{"id":44575,"date":"2023-04-30T16:21:15","date_gmt":"2023-04-30T16:21:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44575"},"modified":"2023-04-30T16:21:15","modified_gmt":"2023-04-30T16:21:15","slug":"berisha-nena-motra-gra-vajza-dilni-ne-krye-te-kesaj-fushate-te-jeni-ju-kurora-e-fitores-se-14-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/30\/berisha-nena-motra-gra-vajza-dilni-ne-krye-te-kesaj-fushate-te-jeni-ju-kurora-e-fitores-se-14-majit\/","title":{"rendered":"Berisha: N\u00ebna, motra, gra, vajza dilni n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj fushate. T\u00eb jeni ju kurora e fitores s\u00eb 14 majit!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot n\u00eb Puk\u00eb kandidatin e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, z.Rrok Dodaj. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb prezantimin e kandidatit, Berisha tha se rivali i Rrokut, Gjoni nuk krahasohet me kandidatin e dinjitetit, pasi ky i fundit ka dal\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe ua ka v\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Puk\u00ebs thonjt\u00eb n\u00eb fyt.<\/p>\n<p>Berisha vijoi duke th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse kandidati rival i Rrokut, Gjoni n\u00ebse do t\u00eb kishte sadopak dinjitet, ai do t\u00eb largohej dhe nuk do t\u00eb garonte, por k\u00ebrkon q\u00eb edhe t\u00eb vjedh\u00eb ende, prandaj qendron.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha akuzoi vjedhjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb kryeminstrit, duke theksuar se ai mbetet shkaku kryesor i varf\u00ebrimit dhe shpopullimit masiv t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se kandidati q\u00eb kandidon p\u00ebr PS \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i v\u00ebllait t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk ka asgj\u00eb shqiptare, ndaj iu tha qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb 14 maj t\u00eb votojn\u00eb njeriun e duhur, Rrok Dodajn.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Berisha u b\u00ebri thirrje grave e n\u00ebnave t\u00eb dalin n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj fushate, duke u shnd\u00ebrruar k\u00ebshtu n\u00eb kuror\u00ebn e fitores s\u00eb 14 majit, p\u00ebr t\u00eb mposhtur varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb familjet e tyre, si edhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs dhe krimeve n\u00eb familje.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare e qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb Puk\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh dhe mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ju, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Puk\u00ebs, pukjanet e pukjan\u00ebt kudo q\u00eb ndodhen, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, Shqip\u00ebri, emigracion e diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Shpreh mir\u00ebnjohje dhe nderim t\u00eb pakufish\u00ebm, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb PD-s\u00eb dhe demokracis\u00eb shqiptare, p\u00ebr q\u00ebndrimet, shpirtin tuaj liradash\u00ebs, shpirtin tuaj pun\u00ebtor.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt dhe demokratet e Puk\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u bashkuan rreth vlerave t\u00eb liris\u00eb, tejkaluan t\u00eb gjitha kund\u00ebrshtit\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebn edhe n\u00eb Puk\u00eb e Fush\u00eb Arr\u00ebs, kandidat\u00ebt e liris\u00eb, kandidat\u00ebt e primareve. Mb\u00ebshtet\u00ebn Rrok Dod\u00ebn n\u00eb Puk\u00eb, Hil Currin n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Un\u00eb sot jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb paraqitur para jush kandidat p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb ardhsh\u00ebm, nj\u00ebrin nga bijt\u00eb e shquar t\u00eb Puk\u00ebs, nj\u00eb qytetar shembullor, nj\u00eb menaxher t\u00eb aft\u00eb. Nj\u00eb njeri me vizion Rrok Dod\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me ju ndoqa me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi programin q\u00eb paraqiti k\u00ebtu para jush, programi i nj\u00eb qeveritari t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Programi i nj\u00eb njeriu q\u00eb ju njeh k\u00ebtyre qytetar\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb Puk\u00ebs, hallet dhe dertet, problemet q\u00eb duhen p\u00ebrballuar dhe zgjidhur. Programi i nj\u00eb njeriu me vizion q\u00eb ju vet\u00ebm njeh problemet, por i jep dhe zgjidhjet.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb filozofia e Rrokut dhe t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 bazohet n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb me qytetarin. Bazohet n\u00eb respekt t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tij dhe iniciativ\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Ju e d\u00ebgjuat, premtoi ulje taksash, premtoi aktivitet pa taksa p\u00ebr 3 vite p\u00ebr t\u00eb rinj, p\u00ebr vajzat, p\u00ebr grat\u00eb. Premtoi investime jo n\u00eb oborrin e bashkis\u00eb, por investime n\u00eb \u00e7do fshat, n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb k\u00ebtij rrethi.<\/p>\n<p>Premtoi q\u00eb pasurit\u00eb p\u00ebrrallore t\u00eb Puk\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt, komunitetin. Puka ka potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Puk\u00ebn Zoti e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga rrethet m\u00eb t\u00eb pasura, mbi tok\u00eb, n\u00ebn tok\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha shpirti pun\u00ebtor dhe krijues i pukjan\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 14 maj, Rrok Doda vjen para jush si kandidati juaj, si kandidati i vot\u00ebs tuaj t\u00eb lir\u00eb. Por p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes tuaj, t\u00eb besimit q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb, Rrok Doda ka fituar mb\u00ebshtetjen e 24 partive politike, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrit opozitar shqiptar.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Greta, deputete e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ludovik, deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i dashur Demir, Astrit, Hil.<\/p>\n<p>Kjo frym\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjellin qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim madhor p\u00ebr ne. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyrim q\u00eb m\u00eb 14 maj t\u00eb votojm\u00eb fitoren dhe m\u00eb 15 t\u00eb festojm\u00eb fitoren e pluralizmit, t\u00eb festojm\u00eb fitoren e ndryshimit, festojm\u00eb fitoren largimin nj\u00eb minut\u00eb e m\u00eb par\u00eb nga pushteti t\u00eb nj\u00eb njeriu i cili e ka trajtuar veriun e Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb njohur vet\u00ebm dy her\u00eb n\u00eb histori; n\u00eb koh\u00ebn e Car Dushanit dhe t\u00eb xhelatit Enver Hoxha dhe nuk e kan\u00eb njohur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb p\u00ebrrallore qindra e qindra milion\u00eb euro, t\u00eb ardhura nga pasurit\u00eb e kaskad\u00ebs, pasurit\u00eb e minierave, pasurit\u00eb e veriut q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb moll\u00eb t\u00eb ndaluar p\u00ebr banor\u00ebt e veriut.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ju them nj\u00eb gj\u00eb k\u00ebtu. Kam patur nj\u00eb mik q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dhe prandaj nuk po ja them emrin. E d\u00ebgjoj nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb televizion tek thot\u00eb, dhe m\u00eb vjen keq, se po ja them, jo p\u00ebr at\u00eb, sepse ai e kuptoi m\u00eb von\u00eb gabimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb; un\u00eb urrej \u00e7do verior nga Fush\u00eb Kruja gjer n\u00eb Vermosh. I thot\u00eb gazetari, si more i urren, pse e thua k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb? Tha i urrej sepse jan\u00eb kriminel\u00eb, e kishte t\u00eb m\u00ebkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nga Edi Rama. Ai kur e kuptoi fjal\u00ebn q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb, ai po n\u00eb televizor u t\u00ebrhoq dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre k\u00ebrkoi ndjes\u00eb.<\/p>\n<p>Por jam k\u00ebtu prap t\u00eb ju them. Nj\u00eb mik i imi i thot\u00eb nj\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb e gjete k\u00ebt\u00eb deputet n\u00eb Lezh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me k\u00ebto akuza, oh tha, ai m\u00eb sjell vota mua. Ai i tha, vota po t\u00eb sjell, por nuk ka asnj\u00eb reputacion. K\u00ebshtu jan\u00eb ata, i tha Rama. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebtu, t\u00eb pakt\u00ebn rreth 110 vite m\u00eb par\u00eb, kur nuk kishte rrug\u00eb, por vet\u00ebm shtigje kalon nj\u00eb zonj\u00eb shum\u00eb e nderuar dhe ajo ishte Edith Durham. N\u00eb nj\u00eb fshat po t\u00eb Puk\u00ebs, ec\u00ebm e ec\u00ebm thot\u00eb, m\u00eb than\u00eb se k\u00ebtu kan\u00eb kaluar hebrejt\u00eb, i thash\u00eb jo nuk kan\u00eb kaluar k\u00ebtu. M\u00eb than\u00eb se k\u00ebtu nj\u00eb mushk\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shenj\u00ebn, u thash\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb mushke, por kur hyra brenda mendoja me veten time-thot\u00eb Edith Durham-k\u00ebta me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb ca bes\u00ebtytni, por edhe n\u00eb Angli ne kemi bes\u00ebtytni. Edhe pse me shkolla ne ndjekim mediumet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ndjekim shtrigat etj., me radh\u00eb. Por ama secilit prej tyre ti k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb dy dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto shtigje dhe male \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vij\u00eb me besnik\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, kurse nj\u00eb anglez k\u00ebt\u00eb nuk ta b\u00ebn kurr\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb civilizuar, t\u00eb qytet\u00ebruar. Ja thash\u00eb k\u00ebto atij zot\u00ebris\u00eb q\u00eb mendon se veriu qeveriset me kriminel\u00eb, sepse vet\u00eb ka nj\u00eb shpirt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ndalesha kaq shum\u00eb, por rivali i Rrokut, \u00ebsht\u00eb Gjoni. M\u00eb falni. Ne kemi qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e jona, kan\u00eb jetuar diktatur\u00ebn. Burgjet m\u00eb t\u00eb zeza, skuadra pushkatimi, kampe p\u00ebrqendrimi, por t\u00eb ju them t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ne nuk kemi par\u00eb nj\u00eb kryetar t\u00eb komitetit ekzekutiv q\u00eb t\u00eb dal\u00eb ti fus\u00eb thonjt\u00eb n\u00eb fyt qytetarit, si\u00e7 b\u00ebri Gjon Gjonaj k\u00ebtu n\u00eb Puk\u00eb. A keni par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ju. K\u00ebsaj i thon\u00eb fushat\u00eb me thonj n\u00eb fyt t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjon, ti n\u00eb at\u00eb moment, po t\u00eb t\u00eb kishte ngelur qoft\u00eb edhe nj\u00eb miligram dinjitet njer\u00ebzor, duhej t\u00eb largoheshe nga skena. Por nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb largohesh vjedhjet q\u00eb ke kryer ti. Se ke kaq vite k\u00ebtu q\u00eb kujdesesh vet\u00ebm p\u00ebr pronat tua, se Puk\u00ebn e solle v\u00ebrdall\u00eb rreth hotelit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Se nd\u00ebrtove sht\u00ebpit\u00eb gjoja sociale dhe kujt ja dhe, kryetarit t\u00ebnd t\u00eb k\u00ebshillit. A keni d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb at\u00eb kryetarin apo Gjonin t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr ju? Ai rri n\u00eb Tiran\u00eb, sht\u00ebpin\u00eb e jep me qira si hotel.<\/p>\n<p>Pse u ndala n\u00eb k\u00ebto shembull. U ndala p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se k\u00ebta jan\u00eb nj\u00eblloj, nj\u00eb sekt q\u00eb absolutisht kjo tok\u00eb nuk e ka pasur kurr\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb vjedh \u00e7do dit\u00eb dhe q\u00eb qytetar\u00ebt e tij i duken qenie inferiore, i duken t\u00eb pavlera. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr i cili p\u00ebrve\u00e7 dallimeve t\u00eb shum\u00eb llojta i ngriu rrogat sa erdhi n\u00eb pushtet. Arrit\u00ebn me lumenj djerse tuajat, por edhe me vendosm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb dalim nga vendi me rrogat historikisht m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat, n\u00eb vendin me rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, m\u00eb t\u00eb larta edhe se rumun\u00ebt e bullgar\u00ebt q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte kjo. Kjo do t\u00eb thoshte q\u00eb t\u00eb vazhdonim t\u00eb rrisnim rrogat, t\u00eb rrisnim pensionet, sepse kudo q\u00eb t\u00eb shkosh nj\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore si Shqip\u00ebria nuk ka. Shqip\u00ebria ka t\u00eb gjitha pasurit\u00eb t\u00eb begatoj\u00eb qytetar\u00ebt e saj, me nj\u00eb kusht, t\u00eb mos vidhen, t\u00eb mos vidhen.<\/p>\n<p>Rrogat i ngriu p\u00ebr ju, pensionet i ngriu mbi ju, p\u00ebrve\u00e7 rritjes q\u00eb jep tregu i \u00e7mimeve, krijoi dhe bordet komuniste p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimet sa her\u00eb do. \u00c7far\u00eb soll\u00ebn bordet. Vet\u00ebm n\u00eb 1 vit, \u00e7do pukjan, \u00e7do qytetar ka shpenzuar 430 mij\u00eb lek\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, p\u00ebr ushqimet. Ka shpenzuar 1 rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb, 2 pensione m\u00eb shum\u00eb. Prandaj ikin shqiptar\u00ebt, n\u00eb dar\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb n\u00eb dhimbjen e varf\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, m\u00eb thoni. Jo rrin\u00eb n\u00eb kafene, po ku do rrin\u00eb, pun\u00eb skan\u00eb. Mesataren ua rrite, n\u00eb universitete si pranon. Marrin diplom\u00ebn e nuk gjejn\u00eb pun\u00eb. Natyrisht do t\u00eb mbijetojn\u00eb, do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb dhera t\u00eb tjera. Ndaj dhe k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr fatin e kombit, p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 vite kan\u00eb ikur 1 mln njer\u00ebz, kan\u00eb ikur 800 mij\u00eb t\u00eb rinj, m\u00eb shum\u00eb se 1 brez. Ku \u00ebsht\u00eb e ardhmja. Ata q\u00eb vijn\u00eb mbrapa jan\u00eb pa t\u00eb ardhmen. A mund ta l\u00ebshojm\u00eb k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb vend, e tha n\u00eb fjal\u00ebn e tij Rroku. Ne jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, por edhe p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt na e lan\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por nuk e dor\u00ebzuan. Nuk pranuan t\u00eb largohen dhe shfarosen si\u00e7 po ndodh tani.<\/p>\n<p>Puka e gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb kan\u00eb paguar shum\u00eb vuajtje, tortura, sakrifica, gjenocide n\u00eb koh\u00ebrat e shkuara nga fqinjt\u00eb grabitqar\u00eb. \u00e7far\u00eb po b\u00ebn sot ky? I them Gjon Gjonit, ti nuk je p\u00ebrfaq\u00ebsues i pukjan\u00ebve. Je p\u00ebrfaq\u00ebsues e v\u00ebllait t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>Po pse e them k\u00ebt\u00eb? Po e them k\u00ebt\u00eb, se ky para 5 dit\u00ebsh i thoshte televizionit italian se Shqip\u00ebria pa Serbin\u00eb n\u00eb BE nuk ka kuptim. Po mund ta thot\u00eb nj\u00eb shqiptar k\u00ebt\u00eb? M\u00eb thoni ju mua.<\/p>\n<p>Socilalist\u00eb t\u00eb Puk\u00ebs, ju b\u00ebj thirrje. A mund t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb shqiptar t\u00eb b\u00ebhemi bisht i Serbis\u00eb, t\u00eb b\u00ebhemi vasal\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb? Po kush po e pengon Serbin\u00eb? Serbia sot, ju them un\u00eb ju po t\u00eb mos ishte verb\u00ebria e nacionalizmit serb, do t\u00eb ishte jo n\u00eb negociata, po an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota t\u00eb BE. Po at\u00eb e pengon verb\u00ebria e nacionalizmit. E pengon sepse ajo preferon t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb prapavij\u00eb e agresorit barbar, rus\u00ebve, dhe jo t\u00eb zbatoj\u00eb sanksionet. E ka n\u00eb dor\u00eb vet.<\/p>\n<p>P\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb peng Kosov\u00ebn, dhe jo ta njoh\u00eb at\u00eb si\u00e7 k\u00ebrkon Europa. Kurse, Edi Rama nuk thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria pa Kosov\u00ebn n\u00eb BE nuk ka kuptim, por Shqip\u00ebria pa Serbin\u00eb n\u00eb BE nuk ka kuptim. A ka gj\u00eb shqiptare ky njeri? Absolutisht asgj\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb anti-shqiptar.Analizojeni pak ju qendrimin q\u00eb mban ndaj k\u00ebtij shpopullimi t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb vendit, ndaj k\u00ebtij shkretimi q\u00eb nuk e ka shkaktuar dot asnj\u00eb luft\u00eb, asnj\u00eb epidemi, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori asnj\u00eb pushtim.<\/p>\n<p>T\u00eb marrim thot\u00eb, nga Bangladeshi, Sri Lanka, India, t\u2019i marrim me f\u00ebmij\u00eb dhe familje. Ikni ju! \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo: ikni ju?! Ikni, ikni?! Se k\u00ebt\u00eb vend do ta b\u00ebj\u00eb vendin e hajnave, trafikant\u00ebve, kriminel\u00ebve.<br \/>\nQytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Puk\u00ebs!<\/p>\n<p>Un\u00eb kam besim n\u00eb ndjenjat tuaja atdhetare. Kam besim n\u00eb men\u00e7urin\u00eb tuaj. ju b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb bashkohemi, t\u00eb votojm\u00eb Rrok Dod\u00ebn, Hil Currin, t\u00eb votojm\u00eb 1-shin, koalicionin \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d. Gjithashtu dua t\u00eb them k\u00ebtu. Nuk duhet askush t\u00eb mashtrohet sot. Pas kaq vitesh mashtrimesh, Edi Rama nuk ka, por po t\u00eb kishte nj\u00eb gram, miligram, nanogram moral dhe dinjitet, kurr\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkonte vot\u00eb. Po ai vazhdon, sjell k\u00ebtu emisar\u00eb.<\/p>\n<p>Po kthehem nga Fush\u00eb Arr\u00ebzi. Nj\u00eb mik m\u00eb tha: N\u00eb Kolonj\u00eb babai im ka nj\u00eb mik t\u00eb \u00e7muar, dhe t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit i vijm\u00eb e i shkojm\u00eb nj\u00ebri tjetrit. Por tha, sa her\u00eb shkoj n\u00eb fshatin Gjon\u00e7 ku rri ai, duhet q\u00eb ta marr n\u00eb telefon miku t\u2019i them: kalohet lumi, apo nuk kalohet lumi.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb thot\u00eb: Prit dy dit\u00eb, ose hajde. I kishte th\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj here ajo Elisa na premtoi 10 vite ur\u00ebn. Na g\u00ebnjeu 10 vite dhe ia mbathi, shkoi n\u00eb Shkod\u00ebr. Ndaj edhe ua tregova k\u00ebt\u00eb rast, sesi i p\u00ebrdorin glnjeshtar\u00ebt profesionist\u00eb nga nj\u00eb qytet n\u00eb tjetrin p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>Po Toma, ushtari i s\u00eb keqes. Tom Doshi \u00ebsht\u00eb ushtari i s\u00eb keqes. Pse ua them k\u00ebt\u00eb? Tom Doshi vjen dhe shp\u00ebrndan para. Vjen edhe shtron ndonj\u00eb drek\u00eb, shtron ndonj\u00eb dark\u00eb her\u00eb k\u00ebtu e her\u00eb aty e me rradh\u00eb. Tani t\u2019i b\u00ebj nj\u00eb pyetje un\u00eb. Tom, edhe kur ishe deputet, rdhe kur nuk ishe deputet, ate miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb e ke n\u00eb para me Edi Ram\u00ebn \u00e7far\u00eb mir\u00ebsie pan\u00eb qytetar\u00ebt e Puk\u00ebs, Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, Shkodr\u00ebs nga Tom Doshi? Zero!<\/p>\n<p>Na thuaj pak. Cil\u00ebn rrug\u00eb nd\u00ebrtoi Edi Rama n\u00eb k\u00ebto zona me insistimin t\u00ebnd. Asnj\u00eb! U nd\u00ebrtua k\u00ebtu nj\u00eb liqen q\u00eb e ka privatizuat pothuaj Gjoni. Edi Rama premtoi skit\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. Dhe po k\u00ebshtu, nis\u00ebn asfaltimin e rrug\u00ebs Vau i Dej\u00ebs-Koman. Edi Rama e nd\u00ebrpreu. Urdh\u00ebroi t\u00eb mos b\u00ebhet. At\u00ebher\u00eb, vjen k\u00ebtu si tregtar vote? \u00cbsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e turpshme, se edhe partin\u00eb e ke marr nga nj\u00eb kriminel elektoral q\u00eb quhet Sk\u00ebnder Gjinushi. Dhe ti kryen \u00e7do dit\u00eb me aktet e tua krim elektoral.<\/p>\n<p>Un\u00eb t\u00eb garantoj se kjo kurr\u00eb nuk do t\u00eb harrohet.<\/p>\n<p>Denisa me fjal\u00ebn e saj plot\u00eb pasion, emocione dhe v\u00ebrtet\u00ebsi b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb t\u00eb gjitha zhvillimeve t\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb z\u00ebrin e Denis\u00ebn ndjehej qart\u00eb revolta e thell\u00eb shpirt\u00ebrore e nj\u00eb vajze, e nj\u00eb zonje t\u00eb nderuar e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtrt\u00eb vlon n\u00eb shpirtin e t\u00eb gjitha, grave, n\u00ebnave, motrave tona.<\/p>\n<p>Ndaj edhe un\u00eb nga kjo tribun\u00eb, ju b\u00ebj thirrje ju n\u00ebna, motra, vajza, gra t\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka q\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhjr t\u00eb fitoj\u00eb ndryshimi, pluralizmi. T\u00eb fitoj\u00eb Rrok Doda, Hil Curri. T\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka, sepse ju e ndjeni m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb keqen e hidhur t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje, e cila ka sjell\u00eb vet\u00ebm varf\u00ebri n\u00eb vatrat tuaja. E cila ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ju t\u00eb p\u00ebrballoni jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ju, t\u00eb shkolloni f\u00ebmij\u00ebt tuaj. Ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ju t\u00eb mjekoni njer\u00ebzit tuaj. Ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ju t\u2019i \u00e7oni n\u00eb universitete f\u00ebmij\u00ebt, pale t\u2019i gjeni nj\u00eb vend pune. Nuk ka.<\/p>\n<p>Ju ju p\u00ebrmblidhen t\u00eb gjitha. Por do t\u2019u them edhr nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Ky njeri \u00ebsht\u00eb njeriu, \u00ebsht\u00eb qeveritari m\u00eb mizogen q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria. Ky p\u00ebrdor mask\u00ebn, fasad\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbuluar mentalitetin e tij arkaik, mentalitetin e tij \u00e7njer\u00ebzor ndaj femrave shqiptare.<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr, vriten 3 gra n\u00eb dy or\u00eb. Vriten 5 gra n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb, marrin peng t\u00eb tjera q\u00eb nuk ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta. Nuk thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, sikur nuk ndodhi asgj\u00eb. Sikur \u00ebsht\u00eb gj\u00eb normale. Po nuk ka gj\u00eb m\u00eb anormale. P\u00ebr nj\u00eb show\u00ebri nuk ka an\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se t\u00eb ekzekutohen n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb 5 gra. Po kur ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr si ky, i cili b\u00ebn vet\u00ebm fasad\u00eb, e mbrojn\u00eb 12-13 Spiropale, t\u00eb cilat sillen. Nj\u00ebra i thot\u00eb: Mbreti Edi Rama. Tjetra i thot\u00eb: Gjeniu yn\u00eb. Tjetra i thot\u00eb: Zeusi yn\u00eb. Identik si\u00e7 e lavd\u00ebronin badigard\u00ebt Gadafin. Ato jan\u00eb aty p\u00ebr tu p\u00ebrfaq\u00ebsuar ju, n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn, vajz\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Thon\u00eb q\u00eb Belinda thot\u00eb: tani m\u00eb quani Belinda luksi. 200 mij\u00eb euro zyr\u00ebn. 1 mij\u00eb euro biftekun. 1 ka bifteku, apo dy qe. Po pse? Se ai shpenzon 10 mij\u00eb euro dark\u00ebn. Po pse? Se ai blen nj\u00eb vazo p\u00ebr oborrin e pas\u00ebm t\u00eb Kryeministris\u00eb 4 milion\u00eb euro. Po pse? Sepse ai udh\u00ebton 137 udh\u00ebtime me avion me dhom\u00eb gjumi luksi, se lodhet shum\u00eb duke vjedhur nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj edhe thirrja ime p\u00ebr ju n\u00ebna, motra, gra, vajza \u00ebsht\u00eb dilni n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj fushate. T\u00eb jeni ju kurora e fitores s\u00eb 14 majit. Dhe u garantoj, se p\u00ebrpjekja m\u00eb madhore e kandidat\u00ebve tan\u00eb, e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme do t\u00eb jet\u00eb konsolidimi, begatia e familjes shqiptare.<br \/>\nFamilja \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet e shenjt\u00eb p\u00ebr ne. Ata t\u00eb cil\u00ebt i vendosin numra n\u00ebn\u00ebs dhe bab\u00ebs, ata do p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e turpit t\u00eb historis\u00eb. Familja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka sjell\u00eb mbi supe me zem\u00ebr e shpirt kombin sot, dhe do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Puka, rroft\u00eb Shqip\u00ebria, rrofshi ju!<br \/>\nFalemnderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot n\u00eb Puk\u00eb kandidatin e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d, z.Rrok Dodaj. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb prezantimin e kandidatit, Berisha tha se rivali i Rrokut, Gjoni nuk krahasohet me kandidatin e dinjitetit, pasi ky i fundit ka dal\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe ua ka v\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Puk\u00ebs thonjt\u00eb n\u00eb fyt. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44576,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44575"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44575"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44575\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}