{"id":45248,"date":"2023-05-07T19:52:45","date_gmt":"2023-05-07T19:52:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45248"},"modified":"2023-05-07T19:52:45","modified_gmt":"2023-05-07T19:52:45","slug":"berisha-shqiptaret-perballen-me-dy-alternativa-e-jona-qe-ka-ne-qender-qytetaret-dhe-e-rames-i-cili-tallet-me-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/07\/berisha-shqiptaret-perballen-me-dy-alternativa-e-jona-qe-ka-ne-qender-qytetaret-dhe-e-rames-i-cili-tallet-me-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Berisha: Shqiptar\u00ebt p\u00ebrballen me dy alternativa! E jona q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr qytetar\u00ebt dhe e Ram\u00ebs, i cili tallet me shqiptar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu besimin dhe bindjen nga takimi elektoral n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr fitoren e opozit\u00ebs me 14 maj.<\/p>\n<p>Berisha u prit sot n\u00eb Vlor\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebs demokrat\u00eb dhe qytetar\u00eb n\u00eb takimin entuziast me kandidatin e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, Hysni Sharra.<\/p>\n<p>Lideri demokrat u shpreh para qytetar\u00ebve, se po e mbyll k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb elektorale me plot shpres\u00eb t\u00eb madhe dhe frym\u00eb fitoreje. Berisha vler\u00ebsoi t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e dal\u00eb nga Primaret, ku shtoi se e ka vler\u00ebsuar m\u00eb s\u00eb shumti pun\u00ebn e tyre serioze, duke studiuar nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb problematikat q\u00eb i kan\u00eb shqet\u00ebsuar shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto 8 vite. Probleme k\u00ebto t\u00eb fundit t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb premtime boshe, t\u00eb pap\u00ebrmbushura nga qeveria Rama.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu optimiz\u00ebm dhe ftoi qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs q\u00eb m\u00eb 14 maj t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjen e duhur, duke votuar si qytetar t\u00eb par\u00eb, Hysni Sharr\u00ebn, pasi q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb njeriu plot dinjitet dhe transparent p\u00ebr t\u00eb trajtuar si\u00e7 duhet problematikat e qytetit, ndryshe nga qeveria e deritanishme e cila \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i varf\u00ebrimit dhe mashtrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Berisha d\u00ebnoi ashp\u00ebr deklarat\u00ebn e kryeministrit Rama, kur tha se pa Serbin\u00eb nuk mund t\u00eb futemi dot n\u00eb BE. Berisha shtoi se Kosova \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb nesh, dhe jo Serbia, e as v\u00ebllai i kryeministrit, Vu\u00e7i\u00e7. Lideri opozitar tha se Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antishqiptar, dhe nuk meriton asgj\u00eb nga shqiptar\u00ebt, por duhet t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb nga pushteti.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur, qytetar\u00eb dhe qytetare t\u00eb Vlor\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr ju, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vlonjat\u00ebt dhe vlonjatet kudo q\u00eb ndodhen, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb bekuar, n\u00eb rreth, n\u00eb emigracion dhe kudo q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta.<\/p>\n<p>I dashur zoti Bujar Leskaj, deputet i Kuvendit, drejtues politik i qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>I dashur zoti, Atrid Hoxha, kryetari i PD-s\u00eb p\u00ebr Vlor\u00ebn.<\/p>\n<p>I dashur zoti Hysni Sharra, kandidati dhe kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>I dashur zoti Leonard Rakipi, kandidati dhe kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Selenic\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe t\u00eb jem sot k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb mbyllur fushat\u00ebn elektorale me frym\u00ebn e fitores, p\u00ebr t\u00eb mbyllur k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb e cila po mbjell shpres\u00ebn e fitores n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb 4-an\u00ebt e vendit, e cila do t\u00eb kuror\u00ebzohet me 14 maj me nj\u00eb fitore historike, me nj\u00eb ndryshim historik n\u00eb Vlor\u00eb dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Me 14 maj, qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs, Selenic\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb firmosin me vot\u00ebn e tyre, ndryshimin. Votojn\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt e ndryshimit t\u00eb cil\u00ebt erdh\u00ebn para jush si bijt\u00eb tuaj, me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb. U votuan nga ju, mor\u00ebn besimin tuaj dhe garojn\u00eb me nj\u00eb program t\u00eb shk\u00eblqyer, program n\u00eb t\u00eb cilin ndihet pulsi, mendimi dhe psher\u00ebtima e qytetar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs, Selenic\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe dhe shum\u00eb serioze, duke d\u00ebgjuar t\u00eb gjith\u00eb problematik\u00ebn e krijuar gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve dhe me mendimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb elit\u00ebs, por edhe t\u00eb qytetar\u00ebve, kan\u00eb hartuar zgjidhjet p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr fatin m\u00eb t\u00eb keq, kryefjala e dit\u00ebs dhe kjo varf\u00ebri vjen absolutisht e krijuar nga dora e qeveris\u00eb shqiptare. Me barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb taksave, vjedhjen e tmerrshme t\u00eb saj, ngrirjen e rrogave, rritjen e \u00e7mimeve. Nuk ka nj\u00eb qeveri tjet\u00ebr e nj\u00eb vendi t\u00eb lir\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zhytur, vit pas viti gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb skamje shqiptar\u00ebt, se sa kjo qeveri e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb kujtoj k\u00ebtu se \u00e7do shqiptar vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb bordeve q\u00eb ngriti, ka shpenzuar n\u00eb vitin 2022, 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ushqime se sa n\u00eb vitin 2021. Ndaj dhe me 14 maj, vota e shqiptar\u00ebve p\u00ebr ndryshimin, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb s\u00eb gjithash p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebt e shpres\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs t\u00eb vlonjateve dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebrballen me dy alternativa.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb alternativa jon\u00eb e cila ka n\u00eb epiqend\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb transparente. Njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgatitur programet m\u00eb t\u00eb mira, me t\u00eb cilat synojn\u00eb leht\u00ebsimin e madh t\u00eb barr\u00ebs fiskale.<\/p>\n<p>Synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e ndjesh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrbimeve, synojn\u00eb\u00a0 transparenc\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e t\u00eb ardhurave, p\u00ebrkujdesje t\u00eb ndershme, t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb territorin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Synojn\u00eb krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, mb\u00ebshtetjen e grave, vajzave, t\u00eb rinjve, suksesin e biznesit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb keni d\u00ebgjuar ju, t\u00eb dashur vlonjate dhe vlonjat\u00eb, shqiptare dhe shqiptar\u00eb nga kandidat\u00ebt e mafias s\u00eb Edi Ram\u00ebs, \u00e7far\u00eb keni d\u00ebgjuar nga Edi Rama i cili kalon nga sheshi n\u00eb shesh me nj\u00eb fjalor banal prej halabaku, i cili u flet qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb si qenie inferiore sikur nuk jan\u00eb njer\u00ebz me formimin e tyre, me nd\u00ebrgjegjen e tyre shoq\u00ebrore, me problematikat e m\u00ebdha, por flet me fjal\u00eb banale, p\u00ebrdor t\u00eb gjitha termat.<\/p>\n<p>Nuk e b\u00ebn pa q\u00ebllim. Ai ka mashtruar qytetar\u00ebt 8 vite dhe e din se mashtrimet nuk i ecin m\u00eb. Ai ka varf\u00ebruar qytetar\u00ebt. Ai ka boshatisur Vlor\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai ka rr\u00ebmbyer t\u00eb gjitha pushtetet dhe asgj\u00ebsuar lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat reale t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ai ka krijuar kushte t\u00eb llogaritura p\u00ebr largimin e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Pra, ai para shqiptar\u00ebve nuk mund t\u00eb dal\u00eb as t\u00eb jap\u00eb llogari. Dhe mendon e beson se me fjalor vulgar, banal, t\u00eb turpsh\u00ebm do t\u00eb arrij\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb harrojn\u00eb problematikat e tij dhe t\u00eb merren me fjalorin e tij. djall\u00ebzor, banal \u00ebsht\u00eb ky. Po Edi Rama p\u00ebr \u00e7do shqiptar t\u00eb ndersh\u00ebm, p\u00ebr \u00e7do biznesmen t\u00eb ndersh\u00ebm, p\u00ebr \u00e7do fermer t\u00eb ndersh\u00ebm, p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri, p\u00ebr \u00e7do qytetar, p\u00ebr \u00e7do atdhetar, \u00ebsht\u00eb armik dhe vet\u00ebm armik.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb regjim, asnj\u00eb pushtim nuk ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria, si regjimi i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb regjim, asnj\u00eb pushtim nuk ka pla\u00e7kitur shqiptar\u00ebt si Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 ja dol\u00ebm t\u00eb kemi rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. Ngriu rrogat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00e7mimet normale rriteshin nga viti n\u00eb vit. U rrokullis\u00ebm tek qytetar\u00ebt me rroga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon. Kurse taksat i dyfishoi, dyfishoi gjobat.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vjet ka pasur 5 miliard\u00eb euro t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebri me to. 3 miliard\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb vitin 2013 dhe m\u00eb p\u00ebrpara edhe m\u00eb t\u00eb pakta, por arrit\u00ebm t\u00eb dyfishojm\u00eb rrogat, t\u00eb dyfishojm\u00eb pensionet, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb 11 mij\u00eb km rrug\u00eb etj. Po zot\u00ebria \u00e7far\u00eb b\u00ebri n\u00eb 8 apo 10 vite? B\u00ebri sikur nd\u00ebrtoi rrug\u00eb. Nd\u00ebrtoi rrug\u00eb me 24 milion\u00eb euro. Miqt\u00eb e mi, rruga Levan-Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjera e Shqip\u00ebris\u00eb, ka dy ura mbi Vjos\u00eb. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar me 2.8 milion\u00eb euro. Kurse ky nd\u00ebrton rrug\u00eb, autostrada n\u00eb mes t\u00eb fush\u00ebs, me 24 milion\u00eb euro, sepse i vjedh.<\/p>\n<p>Vjedh 90% t\u00eb fondeve. Nd\u00ebrton shkolla 7 milion\u00eb euro. Udh\u00ebton si sheik, 22 milion\u00eb euro me avion, nd\u00ebrkoh\u00eb kur kancelari i austris\u00eb udh\u00ebton me avion linjash. P\u00ebr t\u00eb qytetetar\u00ebt nuk ekzistojn\u00eb, prandaj vjen dhe flet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb para qytetar\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme, si asnj\u00eb shtetar tjet\u00ebr. Edhe n\u00eb diktatur\u00eb ju kujtohet, njer\u00ebzit i viniun nofka Shefqet Pe\u00e7it, se fliste pa ka shum\u00eb si ky n\u00eb disa raste, q\u00eb ishte diktatur\u00eb, por nuk e toleronin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb atill\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb anti-shqiptar i mir\u00ebfillt\u00eb. Vet\u00ebm para 10 dit\u00ebsh deklaroi, se Shqip\u00ebria n\u00eb BE pa Serbin\u00eb nuk ka kuptim. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Po \u00e7far\u00eb lidhje kemi ne me Serbin\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb kuptim, por t\u00eb lidhemi me integrimin e saj? \u00c7far\u00eb shqiptair \u00ebsht\u00eb ky, m\u00eb thoni ju mua? Si mundet? Po t\u00eb thoshte pa Kosov\u00ebn, thoshte nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, se Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb me ne. Po \u00e7far\u00eb lidhjeje kemi ne me Serbin\u00eb?<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb lidhje, ua them un\u00eb ju. Gjenocidin serb mbi shqiptar\u00ebt. Gjenocidet ciklike serbe mbi shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dje isha n\u00eb Kuk\u00ebs. Ka prishur monumentin e gjenocidit t\u00eb Lum\u00ebs. Gjenocid i faktuar nga Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i krimeve dhe shkaqeve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. I dokumentuar. E urdh\u00ebron Vu\u00e7i\u00e7i, dhe shtyn Safet Gjicin t\u00eb shemb\u00eb monumentin. \u00c7far\u00eb shqiptar\u00ebsh jan\u00eb k\u00ebta, m\u00eb thoni ju mua? K\u00ebta jan\u00eb anti-shqiptar\u00eb. Asnj\u00eb patriot shqiptar nuk duhet t\u00eb votoj\u00eb Edi Ram\u00ebn. \u00cbsht\u00eb armik i q\u00ebnies shqiptare.<\/p>\n<p>Shkoi me Ballkanin e hapur. Nga Novosela deri n\u00eb Bun\u00eb, e jgith\u00eb ult\u00ebsira, dhe Korrca e Elbasani, t\u00eb gjitha fermat falimentojn\u00eb n\u00eb seri, nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Tregu mbushet me qum\u00ebsht pluhur t\u00eb prodhuar n\u00eb Serbi. Serbia subvencionon 50 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria fermer\u00ebt. Po at\u00ebher\u00eb nga t\u2019ia dalin fermer\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb pa subvencione? Dhe ngelen p\u00ebr t\u00eb therrur bag\u00ebtit\u00eb e tyre. Dhe ky, para k\u00ebsaj situate cil\u00ebn zgjidhje ka? Lidhjen me Beogradin, jo me Brukselin. Po ne drejtimin e kemi n\u00eb Bruksel. Dhe tjetr\u00ebn, t\u00eb sjellim cingalez\u00eb, indian\u00eb, bangladeshas. Pa ikni ju, ikni nga vendi juaj. E \u00e7far\u00eb ka nj\u00eb armik m\u00eb shum\u00eb se kaq, m\u00eb thoni ju mua? Cili pushtues \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Lexoni.<\/p>\n<p>Jo, edhe pushtuesit respektojn\u00eb disa rregulla. Kurse ky thyen \u00e7do rregull. Ky i b\u00ebri shqiptar\u00ebt t\u00eb flasin me vete nga skamja<\/p>\n<p>Para nj\u00eb jave banka bot\u00ebrore deklaronte se, 80% e shqiptar\u00ebve n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, nuk marrin ndihm\u00eb ekonomike. Vet\u00ebm 20% e tyre marrin. Po nga t\u00eb marrin shqiptar\u00ebt, se k\u00ebta vjedhin me tendera, \u00e7mime, n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, m\u00eb 14 maj \u00e7do vlonjate edhe vlonjat voton p\u00ebr veten e tij. Qytetar\u00eb, a mundet prap\u00eb t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr pushtetin e Edi Ram\u00ebs, pushtetin e s\u00eb keqes, njeriu q\u00eb ka p\u00ebrdorur pushtetin p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebruar shqiptar\u00ebt. Njeriu q\u00eb ka futur t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb dor\u00eb, dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb absolutisht pa t\u00eb drejta sot. Nuk ka t\u00eb drejta, mos t\u00eb kujotoj\u00eb kush se ka t\u00eb drejta pa drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur. Nuk e ekzistojn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut pa drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur. Dhe ju e shihni vet se \u00e7far\u00eb drejt\u00ebsie ka sot. Se si e komandon si n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, edhe m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Nuk i jipet vota k\u00ebtij kurr\u00eb. Ky duhet t\u00eb ik\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb delinkuent. K\u00ebt\u00eb e presin n\u00eb Uashington. Sot e tutje duhet quajtur Ram\u00eb McGonigali ky. Duhet t\u00eb shkoj\u00eb atje t\u00eb jap\u00eb llogari, sepse ka rekrutuar me ryshfet. Dhe ai gjykat\u00ebs do d\u00ebnoj\u00eb marr\u00ebsin e ryshfetit, ua garantoj un\u00eb ju. Forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb e shp\u00ebton pa e d\u00ebnuar dhe at\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ryshfetin, nuk ka<\/p>\n<p>M\u00eb 14 maj, \u00e7do qytetar voton p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij. \u00c7do biznesmen voton p\u00ebr biznesin e tij. Ju garantoj se oferta e Hysni Sharr\u00ebs, dhe e Leonard Rakipit, \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsim i madh p\u00ebr bizndeset tuaja. Por mos harroni se pas 14 majit, forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta mbaj\u00eb n\u00eb pushtet Edi Ram\u00ebn, nuk ka dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb. Edi Rama do marr\u00eb vendin q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri ne iu rikthehemi qytetar\u00ebve. Ne p\u00ebrs\u00ebri, jemi t\u00eb sigurt se do dalim qytetar\u00ebt me rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. M\u00eb t\u00eb larta se gjith\u00eb rajoni. Arrit\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta se vendet e Ballkanit, por do arrijm\u00eb edhe vende tjera q\u00eb jan\u00eb me rrogam\u00eb t\u00eb larta se ne. Po ku e bazoj un\u00eb k\u00ebt\u00eb? Asnj\u00eb vend nuk ka m\u00eb t\u00eb pasur se Shqip\u00ebria. Asnj\u00eb vend nuk ka pasurit\u00eb p\u00ebrrallore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Asnj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Ballkan, ose m\u00eb gjer\u00eb. Ndaj edhe, t\u00eb firmosim ndryshimin m\u00eb 14 maj. \u00cbsht\u00eb historike. \u00cbsht\u00eb jetike kjo vot\u00eb p\u00ebr fatin e Vlor\u00ebs, p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shikoni se \u00e7far\u00eb i b\u00ebri Vlor\u00ebs ky. Ia tjet\u00ebrsoi sheshin, ia tjet\u00ebrsoi sheshin tjet\u00ebr t\u00eb bashkis\u00eb, pa pyetur asnj\u00eb qytetar vlonjat, pa pyetur komunitetin. Po nuk ka njeri n\u00eb bot\u00eb q\u00eb do mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb ndaj nj\u00eb sheshi i cili nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i Vlor\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb i mbar\u00eb kombit shqiptar. E kuptoni se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu? As Enver Hoxha nuk e b\u00ebri at\u00eb. As sheshin e bashkis\u00eb nuk e preku.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb despot q\u00eb nuk ka asnj\u00eb moral, nuk ka asnj\u00eb norm\u00eb. Q\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb fjalor t\u00eb turpsh\u00ebm kudo q\u00eb shkon. Q\u00eb mbledh, b\u00ebn takime me n\u00ebnat, motrat, vajzat dhe grat\u00eb, duke menduar se un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb t\u00ebrheq p\u00ebr vota.<\/p>\n<p>Un\u00eb iu b\u00ebj thirrje grave, vajzave, n\u00ebnave dhe motrave t\u00eb Vlor\u00ebs, t\u00eb cilat ndiejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt problematikat e m\u00ebdha q\u00eb ka krijuar regjimi i Edi Ram\u00ebs. Me mospasje, me skamje, me largimin nga Shqip\u00ebria. B\u00ebhuni flamurtare t\u00eb k\u00ebsaj fushate, dhe deri m\u00eb 14 maj t\u00eb marr\u00eb nga ju nd\u00ebshkimin q\u00eb meriton. T\u00eb marr\u00eb nga ju edhe mallkimin q\u00eb meriton, sepse ai meriton mallkim.<\/p>\n<p>Se vet\u00eb udh\u00ebton me avion me dhom\u00eb gjumi, kurse bijt\u00eb dhe vajzat e n\u00ebnave rrezikojn\u00eb jet\u00ebn me gomone edhe sot pas 32 vitesh n\u00ebp\u00ebr detra t\u00eb bot\u00ebs. Dhe \u00e7far\u00eb thot\u00eb? Do marr cingalez\u00eb, indian\u00eb. \u00c7far\u00eb na b\u00ebn ky ne? \u00cbsht\u00eb koha ta nd\u00ebshkojm\u00eb me vot\u00ebn ton\u00eb, me qendrimin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb firmosim shpres\u00ebn, t\u00eb firmosim lirit\u00eb tona, t\u00eb firmosim p\u00ebr Vlor\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e saj, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Vlora, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>M\u00eb 12 maj ju ftoj ju. Ftoj t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb sheshin \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 t\u00eb mbyllim fushat\u00ebn e fitores. Edhe nj\u00ebher\u00eb urimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu besimin dhe bindjen nga takimi elektoral n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr fitoren e opozit\u00ebs me 14 maj. Berisha u prit sot n\u00eb Vlor\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebs demokrat\u00eb dhe qytetar\u00eb n\u00eb takimin entuziast me kandidatin e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, Hysni Sharra. Lideri demokrat u shpreh para qytetar\u00ebve, se po e mbyll k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45249,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45248"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45248\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45249"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}