{"id":44802,"date":"2023-05-02T18:55:22","date_gmt":"2023-05-02T18:55:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44802"},"modified":"2023-05-02T18:55:22","modified_gmt":"2023-05-02T18:55:22","slug":"berisha-vota-juaj-ne-14-maj-goditje-fatale-per-monizmin-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/02\/berisha-vota-juaj-ne-14-maj-goditje-fatale-per-monizmin-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Berisha: Vota juaj n\u00eb 14 maj goditje fatale p\u00ebr monizmin e Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha n\u00eb nj\u00eb takim madh\u00ebshtor n\u00eb Shkod\u00ebr, ka prezantuar kandidatin e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, kryebashkiakun aktual, Bardh Spahia.\u00a0Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha tha se e fton Edi Ram\u00ebn n\u00eb debat deri dit\u00ebn e fundit, sepse pas 14 majit, do t\u00eb ik\u00eb dhe do t\u00eb marr\u00eb at\u00ebq\u00eb meriton.<\/p>\n<p>\u2018Nuk vjen dot k\u00ebtu ti, sepse n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe shkelmim t\u00eb ligjeve, familjar\u00ebt e tu fitojn\u00eb me qindra tendera. A nuk \u00ebsht\u00eb akordimi i tenderave familjar\u00ebve, p\u00ebrdorim i pushtetit p\u00ebr pasurimin e tyre dhe t\u00ebndin. Baxhanaku yt \u00ebsht\u00eb famoz, mbi 100 tendera. Tani ka dal\u00eb thjeshtra, po i shkat\u00ebrron t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e projektimeve sepse fiton n\u00ebnkontraktor me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj \u00e7do tender n\u00eb Tiran\u00eb dhe kudo. Ndaj dhe nuk del. N\u00eb fakt un\u00eb deri dit\u00ebn e fundit do ta ftoj, pas dat\u00ebs 14 ai do t\u00eb ik\u00ebn, do t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryetari i Partis\u00eb Demokratike SaliBerisha u b\u00ebri thirrje vajzave dhe grave, q\u00eb me vot\u00ebn e tyre ti japin goditjen fatale Edi Ram\u00ebs.\u00a0\u2018E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se u takon k\u00ebsaj radhe, vajzave dhe grave, me vot\u00ebn e tyre me p\u00ebrpjekjen e tyre n\u00eb fushat\u00eb t\u00eb jen\u00eb promotori kryesor i fitores s\u00eb Bardh Spahis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, i fitores s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, i p\u00ebrmbysjes s\u00eb monizmit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Le ta shnd\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e shpres\u00ebs, pranver\u00ebn e idealeve tona m\u00eb t\u00eb larta\u2019, tha kryedemokrati Sali Berisha n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>FJALIMI I PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, zonja e zot\u00ebrinj, v\u00ebllez\u00ebr e motra.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, por edhe mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme ndaj jush, por edhe shkodraneve dhe shkodran\u00ebve, kudo q\u00eb jan\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb bekuar, Shqip\u00ebri e emigracion.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mir\u00ebnjohje nuk ka fjal\u00eb q\u00eb mund ta p\u00ebrshkruaj\u00eb, nuk ka poet q\u00eb mund ti k\u00ebndoj\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton. Un\u00eb mbetem borxhli gjith\u00eb jet\u00ebn time p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj.<\/p>\n<p>E dashur zonja deputete Bardeli.<\/p>\n<p>I dashur n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, zoti Haxhinasto.<\/p>\n<p>I dashur kryetar i PD-s\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, zoti Gjenarin.<\/p>\n<p>I dashur kryetari i ardhsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, Bardh Spahia.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder i madh p\u00ebr mua t\u00eb paraqes sot para jush kandidatin p\u00ebr kryetar bashkie, t\u00eb vot\u00ebs tuaj t\u00eb lir\u00eb, Bardh Spahin\u00eb. Tu garantoj ju se Bardh Spahia misionin e tij t\u00eb nisur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh, me ndershm\u00ebri, me respekt dhe dashuri p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs, banor\u00ebt e saj n\u00eb t\u00eb 4-an\u00ebt e rrethit, do ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet, fushat.<\/p>\n<p>Shkodra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet me potenciale m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme se \u00e7do territor tjet\u00ebr i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes nj\u00eb kompleks eko-ujor, mrekulli e v\u00ebrtet\u00eb natyrore.<\/p>\n<p>Shkodra qyteti i qytetar\u00ebve fisnik\u00eb, i grave dhe burrave q\u00eb gabuan historikisht m\u00eb pak se t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb raport me Zotin, me vlerat, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, m\u00eb t\u00eb drejtin q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb ket\u00eb njeriu i civilizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mision do t\u00eb njoh\u00eb, do t\u00eb kap\u00eb zhvillime t\u00eb madh dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Me programin e tij, Bardh Spahia bazuar n\u00eb parimet m\u00eb themelore dhe idealet e qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs, do t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb Shkodr\u00ebn n\u00eb qytetin lider t\u00eb zhvillimit t\u00eb harmonish\u00ebm, t\u00eb prosperitetit, t\u00eb reputacionit m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rajon, Europ\u00eb dhe kudo.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Karshi Bardh Spahis\u00eb kandidon p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Edi Ram\u00ebs. E meriton k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebni ju, megjithat\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb, ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ftesa ime; Benet hajde k\u00ebtu bashk\u00eb me Bardh Spahin\u00eb, dilni para qytetar\u00ebve dhe jepni, jepni llogari p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. P\u00ebrgjigjuni t\u00eb gjitha pyetjeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe me k\u00ebt\u00eb ti d\u00ebshmon se ke ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb ti shlyen deri diku nj\u00eb detyrim sepse dy vjet n\u00eb at\u00eb parlament nuk e shqip\u00ebrove nj\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn Shkod\u00ebr dhe Shkodran.<\/p>\n<p>Benet vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam bindjen se gjysma e Bec\u00ebve nuk do t\u00eb votojn\u00eb ty.<\/p>\n<p>Benet kandidimi yt p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, njeriu q\u00eb ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij, absolutisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike me despotin Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb gabimi fatal i jet\u00ebs t\u00ebnde. Shpirti yt e di se \u00e7far\u00eb t\u00eb detyroi ty t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb gabim fatal.<\/p>\n<p>Di di\u00e7ka edhe Tom Doshi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Por meq\u00eb u ndala tek Toma, shko pak e tako Senad\u00ebn. Shko tako Namikun, shko tako zonj\u00ebn Hafizi, se si u flak\u00ebn si limon i shtrydhur. Edhe Edona e Zeusit e kam k\u00ebtu dor\u00ebheqjen e saj. Nga do t\u00eb dal\u00ebsh ti.<\/p>\n<p>Benet edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb them, ke b\u00ebr\u00eb gabimin e jet\u00ebs t\u00ebnde. T\u00eb pash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebtu n\u00eb shesh, e kishe vendosur, nj\u00eb ngjyr\u00eb tjet\u00ebr. Naiv je treguar. Por n\u00ebnat shkodrane dhe n\u00ebnat shqiptare, p\u00ebrrall\u00ebn e par\u00eb q\u00eb u tregojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrralla e ujkut, me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb lyer me miell.<\/p>\n<p>Por ti nuk del edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr k\u00ebtu n\u00eb shesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim n\u00eb \u00e7do vend, qeveritar\u00ebt duhet t\u00eb dalin para qytetar\u00ebve dhe ti thon\u00eb; urdh\u00ebro jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb pyetur \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari para jush.<\/p>\n<p>Ty s\u2019t\u00eb l\u00eb Edi Rama p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, sepse Edi Rama nuk del dot me Sali Berish\u00ebn p\u00ebrball\u00eb. Po e ftoj n\u00eb \u00e7do takim, ik\u00ebn, ik\u00ebn.<\/p>\n<p>Por si mund ai, q\u00eb me firm\u00ebn e tij 430 mln euro jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb tij dhe t\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Por si mund t\u00eb vij\u00eb ai q\u00eb udh\u00ebton me avion me dhom\u00eb gjumi dhe shpenzon 22 mln euro udh\u00ebtime, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kancelari i Austris\u00eb udh\u00ebton me linjat tregtare.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb vij\u00eb ai, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur pensionist\u00ebt nuk blejn\u00eb dot ila\u00e7et, blen p\u00ebr oborrin e pas\u00ebm t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij, vazo druri 4 mlneuro.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb vij\u00eb ai, q\u00eb ulet n\u00eb darka 10 mij\u00eb euro. Nuk mund t\u00eb vij\u00eb ai. Ai vet\u00ebm vjedh, vjedh nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb vij\u00eb ai q\u00eb rrah gjoksin se do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb me bangladeshas, me indian\u00eb. Ky armik i kombit t\u00eb tij, si mund t\u00eb vij\u00eb, nuk mund t\u00eb vij\u00eb. Dhe do ti z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb se ata nuk votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Shkodran ka faktuar se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb sakrifikoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr p\u00ebr lirin\u00eb dhe dinjitetin e vet. Qytetar\u00ebt e bekuar t\u00eb k\u00ebtij qyteti, ky qytet nuk \u00ebsht\u00eb mposhtur kurr\u00eb as nga terroretm\u00eb t\u00eb egra dhe do t\u00eb mposhtet sot nga nj\u00eb despot q\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb histori si hajduti m\u00eb i madh i kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Edvin duhet t\u00eb vish k\u00ebtu para qytetar\u00ebve, tu thuash kur t\u00eb akuzoi OSBE-ja se ke fshehur 200 mln euro n\u00eb vitin 2014, pse e mbylle goj\u00ebn. Po t\u00eb ishe i past\u00ebr, 200 her\u00eb i padisje ata q\u00eb e than\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por nuk ishe i past\u00ebr ti, se ti jo vet\u00ebm ke vjedhur 200 mln, por mbrapa ke vazhduar t\u00eb vjedhur qindra e qindra milion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe je i pangopur.<\/p>\n<p>Nuk vjen dot k\u00ebtu ti, sepse n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe shkelmim t\u00eb ligjeve, familjar\u00ebt e tu fitojn\u00eb me qindra tendera. A nuk \u00ebsht\u00eb akordimi i tenderave familjar\u00ebve, p\u00ebrdorim i pushtetit p\u00ebr pasurimin e tyre dhe t\u00ebndin.<\/p>\n<p>Baxhanaku yt \u00ebsht\u00eb famoz, mbi 100 tendera. Tani ka dal\u00eb thjeshtra, po i shkat\u00ebrron t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e projektimeve sepse fiton n\u00ebnkontraktor me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj \u00e7do tender n\u00eb Tiran\u00eb dhe kudo.<\/p>\n<p>Ndaj dhe nuk del. N\u00eb fakt un\u00eb deri dit\u00ebn e fundit do ta ftoj, pas dat\u00ebs 14 ai do t\u00eb ik\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Ai vjen k\u00ebtu dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb mashtroj\u00eb, g\u00ebnjej\u00eb, se un\u00eb jam \u00e7erek shkodran, se gjyshen e kam shkodrane, tani dua ti them dy fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyshja e tij ka qen\u00eb nj\u00eb shkodrane fisnike, po ju them un\u00eb. Por problemi i saj \u00ebsht\u00eb se, nj\u00eblloj si i asaj n\u00ebn\u00ebs n\u00eb poem\u00ebn e BertolBrehtit, q\u00eb thot\u00eb; k\u00ebt\u00eb k\u00ebmish\u00eb ngjyr\u00eb kaki, dhe k\u00ebto \u00e7izme ti kam falur, sikur t\u00eb dija, biro \u00e7di, m\u00eb mir\u00eb veten kisha varur. Edhe gjyshja jote po ta dinte Edvin, se yt at\u00eb djali i saj, do t\u00eb firmoste p\u00ebr varjen n\u00eb litar t\u00eb poetit q\u00eb do ti k\u00ebndonte liris\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, do ti vinte k\u00ebt\u00eb epitaf tek guri i varrit.<\/p>\n<p>Por edhe ty Edvin, kur t\u00eb t\u00eb shifte q\u00eb ke p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pushtetet, duke vjedhur dhe pla\u00e7kitur shqiptar\u00ebt, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb do ta recitonte \u00e7do nat\u00eb tek veshi. Ndaj dhe m\u00eb mir\u00eb lej\u00eb gjyshen aty ku \u00ebsht\u00eb t\u00eb prehet n\u00eb paqen e Zotit se ti ke marr\u00eb rrug\u00ebn e djallit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb. Shkodran p\u00ebrmbysi e para monizmin n\u00eb vitin 1991, por sot ne jetojm\u00eb nj\u00eb moniz\u00ebm i cili tu them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ju, sipas sociolog\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e eg\u00ebr m\u00eb e sh\u00ebmtuar e monizmit.<\/p>\n<p>Forma e monizmit q\u00eb nuk bazohet n\u00eb doktrin\u00ebn staliniste, nuk bazohet n\u00eb teokraci, n\u00eb sundim ushtarak, por bazohet kryek\u00ebput n\u00eb bandokraci, n\u00eb sundimin e band\u00ebs. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ti Edvin n\u00eb \u00e7do ligj t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb \u00e7do kod, n\u00eb \u00e7do kushtetut\u00eb kryeson nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, q\u00eb vjedh nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb praktikon gjenocidin ndaj tyre, n\u00eb kuptimin e kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr gjenocid, q\u00eb n\u00eb nenin 3 thot\u00eb; \u00ebsht\u00eb gjenocid krijimi i kushteve t\u00eb llogaritura p\u00ebr largimin e qytetar\u00ebve nga vendi. Dhe ai k\u00ebt\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri q\u00eb arrestoi 36 mij\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb, p\u00ebr fatura drite, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje civile. Nuk e b\u00ebn asnj\u00eb diktatur\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Nuk arrestohet tjetri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje civile. \u00c7\u00ebshtja civile i ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar me nj\u00eb kod q\u00ebndrimet, kurse ky si gardian kalonte nga nj\u00eb studio n\u00eb tjetr\u00ebn me hekura n\u00eb xhep, kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Edvin k\u00ebto dhe tirania e varf\u00ebris\u00eb q\u00eb u ktheve shqiptar\u00ebve jan\u00eb aktet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb nj\u00eb qeveritari.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008 ne me nj\u00eb trash\u00ebgimi varf\u00ebrie n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ja dol\u00ebm t\u00eb renditemi n\u00eb grupin e kombeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta dhe tu them ju q\u00eb ajo ishte arritja jon\u00eb epokale. Sepse ajo tregonte q\u00eb shqiptar\u00ebt me mundin e tyre, me gjenin\u00eb e tyre krijuese, me shpirtin e tyre t\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, krijuan me lumenj djerse, krijuan t\u00eb mira, nd\u00ebrtuan, u zhvilluan dhe kap\u00ebn kombe me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh, qeveria e cila kishte synim kryesor, pa asnj\u00eb diskutim rritjen e mir\u00ebqenies, m\u00ebk\u00ebmbjen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, dyfishoi rrogat, dyfishoi pensionet.<\/p>\n<p>Po si e rikthej ky tiranin\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb, nj\u00eb nga tre armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>E ktheu fare thjesht\u00eb, i ngriu rrogat.<\/p>\n<p>T\u00eb ngrish rrogat n\u00eb kushtet e tregut, do t\u00eb thot\u00eb ti varf\u00ebrosh vit pas viti, qytetar\u00ebt e tu. Po pse? Sepse \u00e7mimet rriten, se ligji i tregut \u00ebsht\u00eb rritja e vazhdueshme e \u00e7mimeve. Dhe ky zot\u00ebri nuk u mjaftuar me rritjen natyrale t\u00eb \u00e7mimeve, por krijoi n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs, borde komuniste dhe u tha qytetar\u00ebve se; po, ato jan\u00eb komuniste, por jan\u00eb t\u00eb dobishme. Cila ishte dobia e tyre p\u00ebr ju. 1 vit bordet, \u00e7do qytetar shqiptar pagoi p\u00ebr ushqime dhe naft\u00ebn, 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 vit m\u00eb par\u00eb. \u00c7do qytetar shqiptar la nj\u00eb rrog\u00eb, \u00e7do pensionist la dy pensione.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky kishte para nga taksat q\u00eb i dyfishoi, nga gjobat e tmerrshme q\u00eb vendos, dyfish krahasuar me buxhetin e vitit 2013. Ky kishte gjithsej 5 miliard\u00eb euro, kundrejt 3 miliard\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb vitin 2013. Por problemi i tij \u00ebsht\u00eb se nuk njeh kufij t\u00eb vjedhje, se nd\u00ebrton nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb fush\u00eb, autostrad\u00eb 24 mln euro kilometrin, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Gjermani nd\u00ebrtohet me 2, maksimumi 3 milion\u00eb euro. Se nd\u00ebrton nj\u00eb shkoll\u00eb me 6 milion\u00eb euro, me 5 mln euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ato nd\u00ebrtohen me 700 mij\u00eb euro, sipas standardit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shkollave n\u00eb Europ\u00eb dhe SHBA.<\/p>\n<p>Pra, ky nuk njeh kufij n\u00eb vjedhjet e tij, ndaj dhe ky vendosi tiranin\u00eb e varf\u00ebris\u00eb mbi shqiptar\u00ebt. Largimi i tij me 14 maj m\u00eb vot\u00ebn tuaj, votimi juaj p\u00ebr Bardh Spahin\u00eb, votimi juaj p\u00ebr koalicionin \u2018Bashk\u00eb fitojm\u00eb\u2019 p\u00ebr 1-shin, \u00ebsht\u00eb goditje fatale p\u00ebr monizmin dhe pushtetin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe i them Nikol\u00ebs, se Zoti e ka bekuar vot\u00ebn t\u00ebnde si misionare e v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr monizmit, form\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb sundimit t\u00eb njeriut n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Ne kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb, por mb\u00ebshtetja juaj ka qen\u00eb vendimtare. Edhe me 6 mars ju ishit shp\u00ebtimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. Ju krijuat, Shkodra, shkodranet dhe shkodran\u00ebt, me vot\u00ebn e tyre me 6 mars votuan p\u00ebr Shkodr\u00ebn, ishull shprese, ishull i drit\u00ebs s\u00eb fitores q\u00eb po ndri\u00e7on sot, mendjet e zemrat e shqiptar\u00ebve nga jugu n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ju garantoj se pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, at\u00ebher\u00eb kur don Shkodra, do t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Por e kam nj\u00eb thirrje, e kam nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb e vajzat, n\u00ebnat dhe motrat e Shkodr\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; Merreni n\u00eb dor\u00eb, flamurin e fitores, flamurin e k\u00ebsaj fushate, sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn, vajz\u00ebn, gruan shqiptare, armik m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb pushtet se Edi Rama nuk kan\u00eb paturndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mizogenist i pashoq dhe i pashembullt dhe nuk e quaj t\u00eb till\u00eb p\u00ebr gosipin q\u00eb ekziston p\u00ebr dhun\u00ebn brutale q\u00eb p\u00ebrdor n\u00eb familje, etj., etj., se nuk jan\u00eb pun\u00eb t\u00eb mia ato, por e quaj t\u00eb till\u00eb p\u00ebr vuajtjet, dhimbjet, psher\u00ebtimet, breng\u00ebn q\u00eb ai u krijoi gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, n\u00ebnave dhe motrave, vajzave shqiptare, duke i zhytur n\u00eb varf\u00ebri, duke detyruar f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb largohen nga vendi, v\u00ebllez\u00ebrit, motrat, djemt\u00eb e vajzat t\u00eb marrin dheun se nuk mund ti mbajn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>E quaj t\u00eb till\u00eb sepse si i pashpirt\u00eb i p\u00ebrdor ato, vet\u00ebm fasad\u00eb. Merr, em\u00ebron 12-13 vajza e gra n\u00eb qeveri. Absolutisht q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb e kam p\u00ebrg\u00ebzuar dhe hera e par\u00eb dhe e fundit n\u00eb jet\u00ebn time q\u00eb e kam p\u00ebrg\u00ebzuar. Po. Se ju them un\u00eb ju, asgj\u00eb nuk e p\u00ebrmir\u00ebson shoq\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se virtytet e arrira t\u00eb gruas shqiptare, n\u00ebn\u00ebs shqiptare, motr\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u2019na doli? Ansambli i badiguardeve t\u00eb Gadafit. Po. Edona i thot\u00eb Zeusi, ajo tjetra i thot\u00eb; brendi, e treta i thot\u00eb zheniu. D\u00ebgjoja Olta Xha\u00e7k\u00ebn, vizionari i madh, i pronave t\u00eb burrit t\u00eb saj, q\u00eb i dha resortin, i dha n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, e shpalli investitor strategjik. Pra ka krijuar nj\u00eb ansamb\u00ebl q\u00eb ato p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb mendojn\u00eb, \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, por absolutisht nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, gruan, n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn shqiptare, demokrate, socialiste apo t\u00eb paparti.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ju tregoj nj\u00eb gj\u00eb. U b\u00eb dje nj\u00eb takim me grat\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shkod\u00ebr. E mor\u00ebm filmimin dhe e fut\u00ebm n\u00eb riderface, n\u00eb leximin e emocioneve t\u00eb fytyr\u00ebs. \u00c7far\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh, 80% emocione negative ndaj tij. Po, i kemi me minuta k\u00ebtu se kur rriteshin. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai p\u00ebrs\u00ebri kryente nj\u00eb akt t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh njer\u00ebz ti n\u00eb shesh, q\u00eb ti m\u00ebrzit\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb mallkojn\u00eb, por k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn kudo sepse p\u00ebrs\u00ebri verb\u00ebrisht beson se do t\u00eb mund t\u00eb mashtroj\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se u takon k\u00ebsaj radhe, vajzave dhe grave, me vot\u00ebn e tyre me p\u00ebrpjekjen e tyre n\u00eb fushat\u00eb t\u00eb jen\u00eb promotori kryesor i fitores s\u00eb Bardh Spahis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, i fitores s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, i p\u00ebrmbysjes s\u00eb monizmit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Le ta shnd\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e shpres\u00ebs, pranver\u00ebn e idealeve tona m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Shkodra, rroft\u00eb Shqip\u00ebria, rrofshi ju!<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha n\u00eb nj\u00eb takim madh\u00ebshtor n\u00eb Shkod\u00ebr, ka prezantuar kandidatin e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, kryebashkiakun aktual, Bardh Spahia.\u00a0Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha tha se e fton Edi Ram\u00ebn n\u00eb debat deri dit\u00ebn e fundit, sepse pas 14 majit, do t\u00eb ik\u00eb dhe do t\u00eb marr\u00eb at\u00ebq\u00eb meriton. \u2018Nuk vjen dot &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44803,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44802"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44802"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44802\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44803"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44802"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44802"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44802"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}