit \u201cBashk\u00eb fitojm\u00eb\u201d, dha nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sot n\u00eb emisionin \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb SYRI TV duke iu p\u00ebrgjigjur jo thjesht pyetjeve t\u00eb gazetarit Flavio Qarri, por edhe t\u00eb atyre t\u00eb telefonuesve. Spahia shpalosi edhe projektet e tij t\u00eb zhvillimit t\u00eb kryeqendr\u00ebs s\u00eb veriut t\u00eb vendit p\u00ebr 4-vje\u00e7arin e ardhsh\u00ebm dhe i ftoi qytetar\u00ebt edhe t\u00eb informohen n\u00eb portalin <a href=\"https:\/\/bardhspahia.com\/programi\/\">Bardhspahia.com.<\/a><\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Z. Spahia, nuk ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb nga fushata juaj e fundit elektorale n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0Ai sensacion \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr mua. Sikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim i fushat\u00ebs s\u00eb 6 marsit. M\u00eb duket shum\u00eb e shpejt\u00eb. Ishte di\u00e7ka krejt\u00ebsisht e pazakont\u00eb ky mandat vet\u00ebm 1-vje\u00e7ar, ku pat\u00ebm mund\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr pak muaj. E kishim gati t\u00eb domosdoshme t\u00eb shprehnim vizionin ton\u00eb, t\u00eb hidhnim gjurm\u00ebt e para dhe t\u00eb linim shenj\u00ebn se si do t\u00eb ishte pak a shum\u00eb, 4-vje\u00e7ari i ardhsh\u00ebm. Por u munduam q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve ta linim gjurm\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb tregonim pak edhe modelin ton\u00eb t\u00eb qeverisjes lokale. Besoj se kemi pasur disa arritje q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb besim reciprok midis institucionit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, qoft\u00eb edhe Kryetarit t\u00eb saj edhe komunitetit shkodran, qytetar\u00ebve shkodran\u00eb. Ne kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me ta, kemi qen\u00eb prezent n\u00eb territor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante, kemi identifikuar problematikat dhe \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, i kemi listuar sipas prioriteteve dhe besoj se gjat\u00eb k\u00ebtyre pak muajve dhe kemi arritur t\u2019i adresojm\u00eb disa prej tyre drejt zgjidhjeve. Sigurisht kemi hedhur edhe hapa konkret\u00eb dhe baza t\u00eb forta p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb 4-vje\u00e7arin e ardhsh\u00ebm si dhe nj\u00eb vizion t\u00eb ri p\u00ebr promovimin e resurseve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka territori yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Ka nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim n\u00eb qeverisjen qendrore p\u00ebr Shkodr\u00ebn, nga ana e kandidatit t\u00eb mazhoranc\u00ebs, nga ana e vet\u00eb Kryeministrit; edhe pak sikur do t\u00eb lutej \u201caman na e jepni p\u00ebr fiksim Shkodr\u00ebn, ta udh\u00ebheqim\u201d&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0Ju e keni v\u00ebn\u00eb re edhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Shkod\u00ebr, ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb kishte n\u00eb komunikim. Di\u00e7ka e rrall\u00eb, por \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht nga fakti i njohjes dhe i perceptimit, i dor\u00ebzimit, i t\u00eb qenurit koshient t\u00eb raportit t\u00eb vet me Shkodr\u00ebn. Ka qen\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, aspak normal. Ka qen\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 10 viteve ka synuar ta denigroj\u00eb Shkodr\u00ebn, ta zvog\u00ebloj\u00eb administrativisht dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ta gjunj\u00ebzoj\u00eb ekonomikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj t\u00eb tentoj\u00eb ta kontrolloj\u00eb edhe politikisht. Dhe k\u00ebt\u00eb raport ai sigurisht q\u00eb e vuan n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: E \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb kryeqendra e Veriut t\u2019i ket\u00eb zyrat n\u00eb Lezh\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb absurde! Ajo nuk ka justifikim, prandaj edhe kuptohet ng\u00ebr\u00e7i i tij dhe sigurisht i t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PS apo t\u00eb mazhoranc\u00ebs kur vijn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe kur synojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellin t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat qytetar\u00ebt shkodran\u00eb i njohin mir\u00eb. Ju e that\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb zhveshja e Shkodr\u00ebs nga disa prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e qart\u00eb e atij zvog\u00eblimi administrativ q\u00eb synohet t\u2019i b\u00ebhet Shkodr\u00ebs nga qeverisja qindrore.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: PS ka nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb saj\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr. Cili \u00ebsht\u00eb komunikimi me qytetar\u00ebt pasi po kjo deg\u00eb e ka zhveshur qytetin nga \u00e7do drejtori, nga \u00e7do fuqi administrative?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0Un\u00eb shpeshher\u00eb mundohem t\u2019i kuptoj n\u00eb sikletin e vet, n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e vet p\u00ebr t\u00eb komunikuar dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar disa veprime krejt\u00ebsisht absurde dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb qeverisjes qendrore dhe t\u00eb liderit t\u00eb tyre n\u00eb raport me qytetar\u00ebt shkodran\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00eb kontaktet q\u00eb kemi kur na q\u00ebllon t\u00eb takohemi n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb qytet, sigurisht q\u00eb ata e kuptojn\u00eb dhe reagojn\u00eb. Akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb presioni i qytetar\u00ebve shkodran\u00eb dhe mungesa e argumenteve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veprime t\u00eb tilla karshi qytetar\u00ebve. Kur diskutoj nganj\u00ebher\u00eb me ta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt absurd t\u00eb zhveshjes\u00a0 s\u00eb Shkodr\u00ebs nga drejtorit\u00eb, sigurisht q\u00eb m\u00eb japin t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mosdakort\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb me veprime t\u00eb tilla t\u00eb kryeministrit, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb problematike dhe m\u00eb vjen keq \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb nuk marrin iniciativ\u00ebn t\u00eb deklarohen publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mosdakort\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr veprimet e kryeministrit karshi institucioneve t\u00eb Shkodr\u00ebs. Do t\u2019u b\u00ebnte nder atyre dhe do t\u00eb zbuste pak raportin e tyre me qytetar\u00ebt shkodran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Kryeministri dhe znj. Bilali menduan t\u2019ju sulmojn\u00eb tek nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb ju b\u00ebn juve bashkin\u00eb e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, te streha e kafsh\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs. \u00c7far\u00eb menduat kur d\u00ebgjuat kryeministrin dhe nj\u00eb ministre, t\u2019ju akuzonin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:\u00a0\u00a0<\/strong>Politikisht mund t\u00eb ishte nj\u00eb gabim fatal p\u00ebr to n\u00eb raportin midis mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs, n\u00eb rastin konkret t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, por nga ana tjet\u00ebr pata dhe nj\u00eb ndjesi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb keqe tek d\u00ebgjoja Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb tek e fundit, pa\u00e7ka se kund\u00ebrshtarin ton\u00eb politik, t\u00eb deklaronte g\u00ebnjeshtra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike, g\u00ebnjeshtra absurde, pa iu dridhur qerpiku. Dhe aq m\u00eb keq m\u00eb erdhi prej gjith\u00eb asaj morie shkodran\u00ebsh rreth e rrotull, figura publike, t\u00eb cil\u00ebt duhej t\u00eb kishin kuraj\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn ta kund\u00ebrshtonin apo ta korrigjonin kryeministrin n\u00eb deklaratat e tij n\u00eb respekt kjo edhe t\u00eb vet\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet dhe t\u00eb shkodran\u00ebve, q\u00eb e din\u00eb mir\u00eb tashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakt i njohur\u00a0ekzistenca e asaj streh\u00ebze q\u00eb b\u00ebn krenar jo bashkin\u00eb, po b\u00ebn krenar Shkodr\u00ebn dhe\u00a0 qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Ne jemi e para bashki q\u00eb kemi realizuar streh\u00ebz\u00ebn e par\u00eb publike n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr trajtimin e kafsh\u00ebve endacake, n\u00eb rastin konkret t\u00eb qenve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze. Nd\u00ebrkoh\u00eb bashkit\u00eb e tjera, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb k\u00ebtij Kryeministri dhe t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance, kan\u00eb zgjedhur rrug\u00eb kriminale: dikush i vret, dikush i helmon, t\u00eb tjer\u00eb i sjellin n\u00eb Shkod\u00ebr me furgon dhe kamion dhe i zbarkojn\u00eb aty or\u00ebve t\u00eb vona t\u00eb nat\u00ebs duke na u kthyer n\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Jo pa q\u00ebllim un\u00eb dhe publikisht e thash\u00eb q\u00eb kryeministri, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb reflektonte dhe t\u00eb k\u00ebrkonte nga ato bashki n\u00ebn kontrollin e tij t\u00eb ndiqnin shembullin e bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, duke nd\u00ebrtuar streh\u00ebza, duke i trajtuar qent\u00eb, ato krijesa miq\u00ebsore ndaj njeriut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze, zgjidhi t\u00eb sulmonte edhe t\u00eb vetmen iniciativ\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr trajtimin dinjitoz t\u00eb k\u00ebtyre kafsh\u00ebve. P\u00ebr qytetar\u00ebt shkodran\u00eb, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb asaj streh\u00ebze, madje \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb motiv krenarie, sepse realisht kan\u00eb vendosur nj\u00eb standard evropian n\u00eb trajtimin e kafsh\u00ebve endacake, se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekzistenca, izolimi, aty ka nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ndaj atyre kafsh\u00ebve; ka nj\u00eb sistem q\u00eb vaksinon, sterilizon, matrikulon dhe ne jemi bashkia lider n\u00eb trajtimin e k\u00ebtij fenomeni dhe t\u00eb k\u00ebsaj problematike q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr Shkodr\u00ebn n\u00eb rastin konkret po edhe p\u00ebr bashkit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: A ka v\u00ebn\u00eb Rama n\u00eb Shkod\u00ebr, postera ku ju b\u00ebn juve, bardh e zi dhe veten me ngjyra?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0I ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs nacionale, \u00ebsht\u00eb e mbushur plot rruga nacionale. Me portretin tim nuk kam par\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb po nuk i kam par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Mendova se mos ka b\u00ebr\u00eb poster ku ishte Benet Beci si e ardhmja, jo e shkuara e Shkodr\u00ebs. Erdhi nj\u00eb\u00a0moment (na shkruajn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mesazh) kur Alibeaj reagoi n\u00eb Shkod\u00ebr me nj\u00eb kandidat, nj\u00eb \u201cn\u00ebndet\u00ebse\u201d q\u00eb ju e njihni mir\u00eb. Si e gjykoni nj\u00eb njeri q\u00eb \u00e7do dit\u00eb shoq\u00ebrohet vet\u00ebm me socialist\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0Un\u00eb ndiej keqardhje p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ato llogoret e veta dhe t\u00eb shoh\u00eb armiq n\u00eb drejtimin e kund\u00ebrt nga duhet t\u2019i shikoj\u00eb. Un\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre muajve jam fokusuar tek fakti i domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb bashkimit t\u00eb PD dhe t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb orientojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebn ton\u00eb politike dhe aksionin ton\u00eb ndaj kund\u00ebrshtarit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jo t\u00eb opozit\u00ebs, por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe ata socialist\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb tek rrethi i ngusht\u00eb i Kryeministrit dhe i p\u00ebrfituesve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst mendoj se t\u00eb gjith\u00eb ata pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb fraksionit po humbin \u00e7do dit\u00eb e \u00e7do moment, rastin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e opozitarizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po humbin \u00e7do dit\u00eb rastin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kontributor\u00eb n\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e largimit t\u00eb s\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ka 10 vite q\u00eb Edi Rama synon me metoda nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet duke ushtruar pushtetin e marr\u00eb me metoda krejt\u00ebsisht jo konvencionale, p\u00ebr t\u2019i shtr\u00ebnguar lakun n\u00eb fyt, qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb \u00e7do opozitar t\u00eb bashkohet dhe t\u00eb orientoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij n\u00eb largimin e s\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ata besoj se nuk kan\u00eb justifikim m\u00eb. Opozita e v\u00ebrtet\u00eb dihet se kush \u00ebsht\u00eb: \u00ebsht\u00eb shumica e opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shumica e demokrat\u00ebve dhe ne i kemi l\u00ebn\u00eb der\u00ebn hapur gjtihsecilit t\u00eb na bashkohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb drejt fitores s\u00eb 14 majit dhe pastaj menj\u00ebher\u00eb drejt fitores s\u00eb madhe t\u00eb largimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs nga qeverisja e vendit.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Cili \u00ebsht\u00eb faktori kryesor n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb influencon p\u00ebr keq dhe q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0Ka disa faktor\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrdorimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb qeverisja qendrore i b\u00ebn institucioneve t\u00eb shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb elektorale, krejt\u00ebsisht absurd dhe t\u00eb themi n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur dhe publike n\u00eb fushat\u00eb elektorale; k\u00ebrc\u00ebnimet e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb i b\u00ebhen an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs publike; p\u00ebrdorimi i parave t\u00eb pista t\u00eb trafiqeve t\u00eb ndryshme n\u00eb shitblerjen e vot\u00ebs, fenomen q\u00eb ka filluar t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive nga eksponent\u00eb t\u00eb lidhur me mazhoranc\u00ebn po dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur nga struktura t\u00eb shtetit, ashtu si dhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe shum\u00eb problematik sidomos n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs, p\u00ebrdorimi i strukturave kriminale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe t\u00eb kandidatit t\u00eb mazhoranc\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e turpshme jo vet\u00ebm mosnd\u00ebrhyrja e shtetit, por mb\u00ebshtetja e strukturave t\u00eb shtetit ndaj grupeve kriminale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre n\u00eb fushat\u00eb elektorale, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Sociliaste n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Pak e frikshme kjo si deklarat\u00eb. A duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen qytetar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0Qytetar\u00ebt i njohin mir\u00eb dhe un\u00eb kam bindjen absolute se qytetar\u00ebt shkodran\u00eb, pik\u00ebrisht dhe fal\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrjeje dhe p\u00ebrfshirjeje t\u00eb strukturave kriminale n\u00eb fushat\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb kandidatit t\u00eb PS, do t\u00eb din\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb si\u00e7 e kan\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn dhe n\u00eb genin e tyre shkodran\u00ebt. Do t\u00eb din\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb institucionet demokratike, do t\u00eb din\u00eb t\u2019i japin vler\u00eb, vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe dinjitetit t\u00eb tyre. Por nga ana tjet\u00ebr kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet. Shteti \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje kriminale dhe e k\u00ebsaj tendence p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb proces dhe p\u00ebr ta ndryshuar vullnetin e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Por duhet t\u00eb ishin edhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, e kam fjal\u00ebn q\u00eb nga institucionet ligjzbatuese, ato q\u00eb konsiderohen se duhej t\u00eb ishin t\u00eb pavarura, institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ngarkuara p\u00ebr v\u00ebzhgimin e proceseve zgjedhore dhe \u00e7do institucion tjet\u00ebr, qoft\u00eb ato diplomatike q\u00eb ne jemi m\u00ebsuar aq shum\u00eb t\u2019i referohemi, do t\u00eb duhej t\u00eb ngrinin z\u00ebrin.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Po p\u00ebr programin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:\u00a0<\/strong>Ne kemi nj\u00eb program konkret elektoral, nj\u00eb ofert\u00eb e jasht\u00ebzakonshme jo thjesht p\u00ebr 4-vje\u00e7arin e ardhsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesant ai program. Un\u00eb i ftoj t\u00eb gjith\u00eb ata qytetar\u00eb, sidomos shkodran\u00eb, q\u00eb nuk e kan\u00eb lexuar t\u00eb informohen te bardhspahia.com. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb program ezaurues i cili nuk ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes asnj\u00eb aspekt me impakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr komunitetin shkodran dhe ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program i bazuar dhe me garancin\u00eb e nj\u00eb buxheti apo nj\u00eb rakordimi t\u00eb tij, t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar dhe t\u00eb atij vizioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb program dhe buxhetit afatmes\u00ebm t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, pra \u00ebsht\u00eb garanci q\u00eb \u00e7do fjal\u00eb e shkruar n\u00eb at\u00eb program do t\u00eb zbatohet dhe do t\u00eb realizohet gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Ku dallon 4-vje\u00e7ari i Bardh Spahis\u00eb me 1-vje\u00e7arin e Bardh Spahis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bardh Spahia:<\/strong>\u00a0Tek koha, te mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb shpalosur si\u00e7 duhet vizionin ton\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn e s\u00eb ardhmes dhe p\u00ebr t\u00eb hedhur bazat e nj\u00eb zhvillimi ekonomik me vizion duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet fushave q\u00eb i konsiderojm\u00eb jo vet\u00ebm ekselenca t\u00eb bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb territorit ton\u00eb, t\u00eb komunitetit ton\u00eb, por edhe motorr t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb territorit t\u00eb bashkis\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre pak muajve kemi arritur t\u00eb tregojm\u00eb me fakte se me nj\u00eb vizion t\u00eb ri, me pak edhe energji e kreativitet mund t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb. Ju p\u00ebrmend faktin se vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, me ndryshimet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe modernizimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb promovimit t\u00eb resurseve tona kemi arritur ta rrisim me 33% fluksin e turist\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb vizitojn\u00eb Shkodr\u00ebn dhe brenda k\u00ebtij 33% \u00ebsht\u00eb rritur me 71%, fluksi i turist\u00ebve italian\u00eb \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se kemi arritur ta promovojm\u00eb Shkodr\u00ebn edhe jasht\u00eb rajonit, jasht\u00eb vendeve q\u00eb kufizohemi dhe t\u00eb dalim tek ai turiz\u00ebm evropian q\u00eb ka dhe nj\u00eb tjet\u00ebr standard ekonomik e impakti n\u00eb ekonomin\u00eb e territorit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh.\/<strong>ar.sh\/SYRI.NET<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bardh Spahia: &#8220;Fenomen shum\u00eb problematik sidomos n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i strukturave kriminale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe t\u00eb kandidatit t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb e turpshme jo vet\u00ebm mosnd\u00ebrhyrja e shtetit, por edhe mb\u00ebshtetja e strukturave t\u00eb shtetit, ndaj grupeve kriminale\u201d.\u00a0 Kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs, Bardh Spahia, i cili po kandidon p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45522"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45522\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}