{"id":45329,"date":"2023-05-08T18:39:52","date_gmt":"2023-05-08T18:39:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45329"},"modified":"2023-05-08T18:39:52","modified_gmt":"2023-05-08T18:39:52","slug":"berisha-pd-nuk-do-te-pranoje-kurre-te-tjetersoje-mrekulline-mahnitese-te-qyteterimit-dhe-natyres-parkun-e-butrintit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/08\/berisha-pd-nuk-do-te-pranoje-kurre-te-tjetersoje-mrekulline-mahnitese-te-qyteterimit-dhe-natyres-parkun-e-butrintit\/","title":{"rendered":"Berisha: PD nuk do t\u00eb pranoj\u00eb kurr\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb mrekullin\u00eb mahnit\u00ebse t\u00eb qytet\u00ebrimit dhe natyr\u00ebs, Parkun e Butrintit!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot takimin elektoral n\u00eb Sarand\u00eb me kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr Sarand\u00ebn, Delvin\u00ebn dhe Himar\u00ebn t\u00eb koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Berisha shprehu optimizmin tek qytetar\u00ebt se m\u00eb 14 maj ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjet e duhura, duke zgjedhur p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse kandidat\u00ebt e dal\u00eba nga Primaret, kandidat\u00eb q\u00eb ata i kan\u00eb zgjedhur me vullnetin e tyre t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Lideri i PD, Sali Berisha tha nga Saranda se, se n\u00eb ndryshim nga kandidat\u00ebt e opozit\u00ebs, kandidat pallati vjen n\u00eb Sarand\u00eb me misionin q\u00eb oligark\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb tek varrezat. Berisha u shpreh se: \u201cA mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb kandidat p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb till\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet, vjen vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i mafias.\u201d<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha shtoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se, mafia ka zbritur Belinda Ballukun nga Peshkopia n\u00eb Konispol me valixhe parash me vete. Berisha tha se, pas Edi Ram\u00ebs, Balluku \u00ebsht\u00eb hajdutja e dyt\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Berisha e vuri theksin mbi fushat\u00ebn tall\u00ebse q\u00eb po b\u00ebn kryeminstri Rama me qytetar\u00ebt, pasi ai nuk po jep asnj\u00eb llogari, por vet\u00ebm iu p\u00ebrmend zorr\u00ebn qorre, m\u00eb tha gjyshja, apo n\u00ebse fitojn\u00eb kandidat\u00ebt e opozit\u00ebs, ai nuk do t\u2019ju jap\u00eb asnj\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha n\u00eb 14 maj, n\u00eb dit\u00ebn kur fati i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb, ftoi t\u00eb vijn\u00eb dhe ata qytetar\u00eb q\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ikur larg Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendit shpres\u00ebn dhe frym\u00ebn e ndryshimit.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb. V\u00ebllez\u00ebr e motra. Zonja e zot\u00ebrinj! Banor\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs. P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb inagurojm\u00eb fitoren sot me k\u00ebt\u00eb miting madh\u00ebshtor, p\u00ebrfundimtar, t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs slon\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>E nderuar zonja deputete e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, drejtuese e fushat\u00ebs n\u00eb rrethin e Sarand\u00ebs, Ina Zhupa. E nderuar kryetare e PD t\u00eb Sarand\u00ebs. I dashur z.Ardit Cikuli, kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Sarand\u00eb. I dashur z.Fatmir Shero, kryetar i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Konispol. I dashur z.Ilir Mehmeti, kryetar i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Delvin\u00eb. I dashur z.Fredi Bejleri, kryetari i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Himar\u00eb, q\u00eb ia nxore t\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb kishte brenda Edi Ram\u00ebs n\u00eb takim. I nderuar z.Leonidha Kristo q\u00eb shk\u00eblqen me munges\u00ebn t\u00ebnde sot, se je n\u00eb fushat\u00eb n\u00eb Greqi. Kandidat dhe kryetar i ardhsh\u00ebm i Bashksi\u00eb s\u00eb Finiqit. T\u00eb dashur miqt\u00eb e mi dashamir\u00ebs, Pirro, Dhimitraq. P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb gjith\u00ebve juve k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Sot kam arhdur p\u00ebr t\u00eb mbyllur s\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb miting, fushat\u00ebn e fitores, fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Sarand\u00eb dhe n\u00eb bashkit\u00eb e k\u00ebtij rrethi. Kam ardhur i bindur se kandidat\u00ebt q\u00eb paraqesim jan\u00eb kandidatura t\u00eb shk\u00eblqyera, t\u00eb cilat n\u00eb \u00e7do aspekt, drejtim jan\u00eb kandidat\u00ebt tuaj. Jo vet\u00ebm se i keni nxjerr\u00eb, propozuar, votuar ju, por edhe se si\u00e7 keni par\u00eb gjat\u00ebk\u00ebtyre muajve fushat\u00eb elektorale, ata kan\u00eb patur merit\u00ebn e madhe nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb me ju, t\u00eb debatojn\u00eb me ju, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb shqet\u00ebsimet tuaja, por edhe t\u00eb paraqesin para jush t\u00eb gjitha zgjidhjet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr problematikat e Sarand\u00ebs, Himar\u00ebs, Delvin\u00ebs, Finiqit, Konispolit.<\/p>\n<p>Problematika t\u00eb akumuluara, t\u00eb krijuara nga nj\u00eb qeverisje e cila n\u00eb k\u00ebto vite vet\u00ebm p\u00ebr ju, p\u00ebr qytetarin nuk pyeti se ekziston. Le t\u00eb ndalemi sot n\u00eb nj\u00eb moment tek kandidat\u00ebt e krahut tjet\u00ebr. Ata jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu, kandidat\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, kandidat\u00eb t\u00eb xhepit t\u00eb tyre, kandidat\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje absolutisht me qytetetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ngrihet tjetri nga Durr\u00ebsi vjen k\u00ebtu i deleguari personal i fam\u00ebziut, Alket Hyseni. Alketin e hoq\u00ebn vet socialist\u00ebt, e p\u00ebrzun\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb b\u00ebri. Tani gjeti k\u00ebt\u00eb tjetrin, \u00c7a\u00e7in, i cili vjen tek trash\u00ebgimia e prind\u00ebrve tek pallatet. Pra, ky \u00ebsht\u00eb kandidat pallati. \u00c7far\u00eb e lidh k\u00ebt\u00eb me Sarand\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 pallateve t\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij, p\u00ebrve\u00e7 zotimit makab\u00ebr q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrrej\u00eb eshtrat nga varrezat e Sarand\u00ebs, sepse duhet q\u00eb oligark\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb aty dhe vet\u00ebm aty? A mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb kandidat p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb till\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet? Vjen vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i mafias.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Mafia \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e eg\u00ebr e krimit. Forma m\u00eb aprincipale, m\u00eb e pashpirt. Ndaj dhe ata jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka. Shikoni se \u00e7\u2019b\u00ebn mafia. Zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia, ku e ka \u00e7uar n\u00eb Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para. Sepse ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ballkan, pas Edi Ram\u00ebs, hajdutja e dyt\u00eb m\u00eb e madhe. Po pse e them un\u00eb k\u00ebt\u00eb? E them un\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse ajo zbraz digat, pasurin\u00eb tuaj publike gjith\u00eb ver\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ligji nuk lejon t\u00eb zbrazen digat ver\u00ebs.<\/p>\n<p>E shet energjin\u00eb me \u00e7mim 20-30 euro sekser\u00ebve t\u00eb saj, dhe ata po k\u00ebt\u00eb energji e rishesin n\u00eb burs\u00eb me 150-180 euro, dhe k\u00ebto i fut ndrikulla n\u00eb xhep, i vjedh dhe inkason. Kush mund t\u00eb dyshoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju them se, 3 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb inauguruan burs\u00ebn me nd\u00ebrhyrje t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse u b\u00eb e qart\u00eb \u00e7far\u00eb vjedhje e tmerrshme b\u00ebhej me energjin\u00eb. Doli e na tha se tani s\u2019ka m\u00eb, tani energjia do t\u00eb shitet n\u00eb burs\u00eb. Ku u shit energjia dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri si\u00e7 e shiste m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri me sekser\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri jasht\u00eb burse, dhe me ato para \u00ebsht\u00eb turrur drejt Konispolit.<\/p>\n<p>U b\u00ebj thirrje demokrat\u00ebve t\u00eb Konispolit, t\u2019ia filmojn\u00eb valixhet.<\/p>\n<p>\u00c7am\u00ebve t\u00eb Konispolit iu them se, ajo duhej t\u00eb ishte njeriu i fundit q\u00eb mund t\u00eb shkelte n\u00eb Konispol, sepse gjyshi i saj ka qen\u00eb xhelati i v\u00ebrtet\u00eb i procesit makab\u00ebr q\u00eb Enver Hoxha zhvilloi kund\u00ebr \u00e7am\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo nuk mund t\u00eb shkonte n\u00eb Konispol pa k\u00ebrkuar t\u00eb falur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyshit p\u00ebr krimet e sh\u00ebmtuara, padit\u00eb, spiunimet q\u00eb gjyshi iu b\u00ebri djemve t\u00eb \u00e7am\u00ebris\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb ushtri. Por k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>K\u00ebta kandidat\u00eb nuk dlain t\u00eb ballafaqohen. Vjen e thot \u00ebk\u00ebtu se kam hotel n\u00eb Durr\u00ebs. Hajde k\u00ebtu, tregoju sarandiot\u00ebve si e b\u00ebre at\u00eb hotelin ti? Me \u00e7far\u00eb parash, ku i more parat\u00eb? Nuk vjen, sepse i ka si\u00e7 i ka. Uk vjen, sepse i duhet t\u00eb tregoj\u00eb t\u00eb gjitha lidhjet, nd\u00ebrsa kandidat\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, n\u00eb 12 t\u00eb nat\u00ebs, n\u00eb 12 t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb dalin k\u00ebtu n\u00eb shesh para jush, ose n\u00eb studio, dhe t\u00eb japin llogari p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, t\u2019u p\u00ebrgjigjen p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Po ku mund t\u00eb dal\u00eb kandidati i Delvin\u00ebs, q\u00eb? \u00ebsht\u00eb si me q\u00ebne i rritur n\u00eb ishullin e drog\u00ebs? Kush\u00ebririn n\u00eb Itali me dhjet\u00ebra kilogram\u00eb kokain\u00eb, vjehrri dy her\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr drog\u00eb. Ardi Veliu, nj\u00eb nga kriminel\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb historin\u00eb e policis\u00eb shqiptare q\u00eb vjen dhe b\u00ebn fushat\u00eb, se ka hall t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb mandat deputeti.<\/p>\n<p>Ardi, edhe ti do p\u00ebsosh fatin e tyre. Jo deputet, po atje ku e meriton do shkosh. Pra, a ka nj\u00eb krahasim?<\/p>\n<p>Un\u00eb e ftoj Edi Ram\u00ebn. Edi Rama, hajde urdh\u00ebro, bujrum! T\u00eb dalim para qytetar\u00ebve, t\u00eb dalim n\u00eb \u00e7do studio televizive, n\u00eb \u00e7do shesh dhe t\u00eb japim llogari. Un\u00eb kam qeverisur, ti ke qeverisur. Pse ke frik\u00eb? \u00c7far\u00eb t\u00eb tremb ty q\u00eb largohesh? Ke frik\u00eb ti, sepse ke vjedhur. Sepse ti u the shqiptar\u00ebve, un\u00eb kam firmosur paf-paf-paf e fap-fap-fap. Po, por ke firmosur p\u00ebr xhepin t\u00ebnd, ke firmos p\u00ebr t\u00eb vjedhur. Ndaj edhe, nuk del dot k\u00ebtu, se ke firmosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kundraligjshme.<\/p>\n<p>420 milion\u00eb euro p\u00ebr djeg\u00ebsat, se ke firmosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb antiligjore, m\u00eb kriminale p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb m\u00eb p\u00ebrrallore q\u00eb ka Saranda dhe Shqip\u00ebri, Parkun e Butrintit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Ju jeni k\u00ebtu, po Parku i Butrinit ju garantoj un\u00eb ju, nuk ka nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, dhe ndoshta edhe n\u00eb kontinente t\u00eb tjera. Ai \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb mrekulli e civilizmit, por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli e Zotit dhe e natyr\u00ebs. Dhe mrekullia e civilizmit me mrekullin\u00eb e Zotit dhe natyr\u00ebs, me Kepin e Still\u00ebs, me biodiversitetin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb komples q\u00eb nuk gjendet kund.<\/p>\n<p>Un\u00eb, si\u00e7 e dini ju, jam p\u00ebrpjekur ta ruaj, dhe Lordi Rotchild p\u00ebr cdo lloj c\u00ebnimi q\u00eb ndodhte, m\u00eb b\u00ebnte let\u00ebr, dhe un\u00eb e vler\u00ebsoja shum\u00eb. Po pse? Ai park nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ne, ai park \u00ebsht\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebr gjeneratat q\u00eb vijn\u00eb. \u00cbsht\u00eb park q\u00eb nuk gjindet m\u00eb kund. Zgjerova rrug\u00ebn, protest\u00eb. Pse preke, pse more nj\u00eb pjes\u00eb nga parku p\u00ebr t\u00eb zgjeruar rrug\u00ebn. Ua sqarova, ishte p\u00ebr sigurin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb turist\u00ebve, qyetetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kurse tani, \u00e7far\u00eb b\u00ebri korrupsioni? Korrupsioni e ndau qytez\u00ebn arkeologjike nga zona A, Kepi i Still\u00ebs, dhe fondi mori qyt\u00ebzen, Kepin e Still\u00ebs ia dha Ram\u00ebs, ia dha qeveris\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb akt m\u00eb i shm\u00ebtuar, dhe un\u00eb ju garantoj se kryetari juaj i bashkis\u00eb, se PD, nuk do t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb mrekulli mahnit\u00ebse t\u00eb qytet\u00ebrimit dhe natyr\u00ebs s\u00eb pashoqe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Parku i Butrintit.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb sot fushata? Ju e shihni. Kandidat\u00ebt tan\u00eb dalin para jush me nj\u00eb platform\u00eb ku zotohen me vendime, dhe projekte konkrete p\u00ebr t\u00eb ndryshuar jet\u00ebn tuaj. Nga ana tjet\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodh? Kandidat\u00ebt e Edi Ram\u00ebs b\u00ebjn\u00eb kopjen e Edi Ram\u00ebs, kurse Edi Rama kalon nga sheshi n\u00eb shesh me 4 fjali. Zorra qorre, nuk kam mot\u00ebr p\u00ebr t\u00eb martuar, gjyshja ime m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebto-k\u00ebto, dhe nuk do t\u2019ju ndihmoj po votuat PD.<\/p>\n<p>Kj o\u00ebsht\u00eb fushata e nj\u00eb kryeministri q\u00eb ka qeverisur 10 vite. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb pastaj, fjalorin tjet\u00ebr banal. \u00c7far\u00eb tregon ai me k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb? Me k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb ai tregon para s\u00eb gjithash se ai nuk ka pik\u00ebn e respektit p\u00ebr qytetarin. Se ai nuk ka asnj\u00eb ndjesi p\u00ebr problematikat e m\u00ebdha t\u00eb qytetar\u00ebve, se ai mendon, se do u jap\u00eb p\u00ebrgjigje, se k\u00ebshtu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjyshja, nuk kam mot\u00ebr se ti je \u00e7un i mir\u00eb, zorra etrash\u00eb e zorra e holl\u00eb, e t\u00eb tjera fjal\u00eb t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Jo, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs. Sepse ai sot \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr i nj\u00eb vendi, banor\u00ebt t\u00eb t\u00eb cilit kan\u00eb braktisur vendin e tyre shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se ukrainasit nga lufta. Shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sirian\u00ebt nga lufta civile. Kan\u00eb braktisur, se u vendosi dar\u00ebn, tiranin\u00eb e varf\u00ebris\u00eb. Ngriu rrogat, kurse \u00e7mimet u rrit\u00ebn, dhe i rriti vet me borde n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb stratosferike. Ai hapi kufijt\u00eb, shkat\u00ebrroi qindra e mij\u00ebra ferma n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi prodhimeve serbe, Serbia ka nj\u00eb subvencion 50 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se Shqip\u00ebria ndaj fermer\u00ebve. E p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konkurrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e pandershme.<\/p>\n<p>Rrogat i ngriu. Para kishte. 5 miliard\u00eb t\u00eb ardhura ka qen\u00eb buxheti pasi dyfishoi taksat. 3 mliard\u00eb ishte buxheti me taksa t\u00eb p\u00ebrgjysmuara. Me 5 miliard\u00eb, ai mund t\u00eb kishte rrogat t\u00eb pakt\u00ebn tri her\u00eb po t\u00eb donte. Por jo, p\u00ebrkundrazi, zgjodhi t\u2019i vjedh\u00eb ato para, duke nd\u00ebrtuar rrug\u00eb 24 milion\u00eb euro kilometrin, nga 2 milion\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi. Zgjodhi t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shfrenuar luksi, t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me avion dhe t\u00eb shpenzoj\u00eb 22 milion\u00eb euro me avion me dhom\u00eb gjumi. T\u00eb blej\u00eb vazon n\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo? Shp\u00ebrfillje absolute p\u00ebr qytetarin. Shp\u00ebrfillje absolute p\u00ebr problemet, nevojat e tij. Po ti ato para, m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ila\u00e7et q\u00eb nuk i kemi p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, q\u00eb iu kushtojn\u00eb edhe jet\u00ebn. Ti ato para, shtojua edhe atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike. \u00c7far\u00eb tregoi banka bot\u00ebrore 5 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb? Vet\u00ebm 20% e shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb ekonomike, pra q\u00eb kan\u00eb n\u00ebn 1 dollar\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr frym\u00eb, marrin ndihm\u00ebn ekonomike.<\/p>\n<p>Sepse ai ka dal\u00eb tani me teorin\u00eb: N\u00eb Shqip\u00ebri nuk vdes kush p\u00ebr buk\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb problemi t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr buk\u00eb. \u00cbsht\u00eb problemi t\u00eb jetosh si njeri, q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb si njer\u00ebz, dhe t\u00eb mos u dridhet dora, t\u00eb mos num\u00ebrojn\u00eb kafshat\u00ebn, t\u00eb mbyllin muajin si duhet, t\u00eb ken\u00eb n\u00eb cep disa kursime, t\u00eb krijojn\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n<p>Po rris rrogat, tha. Edhe do ta b\u00ebj\u00eb 900 euro rrog\u00ebn mesatare. P\u00ebr t\u00eb mashtruar me j\u00eb ciniz\u00ebm ekstrem, solli ligjin n\u00eb Parlament, dhe mbylli Parlamentin. Sot dola, i k\u00ebrkova ta hapin dit\u00ebn e enjte Parlamentin, ta votojm\u00eb ligjin. Edhe ne e votojm\u00eb ligjin. Hajde, urdh\u00ebro t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rrogat mesatare 900 euro. Po nuk vjen. \u00c7far\u00eb b\u00ebri?<\/p>\n<p>Pyesni m\u00ebsuesit sa ua ka rritur rrog\u00ebn. Iu premtoi 250 mij\u00eb lek\u00eb rritje, iu ka dh\u00ebn\u00eb 25 mij\u00eb lek\u00eb. 10 her\u00eb m\u00eb pak. Pesni mjek\u00ebt sa ua ka rritur rrog\u00ebn, pyesni polic\u00ebt sa ua karritur rrog\u00ebn, ushtarak\u00ebve. Shpalli rorg\u00ebn e admiralit aq e kaq, ushtar\u00ebt shumica e tyre duan t\u00eb largohen, sepse me rrog\u00ebn q\u00eb marrin, as familjen e as veten nuk e mbajn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme k\u00ebto probleme k\u00ebrkon t\u2019i kaloj\u00eb me zorr\u00ebn qorre, se m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjyshja, se nuk kam mot\u00ebr se ti je \u00e7un i mir\u00eb, dhe nuk jap lek\u00eb po votuat PD. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo? Nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb p\u00ebrqeshje, nj\u00eb shp\u00ebrfillje e plot\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj edhe ju ftoj miqt\u00eb e mi, m\u00eb dat\u00ebn 14, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e k\u00ebtij rrethi kudo q\u00eb jan\u00eb. T\u00eb gjitha sarandiotet dhe sarandiot\u00ebt n\u00eb Sarand\u00eb, Shqip\u00ebri, Itali, Greqi, kudo q\u00eb ndodhen t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin, t\u00eb votojn\u00eb kandidat\u00ebt e Primareve, kandidat\u00ebt e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb jeni t\u00eb sigurt se jeta juaj do t\u00eb nis\u00eb ndryshimin. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb shpres\u00eb, besim, dinjitet. Saranda do t\u00eb dal\u00eb nga kthetrat e mafies. Tani q\u00eb flasim, brenda dy muajve n\u00eb Ksamil, mafia ka nd\u00ebrtuar 50 vila, duke paguar t\u00eb gjith\u00eb policin\u00eb, inspektoriat e \u00e7do gj\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se vazhdohet me ta, Ksamili do zhduket, brigjet do zhduken, Kepi i Still\u00ebs do tjet\u00ebrsohet, ndaj edhe t\u2019i dalim Zot me vot\u00ebn tuaj Sarand\u00ebs, Ksamilit, Delvin\u00ebs, Finiqit, Himar\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr fatin tuaj, fatin e Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk votohet Edi Rama. Edi Rama \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me shqiptar\u00ebt m\u00eb keq se \u00e7do pushtues n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Edi Rama nuk ka t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>I lexuat ato shkrimet p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in, me Bjellivukun e k\u00ebto. S\u00eb shpejti do t\u00eb d\u00ebgjoni p\u00ebr Bjellivukun e Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr dosjet e tij, p\u00ebrve\u00e7 asaj t\u00eb McGonigalit. Por, me vot\u00ebn ton\u00eb ne votojm\u00eb ndryshimin, votojm\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Saranda, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot takimin elektoral n\u00eb Sarand\u00eb me kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr Sarand\u00ebn, Delvin\u00ebn dhe Himar\u00ebn t\u00eb koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb.\u201d Berisha shprehu optimizmin tek qytetar\u00ebt se m\u00eb 14 maj ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjet e duhura, duke zgjedhur p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse kandidat\u00ebt e dal\u00eba nga Primaret, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45330,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45329"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45329"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45329\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45329"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45329"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45329"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}