{"id":45242,"date":"2023-05-07T18:39:10","date_gmt":"2023-05-07T18:39:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45242"},"modified":"2023-05-07T18:39:10","modified_gmt":"2023-05-07T18:39:10","slug":"berisha-te-ecim-te-sigurt-drejt-rrezimit-te-kesaj-qeverie-me-voten-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/07\/berisha-te-ecim-te-sigurt-drejt-rrezimit-te-kesaj-qeverie-me-voten-tone\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb ecim t\u00eb sigurt drejt rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebsaj qeverie me vot\u00ebn ton\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokrati Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb takim elektoral n\u00eb Fier, ku ka k\u00ebrkuar vot\u00ebn p\u00ebr kandidat\u00ebt e koalicioni \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark. Berisha tha se, p\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrpara drejt s\u00eb keqes, drejt skamjes dhe varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb, p\u00ebrpara drejt varf\u00ebris\u00eb, skamjes s\u00eb frikshme e cila rritet nga viti n\u00eb vit. P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrpara drejt \u00e7mimeve t\u00eb larta, t\u00eb cilat vet\u00ebm nga rritja me bordet e tij, nga viti 2021 deri n\u00eb 2022 gjobit\u00ebn \u00e7do qytetar shqiptar me 430 mij\u00eb lek\u00eb shpenzime m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ushqimet\u2019.<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb votohet p\u00ebr Edvar Kodhelin n\u00eb Fier, Sofije Allushajn n\u00eb Patos, Resmi Shanaj n\u00eb Mallakast\u00ebr dhe Erdit Hazizaj n\u00eb Roskovec. Berisha tha se nuk duhet votuar p\u00ebr kandidat\u00ebt e bodrumeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, kandidat\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion, trafik droge, dhe vjedhje.<\/p>\n<p>\u2018\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Subashi i Fierit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga hajdut\u00ebt m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb t\u00eb Fierit dhe Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidati i Edi Ram\u00ebs n\u00eb Patos. Nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb e ka gruan n\u00eb arrati p\u00ebr vjedhje. Po, po. T\u00eb mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, nj\u00eb person, kriminele elektorale e pam\u00ebshir\u00eb. Majlinda \u00ebsht\u00eb edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokain\u00eb dhe reduktohet nga prokuror\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb 2 gram, sepse kishte natyrisht p\u00ebr shefe Majlind\u00ebn. Po n\u00eb Mallakast\u00ebr? P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Edi Ram\u00ebs i cili u shiti uzin\u00ebn p\u00ebr skrap naft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Mallakastr\u00ebs, pasi e vodhi e moli me mafian e vet\u2019, tha Berisha n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Fierit, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, nderimin m\u00eb t\u00eb madh, besimin tim t\u00eb pal\u00ebkundur se starti yn\u00eb ngadhimtar, po p\u00ebrfundon me finishin drejt fitores s\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 dhe kandidat\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Fier dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E nderuar zonja Monika Kryemadhi, deputete e Kuvendit, drejtuese n\u00eb Partin\u00eb e Liris\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Luan Ba\u00e7i, drejtues politik n\u00eb qarku ne Fierit, deputet i Kuvendit dhe an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb PD.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Evdar Kodheli, kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Resmi Shanaj, kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Mallakastr\u00ebs.<\/p>\n<p>E nderuar zonja Sofije Allushaj, kryetare e ardhshme e bashkis\u00eb Patos.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Erdit Hazizaj, kryetar i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Roskovecit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>P\u00ebr 5 dit\u00eb ne jemi para kutive t\u00eb votimit, jemi para zgjedhjes m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb 32 vite, zgjedhjes midis regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ftes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrpara, por p\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb fuqizim i t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb duart e tij. Dhe ky do t\u00eb ishte nj\u00eb gabim fatal p\u00ebr \u00e7do zgjedh\u00ebs, votues, pavar\u00ebsisht nga bindjet politike.<\/p>\n<p>Pushtetet e p\u00ebrqendruara n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs dhe n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, kan\u00eb sjell\u00eb fatkeq\u00ebsi, drama, mjerime, nuk kan\u00eb sjell\u00eb kurr\u00eb begati, mir\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ne e kemi provuar m\u00eb keq se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt gjat\u00eb diktatur\u00ebs staliniste, por ne po e provojm\u00eb edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb, p\u00ebrpara drejt varf\u00ebris\u00eb, skamjes s\u00eb frikshme e cila rritet nga viti n\u00eb vit. P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrpara drejt \u00e7mimeve t\u00eb larta, t\u00eb cilat vet\u00ebm nga rritja me bordet e tij, nga viti 2021 deri n\u00eb 2022 gjobit\u00ebn \u00e7do qytetar shqiptar me 430 mij\u00eb lek\u00eb shpenzime m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ushqimet.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb rroga t\u00eb ngrira, varf\u00ebri e frikshme n\u00eb rritje. P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb boshatisje e qyteteve dhe fshatrave tona. Do t\u00eb thot\u00eb mbyllje shkollash, shkat\u00ebrrimi i sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor, do t\u00eb thot\u00eb bojkotim total t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb i b\u00ebj thirrje fermer\u00ebve t\u00eb Myzeqes\u00eb, t\u00eb Fierit, t\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb ndalen, t\u00eb arsyetojn\u00eb me vete si kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto vite p\u00ebr ta. A jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfillur, apo t\u00eb braktisur. Un\u00eb u them atyre se ata kan\u00eb qen\u00eb fermer\u00ebt m\u00eb t\u00eb braktisur t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrpara me gjoba, me nd\u00ebshkime, do t\u00eb thot\u00eb defakto pa liri dhe t\u00eb drejta, pasi ai kontrollon \u00e7do gjykat\u00eb, \u00e7do prokuror dhe sot nuk ka shqiptar q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb imagjinoj\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb gjyq ndaj regjimit t\u00eb tij monist.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrpara drejt s\u00eb keqes, varf\u00ebris\u00eb, skamjes drejt boshatisjes. V\u00ebrtet\u00eb me 14 maj n\u00eb zgjedhim qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por ne kemi n\u00eb dor\u00eb ndryshimin e madh, sepse k\u00ebta kandidat\u00eb q\u00eb ne paraqesim, Evdar Kodheli, Resmie Allushaj, Resmi Shanaj, Erdit Hazizaj, k\u00ebta vijn\u00eb nga vota juaj, vijn\u00eb nga drita e diellit.<\/p>\n<p>K\u00ebta kan\u00eb 5 muaj q\u00eb ju keni patur fatin ti njihni, t\u00eb lexoni, t\u00eb d\u00ebgjoni p\u00ebr ta. Kurse kandidat\u00ebt e Edi Ram\u00ebs vijn\u00eb nga bodrumet e tij.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Subashi i Fierit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga hajdut\u00ebt m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb t\u00eb Fierit dhe Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidati i Edi Ram\u00ebs n\u00eb Patos. Nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb e ka gruan n\u00eb arrati p\u00ebr vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar n\u00eb kadastr\u00ebn e Sarand\u00ebs, \u00ebsht\u00eb me mandat arresti nga ky shtet.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, por i paguan me valixhe eurot Edi Ram\u00ebs dhe i em\u00ebron burrin p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Patosit. A ka fyerje m\u00eb t\u00eb madhe se kjo. A ka krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se kjo. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminele, q\u00eb nuk vjen t\u00eb paraqitet para drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb shp\u00ebrblehet duke i em\u00ebruar burrin kandidat p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Patos. Po pse? Patosi nuk paska nj\u00eb socialist, pa marr\u00eb nj\u00eb njeri nga laborator\u00ebt e mafias.<\/p>\n<p>T\u00eb mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, nj\u00eb person, kriminele elektorale e pam\u00ebshir\u00eb. Majlinda \u00ebsht\u00eb edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokain\u00eb dhe reduktohet nga prokuror\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb 2 gram, sepse kishte natyrisht p\u00ebr shefe Majlind\u00ebn.<\/p>\n<p>Majlinda k\u00ebrc\u00ebnon zgjedh\u00ebsit si nj\u00eb kapoband\u00eb dhe i them asaj k\u00ebtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do t\u00eb t\u00eb falet kurr\u00eb. Se k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb atyre punonj\u00ebsve ti, do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh gjer dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde. Ti je p\u00ebr t\u00eb shkuar brenda p\u00ebr ato akte q\u00eb ke kryer 2-3 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Po n\u00eb Mallakast\u00ebr? P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Edi Ram\u00ebs i cili u shiti uzin\u00ebn p\u00ebr skrap naft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Mallakastr\u00ebs, pasi e vodhi e moli me mafian e vet. Por k\u00ebtu n\u00eb rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetar\u00ebt e k\u00ebtij qarku do ti presin fatur\u00ebn ka vendosur edhe kandidaturat e Alibrav\u00ebs dhe Alibash\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp i madh. Ata jan\u00eb turpe politike sepse kan\u00eb kandiduar vet\u00ebm e vete p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve n\u00eb krim q\u00eb Lulbrava dhe Alibasha kan\u00eb dhe me t\u00eb cilat Edi Rama i mban peng.<\/p>\n<p>Un\u00eb i b\u00ebj thirrje qytetar\u00ebve, demokrat\u00ebve; t\u00eb gjitha votat p\u00ebr Edvar Kodhelin, Sofije Allushajn, Resmi Shanajn, Erdit Hazizaj. Sepse duke votuar p\u00ebr k\u00ebta kandidat\u00eb ju keni votuar m\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr veten tuaj. Ju keni votuar ndryshimin dhe ndryshimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb thot\u00eb, rivendosje e pluralizmit, do t\u00eb thot\u00eb me vot\u00ebn tuaj i rr\u00ebmbeni nga duart e zeza, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb grabitur, Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke votuar ndryshimin, votoni p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat tuaja, para s\u00eb gjithash, sepse duke kontrolluar \u00e7do pushtet, asnj\u00eb shqiptar nuk ka m\u00eb t\u00eb drejta me k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb paralizuar.<\/p>\n<p>Por nes\u00ebr rivendosja e pluralizmit do t\u00eb krijoj\u00eb krejt kushte t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb funksionim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sipas ligjit, dhe funksionim i drejt\u00ebsis\u00eb sipas ligjit do t\u00eb thot\u00eb, liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb garantuara p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 maj ju votoni p\u00ebr veten tuaj, sepse merr fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb rritja e \u00e7mimeve me borde, merr fund ngrirja e rrogave dhe pensioneve. Marrin fund, tarifat dhe taksat e larta mbi ju nga autoritetet vendore, sh\u00ebrbimet p\u00ebrtok\u00eb q\u00eb ju ofrohen sot.<\/p>\n<p>Duke votuar ndryshimin, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja n\u00eb 14 maj, ju fermer\u00ebt e Myzeqes\u00eb dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, votoni p\u00ebr jetes\u00ebn tuaj, votoni p\u00ebr suksesin e fermave tuaja. K\u00ebto 8 vite kan\u00eb qen\u00eb vitet e braktisjes tuaj. Por braktisja juaj n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kritike, kur ju kishit nevoj\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn dhe p\u00ebr 2-3 miliard\u00eb euro investime, p\u00ebr t\u00eb patur infrastruktur\u00ebn q\u00eb meritoni, p\u00ebr t\u00eb pasur subvencionet q\u00eb meritoni, tregjet dhe infrastruktur\u00ebn ujore q\u00eb meritoni, ju ktheu ju mbrapa.<\/p>\n<p>Loja e Edi Ram\u00ebs me \u2018Ballkanin e Hapur\u2019, duke hapur kufijt\u00eb p\u00ebr mallrat e Shumadis\u00eb, t\u00eb Serbis\u00eb, vend q\u00eb ka subvencionet 30-40 her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se Shqip\u00ebria, b\u00ebri q\u00eb fermat tuaja t\u00eb falimentojn\u00eb, b\u00ebri q\u00eb p\u00ebr ju t\u00eb mos pyetet se ekzistoni, b\u00ebri q\u00eb p\u00ebr ju t\u00eb mos pyetet se ekzistoni, sukseset e arritura u zhb\u00ebn\u00eb. Me qindra, mij\u00ebra fermer\u00eb u detyruan t\u00eb presin lop\u00ebt e rac\u00ebs, t\u00eb presin plantacionet e moll\u00ebve, qershive, ullinjve dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ju garantoj se duke votuar ndryshimin k\u00ebta qeveritar\u00eb vendor\u00eb do t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr ju, por 14 maji do t\u00eb hap\u00eb dyert n\u00eb t\u00eb 4-an\u00ebt q\u00eb vjeshta q\u00eb vjen t\u00eb jet\u00eb vjeshta e fundit n\u00eb pushtet e Edi Ram\u00ebs, dhe ai t\u00eb shkoj\u00eb ose t\u00eb McGonigali, atje ku e ka vendin, ose t\u00eb shkoj\u00eb tek shok\u00ebt e tij ku jan\u00eb t\u00eb djeg\u00ebsave.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk ka t\u00eb ardhme n\u00eb politik\u00eb, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i mbaruar p\u00ebrfundimisht n\u00eb politik\u00eb, votoni ndryshimin.<\/p>\n<p>Vota me 14 Maj \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr \u00e7do biznesmen, sepse s\u00eb pari t\u00eb gjitha tarifat vendore do t\u00eb ulen dhe p\u00ebrgjysmohen. S\u00eb dyti ne garantojm\u00eb se i q\u00ebndrojm\u00eb parimit t\u00eb taksave t\u00eb ul\u00ebta. Ju garantoj se \u00e7mimi i energjis\u00eb nga 220 lek\u00eb q\u00eb paguani sot do zbres\u00eb n\u00eb 60 lek\u00eb, nga 22 n\u00eb 6 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kaq e kishit m\u00eb her\u00eb dhe e kishit n\u00eb nj\u00eb kur nuk kishim prodhimin e HEC-eve private kurse sot HEC-et private prodhojn\u00eb rreth 60 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb, prodhojn\u00eb dy miliard\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kWh , \u00ebsht\u00eb krim i sh\u00ebmtuar t\u2019jua shes\u00ebsh bizneseve t\u00eb vogla energjin\u00eb me 220 lek\u00eb kWh . K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb njeri i cili punon p\u00ebr falimentimin e tyre. \u00c7do n\u00ebn\u00eb, \u00e7do grua dhe \u00e7do vajz\u00eb duhet t\u00eb votoj\u00eb ndryshimin me 14 maj.<\/p>\n<p>Edi Rama kalon nga sheshi n\u00eb shesh dhe i merr me detyrim vajzat, grat\u00eb, n\u00ebnat, motrat q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb d\u00ebrd\u00ebllitjet e tij, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fjalorin e tij banal prej halabaku. E b\u00ebn k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fasad\u00eb dhe \u00e7do n\u00ebn\u00eb,\u00e7do grua, \u00e7do mot\u00ebr duhet ta dij\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb qeveritari m\u00eb mizoren q\u00eb ka pasur Shqip\u00ebria dhe nuk e them p\u00ebr faktet q\u00eb ekzistojn\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb tij familjare apo n\u00eb mbledhjet e qeveris\u00eb n\u00eb kabinet. Por e them se t\u00eb gjitha brengat e n\u00ebnave dhe motra p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit dhe bijat q\u00eb nuk i kan\u00eb k\u00ebtu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb emigrim masiv t\u00eb rinis\u00eb, q\u00eb jan\u00eb pasoja t\u00eb politikave t\u00eb tij shpopulluese.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pasoj\u00eb e falimentimit t\u00eb bizneseve, rritjes mesatare n\u00eb shkolla, t\u00eb gjitha pamund\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, jan\u00eb pasoja e ngrirjes s\u00eb rrogave, e \u00e7mimeve t\u00eb larta. Nuk ka pasur gruaja, n\u00ebna dhe vajza shqiptare nj\u00eb armik m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr se k\u00ebt\u00eb qeveritar q\u00eb kalon nga sheshi n\u00eb shesh, me nja fjalor banal dhe t\u00eb turpsh\u00ebm duke besuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb. V\u00ebmendjen e n\u00ebnave, motrave, vajzave nga fatkeq\u00ebsia q\u00eb ju ka krijuar, nga parat\u00eb q\u00eb ju ka vjedhur dhe nga varf\u00ebria n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i ka zhytur. Ka dy muaj q\u00eb ka filluar t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr rrogat nj\u00eb mashtrues i paskrupullt, \u2018nuk ma la lufta t\u2019i rris rrogat\u2019, por \u00e7\u2019pun\u00eb kishte lufta me rrogat tona?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb! P\u00ebrkundrazi, vitin e luft\u00ebs buxheti i qeveris\u00eb tij ka qen\u00eb pes\u00eb miliard\u00eb euro sepse taksat u dyfishuan sepse vet\u00ebm me bordet mori nga xhepat tuaj 520 milion\u00eb euro. Nuk ishte pun\u00eb lufte, por e konceptit t\u00eb tij t\u00eb turpsh\u00ebm \u2018se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk vdes kush p\u00ebr buk\u00eb\u2019, por ka ikur ajo koh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb puna t\u00eb vdesin p\u00ebr buk\u00eb, por njer\u00ebzit t\u00eb jetojn\u00eb si njer\u00ebz.<\/p>\n<p>T\u00eb ken\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale, mos t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur 15 ditshin apo fundin e muaji. Ka hequr me dhjet\u00ebra mij\u00ebra familje nga ndihma ekonomike. Banka Bot\u00ebrore para dhjet\u00eb dit\u00ebsh deklaronte se vet\u00ebm 20 p\u00ebrqind e familjeve shqiptare q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb ekonomike e marrin at\u00eb nga qeveria. E kuptoni apo jo?!<\/p>\n<p>E b\u00ebn k\u00ebt\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb me 132 udh\u00ebtime me avion me dhom\u00eb gjumi, ka shpenzuar 22 milion\u00eb dollar\u00eb, ka bler\u00eb vazon 4 milion\u00eb dhe ju heq kafshat\u00ebn 80 p\u00ebrqind t\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb, q\u00eb marrin n\u00ebn nj\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dit, nuk e b\u00ebn kush k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Askush, ve\u00e7se nj\u00eb njeri i pashpirt. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, un\u00eb ftoj n\u00ebnat motrat grat\u00eb vajzat t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb flamurin e k\u00ebsaj fushate, t\u00eb k\u00ebtij ndryshimi, flamurin e k\u00ebsaj fitoreje. Me 14 maj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb votojm\u00eb, t\u00eb votojm\u00eb nj\u00ebshin, Edi Rama b\u00ebri gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb na zhduk\u00eb, por fati na solli numrin m\u00eb t\u00eb votuar dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00ebshi.<\/p>\n<p>Votoni kandidat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 , t\u00eb festojm\u00eb fitoren, t\u00eb ecim t\u00eb sigurt drejt rr\u00ebzimit me vot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, t\u00eb sigurt drejt rivendosjes s\u00eb demokracis\u00eb, rikthimit t\u00eb shpres\u00ebs, drejt vendosjes s\u00eb subvencioneve n\u00eb mesataren e rajonit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, drejt rritjes s\u00eb rrogave dhe pensioneve n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se t\u00eb \u00e7do vendi tjet\u00ebr n\u00eb Ballkan sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb me pasur se \u00e7do vend tjet\u00ebr i k\u00ebtij gadishulli. Ndaj dhe pes\u00eb dit\u00eb kan\u00eb ngelur, pes\u00eb dit\u00ebt e finishit jan\u00eb pes\u00eb dit\u00ebt p\u00ebrcaktuese t\u00eb fitores son\u00eb.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Fieri, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokrati Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb takim elektoral n\u00eb Fier, ku ka k\u00ebrkuar vot\u00ebn p\u00ebr kandidat\u00ebt e koalicioni \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark. Berisha tha se, p\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrpara drejt s\u00eb keqes, drejt skamjes dhe varf\u00ebris\u00eb. \u2018P\u00ebrpara me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb, p\u00ebrpara drejt varf\u00ebris\u00eb, skamjes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45243,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45242"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}