{"id":43373,"date":"2023-04-12T17:30:56","date_gmt":"2023-04-12T17:30:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=43373"},"modified":"2023-04-12T17:30:56","modified_gmt":"2023-04-12T17:30:56","slug":"sondazhi-instituti-republikan-87-e-shqiptareve-thone-se-korrupsioni-eshte-problem-serioz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/12\/sondazhi-instituti-republikan-87-e-shqiptareve-thone-se-korrupsioni-eshte-problem-serioz\/","title":{"rendered":"Sondazhi\/ Instituti Republikan: 87% e shqiptar\u00ebve thon\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb problem serioz"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Instituti Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar sapo ka publikuar nj\u00eb anketim, nga del se pjesa d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb rendit\u00ebn shtrenjtimin e jetes\u00ebs dhe korrupsionin si shqet\u00ebsimet e tyre m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka p\u00ebrparuar sa duhet, dhe se jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr emigrimin e shtuar koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Fluharty! Instituti Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar sapo ka publikuar nj\u00eb anketim t\u00eb opinionit publik n\u00eb Shqip\u00ebri mbi shqet\u00ebsimet kryesore, q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore. Cil\u00ebn do t\u00eb ve\u00e7onit ju si gjetjen kryesore, q\u00eb iu ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:\u00a0<\/strong>Para t\u00eb gjithash, falemnderit dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. E vler\u00ebsoj k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Instituti Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka kryer anketimin e par\u00eb komb\u00ebtar k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fund t\u00eb janarit dhe nga fillimi i shkurtit. Ne po pyesim njer\u00ebzit se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe p\u00ebr zgjedhjet vendore. Nga anketimi doli se qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr pun\u00ebsimin, ekonomin\u00eb, si dhe mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb qeveria dhe partit\u00eb p\u00ebr nevojat e tyre. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsim kryesor p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Mendimi im mbi gjetjet kryesore \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit ndjehen t\u00eb bllokuar; ata shqet\u00ebsohen p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe korrupsionin si dhe p\u00ebr ata q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb qeveri dhe n\u00ebp\u00ebr partit\u00eb politike, por nga ana tjet\u00ebr k\u00ebrkojn\u00eb po prej tyre q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb dhe ofrojn\u00eb zgjidhjet e problemeve. Edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb edhe zgjidhjet ata i shohin tek politikan\u00ebt. Pra, qytetar\u00ebt mb\u00ebshtesin demokracin\u00eb dhe kjo ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Fluharty! N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb qytetar\u00ebve jan\u00eb korrupsioni i p\u00ebrhapur, ekonomia dhe pushteti vendor, sipas anket\u00ebs. 87 p\u00ebrqind e tyre pohuan se korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz n\u00eb Shqip\u00ebri. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb rezultat?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:<\/strong>\u00a0Po i kthehem mendimit se qytetar\u00ebt ndjehen t\u00eb bllokuar. Ata jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb punojn\u00eb partit\u00eb dhe qeveria. Ka disa shqet\u00ebsime n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb mendoj. Qytetar\u00ebt jan\u00eb vendosur midis korrupsionit n\u00eb nivel vendor dhe korrupsionit n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Me korrupsionin komb\u00ebtar ata kan\u00eb parasysh tenderat, burimet publike si p\u00ebrdoren ato. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl personash me rekorde t\u00eb vjetra kriminale dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion kan\u00eb kandiduar n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb pushtet vendor. Si e komentoni faktin q\u00eb persona t\u00eb till\u00eb p\u00ebrpiqen ta p\u00ebrdorin politik\u00ebn si nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr problemet e tyre me drejt\u00ebsin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:\u00a0<\/strong>Mendoj se po pyesni njeriun e gabuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjen votuesit. Ka dal\u00eb edhe nga anketimi q\u00eb partit\u00eb politike duhen decentralizuar. Qytetar\u00ebt duhet t\u2019u thon\u00eb partive se kush jan\u00eb kandidat\u00ebt e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta. Duhet m\u00eb shum\u00eb decentralizim dhe m\u00eb shum\u00eb diskutim n\u00eb nivel vendor. Qytetar\u00ebve u duhen dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen edhe pyetjes q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb anketuarve, 79% e t\u00eb rriturve, pohuan se \u00e7mimet e larta dhe kostot e jetes\u00ebs jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje kryesore t\u00eb vendit. Pjesa m\u00eb e madhe pohojn\u00eb se gjendja ekonomike ka mbetur nj\u00eblloj ose \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Sa ndikojn\u00eb shtrenjtimi i jetes\u00ebs dhe varf\u00ebria n\u00eb Shqip\u00ebri tek frenimi ose angazhimi politik i qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:<\/strong>\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e mir\u00eb. Mendoj se qytetar\u00ebt duhet t\u2019u b\u00ebjn\u00eb kandidat\u00ebve dy pyetje: A jeni pjes\u00ebtar i nj\u00eb partie t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb apo i nj\u00eb partie t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb? Dhe: Sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr ju dhe sa do t\u00eb ndikoj\u00eb kjo n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ju do t\u00eb drejtoni bashkin\u00eb ton\u00eb? Partit\u00eb politke duhet t\u00eb identifikojn\u00eb qart\u00eb ideologjin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, gj\u00eb q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri. Forcat politike i bashkangjitin politikat bashkiake sipas ideologjis\u00eb. Ka njer\u00ebz q\u00eb diskutojn\u00eb thjesht se cila prej pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e korruptuar se tjetra. Anketimi tregon se njer\u00ebzit n\u00eb komunitete duan t\u00eb diskutojn\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtje bashkiake; ekonomi, krijimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs, infrastruktura, uji i pijsh\u00ebm. Ata duhet t\u2019i pyesin kandidat\u00ebt se si konkretisht do t\u00eb zgjidh\u00eb ai k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje me detaje teknike. Varf\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjidhje afatgjata, por partit\u00eb kryesore duhet t\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duke nisur nga detaje t\u00eb thjeshta q\u00eb u interesojn\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Sipas anketimit, 53% e qytetar\u00ebve mendojn\u00eb q\u00eb drejtuesit bashkiak\u00eb po punojn\u00eb pak ose aspak p\u00ebr t\u00eb trajtuar nevojat e banor\u00ebve. Jan\u00eb rikandiduar afro \u00be e bashkiak\u00ebve aktual\u00eb dhe opozita u kthye n\u00eb zgjedhjet vendore. A keni ndonj\u00eb vler\u00ebsim mbi pjes\u00ebmarrjen e pritshme n\u00eb votime?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:<\/strong>\u00a0Votuesit na than\u00eb n\u00eb anketimin ton\u00eb se mbi 70 p\u00ebr qind mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votime. Ata na pohuan n\u00eb anketim se duan nj\u00eb pushtet vendor, q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr ta dhe t\u00eb mos shoh\u00eb shum\u00eb nga kryetari i partis\u00eb ose nga partia komb\u00ebtare, ose nga dikush q\u00eb jeton n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. Qytetar\u00ebt duan q\u00eb zyrtar\u00ebt vendor\u00eb dhe partit\u00eb politike vendore (deg\u00ebt e partive) t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se kush jan\u00eb ata n\u00eb raport me komunitetet vendore.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Nj\u00eb num\u00ebr i madh qytetar\u00ebsh, nga t\u00eb gjith\u00eb moshat dhe profesionet, madje edhe nga t\u00eb gjith\u00eb shtresat dhe nivelet e jetes\u00ebs po largohen nga Shqip\u00ebria. A keni ndonj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri, q\u00eb shprehet edhe n\u00eb anketimin tuaj si nj\u00eb dn\u00ebr shqet\u00ebsmet kryesore?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:<\/strong>\u00a0Mendoj se emigrimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh, sepse ndikon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb, tek forca pun\u00ebtore, kompanit\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb deg\u00ebt e tyre. Kjo dukuri ndikon po ashtu tek demokracia, tek numrat e votuesve, ndikon tek mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, ndikon tek z\u00ebrat q\u00eb ngrejn\u00eb shqet\u00ebsimet, dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0N\u00eb Shqip\u00ebri ekziston ende nj\u00eb shtres\u00eb e konsiderueshme nostalgjik\u00ebsh t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb anketuarve (78% e tyre) shprehen se demokracia \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e mir\u00eb e qeverisje. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:\u00a0<\/strong>Mendoj se n\u00eb shifrat q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt mungon di\u00e7ka. Nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish na pohuan se ata nuk e ndjejn\u00eb q\u00eb demokracia po p\u00ebrparon mjaftuesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata duan m\u00eb shum\u00eb. Ju keni keni k\u00ebtu breza q\u00eb kan\u00eb jetuar komunizmin, q\u00eb kan\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre se si e shohin jet\u00ebn. Pjesa m\u00eb e madhe shpresojn\u00eb tek demokracia, por problemi m\u00eb i madh q\u00eb ndeshet, \u00ebsht\u00eb numri i atyre q\u00eb thon\u00eb se demokracia nuk ka ecur mjaftuesh\u00ebm p\u00ebpara dhe se si Shqip\u00ebria ta kap\u00ebrcej\u00eb k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk. Duhet fuqizuar sistemi demokratik dhe t\u00eb sigurohemi q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje p\u00ebr nevojat e tyre. Nuk mund t\u00eb jen\u00eb gjysma demokrat\u00eb, gjysma komunist\u00eb, sepse jan\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime shum\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve shprehen n\u00eb anket\u00eb se kandidat\u00ebt nuk i frym\u00ebzojn\u00eb, nuk i t\u00ebrheqin, se vota e tyre nuk do t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe dyshojn\u00eb se parregullsit\u00eb n\u00eb zgjedhje do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten nj\u00eblloj si n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme. OSBE\/ODIHR ka v\u00ebrejtur shitblerjen e vot\u00ebs, presione dhe shantazhe n\u00eb zgjedhjet e kaluara. Si e komentoni mosbesimin e qytetar\u00ebve ndaj procesit zgjedhor?<\/p>\n<p><strong>John Fluharty:<\/strong>\u00a0Demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim me dy rrug\u00eb. Ajo k\u00ebrkon q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb shprehin nevojat e tyre, dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb partive q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre nevojave. Votuesit shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje. Politikan\u00ebt duhet t\u00eb mbajn\u00eb premtimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ky raport prishet kur qytetar\u00ebt pranojn\u00eb rryfshet dhe kur kandidat\u00ebt pranojn\u00eb rryshfet. Do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrfitim afatgjat\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, n\u00ebse b\u00ebhen bashk\u00eb dhe t\u00eb thon\u00eb \u201cJo m\u00eb! Ne nuk e b\u00ebjm\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb!\u201d. Edhe partit\u00eb politike duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Instituti Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar sapo ka publikuar nj\u00eb anketim, nga del se pjesa d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb rendit\u00ebn shtrenjtimin e jetes\u00ebs dhe korrupsionin si shqet\u00ebsimet e tyre m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka p\u00ebrparuar sa duhet, dhe se jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr emigrimin e shtuar koh\u00ebt e fundit. Z\u00ebri i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":43374,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43373"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43373\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}