{"id":44456,"date":"2023-04-29T16:10:33","date_gmt":"2023-04-29T16:10:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44456"},"modified":"2023-04-29T16:10:33","modified_gmt":"2023-04-29T16:10:33","slug":"berisha-shefki-cota-eshte-kandidat-i-dinjitetit-kushoja-i-taulantit-vjen-nga-skutat-dhe-xhepat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/29\/berisha-shefki-cota-eshte-kandidat-i-dinjitetit-kushoja-i-taulantit-vjen-nga-skutat-dhe-xhepat\/","title":{"rendered":"Berisha: Shefki \u00c7ota \u00ebsht\u00eb kandidat i dinjitetit, kushoja i Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat!"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidatit p\u00ebr bashkin\u00eb Librazhd, lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha u shpreh se Shefki \u00c7ota \u00ebsht\u00eb kandidat i dinjitetit, kurse kushoja i Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat e tij dhe t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ai tha se, k\u00ebto nuk jan\u00eb zgjedhje as p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, as p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, por jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr ju, dhe p\u00ebr \u00e7do qytetar.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berish\u00ebn e krahasoi regjimin aktual t\u00eb PS, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb diktatorit Enver Hoxha, por n\u00eb ndryshim nga skuadrat e pushkatimit, Edi Rama po p\u00ebrze shqiptar\u00ebt, duke i varf\u00ebruar ata. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mbajtur, Berisha tha se 7 km t\u00eb rrug\u00ebs Tiran\u00eb-Elbasan kushtuan 180 milion\u00eb euro, dhe se me k\u00ebto vjedhje, ky regjim nuk e meriton vot\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Berisha u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb Librazhdit q\u00eb Edi Ram\u00ebn ta l\u00ebm\u00eb me zorr\u00eb n\u00eb goj\u00eb, dhe t\u00eb votojn\u00eb Shefki \u00c7ot\u00ebn, pasi q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb alternativa e duhur n\u00eb 14 maj p\u00ebr shqiptar\u00ebt, duke i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe shpopullimit.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb! Banor\u00eb t\u00eb Librazhdit, v\u00ebllez\u00ebr e motra. Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Falenderimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje kaq entuziaste. Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb ju i keni dh\u00ebn\u00eb PD dhe demokracis\u00eb shqiptare. Mbetem pafund\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe borxhli ndaj jush.<\/p>\n<p>I dashur z.Haxhinasto, n\/kryetar i PL. I dashur z.Ilirjan Alliu, kryetar i PD p\u00ebr deg\u00ebn e Librazhdit. I dashur z.Shefki \u00c7ota, kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb LIbrazhdit. T\u00eb dashur, Rrahim, Bedri, Klaus e miqt\u00eb e mi t\u00eb prnaish\u00ebm sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam sot para jush, jo p\u00ebr nj\u00eb fjalim, por jam p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb hapur, bised\u00eb zemre me \u00e7do qytetar t\u00eb Librazhdit, \u00e7do banor t\u00eb k\u00ebtij rrethi, por edhe \u00e7do shqiptar. M\u00eb 14 maj ne shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje, dhe k\u00ebto zgjedhje n\u00eb vler\u00ebsimin tim m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb para s\u00eb gjithash jan\u00eb zgjedhje t\u00eb \u00e7do qytetari p\u00ebr veten e tij.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb zgjedhje k\u00ebto as p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, as p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, por jan\u00eb mbi t\u00eb gjitha zgjedhje p\u00ebr ju, p\u00ebr \u00e7do qytetar. Jan\u00eb p\u00ebr interesat tuaja, p\u00ebr dinjitetin tuaj, p\u00ebr mir\u00ebq\u00ebnien tuaj. V\u00ebrtet m\u00eb 14 maj ju votoni p\u00ebr Shefki \u00c7ot\u00ebn, votoni dhe p\u00ebr kushon e Taulantit. Por, do t\u00eb m\u00eb falni.<\/p>\n<p>Shefki \u00c7ota \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej jush. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb qytetar i k\u00ebtij rrethi, i k\u00ebtij qyteti, i cili ka qeverisur Librazhdin dhe sot vendosi q\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij, dashurin\u00eb e tij p\u00ebr ju dhe Librazhdin, p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb s\u00ebrish vot\u00ebbesimin tuaj p\u00ebr ta riqeverisur.<\/p>\n<p>Shefki \u00c7ota, sot n\u00eb dallim nga Shefkiu i m\u00ebparsh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb kandidat i Sali Berish\u00ebs, as i kryesis\u00eb s\u00eb PD, \u00ebsht\u00eb i juaji. Ju votoni kandidatin q\u00eb keni p\u00ebrzgjedhur, kandidatin q\u00eb keni votuar, votoni kandidatin e dinjitetit tuaj. Po pse e them t\u00eb dinjitetit tuaj?<\/p>\n<p>Liria e njeriut ka n\u00eb thelb dinjitetin e tij, dhe ju respektuat dinjitetin tuaj. Ne e respektuam at\u00eb gjithashtu. Le t\u00eb vij\u00eb Shefkiu k\u00ebtu, le t\u00eb vij\u00eb kusho i Taulantit k\u00ebtu. Nga vjen kusho i Taulantit? Vjen nga xhepat e Taulantit, vjen nga xhepat dhe skutat e Edi Ram\u00ebs. Le t\u00eb m\u00eb thot\u00eb mua nj\u00eb i majt\u00eb nga Librazhdi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur apo ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn, apo mendim q\u00eb kushoja t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryetar bashkie. Asnj\u00eb, as k\u00ebtu dhe askund n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ata dol\u00ebn nga bodrume mafioze dhe ju e pat\u00eb vet\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Por prap\u00eb, qytetari voton n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr dinjitetin e tij dhe veten e tij. Shefkiu dhe kushoja, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn tuaj, e kan\u00eb nj\u00eb detyrim elementar. T\u2019ju respektojn\u00eb, t\u00eb tregoj\u00eb respekt, t\u00eb dalin para jush, t\u2019i kthejn\u00eb xhepat e t\u2019ju thon\u00eb: Ja k\u00ebta jan\u00eb xhepat tan\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7far\u00eb kemi krijuar ne me mund e djers\u00eb.<\/p>\n<p>Po kjo nuk ndodh, se Shefkiut i del mundi, i del djersa, i del puna e tij q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Kushos i del Taulanti nga xhepi, sepse nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr Librazhdin. Sepse aty n\u00eb hipotek\u00eb vet\u00ebm ka rregulluar pronat e qeveritar\u00ebve. Se aty n\u00eb hipotek\u00eb, duke vjedhur dhe pla\u00e7kitur prona, ka b\u00ebr\u00eb biznesmen\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr profesion t\u00eb vet\u00ebm hajnin\u00eb. Dhe ata dalin, qendrojn\u00eb komshi me biznesmenin e ndersh\u00ebm q\u00eb ka 30 vit\u00eb, 20 vite q\u00eb gdhin dhe erret te biznesi i tij.<\/p>\n<p>Vjen ky tjetri, i b\u00ebr\u00eb milioner me tokat q\u00eb ka vjedhur, me tenderat q\u00eb ka fituar nga qeveria dhe e falimenton. Ndaj edhe secili voton n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr interesin e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb shkojm\u00eb pak m\u00eb tutje. Le t\u00eb marrim realitetin si \u00ebsht\u00eb sot!<\/p>\n<p>Sot, ne jemi vendi me rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon. Sot ne jemi vendi me varf\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme n\u00eb rajon. Por ama n\u00eb vitin 2013, ne ishim vendi me rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. Ato nuk ishin kaq t\u00eb larta sa ne t\u00eb ishim t\u00eb m\u00ebk\u00ebmbur, por ato rriteshin vit pas viti dhe me rritjen e tyre, rritej shpresa.<\/p>\n<p>Kurse sot, ndaj them ju votoni p\u00ebr veten tuaj, sot \u00e7far\u00eb ndodhi? Ndodhi q\u00eb rrogat u ngrin\u00eb, por \u00e7mimet nuk u ngrin\u00eb. \u00c7mimet n\u00eb kushte tregu nuk i ngrin dot njeri. \u00c7mimet u rrit\u00ebn nga viti n\u00eb vit, dhe sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme. Vet\u00ebm nga rritja e \u00e7mimeve vitin e kaluar, nga viti 2021-2022, \u00e7do pensionist ka l\u00ebn\u00eb dy pensione p\u00ebr ushqime m\u00eb shum\u00eb se dy vite m\u00eb par\u00eb. Ka shpenzuar, sipas ekonomist\u00ebve t\u00eb pavarur, 430 mij\u00eb lek\u00eb ushqime m\u00eb shum\u00eb. Sepse \u00ebsht\u00eb dyfishuar \u00e7mimi i djathit, qum\u00ebshtit, mishit, zarzavateve, etj.<\/p>\n<p>\u00c7do qytetar ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>A ju kujtohet ju premtimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr rrog\u00ebn e 13-t\u00eb q\u00eb rrihte gjoksin. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ua dha rrog\u00ebn e 13-t\u00eb, por u mori edhe rrog\u00ebn e 12-t\u00eb me \u00e7mimet dhe bordet e tij. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebr k\u00eb votohet? T\u00eb mb\u00ebshtes\u00ebsh m\u00eb 14 maj p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Edi Ram\u00ebs, mb\u00ebshtet Edi Ram\u00ebn, mb\u00ebshtet varf\u00ebrin\u00eb! \u00c7do qytetar me integritet voton p\u00ebr veten e tij. Po pse e them k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse ne shqiptar\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do komb tjet\u00ebr, e dim\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb pushtet i p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. \u00c7far\u00ebdo qoft\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrqendron pushteti, diktator komunist, diktator teokrat, diktator ushtarak, diktator bandit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ai vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebqija krijon p\u00ebr shtetasit e tij. Po sot, cili \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb se Edi Rama nuk ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij? Ua them un\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb disa aspekte, absolutisht m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb Enver Hoxha. Ju mund t\u00eb thoni pse po krahasoni?<\/p>\n<p>Shiko, Edi Rama nuk ka skuadrat e pushkatimit, nuk ka kampet e p\u00ebrqendrimit, nuk i ka ato, por Edi Rama ka p\u00ebrz\u00ebnien nga Shqip\u00ebria. Edi Rama po p\u00ebrz\u00eb shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria me politikat q\u00eb ndjek. Po i p\u00ebrz\u00eb vet\u00ebme vet\u00ebm se e di q\u00eb nuk e votojn\u00eb! Dhe n\u00eb rast se ju kujtohet, do t\u00eb thoshte nj\u00ebher\u00eb n\u00eb media: T\u00eb marrim nga Bangladeshi, i thoshte sip\u00ebrmarr\u00ebsit, se ata jan\u00eb disiplinuar, se ata jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, dhe se ata nuk votojn\u00eb. Nuk votojn\u00eb!<\/p>\n<p>Ky njeri q\u00eb ka t\u00eb gjitha pushtetet, si u soll me ju? T\u00eb dashur pensionist\u00eb, t\u00eb dashur rrog\u00ebtar\u00eb, qytetar\u00eb, si u soll me ju?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, dyfishoi taksat e biznesit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u00e7far\u00eb b\u00ebri p\u00ebr fermer\u00ebt e fshatit? Ekziston nj\u00eb shprehje e studiuesve t\u00eb diktaturave, dhe ata thon\u00eb se diktaturat ndalojn\u00eb koh\u00ebn n\u00eb kuptimin e moszhvillimit. Po un\u00eb kudo q\u00eb shko e gjej koh\u00ebn t\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>Shkoni pak te rruga Librazhd-Peshkopi. E \u00e7uam deri n\u00eb nj\u00eb segment q\u00eb e asfaltuam, e transpormoi at\u00eb pjes\u00eb, por aty mbeti. Shkoni ngjituni n\u00eb Trebinj\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb gjeni aty? Rrug\u00ebn q\u00eb filloi n\u00eb vitin 2011, me q\u00ebllimin absolut p\u00ebr t\u00eb shkurtuar distancat, por edhe p\u00ebr t\u00eb urbanizuar Mokr\u00ebn. Na del tani nga vjedhjet se segmentet nuk p\u00ebrputhen dhe na del tani me nj\u00eb diferenc\u00eb, diku 14 metra, n\u00eb Zervask\u00eb 6 metra. Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjedhur, se tani duhet t\u00eb zgjatet e t\u00eb zgjatet. E tha Shefkiu, e than\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Librazhdin po ta shoh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rreth me pyje, me lumenj, p\u00ebrroje, me t\u00eb gjitha k\u00ebto, me gjelb\u00ebrim shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm. Po nuk ka rreth m\u00eb t\u00eb bekuar se Librazhdi, sepse pasuria e pasurive mbi tok\u00eb \u00ebsht\u00eb uji. Dhe Librazhdi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rrethet m\u00eb t\u00eb pasura me uj\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndodhur me ujin? Ka 10 vite n\u00eb pushtet. M\u00eb thoni pak, si \u00ebsht\u00eb furnizimi me uj\u00eb i Librazhdit? Keq e m\u00eb keq. Si \u00ebsht\u00eb i Tiran\u00ebs? Zi e m\u00eb zi. N\u00eb Tepelen\u00eb kam inaguruar n\u00eb vitin 2012 uj\u00ebsjell\u00ebsin p\u00ebr 24 or\u00eb uj\u00eb, dhe\u00a0 p\u00ebr 3 her\u00eb p\u00ebr Tepelen\u00ebn. Tepelena pa uj\u00eb. Po pse? Uj\u00ebsjell\u00ebsi kishte mbetur aty ku u inaguarua, asnj\u00eb investim tjet\u00ebr p\u00ebr ta shtrir\u00eb n\u00eb pallate, p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb tubat. Asgj\u00eb!<\/p>\n<p>\u00c7ar\u00eb ndodh? Vjedhje dhe vet\u00ebm vjedhje. At\u00ebher\u00eb, a mund t\u00eb vazhdohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se \u00e7do qytetar duhet t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr veten e tij. Edi Rama nuk e meriton vot\u00ebn kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Po jap dy t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb dyfishimit t\u00eb taksave, ai ka inkasuar n\u00eb ark\u00ebn e shtetit, 5.8 miliard\u00eb euro n\u00eb vit. N\u00eb vitin 2013, me gjysm\u00ebn e taksave kemi inkasuar 3.8 miliard\u00eb. Pra, dy miliard\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vit ka marr\u00eb nga taksat. Ku shkuan ato?<\/p>\n<p>Nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2013, rrogat dhe pensionet u dyfishuan, dol\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit p\u00ebrfshi Bullgarin\u00eb dhe Rumanin\u00eb p\u00ebr rroga dhe pensione. Po pse dol\u00ebm? Sepse qytetar\u00ebt e meritojn\u00eb, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb i pasur se secili prej k\u00ebtyre vendeve. Asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk ka pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb! Dhe p\u00ebrs\u00ebri me ato 3.8 miliard\u00eb n\u00eb vit, u nd\u00ebrtuan 11 mij\u00eb kilometra rrug\u00eb, qindra uj\u00ebsjell\u00ebsa, 1300 shkolla, kopshte dhe objekte arsimore. Por prap\u00eb u dyfishuan rrogat dhe pensionet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh me k\u00ebt\u00eb? Ku shkojn\u00eb k\u00ebto para? K\u00ebto vet\u00ebm vidhen. Si vidhen? Nd\u00ebrtohet rruga me 24 milion\u00eb euro kilometri, nd\u00ebrkoh\u00eb kur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, edhe n\u00eb vendet q\u00eb paguajn\u00eb rrogat m\u00eb t\u00eb larta, ajo nd\u00ebrtohet me 2 maksimumi me 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ju e dini autostrad\u00ebn Elbasan-Tiran\u00eb, dhe e dini q\u00eb u inaugurua n\u00eb vitin 2013, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb segmenti 7 kilometra, Ib\u00eb-Fark\u00eb. Rruga u prokurua e t\u00ebra p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar p\u00ebrfundimisht me 255 milion\u00eb euro, p\u00ebrfshi tunelin. Sa ka shkuar rruga thoni ju? Rruga ka shkuar 430 milion\u00eb euro. Ato 7 kilometra, pra kan\u00eb kushtuar 180 milion\u00eb euro. Po si mund t\u00eb kushtojn\u00eb? Kushtojn\u00eb vet\u00ebm duke vjedhur e vjedhur t\u00eb pap\u00ebrmbajtur!<\/p>\n<p>Pra, ndokush q\u00eb mendon se ato nuk jan\u00eb parat\u00eb tona, gabon fatalist. Ato jan\u00eb vet\u00ebm tuajat. Qeveria, kryeministri, ministrat, p\u00ebrve\u00e7 rog\u00ebs s\u00eb tyre nuk kan\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb. Qeveria nuk prodhon para, ajo mbledh taksat tuaja, mundin tuaj, djers\u00ebn tuaj dhe \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019ua kthej\u00eb n\u00eb rroga, pensione, rrug\u00eb, shkolla, uj\u00ebsjell\u00ebsa, kanalizime. Ju votoni p\u00ebr veten tuaj, vota p\u00ebr Edi Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr t\u2019u varf\u00ebruar dhe vjedhur m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Shiko \u00e7far\u00eb modeli ka sjell\u00eb. Kreu i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ish-kreu se ai do ik\u00eb me siguri, deklaron se ka mbjell\u00eb 1 milion fidane. Parku i madh i Tiran\u00ebs ka gjithsej 32 mij\u00eb pem\u00eb. \u00cbsht\u00eb 57 hektar\u00eb. 1 fidan\u00eb duan nj\u00eb sip\u00ebrfaqe nga 600 deri n\u00eb 900 hektar\u00eb. Po \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb zot\u00ebria? Po pse 1 milion\u00eb?<\/p>\n<p>Ka vjedhur me fatur\u00eb p\u00ebr blerjen t\u00eb 1 milion\u00eb fidan\u00ebve dhe ka bler\u00eb absolutisht nga 6-7 mij\u00eb fidan\u00eb n\u00eb 8 vite. Dhe ka bler\u00eb me fatur\u00eb 5500 euro pish\u00ebn. A mundet t\u00eb sillet kush n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndaj qytetar\u00ebve? Kurr\u00eb nuk mund t\u00eb sillet kush n\u00eb k\u00ebt\u00ebq m\u00ebnyr\u00eb! N\u00eb asnj\u00eb regjim. N\u00eb asnj\u00eb regjim kush nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb\u00a0 ve\u00e7 k\u00ebtyre, q\u00eb k\u00ebta jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb hajnie t\u00eb pap\u00ebrmbajtur. Ndaj edhe them, \u00e7do socialist, \u00e7do demokrat, \u00e7do i paparti voton p\u00ebr veten e tij. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb jetik.<\/p>\n<p>Ju jeni nj\u00eb rreth plot pyje, me parqe, e me t\u00eb gjitha. Blini met\u00ebrkubin e drurit 70 mij\u00eb lek\u00eb. Kaq e blen Kor\u00e7a. Po pse? Se kompanit\u00eb i kontrollon qeveritari, deputeti. Po ka m\u00ebkat m\u00eb t\u00eb madh? Dhe ku i marirn drut\u00eb do thoni ju? N\u00eb pyjet tuaj, asnj\u00eb prej tyre nuk pret n\u00eb pyllin e vet. T\u00eb gjith\u00eb i presin n\u00eb pyjet publike. Pyjet publike jan\u00eb tuajat! Paguajn\u00eb nj\u00eb 5 mij\u00eb leksh p\u00ebr lejen, dhe vijn\u00eb na shesin met\u00ebrkubin 70 mij\u00eb se e ndajn\u00eb me qeveritar\u00ebt. Kthehemi prap\u00eb tek e para. Ndaj edhe ata nuk dalin dot para jush.<\/p>\n<p>I them Edi Ram\u00ebs hajde zot\u00ebri, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ndiej p\u00ebr ty, por detyrimin ndaj qytetar\u00ebve e kemi. Hajde dalim bashk\u00eb n\u00eb studio dhe merr \u00e7\u2019t\u00eb kesh ti p\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe un\u00eb \u00e7\u2019kam p\u00ebr ty. T\u2019ua themi shqiptar\u00ebve. Nuk ia mban, jo vet\u00ebm nuk del vet\u00eb, por nuk le asnj\u00eb prej kandidat\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb dal\u00eb me kandidat\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ia mban se i dalin qindra milion\u00eb euro t\u00eb fshehura n\u00eb bankat offshore, i dalin me qindra tendera t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, baxhanakut, thjeshtr\u00ebs, i del i v\u00ebllai i implikuar n\u00eb dhjet\u00ebra afera. I del firma e tij n\u00eb 420 milion\u00eb euro p\u00ebr djeg\u00ebsat, i del firma p\u00ebr Durr\u00ebsin. Del gara e tyre e \u00e7mendur p\u00ebr t\u2019u pasuruar dhe vet\u00ebm pasuruar.<\/p>\n<p>M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb avokat i famsh\u00ebm amerikan: Doktor, kam pasur shum\u00eb klient\u00eb q\u00eb kishin vjedhur nga 1 miliard, dhe duhej t\u2019i mbroja, por secili ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb vidhte edhe 1 miliard tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ua thash\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse k\u00ebta nuk kan\u00eb t\u00eb ngopur n\u00eb asgj\u00eb. A mund t\u00eb votohen k\u00ebta? U votuan n\u00eb 2013, 2015, 2017, 2019, 2021 duke vjedhur vota e me rradh\u00eb. Po tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb bashkohemi.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb votojm\u00eb Shefki \u00c7ot\u00ebn.<\/p>\n<p>Shefki \u00c7ota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i denj\u00eb i juaj, nj\u00eb menaxher i shk\u00eblqyer, nj\u00eb familjar shembullor, nj\u00eb njeri i aft\u00eb, nj\u00eb qeveritar i v\u00ebrtet\u00eb. Por edhe nj\u00eb qytetar nj\u00eblloj si ju. V\u00ebrtet ju votoni p\u00ebr veten tuaj, dhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, t\u00eb votosh Edi Ram\u00ebn, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb votoni p\u00ebr thellimin e varf\u00ebris\u00eb, p\u00ebr d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. Por p\u00ebrs\u00ebri, qeverisja vendore ka shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb jet\u00ebn tuaj. Ka shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nxis\u00eb lul\u00ebzimin e biznesit, t\u00eb p\u00ebrgjysmoj\u00eb taksat. Kjo do t\u00eb thot\u00eb dyfishim pun\u00ebsimi. T\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e drejt\u00eb t\u00eb buxhetit deri n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p>Punuam n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb thjesht, ai projekti ishte \u00e7do fshat duhet t\u00eb kishte infrastruktur\u00ebn e lagjes s\u00eb qytetit. Ndaj edhe ec\u00ebm me 8 mij\u00eb km rrug\u00eb n\u00eb fshatra. Mbet\u00ebn edhe 3500 km pa asfaltuar, nd\u00ebrtuar mbi 1000 shkolla, e t\u00eb tjera me radh\u00eb, nuk po hyj t\u00eb num\u00ebroj k\u00ebtu. Po them nj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti Shefkiut, dhe projekti i qeveris\u00eb son\u00eb t\u00eb ardhshme \u00ebsht\u00eb i hapur. Shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb fshatra duhet t\u00eb ken\u00eb infrastruktur\u00ebn e lagjeve t\u00eb qytetit, p\u00ebndryshe pse do rrij\u00eb ai atje? Pse do rrij\u00eb mes balt\u00ebs ai? Pse do rrij\u00eb pa uj\u00eb ai? Pse do rrij\u00eb pa energji, pa qend\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsore? Ai nuk rri, dhe ik\u00ebn. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb ndoqi Edi Rama p\u00ebr t\u00eb shpopulluar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj edhe thirrja im\u00eb \u00ebsht\u00eb: Votoni p\u00ebr Shefki \u00c7ot\u00ebn, sepse keni votuar p\u00ebr veten tuaj! Keni votuar p\u00ebr rivendosje e pluralizmit politik n\u00eb nivelin e qeveris\u00eb vendore. Keni votuar p\u00ebr marrjen e pushtetit t\u00eb nj\u00eb despoti q\u00eb ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjith\u00eb pushtetet n\u00eb duart e tij. Keni votuar \u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkohet me shpejt\u00ebsi n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bekuar, por Edi Rama me vjedhjet q\u00eb i b\u00ebn pasurive komb\u00ebtare dhe fondeve buxhetore, e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mallkuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb vend ku 83% e shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, miqt\u00eb e mi! \u00c7far\u00eb b\u00ebn ky para jush?<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb vij q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Librazhdin, Kor\u00e7\u00ebn, Elbasanin n\u00eb 10 vite n\u00eb pushtet, ky vjen m\u00eb falni p\u00ebr shprehjen, me zorr\u00ebn qorre n\u00eb goj\u00eb dhe k\u00ebrkon t\u2019u mashtroj\u00eb ju. Ai le ta mbaj\u00eb p\u00ebr veten e vet. Po k\u00ebtu nj\u00eb njeri normal vjen dhe jep llogari. K\u00ebtu qytetar\u00ebt presin se \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti dhe \u00e7far\u00eb do b\u00ebsh p\u00ebr vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Duke pasur si trash\u00ebgimi vjedhjen e tmerrshme t\u00eb qytetar\u00ebve, d\u00ebbimin e 1 milion shqiptar\u00ebve n\u00eb tet\u00eb vite nga Shqip\u00ebria, duke pasur si trash\u00ebgimi arrestimin e 38 mij\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb vit p\u00ebr fatura dritash, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje civile q\u00eb nuk ndodhin kund n\u00eb bot\u00eb, ai nuk del dot p\u00ebrpara jush. Duke qen\u00eb i vendosur se vet\u00ebm do vjedh\u00eb e vet\u00ebm do vjedh\u00eb, ai nuk paraqet dot projekte para jush.<\/p>\n<p>I b\u00ebri premtimet, ju kujtohet. N\u00eb vitin 2013, u tha shqiptar\u00ebve p\u00ebr dy gj\u00ebra do p\u00ebrgjigjem personalisht. Uj\u00eb 24 or\u00eb dhe legalizime brenda k\u00ebtij mandati. Ja ku \u00ebsht\u00eb uji, ja ku jan\u00eb legalizimet. Vet\u00ebm mashtrime. Tani p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e llogaris\u00eb q\u00eb \u00e7do njeri ia b\u00ebn atij, ta bllokoj\u00eb me banalitet, me vulgaritet, duke folur zorra qorre, zorra e trash\u00eb, zorra e holl\u00eb. Si nj\u00eb zorraxhi, se ky \u00ebsht\u00eb problemi i qytetar\u00ebve. Vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb diskursi i tyre t\u00eb bllokohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, dhe t\u00eb mos ket\u00eb k\u00ebrkes\u00eb k\u00ebrkes\u00eb llogarie, t\u00eb mos marr\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton p\u00ebr keqqeverisjen m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb kan\u00eb njohur shqiptar\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj ne ta l\u00ebm\u00eb at\u00eb me at\u00eb \u00e7a do n\u00eb goj\u00eb, dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb, t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr Shefki \u00c7ot\u00ebn.<\/p>\n<p>Rrofshi ju! Rroft\u00eb Librazhdi ! Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidatit p\u00ebr bashkin\u00eb Librazhd, lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha u shpreh se Shefki \u00c7ota \u00ebsht\u00eb kandidat i dinjitetit, kurse kushoja i Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat e tij dhe t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ai tha se, k\u00ebto nuk jan\u00eb zgjedhje as p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, as p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, por jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44457,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44456"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}