{"id":43662,"date":"2023-04-15T12:41:35","date_gmt":"2023-04-15T12:41:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=43662"},"modified":"2023-04-15T12:41:35","modified_gmt":"2023-04-15T12:41:35","slug":"belind-kellici-autobusi-do-jete-pa-pagese-taksat-do-ti-marrin-me-bosat-e-inceneratoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/15\/belind-kellici-autobusi-do-jete-pa-pagese-taksat-do-ti-marrin-me-bosat-e-inceneratoreve\/","title":{"rendered":"Belind K\u00eblli\u00e7i: Autobusi do jet\u00eb pa pages\u00eb, taksat do t\u2019i marrin m\u00eb bosat e incenerator\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i, ishte i pari q\u00eb mori fjal\u00ebn n\u00eb mitingun p\u00ebr \u00e7eljen e fushat\u00ebs. K\u00eblli\u00e7i tha se, bashk\u00eb ne do punojm\u00eb duke ndjekur parimin e gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes n\u00eb respekt t\u00eb \u00e7do shqiptari. Un\u00eb nuk do lejoj q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ket\u00eb diferencime. Banor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, kudo q\u00eb jetoni, ju do jeni t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>\u201cBashkia e Tiran\u00ebs do reflektoj\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb der\u00ebs s\u00eb hapur, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar k\u00ebdo q\u00eb u troket n\u00eb der\u00eb.\u00a0Un\u00eb besoj n\u00eb premtimet q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb sepse jan\u00eb 100 p\u00ebrqind t\u00eb realizueshme.\u00a0Edhe p\u00ebr nj\u00eb muaj, ata 200 mij\u00eb banor\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin transportin publik, nuk do paguajn\u00eb m\u00eb. Autobusi do jet\u00eb pa pages\u00eb, taksat tona nuk do i marrin m\u00eb bosat e incenerator\u00ebve. Financimi i inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs do nd\u00ebrpritet urgjentisht.\u00a0Tirana nuk do ket\u00eb dallim nga 250 qytete anemban\u00eb bot\u00ebs q\u00eb ofrojn\u00eb transport publik falas pa pages\u00eb,\u201d\u00a0tha kandidati i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>FJALIMI I PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>Ja ku jemi. Zbrit\u00ebm n\u00eb fush\u00eb si ekip.<br \/>\nT\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<br \/>\nT\u00eb dashur demokrat\u00eb e opozitar\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar drejtues t\u00eb Koalicionit Bashk\u00eb Fitojm\u00eb,<br \/>\nI nderuar z. Ilir Meta dhe Doktor Sali Berisha,<br \/>\nT\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Dua ta nis me nj\u00eb falenderim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, kandidat\u00ebt e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs. Profesionist\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb, ekspert\u00eb, profesor\u00eb, t\u00eb rinj, t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb majt\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Tiran\u00ebn e vitit 2023; nj\u00eb ansamb\u00ebl i v\u00ebrtet\u00eb i vlerave tona gjithkrahinore.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb do t\u00eb punojm\u00eb duke ndjekur parimin e gjithp\u00ebrfshirjes, n\u00eb respekt t\u00eb \u00e7do shqiptari q\u00eb zgjedh t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e q\u00eb ka gjetur k\u00ebtu miq, dashuri, mikpritje, pun\u00eb dhe dije. Nga Sh\u00ebngjergji n\u00eb Kashar, nga Zall-Bastari n\u00eb Vaqarr, nga Kombinati n\u00eb Kinostudio, nga Blloku n\u00eb Baldushk, nga Myslym Shyri n\u00eb Ali Dem, ne jemi kryeqyteti.<br \/>\nUn\u00eb nuk do t\u00eb lejoj diferencime.<\/p>\n<p>Banor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs!<br \/>\nPo ju drejtohem nga kjo aren\u00eb emocionesh. Kudo t\u00eb banoni n\u00eb territorin e bashkis\u00eb son\u00eb, do t\u00eb jeni t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime dhe investime. Bashki do t\u00eb thot\u00eb \u201cbashk\u00ebsi\u201d, dhe ne bashk\u00eb do t\u2019i zgjidhim problemet q\u00eb ka sot Tirana.<br \/>\nS\u00eb bashku do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb kopshte, shkolla dhe \u00e7erdhe aty ku nuk ka. F\u00ebmij\u00ebt nuk do t\u00eb zgjohen q\u00eb pa aguar p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkolla kilometra larg tyre. Ju prind\u00ebr n\u00eb Astir e Unaz\u00eb t\u00eb Re, tek Liqeni i That\u00eb apo tek Kodra e Priftit, nuk do t\u00eb nxitoni m\u00eb n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb koh\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tuaj n\u00eb shkoll\u00eb. Shkolla do t\u00eb vij\u00eb te ju, qendra sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb vij\u00eb te ju, sh\u00ebrbimet e bashkis\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb te ju.<br \/>\nAtje ku ka f\u00ebmij\u00eb, ne do t\u00eb \u00e7ojm\u00eb dije, ku ka shkoll\u00eb do t\u00eb \u00e7ojm\u00eb rrug\u00eb, ku toka u tha p\u00ebr nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb, do t\u00eb \u00e7ojm\u00eb uj\u00eb p\u00ebr vaditje. Atje ku ka v\u00ebshtir\u00ebsi, nj\u00eb dor\u00eb do t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb der\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb humbni asnj\u00eb dit\u00eb pune n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dokument. Do t\u00eb gjeni gjithnj\u00eb hapur nj\u00eb der\u00eb ku t\u2019ju sh\u00ebrbehet njer\u00ebzisht. Bashkia e Tiran\u00ebs do t\u00eb reflektoj\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb mikpritjes, t\u00eb gadishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar k\u00ebdo q\u00eb na troket n\u00eb der\u00eb. K\u00ebt\u00eb ofroj un\u00eb, v\u00ebrtet\u00ebsi, mir\u00ebsi, besnik\u00ebri, ndihm\u00eb, zgjidhje. Un\u00eb jam i pari q\u00eb besoj n\u00eb premtimet q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb, dhe a e dini pse? Sepse jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb arritshme, 100% t\u00eb realizueshme.<\/p>\n<p>Jam i lumtur ve\u00e7 kur e mendoj q\u00eb 200 mij\u00eb banor\u00eb q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb me urban, nuk do t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb. Me k\u00ebto rroga e pensione, ato para do t\u2019ju duhen n\u00eb xhep. Minimalisht 52 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb muaj, do ti keni n\u00eb xhepat tuaj dhe kjo jo vet\u00ebm 1 muaj para zgjedhjeve, por \u00e7do muaj, p\u00ebr 4 vite me rradh\u00eb. U them gjimnazist\u00ebve, student\u00ebve, pensionist\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00ebve ju q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim mizerab\u00ebl, jua rrit\u00ebn bilet\u00ebn n\u00eb 400 lek\u00eb: Autobusi do t\u00eb jet\u00eb pa pages\u00eb! Kushton vet\u00ebm 6.8% t\u00eb buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb. Taksat tona nuk do t\u2019i marrin m\u00eb bosat e incenerator\u00ebve. Ju nuk do t\u00eb mbani m\u00eb me para ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia. Financimi i inceneratorit imagjinar t\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb nd\u00ebrpritet urgjentisht! Jo 70 e 80 mij\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb, por as 400 lek\u00eb bilet\u00eb autobusi nuk do ju marrin m\u00eb!<\/p>\n<p>Tirana nuk do t\u00eb ket\u00eb dallim nga 250 e kusur qytetet anemban\u00eb bot\u00ebs q\u00eb ofrojn\u00eb transport publik pa pages\u00eb. B\u00ebni hesap sa shpenzoni deri tani p\u00ebr 1 apo 2 linja vajtje-ardhje n\u00eb dit\u00eb, e sa do t\u00eb kurseni nga udh\u00ebtimi pa pages\u00eb. B\u00ebni llogarit\u00eb tuaja, sa or\u00eb kaloni n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb abone, e cila pas 14 majit nuk do t\u2019ju duhet m\u00eb fare. Transport pa pages\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs! Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e mbyllur.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar \u00e7udira nga kampi tjet\u00ebr, por nuk kan\u00eb t\u00eb krahasuar me problemet e p\u00ebrditshme q\u00eb kam par\u00eb e d\u00ebgjuar nga ju k\u00ebto muaj p\u00ebr Tiran\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe jetes\u00ebn e pap\u00ebrballueshme, p\u00ebr apartamentet e shtrenjta, taksat e larta, p\u00ebr ujin q\u00eb e paguani 3-4 her\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i pijsh\u00ebm; prandaj un\u00eb dhe ekipi im vijm\u00eb me nj\u00eb program p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Tiran\u00ebn funksionale dhe t\u00eb jetueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pafalshme t\u00eb mos nd\u00ebrtohet qoft\u00eb edhe nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zon\u00eb me 70 mij\u00eb banor\u00eb, kur kryebashkiaku ka mbledhur plot 41 milion\u00eb euro, nga taksa e p\u00ebrkohshme e infrastruktur\u00ebs arsimore, e cila pas 14 Majit, do t\u00eb b\u00ebhet zero, si p\u00ebr qytetar\u00ebt, ashtu dhe p\u00ebr biznesin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pafalshme t\u00eb shpenzosh 61% t\u00eb buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr mobilje, dieta, karburant, sh\u00ebrbime luksi dhe paga p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb nuk shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, e t\u00eb l\u00ebsh 1 milion\u00eb banor\u00eb me bidona n\u00eb duar, qytetin pa trotuar\u00eb ku t\u00eb l\u00ebvizin n\u00ebnat me karroca, f\u00ebmij\u00eb pa oborr ku t\u00eb luajn\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb pa nj\u00eb qend\u00ebr rinore.<\/p>\n<p>Jo, nuk do t\u00eb prisni pafund\u00ebsisht. M\u00eb 14 maj Tirana ka nj\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, dhe ajo fillon nga duart tuaja.<\/p>\n<p>Sot kemi miq nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, prandaj un\u00eb ju drejtohem edhe juve q\u00eb planifikoni t\u00eb shp\u00ebrnguleni n\u00eb Tiran\u00eb. E di se keni hallet tuaja e nuk doni ta kaloni koh\u00ebn t\u00eb bllokuar n\u00eb trafikun e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs. Investimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar trafikun, p\u00ebrvec autobuzit pa pages\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe zgjidhja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr lidhjen e Bulevardit D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit me Bulevardin Zogu I, p\u00ebrmes n\u00ebnkalimit q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej, pa prekur asnj\u00eb cm katror t\u00eb sheshit apo parkingut n\u00ebntok\u00ebsor ekzistues. Gjithashtu Tirana do t\u00eb ket\u00eb 30% m\u00eb shum\u00eb vende parkimi pa pages\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb ulim edhe ndotjen e madhe q\u00eb kemi, prej s\u00eb cil\u00ebs kryesojm\u00eb list\u00ebn e kryeqyteteve europiane me m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb astmatik\u00eb dhe renditemi si nj\u00eb nd\u00ebr 10 kryeqytetet m\u00eb t\u00eb ndotura t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr sh\u00ebndetin ton\u00eb na duhen edhe oaz\u00ebt e gjelb\u00ebr. 1 p\u00ebr \u00e7do lagje. 200 metra katror\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb gjelb\u00ebr nuk jan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrpara bat\u00ebrdis\u00eb me 7.1 milion\u00eb met\u00ebr katror\u00eb leje nd\u00ebrtimi q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto vite. Ja pra q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, n\u00ebse vendosim prioritet shumic\u00ebn, qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb t\u00eb brendshme nd\u00ebrtimet e larta bllokojn\u00eb dep\u00ebrtimin e drit\u00ebs s\u00eb diellit. Tirana nuk e sheh m\u00eb, as malin e Dajtit dhe as Kull\u00ebn e Sahatit.<\/p>\n<p>Tirana jon\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr frym\u00ebmarrje, p\u00ebr k\u00ebnde pushimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb moshuarit, ka nevoj\u00eb p\u00ebr aj\u00ebr m\u00eb t\u00eb past\u00ebr. Un\u00eb dhe ekipi im i kemi identifikuar k\u00ebto hap\u00ebsira, por si fillim ne do t\u00eb orientojm\u00eb nd\u00ebrtimin rezidencial nga p\u00ebrq\u00ebndrimi aktual n\u00eb qend\u00ebr, drejt poleve t\u00eb qytetit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Tirana t\u00eb b\u00ebhet qytet policentrik, qytet proporcional, i zhvilluar dhe i jetuesh\u00ebm edhe n\u00eb periferit\u00eb e saj, atje ku planifikojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb parkingjet hyr\u00ebse p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb vjen k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb zgjidhur pun\u00eb.<\/p>\n<p>I kemi ndar\u00eb problematikat n\u00eb dy kategori, brenda sht\u00ebpis\u00eb dhe jasht\u00eb pragut t\u00eb saj. Uji \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh q\u00eb kemi n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona. \u00c7mimin na e rrit\u00ebn me 44%, por uji vazhdon t\u00eb vij\u00eb me orar t\u00eb kufizuar dhe nuk plot\u00ebson asnj\u00eb standard p\u00ebr konsum t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Objektivi im \u00ebsht\u00eb t\u2019i heq Tiran\u00ebs depozitat e ujit mbi tarraca. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb duhet mb\u00ebshtetja juaj dhe gjykimi i ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>Tani i drejtohem biznesit t\u00eb vog\u00ebl dhe biznesit t\u00eb mes\u00ebm. P\u00ebrse mendoni se politikat e k\u00ebsaj Bashkie jan\u00eb kaq armiq\u00ebsore ndaj jush? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, sepse ju p\u00ebrb\u00ebni shtres\u00ebn e mesme t\u00eb k\u00ebtij qyteti. Kontigjentin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm nga pushteti. Sot lidhim nj\u00eb pakt s\u00ebbashku. Me paket\u00ebn time t\u00eb zerimit t\u00eb taks\u00ebs antikushtetuese t\u00eb infrastruktur\u00ebs arsimore, uljes s\u00eb taksave t\u00eb tjera si dhe p\u00ebrgjysmimin e tarifave, ju do t\u00eb ndesheni me klim\u00ebn m\u00eb miq\u00ebsore ndaj jush, q\u00eb do t\u2019ju mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb rriteni vit pas viti.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar bashk\u00ebqytetar\u00eb!<br \/>\nPas 14 Majit, ju garantoj se asnj\u00eb met\u00ebr katror gjelb\u00ebrim nuk do t\u2019i preket m\u00eb parkut t\u00eb liqenit artificial! Madje Bashkia e Tiran\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb territorin e saj edhe 6 parqe t\u00eb reja.\u00a0K\u00ebshtu do t\u00eb veprojm\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb lumit Lana, i cili na b\u00ebn sot t\u00eb vetmin kryeqytet n\u00eb Europ\u00eb, q\u00eb ujrat e zeza i derdh n\u00eb mes t\u00eb qytetit. Lana, lumi plot hijeshi i Tiran\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/p>\n<p>K\u00ebto projekte jan\u00eb t\u00eb realizueshme n\u00ebse ju t\u00eb par\u00ebt e k\u00ebrkoni ndryshimin. E ky ndryshim tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja.<\/p>\n<p>Dua gjithashtu t&#8217;i drejtohem grave t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00ebnave dhe bashk\u00ebshorteve. Ne e dim\u00eb mir\u00eb se jeni t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb bashkuar familjen shqiptare. N\u00ebse Tirana ndryshon, f\u00ebmij\u00ebt tuaj do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb k\u00ebrkoj nga ju mb\u00ebshtetje, sepse e di pesh\u00ebn reale t\u00eb fjal\u00ebs suaj. Un\u00eb dua ti mbaj t\u00eb bashkuara familjet tona, e nd\u00ebrkoh\u00eb ju garantoj se Policia Bashkiake, do t\u2019ju ofroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb siguri p\u00ebr jet\u00ebn tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, i cili ka d\u00ebshmuar shpesh her\u00eb se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr agresive me ju.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja!<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, apeli im i shkon t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb kryeqytetit, t\u00eb cil\u00ebt e gjejn\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb nisin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb vet\u00ebn k\u00ebtu, p\u00ebr shkak t\u00eb kostove stratosferike t\u00eb k\u00ebtij qyteti. Cdo gj\u00eb q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb sot, shkon vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen tuaj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr cmime m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr apartamentet, p\u00ebr standard jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr karta studenti q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nevojat tuaja reale dhe jo qokat e kryebashkiakut, dhe p\u00ebr infrastruktur\u00eb arsimore shum\u00eb her\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me 14 Maj, mos ikni nga qyteti, por dilni dhe VOTONI p\u00ebr t\u00eb ardhmen tuaj.<\/p>\n<p>Gjej rastin t\u00eb falenderoj t\u00eb gjith\u00eb ato grupe interesi, t\u00eb cilat pavar\u00ebsisht se nuk p\u00ebrmenden dot n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr si kjo sot, i kam takuar gjat\u00eb turit tim t\u00eb d\u00ebgjimit: Taksist\u00ebt, zjarrfiks\u00ebt, m\u00ebsuesit, pun\u00ebtor\u00ebt, fermer\u00ebt, pensionist\u00ebt, artist\u00ebt, barmen\u00ebt, berber\u00ebt, parukier\u00ebt, animalist\u00ebt, gazetar\u00ebt, sportist\u00ebt, ambjentalist\u00ebt, mjek\u00ebt dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile.<br \/>\nJam krenar p\u00ebr programin dhe ekipin tim, q\u00eb ju garantoj se \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb ka par\u00eb Tirana.<\/p>\n<p>Gjithashtu falenderoj an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe simpatizant\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb nderin t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj alternativ\u00ebn e ndryshimit n\u00eb qytetin tim. Kurr\u00eb nuk e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb se ai djaloshi q\u00eb shp\u00ebrndante flet\u00ebpalosje p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb 14 vite m\u00eb par\u00eb, sot do t\u00eb ishte kandidati i saj p\u00ebr Bashkin\u00eb e Kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr emocionuese p\u00ebr mua dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht mesazhi m\u00eb i fort\u00eb q\u00eb marr, se me pun\u00eb e vullnet, shpesh her\u00eb dhe me luft\u00eb, mund t\u2019ia dal\u00ebsh t\u00eb arrish aty ku duhet.<br \/>\nSa p\u00ebr mua, ju jap fjal\u00ebn e nderit se sa her\u00eb t\u00eb dal nga ajo zyr\u00eb e t\u00eb na ndeshen shikimet p\u00ebrball\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, do t\u00eb shihni po at\u00eb Belind besnik t\u00eb qytetit t\u00eb tij dhe t\u00eb pa tjet\u00ebrsuar nga politika.<\/p>\n<p><em>Faleminderit Suzana, Zamir dhe Redi p\u00ebr gjithcka keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua.<\/em><em><br \/>\nFaleminderit Anna, q\u00eb gjithmon\u00eb besove tek un\u00eb.<br \/>\nJu du Tirana!<br \/>\nBashk\u00eb Fitojm\u00eb! Bashk\u00eb Fitojm\u00eb! Bashk\u00eb Fitojm\u00eb!<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i, ishte i pari q\u00eb mori fjal\u00ebn n\u00eb mitingun p\u00ebr \u00e7eljen e fushat\u00ebs. K\u00eblli\u00e7i tha se, bashk\u00eb ne do punojm\u00eb duke ndjekur parimin e gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes n\u00eb respekt t\u00eb \u00e7do shqiptari. Un\u00eb nuk do lejoj q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ket\u00eb diferencime. Banor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, kudo q\u00eb jetoni, ju &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":43663,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43662"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43662"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43662\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}