{"id":45343,"date":"2023-05-08T19:59:30","date_gmt":"2023-05-08T19:59:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45343"},"modified":"2023-05-08T20:00:07","modified_gmt":"2023-05-08T20:00:07","slug":"berisha-14-maji-dita-e-ndryshimit-do-te-jete-edhe-dita-per-ti-dhene-duart-kesaj-qeverie-ne-vjeshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/08\/berisha-14-maji-dita-e-ndryshimit-do-te-jete-edhe-dita-per-ti-dhene-duart-kesaj-qeverie-ne-vjeshte\/","title":{"rendered":"Berisha: 14 maji dita e ndryshimit, do t\u00eb jet\u00eb edhe dita p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb duart k\u00ebsaj qeverie n\u00eb vjesht\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral n\u00eb Gjirokast\u00ebr, bashk\u00eb me kandidat\u00ebt e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 p\u00ebr bashkit\u00eb Gjirokast\u00ebr, Memaliaj e Tepelen\u00eb, P\u00ebrmet, Dropull dhe K\u00eblcyr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb\u00a0fjal\u00ebs s\u00eb\u00a0tij,\u00a0Berisha ka komentuar gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga kryeministri Edi\u00a0Rama\u00a0gjat\u00eb fushat\u00ebs, nd\u00ebrsa tha se kreu i qeveris\u00eb p\u00ebrdor gjuh\u00eb banale dhe logjik\u00eb cubi kur i drejtohet qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2018Qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillur. Ju e\u00a0shifni\u00a0si kalon nga takimi n\u00eb takim, me nj\u00eb fjalor t\u00eb varf\u00ebr me 5 fjali, banal, t\u00eb turpsh\u00ebm, zorra qorre, zorra e holl\u00eb, k\u00ebshtu m\u00eb tha gjyshja, k\u00ebshtu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjyshja, nuk kam mot\u00ebr se je \u00e7un i mir\u00eb, apo po votove opozit\u00ebn nuk t\u00eb jap para. Shikoni logjik\u00ebn e nj\u00eb cubi, e nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk asnj\u00eb lloj norme, standardi moral, jo m\u00eb demokratik\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ai b\u00ebri thirrje se, 14 maji\u00a0\u00ebsht\u00eb\u00a0dita e ndryshimit dhe\u00a0dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb\u00a0vendoset p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb duart k\u00ebsaj qeverie n\u00eb vjesht\u00ebn q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>\u201814 maji do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu dhe dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne vendosim p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb duart k\u00ebsaj qeverie n\u00eb vjesht\u00ebn q\u00eb vjen. Ju garantoj se Edi\u00a0Rama\u00a0nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb kurr\u00eb m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet\u2019 tha kryetari i PD-s\u00eb\u00a0Sali\u00a0Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLO<\/strong><strong>T<\/strong><strong>\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Gjirokast\u00ebr, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj. Nder i ve\u00e7ant\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe t\u00eb flas sot para jush dhe t\u00eb ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb time m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb miting ne firmosim fitoren me 14 maj, jo vet\u00ebm n\u00eb qytetin e Gjirokastr\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb gjitha\u00a0bashkit\u00eb\u00a0e k\u00ebtij qarku, gj\u00eb e cila e ka tronditur thell\u00eb n\u00eb shpirt Edi\u00a0Ram\u00ebn\u00a0dhe e ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb \u00e7do lloj standardi normal.<\/p>\n<p>I dashur zoti Tritan Shehu, drejtues politik i qarkut t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, deputet n\u00eb Kuvendi e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur zoti\u00a0Eri\u00a0Shehaj, kryetar i PD, Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>I dashur zoti\u00a0Dorian\u00a0Lani, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0Bashkis\u00ebGjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>I dashur zoti\u00a0Adil\u00a0Xhelili, kryetar i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00ebLibohov\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti\u00a0Albert\u00a0Malaj, kryetar i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0Memaliaj.<\/p>\n<p>Zoti\u00a0Baftjar\u00a0Imeri, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0Tepelen\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti\u00a0Edmond\u00a0Komino, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0P\u00ebrmet.<\/p>\n<p>Zoti\u00a0Thanas\u00a0Maneka, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0s\u00eb Dropullit.<\/p>\n<p>Zoti\u00a0Arjan\u00a0Kasa, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0K\u00eblcyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sot ne jemi n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb fitoreje t\u00eb madhe e cila ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr Gjirokastr\u00ebn,\u00a0gjirokastrit\u00ebt, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb. N\u00eb k\u00ebto 8 vite n\u00eb Shqip\u00ebri u instalua regjimi i t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu dhe ky njeri, Edi\u00a0Rama, i p\u00ebrdori ato pushtete n\u00eb t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb gjirokastriteve, t\u00eb tepelenasve,\u00a0dropullitve,\u00a0libohovit\u00ebve, p\u00ebrmetar\u00ebve, sarandjot\u00ebve, delvinjot\u00ebve, mbar\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>I p\u00ebrdori n\u00eb t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe, sepse njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr si\u00e7 ishim ne, t\u00eb rropatur n\u00eb shekuj varf\u00ebrie arrit\u00ebm me mund e djers\u00eb, t\u00eb dalim n\u00eb rrug\u00ebn e shpres\u00ebs, arrit\u00ebm t\u00eb jemi njer\u00ebzit m\u00eb mir\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb rajon. Arrit\u00ebm t\u00eb realizonim nj\u00eb infrastruktur\u00eb q\u00eb meritonim.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi nga 2013 e gjer sot. Nga 2013 e gjer sot koha jon\u00eb ngriu. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb studiojn\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb njeriu, gjejn\u00eb se n\u00eb rrafshin filozofik k\u00ebto pushtete ndalojn\u00eb koh\u00ebn. K\u00ebt\u00eb e provuam m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga 2013-2023, rrogat tona jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u rrit\u00ebn, por ato u ul\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme. Vet\u00ebm nga rritja e \u00e7mimeve n\u00ebp\u00ebrmjet bordeve, \u00e7do shqiptar pagoi p\u00ebr ushqimet e tij, 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Pagoi 2 pensione m\u00eb shum\u00eb, 1 rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Pa llogaritur k\u00ebtu rritjen tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimeve para vitit 2021.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi me rrogat? Rrogat u ngrin\u00eb, rrogat jo q\u00eb nuk u rrit\u00ebn, por p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, shqiptar\u00ebt humb\u00ebn rrog\u00ebn e 12, pensionist\u00ebt humb\u00ebn pensionin e 11 dhe 12. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Ky njeri gradualisht vendosi tiranin\u00eb e varf\u00ebris\u00eb mbi shqiptar\u00ebt. Dhe n\u00eb vend se ata t\u00eb begatoheshin nga viti n\u00eb vit, ata u varf\u00ebruan m\u00eb shum\u00eb nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por pushteti n\u00eb duar t\u00eb nj\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb dhunim masiv i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Sepse, n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e lira, t\u00eb drejtat i garantojn\u00eb para s\u00eb gjithash gjykatat, drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrsa sot nuk ka qytetar shqiptar q\u00eb fiton nj\u00eb gjyq kund\u00ebr shtetit. Ky njeri vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 arrestoi 37 mij\u00eb shqiptar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje civile, t\u00eb cilat prej 3 shekujsh nuk b\u00ebhen kurr\u00eb penale, n\u00eb t\u00eb gjitha konventat dhe kodet, p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb shpirtin e keq, abuzimin e tmerrsh\u00ebm me pushtetin e nj\u00eb njeriu, q\u00eb ndihej zot i shqiptar\u00ebve dhe mund t\u00eb b\u00ebnte \u00e7\u2019t\u00eb donte me ta.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto 8 vite u shp\u00ebrfill\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Mbr\u00ebm\u00eb isha n\u00eb Vlor\u00eb, sheshi i Flamurit nj\u00eb shesh simbolik p\u00ebr \u00e7do shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, sepse ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin n\u00eb mes t\u00eb sheshit. Po \u00e7far\u00eb nd\u00ebrtimi thoni ju.<\/p>\n<p>Para 30 vitesh kam qen\u00eb n\u00eb Paris dhe atje shkova rast\u00ebsisht pash\u00eb nj\u00eb kasaphane kuajsh dhe nd\u00ebrtimi i Edi\u00a0Ram\u00ebs\u00a0m\u00eb kujtoi kasaphan\u00ebn e kuajve n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb Parisit ku vareshin kuajt n\u00eb shtylla. Pa pyetur asnj\u00eb qytetar\u00a0vlonjat. Edhe k\u00ebtu donte t\u00eb nd\u00ebrtonte unaz\u00ebn dhe t\u00eb hidhte n\u00eb an\u00eb kalan\u00eb. Ju lumt\u00eb gjirokastriteve q\u00eb rezistuan, nuk e lan\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillur. Ju e\u00a0shifni\u00a0si kalon nga takimi n\u00eb takim, me nj\u00eb fjalor t\u00eb varf\u00ebr me 5 fjali, banal, t\u00eb turpsh\u00ebm, zorra qorre, zorra e holl\u00eb, k\u00ebshtu m\u00eb tha gjyshja, k\u00ebshtu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjyshja, nuk kam mot\u00ebr se je \u00e7un i mir\u00eb, apo po votove opozit\u00ebn nuk t\u00eb jap para. Shikoni logjik\u00ebn e nj\u00eb cubi, e nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk asnj\u00eb lloj norme, standardi moral, jo m\u00eb demokratik.<\/p>\n<p>Me t\u00eb gjitha k\u00ebto, \u00e7far\u00eb tregon ky, p\u00ebr\u00e7mimin ndaj qytetar\u00ebve. Tregon se ky nuk ka asnj\u00eb respekt p\u00ebr qytetarin. P\u00ebrpiqet me fraza t\u00eb tilla t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb perde.<\/p>\n<p>Nuk pranon t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara, para jush. E kam ftuar me dhjet\u00ebra her\u00eb, hajde dalim n\u00eb studio ose n\u00eb shesh, t\u00eb kthejm\u00eb xhepat, tu p\u00ebrgjigjemi shqiptar\u00ebve p\u00ebr \u00e7do pyetje q\u00eb ata kan\u00eb, por nuk del dot. Nuk del dot sepse familjar\u00ebt e tij, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjet e vendit, kan\u00eb fituar me qindra\u00a0tendera. Baxhanaku, thjeshtra etj., etj., me radh\u00eb. Nuk del dot, se n\u00eb mes t\u00eb Vlor\u00ebs po nd\u00ebrtohet p\u00ebrbind\u00ebshi, kulla nga i v\u00ebllai i tij,\u00a0Olsi\u00a0Rama.<\/p>\n<p>Nuk del dot sepse thot\u00eb un\u00eb firmos,\u00a0fap,\u00a0fap,\u00a0fap\u00a0dhe\u00a0pap,\u00a0pap,\u00a0pap. 420 milion\u00eb euro\u00a0djeg\u00ebsa\u00a0q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb\u00a0k\u00ebrkund, nd\u00ebrmarrja\u00a0falso\u00a0me t\u00eb cil\u00ebn po vjedh shqiptar\u00ebt. Nuk del dot se me\u00a0dufet\u00a0e tij t\u00eb urrejtjes ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, mbylli televizionin dhe tani \u00e7do shqiptar do t\u00eb paguaj\u00eb gjob\u00ebn q\u00eb i vun\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 120\u00a0mln\u00a0euro p\u00ebr Agon\u00a0Channel. Po t\u00eb tilla jan\u00eb nj\u00eb seri procesesh dhe ky borxh p\u00ebr ne do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 1.6 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sa jan\u00eb 1.6 miliard\u00eb euro? Jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se rrogat e dy viteve t\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk del dot sepse nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb mashtrimet e tmerrshme q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk lejon t\u00eb dal\u00eb as\u00a0mafian\u00a0e tij. Ky\u00a0Golemi\u00a0k\u00ebtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mjek, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe turpi i mjekut. Erdha k\u00ebtu para nja 10 dit\u00ebsh dhe nj\u00eb djal\u00eb, nj\u00eb qytetar i ri u nis n\u00eb mesnat\u00eb p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb operuar apendicitin, sepse\u00a0Golemi\u00a0e ka mendjen tek pasurimi i tij. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga qytetar\u00ebt, krejt\u00ebsisht. Kudo q\u00eb shkoj, del ky\u00a0Golemi\u00a0tani k\u00ebtu me\u00a0Dorjanin, nuk del dot sepse ka vjedhur, ka mashtruar, nuk del dot sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb kandidati juaj, sepse \u00ebsht\u00eb kandidati i Edi\u00a0Ram\u00ebs, nuk del dot, asnj\u00eb prej tyre nuk dalin.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb sekti jan\u00eb k\u00ebta, \u00e7far\u00eb i lidh k\u00ebta me qytetar\u00ebt q\u00eb nuk guxojn\u00eb t\u00eb dalin para tyre, p\u00ebr t\u00eb ju dh\u00ebn\u00eb llogari. Kudo q\u00eb shkoj kam k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe, d\u00ebgjon programe. K\u00ebtu d\u00ebgjova t\u00eb\u00a0Dorianit, n\u00eb Sarand\u00eb d\u00ebgjova t\u00eb zotit\u00a0Cikuli\u00a0dhe me radh\u00eb. Programe njer\u00ebzish serioz\u00eb,\u00a0qeveritar\u00ebsh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, programe qytetar\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt ju kan\u00eb d\u00ebgjuar ju, kan\u00eb diskutuar me ju, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb projektet dhe vijn\u00eb t\u00eb qet\u00eb para jush, vijn\u00eb t\u00eb votuar nga ju.<\/p>\n<p>Kurse k\u00ebta nga vijn\u00eb? Nga vjen kandidati i Libohov\u00ebs, i\u00a0MirelaSherrit. I implikuar me drog\u00eb, me procese penale, n\u00eb prokurori dhe kudo. K\u00ebshtu jan\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebta.<\/p>\n<p>Pa le m\u00eb tmerri i Tepelen\u00ebs, T\u00ebrmeti i cili n\u00eb \u00e7do variant t\u00eb p\u00ebrkthyer shqip e ka emrin tmerr.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb t\u00eb firmosim ndryshimin dhe Edi\u00a0Rama\u00a0e ka ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb, e ka ndjer\u00eb tmerr\u00ebsisht. E sheh se jugu po e flak, e sheh se jugu n\u00eb dat\u00ebn 14 do ti jap\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton dhe vota juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar. Duhet t\u00eb largohet nga pushteti ky njeri, sepse solli vet\u00ebm drama. Kurr\u00eb shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria si n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb larguar, sepse nuk jan\u00eb ndjer\u00eb kurr\u00eb n\u00eb varf\u00ebrim n\u00eb rritje si sot. T\u00eb shp\u00ebrfillur si sot, t\u00eb injoruar si sot. Ndaj dhe largimi i\u00a0Golemit\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moniz\u00ebm, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb varf\u00ebrim, vjedhje t\u00eb madhe, t\u00eb pashembullt.<\/p>\n<p>Po vij nga Saranda. Kishte d\u00ebrguar n\u00eb\u00a0Konsipol\u00a0sot, k\u00eb kishte d\u00ebrguar thoni ju,\u00a0Belinda\u00a0Lluksin. Sepse me\u00a0Belind\u00ebn\u00a0vjedhin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme pasurin\u00eb tuaj, energjin\u00eb. Ju duhet ta dini, se dy vitet e fundit, fal\u00eb asaj strategjie t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb HEC-eve, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb prodhim 2 miliard\u00eb kilovat or\u00eb energji m\u00eb shum\u00eb se sa nevojat e saj. Po p\u00ebrfitoi kush prej tyre? Dy vet\u00eb, Edi\u00a0Rama\u00a0dhe\u00a0Belinda\u00a0Balluku. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimin p\u00ebr biznesmen\u00ebt, ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb 6 lek si\u00e7 ishte ua b\u00ebri 220 lek\u00eb. Qytetar\u00ebve ua rriti n\u00eb 95 lek\u00eb, sepse digat i zbraz ver\u00ebs kur ligji e ndalon. E shet te sekser\u00ebt e vet me 20-30 euro kilovatin dhe pastaj e rishet po at\u00eb energji me 150-200 euro dhe parat\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kontot\u00a0offshore\u00a0t\u00eb\u00a0Ram\u00ebs\u00a0dhe Ballukut, apo mbushen valixhet p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota, k\u00ebtu dhe aty.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb.<\/p>\n<p>Por 14 maji, sh\u00ebnon fundin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb vazhdon mashtrimet, ai nuk ka turp dhe thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb; kur nuk ke turp, thua \u00e7do gj\u00eb. U tha shqiptar\u00ebve do u rris rrogat, do e b\u00ebj rrog\u00ebn mesatare 900 euro. E \u00e7oi ligjin n\u00eb komision dhe e mbylli parlamentin. Sot i kam k\u00ebrkuar publikisht dit\u00ebn e enjte t\u00eb hapim parlamentin t\u00eb votojm\u00eb rritjen e rrogave. N\u00ebse si her\u00ebt e tjera edhe kjo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mashtrim i radh\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesve u premtoi 250 mij\u00eb lek\u00eb, ua ka rritur 25 mij\u00eb lek\u00eb. I pyesni m\u00ebsuesit. Mjek\u00ebve u premtoi 450 mij\u00eb lek\u00eb, ua ka rritur 15 mij\u00eb lek\u00eb. Pra, mashtrime dhe vet\u00ebm mashtrime.<\/p>\n<p>N\u00ebse bazohet ky. Edhe ky\u00a0Golemi\u00a0mashtron f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr vota, me telefona. Ka krijuar nj\u00eb dyqan aty dhe u dhuron telefona, me siguri\u00a0gjys\u00ebm\u00a0falso, por merreni u thot\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Do t\u00eb d\u00ebnohesh, ta them un\u00eb ty, Golem do t\u00eb ndiqesh si kriminel elektoral dhe ky krim do t\u00eb ndjer\u00eb gjer n\u00eb fund, nuk ke ku shkon.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do aspekt ne fitoren ton\u00eb me 14 maj do ta shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb fitore p\u00ebr \u00e7do qytetar. Ajo q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb ju garantoj, se\u00a0DorianLani dhe gjith\u00eb kryebashkiak\u00ebt e k\u00ebtij qarku, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar barr\u00ebn tuaj fiskale, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar ju nga tarifat e r\u00ebnda, p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor, e arsim m\u00eb cil\u00ebsor. P\u00ebr nj\u00eb llogaridh\u00ebnie t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Por 14 maji do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu dhe dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne vendosim p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb duart k\u00ebsaj qeverie n\u00eb vjesht\u00ebn q\u00eb vjen. Ju garantoj se Edi\u00a0Rama\u00a0nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb kurr\u00eb m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Do ik\u00eb si nj\u00eb njeri q\u00eb boshatisi Shqip\u00ebrin\u00eb, varf\u00ebroi at\u00eb, si nj\u00eb njeri q\u00eb braktisi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Shqip\u00ebrin\u00eb. Ishte para ca dit\u00ebsh k\u00ebtu dhe tha se ajo, qeveria e m\u00ebparshme e urrente Gjirokastr\u00ebn, nuk e donte Gjirokastr\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani dy fjal\u00eb do i them k\u00ebtij mashtruesi. Ajo qeveria e m\u00ebparshme e vler\u00ebsonte shum\u00eb Gjirokastr\u00ebn, sepse Gjirokastra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epiqend\u00ebr e qytet\u00ebrimit shqiptar, me nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb dhe identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar. Ajo qeverisja e m\u00ebparshme sigurisht mund t\u00eb b\u00ebnte edhe m\u00eb shum\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn\u00a0gjirokatrit\u00ebt\u00a0sot shkojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 2 or\u00eb e\u00a0gjys\u00ebm.\u00a0Gjirokastrit\u00ebt\u00a0gjithashtu qarkullojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb normale nga\u00a0Koshovica\u00a0n\u00eb maj\u00ebn \u00c7ajupit. Nd\u00ebrtua pothuajse gjysma e rrug\u00ebs s\u00eb\u00a0Karrdhiqit, p\u00ebr gjysm\u00ebn tjet\u00ebr u desh\u00ebn 10 vite p\u00ebr tu nd\u00ebrtuar nga Edi\u00a0Rama.<\/p>\n<p>U garantoj se nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb para do t\u00eb jet\u00eb boshti i jugut q\u00eb ua shkurton ju edhe me 90 km distanc\u00ebn Gjirokast\u00ebr-Tiran\u00eb, sikund\u00ebr synimi dhe q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebk\u00ebmbja e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne ja dol\u00ebm t\u00eb dalim n\u00eb krye p\u00ebr rroga e pensione nd\u00ebr vendet e rajonit, sot jemi t\u00eb fundit. Por u jap fjal\u00ebn e nderit se PD-ja n\u00eb pushtet p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb nxjerr\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb krye p\u00ebr rrogat dhe pensionet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin, mbasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb\u00a0padiskutim\u00a0vendi m\u00eb i pasur i Ballkanit dhe absolutisht nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb pasurit e k\u00ebsaj toke.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e saj duhet t\u00eb kthehen n\u00eb\u00a0mir\u00ebqenie, n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr banor\u00ebt, qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfunduar un\u00eb b\u00ebj thirrje mbar\u00eb\u00a0gjirokastrit\u00ebve\u00a0kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, n\u00eb Tiran\u00eb, emigracion, diaspor\u00eb dhe kudo, t\u00eb votojm\u00eb me dat\u00ebn 14 maj, t\u00eb votojn\u00eb 1-shin.<\/p>\n<p>Edi\u00a0Rama\u00a0b\u00ebri \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb na nxjerr\u00eb jasht\u00eb, fati na solli 1-shin, numrin m\u00eb t\u00eb votuar, t\u00eb votojn\u00eb kandidat\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Gjirokastra, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral n\u00eb Gjirokast\u00ebr, bashk\u00eb me kandidat\u00ebt e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 p\u00ebr bashkit\u00eb Gjirokast\u00ebr, Memaliaj e Tepelen\u00eb, P\u00ebrmet, Dropull dhe K\u00eblcyr\u00eb. Gjat\u00eb\u00a0fjal\u00ebs s\u00eb\u00a0tij,\u00a0Berisha ka komentuar gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga kryeministri Edi\u00a0Rama\u00a0gjat\u00eb fushat\u00ebs, nd\u00ebrsa tha se kreu i qeveris\u00eb p\u00ebrdor gjuh\u00eb banale dhe logjik\u00eb cubi kur i drejtohet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45344,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45343"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45343\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}