{"id":45483,"date":"2023-05-10T08:52:25","date_gmt":"2023-05-10T08:52:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45483"},"modified":"2023-05-10T08:52:25","modified_gmt":"2023-05-10T08:52:25","slug":"do-lehtesojme-procedurat-e-ndertimit-ne-fshat-kellici-prezanton-programin-per-mbeshtetjen-e-fermereve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/10\/do-lehtesojme-procedurat-e-ndertimit-ne-fshat-kellici-prezanton-programin-per-mbeshtetjen-e-fermereve\/","title":{"rendered":"Do leht\u00ebsojm\u00eb procedurat e nd\u00ebrtimit n\u00eb fshat, K\u00eblli\u00e7i prezanton programin p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e fermer\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>BELIND KELLICI TAKIME PETRELE, FARKE DHE BALDUSHK<\/p>\n<p>Kandidati i koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i u takua me banor\u00eb t\u00eb Petrel\u00ebs, Fark\u00ebs dhe Baldushkut, ku paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar programin p\u00ebr fshatin, me synimin q\u00eb pushteti lokal t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pran\u00eb komunitetit me sh\u00ebrbime dhe investime. K\u00eblli\u00e7i premtoi fillimisht q\u00eb drejtuesit e nj\u00ebsive administrative t\u00eb zgjidhen nga vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>_\u201cSe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ju k\u00ebtu n\u00eb zon\u00ebn e Petrel\u00ebs dhe t\u00eb B\u00ebrzhit\u00ebs e dini ju. Un\u00eb kam p\u00ebr detyr\u00eb, e para t\u00eb rikthej kompetencat e plota t\u00eb drejtuesve t\u00eb nj\u00ebsive administrative, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtimi total dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb reform\u00ebs territoriale t\u00eb vitit 2014, q\u00eb ka larguar qytetarin nga sh\u00ebrbimet. Ju sot me shku te dera e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative, ish-Komun\u00ebs, nuk mbyllni asnj\u00eb hall nuk mbaroni asnj\u00eb pun\u00eb sepse jan\u00eb kukulla ata q\u00eb rrin\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb ju jap fjal\u00ebn, q\u00eb pas 14 majit, drejtuesit tuaj do t\u2019i zgjidhni ju. E keni ju n\u00eb dor\u00eb, dhe ata do jen\u00eb njer\u00ebzit tuaj dhe do ju mbarojn\u00eb ju pun\u00eb\u201d_-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e ardhur nga banor\u00ebt, K\u00eblli\u00e7i premtoi leht\u00ebsim t\u00eb procedurave p\u00ebr riparimin e banesave, si dhe em\u00ebrimin e nj\u00eb n\u00ebnkryetari n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, dedikuar vet\u00ebm fshatit.<\/p>\n<p>_\u201cGj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb procedurat p\u00ebr riparimin e sht\u00ebpijave tuaja, sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja minimale q\u00eb i takon fshatit n\u00eb Tiran\u00eb dhe banor\u00ebve t\u00eb komunave t\u00eb Tiran\u00ebs. Minimale, vet\u00ebm do njoftoni bashkin\u00eb. Me Belind K\u00eblli\u00e7in kryetar, fshatrat e Tiran\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen me nj\u00eb n\u00ebnkryetar n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Q\u00eb do dedikohet vet\u00ebm, vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebt, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik t\u00eb fshatit t\u00eb Tiran\u00ebs. \u00ebsht\u00eb e pafalshme q\u00eb fshatrat e Tiran\u00ebs sot jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mjerushme\u201d_,-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb Petrel\u00eb, Baldushk dhe Fark\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i p\u00ebrs\u00ebriti premtimin e tij p\u00ebr subvencione t\u00eb fermer\u00ebve, duke theksuar gjithashtu dhe nd\u00ebrtimin e 15 tregjeve.<\/p>\n<p>_\u201cSubvencioni p\u00ebr fermerin do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs time p\u00ebr t\u00eb ndihmuar fshatin dhe fermerin e Tiran\u00ebs. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb? Do t\u00eb ket\u00eb \u00e7do vit 7 milion\u00eb euro subvencione, 3 milion\u00eb euro ndihm\u00eb p\u00ebr kredi p\u00ebr huamarrje, dhe pa diskutim do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb 15 tregje t\u00eb gjelb\u00ebrta me produkte \u201cMade in Tirana\u201d, t\u00eb cilat do t\u00eb certifikohen organikisht\u201d_-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Nga Petrela, Belind K\u00eblli\u00e7i b\u00ebri dhe nj\u00eb tjet\u00ebr premtim p\u00ebr fshatin, heqjen e taks\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e para, nd\u00ebrsa u angazhua q\u00eb pas 14 majit t\u00eb shtoj\u00eb investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr zonat rurale.<\/p>\n<p>_\u201cPremtimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e para do t\u00eb heqim dhe do t\u00eb leht\u00ebsojm\u00eb padiskutim taks\u00ebn e nd\u00ebrtimit. P\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e para, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Nj\u00eb problem q\u00eb ma keni th\u00ebn\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb kam ardhur n\u00eb B\u00ebrzhit\u00eb dhe t\u00eb cilin pas 14 majit un\u00eb do ta b\u00ebj realitet. Infrastruktura rrugore n\u00ebp\u00ebr ish-komuna padiskutim q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim, do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb asfaltim dhe do t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje kryesore e programit ton\u00eb pas 14 majit n\u00eb konsultim t\u00eb plot\u00eb me drejtuesit tuaj q\u00eb do ti zgjidhni ju vet. Do t\u00eb decentralizojm\u00eb sh\u00ebrbimet. Do t\u00eb kemi sh\u00ebrbime padiskutim n\u00eb periferi\u201d_-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Autobusi do t\u00eb b\u00ebhet falas edhe p\u00ebr zonat rurale, k\u00ebt\u00eb premtim ua dha banor\u00ebve t\u00eb Petrel\u00ebs, Fark\u00ebs dhe Baldushkut kandidati i opozit\u00ebs gjat\u00eb takimit q\u00eb zhvilloi me ta.<\/p>\n<p>_\u201cDua t`ju rikujtoj pik\u00ebs\u00ebpari 5 prioritetet duke nisur nga autobusi pa pages\u00eb q\u00eb jua premtoj k\u00ebtu. Fjala e burrit, pas 14 majit do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka dhe autobusi pa pages\u00eb do t\u00eb jet\u00eb realitet. B\u00ebrzhit\u00eb, Petrel\u00eb, Baldushk, ku t\u00eb doni ju n\u00eb Fark\u00eb, vejini gishtin n\u00eb Krrab\u00eb, Krraba e padiskutueshme pa pages\u00eb\u201d_.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zona, Belind K\u00eblli\u00e7i prezantoi edhe 5 prioritetet kryesore t\u00eb programit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>_\u201c\u00cbsht\u00eb n\u00ebnkalimi te \u201cSheshi Sk\u00ebnderbej\u201d. Sa her\u00eb t\u00eb shkoni n\u00eb Tiran\u00eb do e keni trafikun 60% m\u00eb t\u00eb lir\u00eb sepse kjo ndihmon trafikun. Biznesit t\u00eb vog\u00ebl do t`i ulim taksat me 30%, do t`i heqim taks\u00ebn e shkoll\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrkohshmen, q\u00eb e paguajn\u00eb dy her\u00eb, nj\u00eb her\u00eb si biznes nj\u00eb her\u00eb si familje. Do nd\u00ebrtojm\u00eb \u00e7erdhe, kopshte e shkolla e padiskutim, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ju prek juve, se ju u ka falur Zoti k\u00ebt\u00eb natyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme, 500 oazet e gjelb\u00ebrta do t\u00eb jen\u00eb realitet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e Tiran\u00ebs\u201d_-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb banor\u00ebve jan\u00eb gjobat e policis\u00eb bashkiake. Belind K\u00eblli\u00e7i premtoi q\u00eb pas 14 majit kjo do t\u00eb marr\u00eb fund, duke u th\u00ebn\u00eb banor\u00ebve se policia bashkiake do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>_\u201cUn\u00eb e kuptoj fare mir\u00eb se \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi ka pasur dhe ka Policia Bashkiake, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ua nxij\u00eb jet\u00ebn dhe tu marri ndonj\u00eb pare n\u00ebn dor\u00eb. Kjo praktik\u00eb pas 14 majit merr fund. Ju jap fjal\u00ebn q\u00eb polic\u00ebt bashkiak\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin tuaj, sepse do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn. Ata kan\u00eb detyr\u00eb t\u00eb jen\u00eb polici komunitare dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb leht\u00ebsira t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb regjistruar pron\u00ebn e vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan ata me pron\u00ebn e vet. Esht\u00eb jeta e vet, \u00ebsht\u00eb prona e vet, jan\u00eb kursimet e nj\u00eb jete dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb peng i askujt q\u00eb tenton t\u2019i marri ndonj\u00eb rryshfet, t\u2019i marr\u00eb ndonj\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak se i b\u00ebn presion. Ta garantoj t\u00eb jap\u00eb fjal\u00ebn e nderit_\u201d-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb Baldushk, nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet e ngritura nga banor\u00ebt, ishte zvarritja e procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit. Belind K\u00eblli\u00e7i tha se ky proces t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb dhe transparent pas 14 majit, ku sipas tij banor\u00ebt do t\u00eb marrin banesat e tyre.<\/p>\n<p>_\u201cI ka dal\u00eb boja miku im, i shofin qytetar\u00ebt k\u00ebto, si\u00e7 i shofin dhe shp\u00ebrdorimin abuzimin q\u00eb po ndodh me sht\u00ebpit\u00eb e t\u00ebrmetit n\u00eb Baldushk. Nj\u00eb problem madhor p\u00ebr Baldushkun. Por s\u2019po ndodh vet\u00ebm k\u00ebtu, ndodh dhe n\u00eb Zall Herr, ndodh e nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb Ndroq, ndodh e nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zonat e Tiran\u00ebs q\u00eb po i mbajn\u00eb peng dy dit\u00eb para zgjedhjeve, tre dit\u00eb para zgjedhjeve, p\u00ebr t`i kapur njer\u00ebzit, p\u00ebr t`ia shtr\u00ebnguar lakun n\u00eb fyt, p\u00ebr t`i kapur njer\u00ebzit te buka e goj\u00ebs, ke sht\u00ebpia, ke \u00e7atia mbi kok\u00eb. T\u00eb garantoj se procesi i ndarjes s\u00eb sht\u00ebpive, se i ka qit mashtruesit e vet n\u00ebp\u00ebr fshatra duke u th\u00ebn\u00eb se po erdhi Belind K\u00eblli\u00e7i do ndaloj\u00eb ndarja e sht\u00ebpive, nuk do merrni sht\u00ebpit\u00eb. T\u00eb garantoj q\u00eb ai do t\u00eb jet\u00eb procesi m\u00eb transparent dhe m\u00eb i hapur q\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7i do t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs publik_\u201d-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Abuzimet e kryera deri tani n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs do t\u00eb zbardhen dhe do t\u00eb \u00e7ohen te organet ligjzbatuese. Belind K\u00eblli\u00e7i iu referua abuzimit me inceneratorin e Tiran\u00ebs, duke ngritur nj\u00eb pyetje retorike, n\u00eb lidhje me pronar\u00ebt e k\u00ebtij objekti q\u00eb sot ndodhen n\u00eb arrati pasi jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK.<\/p>\n<p>_\u201cNxin se e kupton q\u00eb po vjen momenti i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs i llogaridh\u00ebnies. Nxin\u00eb se e di mir\u00eb q\u00eb un\u00eb do hap letrat n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, do hap letrat p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin, duke filluar nga inceneratori i Tiran\u00ebs. Do t\u00eb shkoj\u00eb te inceneratori i Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u2019i treguar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve a ka incenerator apo jo. A p\u00ebrpunohen mbetjet tona! A digjet dhe prodhohet energji elektrike apo jo! Dhe n\u00ebse kjo nuk ndodh do anullohet kontrata dhe do shkojn\u00eb para ligjit t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin. Dhe n\u00ebse kjo ndodh, nj\u00eb pyetje kam p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, pse pronar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar? E keni pyetur ndonj\u00ebher\u00eb veten?! Pse jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar?! A ik\u00ebn ndonj\u00eb prej jush n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00ebse s`ka thyer ligjin?!_\u201d-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb zonat rurale, uji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb munges\u00eb e madhe p\u00ebr banor\u00ebt. Belind K\u00eblli\u00e7i u shpreh se tenderat e UKT-s i marrin drejtor\u00ebt e Erion Veliajt, Mariglen Qato dhe Arben Maloku, ku ky i fundit dyshohet se po blen edhe vota p\u00ebr kryebashkiakun aktual t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>_\u201cPo pse e paguajn\u00eb UKT-n\u00eb? Sepse ish-drejtori i UKT-s n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, banditi Mariglen Qato ka marr\u00eb 25 milion\u00eb euro, 29 tendera nga UKT dhe bashkia e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb siguronte ujin e pijsh\u00ebm p\u00ebr ju. E b\u00ebn dot ai k\u00ebt\u00eb pa lejen e Erion Veliajt? Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb Arben Maloku, n\u00eb Kasall\u00eb, n\u00eb Tapiz\u00eb, n\u00eb Dritas, n\u00eb Zall Herr, q\u00eb m\u00eb shkruajn\u00eb \u00e7do dit\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb po blen vota, nd\u00ebrton pes\u00eb kate pa leje n\u00eb hyrje t\u00eb tregut \u201c\u00c7am\u201d? Dhe del Ministri i Brendsh\u00ebm dhe del Erion Veliaj dhe thon\u00eb q\u00eb nuk e pam\u00eb! Po kotecin tuaj t\u00eb pulave e pan\u00eb? Po tarrac\u00ebn tuaj e pan\u00eb? Po tjegullat tuaja i shohin_?\u201d-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Belind K\u00eblli\u00e7i, pati dhe nj\u00eb thirrje p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, q\u00eb n\u00eb 14 maj t\u00eb dalin masivisht p\u00ebr t\u00eb votuar, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>_\u201cUn\u00eb ju falenderoj por b\u00ebjeni dhe nj\u00eb sforco, nj\u00eb jav\u00eb ka ngelur. Th\u00ebrrisni miq, t\u00eb af\u00ebrm, kushuri, koleg, komshi, k\u00eb njihni n\u00eb Tiran\u00eb. Njoftojini q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans i art\u00eb q\u00eb n\u00eb dat\u00eb 14 maj ne t\u00eb parandalojm\u00eb at\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb demokrat\u00eb dhe socialist\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb kryeqytetin ton\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb se thon\u00eb q\u00eb Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keq se Edi Rama. Q\u00eb dit\u00ebn e votimit, n\u00eb dat\u00eb 14 maj, te dhoma e fsheht\u00eb, kur t\u00eb merrni flet\u00ebn e votimit, jeni vet\u00ebm ju dhe Zoti. Nuk ju kontrollon dot njeri vot\u00ebn, as Belindi nuk ua sheh dot. Mos e hani presionin. Jeni ju dhe Zoti, votoni me nd\u00ebrgjegje p\u00ebr t\u00eb ardhmen tuaj, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj, p\u00ebr nip\u00ebr e mbesa, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kryeqytetit\u201d, tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BELIND KELLICI TAKIME PETRELE, FARKE DHE BALDUSHK Kandidati i koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i u takua me banor\u00eb t\u00eb Petrel\u00ebs, Fark\u00ebs dhe Baldushkut, ku paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar programin p\u00ebr fshatin, me synimin q\u00eb pushteti lokal t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pran\u00eb komunitetit me sh\u00ebrbime dhe investime. K\u00eblli\u00e7i premtoi fillimisht q\u00eb drejtuesit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45484,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45483"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45483\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45484"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}