{"id":45215,"date":"2023-05-07T11:40:59","date_gmt":"2023-05-07T11:40:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45215"},"modified":"2023-05-07T11:40:59","modified_gmt":"2023-05-07T11:40:59","slug":"sergey-glazyev-rruga-drejt-multipolarizimit-financiar-do-te-jete-e-gjate-dhe-e-veshtire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/07\/sergey-glazyev-rruga-drejt-multipolarizimit-financiar-do-te-jete-e-gjate-dhe-e-veshtire\/","title":{"rendered":"Sergey Glazyev: \u201cRruga drejt multipolarizimit financiar do t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me \u201cThe Cradle\u201d, strategu kryesor makroekonomik rus kritikon ngadal\u00ebsin\u00eb e reformave financiare t\u00eb Mosk\u00ebs dhe paralajm\u00ebron se nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb re globale pa Pekinin.<\/strong><\/p>\n<p>Selia e Komisionit Ekonomik Euraziatik (CEE) n\u00eb Mosk\u00eb, e lidhur me Bashkimin Ekonomik Euraziatik (EAEU), \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb prej nyjeve kryesore t\u00eb bot\u00ebs emergjente multipolare. \u00cbsht\u00eb k\u00ebtu q\u00eb jam pritur nga ministri i Integrimit dhe i Makroekonomis\u00eb Sergey Glazyev p\u00ebr nj\u00eb diskutim ekskluziv dhe t\u00eb gjer\u00eb mbi gjeoekonomin\u00eb e multipolaritetit. Glazyev \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe nga k\u00ebshilltari ekonomik kryesor i tij Dmitry Mityaev, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sekretari i K\u00ebshillit Shkencor dhe Tekonologjik t\u00eb Komisionit Ekonomik Euraziatik (CEE). EAEU dhe CEE jan\u00eb formuar nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizistani dhe Armenia. Aktualisht grupi \u00ebsht\u00eb i impenjuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb serie marr\u00ebveshjesh me kombe t\u00eb tjera p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb harku q\u00eb shkon nga Azia per\u00ebndimore n\u00eb Juglindjen aziatike. Biseda jon\u00eb ka qen\u00eb pa skenar t\u00eb paracaktuar, fluide dhe drejt tek problemet. Fillimisht kisha propozuar disa pika diskutimi q\u00eb v\u00ebrtiteshin p\u00ebrreth diskutimeve midis EAEU dhe Kin\u00ebs mbi projektimin e nj\u00eb valute t\u00eb re t\u00eb bazuar mbi arin\/l\u00ebnd\u00ebt e para q\u00eb v\u00ebrtiteshin rreth dollarit amerikan dhe mbi at\u00eb sesi do t\u00eb ishte realisht e mundur q\u00eb EAEU, Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunimin e Shanghait (SCO) dhe BRICS+ do t\u00eb adoptonin t\u00eb nj\u00ebjtin model valute. Glazyev dhe Mityaev kan\u00eb qen\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndersh\u00ebm dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe pyetje lidhur me Jugun e bot\u00ebs. P\u00ebr sa \u00e7\u00ebshtjet politike jasht\u00ebzakonisht delikate duhet t\u00eb mbesin t\u00eb fsheh\u00ebta, ajo q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb lidhur me rrug\u00ebn drejt multipolarizmit ka qen\u00eb mjaft zhg\u00ebnjyese; n\u00eb realitet jan\u00eb bazuar mbi realpolitik\u00ebn. Glazyev ka n\u00ebnvizuar se CEE nuk mund t\u2019ju k\u00ebrkoj\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb adoptojn\u00eb politika specifike ekonomike. Ka pasur v\u00ebrtet propozime serioze mbi projektimin e nj\u00eb monedhe t\u00eb re, por vendimi final u takon lider\u00ebve t\u00eb 5 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Kjo implikon nj\u00eb vullnet politik q\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb projektohet nga Rusia, p\u00ebrgjegj\u00ebse e mbi 80% t\u00eb treg\u00ebtis\u00eb s\u00eb EAEU. \u00cbsht\u00eb krejt\u00ebsisht e mundur q\u00eb nj\u00eb shtytje e rinovuar mund t\u00eb vij\u00eb pas vizit\u00ebs s\u00eb presidentit Xi Jinping n\u00eb Mosk\u00eb \u2013 e mbajtur m\u00eb 21 mars \u2013 ku jan\u00eb mbajtur biseda t\u00eb thelluara strategjike me presidentin rus Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Lidhur me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, Glazyev ka n\u00ebnvizuar se n\u00eb gjendjen aktuale Kina po fiton ndjesh\u00ebm, pasi ekonomia e saj nuk \u00ebsht\u00eb e sanksionuar \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn jo akoma \u2013 nga Shtetet e Bashkuara \/Bashkimi Europian dhe Pekini po blen naft\u00eb dhe gaz rus me \u00e7mime fuqimisht t\u00eb lira. Fondet q\u00eb rus\u00ebt po humbasin n\u00eb terma t\u00eb shitjes s\u00eb energjis\u00eb ndaj Bashkimit Europian duhet t\u00eb kompensohen nga gazsjell\u00ebsi i propozuar <em>Power of Siberia II<\/em> q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb nga Rusia n\u00eb Kin\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet Mongolis\u00eb, por do t\u00eb duhen akoma disa vite. Glazyev e ka skicuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb debat i ngjash\u00ebm mbi nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillohet brenda Shanghai Cooperation Organization (SCO), por k\u00ebtu pengesat mund t\u00eb jen\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb forta. Edhe nj\u00eb her\u00eb akoma, kjo do t\u00eb varet nga vullneti politik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs: nj\u00eb vendim i p\u00ebrbashk\u00ebt i Xi dhe Putin, me kontributin vendimtar t\u00eb Indis\u00eb \u2013 dhe dorador\u00ebs q\u00eb Irani do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar me titull t\u00eb plot\u00eb \u2013 edhe t\u00eb nj\u00eb Teherani t\u00eb pasur me energji. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb realiste t\u00eb b\u00ebhet sot \u00ebsht\u00eb rritja e treg\u00ebtis\u00eb bilaterale n\u00eb valutat respektive, si n\u00eb rastet Rusi \u2013 Kin\u00eb, Rusi \u2013 Indi, Iran \u2013 Indi, Rusi \u2013 Iran dhe Kin\u00eb \u2013 Iran. N\u00eb thelb, Glazyev nuk sheh q\u00eb Rusia e sanksionuar r\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol lidershipi n\u00eb krijimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb ri financiar global. N\u00eb fakt, kjo mund t\u00eb bjer\u00eb mbi <em>Global Security Initiative<\/em> e propozuar nga Kina. Ndarja n\u00eb dy blloqe duket e pashmangshme: zona e dollarizuar \u2013 me eurozon\u00ebn e inkorporuar \u2013 n\u00eb kontrast me shumic\u00ebn e Jugut t\u00eb bot\u00ebs me nj\u00eb sistem t\u00eb ri financiar dhe nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb re treg\u00ebtare p\u00ebr treg\u00ebtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb nivel komb\u00ebtar, vendet e ve\u00e7anta do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb afera n\u00eb valutat e tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Rruga p\u00ebr \u201cde-offshorizimin<\/strong> \u201c<\/p>\n<p>Glazyev ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb kritik i ashp\u00ebr i Bank\u00ebs Qendrore Ruse dhe ka shprehur dyshimet e tij, duke i b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb n\u00eb librin e tij <em>Lufta e fundit bot\u00ebrore<\/em>. Nuk resht kurr\u00eb si n\u00ebnvizuari se logjika amerikane \u00ebsht\u00eb ajo e d\u00ebmtimit t\u00eb ekonomis\u00eb ruse n\u00eb t\u00eb gjitha frontet, nd\u00ebrsa motivacionet e Bank\u00ebs Qendrore Ruse zakonisht ngren\u00eb \u201cpik\u00ebpyetje serioze\u201d. Ka th\u00ebn\u00eb se Putinit i jan\u00eb d\u00ebrguar disa propozime t\u00eb detajuara p\u00ebr ta riorientuar Bank\u00ebn Qendrore Ruse, por nuk ka pasur asnj\u00eb ndjekje. Ka evokuar edhe tem\u00ebn shum\u00eb delikate t\u00eb korrupsionit qp p\u00ebrfshin oligark\u00ebt ky\u00e7, q\u00eb p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb path\u00ebna nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb menjan\u00eb nga ana e Kremlinit. P\u00ebr vite me radh\u00eb Glazyev kishte paralajm\u00ebruar se ishte imperativ p\u00ebr Mosk\u00ebn t\u2019i shiste aktivitetet n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb ndodhur n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Britani t\u00eb Madhe, Franc\u00eb, Gjermani dhe vendeve t\u00eb tjera q\u00eb n\u00eb vijim kan\u00eb p\u00ebrfunduar p\u00ebr t\u2019i vendosur sanksione kund\u00ebr Rusis\u00eb. K\u00ebto t\u00eb mira do t\u00eb duhej t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin nga investime n\u00eb ar dhe n\u00eb metale t\u00eb tjera t\u00eb pmuara; rezerva l\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb para tejet likuide; n\u00eb tituj t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb EAEU, SCO e BRICS dhe n\u00eb kapitalin e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare me pjes\u00ebmarrje ruse, si <em>Eurasian Development Bank<\/em>, <em>CIS Interstate Bank<\/em> e<em> BRICS Development Bank<\/em>.<\/p>\n<p>Duket t\u00eb pakt\u00ebn se tani Kremlini \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shtimit t\u00eb infrastrukturave p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur eksportet ruse. Kjo p\u00ebrfshin krijimin e tregjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shk\u00ebmbimeve treg\u00ebtare p\u00ebr mallrat par\u00ebsore ruse brenda juridiksionit ruse dhe n\u00eb rubla dhe krijimin e rrjeteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shitjes dhe asistenc\u00ebs me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtuar. P\u00ebr Rusin\u00eb, pohon Glazyev, sfida kryesore n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs monetare dhe asaj t\u00eb modernizimit t\u00eb kreditit dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar impaktin negativ t\u00eb burimeve financiare t\u00eb huaja, \u00e7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb monedhizimi i brendsh\u00ebm \u2013 \u201c<em>p\u00ebrfshi ekspansionin e rifinancimit afatgjat\u00eb dhe afatmes\u00ebm t\u00eb bankave treg\u00ebtare kund\u00ebr obligimeve t\u00eb bizneseve manifaturiste dhe t\u00eb enteve qeveritare t\u00eb autorizuara. Ve\u00e7 k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb e k\u00ebshillueshme t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen sistematikisht huat\u00eb e huaja t\u00eb bankave dhe kompanive t\u00eb kontrolluara nga shteti me burime krediti komb\u00ebtar<\/em>\u201d. Pra rruga imperative p\u00ebr Rusin\u00eb, tani n\u00eb veprim, \u00ebsht\u00eb \u201cde-offshorizimi\u201d. Gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton n\u00eb thelb t\u00eb \u00e7lirohen nga nj\u00eb \u201c<em>var\u00ebsi superkritike t\u00eb kontureve t\u00eb riprodhimit nga institucionet ligjore dhe financiare anglosaksone\u201d<\/em>, gj\u00eb q\u00eb sjell \u201c<em>humbje sistematike t\u00eb sistemit financiar rus vet\u00ebm mbi diferenc\u00ebn e nxjerrjes s\u00eb fitimit midis kapitalit t\u00eb marr\u00eb hua dhe atij t\u00eb vendosur<\/em>\u201c.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb Glazyev ka n\u00ebnvizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u00ebsht\u00eb se derikur nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb reform\u00eb t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore Ruse, \u00e7do diskutim serioz mbi nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb re t\u00eb adoptuar nga Jugu i bot\u00ebs do t\u2019i duhet t\u00eb kaloj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pakalueshme. Kinez\u00ebt, fuqimisht t\u00eb nd\u00ebrlidhur me sistemin financiar global, mund t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb ide t\u00eb reja tani q\u00eb Xi Jinping, verbalisht dhe pa precedenc\u00eb, e ka quajtur luft\u00ebn hibride t\u00eb provokuar nga Shtetet e Bashkuara kund\u00ebr Kin\u00ebs p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb emra: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion amerikan. Ajo q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se rrug\u00ebtimi drejt nj\u00eb sistemi t\u00eb ri financiar t\u00eb projektuar thelb\u00ebsisht nga Rusia \u2013 Kina dhe i adpotuar nga zona t\u00eb gjera t\u00eb Jugut t\u00eb bot\u00ebs, do t\u00eb mbes\u00eb gjat\u00eb, i v\u00ebshtir\u00eb dhe jasht\u00ebzakonisht impenjues. Diskutimet brenda EAEU dhe me kinez\u00ebt mund t\u00eb shtrihen tek SCO dhe deri tek BRICS+.<\/p>\n<p>Por gjith\u00e7ka do t\u00eb varet nga vullneti politik dhe nga kapitali e p\u00ebrdorur bashk\u00ebrisht nga partneriteti strategjik Rusi \u2013 Kin\u00eb. Ja pse vizita e Xi n\u00eb Mosk\u00eb ka qen\u00eb kaq vendimtare. Lidershipi si i Mosk\u00ebs, ashtu edhe i Pekinit, n\u00eb sinkron, duket tashm\u00eb se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e vet\u00ebdijshme p\u00ebr luft\u00ebn hibride n\u00eb dy fronte e hedhur n\u00eb fush\u00eb nga Uashingtoni. Kjo n\u00ebnkupton se partneriteti i tyre strategjik paritar \u2013 anatema finale e perandoris\u00eb e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara \u2013 mund t\u00eb prosperoj\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse t\u00eb dy vendet implementojn\u00eb bashk\u00ebrisht nj\u00eb seri t\u00eb plot\u00eb masash: nga rastet e <em>soft power <\/em>tek thellimi i treg\u00ebtis\u00eb dhe i treg\u00ebtis\u00eb n\u00eb valutat respektive, nj\u00eb kosh valutash dhe nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb re rezerv\u00eb q\u00eb nuk pengohet nga ai sistem i Bretton Woods q\u00eb legjitimon kapitalizmin financiar per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>(nga <em>The Cradle<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me \u201cThe Cradle\u201d, strategu kryesor makroekonomik rus kritikon ngadal\u00ebsin\u00eb e reformave financiare t\u00eb Mosk\u00ebs dhe paralajm\u00ebron se nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb re globale pa Pekinin. Selia e Komisionit Ekonomik Euraziatik (CEE) n\u00eb Mosk\u00eb, e lidhur me Bashkimin Ekonomik Euraziatik (EAEU), \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb prej nyjeve kryesore t\u00eb bot\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45216,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45215"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45215\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}