{"id":43351,"date":"2023-04-12T10:45:08","date_gmt":"2023-04-12T10:45:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=43351"},"modified":"2023-04-12T10:45:08","modified_gmt":"2023-04-12T10:45:08","slug":"sharra-vlonjatet-nuk-do-te-pranojne-me-nje-pako-te-derguar-nga-kryeministri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/12\/sharra-vlonjatet-nuk-do-te-pranojne-me-nje-pako-te-derguar-nga-kryeministri\/","title":{"rendered":"Sharra: Vlonjat\u00ebt nuk do t\u00eb pranojn\u00eb m\u00eb \u201cnj\u00eb pako\u201d t\u00eb d\u00ebrguar nga kryeministri\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Hysni Sharra, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, e ftoi publikisht kund\u00ebrshtarin socialist n\u00eb k\u00ebto zgjedhje vendore t\u00eb 14 majit, q\u00eb t\u00eb debatojn\u00eb n\u00eb Sheshin e Flamurit p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebsaj bashkie, para t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sot n\u00eb emisionin Kafe Shqeto n\u00eb SYRI TV, z. Sharra shprehur bindjen se vlonjatet nuk do t\u00eb pranojn\u00eb m\u00eb \u201cnj\u00eb pako\u201d t\u00eb d\u00ebrguar nga kryeministri si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto 8 vjet, nj\u00eb kandidat q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me qytetin.<\/p>\n<p>Ai evidentoi faktin se eksperienca e Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs ka treguar se kur pushteti qendror dhe pushteti vendor kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb drejtime t\u00eb kund\u00ebrta, pun\u00ebt kan\u00eb shkuar m\u00eb mir\u00eb sesa shkojn\u00eb sot.<\/p>\n<p>Hysni Sharra deklaroi se gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte ai dhe ekipi i tij n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb rikthejn\u00eb n\u00eb origjin\u00eb, n\u00eb identitet, Sheshin e Flamurit, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks s\u00eb bashku me Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve dhe me Sht\u00ebpin\u00eb e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe mendojm\u00eb se do t\u2019i japim fund arroganc\u00ebs dhe prepotenc\u00ebs s\u00eb Kryeministrit: tha ai dhe theksoi se nga 60 bashki q\u00eb Rama sot i ka n\u00eb dor\u00eb, sado q\u00eb t\u00eb humb\u00eb ai, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb humbje e pushtetit.<\/p>\n<p>INTERVISTA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Z. Sharra, jeni prej vitesh pjes\u00eb e Partis\u00eb Demokratike. \u00c7far\u00eb ju shtyu t\u00eb nd\u00ebrmerrnit k\u00ebt\u00eb vendim, t\u00eb garonit p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Sharra:\u00a0<\/strong>Kjo ishte nj\u00eb zgjedhje imja personale sepse mendoj se ka ardhur momenti, ose p\u00ebr \u00e7do njeri vjen nj\u00eb moment kur piqen disa kushte. Un\u00eb mendoj se kam kontributin e duhur, eksperienc\u00ebn e duhur dhe ndoshta ky \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik, sepse Vlora sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb dashuri, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje dhe Vlora meriton m\u00eb shum\u00eb, nuk e meriton k\u00ebt\u00eb gjendje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Si \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb terren n\u00eb Vlor\u00eb? Lajmet q\u00eb vijn\u00eb nga Vlora jan\u00eb\u00a0 pak kontradiktore, p\u00ebr projekte t\u00eb l\u00ebna rrug\u00ebve, p\u00ebr shpenzime t\u00eb pafundme, pa shum\u00eb kuptim nd\u00ebrkoh\u00eb Qeveria p\u00ebrpiqet t\u00eb propagandoj\u00eb, sidomos deputeti i famsh\u00ebm i Vlor\u00ebs, me detyr\u00eb kryeminist\u00ebr flet p\u00ebr investime q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Vlor\u00ebn, \u201ckryeqytetin europian\u201d t\u00eb turizmit. Si p\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebto?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Sharra:<\/strong>\u00a0N\u00eb fakt, propaganda me realitetin jan\u00eb shum\u00eb larg me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb raportohet. Situata nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thuhet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb projektet nisin dhe nuk p\u00ebrfundojn\u00eb kurr\u00eb. Ne jemi nj\u00eb qytet ku kjo shkakton edhe at\u00eb ndotjen si nga vizuale, por edhe nga ana ambientale. Nga ana tjet\u00ebr ne pretendojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qytet turistik t\u00eb zhvilluar. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa hapa por k\u00ebto nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me asnj\u00eb kontribut apo merit\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, por kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pun\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ne duam t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb qytet t\u00eb zhvilluar, nj\u00eb qytet elitar apo turiz\u00ebm elitar, ne jemi duke trajtuar probleme t\u00eb tilla q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nevojat m\u00eb bazike, me nevojat m\u00eb kryesore, si\u00e7 jan\u00eb ato t\u00eb furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, me energji elektrike apo infrastruktur\u00ebn baz\u00eb t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs- kanalizimeve.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrtej propagand\u00ebs dhe asaj q\u00eb thuhet, realiteti n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb realiteti q\u00eb propagandohet nga qeveria. Ne kemi nd\u00ebrmarr\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201coperacion sinqeriteti\u201d, pra duke u shpjeguar njer\u00ebzve realitetin n\u00eb t\u00eb cilin ndodhen; duke ofruar zgjidhjet alternative dhe projektet tona p\u00ebr ta zhvilluar qytetin e Vlor\u00ebs por edhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb tij sepse q\u00eb prej vitit 2015, me t\u00eb famshmen Reform\u00eb Territoriale, Vlor\u00ebs i jan\u00eb bashkangjitur edhe kat\u00ebr njesi vendore t\u00eb cilat kan\u00eb specifikat e tyre, por n\u00eb fakt ato jan\u00eb pjes\u00eb e bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr dhe trajtohen si t\u00eb tilla vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur ne flasim p\u00ebr munges\u00eb investimesh n\u00eb zonat periferike t\u00eb qytetit, imagjino \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb pjes\u00ebt rurale. K\u00ebshtu q\u00eb, ai q\u00eb ne e quajm\u00eb \u201ckryetar\u201d t\u00eb \u00a0bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, me ekipet e tij q\u00eb vijn\u00eb her\u00eb pas here \u00a0shpallin programe t\u00eb m\u00ebdha,\u00a0 por ato mbeten vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr dhe t\u00eb pap\u00ebrfunduara. Gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e investimit dhe e p\u00ebrkushtimit, e pun\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Cila do t\u00eb jet\u00eb qasja q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mazhoranca ndaj Vlor\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrdorur si thes votash, pa ia p\u00ebrkthyer n\u00eb sh\u00ebrbime e madje ka pasur edhe konfliktin Leli-Rama, Ahmetaj q\u00eb u ngat\u00ebrrua nj\u00eb \u00e7ik\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Sharra<\/strong>: Pjes\u00eb e propagand\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb dhe fakti q\u00eb mundohen t\u2019u thon\u00eb njer\u00ebzve se si do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne tani q\u00eb bashkia dhe qeveria do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb drejtime t\u00eb kund\u00ebrta. Jo zot\u00ebri, eksperienca e bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs ka treguar q\u00eb kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb drejtime t\u00eb kund\u00ebrta pushteti vendor me pushtetin qendror, pra n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb PD (n\u00eb qeverin\u00eb vendore) dhe Partis\u00eb Socialiste n\u00eb bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, pun\u00ebt kan\u00eb shkuar m\u00eb mir\u00eb sesa shkojn\u00eb tani ku si qeveria dhe bashkia jan\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit drejtim politik.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb mundohen t\u2019u turbullojn\u00eb mendjen njer\u00ebzve duke th\u00ebn\u00eb se nuk shkon q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt politik, pushteti q\u00ebndror me at\u00eb vendor; \u00a0kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e asaj propaganda q\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Ne nga ana tjet\u00ebr ua kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb njer\u00ebzve se Rama i ka p\u00ebrdorur kryetar\u00ebt e bashkive si sejmen\u00eb ose si \u201cYes, man\u201d t\u00eb tij dhe ju e keni par\u00eb q\u00eb i th\u00ebrret ata n\u00eb takime me prepotenc\u00eb, me arroganc\u00eb, pa respektuar at\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb, se kryebashkiak\u00ebt jan\u00eb zgjedhje e popullit dhe marrin vota nga njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne mendojm\u00eb q\u00eb do t\u2019i japim fund k\u00ebsaj arrogance dhe prepotence t\u00eb kryeministrit dhe propagand\u00ebs q\u00eb b\u00ebhet edhe p\u00ebr t\u00eb turbulluar mendjet e njer\u00ebzve si\u00e7 thash\u00eb, q\u00eb qeveria dhe pushteti vendor duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim, sepse ne jemi p\u00ebrball\u00eb faktit q\u00eb nuk shkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk na intereson p\u00ebr \u00e7far\u00eb i kan\u00eb prishur ata marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre, ne na intereson fakti q\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb nuk shkon mir\u00eb asgj\u00eb dhe jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet tona q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb, t\u00eb evidentojm\u00eb problematikat q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi hartuar nj\u00eb program elektoral q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm elektoral por do t\u00eb jet\u00eb i realizuesh\u00ebm, i b\u00ebsh\u00ebm dhe me premtime brenda mund\u00ebsive, sepse Vlora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashki q\u00eb i ka t\u00eb gjitha resurset dhe t\u00eb gjitha kapacitetet, edhe njer\u00ebzore p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb n\u00eb qytet m\u00eb t\u00eb jetuesh\u00ebm, nj\u00eb qytet turistik. T\u00eb mos harrojm\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb q\u00eb Vlora nuk ka vet\u00ebm turizmin, por edhe burime t\u00eb tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tregtia, nd\u00ebrtimi dhe bujq\u00ebsia e tj.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Z. Sharra, \u00e7far\u00eb i mungon sot Vlor\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Sharra:<\/strong>\u00a0Vlora si \u00e7do qytet tjet\u00ebr ka mang\u00ebsi n\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Ne jemi nj\u00eb qytet turistik dhe prioriteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute do t\u00eb jet\u00eb turizmi. Po t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb \u00eb Vlor\u00eb, ashtu si n\u00eb qytete dhe bashki t\u00eb tjera, duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe nuk them t\u00eb ecim me mentalitetin q\u00eb ka Rama, q\u00eb kur vjen ai kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb viti zero dhe fillon gjith\u00e7ka nga e para, por duhet t\u00eb kemi kujdes n\u00eb menaxhimin e burimeve.<\/p>\n<p>Un\u00eb, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit, mund t\u2019ju them se p\u00ebr \u00e7do familje apo p\u00ebr \u00e7do bashki a qeveri, gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb si i menaxhon ato t\u00eb ardhura q\u00eb ke, jo ato t\u00eb ardhura q\u00eb mbledh, sepse \u00ebsht\u00eb provuar se me nivel taksash t\u00eb larta, t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb mesme, t\u00eb ardhurat jan\u00eb po ato, sepse me k\u00ebt\u00eb zhvillim ekonomik ky \u00ebsht\u00eb kapaciteti dhe kjo \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb ka qyteti i Vlor\u00ebs, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb si menaxhohen fondet publike. Ne k\u00ebtu \u00ebn Vlor\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb faktit q\u00eb pun\u00ebt publike b\u00ebhen disa her\u00eb, sepse b\u00ebhen me cil\u00ebsi \u00ebt ul\u00ebt. Mund t\u2019ju p\u00ebrmend Sheshin e Flamurit t\u00eb parin, i cili \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb a e kat\u00ebrt q\u00eb investohet.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Nd\u00ebrkoh\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb shqet\u00ebsimin e madhe se e ka humbur identitetin.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Shara<\/strong>: Shum\u00eb e drejt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ankohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb djatht\u00eb, qytetar\u00eb pa parti. Ata shohin si \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmtuar ose p\u00ebr\u00e7udnuar identiteti historik i Vlor\u00ebs. Ne kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb fituar bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, me t\u00eb rikthyer institucionin tek qytetar\u00ebt, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthimi i identitetit historik, sepse Sheshi i Flamurit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i vlonjat\u00ebve por \u00ebsht\u00eb sheshi i mbar\u00eb kombit shqiptar dhe kemi premtuar q\u00eb do ta kthejm\u00eb at\u00eb n\u00eb origjin\u00eb, n\u00eb identitet si\u00e7 ka qen\u00eb por duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks s\u00eb bashku me varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve dhe me Sht\u00ebpin\u00eb e Pavar\u00ebsis\u00eb. Kjo do t\u00eb jet\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Duket se ia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pak m\u00eb t\u00eb leht\u00eb kund\u00ebrshtarit tuaj se kush do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb keqadministrimin e Vlor\u00ebs n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Sharra:<\/strong>\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb strategjia q\u00eb Rama ka ndjekur sepse pushteti t\u00eb konsumon dhe \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019u propozoj\u00eb vlonjat\u00ebve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nj\u00eb person q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me qytetin e Vlor\u00ebs. K\u00ebt\u00eb ne e kemi theksuar. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ai do t\u00eb shmang\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr qeverisjen 10-vje\u00e7are n\u00eb pushtetin qendror dhe qeverisjen 26-vje\u00e7are n\u00eb bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs. Po kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00ebse ti sjell nj\u00eb person q\u00eb nuk ka konsumuar pushtet n\u00eb Vlor\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk mbahet asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb keq apo nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb fare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb vlonjat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb nuk do t\u00eb pranojn\u00eb me nj\u00eb \u201cpako: ashtu si\u00e7 u erdhi gjat\u00eb k\u00ebtyre tet\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Them \u201cpako\u201d n\u00eb plot kuptimin e fjal\u00ebs, por vlonjat\u00ebt do t\u00eb din\u00eb t\u00eb zgjedhin dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb me ta dhe i njeh problematikat dhe q\u00eb ka aft\u00ebsit\u00eb dhe ekipin e duhur p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje k\u00ebtyre problemeve. Nuk do t\u00eb ec\u00eb as kjo propagand\u00eb e Kryeministrit.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Z. Shrra, cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje t\u00eb 14 majit, n\u00eb rang vend?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Sharra:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga 60 bashki q\u00eb Rama sot i ka n\u00eb dor\u00eb, sado q\u00eb t\u00eb humb\u00eb ai do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb humbje e pushtetit p\u00ebr t\u00eb, sepse e kemi th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, ne jemi si n\u00eb vitet 1989-1990, jemi jasht\u00eb \u00e7do gj\u00ebje, jemi jasht\u00eb jet\u00ebs publike n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb sado pushtet q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb Rama, do t\u00eb bjer\u00eb nga ajo maja apo ai maksimumi q\u00eb ka qen\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka do t\u00eb humb\u00eb dhe bashki t\u00eb shumta n\u00eb num\u00ebr, por edhe bashki me pesh\u00eb dhe nj\u00ebra nga ato do t\u00eb jet\u00eb bashkia e Vlor\u00ebs dhe un\u00eb mendoj se k\u00ebtu do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gar\u00eb e bukur dhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb shohim nj\u00eb rezultat surpriz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kafe Shqeto: Nj\u00eb kuriozotet t\u00eb fundit, a do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje mes jush dhe kund\u00ebrshtarit tuaj zoti Sharra, publike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hysni Shara:\u00a0<\/strong>\u00a0Un\u00eb, n\u00ebn z\u00eb, por edhe meditikisht, q\u00eb p\u00ebrpara fillimit zyrtar t\u00eb k\u00ebsaj fushate elektorale, e kam ftuar cilindo q\u00eb t\u00eb ishte kund\u00ebrshtari im q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb debat n\u00eb Sheshin e Flamurit, si\u00e7 e tham\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, edhe p\u00ebr historin\u00eb edhe p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera, por p\u00ebr fat t\u00eb keq Rama nuk i lejon kandidat\u00ebt e tij t\u00eb \u00e7do niveli, si p\u00ebr deputet\u00eb dhe p\u00ebr kryebashkiak\u00eb, nuk i lejon t\u00eb zhvillojn\u00eb debate me kund\u00ebrshtar\u00ebt sepse nuk kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019u thon\u00eb njer\u00ebzve dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi un\u00eb po e b\u00ebj dhe k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb publikisht, jam i gatsh\u00ebm qoft\u00eb vet\u00ebm qoft\u00eb me ekipin t\u00eb p\u00ebrballem n\u00eb \u00e7do debat. Por k\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe e them p\u00ebrs\u00ebri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike, n\u00eb Sheshin e Flamurit t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb debat si ven\u00eb pun\u00ebt Vlor\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb vizioni q\u00eb kemi ne p\u00ebr bashkin\u00eb dhe zhvillimin e Vlor\u00ebs. \/<strong>ar.sh\/SYRI.NET<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hysni Sharra, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, e ftoi publikisht kund\u00ebrshtarin socialist n\u00eb k\u00ebto zgjedhje vendore t\u00eb 14 majit, q\u00eb t\u00eb debatojn\u00eb n\u00eb Sheshin e Flamurit p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebsaj bashkie, para t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sot n\u00eb emisionin Kafe Shqeto n\u00eb SYRI TV, z. Sharra shprehur bindjen se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":43352,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43351"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}