{"id":45191,"date":"2023-05-06T18:45:44","date_gmt":"2023-05-06T18:45:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45191"},"modified":"2023-05-06T18:46:05","modified_gmt":"2023-05-06T18:46:05","slug":"berisha-fitoren-tone-nuk-e-mposhtin-dot-as-parate-as-kercenimet-as-presionet-ne-do-fitojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/06\/berisha-fitoren-tone-nuk-e-mposhtin-dot-as-parate-as-kercenimet-as-presionet-ne-do-fitojme\/","title":{"rendered":"Berisha: Fitoren ton\u00eb nuk e mposhtin dot as parat\u00eb, as k\u00ebrcenimet, as presionet! Ne do fitojm\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi takimin elektoral t\u00eb radh\u00ebs me kandidatin p\u00ebr Bashkin\u00eb Kuk\u00ebs, Admir Sinamati. Duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve, dhe duke iu k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjen e duhur m\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, Berisha tha se vota e 14 Majit \u00ebsht\u00eb vot\u00eb misionare p\u00ebr t\u00eb rivendosur pluralizmin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha u shpreh se Rama i shpalli luft\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb Kosov\u00ebs nga Tirana, duke e quajtur Vu\u00e7i\u00e7in v\u00eblla dhe Albin Kurtin kund\u00ebrshtar, nd\u00ebrsa Ramush Haradinajn e paditi n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha i drejtoi thirrje t\u00eb forta nga podiumi, Safet Gjicit, se me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb PD do t\u2019i hiqet shtet\u00ebsia shqiptare p\u00ebr turpet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe vjedhjet q\u00eb ka kryer.<\/p>\n<p>Berisha iu drejtua Ram\u00ebs dhe Gjicit, se po bien daullet e luft\u00ebs, dhe se fitoren e 14 majit nuk e mposhtin dot as parat\u00eb, as manipulimet dhe as presionet e tyre.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj, banor\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb zjarrt\u00eb.<\/p>\n<p>Mbetem p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj jush.<\/p>\n<p>I dashur zoti Isuf \u00c7elaj, drejtues politik i zgjedhjeve n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>E dashur zonja Mimoza Hajdarmataj, an\u00ebtar\u00eb e kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>E dashur zonja Elezi, kryetare e PD-s\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>I dashur kandidati yn\u00eb dhe kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Admir Sinamati.<\/p>\n<p>I dashur zoti Elez Ma\u00e7i, kryetar i PD-s\u00eb s\u00eb Hasit.<\/p>\n<p>Myftar Dauti, kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Hasit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, Urim Muja dhe Safet Sula, ish-deputet dhe drejtues.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar!<\/p>\n<p>Un\u00eb vij sot me nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj vot\u00ebn k\u00ebtu p\u00ebr Admir Sinamatin, nj\u00eb nga bijt\u00eb tuaj m\u00eb t\u00eb shquar. Nj\u00eb nga kuksian\u00ebt m\u00eb t\u00eb virtytsh\u00ebm, nj\u00eb intelektual t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, profesionist i klasit t\u00eb par\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb humanist, nj\u00eb njeri, q\u00eb don Kuk\u00ebsin, q\u00eb don qytetar\u00ebt e Kuk\u00ebsit, nj\u00eb atdhetar nj\u00eb patriot q\u00eb do Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ju e d\u00ebgjuar programin e tij. Ju garantoj se Admiri me kujdes t\u00eb madh, me vizion t\u00eb kthjell\u00ebt, me p\u00ebrkushtim do t\u00eb b\u00ebj\u00eb realitet programin e tij, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn tuaj, q\u00eb pasurit\u00eb e pafundme t\u00eb k\u00ebtij rrethi t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb mir\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ju vendosni p\u00ebr qytetarin e par\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit, p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb. Por k\u00ebsaj radhe vota juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb misionare, sepse duke votuar p\u00ebr Admir Sinamatin, ju keni rivendosur pluralizmin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Duke votuar p\u00ebr Admir Sinamatin, ju nj\u00ebkoh\u00ebsisht ju keni dh\u00ebn\u00eb nd\u00ebshkimin e merituar, Edi Ram\u00ebs armik i betuar i Kuk\u00ebsit dhe gjith\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Antishqiptar i paprecedent\u00eb. Ju garantoj se n\u00eb historin\u00eb e veriut dhe t\u00eb Kuk\u00ebsit, pas car Dushanit dhe Enver Hoxh\u00ebs, Edi Rama \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Do analizojm\u00eb pak. N\u00eb vitin 2013, akti i par\u00eb i urrejtjes ndaj jush, ndaj banor\u00ebve t\u00eb qarkut, ishte heqja e ndihm\u00ebs ekonomike p\u00ebr 20 mij\u00eb familje. Por ai q\u00eb e njeh Kuk\u00ebsin, ai q\u00eb i njeh fshatrat e qarkut, nga Curraj i Ep\u00ebrm n\u00eb Kala t\u00eb Dod\u00ebs, ai e di se as 10% e familjeve nuk mund t\u00eb vet\u00ebmbahen pa ndihm\u00ebn e shtetit. Ai e di se 80% e familjeve meritojn\u00eb 100% ndihm\u00ebn ekonomike.<\/p>\n<p>\u00c7do qeveritar i vendit e din se qarku i Kuk\u00ebsit, jo m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb qarku m\u00eb i varf\u00ebr i Europ\u00ebs. Dhe ky i pashpirt mori e hoqi me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit 20 mij\u00eb familje, vet\u00ebm e vet\u00ebm se pse nuk e votuat. Vet\u00ebm e vet\u00ebm se u q\u00ebndruat besnik\u00eb idealeve tuaja.<\/p>\n<p>Edi Rama zhyti Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb varf\u00ebri sa asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb 8 vite. Edi Rama p\u00ebrjashtoi veriun nga investimet. Po vijm\u00eb nga Kruma dhe Myftari tregoi aty se ish-kryetari i bashkis\u00eb Krum\u00eb, socialist kalonte nga fshati n\u00eb fshat. Tu them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mua m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje pozitive, sepse njeriu pendohet, pendesa \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale dhe shkonte n\u00eb \u00e7do fshat dhe u thoshte; shikoni un\u00eb e lash\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, por 4 vite kam marr\u00eb zero investime nga qeveria e Tiran\u00ebs. Zero investime.<\/p>\n<p>Pra e thash\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr trajtimin armiq\u00ebsor, p\u00ebr diskriminim racist q\u00eb ai u ka b\u00ebr\u00eb zonave t\u00eb veriut. Nj\u00eb vit kam llogaritur investimet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veriun. Ishin, 1\/3 e rrasave t\u00eb gurit n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej. Absolutisht kjo.<\/p>\n<p>Pra ky ishte nj\u00eb pushtetar antishqiptar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argat, vasal i Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, t\u00eb cilit po i vjen fundi p\u00ebr krimet q\u00eb ka kryer dhe mbrapa po i vjen edhe Edi Rama. Se ai ka Bjellivukun edhe ky ka Bjellivuk\u00ebt e tij. Po. Po.<\/p>\n<p>Edi Rama, ju e dini gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00eb pushtet b\u00ebri gjith\u00e7ka dhe po b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Vu\u00e7i\u00e7in, i shpalli luft\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb Kosov\u00ebs nga Tirana. Vu\u00e7i\u00e7in e kam v\u00eblla, k\u00ebt\u00eb e kam kund\u00ebrshtar. Tjetrin e padiste. Mir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb antishqiptar. Ne nuk kemi kund\u00ebrshtim q\u00eb t\u00eb normalizojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb, por n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, p\u00ebr ne Kosova \u00ebsht\u00eb e para dhe nuk ka asnj\u00eb lloj dyshimi, ne jemi nj\u00eb komb dhe at\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju, at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Hasi, Tropoja dhe at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb e dy, e kam p\u00ebr nder miq\u00ebsin\u00eb me Vu\u00e7i\u00e7in, por kush \u00ebsht\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu i regjistruar me z\u00eb dhe figur\u00eb n\u00eb parlamentin serb, por edhe n\u00eb intervista t\u00eb tjera ku thoshte se p\u00ebr nj\u00eb serbe t\u00eb vrar\u00eb, do t\u00eb vriten 100 mysliman\u00eb. Kjo ishte doktrina e gjenocidit t\u00eb nazist\u00ebve. Edhe ai e ka shprehur me dhjet\u00ebra her\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Pardje deklaronte Nju Jork Times se, b\u00ebnte gjahun e shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr Beograd si huligan. Ky \u00ebsht\u00eb miku i Edi Ram\u00ebs. A ka gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me demokrat\u00ebt, me socialist\u00eb, me qytetar\u00ebt e paparti t\u00eb Kuk\u00ebsit ky njeri. Absolutisht asgj\u00eb. Ndaj dhe 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr atdhetarin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare t\u00eb \u00e7do njeriu.<\/p>\n<p>Po marr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb ky k\u00ebtu, Safetin. Safet, me aktet q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb kesh turp, dhe do t\u00eb t\u00eb hiqet qytetaria e Kuk\u00ebsi, sikund\u00ebr sapo t\u00eb vij\u00eb PD do t\u00eb ta heq\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb fare. Safet, se cili \u00ebsht\u00eb pasioni yt p\u00ebr dor\u00eb e p\u00ebr lek\u00eb, at\u00eb e ka marr\u00eb vesh e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, e jo m\u00eb Kuk\u00ebsi. Zoti i ruajtt\u00eb bankat nga ti, k\u00ebt\u00eb them.<\/p>\n<p>Por, pasioni yt p\u00ebr krimin elektoral t\u00eb jesh i bindur q\u00eb do t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde. Shp\u00ebrndaj sa t\u00eb duash pata, do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh deri dit\u00ebn e fundit, dhe je i pashpres\u00eb.<\/p>\n<p>Por, shtet\u00ebsia, qytetaria nga Kuk\u00ebsi do t\u00eb t\u00eb hiqet, dhe shtet\u00ebsia shqiptare do t\u00eb t\u00eb hiqet p\u00ebr aktin makab\u00ebr q\u00eb ke kryer ti. Ke prishur p\u00ebrmendoren e gjenocidit t\u00eb Lum\u00ebs. Gjenocidi i Lum\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshkruar n\u00eb gjitha traktatet bot\u00ebrore t\u00eb gjenocidit. Gjenocidi i Lum\u00ebs \u00ebsht\u00eb i konfirmuar nga komisione serioze m\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Safet, shko pak n\u00eb Pobreg. 420 f\u00ebmij\u00eb, burra e gra jan\u00eb djegur si n\u00eb kasaphan\u00eb. Shko n\u00eb Topojan\u00eb, 620 n\u00eb 2013 e me rradh\u00eb. \u00c7far\u00eb kishe ti me p\u00ebrmendoren e tyre? Turp, e faqe e zez\u00eb! Shqiptar nuk je m\u00eb! Ndaj edhe, ishte grumbull gur\u00ebsh. K\u00ebshtu e kan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb kodin e tyre, morana kan\u00eb ngritur ata p\u00ebr t\u00eb nderuar t\u00eb vdekurit gjithmon\u00eb. Morana ka qen\u00eb monumenti i nderimit t\u00eb t\u00eb vdekurit p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Po ti nuk je shqiptar, \u00e7far\u00eb shqiptari je ti? As kuksian, as shqiptar nuk je ti. Ti duhet t\u00eb ik\u00ebsh nat\u00ebn.<\/p>\n<p>Po n\u00eb qoft\u00eb se t\u2019u duk\u00ebn grumbull gur\u00ebsh, pse nuk more arkitekt\u00eb, pse nuk more artist\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb monument, t\u2019i nderonim ata f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb djegur t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb mullar\u00ebt e barit n\u00eb flak\u00eb nga barbar\u00ebt. Me d\u00ebshmi t\u00eb panum\u00ebrta nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jo, Safet! Ti e b\u00ebre p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it, Edi Ram\u00ebn. T\u00eb tha ai: ma hiq se ma ka k\u00ebrkuar Vu\u00e7i\u00e7i k\u00ebt\u00eb. Asnj\u00eb kuksian nuk duhet ta votoj\u00eb at\u00eb. Nuk nd\u00ebrtohen marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke shkelur mbi gjakun dhe eshtrat e njerzve t\u00eb tu.<\/p>\n<p>Askush nuk e b\u00ebn. Asnj\u00eb komb i qytet\u00ebruar nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur gjenocidet nuk shuhen kurr\u00eb, nuk parashkruhen kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha ligjet e bot\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7se Safetit q\u00eb merr e shkelmon me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Zgjedhjet k\u00ebtu n\u00eb Kuk\u00ebs jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Kuk\u00ebsi duhet t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe Safetin. Le t\u2019i dekoroj\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i. K\u00ebtu nuk duhet t\u00eb ken\u00eb vend<\/p>\n<p>Pas 8 vitesh n\u00eb pushtet, pasi rrogat dhe pensionet sot p\u00ebr fuqin\u00eb bler\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 40% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vitin 2013. Pasi vet\u00ebm nga rritja e \u00e7mimeve nga viti 2021 n\u00eb vitin 2022, secili qytetar shqiptar ka shpenzuar 430 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ushqime m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse? Sepse ky i ngriu rrogat, pensionet, \u00e7mimet nuk i ngrin dot askush. \u00c7mimet ecin, kan\u00eb ligjin e tyre natyral. A kishte ky mund\u00ebsi t\u00eb rriste rrogat dhe pensionet, t\u2019i dyfishonte, si\u00e7 u dyfishuan n\u00eb vitin 2005-2013? 100%, pa asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Ky dyfishoi taksat. Buxheti i tij ishte 5 miliard\u00eb euro. Buxheti yn\u00eb ishte 3 miliar\u00ebd\u00eb euro, se ne kishim p\u00ebrgjysmuar taksat. Po ku shkuan parat\u00eb?\u00a0 I vodhi, i vodhi, i vodhi!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrton kilometrin e rrug\u00ebs me 24 milion\u00eb euro. Firmos p\u00ebr djeg\u00ebsat. Mafie e tmerrshme, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb djeg\u00ebsat n\u00eb Kuk\u00ebs, s\u2019kan\u00eb pun\u00eb me t\u00eb. Firmosi djeg\u00ebsat, 420 milion\u00eb euro. Asnj\u00eb nuk ekziston. I \u00ebsht\u00eb p\u00ebrveshur portit t\u00eb Durr\u00ebsit tani me nj\u00eb arab. Do q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet miliarder si ai.<\/p>\n<p>Ndaj edhe, zgjedhjet n\u00eb 14 maj, jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr fatin e Kuk\u00ebsit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vjen k\u00ebtu hedh valle. Merr Safetin dhe Rexh\u00ebn dhe k\u00ebrcejn\u00eb. Ia thash\u00eb dhe n\u00eb Tropoj\u00eb, po ia them Safetit k\u00ebtu. Ai nuk ishte k\u00ebrcimi i Tropoj\u00ebs, ishte vallja e lek\u00ebve. Se vet\u00ebm vallen e lek\u00ebve mund t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb k\u00ebta, asnj\u00eb valle tjet\u00ebr nuk k\u00ebrcejn\u00eb dot k\u00ebta.<\/p>\n<p>Safet, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst me ty dhe Rexh\u00ebn kam nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. T\u00eb dy ju, m\u00eb dat\u00ebn 15 do t\u00eb themeloni partin\u00eb e pabesis\u00eb. Se ju pasi tradh\u00ebtuat, u paraqit\u00ebt si socialist\u00eb. Absolutisht, asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nuk keni ju me asnj\u00eb socialist, me asnj\u00eb demokrat, me asnj\u00eb t\u00eb pa parti. Ju thjesht jeni vegla t\u00eb Edi Ram\u00ebs. I sh\u00ebrbyet atij kunder interesave temelore t\u00eb komuniteteve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni. \u00cbsht\u00eb e gjat\u00eb data 14 p\u00ebr tu larguar ju.<\/p>\n<p>Ndaj edhe, do ta mbyll me k\u00ebt\u00eb mesazh p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Kam ardhur k\u00ebtu nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb binin daullet. T\u00eb njoftova se ato jan\u00eb daulle lufte. T\u00eb thash\u00eb, nuk jan\u00eb dasme.<\/p>\n<p>Tani, data 14 po afron. Mbathja nga Kuk\u00ebsi, mbathja nga veriu, mbathja nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore! M\u00eb 12 maj n\u00eb ora 7, i gjith\u00eb populli opozitar n\u00eb Tiran\u00eb. Fitorja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb fitorja e idealeve t\u00eb burrave dhe grave t\u00eb pamposhtur. Nuk e mposht dot asgj\u00eb! As parat\u00eb, as k\u00ebrcenimet, as presionet. Ne do fitojm\u00eb!<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Kuk\u00ebsi, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi takimin elektoral t\u00eb radh\u00ebs me kandidatin p\u00ebr Bashkin\u00eb Kuk\u00ebs, Admir Sinamati. Duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve, dhe duke iu k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjen e duhur m\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, Berisha tha se vota e 14 Majit \u00ebsht\u00eb vot\u00eb misionare p\u00ebr t\u00eb rivendosur pluralizmin n\u00eb Shqip\u00ebri. Lideri i opozit\u00ebs, Sali &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45193,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45191"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45191"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45191\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45193"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}