{"id":44927,"date":"2023-05-03T18:50:34","date_gmt":"2023-05-03T18:50:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44927"},"modified":"2023-05-03T18:50:34","modified_gmt":"2023-05-03T18:50:34","slug":"berisha-cdo-shqiptar-nga-sot-deri-ne-14-ne-vend-te-tungjatjeta-duhet-te-pershendese-ndryshimi-ne-duart-tuaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/03\/berisha-cdo-shqiptar-nga-sot-deri-ne-14-ne-vend-te-tungjatjeta-duhet-te-pershendese-ndryshimi-ne-duart-tuaja\/","title":{"rendered":"Berisha: \u00c7do shqiptar nga sot deri n\u00eb 14, n\u00eb vend t\u00eb \u201ctungjatjeta\u201d, duhet t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes\u00eb: \u201cNdryshimi n\u00eb duart tuaja!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidates s\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 p\u00ebr bashkin\u00eb e P\u00ebrrenjasit, Suzana Topi, ka sfiduar s\u00ebrish Edi Ram\u00ebn p\u00ebr debat. Por sipas Berish\u00ebs, Rama nuk del dot n\u00eb debat, sepse duhet t\u00eb kthej\u00eb xhepat dhe k\u00ebt\u00eb ai nuk e b\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2018Nuk vijn\u00eb k\u00ebta, nuk vijn\u00eb se nuk i lejon Edi Rama, se po t\u00eb vijn\u00eb ata, Edi Rama duhet t\u00eb dal\u00eb bashk\u00eb me mua k\u00ebtu n\u00eb shesh, duhet t\u00eb dal\u00eb para jush, duhet ti kthej\u00eb xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurr\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me Sali Berish\u00ebn sepse jeton n\u00eb saraje me 5 mij\u00eb metra katror\u00eb oborrin. Jeton n\u00eb saraje me 570 met\u00ebr gjat\u00ebsin\u00eb e themeleve, jeton n\u00eb sarajet e nd\u00ebrtuara me materialet m\u00eb t\u00eb kushtueshme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kishte t\u00eb deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb. Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja n\u00eb vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milion\u00eb euro. Nuk guxoi ti thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb. Nuk del dot\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kreydemokrati Sali Berisha, b\u00ebri thirrje q\u00eb k\u00ebto 10 dit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur nga fushata elektorale t\u00eb punohet me \u00e7do qytetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar ndryshimin.<\/p>\n<p>\u2018Prandaj dhe ne, me 14 maj t\u00eb marrim pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb votime. T\u00eb ftojm\u00eb \u00e7do njeri, \u00e7do af\u00ebrm ton\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb t\u00eb votoj\u00eb. T\u00eb p\u00ebrdorim fuqin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb vot\u00ebs, p\u00ebr ti hapur dyert Shqip\u00ebris\u00eb drejt t\u00eb ardhmes q\u00eb meriton\u2019, tha kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb P\u00ebrrenjas .<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb P\u00ebrrenjasit, mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb zjarrt\u00eb. Fryma e fitores, fryma e ndryshimit po buron nga shpirti dhe zemrat e qytetar\u00ebve, banor\u00eb t\u00eb P\u00ebrrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Shkodr\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb ju i keni dh\u00ebn\u00eb dhe i jepni PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur zoti Flamur Noka, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs i grupit politik-elektoral p\u00ebr qarkun e Elbasanit dhe deputet i Kuvendit.<\/p>\n<p>I dashur zoti Haxhinasto, n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur zoti Karriqi, kryetar i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>E nderuar zonja Suzana Topi, kandidatja jon\u00eb e shk\u00eblqyer p\u00ebr qytetare t\u00eb par\u00eb t\u00eb P\u00ebrrenjasit, p\u00ebr kryetare bashkie.<\/p>\n<p>Suzana Topi me moralin e saj t\u00eb lart\u00eb, aft\u00ebsit\u00eb e saj t\u00eb m\u00ebdha, me p\u00ebrkushtimin e madh, respektin dhe dashurin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr ju, nderon \u00e7do qytetar, \u00e7do banor t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, por edhe \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Suzana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb e nderuar, nj\u00eb akademike, ish-deputete, nj\u00eb punonj\u00ebse me nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb na banka, nj\u00eb familjare e shk\u00eblqyer, ndaj dhe kam bindje se ju, se t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e P\u00ebrrenjasit, me dat\u00ebn 14 do t\u00eb votoni Suzana Topin, numrin 2 n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve, do t\u00eb votoni koalicionin \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, numrin 1 n\u00eb list\u00ebn e partive.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ndryshimi, ndryshimi ndofta m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi q\u00eb nga viti 1992. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ndryshimi sepse ju zgjidhini qytetar t\u00eb par\u00eb bashkin\u00eb, nj\u00eb kandidate e dal\u00eb nga vullneti juaj, nj\u00eb kandidate nj\u00eb zonj\u00eb t\u00eb nderuar q\u00eb ju e njihni mir\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb ballafaqohet para jush, t\u00eb debatoj\u00eb para jush me rivalin e saj q\u00eb fshihet si mi, q\u00eb nuk ka guxim t\u00eb dal\u00eb. E cila \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ballafaqohet jo vet\u00ebm me rivalin e saj, t\u00eb P\u00ebrrenjasit por nuk vjen ai, as Glediani nuk vjen dot, as ky i kadastr\u00ebs nuk vjen dot, n\u00ebpun\u00ebsi i kadastr\u00ebs, as Belba nuk vjen dot, nuk vijn\u00eb k\u00ebta, nuk vijn\u00eb se i kan\u00eb xhepat t\u00eb mbushur me parat\u00eb e vjedhura nga ju.<\/p>\n<p>Nuk vijn\u00eb k\u00ebta, nuk vijn\u00eb se nuk i lejon Edi Rama, se po t\u00eb vijn\u00eb ata, Edi Rama duhet t\u00eb dal\u00eb bashk\u00eb me mua k\u00ebtu n\u00eb shesh, duhet t\u00eb dal\u00eb para jush, duhet ti kthej\u00eb xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurr\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me Sali Berish\u00ebn sepse jeton n\u00eb saraje me 5 mij\u00eb metra katror\u00eb oborrin.<\/p>\n<p>Jeton n\u00eb saraje me 570 met\u00ebr gjat\u00ebsin\u00eb e themeleve, jeton n\u00eb sarajet e nd\u00ebrtuara me materialet m\u00eb t\u00eb kushtueshme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kishte t\u00eb deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja n\u00eb vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milion\u00eb euro. Nuk guxoi ti thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb. Nuk del dot.<\/p>\n<p>Ai ka familjar\u00eb dhe un\u00eb kam familjar. Dhe po t\u00eb vij\u00eb ai para jush, un\u00eb nga kjo librari dixhitale un\u00eb nxjerr dokumentet jo t\u00eb dhjet\u00ebra, por qindra tenderave t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij. T\u00eb baxhanakut, Armando Frangut, t\u00eb thjeshtr\u00ebs, kush\u00ebrinjve, etj., etj., me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Berish\u00ebn e kontrolloi e gjith\u00eb bota dhe gjeti turpin e atyre q\u00eb e akuzuan. Nuk gjeti asgj\u00eb. Nuk del dot.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ndryshimi n\u00eb 14 \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb q\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb. P\u00ebrdorni vot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb ndryshim cil\u00ebsor, me t\u00eb cilin ju garantoj se krahas vendosjes s\u00eb Suzan\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb, si qytetar\u00eb t\u00eb par\u00eb, keni vendosur veten tuaj si qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb asaj sht\u00ebpie. Keni votuar p\u00ebr veten tuaj, p\u00ebr hallet problemet, keni votuar p\u00ebr ndryshimin e jet\u00ebs tuaj.<\/p>\n<p>Suzana paraqiti k\u00ebtu para jush nj\u00eb program t\u00eb shk\u00eblqyer. Paraqiti nj\u00eb program n\u00eb t\u00eb cilin ajo tregoi se ka studiua t\u00eb gjith\u00eb problematik\u00ebn e P\u00ebrrenjasit dhe ka gjetur zgjidhjen dhe e gatshme t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjidhje. Ju votoni p\u00ebr veten tuaj, sepse qeveritari vendor i aft\u00eb, i zoti ka shum\u00eb mund\u00ebsi, ka shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb infrastruktur\u00ebn, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb shkollat, ti leht\u00ebsoj\u00eb me taksa, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoje tregun p\u00ebr fermer\u00ebt, ka shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb. T\u00eb subvencionoj\u00eb, t\u00eb kujdeset p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama po k\u00ebrc\u00ebnon; po nuk votuat thot\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt e mi, p\u00ebr ata t\u00eb tjer\u00ebt nuk do t\u00eb ket\u00eb para. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u00eb jesh m\u00eb ti kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00ebsh p\u00ebr parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, do t\u00eb ik\u00ebsh. Ky do t\u00eb jet\u00eb ndryshimi tjet\u00ebr i madh q\u00eb vota me 14 maj do t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Votoni ndryshimin, sepse vendi po shkretohet. Nuk ka njeri me nd\u00ebrgjegje shoq\u00ebrore, nuk ka njeri me minimumin e nd\u00ebrgjegjieskomb\u00ebtare t\u00eb mos ndjej\u00eb dhimbje dhe keqardhje kur sheh vendin e tij t\u00eb braktiset, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb tok\u00eb e mallkuar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb e bekuar. Po pse po ndodh kjo? Sepse k\u00ebto vite, k\u00ebto 10 vite ne u zhyt\u00ebm \u00e7do vit e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb skamje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2005-2013, ne ja dol\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb jemi qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb Ballkan, m\u00eb t\u00eb paguar se bullgar\u00ebt dhe rumun\u00ebt. Po si ja dol\u00ebm? Ja dol\u00ebm sepse t\u00eb ardhurat q\u00eb merrnim nga ju, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i kishim p\u00ebr ju, p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe i kishim synim. Realizuam nj\u00eb objektiv, se pse shqiptar\u00ebt t\u00eb mos merrnin rrogat m\u00eb t\u00eb larta, kur vendi i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pasur. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i pasur jo n\u00eb rajon, por n\u00eb Europ\u00eb. E at\u00ebher\u00eb pse do t\u00eb rrinin shqiptar\u00ebt me rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Ja dol\u00ebm, jo vet\u00ebm rroga e pensione ti dyfishojm\u00eb, por jemi d\u00ebshmitar\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mbi 11 mij\u00eb km rrug\u00eb, qindra shkolla etj. Mbi 180 mij\u00eb emigrant\u00eb dhe familje emigrant\u00ebsh u kthyen n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga viti 2007-2014 numri i shqiptar\u00ebve sipas INSTAT, publikuar dy vite m\u00eb par\u00eb, erdhi duke u rritur \u00e7do vit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi nga 2014 e gjer sot. 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria, 33% e shqiptar\u00ebve jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria. Po pse? Nga shtr\u00ebngica ekonomike, sepse ky zot\u00ebri q\u00eb sh\u00ebtit me avion me dhom\u00eb gjumi dhe shpenzon vet\u00ebm me avion 22 mln euro, ky zot\u00ebri q\u00eb blen vazo druri vet\u00ebm p\u00ebr oborrin e pasm\u00eb t\u00eb kryeministris\u00eb, 4 mln euro, q\u00eb darkon me 10 mij\u00eb euro, ky nuk ka ndjenja p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>E vura re para dy dit\u00ebsh. Nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebseje t\u00eb tij i ra t\u00eb fik\u00ebt para tij, i ktheu shpin\u00ebn sikur t\u00eb ishte nj\u00eb armik. Jo t\u00eb ndalej dhe t\u00eb pyeste \u00e7far\u00eb i ndodhi. K\u00ebto jan\u00eb sentimentet e tij p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra \u00e7far\u00eb b\u00ebri ky.<\/p>\n<p>Ky ngriu rrogat, pensionet, mir\u00ebpo \u00e7mimet nuk ngrihen dot. \u00c7mimet n\u00eb kushte tregu rriten nga viti n\u00eb viti dhe rritja e tyre \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb zhvillimi t\u00eb ekonomis\u00eb, por rritja e tyre k\u00ebrkon me \u00e7do kusht, q\u00eb t\u00eb rriten rrogat m\u00eb shum\u00eb se \u00e7mimet.<\/p>\n<p>2005-2013 rrogat u dyfishuan, \u00e7mimet u rrit\u00ebn me 40% n\u00eb 8 vite, qytetar\u00ebve u mbet\u00ebn n\u00eb xhep 60%. Vet\u00ebm nga rritja e \u00e7mimeve nga viti 2021-2022, \u00e7do shqiptar\u00eb ka paguar vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7mime, 430 mij\u00eb lek\u00eb, ka paguar m\u00eb shum\u00eb pothuajse nj\u00eb rrog\u00eb, pensionist\u00ebt 2 pensione dhe tani tallet, tallet me nj\u00eb ciniz\u00ebm t\u00eb turpsh\u00ebm. Rrit rrog\u00ebn e presidentit dhe del e thot\u00eb se presidentit ja b\u00ebra rrog\u00ebn, 4 milion\u00eb e 600 mij\u00eb lek\u00eb, admiralit aq e kaq. Po qytetar\u00ebve, po n\u00ebnpun\u00ebsve, po polic\u00ebve, ushtarak\u00ebve, po arsimtar\u00ebve, po infermier\u00ebve, ku i rriti. Mashtrues cinik. Miratoi ligjin n\u00eb komisione dhe mbylli parlamentin, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mashtruar qytetar\u00ebt. I them k\u00ebtu para jush, urdh\u00ebro zotrote, nes\u00ebr ligjin n\u00eb parlament dhe ta votojm\u00eb, por nuk e bjen. Se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrues i paskrupullt ndaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj dhe 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr veten tuaj, p\u00ebr dinjitetin tuaj. Askush nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb mashtrime t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Buxheti i vitit 2022 ishte 5 miliard\u00eb euro. Buxheti i vitit 2013 ishte 3 miliard\u00eb euro se ne kishim taksat p\u00ebrgjysm\u00ebn e k\u00ebtyre q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta. Ku shkuan parat\u00eb? \u00cbsht\u00eb shum\u00eb normale q\u00eb t\u00eb shtroni pyetje. T\u00eb gjitha vidhen, 80-90% e parave q\u00eb shpallen p\u00ebr pun\u00ebt publike, t\u00eb gjitha vidhen. Nuk ka vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb autostrad\u00ebn n\u00eb fush\u00eb me 24 mln euro. Gjermani, Norvegjia, Suedia nd\u00ebrtojn\u00eb me 2-3 mln euro. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Kurse Rama-Balluku i nd\u00ebrtojn\u00eb me 24 mln euro. Por \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb, i vjedhin, se ajo aq kushton.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtojn\u00eb shkollat me 6-7 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb kur shkolla kushton 700-680 mij\u00eb, n\u00eb Gjermani, n\u00eb Franc\u00eb dhe kudo tjet\u00ebr. Nuk ka patur kurr\u00eb Shqip\u00ebria, kurr\u00eb, kurr\u00eb, pushtues apo shqiptar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si k\u00ebta.<\/p>\n<p>Bashkiaku i Tiran\u00ebs i thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb se kam mbjell\u00eb 1 mln pem\u00eb. Por 1 mln pem\u00eb mor miqt\u00eb e mi \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh 3 rreshta pem\u00eb nga Velipoja n\u00eb Kepin e Stillos. \u00cbsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb pyll, t\u00eb ngresh nj\u00eb pyll\u00eb minimumi 600, maksimumi 900 hektar\u00eb. Por \u00e7far\u00eb fshihet prapa 1 milion\u00ebshit. Vjedhja me faturat e fidan\u00ebve. Ka bler\u00eb 6 mij\u00eb dhe thot\u00eb kam bler\u00eb 1 milion\u00eb dhe i kam mbjell\u00eb. Tani q\u00eb ja k\u00ebrkojn\u00eb qytetar\u00ebt thot\u00eb i kam mbjell\u00eb n\u00eb Biz\u00eb. Ka t\u00eb till\u00eb njer\u00ebz, mund t\u00eb gjenden n\u00eb bot\u00eb si k\u00ebta. Turp e nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb turp.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ndryshimi \u00ebsht\u00eb jetik, vendimtar.<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar, nga sot deri n\u00eb 14, nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb dark\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tungjatjeta, duhet t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes; ndryshimi n\u00eb duart tuaja, ne do t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb l\u00ebshuar si nj\u00eb lukuni, si kriminel\u00eb elektoral\u00eb duke bler\u00eb vota. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje q\u00ebndron Belinda Lluksi, se mbesa e Beqir Ballukut thuhet se u thot\u00eb shoqeve t\u00eb veta, mua m\u00eb p\u00eblqen luksi dhe do m\u00eb quani Belinda Luksi. E kur ndodhi kjo? Kur shpenzoi p\u00ebr zyr\u00ebn e vet, 220 mij\u00eb euro p\u00ebr luksin e zyr\u00ebs. Kur porosiste biftekun 1 mij\u00eb dollar\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ka shp\u00ebrnda Belinda Luksi, 400 milion\u00eb lek\u00eb pagesa paaft\u00ebsie n\u00eb qarkun e Dibr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ai i cili, Edi Rama u p\u00ebrmend gjysh\u00ebrit e st\u00ebrgjysh\u00ebrit ballist\u00ebve, ai e cakton k\u00ebt\u00eb si kryekujdestare t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Si kryekujdestare kjo do t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb.<\/p>\n<p>Dua ti them nja dy fjal\u00eb Edi Ram\u00ebs un\u00eb. Un\u00eb nuk komunikoj me t\u00eb vdekurit si\u00e7 ke filluar t\u00eb komunikosh ti, por ata burra dhe gra t\u00eb martirizuar p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb, besimin tek Zoti, p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, po ta din\u00eb se nip\u00ebrit e tyre votojn\u00eb p\u00ebr djalin e Kristaq xhelatit dhe Spiro xhelatit, nga varri do ngriheshin. Ajo nuk ndodh\u00eb. Un\u00eb them l\u00ebri t\u00eb vdekurit t\u00eb prehen n\u00eb paqen e Zotit, se t\u00eb ka ardhur fundi, vdekja politike e sigurt\u00eb. Nuk ke ku shkon m\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama ka tejkaluar \u00e7do lloj vije te kuqe. Socialist\u00ebve n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb u b\u00ebj thirrje, t\u00eb paparti, ndiqeni si kalon nga nj\u00eb sall\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, nga nj\u00eb shesh n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, me nj\u00eb fjalor q\u00eb turp\u00ebron \u00e7do njeri. Me nj\u00eb fjalon t\u00eb zgjedhur me q\u00ebllim, pse? N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb harrojn\u00eb vjedhjet e tij dhe t\u00eb merren me fjalorin e tij.<\/p>\n<p>Le t\u00eb m\u00eb quajn\u00eb thot\u00eb halabak, le t\u00eb m\u00eb quajn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duan, por t\u00eb mos m\u00eb quajn\u00eb vjedh\u00ebs. Por ti vet\u00ebm vjedh\u00ebs dhe hajdut je dhe toka shqiptare nuk ka pasur nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb si ti. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Pardje NATO refuzoi. Keni par\u00eb, d\u00ebgjuar ju, shkonin nj\u00ebri pas tjetrit n\u00eb Bruksel dhe na l\u00ebshonin komunikata; zoti Sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm na k\u00ebrkoi NATO interes p\u00ebr Porto Romanon. Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm sigurisht p\u00ebrfaq\u00ebson NATO-n dhe jo mafioz\u00ebt si Edi Rama. NATO ua \u00e7oi me shkrim: STOP.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb kufinj\u00eb n\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb votojm\u00eb me 14 maj t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se, presioni \u00ebsht\u00eb i madh. Un\u00eb e di se po b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mbajtur monizmin, pushtetin e tyre monist. Por ju them un\u00eb k\u00ebtu, se asnj\u00eb diktatur\u00eb, asnj\u00eb moniz\u00ebm nuk u ka rezistuar dot kurr\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb idealet e liris\u00eb dhe jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur at\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj dhe ne, me 14 maj t\u00eb marrim pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb votime. T\u00eb ftojm\u00eb \u00e7do njeri, \u00e7do af\u00ebrm ton\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrdorim fuqin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb vot\u00ebs, p\u00ebr ti hapur dyert Shqip\u00ebris\u00eb drejt t\u00eb ardhmes q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, qytetare dhe qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb jesh i varf\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb turp, t\u00eb pranosh varf\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat. Shqip\u00ebria ka pasuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. T\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, ka pasuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb begatoj\u00eb qytetar\u00ebt e vet. K\u00ebshtu q\u00eb le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr 14 majin.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaj, votoni numrin 2 zonj\u00ebn SuzanaTopi, votoni numrin 1 \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb P\u00ebrrenjasi, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidates s\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 p\u00ebr bashkin\u00eb e P\u00ebrrenjasit, Suzana Topi, ka sfiduar s\u00ebrish Edi Ram\u00ebn p\u00ebr debat. Por sipas Berish\u00ebs, Rama nuk del dot n\u00eb debat, sepse duhet t\u00eb kthej\u00eb xhepat dhe k\u00ebt\u00eb ai nuk e b\u00ebn. \u2018Nuk vijn\u00eb k\u00ebta, nuk vijn\u00eb se nuk i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44928,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44927"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44927\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}