{"id":44700,"date":"2023-05-01T19:36:48","date_gmt":"2023-05-01T19:36:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44700"},"modified":"2023-05-01T19:36:48","modified_gmt":"2023-05-01T19:36:48","slug":"berisha-edi-rama-beri-gjithcka-kundra-nesh-por-fati-na-dha-1-shin-1-shi-fiton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/05\/01\/berisha-edi-rama-beri-gjithcka-kundra-nesh-por-fati-na-dha-1-shin-1-shi-fiton\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama b\u00ebri gjith\u00e7ka kundra nesh, por fati na dha 1-shin, 1-shi fiton!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb nj\u00eb takimi elektoral n\u00eb Paskuqan, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, Arjan Hoxha ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 14 majit t\u00eb votojn\u00eb numrin 1.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha ka sfiduar Ram\u00ebn, duke i k\u00ebrkuar debat-p\u00ebrballje, dhe t\u00eb hapen t\u00eb gjitha defeter\u00ebt e shtetit. Kryetari i PD-s\u00eb, akuzoi Edi Ram\u00ebn se i ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 tendera baxhanakut t\u00eb tij, dhe se thjeshtra e tij po shkat\u00ebrron t\u00eb gjitha studiot e arkitektur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, duke fituar \u00e7do tender.<\/p>\n<p>\u2018Nuk del dot, sepse i nxjerr un\u00eb k\u00ebtu t\u00eb pakt\u00ebn 100 tendera p\u00ebr Armando Frangun, baxhanakun e tij, t\u00eb pakt\u00ebn 100 ja nxjerr nj\u00eb e nga nj\u00eb. Ja k\u00ebtu. I nxjerr me dhjet\u00ebra tendera p\u00ebr thjeshtr\u00ebn. Edhe ajo nj\u00eb vajz\u00eb e re, vajz\u00eb e mir\u00eb nuk them, por i shkat\u00ebrroi t\u00eb gjitha studiot e arkitekt\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb lidhur me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj, kompania e huaj fiton tenderat, k\u00ebt\u00eb e merr n\u00ebnkontraktore dhe \u00e7do projekt do t\u00eb marr\u00eb bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pushtetin p\u00ebr pasurimin e tij\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p>Berisha u b\u00ebri thirrje s\u00ebrish grave, n\u00ebnave, vajzave, motrave q\u00eb t\u00eb marrin fushat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Prap apeli im \u00ebsht\u00eb p\u00ebr grat\u00eb, vajzat. Ti shtrojn\u00eb pyetje vetes, kur ndonj\u00ebher\u00eb si k\u00ebto 10 vite kan\u00eb psher\u00ebtir\u00eb, kan\u00eb qar\u00eb me lot t\u00eb ftohta n\u00ebnat dhe motrat tona p\u00ebr shkak t\u00eb skamjes, varf\u00ebris\u00eb, pasiguris\u00eb. Kur ndonj\u00ebher\u00eb ata kan\u00eb pasur nj\u00eb breng\u00eb kaq t\u00eb madhe n\u00eb shpirt p\u00ebr shkak t\u00eb largimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, vajzave dhe djemve n\u00eb dherat e tjera, t\u00eb gjitha p\u00ebr shkak t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe vjedhjeve t\u00eb tij\u2019.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare e qytetar\u00eb, zonja e zot\u00ebrinj, v\u00ebllez\u00ebr e motra, banor\u00eb t\u00eb Paskuqanit, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb fitores s\u00eb madhe, t\u00eb fitores s\u00eb pluralizmit n\u00eb Paskuqan, Kamz\u00eb, por edhe n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Dje un\u00eb pata nj\u00eb tur dhe kudo q\u00eb shkova, frynte flladi i fitores.<\/p>\n<p>I dashur sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, dhe deputet i zon\u00ebs, Flamur Noka.<\/p>\n<p>I dashur zoti Edi Paloka, kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, deputet i kuvendit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur zot\u00ebrinj deputet\u00eb, Asllan Dogjani, Petrit Doda.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur kryetar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr Paskuqanin dhe Kamz\u00ebn, Anton Pjet\u00ebrnikaj dhe Arben Muja.<\/p>\n<p>I dashur Klevis, drejtues organizativ i fushat\u00ebs s\u00eb fitores n\u00eb Kamz\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur, Mimoza dhe Roland. I nderuar drejtues i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb Kamz\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nder i madh q\u00eb vij sot tek ju, p\u00ebr t\u00eb paraqitur kandidatin e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, kandidatin e vot\u00ebs tuaj t\u00eb lir\u00eb, e besimit tuaj, Arjan Hoxh\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht jo vet\u00ebm kandidat i koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, por \u00ebsht\u00eb kandidat i 24 partive opozitare t\u00eb cilat jan\u00eb bashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb p\u00ebr rivendosjen e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrmbysjen e monizmit n\u00eb qeverisjen vendore dhe ecjen e sigurt\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e tij dhe n\u00eb qeverin\u00eb qendrore.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga dramat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe t\u00eb nj\u00eb vendi. Kudo nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb dark\u00eb, gjer nat\u00ebn von\u00eb n\u00eb bisedat tona, gjithnj\u00eb qarkullojm\u00eb vet\u00ebm shpopullimin, largimin e njer\u00ebzve, largimin e t\u00eb rinjve nga ky vend, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb vend i mallkuar.<\/p>\n<p>Si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, vendi sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb reale. Po pse e them un\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb sepse t\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do pushtet, qendror dhe vendor, \u00e7do pushtet i drejt\u00ebsis\u00eb, i medieve, parlamenti, t\u00eb gjitha jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, pushtetin m\u00eb abuziv, m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr vendin dhe qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb diktatur\u00eb jo t\u00eb bazuar n\u00eb ideologji, as n\u00eb besime t\u00eb tjera, as n\u00eb junta ushtarake, por t\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb band\u00eb, n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale q\u00eb qeveris vendin duke vjedhur nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb. Q\u00eb qeveris vendin duke i pla\u00e7kitur dhe grabitur pasurit\u00eb e tij, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do pushtues tjet\u00ebr n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Q\u00eb qeveris vendin duke p\u00ebrdorur, drog\u00ebn, krimin dhe \u00e7do mjet t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Diktatura e band\u00ebs, apo diktatura e organizatave kriminale \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e rrezikshme m\u00eb e sh\u00ebmtuar e t\u00eb gjitha diktaturave.<\/p>\n<p>Ndaj dhe m\u00eb 14 maj \u00e7do qytetar i k\u00ebtij vendi, duhet t\u00eb votoj\u00eb kund\u00ebr monizmit, duhet t\u00eb votoj\u00eb q\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb, me vot\u00ebn e tij t\u00eb kontribuoj\u00eb q\u00eb n\u00eb pushtetin vendor t\u00eb vendosim pluralizmin.<\/p>\n<p>Shikoni si transformoi monizmi njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Po marrim Rakip Sulin. Sot po marr vet\u00ebm nj\u00eb aspekt. Kamza, Paskuqani jan\u00eb kthyer n\u00eb shkolla me tre turne. A e dini se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb shkoll\u00eb me tre turne? Do t\u00eb thot\u00eb arsim qesharak, do t\u00eb thot\u00eb ska shkollim. Sa hyjn\u00eb dalin, sa shkojn\u00eb, nuk shkojn\u00eb. Po pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse u p\u00ebrdor t\u00ebrmeti p\u00ebr t\u00eb shembur shkollat q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb krisje, dhe u b\u00ebn\u00eb shkollat e f\u00ebmij\u00ebve viktimat m\u00eb t\u00eb para p\u00ebr t\u00eb vjedhur k\u00ebta qeveritar\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfytyruar.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb Valias, e kishte prishur shkoll\u00ebn n\u00eb mos gabohem \u2018Ibrahim Basha\u2019 dhe nd\u00ebrtuar pastaj me 4 milion\u00eb shkoll\u00ebn. Vjedh t\u00eb pakt\u00ebn 3 milion\u00eb euro. Shkolla asnj\u00eb krisje, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb kudo.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhe m\u00eb keq n\u00eb Tiran\u00eb. Njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj morali, v\u00ebrsulen mbi tempujt e shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Ka vendosur taksa ai i Tiran\u00ebs. Taksa e arsimit, e ndaluar me kushtetut\u00eb. Po pse? Sepse kushtetuta thot\u00eb q\u00eb n\u00eb territorin e k\u00ebtij vendi, arsimin e kan\u00eb falas, nuk mund t\u00eb vendoset taks\u00eb. Kurr\u00eb. Nd\u00ebrsa del nj\u00eb hajdut q\u00eb nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb morale dhe vendos taks\u00eb.<\/p>\n<p>Sa mbledh me taks\u00ebn thoni ju. 42 milion\u00eb euro. Dhe kur vjen puna i k\u00ebrkojn\u00eb gazetar\u00ebt, ku jan\u00eb shkollat, num\u00ebron dhe shkolla t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb vitet \u201960. Num\u00ebron shkolla me dhjet\u00ebra t\u00eb nd\u00ebrtuara nga donacione nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe jo me 42 milion\u00eb e vjedhur prej tij.<\/p>\n<p>Ndaj dhe k\u00ebta pranojn\u00eb, si\u00e7 pranonte Rakipi ti thoshte, gamor, e gomar dhe her\u00eb tjet\u00ebr do ti thot\u00eb veshgjat\u00eb, mjafton t\u00eb mos e \u00e7oj\u00eb aty ku e ka vendin Rakipi, n\u00eb prokurori. Aty e mbron.<\/p>\n<p>A mundet pra t\u00eb vazhdohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Sa her\u00eb n\u00eb \u00e7do takim, kemi b\u00ebr\u00eb thirrje urdh\u00ebro t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb shesh para qytetar\u00ebve. Edhe k\u00ebtu po deshi Edi Rama t\u00eb vij\u00eb, t\u00eb vij\u00eb n\u00eb debat. Por debati \u00ebsht\u00eb detyrim para jush, sepse kryeministri, presidenti, cilido rrog\u00ebtar i k\u00ebtij shtetit paguhet me parat\u00eb tuaja, me taksat tuaja dhe ai ka detyrim t\u00eb dal\u00eb para jush, ka detyrim ti kthej\u00eb xhepat para jush, ka detyrim t\u00eb tregoj\u00eb \u00e7do qindark\u00eb, ku i mori?<\/p>\n<p>Por Edi Rama nuk del dot kurr\u00eb. Si mund t\u00eb dal\u00eb ai q\u00eb jeton n\u00eb saraje. Kam qen\u00eb rrog\u00ebtar i k\u00ebtij shtetit k\u00ebto 30 vite, nj\u00eb apartament 130 metra kam. Absolutisht, pa kredi m\u00eb t\u00eb madh nuk e blija dot. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Po ti q\u00eb nd\u00ebrtove sarajet me 720 metra gjat\u00ebsi themelet, me 5 mij\u00eb metra parkun p\u00ebrreth, me ullinj 3-400 vje\u00e7ar q\u00eb kushtojn\u00eb nga 20-30 mij\u00eb euro. Ku i gjete k\u00ebto, hajde k\u00ebtu Edi Rama, duhet t\u00eb dal\u00ebs tu thuash k\u00ebtu qytetar\u00ebve nga mbijn\u00eb ato. Se ti na thua jam nga bregu, se po qe nga bregu, Surreli nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb breg, nuk i ke trash\u00ebgim, as nga n\u00ebna as nga baba ato, i ke vjedhur, ndaj dhe nuk del. I ke vjedhur, i ke vjedhur.<\/p>\n<p>E kam ftuar dhe e ftoj, hajde k\u00ebtu dil para qytetar\u00ebve. Ti ke familjar, un\u00eb kam familjar, ti marrim nj\u00ebher\u00eb defter\u00ebt e shtetit t\u00eb gjitha. T\u00eb dal\u00eb, \u00e7far\u00eb tenderash kan\u00eb fituar familjar\u00ebt e mi nga shteti dhe \u00e7far\u00eb tenderash kan\u00eb fituar familjar\u00ebt e tu. Me ligj familjar\u00ebt tan\u00eb nuk mund t\u00eb fitojn\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Ligji nuk e lejon. Ligji nuk e lejon pushtetarin t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pushtetin e tij p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb tendera familjarit t\u00eb vet. Q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment \u00ebsht\u00eb vjedhje, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorim i pushtetit p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten. Nuk del dot, sepse i nxjerr un\u00eb k\u00ebtu t\u00eb pakt\u00ebn 100 tenderap\u00ebr Armando Frangun, baxhanakun e tij, t\u00eb pakt\u00ebn 100 ja nxjerr nj\u00eb e nga nj\u00eb. Ja k\u00ebtu.<\/p>\n<p>I nxjerr me dhjet\u00ebra tendera p\u00ebr thjeshtr\u00ebn. Edhe ajo nj\u00eb vajz\u00eb e re, vajz\u00eb e mir\u00eb nuk them, por i shkat\u00ebrroi t\u00eb gjitha studiot e arkitekt\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb lidhur me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj, kompania e huaj fiton tenderat, k\u00ebt\u00eb e merr n\u00ebnkontraktore dhe \u00e7do projekt do t\u00eb marr\u00eb bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pushtetin p\u00ebr pasurimin e tij.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebro hajde pak t\u00eb t\u00eb tregoj se \u00e7far\u00eb drame ka krijuar Olsi me ortak\u00ebt e vet, mbi 2 miliard\u00eb euro me call centera. Nuk del dot sepse detyrohet t\u00eb ik\u00eb po t\u00eb dal\u00eb. Prandaj dhe as Kipen nuk lejon t\u00eb dal\u00eb. Nuk lejon asnj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka firmosur dhe un\u00eb kam firmosur, kam vendosur me mij\u00ebra firma. T\u00eb dalim pak te firmat, por ti ke firmosur 420 dhe nuk ekzistojn\u00eb dhe parat\u00eb po i depozitojn\u00eb ofshore dhe n\u00eb Teheran, parat\u00eb tuaja. Ja ky Kipja q\u00eb i thot\u00eb nj\u00ebher\u00eb k\u00ebshtu e nj\u00ebher\u00eb ashtu, ju merr p\u00ebr xhepat e Ram\u00ebs dhe Veliajt, 29 euro tarif\u00eb p\u00ebr mbetjet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb depozitimi \u00ebsht\u00eb 11 se nuk digjet asnj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb pasi e kemi kritikuar, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me rrogat, mashtrues i paskrupullt. Mund ti thuash \u00e7do gj\u00eb, por nuk mund t\u00eb prish\u00eb njeriu goj\u00ebn. Dhe \u00e7\u2019b\u00ebri, ja rrita tha rrog\u00ebn presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, 4 milion\u00eb e 600 mij\u00eb lek\u00eb. E di \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo? Kjo \u00ebsht\u00eb shpirtkamz\u00ebri. Po pse? Sepse me at\u00eb akt q\u00eb b\u00ebre ti, diferenc\u00ebn mes rrog\u00ebs s\u00eb presidentit dhe rrog\u00ebs s\u00eb pastrueses, e cila ishte 8-10 her\u00eb, e b\u00ebre 15 her\u00eb. Po pse u dashka t\u00eb marr\u00eb presidenti rrog\u00eb 15 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa punonj\u00ebsja e tij aty.<\/p>\n<p>N\u00eb diktatura b\u00ebhen k\u00ebto, por n\u00eb vende t\u00eb lira nuk b\u00ebhen kurr\u00eb k\u00ebto. E ku paska qen\u00eb problemi, rroga e presidentit. Jo more zot\u00ebri, nuk ishte problem rroga e presidentit, sepse presidenti, deputeti edhe ministri, me ato rroga e kalojn\u00eb mir\u00eb, por problem \u00ebsht\u00eb rroga e ul\u00ebt, e mesme, problem \u00ebsht\u00eb rroga e familjeve me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Problem i tmerrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ndihma ekonomike.<\/p>\n<p>\u00c7do qytetar nga vjet gjer sivjet, ka shpenzuar vet\u00ebm p\u00ebr ushqime 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb, dy pensione m\u00eb shum\u00eb. Ka shpenzuar pothuajse nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Po pse k\u00ebshtu, \u00e7far\u00eb b\u00ebri ky. Sepse ky i ngriu rrogat. Rrogat u ngrin\u00eb, por \u00e7mimet u rrit\u00ebn dhe i rriti vet\u00eb. \u00c7mimet rriten. N\u00eb kushte tregu, kushti themelor i nj\u00eb ekonomie t\u00eb sh\u00ebndetshme \u00ebsht\u00eb rritja progresive e \u00e7mimeve. Por \u00e7far\u00eb b\u00ebn qeveria, rrit rrogat. Ju jeni d\u00ebshmitar, 2005-2013 dyfishuam rrogat dhe pensionet. Edhe \u00e7mimet u rrit\u00ebn, ato nuk i ndalon kurr\u00eb, por sa u rrit\u00ebn, u rrit\u00ebn 40%, 60 % i rritjes s\u00eb rroga i mbeti n\u00eb xhep dhe ajo jepte shpres\u00eb, besim se viti tjet\u00ebr do t\u00eb ishte m\u00eb i mir\u00eb. Ndaj dhe shqiptar\u00ebt nga viti n\u00eb vit, nga 2007-2014 u shtuan n\u00eb Shqip\u00ebri, u rrit numri n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa ky rriti \u00e7mimet, gozhdoi rrogat.<\/p>\n<p>Ky ndjek nj\u00eb politik\u00eb absolutisht antishqiptare dhe \u00e7njer\u00ebzore. Ikin, ikin \u00e7do dit\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e tij p\u00ebr ikjen. P\u00ebrgjigja e tij p\u00ebr ikjen, do t\u00eb marrin nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Po pse do t\u00eb marrim ne nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Pse t\u00eb mos punojm\u00eb ne q\u00eb k\u00ebta djem, k\u00ebta t\u00eb rinj t\u00eb rrin\u00eb k\u00ebtu. T\u00eb shkollohen, pun\u00ebsohen, t\u00eb krijojn\u00eb biznese, familje. Jo n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb ikin se ata nuk votojn\u00eb, kurse k\u00ebta votojn\u00eb dhe rroga e tyre nga rrezikon pushtetin.<\/p>\n<p>Rakipi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopje e sh\u00ebmtuar e Ram\u00ebs dhe Veliajt. Ai ju thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb kryeqytetit, mbolla 1 milion\u00eb pem\u00eb. Por vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta toleroj\u00eb at\u00eb 1 dit\u00eb nuk ka. Si mund t\u00eb mashtrosh ti.<\/p>\n<p>Londra paska gjithsej 700 mij\u00eb pem\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 10-15 fishi i Tiran\u00ebs. Parku i liqenit ka gjithsesj 32 mij\u00eb pem\u00eb. Po pse thot\u00eb 1 mln. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur fatur\u00ebn e blerjes s\u00eb 1 mlnfidan\u00ebve, ja vjedhur 1 mln her\u00eb. Po. A votohen k\u00ebta, m\u00eb thoni a votohen k\u00ebta? K\u00ebta duhen p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nat\u00ebn, nuk ka par\u00eb toka njer\u00ebz si k\u00ebta, hajdut\u00eb si k\u00ebta nuk ka pasur kurr\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Tani \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb? Tani, p\u00ebrpiqen t\u00eb tallen, t\u00eb paraqiten si hokatar, me fjalor halabaku, para burrave, grave, kudo. K\u00ebtij i thot\u00eb veshgjat\u00eb, atij tjetrit i thot\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, e me radh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ju t\u00eb mos mendoni p\u00ebr pensionet, rrogat, p\u00ebr rrugicat, shkollat, ata q\u00eb kan\u00eb ikur, por t\u00eb merreni me diskursin e tij. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ka qeverisur 10 vite dhe shkon nga sheshi n\u00eb shesh e nuk \u00ebsht\u00eb i zoti t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb mashtroj\u00eb, t\u00eb mashtroj\u00eb, t\u00eb mashtroj\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte dje n\u00eb Shkod\u00ebr. U tha e b\u00ebra Muzeun Marubi, ja thash\u00eb dhe dje, e sot. P\u00ebr fototek\u00ebn Marubi ne blem\u00eb 600 milion\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e bank\u00ebs. Ja blem\u00eb privatit, kishte qen\u00eb bank\u00eb p\u00ebrpara. 600 mij\u00eb filma u dixhitalizuan. Ky i vuri nj\u00eb tabel\u00eb. Ky mashtron kudo, ky \u00ebsht\u00eb njeri i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebn. Meq\u00eb me qytetar\u00eb nuk takohet dot, merr me detyrim, infermiere, m\u00ebsuese, punonj\u00ebsve administrate dhe krijon nj\u00eb audienc\u00eb sikur po flet para grave. Un\u00eb i p\u00ebrsh\u00ebndes grat\u00eb e Shkodr\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb grushti t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb kishin futur at\u00eb FRESHI-t e prit\u00ebn si n\u00eb p\u00ebrmortje.<\/p>\n<p>Prap apeli im \u00ebsht\u00eb p\u00ebr grat\u00eb, vajzat. Ti shtrojn\u00eb pyetje vetes, kur ndonj\u00ebher\u00eb si k\u00ebto 10 vite kan\u00eb psher\u00ebtir\u00eb, kan\u00eb qar\u00eb me lot t\u00eb ftohta n\u00ebnat dhe motrat tona p\u00ebr shkak t\u00eb skamjes, varf\u00ebris\u00eb, pasiguris\u00eb. Kur ndonj\u00ebher\u00eb ata kan\u00eb pasur nj\u00eb breng\u00eb kaq t\u00eb madhe n\u00eb shpirt p\u00ebr shkak t\u00eb largimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, vajzave dhe djemve n\u00eb dherat e tjera, t\u00eb gjitha p\u00ebr shkak t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe vjedhjeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rreshton disa ministre. Absolutisht secila kopje e klonuar e pashpirt\u00ebsis\u00eb. Por ministrja q\u00eb q\u00ebndis zyr\u00ebn me 200 mij\u00eb euro, q\u00eb porosit biftekun 1 mij\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb privatisht u thot\u00eb shoqeve, m\u00eb thoni Belinda lluksi, \u00e7far\u00eb ka lidhje ajo me dertet, hallet e grave shqiptare, socialiste, demokrate, \u00e7far\u00eb do qofshin. Ajo \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr lavdet q\u00eb i thur Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo tjetra. Akti i par\u00eb, tenderin v\u00ebllait. Burrin tendermen, dhe ky mendon se duke qen\u00eb i rrethuar nga nj\u00eb grup zonjash, t\u00eb cilat vet\u00ebm ju nuk ju p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, as socialist\u00eb, as demokrat\u00eb, \u00e7far\u00eb do qoshin, do mund t\u00eb marr\u00eb vot\u00ebn e grave. Ky meriton mallkimin e grave, n\u00ebnave, vajzave, motrave shqiptare. Ky meriton vet\u00ebm mallkim, mallkim p\u00ebr p\u00ebrz\u00ebnien nga Shqip\u00ebria t\u00eb 800 mij\u00eb t\u00eb rinjve. Mallkim p\u00ebr zhytjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb varf\u00ebri dhe mjerim. Mallkim p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pasurive publike. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb pasur nj\u00eb njeri kaq hajdut dhe t\u00eb pashpirt sa Edi Rama. Por miqt\u00eb e mi, \u00e7do gj\u00eb e ka nj\u00eb fund dhe ai do t\u00eb ket\u00eb fundin q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Sot nj\u00eb nga mediat m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Uashingtonit, n\u00eb nj\u00eb artikull prej nj\u00ebr\u00ebs prej penave m\u00eb t\u00eb informuara, ish-oficerit t\u00eb sh\u00ebrbimeve amerikane, informon publikun amerikan se Edi Rama dhe Erion Veliaj jan\u00eb n\u00ebn hetim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr McGonigalin, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr McGonigalin, por kan\u00eb dosje t\u00eb trasha sekrete p\u00ebr drog\u00ebn dhe krimin.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi. Ai gazetar i thot\u00eb publikut se i deleguari amerikan q\u00eb ishte para dy jav\u00ebsh u tha shqiptar\u00ebve se ne mb\u00ebshtetim popullin shqiptar, dmth nj\u00eb distancim i qart\u00eb i Edi Ram\u00ebs, vet\u00ebkuptohet para atij momenti q\u00eb e pret s\u00eb shpejti, e pret McGonigal.<\/p>\n<p>Edi Rama ka dosjen e djeg\u00ebsave. A mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb firmos\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur autoriteti kompetent ligjor i thot\u00eb, se kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb e kundraligjshme. Kurr\u00eb nuk mund t\u00eb firmos\u00eb, kryeministri firmos vet\u00ebm kur e ka te veten, p\u00ebr veten e tij apo v\u00ebllain e vet, dhe do t\u00eb b\u00ebhet miliarder si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebhet ky me djeg\u00ebsat.<\/p>\n<p>Edi Rama po gjobit Shqip\u00ebrin\u00eb si askush tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb. 110 milion\u00eb euro do paguajn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr mbylljen e Agon Channel nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Edhe Erioni absolutisht do ti paguaj\u00eb dhe do t\u00eb kalbet n\u00eb burg p\u00ebr \u00e7do gjyq q\u00eb do t\u00eb humbas\u00eb. Do t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Po pse Erioni del i implikuar? Sepse Erion Veliaj do na b\u00ebnte dasm\u00eb n\u00eb kalan\u00eb e Gjirokastr\u00ebs. Po mir\u00eb, b\u00ebje ku t\u00eb duash, por problemi \u00ebsht\u00eb se dasma nuk po b\u00ebhej me parat\u00eb e tij, por po b\u00ebnte das\u00ebm me parat\u00eb e ministris\u00eb. Nuk ndodh n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Jo n\u00eb kala, por po ju them un\u00eb ju, edhe n\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb mikpritjes t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb qoft\u00ebse ndonj\u00eb minist\u00ebr, apo kryeminist\u00ebr b\u00ebn nj\u00eb aktivitet personal, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7do qindark\u00eb. Kurse Erion Veliaj e b\u00ebnte n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, b\u00ebnte tenderin p\u00ebr nj\u00eb aktivitet n\u00eb kala, cili ishte aktiviteti? Dasma e vet dhe parat\u00eb i kishte marr\u00eb i v\u00ebllai i vet. A votohen k\u00ebta? K\u00ebta nuk kan\u00eb as moral, as shpirt, nuk kan\u00eb asgj\u00eb. Mund t\u00eb vazhdoj gjat\u00eb n\u00eb list\u00ebn e tyre, por 14 maji po vjen.<\/p>\n<p>Ju garantoj se Arjan Hoxha do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar me shpejt\u00ebsi jet\u00ebn tuaj, jet\u00ebn e komunitet.<\/p>\n<p>Arjan Hoxha do t\u00eb heq\u00eb \u00e7do barr\u00eb fiskale q\u00eb r\u00ebndon mbi ju, do t\u00eb p\u00ebrgjysmoj\u00eb taksat mbi biznesin, do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb me transparenc\u00eb \u00e7do qindark\u00eb, do p\u00ebrpar\u00ebsoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb rinjve, grave, kryefamiljareve.<\/p>\n<p>Arjan Hoxha do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri prej jush, dhe bashkia do t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpia juaj e par\u00eb. Ndaj dhe me 14 maj me vot\u00ebn tuaj, votoni 1-shin, koalicionin \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019. Edi Rama b\u00ebri gjith\u00e7ka kundra nesh, por fati na dha 1-shin. 1-shi fiton.<\/p>\n<p>Votoni Arjan Hoxh\u00ebn, votoni 3-shin. Duke votuar ArjanHoxh\u00ebn, ju keni votuar gjithashtu p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e monizmit n\u00eb qeverisjen vendore. Keni p\u00ebrmbushur nj\u00eb mision historik, rivendosjen e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe fundin e sistemit nj\u00ebpartiak, fundin e pushtetit n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Kamza, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb nj\u00eb takimi elektoral n\u00eb Paskuqan, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, Arjan Hoxha ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 14 majit t\u00eb votojn\u00eb numrin 1. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha ka sfiduar Ram\u00ebn, duke i k\u00ebrkuar debat-p\u00ebrballje, dhe t\u00eb hapen t\u00eb gjitha defeter\u00ebt e shtetit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44701,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44700"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44700\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}