{"id":43874,"date":"2023-04-18T09:54:07","date_gmt":"2023-04-18T09:54:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=43874"},"modified":"2023-04-18T09:54:07","modified_gmt":"2023-04-18T09:54:07","slug":"deklarata-e-forte-e-ambasadores-garek-parti-shtet-dhe-shitblerje-votash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/18\/deklarata-e-forte-e-ambasadores-garek-parti-shtet-dhe-shitblerje-votash\/","title":{"rendered":"Deklarata e fort\u00eb e Ambasadores Garek: Parti-Shtet dhe shitblerje votash"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mision prej 324 v\u00ebzhguesish nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it do t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata do t\u00eb shikojn\u00eb ecurin\u00eb e zgjedhjeve n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb jan\u00eb 40 subjekte politike. Tre milion e gjasht\u00ebqind mij\u00eb votues, q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb listat e zgjedh\u00ebsve, pritet t\u00eb japin vot\u00ebn e tyre p\u00ebr k\u00ebto subjekte. Si n\u00eb \ua794do pro\ua794es zgjedhor, qytetar\u00ebt presin q\u00eb rezultati i zgjedhjeve t\u00eb shpreh\u00eb vullnetin e tyre dhe ai t\u00eb mos tjet\u00ebrsohet. A i garanton k\u00ebto pritshm\u00ebri legjislacioni zgjedhor?<\/p>\n<p><strong>Subjektet politike n\u00eb gar\u00eb \u2013 t\u00eb zbatojn\u00eb ligjet zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Shtet\u00ebror p\u00ebr Zgjedhjet, kreu i Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve, (KQZ), Ilirian Celibashi, n\u00eb bised\u00eb me DW, rreshton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash dhe garancish ligjore q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb rezultat n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin e zgjedh\u00ebsve, t\u00eb shprehur me vot\u00ebn e tyre. \u201cQ\u00ebllimi kryesor i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb popullit, nj\u00eb proces t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe transparent. Pavar\u00ebsia e KQZ, monitorimi i procesit zgjedhor nga misioni i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it, mbrojtja e vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrmes votimit dhe num\u00ebrimi transparent dhe i sakt\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr mekanizmat dhe garancit\u00eb kryesore ligjore. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme gjithashtu q\u00eb partit\u00eb politike n\u00eb gar\u00eb, kandidat\u00ebt e tyre p\u00ebr organet e pushtetit lokal, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj ligjeve, rregullave zgjedhore, t\u00eb ken\u00eb qasje t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb ndershme ndaj mediave dhe financimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore,\u201d thot\u00eb Ilirian Celibashi p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Ligjet zgjedhore dhe transparenca e financimeve<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja e politik\u00ebs me fonde dhe financime private t\u00eb fushatave zgjedhore nuk jan\u00eb dukuri te panjohura n\u00eb Shqip\u00ebri. Ato kan\u00eb c\u00ebnuar dhe tentojn\u00eb t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb integritetin e procesit zgjedhor duke krijuar kushte p\u00ebr deformim\u00a0t\u00eb rezultatit, edhe pse legjislacioni zgjedhor k\u00ebrkon t\u2018i ndaloj\u00eb. \u201cLigjet zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb v\u00ebn\u00eb kufizime t\u00eb rrepta lidhur me burimet e financimit t\u00eb fushatave zgjedhore. Ato synojn\u00eb ndalimin e vendosjes s\u00eb interesave t\u00eb financuesve privat\u00eb mbi ato t\u00eb votuesve. Partit\u00eb politike e kan\u00eb t\u00eb ndaluar t\u00eb marrin fonde nga burime t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Ato jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb deklarojn\u00eb t\u00eb gjitha burimet e financimit dhe shpenzimeve p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore,\u201d thekson komisioneri shtet\u00ebror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.<\/p>\n<p>Ai v\u00eb n\u00eb dukje, se\u00a0dispozitat ligjore kan\u00eb vendosur detyrime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr partit\u00eb\u00a0politike lidhur me deklarimin e burimeve e tyre t\u00eb financimit dhe shpenzimeve n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore. \u201cPartit\u00eb politike n\u00eb gar\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruara me ligj t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb KQZ, rregullisht dhe n\u00eb koh\u00eb, raporte financiare lidhur me t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet gjat\u00eb fushat\u00ebs. KQZ i verifikon ato dhe u k\u00ebrkon llogari partive politike kur konstaton shkelje t\u00eb dispozitave ligjore dhe rregullave. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr zgjedhjet lokale 2023 \u00ebsht\u00eb krijuar edhe nj\u00eb platform\u00eb elektronike p\u00ebr raportimin financiar. Ajo leht\u00ebson verifikimin e raporteve financiare t\u00eb partive politike dhe kontrollin nga mediat dhe shoq\u00ebria civile. Transparenca e financimeve private t\u00eb partive politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sfidat kryesore n\u00eb mbrojtjen e integritetit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thot\u00eb Celibashi.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb vullneti nga politika p\u00ebr ndryshime legjislative<\/strong><\/p>\n<p>Legjislacioni aktual zgjedhor, i miratuar 3 vjet m\u00eb par\u00eb, ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb mang\u00ebsi lidhur me transparenc\u00ebn e fondeve t\u00eb partive politike n\u00eb procesin zgjedhor. Misioni i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it e konstatoi k\u00ebt\u00eb gjat\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb zgjedhjeve parlamentare 2021. N\u00eb raportin e tij p\u00ebrfunditar ai rekomandoi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, q\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, Lokalet 2023, t\u00eb b\u00ebhen rregullime n\u00eb legjislacionin dhe Kodin Zgjedhor. Por kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet lokale 2023 do t\u00eb zhvillohen me t\u00eb nj\u00ebjtin legjislacion si parlamentaret 2021. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb ndryshim. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje procesi zgjedhor \u00ebsht\u00eb i ekspozuar ndaj t\u00eb nj\u00ebjtave fenomene negative q\u00eb u konstatuan n\u00eb zgjedhjet parlamentare 2021. Shqip\u00ebria, si vend an\u00ebtar i OSBE \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb legjislacionin e saj zgjedhor me rekomandimet e misioneve t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it. Mosplot\u00ebsimi i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i p\u00ebrs\u00ebritur i klas\u00ebs politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d thot\u00eb p\u00ebr DW, Kristaq Kume, ekspert i sistemeve zgjedhore.<\/p>\n<p>Komisioneri Shtet\u00ebror, Ilirian Celibashi thekson q\u00eb \u201cp\u00ebr rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime legjislative, partit\u00eb politike, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvend, duhet t\u00eb tregojn\u00eb vullnetin e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar Kodin Zgjedhor. KQZ ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it lidhur me administrimin e procesit zgjedhor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e k\u00ebtij komisioni.\u201d<\/p>\n<p><strong>Kapacitete t\u00eb munguara tekniko-profesionale dhe ligjzbatuese<\/strong><\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor i Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebrcakton KQZ si t\u00eb vetmin institucion t\u00eb pavarur q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb dhe b\u00ebj\u00eb auditin e shpenzimeve t\u00eb partive politike p\u00ebr fushat\u00ebn dhe zbatimin e legjislacionit zgjedhor. \u201cKQZ nuk ka kapacitete teknike dhe profesionale, nuk ka mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Politika \u00ebsht\u00eb treguar e shurdh\u00ebt ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb plot\u00ebsimet e duhura n\u00eb legjislacion dhe rritur kapacitetet e KQZ,\u201d thot\u00eb p\u00ebr DW eksperti Kume.<\/p>\n<p>Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje sesi e kan\u00eb trajtuar problemin e transparenc\u00ebs s\u00eb financimit t\u00eb partive politike vendet fqinj\u00eb, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. \u201cN\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb struktur\u00ebn e KQZ, funksionon zyra p\u00ebr financimet e partive politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe ka buxhet m\u00eb vete. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Serbi, krahas KQZ-s\u00eb legjislacioni zgjedhor ngarkon me detyra p\u00ebr t\u00eb ndjekur dhe audituar financimet e partive politike edhe institucione kund\u00ebr korrupsionit dhe ato t\u00eb tatim-taksave. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ndodh k\u00ebshtu dhe transpatenca e financimeve t\u00eb partive politike mbetet n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ulta t\u00eb mundshme,\u201d thot\u00eb Kristaq Kume.<\/p>\n<p>Ai thekson q\u00eb Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb rris\u00eb kapacitetet institucionale dhe profesionale t\u00eb institucioneve ligjzbatuese si prokuroria dhe policia e shtetit p\u00ebr t\u00eb \u201cparandaluar q\u00eb parat\u00eb me burime t\u00eb paidentifikuara t\u2019u jepen partive politike dhe financuesit privat\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor\u201d \u201cParaja q\u00eb futet n\u00eb procesin zgjedhor nga burime t\u00eb tilla p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale, t\u00eb d\u00ebnueshme me ligj. Ajo p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb arritur jo at\u00eb rezultat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjedh\u00ebsit me vot\u00ebn e tyre, por at\u00eb q\u00eb duan financuesit privat\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur forc\u00ebn politike q\u00eb do marr\u00eb pushtetin p\u00ebr interesat e tyre\u201d, thot\u00eb p\u00ebr DW Kristaq Kume.<\/p>\n<p><strong>Keqp\u00ebrdorimi i fondeve shtet\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dukuri negative q\u00eb tenton t\u00eb deformoj\u00eb vullnetin e votuesit t\u00eb shprehur me vot\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorimi i fondeve publike, q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet thelb\u00ebsore n\u00eb raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb misionit t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervis\u00eb ekskluzive p\u00ebr DW, ambasadorja Urszula Gacek, kryetare e misionit te at\u00ebhersh\u00ebm\u00a0t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHTR-it theksoi se \u201d keqp\u00ebrdorimi i burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, q\u00ebndrimi i paqart\u00eb ndaj kufirit mes partis\u00eb dhe shtetit ka qen\u00eb shqet\u00ebsim m\u00eb i madh se shit-blerja e vot\u00ebs. Ligji ka paqart\u00ebsi. Askush nuk mund t\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb q\u00eb biznesi i qeveris\u00eb vazhdoi.\u201d<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb ndaloj\u00eb ky biznes n\u00eb zgjedhjet lokale 2023?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSi asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb ne n\u00eb KQZ jemi fokusuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore. T\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore dhe agjencit\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb njoftojn\u00eb KQZ p\u00ebr aktivitetet publike. N\u00eb procesin zgjedhor p\u00ebr zgjedhjet lokale 2023, KQZ ka konstatuar shkelje dhe ka propozuar 20 sanksione nga t\u00eb cilat 10 jan\u00eb pranuar. Jan\u00eb ndaluar 7 aktivitete publike, nga t\u00eb cilat 10 aktivitete p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve publike dhe 7 aktivitete p\u00ebr shkak t\u00eb raportimit t\u00eb vonuar. N\u00eb zgjedhjet paramentare 2021, KQZ nuk ka ndaluar asnj\u00eb aktivitet publik dhe vendosi vet\u00ebm 4 sanksione p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve publike,\u201d thot\u00eb p\u00ebr DW Ilirian Celibashi.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb sistemeve zgjedhore, Kristaq Kume, thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i legjislacionit zgjedhor: \u201cNuk ka asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb ndryshim n\u00eb legjislacion. Kam parasysh s\u00eb pari Kodin Zgjedhor. Klasa politike e Shqip\u00ebris\u00eb, Parlamenti nuk ka reaguar fare ndaj rekomandimeve t\u00eb misioneve t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it nga zgjedhjet palamentare 2021. Komisioni p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb vendim lidhur me p\u00ebrdorimin e fondeve publike n\u00eb fushatat zgjedhore. Kjo tregon munges\u00ebn e vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb angazhuar energji dhe forca p\u00ebr rregullimin e legjislacionit zgjedhor, qoft\u00eb edhe p\u00ebr zbatimin e legjislacionit ekzistues. Ka nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb munguar n\u00eb funksionimin e shtetit ligjor.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr Komisionerin Shtet\u00ebror p\u00ebr Zgjedhjet , kryetarin e KQZ Celibashi, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve n\u00eb votim. \u201cInkurajoj votuesit t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb votime, t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre zgjedhore. Subjektet politike n\u00eb gar\u00eb dhe kandidat\u00ebt t\u00eb respektojn\u00eb rregullat e loj\u00ebs dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme\u201d, thot\u00eb ai.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mision prej 324 v\u00ebzhguesish nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it do t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata do t\u00eb shikojn\u00eb ecurin\u00eb e zgjedhjeve n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb gar\u00eb jan\u00eb 40 subjekte politike. Tre milion e gjasht\u00ebqind mij\u00eb votues, q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb listat e zgjedh\u00ebsve, pritet t\u00eb japin vot\u00ebn e tyre p\u00ebr k\u00ebto &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":43875,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43874"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43874\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}