{"id":44313,"date":"2023-04-22T19:38:58","date_gmt":"2023-04-22T19:38:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44313"},"modified":"2023-04-22T19:39:22","modified_gmt":"2023-04-22T19:39:22","slug":"berisha-i-pergjigjet-rames-nga-saranda-i-ke-ditet-e-numeruara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/22\/berisha-i-pergjigjet-rames-nga-saranda-i-ke-ditet-e-numeruara\/","title":{"rendered":"Berisha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs nga Saranda: I ke dit\u00ebt e num\u00ebruara"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidative t\u00eb koalicionit opozitar \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr Sarand\u00eb, Ardit Cikuli dhe Konispol, Fatmir Shero tha se: Kandidat\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb kandidat\u00ebt e dinjitetit tuaj! Berisha u shpreh se kandidat\u00ebt q\u00eb paraqiten n\u00eb k\u00ebto dy bashki p\u00ebrkat\u00ebse, jan\u00eb kadidat\u00eb shembullor\u00eb dhe familjar\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij Berisha u shpreh se m\u00eb 14 maj qytetar\u00ebt e Sarand\u00ebs dhe Konispolit vendosin p\u00ebr fatin e vendeve t\u00eb tyre. M\u00eb tej, lideri opozitar iu p\u00ebrgjigj deklaratave t\u00eb b\u00ebra nga Edi Rama, pasi ky i fundit k\u00ebrc\u00ebnoi duke th\u00ebn\u00eb se: \u201cBashkit\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn m\u00eb 14 maj nuk do t\u00eb marrin financime nga qeveria!\u201d Berisha tha se, me nxjerrjen e kandidat\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs si kryetar bashkie, Rama do t\u2019i nxjerr\u00eb lek\u00ebt nj\u00eb e nga nj\u00eb, dhe se ai e ka koh\u00ebn n\u00eb pushtet t\u00eb num\u00ebruar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Berisha akuzoi se kandidati socialist \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i mafies, dhe n\u00ebse fiton n\u00eb Sarand\u00eb, ky i fundit do ta sjell\u00eb t\u00eb gjith\u00eb band\u00ebn e Durr\u00ebsit n\u00eb Sarand\u00eb, pasi q\u00eb Durr\u00ebsi tashm\u00eb po iu ik\u00ebn nga duart, dhe po k\u00ebrkojn\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre kriminale.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs dhe Konispolit, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb paraqitjes s\u00eb kandidat\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Sarand\u00ebs dhe Konispolit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Sarand\u00ebs dhe Konispolit kudo q\u00eb jan\u00eb sot, n\u00eb Sarand\u00eb, Shqip\u00ebri, emigracion dhe diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Ilir Meta, kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Bujar Leskaj dhe zonja Ina Zhupa, deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, drejtues politik\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, drejtuese politike p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>E dashur zonja Nikolla, kryetare e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr rrethin e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur kandidat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Sarand\u00ebs, Ardit Cikuli dhe Fatmir Shero p\u00ebr Konispolin.<\/p>\n<p>I dashur zoti Ndri\u00e7im Kulla, nj\u00eb studiues, akademik, patriot q\u00eb i b\u00ebn nder Sarand\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me p\u00ebrpjekjet e tij.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb kam ardhur n\u00eb Sarand\u00eb, kam paraqitur kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb, kam paraqitur kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, por k\u00ebsaj here \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ve\u00e7anta e jet\u00ebs time. Sepse sot ne paraqesim kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs dhe Konispolit, dy qytetar\u00eb shembullor\u00eb, dy njer\u00ebz, familjar\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, dy pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb virtytsh\u00ebm. Dy njer\u00ebz, q\u00eb e duan shum\u00eb Sarand\u00ebn dhe Konispolin. N\u00eb dallim nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjera, jan\u00eb kandidat\u00ebt tuaj, jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb vullnetit tuaj, t\u00eb vot\u00ebs tuaj, por n\u00eb fakt edhe t\u00eb dinjitetit tuaj. Sepse asgj\u00eb, n\u00ebse e marrim lirin\u00eb dhe e studiojm\u00eb, sa her\u00eb t\u00eb v\u00ebshtrojm\u00eb mbi t\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiqemi ta zb\u00ebrthejm\u00eb, gjithnj\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb saj, do t\u00eb gjejm\u00eb dinjitetin e njeriut.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne vijm\u00eb k\u00ebtu k\u00ebsaj here me kandidat\u00ebt tuaj, duke respektuar vullnetin dhe dinjitetin  tuaj. K\u00ebta jan\u00eb kandidat\u00eb krenar\u00eb, por jan\u00eb gjithashtu kandidat\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se kan\u00eb \u00e7do detyrim pafund\u00ebsisht ndaj jush. Nuk jan\u00eb kandidat\u00ebt t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb, nuk jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb. Ju garantoj se sado q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri me 1000 probleme, por ky standard \u00ebsht\u00eb sot nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuarit q\u00eb ekziston mbi tok\u00eb dhe ne duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb me k\u00ebt\u00eb standard.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndarja jo gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, se po t\u00eb ishte e barabart\u00eb Saranda mbase mund t\u00eb vendosej n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, por ja q\u00eb kjo bukuri e dheut \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu q\u00eb, me primaret ne kemi sh\u00ebnuar nj\u00eb arritje t\u00eb madhe. Ju d\u00ebgjuat programet e tyre, programe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb lart\u00eb. Programe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtimi dhe dashurit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr komunitetin, p\u00ebr Sarand\u00ebn p\u00ebr Konispolin, programe p\u00ebr t\u00eb cilat kandidat\u00ebt p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb vendor\u00eb, synojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb kthes\u00ebn e madhe, n\u00eb k\u00ebto dy zona nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukura e k\u00ebsaj toke.<\/p>\n<p>E them k\u00ebt\u00eb sepse nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb thur\u00ebsh vargje, apo t\u00eb b\u00ebsh theoz\u00eb p\u00ebr Sarand\u00ebn, por duhet ta dini se sa her\u00eb q\u00eb un\u00eb dua t\u00eb pushoj shpirt\u00ebrisht, nj\u00eb nga vendet q\u00eb shkon e prehet mendja ime \u00ebsht\u00eb n\u00eb malin e Miles\u00eb, para s\u00eb cilit ti ke pamjen m\u00eb t\u00eb magjishme q\u00eb mund t\u00eb kesh par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. E keni vet\u00eb parasysh, un\u00eb nj\u00eb lidhje me malet e kam t\u00eb pazgjidhshme.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje shum\u00eb t\u00eb madhe dhe me 14 maj, vendosim p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb, n\u00eb fakt vendosim p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Vendosim p\u00ebr fatin e Sarand\u00ebs, fatin e Konispolit, fatin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht resurseve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka Saranda, q\u00eb ka Konispoli, vitalitetit t\u00eb burrave, grave, t\u00eb rinjve t\u00eb k\u00ebsaj zone, p\u00ebrs\u00ebri sot Saranda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb braktiset. P\u00ebrs\u00ebri Konispoli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb braktiset. Berati \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebnuar nj\u00eb nga 50 vendet m\u00eb mahnit\u00ebse t\u00eb globit si qytet, p\u00ebrs\u00ebri Berati braktiset, braktiset nga banor\u00ebt e tij. Dhe k\u00ebshtu braktiset Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu erdh\u00ebm ne n\u00eb 8 vite t\u00eb k\u00ebsaj qeverie t\u00eb humbasim 1\/3 e popullat\u00ebs, t\u00eb humbasim m\u00eb shum\u00eb se Ukraina nga agresioni rus. Edhe ata kan\u00eb ikur n\u00eb zona t\u00eb tjera, edhe k\u00ebta v\u00ebllez\u00ebrit, motrat tona ikin dhe shkojn\u00eb refugjat\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Shumica d\u00ebrrmuese, 80% e k\u00ebtyre q\u00eb kan\u00eb ikur jan\u00eb t\u00eb rinj, n\u00ebn 30 vje\u00e7. A mund ta imagjinojm\u00eb pak p\u00ebr nj\u00eb moment se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me neve; kemi humbur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjenerat\u00eb dhe n\u00eb rast se ecim k\u00ebshtu, si symbyllas, n\u00eb rast se ecim k\u00ebshtu me indiferenc\u00eb apo t\u00eb mashtruar ju garantoj se pas 8 vitesh, ata 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb m\u00eb s\u00eb paku do t\u00eb marrin mbrapa edhe 1 milion\u00eb tjet\u00ebr, \u00e7far\u00eb do t\u00eb mbes\u00eb k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Nuk dua ta besoj dhe i sigurt\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, por nj\u00eb analist britanik thoshte se aty do t\u00eb mbeten, vet\u00ebm trafikant\u00eb, qeveritar\u00eb dhe oligark\u00eb t\u00eb tyre. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment kritik q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe nga ne. K\u00ebrkon, me 14 maj, t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, vota jon\u00eb p\u00ebr ndryshimin, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr shpres\u00eb, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb votojm\u00eb secili nga ne duhet t\u00eb pyes\u00eb veten, pse na ndodhi kjo, \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebto 8 vite me ne, \u00e7far\u00eb p\u00ebsuam ne q\u00eb po braktisim, braktisim dhe vet\u00ebm braktisim k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar. Por a ka vend m\u00eb t\u00eb bukur se Saranda, a ka vend m\u00eb t\u00eb bukur se Konispoli, a ka vend m\u00eb t\u00eb bukur se Gramshi.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha n\u00eb Gramsh, Gramshi nj\u00eb rreth plot uj\u00ebra, por nuk ka bekim m\u00eb t\u00eb madh se sa uji, nuk ka pasuri m\u00eb t\u00eb \u00e7muar se sa uji, aty ku jan\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ikin, ikin nga t\u00eb 4 an\u00ebt, sepse kemi nj\u00eb pushtet, kemi nj\u00eb qeveri, e cila na varf\u00ebron, na varf\u00ebron, na varf\u00ebron.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007-2014, statistikat e po k\u00ebsaj qeveri, na tregojn\u00eb se numri i shqiptar\u00ebve u rrit nga viti n\u00eb vit, n\u00eb Sarand\u00eb, n\u00eb Konispol dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodhi ato vite? Ndodhi sepse u dyfishuan rrogat, u dyfishuan pensionet, u dyfishuan bizneset, u trefishua turizmi. Ndodhi nj\u00eb rind\u00ebrtim i fuqish\u00ebm i infrastruktur\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit k\u00ebto as nuk na b\u00ebn\u00eb t\u00eb pasur, as nuk na b\u00ebn\u00eb t\u00eb m\u00ebk\u00ebmbur si vendet e zhvilluarat Europ\u00ebs, por na b\u00ebn\u00eb me shpres\u00eb. Na b\u00ebn\u00eb me shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Ne dol\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit p\u00ebr rroga dhe pensione. Prap nuk ishin t\u00eb larta, por ishim n\u00eb krye ama. Po si dol\u00ebm n\u00eb krye ne m\u00eb t\u00eb varfrit, dol\u00ebm n\u00eb krye se ne jemi m\u00eb t\u00eb pasurit, ne kemi vendin m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebr frym\u00eb. Nuk ka vend me pasurit\u00eb p\u00ebrrallore, nuk ka vend me Sarand\u00eb, nuk ka vend me Butrint, nuk ka vend me Xar\u00eb, nuk ka vend me Berat, nuk ka vend me Valbon\u00eb, nuk ka vend me Theth, ask\u00ebrkund.<\/p>\n<p>Shkoni ju n\u00eb Shkod\u00ebr, dilni n\u00eb Rozaf\u00eb dhe aty shikoni nj\u00eb mrekulli natyrore t\u00eb pashembullt. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb Buna, deti, alpet n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Shkodran\u00ebt dhe vlonjat\u00ebt jan\u00eb n\u00eb kulmin e atyre q\u00eb kan\u00eb ikur, sepse kjo qeveri n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vazhdonte rritjen e rrogave, arrit\u00ebm ti kemi m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon, synimi ishte t\u00eb kapnim slloven\u00ebt. Po pse t\u00eb kapnim slloven\u00ebt, sepse slloven\u00ebt ishin m\u00eb af\u00ebr austriak\u00ebve dhe vendeve t\u00eb zhvilluara. Po pse t\u00eb kapnim ne slloven\u00ebt, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pasur se Sllovenia.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka pasuri natyrore p\u00ebrrallore, disa her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Sllovenia, at\u00ebher\u00eb pse mos ti g\u00ebzojn\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb, pse mos t\u00eb kthehen k\u00ebto n\u00eb pasuri p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb. Jo e kund\u00ebrta ndodhi, rrogat u ngrin\u00eb. U ngrin\u00eb rrogat, por nuk ngrihen \u00e7mimet, n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut, \u00e7mimet rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale dhe rritja e tyre \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet p\u00ebr ekonomin\u00eb, inflacioni natyral. Kurse ky bllokoi rritjen e rrogave, cili ishte rezultati, u vidhis\u00ebm t\u00eb fundit n\u00eb Ballkan. Kosova doli 30-40 % para nesh. Mjeku n\u00eb Kosov\u00eb, dyfishin e rrog\u00ebs s\u00eb mjekut n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00ebsuesi n\u00eb Kosov\u00eb 60% m\u00eb t\u00eb madhe se n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fermeri n\u00eb Kosov\u00eb, 400 euro p\u00ebr hektar\u00eb grur\u00eb, 1 mij\u00eb euro p\u00ebr hektar\u00eb sera, 90 euro p\u00ebr nj\u00eb lop\u00eb, 25 euro p\u00ebr nj\u00eb dhi. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, nj\u00eb subvencion. Biznesi, ndodhi pandemia, apo u rrit\u00ebn \u00e7mimet, nj\u00eb paket\u00eb mb\u00ebshtetje disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se Shqip\u00ebria. Po Shqip\u00ebria pse nuk e b\u00ebri, kishte apo nuk kishte lek\u00eb? Dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Kosova. Po lek\u00ebt i vjedhin, sepse nd\u00ebrtojn\u00eb 1 kilomet\u00ebr rrug\u00eb me 24 milion\u00eb euro, sepse nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb me 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sot Edi Rama ishte n\u00eb Kamz\u00eb dhe foli si nj\u00eb pushtues i eg\u00ebr. Pati paturp\u00ebsin\u00eb ti thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kamz\u00ebs, se po nuk votuat Rakip hajdutin nuk do t\u00eb keni para, nuk do t\u00eb keni para. Ja them k\u00ebtu para jush, do t\u00eb ti nxjerrim nj\u00eb nga nj\u00eb dhe mos guxo, se absolutisht pas 14 majit, koh\u00ebrat tuaja jan\u00eb t\u00eb num\u00ebruara dhe do t\u00eb ndjek\u00ebsh fatin e mafias t\u00ebnde.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh miqt\u00eb e mi. E p\u00ebrg\u00ebzoj Fatmirin, foli p\u00ebr socialist\u00ebt me nj\u00eb respekt t\u00eb pal\u00ebkundur. Un\u00eb u them sot, se shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr tu bashkuar, \u00e7far\u00eb do partie q\u00eb jan\u00eb. Sekti i rilindjes \u00ebsht\u00eb sekti m\u00eb i eg\u00ebr, \u00ebsht\u00eb sekti m\u00eb i keq, \u00ebsht\u00eb fara m\u00eb e keqe q\u00eb ka par\u00eb kjo tok\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Po marrim kandidat\u00ebt, ja ku \u00ebsht\u00eb zoti Cikuli, ja ku \u00ebsht\u00eb zoti Shero. Ku \u00ebsht\u00eb ai kandidati i Sarand\u00ebs, a e dini ju kush \u00ebsht\u00eb ai. Ju se njihni asnj\u00eb, nuk e njeh asnj\u00eb socialist. Ju them un\u00eb kush \u00ebsht\u00eb ai. Asnj\u00eb socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durr\u00ebsi, ai vjen me mision t\u00eb kobsh\u00ebm, ai vjen p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu mafian e tmerrshme t\u00eb Durr\u00ebsit. <\/p>\n<p>Sepse e shofin se Durr\u00ebsi po u ik\u00ebn, Igli Cara do t\u00eb fitoj\u00eb dhe tani k\u00ebrkojn\u00eb zona p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tyre kriminale dhe mendojn\u00eb se mund t\u00eb mashtrojn\u00eb sarandiot\u00ebt. Po nga doli ai nj\u00ebher\u00eb. Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb Saranda me k\u00ebta burra, me k\u00ebto gra, me k\u00ebta t\u00eb rinj, t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb njeri p\u00ebr ta kandiduar, por do ta sjellim nga Durr\u00ebsi pasi ka b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn e mafias s\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kandidati, ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr Sarand\u00ebn.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb Patos. E shoqja e kandidatit t\u00eb Patosit, me mandat arresti komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb Lond\u00ebr fshihet se ka vjedhur k\u00ebtu tokat n\u00eb hipotek\u00ebn e Sarand\u00ebs. Kurse i shoqi i saj kandidonte n\u00eb Patos.<\/p>\n<p>Po ndodh kjo n\u00eb bot\u00eb? Si mund t\u00eb ndodh\u00eb? Ndodh se i ka d\u00ebrguar valixhen me para, ose tokat, trojet k\u00ebtu n\u00eb Sarand\u00eb, ia ka dh\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebs me shok\u00eb dhe i ka lumturuar. Nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Shkon diku tjet\u00ebr, e gjen me dy tri emra kandidatin. Shkon n\u00eb Mir\u00ebdit\u00eb, e nxjerrin me dajak. E rrahin n\u00eb zyrat e veta. \u00c7do gj\u00eb mafie. A kakrahasohen k\u00ebta kandidat\u00eb me kandidat\u00ebt e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj edhe \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb bashkohemi. Kjo parti, ju garantoj un\u00eb ju, se ne n\u00eb epiqend\u00ebr kemi familjen, dhe ne i qendrojm\u00eb fort k\u00ebsaj. Se kjo shoq\u00ebri q\u00eb po rrokulliset, kjo ka jetike rivendosjen e familjes shqiptare n\u00eb epiqend\u00ebr, mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr konsolidimin, forcimin e saj. Edi Rama me ideologjin\u00eb e George Sorosit, do q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb familjen.<\/p>\n<p>Ju e keni marr\u00eb vesh n\u00eb Tiran\u00eb, prindi 1, prindi 2. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, p rindi 1, prindi 2? \u00cbsht\u00eb shuarja e familjes. N\u00eb kop\u00ebshte i porosisin edukatoret t\u2019ju thon\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. \u00c7far\u00eb gjinie d\u00ebshiron t\u00eb jesh? Absolutisht, po.<\/p>\n<p>Pra, ne do t\u00eb vendosim n\u00eb epiqend\u00ebr familjen. Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr prosperitetin e saj. Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr suksesin dhe solidaritetin e saj. Ne do b\u00ebjm\u00eb gjit\u00e7ka q\u00eb pasurit\u00eb tona publike t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Ina Zhupa ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr Butrintin. Butrinti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri p\u00ebrrallore e rrall\u00eb, jo n\u00eb Europ\u00eb, po n\u00eb bot\u00eb, ua them un\u00eb ju. Personalisht si ish-kryeminist\u00ebr jam marr\u00eb jo pak me t\u00eb.<\/p>\n<p>Dy burra m\u00eb kan\u00eb ndihmuar mua n\u00eb t\u00eb koh\u00eb, dhe iu jam mir\u00ebnjoh\u00ebs, dhe do t\u2019ua them un\u00eb juve k\u00ebt\u00eb Lord Rotchild, dhe Lord Salisbury. Po \u00e7far\u00eb ndihme? Ndihma e tyre q\u00eb t\u00eb mos preket parku, t\u00eb mbetet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Sepse Butrinti, krahas qytez\u00ebs, vendit arkeologjik, ka zona p\u00ebrrallore t\u00eb tjera me biodiversitetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, me pamje dhe me \u00e7do gj\u00eb. Dhe ata m\u00eb d\u00ebrgonin letra p\u00ebr \u00e7dolloj shkelje q\u00eb b\u00ebhej. Tani, kur nj\u00eb dit\u00eb, shoh un\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet parku. Ajo mua duk mua aty u b\u00eb ndarja e parkut. Ti merr vendin arkeologjik, dhe un\u00eb po marr zona tjera p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Edi Rama ka realizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb megaafer\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe korruptive, dhe un\u00eb i them k\u00ebtu para jush, sepse z.Granof, njeri q\u00eb un\u00eb e kam respektuar shum\u00eb, do t\u00eb deklaronte n\u00eb televizion se ajo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e qeveris\u00eb. Jo, zot\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e kombit shqiptar ajo. \u00c7\u2019pun\u00eb ka qeveria. Qeveria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hajdute q\u00eb do t\u00eb vjedh\u00eb. Por, ajo \u00ebsht\u00eb pasuri. E kemi p\u00ebr sot, e kemi p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb, do ta l\u00ebm\u00eb brez pas brezi q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb krenohen me t\u00eb. Q\u00eb e gjith\u00eb bota ta njoh\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Deputetja ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb, dhe ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb betej\u00eb, dhe do ta shp\u00ebtojm\u00eb Butrintin. Butrinti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e jasht\u00ebzakonshme, jo vet\u00ebm e shqiptar\u00ebve, e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Zonja e zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Edi Rama po b\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb posht\u00ebruese, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. N\u00eb qoft\u00eb se e keni ndjekur p\u00ebrdor duke patur nj\u00eb bilanc negativ, duke patur mbi vete aferat e tmerrshme t\u00eb vjedhjeve t\u00eb qytetar\u00ebve, skandalet nj\u00ebri pas tjetrit, mashtrimet e pafundme. Tani mendon se duke marr\u00eb nj\u00eb lopat\u00eb, dhe duke hapur nj\u00eb grop\u00eb, do t\u2019ju hutoj\u00eb ju. Mendon se, duke p\u00ebrdorur fjala alla halabak\u00ebsh, p\u00ebrs\u00ebri do b\u00ebni q\u00eb qytetar\u00ebt do flasin p\u00ebr fjalorin e tij, dhe nuk do kujtohet p\u00ebr b\u00ebmat dhe aferat e tij. Nuk pranon asnj\u00eb debat, e tha z.Meta. Kandidat\u00ebt e tyre nuk duken kund.<\/p>\n<p>Un\u00eb iu b\u00ebj thirrje mediave, mos qendroni n\u00eb an\u00ebn e shtetit mafioz, por kini guzim dhe vendosni dy karrige, ftoni dy kandidat\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs, Konispolit dhe \u00e7do rrethi. Nxirrini aty, se \u00ebsht\u00eb n\u00eb standartin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb tuajin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ballafaqimi. Po nuk dalin dot. Ku pranon Erion Veliaj t\u00eb dal\u00eb me kandidatin ton\u00eb. Ka nj\u00eb vit q\u00eb iu thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs: kam mbjell\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb. E kuptoni sa jan\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb? Jan\u00eb tri rreshta me pem\u00eb nga Kepi Stillos n\u00eb derdhje t\u00eb Bun\u00ebs. Kam mbjell\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb, dhe kur e pyet gazetari: ku i ke ato? Nuk e di ti thot\u00eb, Tirana fillon nga baza e Natos n\u00eb Biz\u00eb, e p\u00ebrfundon k\u00ebtej e andej. Po t\u00eb paskrupullt! Ka vjedhur parat\u00eb p\u00ebr 1 milion\u00eb fidan\u00eb.<\/p>\n<p>Po \u00e7fra\u00eb vjedhjesh thoni ju? A mund t\u00eb imagjinoni ju q\u00eb Tirana t\u00eb ket\u00eb faturuar pish\u00eb me 5600 euro? Jo nj\u00eb, qindra pisha. 5600 euro rr\u00ebnja. K\u00ebta nuk kan\u00eb nj\u00eb kufi n\u00eb vjedhje, nuk kan\u00eb n\u00eb asgj\u00eb. Dhe natyrisht ai, nuk mund t\u00eb ballafaqohet.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb tmerr p\u00ebr kop\u00ebshte dhe \u00e7erdhe. Nuk gjen, do shkosh te privati. Dhe ai del, qarkullon: kam nd\u00ebrtuar 40 shkolla. \u00c7a 40 shkolla? Nj\u00eb mashtrues. Dhe kur vjen puna e i thot\u00eb gazetari: pa m\u2019i thuaj pak, num\u00ebr 5 apo 6.<\/p>\n<p>U ka marr\u00eb 41 milion\u00eb euro taks\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr arsmin, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me Kushtetut\u00ebn. Me Kushtetut\u00eb shqiptar\u00ebt e kan\u00eb falas arsimin. S\u2019mund ta marr\u00ebsh, as qeveria nuk mund t\u00eb vendos\u00eb taks\u00eb p\u00ebr arsimin se Kushtetuta thot\u00eb: e ka falas! Kurse ky betoni i Bashkis\u00eb, ky v\u00eb taks\u00ebn p\u00ebr arsimin. Merr 40 milion\u00eb. Thot\u00eb kam nd\u00ebrtuar 40 shkoll\u00eb. Kurr\u00eb, nuk ka nd\u00ebrtuar as gjysm\u00ebn e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb kur me 40 milion\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtonte n\u00eb standartin europian dhe amerikan 70 shkolla.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebta vet\u00ebm vjedhin! Por, p\u00ebr ta mbyllur. Nj\u00eb thirrje kam shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt po na b\u00ebhen si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, dhe ethem me shum\u00eb dhimbje: si uji yn\u00eb i pak\u00ebt. Se shumica juaj po ikin. T\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb k\u00ebto zgjedhje, t\u00eb firmosim ndryshimin. Dhe ju garantoj ju, se ai ndryshim do ket\u00eb p\u00ebr objektivin m\u00eb madhor gjendjen tuaj, suksesin tuaj n\u00eb vendin tuaj, shkollimin, pun\u00ebsimin, sistemimin dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ju t\u00eb nd\u00ebrtoni \u00ebndrra tuaja n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb thirrje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kam p\u00ebr vajzat, grat\u00eb, n\u00ebnat, motrat. Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, vendi pret nga ju, shoq\u00ebria pret nga ju. Po pse nga ju do t\u00eb thoni? Sepse ju n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme, me inteligjenc\u00ebn emocionale tuaj\u00ebn, ju i keni m\u00eb t\u00eb qarta se kushdo tjet\u00ebr dram\u00ebn q\u00eb po kalojm\u00eb ne nga ky sistem monist. Dram\u00ebn q\u00eb po kalojm\u00eb ne, p\u00ebr faktin q\u00eb nj\u00eb njeri i ka kapur t\u00eb gjitha pushtetet, dhe i p\u00ebrdor ato, jo p\u00ebr ju, jo p\u00ebr qytetar\u00ebt, por p\u00ebr veten e tij, dhe klientel\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ju jeni ato q\u00eb ndieni pshehr\u00ebtimat e n\u00ebnave q\u00eb p\u00ebrcjellin f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb shkoll\u00eb me k\u00ebrkesa t\u00eb paplot\u00ebsuara. Ju jeni ato q\u00eb ndjeni pshehr\u00ebtimat e n\u00ebnave q\u00eb p\u00ebrcjellin f\u00ebmij\u00ebt e tyre jasht\u00eb, se Edi Rama u ka rritur mesatarene futjes n\u00eb universitete. Ju jeni ato q\u00eb diplomat e f\u00ebmij\u00ebve tuaj, t\u00eb marra me aq sakrific\u00eb nuk vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb bilet\u00eb udh\u00ebtimi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb n\u00eb dhera t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto un\u00eb them se \u00e7do n\u00ebn\u00eb, \u00e7do grua, \u00e7do mot\u00ebr, \u00e7do vajz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi duhet ta motivoj\u00eb, dhe si misionare e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb e saj bind\u00ebse q\u00eb me dat\u00ebn 14 maj t\u00eb votojm\u00eb kandidat\u00ebt e ndryshimit. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja. Bashk\u00eb fitojm\u00eb!<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Saranda, rroft\u00eb Konispoli, rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidative t\u00eb koalicionit opozitar \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr Sarand\u00eb, Ardit Cikuli dhe Konispol, Fatmir Shero tha se: Kandidat\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb kandidat\u00ebt e dinjitetit tuaj! Berisha u shpreh se kandidat\u00ebt q\u00eb paraqiten n\u00eb k\u00ebto dy bashki p\u00ebrkat\u00ebse, jan\u00eb kadidat\u00eb shembullor\u00eb dhe familjar\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. N\u00eb fjal\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44314,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44313"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44313\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}