{"id":43749,"date":"2023-04-17T08:21:06","date_gmt":"2023-04-17T08:21:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=43749"},"modified":"2023-04-17T08:21:06","modified_gmt":"2023-04-17T08:21:06","slug":"mandati-i-arrestimit-kunder-putinit-ligjshmeri-dhe-diplomaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/17\/mandati-i-arrestimit-kunder-putinit-ligjshmeri-dhe-diplomaci\/","title":{"rendered":"Mandati i arrestimit kund\u00ebr Putinit, ligjshm\u00ebri dhe diplomaci"},"content":{"rendered":"<p>Urdh\u00ebri i arrestimit i spikatur i 17 marsit nga Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (ICC) kund\u00ebr presidentit rus, edhe pse ka shanse t\u00eb pakta q\u00eb t\u00eb ekzekutohet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb cilin duhet ta mbajn\u00eb parasysh se n\u00eb per\u00ebndim dhe n\u00eb \u201cbot\u00ebn e tret\u00eb\u201d tentojn\u00eb ta vendosin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelensky n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin plan, duke i konsideruar si \u201cdy konkurrent\u00eb\u201d. Ama nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb cilit i duhet g\u00ebzuar: faktikisht e thellon m\u00eb tej hendekun midis Rusis\u00eb (me aleat\u00ebt e saj) dhe atij q\u00eb zakonisht q\u00eb quhet \u201ckomuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb fraktura edhe n\u00eb gjirin e NATO e Bashkimit Europian: Hungaria e ka deklaruar tashm\u00eb se nuk ka nd\u00ebrmend ta ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr \u2013 megjith\u00ebse duke qen\u00eb an\u00ebtare e Tribunalit, ashtu si pjesa tjet\u00ebr e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Bashkimit Europian. N\u00ebse vendet e shumta ekstraeuropiane midis atyre q\u00eb p\u00ebrball\u00eb konfliktit kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pozicion bashk\u00eblarg\u00ebsie do ta ndjekin k\u00ebt\u00eb shembull, do t\u00eb dal\u00eb e shk\u00ebrmoqur besueshm\u00ebria e Tribunalit.<\/p>\n<p>Masa t\u00eb cil\u00ebs i referohet vet\u00ebm nj\u00ebri prej krimeve t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Putinit t\u00eb cilin Haga po e heton: deportimi i f\u00ebmij\u00ebve nga zonat e pushtuara. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt i detyruar, nga momenti q\u00eb autoritetet ukrainase kan\u00eb mbledhur dhe ia kan\u00eb dor\u00ebzuar Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs nj\u00eb dokumentim t\u00eb gjer\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen. Mund t\u00eb jet\u00eb ndjekur nga t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr bombat mbi spitale dhe shkolla, vrasjen e civil\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb burgosurve, torturat, etj. P\u00ebr faktin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nga e cila buron gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u2013 agresionin ushtarak \u2013 Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk ka kompetenc\u00eb, duke qen\u00eb se Rusia dhe Ukraina nuk e kan\u00eb ratifikuar traktatin krijues t\u00eb tij (si\u00e7 edhe Shtetet e Bashkuara). Shqiptimi i Hag\u00ebs nuk do ta sulmoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e mazhoranc\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb ruse (70% \u2013 80% sipas sondazheve) ndaj presidentit t\u00eb saj. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb shikohet nga shum\u00eb s\u00eb nj\u00eb konfirmim i n\u00ebnshtrimit t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare me seli n\u00eb kryqytete per\u00ebndimore ndaj hegjemonis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Propaganda e Kremlinit ka loj\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb paraqitjen e deportimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve si nj\u00eb operacion humanitar, pasi do t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr banor\u00eb t\u00eb jetimoreve t\u00eb d\u00ebmtuara, p\u00ebr jetim\u00eb lufte, p\u00ebr t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb evakuuar nga zonat e luftimeve apo t\u00eb emigruar vullnetarisht, me familjet, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nj\u00eb regjimi krenarisht nacionalist (bile \u201cnazist\u201d).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u2019i botoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat, duke i spastruar nga k\u00ebt\u00eb kategori dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb llogaritjen e rasteve t\u00eb deportimit n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb largimit nga familjet, t\u00eb caktimit p\u00ebr adoptim t\u00eb \u00e7ifteve ruse duke injoruar k\u00ebrkesat e kthimit t\u00eb paraqitura nga prind\u00ebrit apo t\u00eb af\u00ebrm. Nj\u00eb proces, me auditimin e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, do t\u00eb nxirrte n\u00eb drit\u00eb shtrirjen e k\u00ebtij fenomeni. Fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhet, pasi rregullat e fiksuara n\u00eb vitin 1998 nga Statuti i Rom\u00ebs, q\u00eb krijon gjykat\u00ebn, nuk e lejojn\u00eb Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb procedoj\u00eb n\u00eb munges\u00eb. Q\u00eb Putini t\u00eb burgoset dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb procesohet do t\u00eb nevojitej q\u00eb ta sfidonte udh\u00ebrin e arrestimit duke shkuar n\u00eb nj\u00eb prej vendeve respektuese t\u00eb autoritetit t\u00eb Tribunalit Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ose t\u00eb shkarkohet nga nj\u00eb kolaicion opozitar\u00ebsh dhe t\u00eb ekstradohet. Dy skenar\u00eb tejet hipotetik\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dytin ekziston nj\u00eb precedent, ai i ish presidentit serb Sllobodan Milloshevi\u00e7, i dor\u00ebzuar Hag\u00ebs nga vet\u00eb qeveria serbe e Zoran Xhinxhi\u00e7it n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb ultimatumi t\u00eb Uashingtonit. E dijm\u00eb dhe Putini e di sesi ka shkuar: Milloshevi\u00e7i kishte shp\u00ebrthyer nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Kroacis\u00eb dhe nxitur nj\u00eb luft\u00eb civile n\u00eb Bosnje; pastaj kishte kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare n\u00eb suksesin e negociatave t\u00eb Dayton; nuk priteshin 70 dit\u00ebt e bombardimeve NATO e vitit 1999 dhe shk\u00ebputja e provinc\u00ebs rebele t\u00eb Kosov\u00ebs (n\u00eb shkelje t\u00eb nj\u00eb rezolute t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb OKB), dhe aq m\u00eb pak inkriminimi dhe burgu. N\u00eb at\u00eb burg nd\u00ebrkomb\u00ebtar vdiq pastaj n\u00eb vitin 2006, p\u00ebr t\u00eb cilin procesi, q\u00eb ka zgjatur 4 vite, nuk ka p\u00ebrfunduar kurr\u00eb me nj\u00eb vendim. Prandaj befason sa \u00ebsht\u00eb deklaruar lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb nga kush e njeh m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr at\u00eb ngjarje, Prokurorja e P\u00ebrgjithshme e Tribunalit Penal p\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb (ICTY), Carla del Ponte, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen \u201cLa Repubblica\u201d: \u201cMilloshevi\u00e7i ka aderuar n\u00eb traktativat e paqes kur ka filluar hetimi penal kundrejt tij. Tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shpresuar se Putini mund ta shikoj\u00eb me interes m\u00eb t\u00eb madh nj\u00eb perspektiv\u00eb arm\u00ebpushimi\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb logjike dukej t\u00eb trajtohej ndodhia e Milloshevi\u00e7it konkluzioni p\u00ebr t\u00eb aderuar apo bashk\u00ebpunuar n\u00eb nj\u00eb negociat\u00eb paqeje nuk e shp\u00ebton nga burgosja dhe procesimi. K\u00ebshtu q\u00eb nuk shikohet se \u00e7far\u00eb stimuluesi mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb rastin e Putinit nga urdh\u00ebri i arrestimit. Pa llogaritur q\u00eb ky akt formal e p\u00ebrjashton pranin\u00eb e tij dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb tij t\u00eb goditeshin nga nj\u00eb masa\u00eb e ngjashme ndaj negociatave hipotetike. Ve\u00e7 n\u00eb mos zhvillohen \u2013 gj\u00eb pak e mundur \u2013 n\u00eb nj\u00eb vend mik t\u00eb Rusis\u00eb dhe t\u00eb huaj nga bashk\u00ebpunimi me Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00ebse dhe kur do t\u00eb vihet n\u00eb nj\u00eb traktativ\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se Kievi (p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb rastin e nj\u00eb humbjeje t\u00eb plot\u00eb) do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga vendosja n\u00eb tavolin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Krejt\u00ebsisht e llogaritur \u00ebsht\u00eb se Rusia (p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb regjimit aktual) do t\u2019i kund\u00ebrvihej fuqimisht qysh nga faza paranegociuese, t\u00eb cil\u00ebve u konkordohet \u201caxhenda\u201d, dometh\u00ebn\u00eb zgjedhja e temave p\u00ebr t\u2019u diskutuar apo p\u00ebrjashtuar. Faktikisht, midis \u00e7\u00ebshtjeve humanitare, do t\u00eb ishte e ar\u00ebsyeshme t\u00eb futej n\u00eb axhend\u00eb ajo e riatdhesimit t\u00eb t\u00eb deportuarve apo m\u00eb mir\u00eb e mekanizmave p\u00ebr t\u00eb sqaruar vullnetin e t\u00eb interesuarve (jo vet\u00ebm e minoren\u00ebve) p\u00ebr t\u2019u kthyer dhe p\u00ebr t\u00eb furnizuar asistenc\u00eb p\u00ebr rifutjen n\u00eb shoq\u00ebri. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb sesa m\u00eb shum\u00eb kalon koha, aq m\u00eb problematike do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb prishen lidhjet afektive t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb do t\u00eb krijohen n\u00eb shum\u00eb raste. N\u00eb thelb, teknikisht vendimi i Tribunalit Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndjek nj\u00eb logjik\u00eb ligjore\/gjyq\u00ebsore lineare, por n\u00eb planin politik t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk do ta mund ta leht\u00ebsonte pun\u00ebn e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>(nga <em>Aspen Institute<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Urdh\u00ebri i arrestimit i spikatur i 17 marsit nga Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (ICC) kund\u00ebr presidentit rus, edhe pse ka shanse t\u00eb pakta q\u00eb t\u00eb ekzekutohet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb cilin duhet ta mbajn\u00eb parasysh se n\u00eb per\u00ebndim dhe n\u00eb \u201cbot\u00ebn e tret\u00eb\u201d tentojn\u00eb ta vendosin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelensky n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":43750,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43749"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43749\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}