{"id":45008,"date":"2023-05-05T08:53:17","date_gmt":"2023-05-05T08:53:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=45008"},"modified":"2023-05-05T08:56:57","modified_gmt":"2023-05-05T08:56:57","slug":"nuk-ka-kanalizime-se-drejtoret-e-bashkise-jane-ndertues-kellici-fton-veliajn-ne-debat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/05\/nuk-ka-kanalizime-se-drejtoret-e-bashkise-jane-ndertues-kellici-fton-veliajn-ne-debat\/","title":{"rendered":"Nuk ka kanalizime se drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtues, K\u00eblli\u00e7i fton Veliajn n\u00eb debat"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cS\u2019ka kanalizime se drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtues\u201d- K\u00eblli\u00e7i flet me banor\u00ebt p\u00ebr 5 prioritetet q\u00eb sjellin zgjidhje n\u00eb Tiran\u00eb, dhe fton Veliajn n\u00eb debat*<\/strong><\/p>\n<p>Belind K\u00eblli\u00e7i u takua dhe bashk\u00ebbisedoi me banor\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb 5 dhe 2 n\u00eb Tiran\u00eb, ku ndau me ta, p\u00ebrfitimet q\u00eb vijn\u00eb prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore. N\u00eb zon\u00ebn e \u201cVilave Gjermane\u201d dhe \u201cDepove t\u00eb Ujit\u201d, Belind K\u00eblli\u00e7i u p\u00ebrball p\u00ebrs\u00ebri me realitetin dramatik t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen me p\u00ebrmbytje nga uj\u00ebrat e zeza, mungesa e rrug\u00ebve apo problemet me investimet n\u00eb sh\u00ebrbime si: transporti urban, \u00e7erdhet, kopshtet, shkollat apo dhe qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore. Pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn posht\u00eb \u201cDepove t\u00eb Ujit\u201d, Belind K\u00eblli\u00e7i takoi disa qytetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt treguan se bashkia e Tiran\u00ebs nuk u ka dh\u00ebn\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemin e kanalizimeve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza q\u00eb dalin n\u00eb sip\u00ebrfaqe sa her\u00eb ka reshje shiu, dhe p\u00ebrfundojn\u00eb deri n\u00eb banesa.<\/p>\n<p>_\u201cKanalet e zeza jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto si\u00e7 po i sheh. Jam ankuar n\u00eb t\u00eb gjitha zyrat kam shkuar me dokumenta, me firma, me gjith\u00e7ka, ujin n\u00eb zjarr nuk e ka v\u00ebn\u00eb. Situata \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb ne i kemi shkruar Institutit t\u00eb Higjen\u00ebs si banor, dhe ajo normalisht shum\u00eb korrekt shkruan se duhet t\u00eb merren masa sepse \u00ebsht\u00eb rrezik infeksioni p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn. I shkruan UKT-s mos t\u00eb gabojm\u00eb dhe bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, i shkruan n\u00eb 2018. Vijojm\u00eb ne me nj\u00eb shkres\u00eb drejtuar bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs si banor. T\u00eb gjitha institucioneve, ne kemi ndjekur rrug\u00ebt zyrtare. Asgj\u00eb s`ka ndodhur\u201d-u shpreh\u00ebn banor\u00ebt.<\/p>\n<p>Belind K\u00eblli\u00e7i tha se drejtor\u00ebt n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, q\u00eb duhet t`i japin zgjidhje k\u00ebtyre problemeve, jan\u00eb kthyer n\u00eb nd\u00ebrtues, duke harruar pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paguhen nga taksat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>_\u201cEdhe ja kan\u00eb kaluar Policis\u00eb Bashkiake. Pra \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje, q\u00eb ta kuptojn\u00eb dhe ata q\u00eb na ndjekin, Drejtoria e Higjen\u00ebs i ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Nr.2, pra Nj\u00ebsis\u00eb bashkiake Nr.2 dhe Policis\u00eb Bashkiake p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb k\u00ebtu. E \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Kjo p\u00ebrgjigja e k\u00ebtij Redi Moll\u00ebs, referuar ankes\u00ebs s\u00eb z.Pavlo Sopi Qoti, q\u00eb ndodhet n\u00eb rrug\u00ebn \u201c3 V\u00ebllez\u00ebrit\u201d \u00ebsht\u00eb verifikuar dhe \u00ebsht\u00eb hartuar projekti p\u00ebr rrjetin e kanalizimit q\u00eb do t\u00eb zbatohet sa m\u00eb shpejt. Kan\u00eb kaluar deri tani 4 vjet e tre muaj. Shum\u00eb shpejt qenkan, kat\u00ebr vjet e tre muaj. Ky Redi Molla \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po nd\u00ebrton hotelin 15 milion\u00eb euro bashk\u00eb me Mariglen Qaton. Q\u00eb ta dini ju pse nuk nd\u00ebrtohen k\u00ebto, ta din\u00eb qytetar\u00ebt. Se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb punonj\u00ebs i shtetit, e t\u00eb merret me k\u00ebto probleme, \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar hotel 15 milion\u00eb euro. Ky \u00ebsht\u00eb problemi_\u201d-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Por, pas dat\u00ebs 14 maj kjo situat\u00eb do t\u00eb marr\u00eb zgjidhje. Belind K\u00eblli\u00e7i tha se do t\u00eb marr\u00eb fund trajtimi i qytetar\u00ebve me diferencime politike.<\/p>\n<p>_\u201cPas 14 majit Belind K\u00eblli\u00e7i si kryebashkiak nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb diferencime p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs. Pse? Sepse demokrat\u00eb e socalist\u00eb, me parti e paparti, ne ecim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rrug\u00eb. Ngecim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trafik. Kemi t\u00eb nj\u00ebjtat probleme kur vjen puna\u2026 ata f\u00ebmij\u00ebt q\u00ebpar\u00eb q\u00eb ishin tek ajo zon\u00eb, q\u00eb ishim tek depo e ujit, problem ishin kanalizimet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, aty ka dhe f\u00ebmij\u00eb socialist\u00ebsh. Kur flet p\u00ebr problematikat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb qytetit nuk mund t`i ndash qytetar\u00ebt n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb. Qytetar\u00ebt duhen trajtuar t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj\u201d_, -tha kandidati opozit\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Kryeqytetit.<\/p>\n<p>Nga Nj\u00ebsia Nr.2, Belind K\u00eblli\u00e7i p\u00ebrs\u00ebriti ftes\u00ebn ndaj Erion Veliajt p\u00ebr debat publik.<\/p>\n<p>_\u201cS\u00ebrish gjej rastin ta ftoj Erion Veliajn n\u00eb k\u00ebto 8 dit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur fushat\u00eb, ku je Erion? Vij v\u00ebrdall\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe nuk t\u00eb gjej! Dal n\u00eb qytet dhe n\u00eb fshat, nuk t\u00eb gjej! Shkoj n\u00ebp\u00ebr studio dhe nuk t\u00eb gjej, shkoj n\u00eb studiot ku t`i p\u00ebrk\u00ebdhelesh m\u00eb s\u00eb shumti, dhe nuk t\u00eb gjej. Pse fshihesh? Hajde n\u00eb debat publik! A ke b\u00ebr\u00eb pun\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn? A ke 8 vite q\u00eb punon p\u00ebr Tiran\u00ebn? A t\u00eb duhen qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs mor zot\u00ebri? Hajde mor flasim n\u00eb publik, hajde t\u00eb flasim p\u00ebr bilancin t\u00ebnd t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr premtime e mia q\u00eb ti pretendon q\u00eb nuk realizohen dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ti e ke p\u00ebrzem\u00ebr, p\u00ebr shkollimin tim dhe p\u00ebr shkollimin t\u00ebnd\u201d_,-u shpreh K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb Nr.2 Belind K\u00eblli\u00e7i renditi pes\u00eb prioritetet e programit t\u00eb tij p\u00ebr Tiran\u00ebn, t\u00eb cilat do t\u00eb b\u00ebhen realitet pas 14 majit.<\/p>\n<p>_\u201cUn\u00eb pes\u00eb prioritetet e mia i kam th\u00ebn\u00eb para jush dhe her\u00eb t\u00eb tjera, i rip\u00ebrs\u00ebris dhe nj\u00ebher\u00eb. Padiskutim autobusi pa pages\u00eb falas pas 14 majit, n\u00ebnkalimi te \u201cSheshi Sk\u00ebnderbej\u201d, nd\u00ebrtimi i \u00e7erdheve, kopshteve dhe shkollave. Paketa e biznesit t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr uljen e taksave dhe tarifave, p\u00ebrgjysmimi i dy tarifave pastrimit dhe gjelb\u00ebrimit dhe tarif\u00ebs s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike. Heqja e taks\u00ebs antikushtetuese e infrastruktur\u00ebs arsimore t\u00eb p\u00ebrkohshme, q\u00eb biznesi e paguan dy her\u00eb, nj\u00eb her\u00eb si biznes dhe nj\u00eb her\u00eb si familje. \u00ebsht\u00eb padiskutim 500 oazet e gjelb\u00ebrta ajo q\u00eb ne diskutuam edhe n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb sot\u201d_-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb takimeve q\u00eb zhvilloi me banor\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb Nr.5 n\u00eb Tiran\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i dha garanci se pas 14 majit, prona e tyre dhe pallatet mbi 50-vje\u00e7are nuk do t\u00eb preken. Ai u shpreh se do t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00ebt ata q\u00eb do t\u00eb vendosin p\u00ebr zhvillimin ose jo t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>_\u201cNj\u00eb shqet\u00ebsim i madh \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb sot, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb VKM-je t\u00eb famshme q\u00eb flitet, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr tentativ\u00ebn e kryetarit aktual t\u00eb bashkis\u00eb Erion Veliaj, p\u00ebr t\u00eb prishur godinat mbi 50-vje\u00e7are n\u00eb zonat kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb zemr\u00ebn e Tiran\u00ebs, p\u00ebr t`i vjedhur truallin qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t`i hapur rrug\u00eb nd\u00ebrtimit dhe mafies s\u00eb betonit. Garantoj dhe nj\u00eb her\u00eb nga k\u00ebtu, nga kjo zon\u00eb, nga Nj\u00ebsia Nr.5, nga lulishtja \u201c1 Maji\u201d, se k\u00ebto pallate, jo vet\u00ebm k\u00ebto por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebn, nuk do t\u00eb preken dhe prona e qytetar\u00ebve nuk do t\u00eb preket. N\u00eb ato komisione auditi q\u00eb mund t\u00eb ngrihen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb verifikim t\u00eb gjendjes strukturore t\u00eb pallateve, padiskutim do t\u00eb ket\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb familjeve, banor\u00ebve t\u00eb pallatit dhe duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi interesi i qytetar\u00ebve dhe banor\u00ebve, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb: vet\u00ebm n\u00ebse qytetar\u00ebt do t\u00eb duan, do t\u00eb bien dakord, p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt nd\u00ebrtimi dhe do t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb q\u00eb do t\u00eb marrin sip\u00ebrfaqen q\u00eb kan\u00eb s\u00ebrisht po aty ku e kan\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion ku e kan\u00eb, at\u00ebher\u00eb mundet t\u00eb ecin p\u00ebrpara banor\u00ebt me dakord\u00ebsin\u00eb e tyre_\u201d-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Belind K\u00eblli\u00e7i zhvilloi takime edhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Laprak\u00eb, duke u shprehur se beteja n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb fitohet nga t\u00eb rinjt\u00eb. Ai tha se programi i tij synon q\u00eb t\u00eb frenoj\u00eb shpopullimin e vendit dhe Tiran\u00ebs nga t\u00eb rinjt\u00eb, duke u krijuar atyre mund\u00ebsi dhe kosto m\u00eb t\u00eb ulta t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>_\u201cNe k\u00ebt\u00eb betej\u00eb q\u00eb kemi hyr\u00eb, kemi hyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Po u drejtohem t\u00eb rinjve sepse duhet t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht kjo betej\u00eb, q\u00eb mbase \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pabarabarta n\u00eb historin\u00eb politike 30-vje\u00e7are n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila do t\u00eb fitohet nga t\u00eb rinjt\u00eb. Ndaj n\u00eb fokusin tim kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb q\u00eb ne kemi marr\u00eb jan\u00eb pik\u00ebrisht \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb prekin kostot e jetes\u00ebs tuaja, kostot e jetes\u00ebs qytetare, dhe kushtet normale t\u00eb nj\u00eb komuniteti. Un\u00eb mendoj se parat\u00eb e qytetar\u00ebve jan\u00eb m\u00eb mir\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb xhepin e tyre, m\u00eb mir\u00eb t`i ket\u00eb qytetari n\u00eb xhep se sa t`i ket\u00eb politikani apo qeveria. K\u00ebshtu q\u00eb me autobusin falas, me rrug\u00ebt, me ndri\u00e7mimin publik, me \u00e7erdhet, kopshtet, shkollat, me vendet e pun\u00ebs q\u00eb un\u00eb do ua dedikoj kryesisht t\u00eb rinjve n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00ebn mosh\u00ebn 35 vje\u00e7 ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb rinin\u00eb e Laprak\u00ebs dhe jo vet\u00ebm, ta mbajm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos iki nga Tirana\u201d,_-tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Nga ana e tyre, qytetar\u00ebt nuk e kursejn\u00eb mb\u00ebshtetjen ndaj Belind K\u00eblli\u00e7it n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi, teksa tregojn\u00eb mllefin e krijuar ndaj keqqeverisjes s\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nga Erion Veliaj. Mes tyre jan\u00eb dhe shum\u00eb socialist\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer, t\u00eb cil\u00ebt presin me padurim 14 majin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar me vot\u00eb Erion Veliajn.<\/p>\n<p>_\u201cPadiskutim q\u00eb do t\u00eb fitojm\u00eb, do ta heqim k\u00ebt\u00eb se na ka shkat\u00ebrruar gjith\u00e7ka, q\u00eb nga Rama super hajdut, super mashtrues dhe ky m\u00eb keq se ai. Njer\u00ebzit jan\u00eb shum\u00eb shum\u00eb t\u00eb mbaruar. Ja tashi ishte nj\u00eb farmacise, ajo m\u00eb pyet mua un\u00eb pyes at\u00eb. Aty ka arritur puna t\u00eb pyesim nj\u00ebri-tjetrin. Puna \u00ebsht\u00eb shum\u00eb skandal. Drit\u00eb ta b\u00ebft\u00eb Zoti, drit\u00eb je, se vdiq\u00ebm me k\u00ebta. Na kan\u00eb mbytur t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn vdiq\u00ebm, s\u2019kemi me \u00e7far\u00eb blejm\u00eb buk\u00eb, s\u2019kemi me \u00e7far\u00eb blejm\u00eb djath, na vjen p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb. Pensionist\u00ebt s&#8217;marrin dot gj\u00eb mor bir. Ja k\u00ebshtu, kam dal\u00eb me vrap t\u00eb t\u00eb takoj n\u00ebna. O Zot t\u00eb fitojm\u00eb o Zot.<\/p>\n<p>Varf\u00ebri e madhe, ka r\u00ebn\u00eb puna. Kan\u00eb ikur t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, e ka l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb tregun si n\u00eb koh\u00ebn e \u2026 bosh se kan\u00eb ikur tregtar\u00ebt, kan\u00eb ikur se nuk ka pun\u00eb. Dhe ne do ta l\u00ebm\u00eb do shesim pleh p\u00ebr pem\u00ebt q\u00eb ka mbjell\u00eb ai. Kam nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb marr pjes\u00eb. Arsyeja \u00ebsht\u00eb si do gjejm\u00eb zgjidhje q\u00eb ta largojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj modeli negativ t\u00eb qeverisjes vendore. Un\u00eb jam socialist, jam i majt\u00eb me ideologji por e shoh q\u00eb deri k\u00ebtu stop, nuk ka m\u00eb. Pra, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj specie, k\u00ebt\u00eb lloj politike q\u00eb ndiqet n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ta \u00e7rr\u00ebnjosim n\u00eb dat\u00ebn 14 maj dhe mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ta \u00e7rr\u00ebnjosim \u00ebsht\u00eb Belindi. Belind, ne mezi sa po e presim dat\u00ebn 14, jemi n\u00eb ankth t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb hequr k\u00ebt\u00eb klik\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam amanet prej gjyshit, prej ban\u00ebs, se kjo \u00ebsht\u00eb klika e kuqe, dhe k\u00ebto i presin njer\u00ebzit n\u00eb qaf\u00eb dhe u pijn\u00eb dhe gjakun. Ka ardhur koha tani, q\u00eb t`ua tregojm\u00eb vendin atyre sepse nuk po i shikojm\u00eb dot me sy dhe na vjen ashtu n\u00eb at\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrpara. Po ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara? Nj\u00eb person i till\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara duke par\u00eb q\u00eb ashtu. Prandaj t\u00eb uroj suksese dhe shpreh bindjen q\u00eb do jesh kryetar i bashkis\u00eb\u201d_-u shpreh\u00ebn disa qytetar\u00eb q\u00eb shtr\u00ebnguan duart me Belind K\u00eblli\u00e7in n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb 2, 5 dhe Laprak\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-45011\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-45010\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/1-19-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/1-19-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/1-19-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/1-19.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-45011\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/3-9.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cS\u2019ka kanalizime se drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtues\u201d- K\u00eblli\u00e7i flet me banor\u00ebt p\u00ebr 5 prioritetet q\u00eb sjellin zgjidhje n\u00eb Tiran\u00eb, dhe fton Veliajn n\u00eb debat* Belind K\u00eblli\u00e7i u takua dhe bashk\u00ebbisedoi me banor\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb 5 dhe 2 n\u00eb Tiran\u00eb, ku ndau me ta, p\u00ebrfitimet q\u00eb vijn\u00eb prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore. N\u00eb zon\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":45013,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45008"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45008"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45008\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}