{"id":44613,"date":"2023-04-30T19:02:33","date_gmt":"2023-04-30T19:02:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44613"},"modified":"2023-04-30T19:02:33","modified_gmt":"2023-04-30T19:02:33","slug":"berisha-rama-shkoi-ne-malesi-te-madhe-per-te-mbjelle-ndasi-fetare-benet-beci-ka-bere-gabimin-e-jetes-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/30\/berisha-rama-shkoi-ne-malesi-te-madhe-per-te-mbjelle-ndasi-fetare-benet-beci-ka-bere-gabimin-e-jetes-se-tij\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama shkoi n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb ndasi fetare, Benet Beci ka b\u00ebr\u00eb gabimin e jet\u00ebs s\u00eb tij!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb takim elektoral s\u00eb bashku me banor\u00ebt e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs dhe kandidatin e opozit\u00ebs, Zef Hila p\u00ebr t\u00eb propozuar planin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashki. N\u00eb fjal\u00ebn e tij ai iu drejtua edhe kreut t\u00eb PD Vau i Dej\u00ebs, t\u00eb cilit ju b\u00eb nj\u00eb atentat me tritol pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ku i shprehu solidaritetin dhe p\u00ebrkrahjen e tij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit me banor\u00ebt dhe z.Hila, lideri i PD, Sali Berisha shtoi se kandidati i p\u00ebrzgjedhur \u00ebsht\u00eb i duhuri ku tregoi se ai i njeh t\u00eb gjitha hallet dhe problemet e banor\u00ebve. \u201cFlladi i fitores po fryn n\u00eb mbar\u00eb vendin\u201d, u shpreh Berisha n\u00eb fjal\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua me nj\u00eb pyetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Tom Doshit, duke e pyetur se \u00e7far\u00eb ka ai b\u00ebr\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e Fush\u00eb Arr\u00ebzit, Puk\u00ebs, Vaut t\u00eb Dej\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs. Berisha akuzoi kreun e PSD, duke th\u00ebn\u00eb se ai ka kryer krim elektorale, duke bler\u00eb vota e duke i sh\u00ebrbyer xhepit dhe pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Berisha shtoi se Benet Beci ka zgjedhur drejtimin e gabuar p\u00ebrhrah Ram\u00ebs, dhe se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb pafalsh\u00ebm q\u00eb kandidon p\u00ebr partin\u00eb e band\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrate e demokrat\u00eb. Banor\u00eb t\u00eb Hajmelit. P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta dhe mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj tep\u00ebr t\u00eb \u00e7muar q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb dhe i jepni PD.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur deputet\u00eb, znj.Greta Bardeli, z.Ludovik Hasani, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb. I dashur z. Benard Ndreca, heroi i gjall\u00eb i vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj mbar\u00eb popullit opozitar, i cili \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb m\u00eb 14 maj monizmin e bazuar n\u00eb banda, krim dhe drog\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell nderimin tim, p\u00ebrsh\u00ebndetjen dhe mir\u00ebnjohjen time, sepse ata q\u00eb menduan se do t\u00eb mund t\u00eb t\u00eb asgj\u00ebsonin fizikisht, ose do t\u00eb mund t\u00eb t\u00eb mposhtnin moralisht, ata mor\u00ebn turpin e historis\u00eb p\u00ebr krimin e tyre, kurse ti udh\u00ebheq, i prin PD drejt fitores s\u00eb Zef Hil\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki.<\/p>\n<p>I dashur z.Zef Hila. Kam shum\u00eb nder dhe k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb jam sot k\u00ebtu me banor\u00ebt e Hajmelit p\u00ebr t\u2019ju paraqitur ju si kandidat p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. Ju keni kandiduar shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr kryetar komune, bashkie, deputet, por k\u00ebsaj here Zef Hila \u00ebsht\u00eb kandidati juaj. E keni votuar ju, e keni zgjedhur ju, i keni dh\u00ebn\u00eb besimin ju.<\/p>\n<p>Dhe pas jush, PD dhe 25 parti t\u00eb tjera politike opozitare. E t\u00ebr\u00eb opozita shqiptare qendron n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Zef Hil\u00ebn. E bindur se paraqet te ju nj\u00eb nga qeveritar\u00ebt vendor\u00eb m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb ka patur edhe ka vendi. E bindur se mb\u00ebshtet te ju nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie. Nj\u00eb menaxher t\u00eb shk\u00eblqyer, por edhe nj\u00eb lider, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs vizionar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne s\u00eb bashku, pat\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ndjekim programin, zb\u00ebrthimin e programit t\u00eb Zef Hil\u00ebs para jush p\u00ebr \u00e7do fshat, \u00e7do lagje t\u00eb k\u00ebsaj bashkie. Me programin q\u00eb paraqiti Zef Hila tregon se i njeh t\u00eb gjitha problemet n\u00eb territorin e k\u00ebsaj bashkie. T\u00eb gjitha problemet e qytetar\u00ebve, banor\u00ebve, lagjeve, fshatrave, njeh gjith\u00e7ka. Por ka edhe projektet p\u00ebr t\u2019i adresuar ato. Ka edhe projektet p\u00ebr t\u2019i zgjidhur ato. Zef Hila merr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebtu para jush dhjet\u00ebra e qindra projekte, dhe un\u00eb kam bindje absolute se Zef Hila ato do t\u2019i b\u00ebj\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>M\u00eb 14 maj ne shkojm\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb drejt nj\u00eb fitoreje historike. Kudo q\u00eb shkoj nga jugu n\u00eb veri, flladi i fitores po fryn n\u00eb mbar\u00eb vendin. Drita e saj po ndri\u00e7on mendjet e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Kudo qytetari idealisht jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale t\u00eb pashembullt q\u00eb nga viti \u201990 e deri m\u00eb sot. Hajmeli dhe Vau i Dej\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nga zonat q\u00eb i njeh m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr \u00e7do t\u00eb thot\u00eb pushtet n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Pushteti n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb faktuar n\u00eb histori, dhe kushdo m\u00eb shum\u00eb se njeri tjet\u00ebr n\u00eb kurrizin e shqiptar\u00ebve, n\u00eb kurrizin e hajmelasve, si forma m\u00eb e eg\u00ebr, m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore e pushtetit. Por miqt\u00eb e mi, pushteti i nj\u00eb njeriu ekziston n\u00eb diktaturat komuniste t\u00eb cilat bazohen n\u00eb ideologji \u00e7njer\u00ebzore marksiste-leniniste, dhe ne e p\u00ebrjetuam at\u00eb. Ekziston n\u00eb diktaturat teokratike, t\u00eb cila bazohen dhe jan\u00eb bazuar n\u00eb ekstremizmat fetare dhe kan\u00eb krijuar katastrofa p\u00ebr kombet e tyre. Bazohen n\u00eb diktatura ushtarake ku kolonel\u00eb e gjeneral\u00eb marrin pushtetin dhe ushtrojn\u00eb me ligje ushtarake pushtetin e tyre \u00e7njer\u00ebzor mbi qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por do u them sonte k\u00ebtu, se midis t\u00eb gjitha formave t\u00eb diktaturave, studiuesit dhe historian\u00ebt e m\u00ebdhenj form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe, m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr konsiderojn\u00eb diktatur\u00ebn e bandave, banditit. Dhe kjo diktatur\u00eb \u00ebsht\u00eb sot realitet n\u00eb Sqhip\u00ebri. Po pse do thoni ju? Sot Edi Rama kontrollon \u00e7do pushtet, kontrollon gjith\u00e7ka. Kontrollon pushtetin ekzekutiv, Parlamentin, kontrollon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore drejt\u00ebsin\u00eb. Sot institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb me band\u00ebn, e lidhur me krimin.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb Prokurori e cila shet, nxjerr n\u00eb treg sekretet e hetimit? A \u00ebsht\u00eb ajo nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore me bandat dhe krimin? \u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb zbaton urdhra politike? Dhe kjo b\u00ebn q\u00eb ju t\u00eb mos keni t\u00eb drejta reale. Q\u00eb t\u00eb drejtat tuaja t\u2019i konfiskoj\u00eb ai q\u00eb ka t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>\n<p>Sot 95% e vendimeve t\u00eb gjykatave jan\u00eb kundra jush, dhe pro shtetit bandit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. \u00c7do aspekt pra, Edi Rama ka p\u00ebrqendruar \u00e7do pushtet.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb mision historik 14 maji p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb atij pushtetin vendor me kandidat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer si Zef Hila?<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Dy kandidatura rivale kandidojn\u00eb. K\u00ebtu kandidati tjet\u00ebr. Kandidati q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson partin\u00eb e krimit, n\u00eb fakt i marr\u00eb me koncension nga Tom Doshi. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Po vij nga Puka. N\u00eb Puk\u00eb paraqita Rrok Dod\u00ebn. Gjon Gjonit ia thash\u00eb aty mes t\u00eb gjith\u00ebve. Gjon i thash\u00eb, ne q\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb, kemi d\u00ebgjuar, lexuar dhe t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb mbajtur mbi kurriz shum\u00eb, po kryetar komiteti ekzektiv q\u00eb t\u00eb dal\u00eb dhe t\u2019i fus\u00eb thonjt\u00eb n\u00eb fyt qytetarit nuk kishim par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Kishte polic\u00eb q\u00eb i arrestonin, skuadra pushkatimi q\u00eb i zbatonin, por kryetari i komitetit ekzdekutiv nuk dilte n\u00eb bulevard t\u00eb kap\u00eb prej fyti, si\u00e7 kapi Gjon Gjoni nj\u00eb qytetar t\u00eb Puk\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, sikur t\u00eb ishte \u00e7far\u00eb t\u00eb ishte ai.<\/p>\n<p>E dhash\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb jan\u00eb kandidat\u00ebt rival\u00eb. Po ky tjetri k\u00ebtu, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb? \u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson? P\u00ebrfaq\u00ebson pra, band\u00ebn m\u00eb t\u00eb rrezikshme q\u00eb ka qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebz, erdha n\u00eb Puk\u00eb, erdha k\u00ebtu. Kudo si hije m\u00eb del emri Tom Doshit. Do t\u00eb pyes pak k\u00ebtu. Tom, hajde m\u00eb thuaj k\u00ebtu \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti p\u00ebr k\u00ebta banor\u00eb? Un\u00eb jam njeri q\u00eb absolutisht respektoj lirin\u00eb e tjetrit, por emri yt n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebz, Puk\u00eb, k\u00ebtu dhe n\u00eb Shkod\u00ebr qarkullon si votbler\u00ebsi m\u00eb i madh. Po ky \u00ebsht\u00eb krim i sh\u00ebmtuar. Ky \u00ebsht\u00eb krim elektoral monstruoz. Vjen, nxjerr lista deputet\u00ebsh kandidat\u00ebsh. Na thua pak, \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti p\u00ebr banor\u00ebt e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs? Cfar\u00eb ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e Puk\u00ebs, p\u00ebr Fush\u00eb Arr\u00ebzin? I ke sh\u00ebrbyer xhepit dhe pasuris\u00eb t\u00ebnde. Absolutisht. Sepse ti Tom, nj\u00eb ushtar i s\u00eb keqes, n\u00eb fakt m\u00eb mir\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbesh Vu\u00e7i\u00e7it, sesa Edi Ram\u00ebs, se ai \u00ebsht\u00eb padroni i Edi Ram\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, duke i sh\u00ebrbyer Edi Ram\u00ebs p\u00ebr vota, natyrisht ai t\u00eb b\u00ebn 100-favore, p\u00ebr taksa, p\u00ebr leje e p\u00ebr t\u00eb gjitha, dhe partin\u00eb e more nga nj\u00eb kriminel elektoral.<\/p>\n<p>Ja pse pushteti i band\u00ebs, diktatura e band\u00ebs \u00ebsht\u00eb diktatura m\u00eb e keqe.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs ishte edhe Edi Rama dhe shkoi si nj\u00eb primitiv. Besoj se duke mbjellur ndasi fetare n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe do mund t\u00eb merrte vota. Po ai nuk e njeh historin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, Mal\u00ebsin\u00eb e mir\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur me qindra her\u00eb armiq, pushtues etj., t\u2019i nd\u00ebrsejn\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit. Nuk kan\u00eb arritur kurr\u00eb. Aty mysliman\u00eb dhe katolik\u00eb kan\u00eb luftuar, qendruar, kan\u00eb vdekur p\u00ebr vendin s\u00eb bashku dhe ky tani shkon dhe p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb term n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se besimi i tij, feja e tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm paraja, dhe paraja jo e fituar me djers\u00eb, por paraja e vjedhur e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, apo n\u00eb Shirok\u00eb flist\u00eb p\u00ebr Benetin. Tani po, do flas dhe un\u00eb p\u00ebr Benetin k\u00ebtu para jush. Ja ku e kam Zef Hil\u00ebn k\u00ebtu, ja ku \u00ebsht\u00eb Beneti n\u00eb krah t\u00eb tij atje. Ftoj \u00e7do qytetar t\u00eb qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb ndalet k\u00ebto dy vite, t\u00eb kujtoj\u00eb parlamentin shqiptar. Sa her\u00eb q\u00eb Zef Hila, Greta Bardeli dhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs. Po sa her\u00eb ka folur Benet Becip \u00ebr Shkodr\u00ebn? Asnj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb e njoh at\u00eb, dhe nj\u00eb dit\u00eb jam shprehur: Ka b\u00ebr\u00eb gabimin fatal t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. T\u00eb paraqitet ai p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Edi Ram\u00ebn, armikun m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Absolutisht, tre armiq kan\u00eb patur k\u00ebto zona n\u00eb histori. Car Dushanin, Enver Hoxh\u00ebn, Edi Ram\u00ebn. T\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb Shkod\u00ebr ti, duke mos patur asgj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7t\u00eb thuash vet\u00ebm fototek\u00ebn Marubi, t\u00eb cil\u00ebn qeveria e m\u00ebparshme e bleu nd\u00ebrtes\u00ebn 600 milion\u00eb lek\u00eb. Qeveria e m\u00ebparshme financoi digjitalizimin e t\u00eb gjith\u00eb fototek\u00ebs . E inaguroi. Kurse ky shkoi, dhe i vuri nj\u00eb tabel\u00eb \u201cmuze\u201d, dhe kjo ishte kryevepra q\u00eb b\u00ebri ai aty.<\/p>\n<p>Benet, p\u00ebrs\u00ebri tani dalim tani. Zef Hila si\u00e7 e d\u00ebgjove num\u00ebroi me qindra projekte, kurse ti shkove n\u00eb Shkod\u00ebr me maketin 3D t\u00eb hyrjes s\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Po kishte turp m\u00eb t\u00eb madh?<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 Edi Rama p\u00ebr t\u00eb err\u00ebsuar investimet q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb kudo kishte b\u00ebr\u00eb me 3D nj\u00eb maket dhe thot\u00cb: Ja k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb Shkodra. Shkodra u injorua nga investimet n\u00eb shkall\u00ebn maksimale, dhe dua t\u2019ju them banor\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Dukagjinit, se \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb rrug\u00eb e nd\u00ebrtuar ka qen\u00eb e projektuar dhe e financuar nga qeveria e m\u00ebparshme. P\u00ebrkundrazi, rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Dukagjin nga Palajt e nd\u00ebrpreu. Nuk lejoi q\u00eb t\u00eb ecej m\u00eb tutje. E \u00e7uam deri n\u00eb Pult, dhe aty nuk e \u00e7oi rrug\u00ebn deri n\u00eb Shosh\u00eb e t\u00eb zbriste deri n\u00eb breg t\u00eb lumit, sepse ai kishte urrejtje.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Benet duhet t\u00eb jesh i sinqert\u00eb. Deshi t\u00eb nd\u00ebrpriste edhe rrug\u00ebn Tamar\u00eb-Vermosh, dhe rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Theth. Por ato ishin siguruar financimet, dhe nuk mund t\u00eb hiqeshin. Se qeveria ime kishte firmosur p\u00ebr to. Ndaj edhe b\u00ebra k\u00ebt\u00eb meq\u00ebn\u00ebse i p\u00eblqeu t\u00eb thot\u00eb, t\u00eb mburret se Benetin ia mora Saliut. Beneti i a fali veten dreqit, duke pranuar t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebs po i rr\u00ebshket toka n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb. Monizmi i ka dit\u00ebt e fundit. Kudo un\u00eb gjej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb burra dhe gra idealist\u00eb, t\u00eb rinj idealit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb duan t\u00eb rivendosin pluralizmin. Me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb mezi presin t\u00eb votojn\u00eb koalicionin \u201cBashke Fitojm\u00eb\u201d, 1-shin. Dhe nj\u00eb gj\u00eb k\u00ebtu. Edi Rama b\u00ebri gjith\u00e7ka i tmerruar nga Sali Berisha, dhe b\u00ebri \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos figuronim, por fati q\u00eb nuk kontrollohet dot kurr\u00eb na dha 1-shin. Zef Hila \u00ebsht\u00eb gjithashtu pa num\u00ebr. Zef Hil\u00ebn e njohin t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e bashkis\u00eb, e mb\u00ebshtesin t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt. Votoni 1-shin dhe Zef Hil\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe. Ludoviku tha k\u00ebtu: Un\u00eb jam nip prej Hajmeli. Prandaj edhe ku t\u2019i kemi ato lidhje n\u00eb Puk\u00eb, Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, Lezh\u00eb, Shkod\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorim. T\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb bindur \u00e7do socialist, demokrat, t\u00eb pa parti se kjo zgjedhje jan\u00eb p\u00ebr fatin e vendit.<\/p>\n<p>A ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb q\u00eb n\u00eb 8 vite t\u2019i ken\u00eb ikur 1 milion\u00eb banor\u00eb, 33% e popullat\u00ebs. Po pse kan\u00eb ikur? Kan\u00eb ikur nga dhimbjet e varf\u00ebris\u00eb, braktisjes, injorimi, skamja. Rinia, n\u00eb shkoll\u00eb ua ngren\u00eb mesataren nuk i fut n\u00eb universitet. Ata q\u00eb marrin diplomat nuk gjejn\u00eb pun\u00eb. Mbetet fati i tyre n\u00eb bot\u00eb si rrug\u00eb e vetme p\u00ebr ta. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Vau i Dej\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb parajs\u00eb tok\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore. Po k\u00ebto i ka kthyer n\u00eb mallkim Edi Rama. Edi Rama ngurt\u00ebsoi rrogat, kurse \u00e7mimet u ngjit\u00ebn n\u00eb stratosfer\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me rritjen e cmcimeve nga vjet deri sivjet, edhe me ndihm\u00ebn e bordeve t\u00eb tij, \u00e7do qytetar i Hajmelit, Kodr\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb, 430 mij\u00eb lek\u00eb. Ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb, pothuaj nj\u00eb rrog\u00eb. \u00c7do pensionist dy rroga. Tani kujtohet t\u00eb mashtroj\u00eb, dh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrdor mashtrimin.<\/p>\n<p>E \u00e7ova ligjin n\u00eb Parlament. Nqs solle ligjin, pse nuk e \u00e7ove ta votojn\u00eb, por e mbylle Parlamentin? NJ\u00eb genjeshtar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb q\u00eb tot\u00eb: kur nuk ke turp b\u00ebn dhe thua \u00e7do gj\u00eb, dhe ai i till\u00eb \u00ebsht\u00eb. Se solli ligjin p\u00ebr rrogat, hajde t\u2019i rrisim, e votojm\u00eb. Por mbylli Parlamentin, i vuri \u00e7el\u00ebsin Parlamentit, sepse do mashtroj\u00eb. Sepse nuk mund t\u00eb dyfishohen kurr\u00eb rrogat n\u00eb nj\u00eb vit. Pyesni, bisedoni me bizneset, nqs dyfishon rrogat n\u00eb nj\u00eb vit, t\u00eb pakt\u00ebn 70% e bizneseve falimentojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dyfishuar rrogat, s\u00eb pari duhet t\u00eb p\u00ebrgjysmosh taksat e bizneseve, duhet t\u00eb shkurtosh shpenzimet, t\u00eb mos udh\u00ebtosh me avion personal me dhom\u00eb gjumi, por t\u00eb udh\u00ebtosh me linj\u00eb tregtare.<\/p>\n<p>Kancelari i Austris\u00eb, qeveria austriake n\u00eb vendim udh\u00ebton me linja tregtare. Kurse ky me avion me dhom\u00eb gjumi luksi, 22 milion\u00eb euro. P\u00ebr t\u00eb dyfishuar rrogat, duhet t\u00eb q\u00eb ministret t\u00eb mos porosisin biftek 1000 euro. As ky darkat 10 mij\u00eb euro. E keni v\u00ebn\u00eb re ju Parlamentin, parad\u00eb mode. Ua thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb: I qendrisni gj\u00ebrat me svarovski, po ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb kafshat\u00ebn. A flasin ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb at\u00eb parlament deputet\u00ebt e Edi Ram\u00ebs? Ata flasin p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, se ata vjedhin bashk\u00eb me Edi Ram\u00ebn, sepse qeveritar\u00ebt vendor\u00eb vjedhin me t\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri i men\u00e7ur, dhe nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb diktaturave ka shkruar: T\u00eb votosh nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb vjedh nuk je m\u00eb viktim\u00eb, por je bashk\u00ebfajtor. T\u00eb votosh nj\u00eb njeri q\u00eb mashtron nuk je m\u00eb viktim\u00eb, por je bashk\u00ebfajtor. Ndaj edhe t\u00eb takojm\u00eb \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebsaj bashkie, \u00e7do lidhje ton\u00ebn. Edi Rama po kalon nga sheshi n\u00eb shesh me mashtrime, dhe vet\u00ebm mashtrime. Dhe kur i sosen mashtrimet i del zorra qorre n\u00eb goj\u00eb. E b\u00ebn me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb t\u00eb mos merremi me vjedhjet e tij, mashtrimet e tij dhe ta nd\u00ebshkojm\u00eb p\u00ebr to.<\/p>\n<p>E b\u00ebn me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb t\u00eb themi ja \u00e7far\u00eb flet, ja si flet, si halabak. Ai \u00ebsht\u00eb turpi i tij q\u00eb flet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por ne do t\u00eb merremi me problemet e m\u00ebdha q\u00eb na krijon dhe na shkakton ai. Ta nd\u00ebshkojm\u00eb dhe t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>Ju garantoj se fill prapa do jen\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, zgjedhjet t\u00eb cilat me vot\u00ebn e lir\u00eb do t\u00eb p\u00ebrzen\u00eb nga pushteti Edi Ram\u00ebn. Do rikthejn\u00eb opozit\u00ebn. Dhe i garantoj shqiptar\u00ebt se p\u00ebrs\u00ebri ata do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb qyetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb paguar t\u00eb rajonit. Garantoj bizenset se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr numri dhe kapacitetet e tyre do t\u00eb dyfishohen, sepse ne jemi parti e taksave t\u00eb ul\u00ebta. Ne besojm\u00eb se parat\u00eb n\u00eb xhepat tuaja jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vlefshme se n\u00eb ark\u00ebn e qeveris\u00eb. Se p\u00ebrgjysmim i taksave do t\u00eb thot\u00eb dyfishim pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>I garantoj fermer\u00ebt e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Hajmelit, t\u00eb k\u00ebsaj zone dhe mbar\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se do t\u00eb subencionohen p\u00ebr \u00e7do sip\u00ebrfaqe, prodhim, kok\u00eb bag\u00ebtish q\u00eb ata mbar\u00ebshtrojn\u00eb. Subvencionimi do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 6 her\u00eb m\u00eb i madh se sot. Asgj\u00eb s\u2019po them. Po them do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mesataren e rajonit, sepse Kosova sot subvencionon 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ne. Dhe ky subvencion nuk \u00ebsht\u00eb humbje as p\u00ebr sh\u00ebndetin, as p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. E kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ky subvencion \u00ebsht\u00eb histori fitimi p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt, por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb begatim nga viti n\u00eb vit gjithnj\u00eb e ma i madh i familjeve shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb jet\u00eb e larg\u00ebt dita kur shqiptar\u00ebt jo vet\u00ebm nuk do t\u00eb largohen nga vendi i tyre, por shqiptar\u00ebt do t\u00eb kthehen n\u00eb vendin e tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebtuar t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Vau i Dej\u00ebs, rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb takim elektoral s\u00eb bashku me banor\u00ebt e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs dhe kandidatin e opozit\u00ebs, Zef Hila p\u00ebr t\u00eb propozuar planin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashki. N\u00eb fjal\u00ebn e tij ai iu drejtua edhe kreut t\u00eb PD Vau i Dej\u00ebs, t\u00eb cilit ju b\u00eb nj\u00eb atentat me tritol pak koh\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44613"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44613\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}