{"id":44279,"date":"2023-04-22T16:25:25","date_gmt":"2023-04-22T16:25:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=44279"},"modified":"2023-04-22T16:25:25","modified_gmt":"2023-04-22T16:25:25","slug":"berisha-te-votosh-ramen-do-te-thote-te-votosh-varferine-tende-deshperimin-tend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/22\/berisha-te-votosh-ramen-do-te-thote-te-votosh-varferine-tende-deshperimin-tend\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb votosh Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb votosh varf\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde, d\u00ebshp\u00ebrimin t\u00ebnd!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr P\u00ebrmetin. Berisha vler\u00ebsoi kandidatin e opozit\u00ebs, duke shprehur besimin p\u00ebr fitoren e tij me 14 maj. Berisha ka paralajm\u00ebruar Ram\u00ebn se do t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr afer\u00ebn me McGonigal, duke deklaruar se e pret burgu n\u00eb SHBA, dhe m\u00eb pas edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs denoncoi aferat korruptive t\u00eb regjimit duke kujtuar se parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr pllaka n\u00eb sheshin Sk\u00ebnd\u00ebrbej jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se shpenzimet 1 vje\u00e7are n\u00eb zonat rurale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, thjeshtra e Ram\u00ebs po shkat\u00ebrron t\u00eb gjitha firmat, sepse fiton \u00e7do tender. Berisha u b\u00ebri thirrje banor\u00ebve t\u00eb P\u00ebrmetit q\u00eb t\u00eb mos votojn\u00eb kurr\u00eb qeveritar\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin pushtetin p\u00ebr pasurimin e tyre.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Berisha e vuri theksin mbi grat\u00eb dhe n\u00ebnat shqiptare, duke u shprehur se k\u00ebto zgjedhje iu dedikohen atyre, pasi q\u00eb ato kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb familjet tona, dhe q\u00eb t\u00eb mos e lejojn\u00eb kurrsesi varf\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet shkak p\u00ebr largimin e bijve nga gjiri i tyre.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit, v\u00ebllez\u00ebr e motra. Zonja e zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>S\u00eb pari p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, nderimin tim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, mir\u00ebnjohjen e pakufijshme ndaj jush, ndaj t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij rrethi kudo q\u00eb ndodhen sot.<\/p>\n<p>I nderuar z.Vangjel Dule, kryetar i PDIU, aleat n\u00eb koalicionin \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019. I nderuar z.Tritan Shehu, drejtues politik i grupit elektoral p\u00ebr qarkun e Gjirokastr\u00ebs. I nderuar z.Kryetar i PD t\u00eb P\u00ebrmetit, Arson Lipe. I dashur kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, z.Edmond Komino. I dashur Dasho, Niko, Ylli, t\u00eb dashur miq e t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p>Kam nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb vij sot t\u00eb paraqes para jush z.Edmond Komino, nj\u00eb nga bijt\u00eb tuaj m\u00eb t\u00eb shquar, inxhinierin e talentuar. Njeriun q\u00eb n\u00eb 30 vite ka derdhur energjin\u00eb e tij, mendjen, p\u00ebrkushtimin n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb P\u00ebrmetit, dhe t\u00eb qytetit. P\u00ebrmeti, nj\u00ebri nga qytetet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb mund t\u00eb shoh\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Edmond Komino \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokrat i dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb revolucionit demokratik t\u00eb viteve \u201990. Sot ai vjen para jush jo si kandidat i PD, as edhe kryesis\u00eb s\u00eb PD. Vjen para jush si kandidat i juaji, i zgjedhur nga ju me vot\u00ebn tuaj t\u00eb lir\u00eb, me besimin tuaj, dhe ju garantoj se ky standart \u00ebsht\u00eb sot standarti m\u00eb dinjitoz q\u00eb ekziston edhe n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara t\u00eb planetit. \u00cbsht\u00eb standarti i v\u00ebrtet\u00eb i liris\u00eb.<\/p>\n<p>Edmondi paraqiti k\u00ebtu programin p\u00ebr P\u00ebrmetin e ndryshuar, P\u00ebrmetin e ardsh\u00ebm p\u00ebr vepra konkrete, por mbi t\u00eb gjitha vizionet. Vizionet e P\u00ebrmetit me potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. P\u00ebrmeti ka potenciale t\u00eb m\u00ebdha bujq\u00ebsore, blegtorale, mbi t\u00eb gjita turistike. Ka disa nga trash\u00ebgimit\u00eb kulturore m\u00eb t\u00eb bukurat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e ndoshta t\u00eb rajonit. P\u00ebrmeti ka nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb \u00e7muar, t\u00eb pavdekshme p\u00ebr \u00e7do shqiptar kudo q\u00eb ai ndodhet, P\u00ebrmeti \u00ebsht\u00eb djepi i burrave m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e letrave, n\u00eb fush\u00ebn e mendimit filozofik, n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, t\u00eb kombit shqiptar. T\u00eb gjitha k\u00ebto bukuri mahnit\u00ebse natyrore, pasurit\u00eb e tij e b\u00ebjn\u00eb P\u00ebrmetin nj\u00eb bashki me potenciale shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, dhe un\u00eb ju garantoj ju se Edmond Komino do b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebto potenciale, nga k\u00ebto pasuri t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb para s\u00eb gjithash qytetar\u00ebt e P\u00ebrmetit, banor\u00ebt e k\u00ebtij rrethi.<\/p>\n<p>Ju e dini mir\u00eb kultur\u00ebn tuaj t\u00eb mrekullueshme, qoft\u00eb n\u00eb pun\u00ebrat, n\u00eb prodhime, nuk ka t\u00eb krahasuar. Ju jeni n\u00eb krye n\u00eb shum\u00eb aspekte, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ju siguroj se me promovimin, me zhvillimin P\u00ebrmeti do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara p\u00ebr turist\u00ebt shqiptar\u00eb dhe nga mbar\u00eb bota, pasi kurr\u00ebkund tjet\u00ebr nuk gjen specialitetet, gatimet, prodhimet q\u00eb gjen n\u00eb P\u00ebrmet fal\u00eb kultur\u00ebs tradicionale t\u00eb trash\u00ebguar t\u00eb p\u00ebrmetar\u00ebve dhe p\u00ebrmetareve.<\/p>\n<p>Edmondi, mori zotimet e tij para jush dhe ka p\u00ebr rival nj\u00eb shoqe anonime, jo ajo e ka nj\u00eb em\u00ebr, por problemi \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr em\u00ebrimin e saj nuk \u00ebsht\u00eb pyetur asnj\u00eb socialist i P\u00ebrmetit, nuk \u00ebsht\u00eb pyetur as dega e PS e P\u00ebrmetit. K\u00ebta jan\u00eb kandidat\u00eb q\u00eb dalin t\u00eb gjith\u00eb nga bodrumi i Edi Ram\u00ebs. Un\u00eb nuk merrem me personin konkret, por nj\u00eb gj\u00eb u them. Kudo q\u00eb shkoj n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk kam gjetur nj\u00eb prej tyre q\u00eb nuk ka dor\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb i gjej q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar fonde, kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar me tendera, kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Kan\u00eb zhvilluar nepotizmin, kan\u00eb abuzuar dhe kan\u00eb vendosur t\u00eb fundit qytetarin dhe interesat e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ti dyfishon taks\u00ebn, n\u00eb qoft\u00eb se ti rrit tarifat, n\u00eb qoft\u00eb se ti i injoron t\u00eb gjith\u00eb P\u00ebrmetin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb rurale, ti krijon kushte q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ikin, t\u00eb largohen. Po pse do rrij\u00eb n\u00eb Dishnic\u00eb fermeri, kur rrug\u00ebt i ka si n\u00eb mesjet\u00eb. Edhe mesjeta ka ptur rrug\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb rrug\u00eb qerresh. Rruga e pasfaltuar \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb qerresh. \u00cbsht\u00eb identik ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pasfaltuar, ajo mund t\u00eb jet\u00eb ashtu 500 vite para.<\/p>\n<p>P\u00ebrmeti dhe Shqip\u00ebria, ve\u00e7an\u00ebrisht fshati dhe zona rurale, u p\u00ebrball\u00ebn n\u00eb k\u00ebto 10 vite me nj\u00eb injorim absolutisht total, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb potenciale shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kur ato kan\u00eb potenciale shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ne kishim nj\u00eb filozofi tjet\u00ebr, filozofia jon\u00eb ishte dhe do jet\u00eb, \u00e7do fshat me infrastruktur\u00eb: \u00e7do fshat me infrastruktur\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me lagjet e qytetit. Me k\u00ebt\u00eb motiv ne asfaltuam n\u00eb fshatrat e vendit dhe zonat rurale 8300 kilometra, na mbet\u00ebn pa afaltuar t\u00eb pakt\u00ebn edhe 3000 ose 3500 kilometra. K\u00ebta q\u00eb erdh\u00ebn, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vazhdonin, se ku \u00e7on rrug\u00ebn, \u00e7on shpres\u00ebn, zhvillimin, tregun, ka gjith\u00eb ato aspekte. K\u00ebta u ndaluan dhe u gozhduan duke shtruar pllaka guri n\u00eb qendrat e qyteteve, me q\u00ebllimin m\u00eb madhor q\u00eb t\u00eb vjedhin.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb imagjinoni ju q\u00eb pllakat e sheshit \u2018Sk\u00ebnderbej\u2019, n\u00eb t\u00eb cilat, ju mund t\u2019ju duket \u00e7udi, por ua them me sinqeritet absolut: n\u00eb ver\u00eb vlon xhezvja e kafes, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sheshin tmerr p\u00ebr t\u2019u kaluar. Pllakat kan\u00eb kushtuar m\u00eb shum\u00eb se investimet 1-vje\u00e7are n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rurale. A mund t\u00eb imagjinoni q\u00eb pllakat n\u00eb qendrat e qyteteve kan\u00eb kushtuar 2.3 miliard\u00eb euro? Jan\u00eb vjedhur t\u00eb pakt\u00ebn 70% e vler\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Ndaj dhe m\u00eb dat\u00ebn 14 maj, thirrja ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb votoni Edmond Kominon, kandidatin tuaj. Dhe u garantoj se ai me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb, me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh do iu sh\u00ebrbej\u00eb ju, banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij rrethi n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrta an\u00ebt e tij aty ku jan\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb vendimtare, nj\u00eb dit\u00eb jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja vet\u00ebm zgjedhja e qeveritar\u00ebve vendor\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb m\u00eb e madhe. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fatin e P\u00ebrmetit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aq sa ky fat qendron n\u00eb duart, zemrat, mendjet e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 10 vite u larguan nga ky dhe, 35% e shqiptar\u00ebve, m\u00eb shum\u00eb se ukrainasit nga barbaria ruse, m\u00eb shum\u00eb se sirian\u00ebt nga lufta civile, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do komb tjet\u00ebr. Nga k\u00ebta 805 n\u00ebn mosh\u00ebn 30 vje\u00e7. Ku do shkojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb u m\u00ebkuan nga vargjet se: aty ku duket balta m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl se mjalta, tani ikin. \u00c7far\u00eb ndodhi me ta? Pse kjo? Pse ata po shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb mysafir\u00eb. Mysafir\u00eb n\u00eb dhera t\u00eb huaj, mysafir\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e tyre? Ka nj\u00eb shkak: varf\u00ebria. Ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjedhurit. Po pse jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur jetojn\u00eb t\u00eb rrethuar n\u00eb pasuri p\u00ebrrallore. Sepse vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. K\u00ebtu nuk jemi t\u00eb ndar\u00eb. K\u00ebtu jemi nj\u00eblloj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fat demokrat\u00eb, socialist\u00eb, t\u00eb paparti. Sepse kjo vjedhje po nxin jet\u00ebn e secilit qytetar.<\/p>\n<p>Ne kemi qen\u00eb nj\u00eb komb i varf\u00ebr, por ne ia dol\u00ebm mrekullisht n\u00eb vitin 2008, t\u00eb ngjitemi nga kombi i tret\u00eb m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb planet n\u00eb vitin 1992, me 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vit, n\u00eb 2008-\u00ebn ne kaluam n\u00eb grupin e kombeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta. Ky \u00ebsht\u00eb hovi m\u00eb i fuqish\u00ebm q\u00eb ne kemi sh\u00ebnuar n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Ia dol\u00ebm t\u00eb kemi rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb edhe 11 mij\u00eb kilometra rrug\u00eb komb\u00ebtare dhe rurale, mij\u00ebra shkoll, kop\u00ebshte, etj. Mos t\u00eb hyjm\u00eb q\u00eb t\u2019i analizoj k\u00ebtu tani. Po pse k\u00ebto? Para, m\u00eb shum\u00eb se sa ka sot. Se ne nuk mirrnim borxh. Ky ka marr\u00eb 5 miliard euro borxh, kurse ne e rrit\u00ebm borxhin nga 58.2% n\u00eb 62.6%. E rrit\u00ebm borxhin me 4.4%. E ka rritur borxhin me 43%. Nga 66.6% n\u00eb 107%. Ku shkuan k\u00ebto? I dyfishoi taksat. K\u00ebto u vodh\u00ebn. U vodh\u00ebn se \u00e7do pun\u00eb publike b\u00ebhet duke vjedhur 80-90% t\u00eb \u00e7mimit. Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb Europ\u00eb rruga nd\u00ebrtohet me 2-3 milion\u00eb euro n\u00eb fush\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fush\u00eb rruga nd\u00ebrtohet me 24 milion\u00eb euro. N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e nd\u00ebrtuar nga PNUD, me donacione, nd\u00ebrtohet me 700 mij\u00eb euro, nj\u00eb shkoll\u00eb e nd\u00ebrtuar nga taksat e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrtohet nga Lal Betoni, nd\u00ebrtohet me 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr t\u2019u rind\u00ebrtuar n\u00eb Kam\u00ebz, nga betoni tjet\u00ebr i Kamz\u00ebs, nd\u00ebrtohet me 7.2 milion\u00eb euro. Ka nj\u00eb vjedhje t\u00eb pap\u00ebrmbajtur. Pse? Se vjedh kryeministri.<\/p>\n<p>A e keni v\u00ebn\u00eb re ju \u00e7far\u00eb po b\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb? N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb del me lopat\u00eb, q\u00eb nuk e ka kapur kurr\u00eb me dor\u00eb, e ka p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, hap ndonj\u00eb grop\u00eb, dhe dy tri gj\u00ebra b\u00ebn. Shan opozit\u00ebn nga fillimi n\u00eb fund, se at\u00eb kultur\u00eb ka, p\u00ebrdor fjalor banal dhe t\u00eb turpsh\u00ebm q\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb njeri i civilizuar nuk ia lejon vetes.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha n\u00eb Kavaj\u00eb. Kavajsit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb revoltuar me gjuh\u00ebn e tij, gjuh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm alabak\u00ebt mund t\u2019ia lejojn\u00eb vetes ta p\u00ebrdorin. Nuk b\u00ebn asnj\u00eb bilanc, nuk tregon se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, se \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb. Paraqet nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb vjedhur si ai.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb Patos, aty gjej nj\u00eb kandidat t\u00eb tij. \u00c7far\u00eb ishte kandidati i tij? Nj\u00eb Fatjon Duro. Fatjon Duro e kishte bashk\u00ebshorten ish-drejtuese t\u00eb hipotek\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb, kishte vjedhur e vjedhur, ishte l\u00ebshuar urdh\u00ebr arresti. E shoqja n\u00eb Lond\u00ebr tret pasurit\u00eb, Edi Rama merr ryshfetin dhe i em\u00ebron t\u00eb shoqin kryetar n\u00eb Patos. Po mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo? Po ka vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb Kuk\u00ebs, kishte marr\u00eb Beqirin, nga n\u00ebna e baba i kishin v\u00ebn\u00eb emrin Beqir, dhe e kishin paraqitur Beqirin n\u00eb Krum\u00eb: ky \u00ebsht\u00eb Haliti. Sepse si Beqir i kishte 4-5 arrestime ai. Pse, ky ishte njeriu q\u00eb ishte arrestuar n\u00eb Greqi, Itali, Gjermani, mos gabohem edhe n\u00eb Kosov\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Po pse, ky ishte njeriu q\u00eb duhej t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb Has? Po ishte, se ky ishte se i kishte \u00e7uar valixhen Edi Ram\u00ebs. Asnj\u00eb socialist nuk do q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kandidat t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb valixhes me para. Mund t\u00eb num\u00ebroj sa t\u00eb doni t\u00eb till\u00eb. \u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb tjet\u00ebr? Mashtrojn\u00eb! Mashtrojn\u00eb, sepse ky beson se i ka ecur mashtrimi.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb Maliq. Top\u00e7iu q\u00eb kishte 23 vjet, pa asnj\u00eb bilanc pothuaj, tani u thot\u00eb: un\u00eb do ju nd\u00ebrtoj trenin elektrik Maliq- Pylli Fazanit. Prsini kur t\u00eb thoj\u00eb kjo zonja, se un\u00eb do nd\u00ebrtoj trenin elektrik P\u00ebrmet-Bredhi Hotov\u00ebs. Po k\u00ebta i konsiderojn\u00eb qytetar\u00ebt qenie t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb prapambetur, njer\u00ebz q\u00eb mund t\u2019iu thon\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Nuk kan\u00eb turp. U ka humbur cipa. Dhe k\u00ebt\u00eb ai e thot\u00eb, sepse ka th\u00ebn\u00eb Erion Veliaj q\u00eb treni q\u00eb do hyj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, do vij\u00eb deri n\u00eb Kashar me naft\u00eb, kurse n\u00eb Tiran\u00eb do hyj\u00eb me elektrik. Absolutisht, po.<\/p>\n<p>Prandj edhe ky thoshte: do shkojm\u00eb te Pylli i Fazanit me tren elektrik. K\u00ebta vjedhin, vet\u00ebm vjedhin. Vjedhin taksat, pasurit\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodh me ne? \u00c7far\u00eb ndodh me qytetarin? Varf\u00ebrim. Dhe p\u00ebrfunduam nga njer\u00ebzit me rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, n\u00eb njer\u00ebzit me rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon. Dhe tani me nj\u00eb ciniz\u00ebm ekstrem del e thot\u00eb: do ta rris rrog\u00ebn 900 euro. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim i nj\u00eb njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb i fshir\u00eb nga konceptet.<\/p>\n<p>T\u00eb rris\u00ebsh rrog\u00ebn brenda nj\u00eb viti n\u00eb 900 euro, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb falimentosh t\u00eb gjith\u00eb sistemin bankar shqiptar, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb krijosh inflacion n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb pakt\u00ebn treshifror. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb zhys\u00ebsh shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare jo n\u00eb mir\u00ebq\u00ebne, por n\u00eb nj\u00eb nga mjerimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sepse p\u00ebr njeriun inflacioni \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i eg\u00ebr. Inflacioni sjell \u00e7do or\u00eb, \u00e7do dit\u00eb vet\u00ebm varf\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, un\u00eb nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb njeri q\u00eb do ta besoj\u00eb at\u00eb njeri. Megjithat\u00eb, ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb, me \u00e7do qytetar, me \u00e7do banor, pavar\u00ebsisht nga bindjet partiake t\u00eb votojn\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 14 maj, vota p\u00ebr Edmond Kominon \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ndryshimin.<\/p>\n<p>Ju e shihni \u00e7far\u00eb beteje t\u00eb eg\u00ebr b\u00ebn n\u00eb sy para t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs kund\u00ebr opozit\u00ebs. E ka kapur tmerr, frik\u00eb e madhe shum\u00eb, sepse ka kryer vepra p\u00ebr t\u00eb cilat ai duhet t\u00eb tmerrohet. Normalisht, nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb nuk ka frik\u00eb. Po ai nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. Ai ka firmosur absolutisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante n\u00eb kund\u00ebrshti me ligjin p\u00ebr xhepin e tij dhe t\u00eb Erion Veliajt afer\u00ebn e djeg\u00ebsave 430 milion\u00eb euro. Ai po p\u00ebrvet\u00ebson 820 mij\u00eb m2 truall n\u00eb ball\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb miliarder si Alabari.<\/p>\n<p>Ai ka tmerr nga k\u00ebto, ndaj edhe sheh te opozita tmerrin e v\u00ebrtet\u00eb. Sheh te Sali Berisha tmerrin e v\u00ebrtet\u00eb. I pashprese je, i them k\u00ebtu para jush. Shpres\u00eb nuk ke!<\/p>\n<p>McGonigal po t\u00eb pret atje. Je i pashpres\u00eb atje, por je edhe k\u00ebtu Pasi t\u00eb mbarosh d\u00ebnimin atje, do vish k\u00ebtu se d\u00ebnime t\u00eb tjera t\u00eb presin. Se ligji p\u00ebr heqjen e parashkrimit p\u00ebr qeveritar\u00ebt do jet\u00eb ligji i par\u00eb q\u00eb do miratohet n\u00eb parlamentin e ardhsh\u00ebm. Nuk ka parashkrim! N\u00eb qoft\u00eb se ti vjedh dhe mjeron qytetar\u00ebt me vjedhjen t\u00ebnde, ty ajo vjedhje dhe ai mjerim do t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde. Do p\u00ebrballesh me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj ka tmerr nga opozita. Ka tmerr nga opozita se familja e tij \u00e7do dit\u00eb n\u00eb tendera. Se baxhanaku i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb peshkaqen q\u00eb tende pas tenderi mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb 100 tendera deri m\u00eb sot, t\u00eb fsheht\u00eb dhe t\u00eb hapur, t\u00eb cilin ligji e ndalon. K\u00ebta nuk pyesin p\u00ebr ligjin.<\/p>\n<p>Thjeshtra e tij po shkat\u00ebrron t\u00eb gjitha firmat e arkitekt\u00ebve, projektuesve. E lidhur me nj\u00eb kompani t\u00eb huaj, pastaj si n\u00ebnkontraktore fiton \u00e7do tender se \u00ebsht\u00eb thjeshtra e kryeministrit. Po ligji e ndalon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare e qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Mos votoni kurr\u00eb qeveritar\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin pushtetin p\u00ebr pasurimin e tyre. Rruga m\u00eb antiligjore \u00ebsht\u00eb angazhimi i familjar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb fituar tendera. I them Edi Ram\u00ebs, hajde t\u00eb dalim k\u00ebtu bashk\u00eb, p\u00ebrpara k\u00ebtyre qytetar\u00ebve. Nxirr pak sa tendera kan\u00eb fituar familjar\u00ebt e Sali Berish\u00ebs. Zero! Mashtrove me McGonigal. Zero! T\u00eb num\u00ebroj un\u00eb qindra tendera t\u00eb thjeshtr\u00ebs s\u00eb Olsit dhe t\u00eb atij baxhanakut. A ecet k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Do ishte pafalshme t\u00eb votosh k\u00ebt\u00eb njeri, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb votosh varf\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde, d\u00ebshp\u00ebrimin t\u00ebnd, q\u00eb pasurit\u00eb e vendit t\u00ebnd t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr ty dhe jo bekim, si\u00e7 i ka dh\u00ebn\u00eb Zoti.<\/p>\n<p>Ndaj edhe m\u00eb 14 maj, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do der\u00eb. Thirrja ime m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vajzat, n\u00ebnat, motrat tona n\u00eb P\u00ebrmet, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, koha nuk iu ka thirr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Sepse ju e p\u00ebrjetoni n\u00eb jet\u00ebn tuaj, shpirtin tuaj breng\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb dhe mjerimit. Breng\u00ebn q\u00eb ka nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk plot\u00ebson dot d\u00ebshirat e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tij, ndonj\u00ebher\u00eb edhe ato m\u00eb elementaret. Breng\u00ebn q\u00eb ka nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb i nis f\u00ebmij\u00ebt e vet n\u00eb bot\u00eb, sepse q\u00eb nuk ia del, vet\u00ebm e vet\u00ebm se vidhet pasuria e Shqip\u00ebris\u00eb. Breng\u00ebn q\u00eb ka ajo kur sheh familjen q\u00eb i boshatiset.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vendimtar roli juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, sepse energjia juaj pozitive, ndjenjat tuaja p\u00ebr P\u00ebrmeti ndhe Shqip\u00ebrin\u00eb, jan\u00eb absolutisht leva e Arkimedit p\u00ebr t\u00eb firmosur ndryshimin m\u00eb 14 maj p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndryshimin, shpres\u00ebn, t\u00eb ardhmen q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja. Bashk\u00eb fitojm\u00eb!<\/p>\n<p>Rroft\u00eb P\u00ebrmeti, rroft\u00eb Shqip\u00ebria! Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d p\u00ebr P\u00ebrmetin. Berisha vler\u00ebsoi kandidatin e opozit\u00ebs, duke shprehur besimin p\u00ebr fitoren e tij me 14 maj. Berisha ka paralajm\u00ebruar Ram\u00ebn se do t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr afer\u00ebn me McGonigal, duke deklaruar se e pret burgu n\u00eb SHBA, dhe m\u00eb pas edhe n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44271,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44279"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44279"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44279\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44271"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}