{"id":42817,"date":"2023-04-06T20:35:59","date_gmt":"2023-04-06T20:35:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42817"},"modified":"2023-04-06T20:35:59","modified_gmt":"2023-04-06T20:35:59","slug":"birn-ps-shkel-ligjin-fushate-me-parate-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/06\/birn-ps-shkel-ligjin-fushate-me-parate-e-shqiptareve\/","title":{"rendered":"BIRN: PS shkel ligjin, fushat\u00eb me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 30 mars, gati nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale, nj\u00eb grup banor\u00ebsh n\u00eb fshatin Shal\u00ebs t\u00eb C\u00ebrrikut u mblodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ende t\u00eb paasfaltuar p\u00ebr t\u00eb pritur deputetin socialist, Damian Gjiknuri dhe kryetarin e bashkis\u00eb, Andis Salla.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb videoje t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook, Gjiknuri dhe Salla fol\u00ebn p\u00ebr suksesin e shtrimit t\u00eb rrug\u00ebs dhe premtuan projekte t\u00eb reja t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMua m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb Andi ka hap nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kantieresh k\u00ebto koh\u00eb, po b\u00ebn pun\u00eb t\u00eb mira. Jo se dua t\u2019i b\u00ebj qejfin, por nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi pse ne e rizgjodh\u00ebm kandidat p\u00ebr t\u00eb drejtuar bashkin\u00eb e C\u00ebrrikut..,\u201d tha Gjiknuri gjat\u00eb takimit me banor\u00ebt.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb ndoshta nuk dinin banor\u00ebt \u00ebsht\u00eb fakti se Gjiknuri dhe kandidati socialist p\u00ebr Bashkin\u00eb e C\u00ebrrikut e zhvilluan k\u00ebt\u00eb aktivitet n\u00eb shkelje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, q\u00eb e kishte klasifikuar at\u00eb si \u201ct\u00eb ndaluar\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 mars, Celibashi vendosi t\u00eb ndaloj\u00eb kat\u00ebr aktivitete publike t\u00eb raportuara nga Bashkia e C\u00ebrrikut me fol\u00ebs kryesor\u00eb Gjiknurin dhe Sall\u00ebn, pasi vler\u00ebsoi se k\u00ebto aktivitete binin ndesh me Kodin Zgjedhor dhe mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin \u201ckeqp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>BIRN verifikoi se t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebri prej aktiviteteve ishte zhvilluar, pavar\u00ebsisht ndalimit t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm kur funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet dhe kandidat\u00ebt e tyre p\u00ebr kryebashkiak\u00eb injorojn\u00eb detyrimet e Kodit Zgjedhor dhe vendimet e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrdorimin e fondeve publike p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se nga 18 aktivitete publike t\u00eb ndaluara deri tani nga KQZ, tet\u00eb prej tyre ose gati gjysma jan\u00eb zhvilluar gjithsesi dhe jan\u00eb publikuar n\u00eb faqet e zyrtar\u00ebve socialist\u00eb n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Aktivitetet e ndaluara p\u00ebrfshijn\u00eb bashkit\u00eb e Lushnjes, Kor\u00e7\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs, C\u00ebrrikut, Memaliajt dhe Kavaj\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 C\u00ebrrikut, BIRN verifikoi p\u00ebrmes rrjeteve sociale se aktivitetet jan\u00eb zhvilluar edhe n\u00eb bashkit\u00eb e Gjirokastr\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, Kavaj\u00ebs me pjes\u00ebmarrjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Gjiknuri nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment p\u00ebr shkeljen e vendimit t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr takimin n\u00eb fshatin Shal\u00ebs, nd\u00ebrsa kryebashkiaku Andis Salla nuk ishte i arritsh\u00ebm p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>\u2018Ndaluar nga KQZ\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor, i miratuar me konsensus politik, detyron \u00e7do institucion publik, vendor dhe qendror, q\u00eb 4 muaj para zgjedhjeve t\u00eb raportoj\u00eb aktivitetet publike me q\u00ebllim parandalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve publike p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe elektorale.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb monitorimit t\u00eb aktiviteteve, Komisioneri Shtet\u00ebror p\u00ebr Zgjedhjet ka miratuar edhe nj\u00eb udh\u00ebzim, p\u00ebrmes s\u00eb cilit detajohen edhe m\u00eb tej aktivitetet e ndaluara.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat, Celibashi sqaroi se udh\u00ebzimi ka si synim qart\u00ebsimin e institucioneve publike se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprimtari publike institucionale dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb veprimtari politike elektorale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nj\u00eb kryetar bashkie b\u00ebn nj\u00eb inspektim, nuk duhet t\u00eb marr\u00eb deputet\u00eb e as funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb t\u00eb partis\u00eb, duhet t\u00eb ken\u00eb enturazh vet\u00ebm n\u00ebpun\u00ebsit e administrat\u00ebs,\u201d sqaroi Celibashi.<\/p>\n<p>\u201cKjo paqart\u00ebsi ekziston, edhe pse n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ata e kuptojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyrat q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqin interesin e tyre politik,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Mes 18 aktiviteteve t\u00eb ndaluara deri m\u00eb tani nga Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, 11 jan\u00eb argumentuar me pjes\u00ebmarrjen e figurave t\u00eb larta politike n\u00eb aktivitetet institucionale dhe 7 t\u00eb tjerat p\u00ebr shkeljen e afatit 5 ditor t\u00eb raportimit t\u00eb aktivitetit n\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>Bashkia e Gjirokast\u00ebr rezulton se ka zhvilluar disa aktivitete publike me pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsueses politike, Mirela Kumbaro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato rezultojn\u00eb si \u201c t\u00eb ndaluara\u201d n\u00eb nd\u00ebrfaqen e raportimit t\u00eb veprimtarive publike.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Flamur Golemi i tha BIRN se arsyeja e ndalimit kishte qen\u00eb mosrespektimi i afatit n\u00eb raportim dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, aktivitetet ishin shtyr\u00eb n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIshte parashikuar nj\u00eb inspektim investimesh n\u00eb fshatin Zhulat, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb,\u201d tha Golemi, ndon\u00ebse n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb foto e takimit me banor\u00ebt e k\u00ebtij fshati n\u00eb krah t\u00eb ministres Kumbaro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Golemi tha se si individ nuk e kishte t\u00eb ndaluar t\u00eb kryente aktivitete politike pas orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Kor\u00e7\u00ebs, Sotiraq Filo mori pjes\u00eb m\u00eb dat\u00eb 1 prill n\u00eb aktivitetin \u201ctakim prezantues me asamblen\u00eb e zgjeruar\u201d, i raportuar n\u00eb KQZ nga bashkia Kor\u00e7\u00eb si nj\u00eb aktivitet publik.<\/p>\n<p>Urdhri i Celibashit p\u00ebr ndalimin e k\u00ebtij aktiviteti argumentohej me pjes\u00ebmarrjen e personave politik\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve i deleguari socialist p\u00ebr qarkun, Niko Peleshi dhe deputet\u00eb t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Filo nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment, nd\u00ebrsa nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Peleshit i tha BIRN se aktiviteti ishte t\u00ebr\u00ebsisht politik dhe ishte raportuar gabimisht nga bashkia si veprimtari publike.<\/p>\n<p>\u201cPran\u00eb KQZ-s\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar sqarimet p\u00ebr rastin,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste n\u00eb publikimet n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb zyrtar\u00ebve vendor\u00eb, aktivitetet p\u00ebrshkruhen me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme nga titulli i raportimit t\u00eb tyre n\u00eb KQZ, edhe pse duket se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat aktivitete.<\/p>\n<p>Bashkia e Lushnjes ka pes\u00eb aktivitete t\u00eb ndaluara nga Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave jan\u00eb argumentuar me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb deleguarit politik p\u00ebr qarkun, Taulant Balla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Lushnjes, Eriselda Sefa shfaqet shpesh n\u00eb Facebook n\u00eb krah t\u00eb Ball\u00ebs nd\u00ebrsa kryen inspektime investimesh, por pa specifikuar detaje t\u00eb aktivitetit. Ndon\u00ebse aktivitetet kan\u00eb natyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, BIRN nuk mundi t\u00eb verifikonte n\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb specifikisht p\u00ebr ato q\u00eb ishin ndaluar ose jo nga KQZ.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr aktivitet i ndaluar p\u00ebr Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale q\u00eb parashikonte \u201cinspektim n\u00eb Spitalin Qendror n\u00eb QSUT-organizim i pun\u00ebs s\u00eb urgjenc\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb faqen n\u00eb Facebook t\u00eb ministres Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>Por Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebseje se rasti n\u00eb fjal\u00eb kishte lidhje me afatet e raportimit dhe se ky institucion \u201ci respekton me p\u00ebrpikm\u00ebri rregullat dhe afatet e vendosura n\u00eb Kodin Zgjedhor\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAktiviteti p\u00ebr organizimin e pun\u00ebs n\u00eb urgjenc\u00eb\u2026 nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb me dat\u00eb 27 mars, por \u00ebsht\u00eb zhvilluar dit\u00ebn e mart\u00eb me dat\u00eb 28 mars, pasi u plot\u00ebsua afati 5-ditor, n\u00eb rakordim t\u00eb plot\u00eb me KQZ,\u201d tha Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebshkime minimale<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i burimeve njer\u00ebzore dhe fondeve publike p\u00ebr fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga s\u00ebmundjet e hershme t\u00eb proceseve zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri. Por pavar\u00ebsisht ndalimeve me ligj, partia n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kritikuar vazhdimisht n\u00eb raportet e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtare se ka p\u00ebrdorur asetet publike n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs partiake.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, p\u00ebrdorimi i investimeve publike p\u00ebr llogari t\u00eb fushat\u00ebs elektorale \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb-p\u00ebrhapur p\u00ebrmes faqeve n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb dhe kandidat\u00ebve bashkiak\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vet\u00ebm pak prej k\u00ebtyre rasteve diktohen nga KQZ, dhe aq m\u00eb pak nd\u00ebshkohen.<\/p>\n<p>Pas shkeljes s\u00eb vendimit p\u00ebr t\u00eb ndaluar aktivitetet e 30 marsit n\u00eb bashkin\u00eb e C\u00ebrrikut, Komisioneri Celibashi i propozoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve nj\u00eb mas\u00eb administrative.<\/p>\n<p>Por gjoba e propozuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e 5 mij\u00eb lek\u00ebve dhe nuk i drejtohet dy organizator\u00ebve t\u00eb aktivitetit, Gjiknuri dhe Salla, por personit p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb e C\u00ebrrikut p\u00ebr raportimin e aktiviteteve n\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>Sipas organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb monitorojn\u00eb procesin zgjedhor, masa t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme dhe nuk parandalojn\u00eb shkeljen e ligjit n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb amnistohen titullar\u00ebt e lart\u00eb dhe drejtuesit e institucioneve dhe gjobat shkojn\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe n\u00eb bashki t\u00eb vogla,\u201d tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i \u201cQendresa Qytetare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo sjellje e KQZ-s\u00eb tregon se ka presion dhe influenc\u00eb nga ministrat dhe drejtuesit e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur gjobat dhe nd\u00ebshkimet, sidomos p\u00ebrpara fushate dhe p\u00ebrpara v\u00ebzhgimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 30 mars, gati nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale, nj\u00eb grup banor\u00ebsh n\u00eb fshatin Shal\u00ebs t\u00eb C\u00ebrrikut u mblodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ende t\u00eb paasfaltuar p\u00ebr t\u00eb pritur deputetin socialist, Damian Gjiknuri dhe kryetarin e bashkis\u00eb, Andis Salla. Sipas nj\u00eb videoje t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook, Gjiknuri dhe Salla fol\u00ebn p\u00ebr suksesin e shtrimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34583,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42817"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42817\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34583"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}