{"id":44506,"date":"2023-04-29T19:03:23","date_gmt":"2023-04-29T19:03:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44506"},"modified":"2023-04-29T19:03:23","modified_gmt":"2023-04-29T19:03:23","slug":"berisha-mesazh-vajzave-dhe-grave-kjo-fushate-do-te-kete-fytyren-moralin-vlerat-dhe-energjite-tuaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/29\/berisha-mesazh-vajzave-dhe-grave-kjo-fushate-do-te-kete-fytyren-moralin-vlerat-dhe-energjite-tuaja\/","title":{"rendered":"Berisha mesazh vajzave dhe grave: Kjo fushat\u00eb do t\u00eb ket\u00eb fytyr\u00ebn, moralin, vlerat dhe energjit\u00eb tuaja!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb takimit me \u2018Akademin\u00eb e lidershipit p\u00ebr vajzat\u2019, t\u00eb organizuar nga Forumi Rinor i PD, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje k\u00ebtyre t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb flamurin e fushat\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>\u2018Kudo ku un\u00eb kam qen\u00eb kam b\u00ebr\u00eb thirrje dhe un\u00eb u b\u00ebj thirrje. Ta merrni edhe k\u00ebto dy jav\u00eb n\u00eb dor\u00eb flamurin e fushat\u00ebs. Ju, motrat tuaja, n\u00ebnat tuaja, shoqet tuaja keni sot n\u00eb dor\u00eb t\u00eb jepni nj\u00eb kontribut ndofta edhe m\u00eb t\u00eb madhin e jet\u00ebs tuaj, dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr veten tuaj.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb qoft\u00ebse flasim p\u00ebr nj\u00eb rrezik p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, sot m\u00eb e rrezikuara, m\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuara \u00ebsht\u00eb vajza, n\u00ebna, gruaja, motra. Ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuarat\u2019, tha kryetrari i PD-s\u00eb, Sali Berisha gjat\u00eb takimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb k\u00ebtij takimi, kryetari i PD-s\u00eb, sulmoi edhe kandidatin e Ram\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Berisha tha se, \u2018Veliaj \u00ebsht\u00eb sot simbol i tre veseve kryesore.<\/p>\n<p>I falsit. Nuk ka fatkeq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se sa t\u00eb jesh i ri dhe fals. Ai n\u00eb fakt i ri nuk \u00ebsht\u00eb, ai ka djegur rinin\u00eb e tij me falsitet se tani \u00ebsht\u00eb mosh\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>I g\u00ebnjeshtr\u00ebs, ku nj\u00eb njeri q\u00eb nis nj\u00eb fjali dhe n\u00eb qoft\u00ebse n\u00eb dy fjal\u00ebt e para ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do ti mbuloj\u00eb me nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr n\u00eb dy fjal\u00ebt e dyta.<\/p>\n<p>Dhe e treta, i vjedhjes dhe korrupsionit\u2019.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>S\u00eb pari, d\u00ebshiroj t\u00eb ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht, ata q\u00eb kan\u00eb forumin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb organizim shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Organizimi i k\u00ebtij takimi me zonjushat, vajzat e reja, ka nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb madhe, cila \u00ebsht\u00eb kjo? Sot m\u00eb t\u00eb famshmet n\u00eb bot\u00eb nga ky komb, jan\u00eb vajzat shqiptare.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm sot, por ky komb, kombi yn\u00eb, nj\u00eb bij\u00eb e k\u00ebtij kombi ja doli t\u00eb pushtoj\u00eb zemrat e njer\u00ebzimit. T\u00eb marr\u00eb titullin m\u00eb fisnik t\u00eb k\u00ebsaj toke q\u00eb \u00ebsht\u00eb titulli n\u00ebn\u00eb, duke mos patur kurr\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ose duke mos pas qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebn\u00eb, dhe kjo ishte N\u00ebn\u00eb Tereza.<\/p>\n<p>Sot magjia e z\u00ebrit t\u00eb vajzave shqiptare \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb bot\u00ebrore, planetare, dhe kjo d\u00ebshmi e nj\u00eb ADN-je shum\u00eb t\u00eb fuqishme. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebmba dhe muzika, por sporti. Rekordet e Majlinda Kelmendit dhe t\u00eb disa sportisteve t\u00eb tjera, jan\u00eb bot\u00ebrore, jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Por n\u00eb qoft\u00ebse N\u00ebn\u00eb Tereza ja doli t\u00eb pushtoj\u00eb zemrat e njer\u00ebzimit, sot nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare, po pushton mendjen e mbar\u00eb njer\u00ebzimit me ChatGPT, kjo \u00ebsht\u00eb Mira Murati. Mira Murati me kontributin e saj n\u00eb OpenAI, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se me nj\u00eb shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb rrufeshme se \u00e7do invencion tjet\u00ebr po transformon shoq\u00ebrin\u00eb dhe bot\u00ebn. Ajo solli inteligjenc\u00ebn artificiale n\u00eb duart e \u00e7do njeriu.<\/p>\n<p>Sot kjo ka nj\u00eb diskutim jo t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb hapur, t\u00eb madh, p\u00ebr ndikimet e ChatGPT, robotit q\u00eb komunikon me gjun\u00ebn natyrale, por sidoqoft\u00eb diskutimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. Asgj\u00eb pas universalizimit t\u00eb saj, nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb si\u00e7 ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kjo nj\u00eb atribut i nj\u00eb vajze shqiptare.<\/p>\n<p>Tani un\u00eb do t\u00eb kthehem n\u00eb dy momente t\u00eb jet\u00ebs time, shum\u00eb vite para, do t\u00eb kthehem n\u00eb f\u00ebmijin\u00ebn time m\u00eb t\u00eb hershme. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi konsiderojn\u00eb fat, familjen, rritjen n\u00eb familje, un\u00eb e konsideroj nj\u00eb fat shum\u00eb t\u00eb madh, sepse kam lindur dhe jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje strikt patriarkale n\u00eb kodin e saj, me nj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, paradoksal p\u00ebr koh\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb familje, mbret\u00ebresh\u00eb, apo princesh\u00eb t\u00eb themi, ne ishim tre f\u00ebmij\u00eb, dy v\u00ebllez\u00ebr dhe nj\u00eb mot\u00ebr, por familja dhe \u00e7do gj\u00eb sillej rreth motr\u00ebs, kjo ishte v\u00ebrteta dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, n\u00ebna ime me nj\u00eb vendosm\u00ebri absolute do ta vendoste at\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr, kurse v\u00ebllai im q\u00eb ishte m\u00eb i madh, e un\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se ajo, do t\u00eb ishim p\u00ebrreth saj.<\/p>\n<p>E kam menduar shum\u00eb her\u00eb dhe e kam konsideruar gjithnj\u00eb, si nj\u00eb nga trash\u00ebgimnit\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muara q\u00eb un\u00eb kam pasur nga f\u00ebmij\u00ebria ime. Ndaj n\u00eb rast se do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb njeri k\u00ebshill\u00eb nga un\u00eb, e vetmja k\u00ebshill\u00eb q\u00eb mund ti jipja n\u00eb \u00e7do familje, e para \u00ebsht\u00eb vajza, sepse kjo, ka nj\u00eb ndikim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb dobish\u00ebm tek e gjith\u00eb familja dhe tek djemt\u00eb, apo djali i asaj familje.<\/p>\n<p>E kam treguar edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. Shum\u00eb m\u00eb von\u00eb lexoj p\u00ebr Frojdin. Frojdi kishte nj\u00eb mot\u00ebr, An\u00ebn. Frojdi i p\u00ebrkiste nj\u00eb familje intelektuale n\u00eb Vien\u00eb dhe An\u00ebs prind\u00ebrit i blen\u00eb n\u00eb piano. Por meqen\u00ebse Frojdi nuk donte t\u00eb d\u00ebgjonte piano, pianoja iku nga sht\u00ebpia, sepse prind\u00ebrit i dhan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi Zigmudit. N\u00ebse do t\u00eb kishte ndodhur kjo n\u00eb familjen time, un\u00eb do t\u00eb isha i detyruar q\u00eb me or\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoja koncertet e motr\u00ebs time. Nuk mund t\u00eb imagjinohej q\u00eb pianoja t\u00eb dilte jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Ua tregova k\u00ebt\u00eb histori, se q\u00ebndrimet diferencuese t\u00eb gabuara ndaj vajzave dhe djemve, shtrihen n\u00eb shtresa t\u00eb ndryshme, ndoshta nganj\u00ebher\u00eb pavar\u00ebsisht nga niveli arsimor.<\/p>\n<p>E dyta q\u00eb desha t\u00eb them nga eksperienca ime.<\/p>\n<p>Pedagog. Konstatoja se n\u00eb 7 student\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, 6 ishin vajza. Mos e dhe m\u00eb shum\u00eb. Konstatoja se n\u00eb 7-8 diploma q\u00eb drejtoja, 80-90 % e m\u00eb t\u00eb mirave ishin t\u00eb vajzave. E prap n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb vitet \u201970, p\u00ebrs\u00ebri ndjehej muri i patriarkis\u00eb. N\u00eb psikologjin\u00eb e p\u00ebrgjithshme ndjehej se ekzistonte nj\u00eb diferenc\u00eb mes djemve dhe vajzave.<\/p>\n<p>Por ka rreth 15 viteve t\u00eb fundit, q\u00eb testi i intelektit, del qart\u00ebsisht epror tek vajzat. Ky test p\u00ebrs\u00ebritet \u00e7do 5 vite, e t\u00eb pakt\u00ebn 3 her\u00eb me radh\u00eb dhe tani nuk e komenton kush, se intelekti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh tek vajzat se sa tek djemt\u00eb.<\/p>\n<p>E mbyll k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb rast se rinia \u00ebsht\u00eb e ardhmja e nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe nj\u00eb kombi, vajzat jan\u00eb kurora e k\u00ebsaj t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Ndaj dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb p\u00ebrkushtimi i tyre p\u00ebr vendin, Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb shkall\u00eb maksimale. N\u00eb mendjen e tyre, por edhe n\u00eb inteligjenc\u00ebn e tyre emocionale e cila konvertohet n\u00eb imagjinat\u00eb, intuit\u00eb dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb dobishme, q\u00ebndrojn\u00eb potenciale t\u00eb m\u00ebdha, si p\u00ebr individin ashtu dhe p\u00ebr familjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ne jemi n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale. Kam shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb i ri, deri dje drejtues i forumit q\u00eb na ka mbledhur sot k\u00ebtu, garon p\u00ebr kryetar bashkie dhe ju konstatoni, se si Belind K\u00eblli\u00e7ika arritur t\u00eb marr\u00eb, t\u00eb dominoj\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb flamurin e fushat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ju konstatoni se si ky i ri me t\u00eb rinjt\u00eb dhe qytetar\u00ebt n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, ka vendosur n\u00eb pothuajse n\u00eb err\u00ebsir\u00eb rivalin e tij, i cili si\u00e7 ka dasht\u00eb vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb sot simbol i tre veseve kryesore.<\/p>\n<p>I falsit. Nuk ka fatkeq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se sa t\u00eb jesh i ri dhe fals. Ai n\u00eb fakt i ri nuk \u00ebsht\u00eb, ai ka djegur rinin\u00eb e tij me falsitet se tani \u00ebsht\u00eb mosh\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>I g\u00ebnjeshtr\u00ebs, ku nj\u00eb njeri q\u00eb nis nj\u00eb fjali dhe n\u00eb qoft\u00ebse n\u00eb dy fjal\u00ebt e para ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do ti mbuloj\u00eb me nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr n\u00eb dy fjal\u00ebt e dyta.<\/p>\n<p>Dhe e treta, i vjedhjes dhe korrupsionit. Nuk e ka p\u00ebr asgj\u00eb, t\u00eb dal\u00eb para kamerave, para shqiptar\u00ebve, kam mbjell\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb. Pse ka vjedh\u00eb, ka vjedh\u00eb \u00e7mimin e 1 milion\u00eb pem\u00ebve, nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb fare.<\/p>\n<p>Ka nd\u00ebrtuar 40 shkolla dhe num\u00ebron shkolla t\u00eb nd\u00ebrtuar edhe 60 vite m\u00eb par\u00eb. Tirana ka 17 or\u00eb uj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Tirana \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar furnizimi me uj\u00eb n\u00ebn drejtimin e tij.<\/p>\n<p>Pra u desh t\u00eb dal\u00eb n\u00eb aren\u00eb nj\u00eb i ri me vlera q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, k\u00ebta i thon\u00eb demagogji, por nuk \u00ebsht\u00eb demagogji, \u00ebsht\u00eb falsitet fund e krye. G\u00ebnjesht\u00ebr fund e krye dhe vjedhje fund e krye.<\/p>\n<p>Kudo ku un\u00eb kam qen\u00eb kam b\u00ebr\u00eb thirrje dhe un\u00eb u b\u00ebj thirrje. Ta merrni edhe k\u00ebto dy jav\u00eb n\u00eb dor\u00eb flamurin e fushat\u00ebs. Ju, motrat tuaja, n\u00ebnat tuaja, shoqet tuaja keni sot n\u00eb dor\u00eb t\u00eb jepni nj\u00eb kontribut ndofta edhe m\u00eb t\u00eb madhin e jet\u00ebs tuaj, dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr veten tuaj.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb qoft\u00ebse flasim p\u00ebr nj\u00eb rrezik p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, sot m\u00eb e rrezikuara, m\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuara \u00ebsht\u00eb vajza, n\u00ebna, gruaja, motra. Ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuarat.<\/p>\n<p>3 gra t\u00eb reja vriten n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, 5 vriten n\u00eb 1 jav\u00eb. E t\u00ebr\u00eb Europandofta nuk ka 5 gra t\u00eb vrara n\u00eb 6 muaj. Po pse ndodh kjo? Ndodh sepse \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb mjedis mizogen dhe k\u00ebtij mjedisi mizogen i prin Edi Rama. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr i cili n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto ndodhi, nuk thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, nuk merr nj\u00eb mas\u00eb, nuk b\u00ebn asgj\u00eb. Sa gra dhe vajza duhet t\u00eb vriten, a ka rrezik m\u00eb t\u00eb madh se kjo. Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfolur p\u00ebr dhun\u00eb familjare, dhun\u00eb edhe n\u00eb qeveri, por un\u00eb nuk i di ato.<\/p>\n<p>Por un\u00eb di q\u00eb ai p\u00ebrdor nj\u00eb fjalor publik n\u00eb t\u00eb turpshmin n\u00eb historin\u00eb e vendit dhe nuk reagon. Sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb nj\u00eblloj t\u00eb vritet nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb vritet nj\u00eb grua, e t\u00eb vritet nj\u00eb burr\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb nj\u00eblloj, nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb nj\u00eblloj p\u00ebr shqiptar\u00ebt kjo. As n\u00eb kod, as n\u00eb moral as n\u00eb Kanun, dhe n\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Takimet e tij, sikur nuk ka ndodhur gj\u00eb. Takime e tij fiktive, p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se ka mb\u00ebshtetje. E ka l\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetja, ndaj dhe ju duhet t\u00eb jeni promotor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fushate, sepse shp\u00ebtimi vjen n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga shp\u00ebtimi i grave dhe vajzave t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam shum\u00eb besim q\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, kjo fushat\u00eb do t\u00eb ket\u00eb fytyr\u00ebn tuaj, moralin tuaj, vlerat tuaja, do t\u00eb ket\u00eb energjit\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb dhe ju ftoj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr fitoren e Belos dhe t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb liris\u00eb, kudo q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb takimit me \u2018Akademin\u00eb e lidershipit p\u00ebr vajzat\u2019, t\u00eb organizuar nga Forumi Rinor i PD, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje k\u00ebtyre t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb flamurin e fushat\u00ebs elektorale. \u2018Kudo ku un\u00eb kam qen\u00eb kam b\u00ebr\u00eb thirrje dhe un\u00eb u b\u00ebj thirrje. Ta merrni edhe k\u00ebto dy &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44496,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44506"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44506\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}