{"id":42805,"date":"2023-04-06T19:33:08","date_gmt":"2023-04-06T19:33:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42805"},"modified":"2023-04-06T19:33:08","modified_gmt":"2023-04-06T19:33:08","slug":"berisha-eshte-koha-te-ngrihemi-kunder-hajduteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/06\/berisha-eshte-koha-te-ngrihemi-kunder-hajduteve\/","title":{"rendered":"Berisha: \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb ngrihemi kund\u00ebr hajdut\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidatit t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb Kuk\u00ebs, Admir Sinamati, e vuri theksin tek miliarda eurot e marra borxh nga qeveria Rama dhe mos rritjen e pagave dhe pensioneve t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha akuzoi Edi Ram\u00ebn se shkon e puthet me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in n\u00eb Beograd, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb ka kthyer Tiran\u00ebn n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ai tha se, vota n\u00eb 14 maj, \u00ebsht\u00eb vota kund\u00ebr nj\u00eb armiku t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kombit shqiptar. \u00cbsht\u00eb vota kund\u00ebr nj\u00eb argati, nj\u00eb vegle t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it, k\u00ebtij doktrinari t\u00eb gjenocidit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnje.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit, demokrate e demokrat\u00eb kuksiane e kuksian\u00eb, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj.<br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr kuksianet e kuksian\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb sonte n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe diaspor\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrulem me nderimin m\u00eb t\u00eb madh, me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje tuaj\u00ebn, p\u00ebrulem me nderimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr virtytin tuaj, shpirtin tuaj liridash\u00ebs, mb\u00ebshtetjen q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit shqiptar, rroft\u00eb Kuk\u00ebsi.<br \/>\nI dashur zoti drejtues politik i PD-s\u00eb p\u00ebr qarkun e Kuk\u00ebsit, Isuf \u00c7ela. E dashur kryetare n\u00eb detyre, zonja Elezi.<br \/>\nI dashur zoti Admir Sinamati, kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb. T\u00eb nderuar personalitete t\u00eb nderuara t\u00eb Kuk\u00ebsit dhe miq t\u00eb mi, zoti Hoxha, zoti Sula, zoti Muja, zoti Zeneli.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, kryetar\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb bashkis\u00eb Peshkopis\u00eb, zoti Ismail Uka, t\u00eb Hasit, Miftar Dauti, t\u00eb Tropoj\u00ebs Besnik Dusha, Kamz\u00ebs, Arjan Hoxha.<br \/>\nKy entuziaz\u00ebm i juaji sh\u00ebnon, sh\u00ebnon, apo paraqet mesazhin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb ju p\u00ebrcillni n\u00eb t\u00eb 4-an\u00ebt e Kuk\u00ebsit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit t\u00eb triumfit t\u00eb liris\u00eb, mesazhin e rikthimit t\u00eb pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt t\u00eb ardhmes, rrofshi ju, rroft\u00eb Kuk\u00ebsi.<br \/>\nKy entuziaz\u00ebm, ky shp\u00ebrthim energjie po dridh nga themelet, pallatet e krimit, pallatet e pushtetit t\u00eb krimit, 14 maji \u00ebsht\u00eb dita e juaj, \u00ebsht\u00eb e liris\u00eb, \u00ebsht\u00eb dita e fitores. Ata q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn, ata q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ju p\u00ebrjashtojn\u00eb ju nga zgjedhjet, ata do t\u00eb marrin nd\u00ebshkimin e liris\u00eb, ata do t\u00eb marrin turpin e historis\u00eb. Asgj\u00eb nuk na mposht\u00eb ne, ne jemi k\u00ebtu sepse idealet tona jan\u00eb t\u00eb pamposhtura, sepse idealet e liris\u00eb nuk mposhten kurr\u00eb.<br \/>\nSa her\u00eb menduan se na p\u00ebrcoll\u00ebn, gabuan r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb \u00e7do rast u rikthyem m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nAdmir Sinamati me nj\u00eb grup shok\u00ebsh n\u00eb 1997, nisi betej\u00ebn n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb, q\u00ebndruan, i mposht\u00ebm me vot\u00ebn e lir\u00eb, fituam, q\u00ebndruam tani, do ti mposhtim, do t\u00eb fitojm\u00eb.<br \/>\nKam ardhur shpesh tek ju, por k\u00ebsaj here vij tek ju m\u00eb krenar se kurr\u00eb, sepse paraqes para jush kandidatin p\u00ebr kryetarin p\u00ebr bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit, jo t\u00eb propozuar nga Sali Berisha, jo t\u00eb propozuar nga kryesia e partis\u00eb, por t\u00eb propozuar nga demokrat\u00ebt dhe demokratet e Kuk\u00ebsit me vot\u00ebn e tyre t\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi!<br \/>\nAta q\u00eb jetuan n\u00eb diktatur\u00eb, ata e din\u00eb mir\u00eb se liria po t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb do t\u00eb quhej dinjitet, se dinjiteti \u00ebsht\u00eb thelbi i liris\u00eb. Me Admir Sinamatin, ne kemi respektuar dinjitetin tuaj, lirin\u00eb tuaj. Me Ismail Uk\u00ebn, me Myftar Dautin, me Besnik Dush\u00ebn, me Arjan Hoxh\u00ebn me t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nKrahasoni ata, krahasoni k\u00ebta me kanditat\u00ebt me shum\u00eb emra.<br \/>\nTani q\u00eb po vija tek ju, p\u00ebrtej tunelit n\u00eb Fan\u00eb, takova nj\u00eb grup mirditor\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt kishin takim elektoral me Albert Melyshin, kandidatin ton\u00eb. Nj\u00eb \u00e7ift nga Kosova u ndal dhe k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb fotografi, m\u00eb fal\u00ebnderuan p\u00ebr rrug\u00ebn; u thash\u00eb fal\u00ebnderoni edhe k\u00ebta burra q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu me mua. Dhe u rikujtova se si Edi Rama, i nisi deputet\u00ebt me jorgan\u00eb e batanije, e jast\u00ebk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shpallur grev\u00eb urie n\u00eb tunel, por ata i p\u00ebrzun\u00eb, i p\u00ebrzun\u00eb, shkoni i than\u00eb se nuk jeni shqiptar\u00eb ju q\u00eb doni t\u00eb bllokoni nd\u00ebrtimin e tunelit.<br \/>\nSot kudo ka nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, sot kudo demokrat\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre jan\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sot ep\u00ebrsia morale \u00ebsht\u00eb me besimtar\u00ebt e Zotit, besimtar\u00ebt e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju ftoj ju me 14 maj, ftoj \u00e7do qytetare dhe qytetar i k\u00ebtij rrethi, ftoj emigrant\u00ebt tan\u00eb nga ky qark, kudo q\u00eb jan\u00eb, nga Shqip\u00ebria kudo q\u00eb jan\u00eb, t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb 14 maj dhe t\u00eb firmosin fitoren, t\u00eb firmosin ndryshimin. Ftoj \u00e7do socialist, \u00e7do paparti t\u00eb bashkohet me ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<br \/>\nFal\u00ebnderoj para jush, Arif Rexhmatin, demokrat\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt refuzuan, dhe i dhan\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe do i japin mb\u00ebshtetje kandidatit t\u00eb primareve, liria na bashkon, liria na bashkon, liria na bashkon.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi!<br \/>\nNe me primaret vendos\u00ebm standardin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ekziston n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb lira. Ju garantoj se n\u00eb t\u00eb ardhmen, ky standard do t\u00eb p\u00ebrsoset, do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet dhe do t\u00eb jeni ju dhe vet\u00ebm ju ata q\u00eb do t\u00eb zgjidhni p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj.<br \/>\nAdmiri kam bindjen m\u00eb t\u00eb madhe, se me virtytet e tij, me dashurin\u00eb e tij p\u00ebr Kuk\u00ebsin, p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tij, me ndershm\u00ebrin\u00eb, guximin, me transparenc\u00ebn, do t\u00eb kthej me sh\u00ebrbime ndaj jush, do t\u00eb kthej n\u00eb ndryshim t\u00eb madh ndaj Kuk\u00ebsit, \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb taksave tuaja, \u00e7do burim tjet\u00ebr t\u00eb ardhurash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qark.<br \/>\nPor mos harroni se 14 maji sh\u00ebnon nj\u00ebkoh\u00ebsisht ortekun e rr\u00ebzimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Misioni yn\u00eb nuk ndalet m\u00eb. Me 14 maj ne rikthejm\u00eb pluralizmin, ne largojm\u00eb Edi Ram\u00ebn nga pushteti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij. Por marshi yn\u00eb nuk ndalet kurr\u00eb gjer n\u00eb p\u00ebrmbysjen e tij n\u00eb Tiran\u00eb, aty ku \u00ebsht\u00eb.<br \/>\nKuk\u00ebsi, Shqip\u00ebria, shqiptar\u00ebt e din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr se, \u00e7far\u00eb drame, se \u00e7far\u00eb fatkeq\u00ebsie \u00ebsht\u00eb monizmi. Monizmi i par\u00eb stalinist shkat\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do pushtim i huaj n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat. Monizmi i dyt\u00eb i Edi Ram\u00ebs, bazohet n\u00eb vjedhjen tuaj, n\u00eb varf\u00ebrimin tuaj, bazohet n\u00eb d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria, bazohet n\u00eb krimin, drog\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrmbysur, p\u00ebrb\u00ebn form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb monizmit t\u00eb koh\u00ebrave.<br \/>\nKy moniz\u00ebm, p\u00ebrz\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebrz\u00eb kuksian\u00ebt, hasjan\u00ebt, tropojasit, dibran\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb nga trojet e tyre. Ky moniz\u00ebm, k\u00ebto troje t\u00eb bekuara, ky truall i bekuar me pasuri p\u00ebrrallore, e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb mallkuar p\u00ebr bijt\u00eb e saj. Po pse si ndodh, \u00e7far\u00eb ndodh k\u00ebshtu? Sepse buxheti, t\u00eb ardhurat q\u00eb krijohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb ardhurat q\u00eb ju paguani, taksat q\u00eb ju paguani, t\u00eb gjitha shnd\u00ebrrohen, shnd\u00ebrrohen n\u00eb depozita bankare t\u00eb fshehta t\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs me kompani.<br \/>\nN\u00eb vitin 2014, OSBE do t\u00eb ishte e para n\u00eb raport q\u00eb do t\u00eb denonconte Edi Ram\u00ebn si njeriu q\u00eb ka 200 mln euro, t\u00eb fshehura, t\u00eb vjedhura, dhe tani, si kryeminist\u00ebr ka vendosur mbi ju, mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, sistemin m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb t\u00eb vjedhjes s\u00eb taksave, t\u00eb t\u00eb ardhurave, t\u00eb pasurive publike.<\/p>\n<p>T\u00eb ndalemi pak. Ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb se nga 2005-2013, rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan. U nd\u00ebrtuan 11 mij\u00eb kilometra rrug\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat Rruga e Kombit, u nd\u00ebrtuan 1300 shkolla, Shqip\u00ebria erdhi n\u00eb mosh\u00ebn digjitale. T\u00eb gjitha k\u00ebto u arrit\u00ebn duke rritur borxhin, nga 58.2 % t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb 62.6 % t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ka ndodhur nga 2014 e deri m\u00eb sot. N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb 2005-2013, ne ja dol\u00ebn t\u00eb ngjitemi dhe te dalim n\u00eb krye, t\u00eb popujve t\u00eb rajonit p\u00ebrfshir\u00eb bullgar\u00ebt dhe rumun\u00ebt, p\u00ebr rrogat e pensionet, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk them se ishin t\u00eb m\u00ebdha, nuk them se ne dol\u00ebm, u ndam\u00eb p\u00ebrfundimisht nga varf\u00ebria, por prap se prap ne ishim n\u00eb ngjitje t\u00eb shpejt\u00eb dhe dol\u00ebm t\u00eb paguar m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nDol\u00ebm sepse ajo qeveri kishte nj\u00eb vullnet, nj\u00eb vendosm\u00ebri q\u00eb t\u00eb mirat, t\u00eb ardhurat t\u00eb ua kthente ju, se ato t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk jan\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Qeveria \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb administratori i tyre dhe ato mjaftuan p\u00ebr t\u00eb dyfishuar rrogat, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00eb, e p\u00ebr shum\u00eb q\u00ebllime t\u00eb tjera.<br \/>\nM\u00eb falni, 2007-2014 numri i popullsi n\u00eb Kuk\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, rritej nga viti n\u00eb vit.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodhi nga 2014 e deri sot. Nga 2014 e gjer sot, ne p\u00ebrfunduam t\u00eb fundit p\u00ebr rroga e pensione. Prandaj dhe r\u00ebnkimet p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike sot, d\u00ebgjohen n\u00eb \u00e7do vot\u00ebr. \u00c7do pensionist, \u00e7do familje, prandaj dhe shqiptar\u00ebt ikin dhe vet\u00ebm ikin, sepse ai q\u00eb merr nj\u00eb rrog\u00eb 500 mij\u00eb lek n\u00eb muaj. Nga vjet deri sivjet, brenda 1 viti vet\u00ebm p\u00ebr rritje t\u00eb \u00e7mimeve, merr 430 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak, n\u00eb 1 vit. Pra jo q\u00eb nuk merr rrog\u00ebn e 13 q\u00eb e pat premtuar Rama n\u00eb 2013, por n\u00eb fakt humbet rrog\u00ebn e 12. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb me 11 rroga.<br \/>\nKjo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb merr 500 mij\u00eb. Po ai q\u00eb merr pension, 170-200 mij\u00eb, ai humbet dy pensione. Pra kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 1 vit, ky ndryshim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 1 vit. \u00c7far\u00eb ndodh me shqiptar\u00ebt, sot ata jan\u00eb qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjedhur ndofta t\u00eb planetit. Para ka, para ka shum\u00eb, ua them ju. Taksat i ka dyfishuar, po borxh. Borxh ka marr\u00eb 5 miliard\u00eb euro. Borxhin e ka rritur nga 62.6 n\u00eb 107 %, po, po. Ku shkojn\u00eb parat\u00eb. Parat\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e zyrtar\u00ebve dhe qeveritar\u00ebve.<br \/>\nSepse 1 km rrug\u00eb nd\u00ebrtohet 24 mln euro n\u00eb fush\u00eb. Kudo 1 km rrug\u00eb nd\u00ebrtohet me 2 milion euro, se 1 km rrug\u00eb e segmentit Ib\u00eb-Fark\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ka kushtuar dyfishin e 1 kilomet\u00ebr tunel n\u00eb Kalimash. Sepse 1 km rrug\u00eb an\u00ebsore, n\u00eb autostrad\u00ebn Shk\u00ebmbi i Kavaj\u00ebs-Fier, kushton 7.2 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autostrada ka kushtuar 2 mln euro kilometri.<br \/>\nSepse nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nd\u00ebrtohet me 6 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo po n\u00eb Tiran\u00eb, por e nd\u00ebrtuar nga PNUD-i, kushton 670 mij\u00eb euro, sepse ka manuale nd\u00ebrtimi, ka \u00e7mime. K\u00ebta vjedhin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur.<br \/>\nVet\u00ebm afera e djeg\u00ebsve, k\u00ebta rendin p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb miliardier\u00eb. Vet\u00ebm djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs, p\u00ebrllogaritjet e fundit, pas 30 vitesh u kushton qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, 1.2 miliard\u00eb euro. T\u00eb gjitha shkojn\u00eb n\u00eb sip\u00ebrmarrjen e Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt. K\u00ebta vjedhin. Pra \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb ngrihemi kund\u00ebr k\u00ebtyre hajdut\u00ebve, t\u00eb arsyetojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, me \u00e7do socialist, me \u00e7do paparti, me \u00e7do demokrat, t\u00eb mos pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebnim. T\u00eb mos pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkretim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Qarku juaj, qarku i Kuk\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb qarku me burimet m\u00eb t\u00eb pallogaritshme pasurie. Ka kaskad\u00ebn, nj\u00eb pasuri p\u00ebrrallore e cila prodhon qindra e qindra milion\u00eb euro n\u00eb vit, n\u00eb buxhetin komb\u00ebtar. Ka bjeshk\u00ebt tuaja, ka Alpet, ka rezerva ujore t\u00eb pafundme, ka \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\nPo pse ikin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nga kjo trev\u00eb? Sepse nuk ka investime, sepse koha \u00ebsht\u00eb ndaluar, sepse njer\u00ebzit nuk paguhen, sepse jet\u00ebn nuk e nd\u00ebrtojn\u00eb. A duhet ta pranojm\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. \u00cbsht\u00eb emergjente. 14 maji sh\u00ebnon fillimin e fundit t\u00eb tyre t\u00eb shpejt\u00eb. Ti p\u00ebrz\u00ebm\u00eb.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi!<br \/>\nKuk\u00ebsi dhe gjith\u00eb k\u00ebto treva, banojn\u00eb n\u00eb zona t\u00eb lara m\u00eb gjak. N\u00eb zona q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar barbarit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb histori. Por n\u00eb zona q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar me heroizmin m\u00eb t\u00eb pashoq, k\u00ebto treva kan\u00eb qen\u00eb treva n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbrujtur, dhe etnosi i kombit ka rilindur n\u00eb k\u00ebto treva.<br \/>\nKa rilindur nga pushka, ka rilind\u00eb nga huta. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Jo p\u00ebr t\u00eb rrahur gjoksin, jo, jo, por e v\u00ebrteta kjo \u00ebsht\u00eb. Ne nuk rilind\u00ebm nga librat, si\u00e7 mashtrojn\u00eb r\u00ebndom, rilindja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, do t\u00eb thosha, nj\u00eb etap\u00eb, histori e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ne, sepse ata shkruajt\u00ebn rilindasit tan\u00eb, doktrin\u00ebn e shqiptar\u00ebsis\u00eb, doktrin\u00ebn e vokacionit per\u00ebndimor, por para librave t\u00eb tyre, ishin pushk\u00ebt, ishte huta e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre zonave q\u00eb d\u00ebshmoi se ne jemi komb, se ne i dalim zot trojeve tona.<br \/>\nPra, d\u00ebshmuan nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare pa t\u00eb cil\u00ebn ne nuk do t\u00eb ekzistonim dot. Nga luft\u00ebrat m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb rezistenca e Lum\u00ebs, Hasit, Tropoj\u00ebs, Dibr\u00ebs n\u00eb vitin 1912. Ajo rezistenc\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb. Hordhit\u00eb serbe kishin nj\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb marshonin drejt Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar pavar\u00ebsimin e saj, shpalljen e saj.<br \/>\nNj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ato u rikthyen dhe kryen k\u00ebtu nj\u00ebrin prej gjenocideve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebn Ballkanike, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e dokumentuar n\u00eb \u00e7do traktat p\u00ebr gjenocidin dhe krimet e luft\u00ebs.<br \/>\nPse ndalem k\u00ebtu un\u00eb, sepse Edi Rama u soll si nj\u00eb serb, si nj\u00eb pushtues serb, serb nacionalist, sepse edhe ata kan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk pranojn\u00eb kurr\u00eb ultranacionalizmin. Edi Rama urdh\u00ebroi t\u00eb prishet p\u00ebrmendorja kushtuar gjenocidit serb n\u00eb Lum\u00eb. Ky p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb turpshme, m\u00eb antikomb\u00ebtare t\u00eb tij.<br \/>\nVet\u00ebm n\u00eb Porbreg, jan\u00eb djegur, ekzekutuar e vrar\u00eb, 420 vet\u00eb, Topojan, me radh\u00eb. Profesori ka shkruar, e p\u00ebrg\u00ebzoj, dhe i din m\u00eb mir\u00eb. Po pse ne, pse t\u00eb puthet ai me Vu\u00e7i\u00e7in duhet t\u00eb shkelmojm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb ne. Ai nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar, nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar.<br \/>\nVota n\u00eb 14 maj, \u00ebsht\u00eb vota kund\u00ebr nj\u00eb armiku t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kombit shqiptar. \u00cbsht\u00eb vota kund\u00ebr nj\u00eb argati, nj\u00eb vegle t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it, k\u00ebtij doktrinari t\u00eb gjenocidit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnje. Ndaj dhe socialist\u00eb, demokrat\u00eb, t\u00eb paparti, asnj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr njeriun q\u00eb diskriminoi veriun, sa asnj\u00eb pushtues tjet\u00ebr. Se ne harrojm\u00eb, edhe pushtuesit kur pushtojn\u00eb nj\u00eb vend, detyrohen t\u00eb zbatojn\u00eb disa konventa, kurse Edi Rama ndaj veriut \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb absolutisht si nj\u00eb pushtues i v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nE p\u00ebrmendi Safeti \u2018gryk\u00ebn e shishes\u2019 n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb rruga e dyt\u00eb m\u00eb e dendur pas Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, \u00ebsht\u00eb rruga Shkod\u00ebr-Milot, sepse merr Hanin e Hotit dhe Murriqanin. Nuk ka asnj\u00eb investim, asnj\u00eb investim. P\u00ebrkundrazi n\u00eb aktin e par\u00eb antishqiptar, sa erdhi n\u00eb pushtet i preu ndihm\u00ebn ekonomike 20 mij\u00eb familjeve n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit, vet\u00ebm e vet\u00ebm se nuk votuan p\u00ebr t\u00eb dhe i p\u00ebrzuri.<br \/>\nPra kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Vendosi taks\u00ebn. Un\u00eb ju jam zotuar ju, jav\u00ebn e par\u00eb taksat hiqet, \u00ebsht\u00eb turpi, turpi i koh\u00ebs. Vet\u00ebm ajo rrug\u00eb, vet\u00ebm nga ajo rrug\u00eb, Shqip\u00ebria fiton 400 milion\u00eb euro n\u00eb vit nga Kosova. Vet\u00ebm ajo rrug\u00eb, fluksi i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb vijn\u00eb, shpenzojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri 400 milion\u00eb euro. Dhe ky ju ve ju, ju ve atyre, traun dhe taks\u00ebn n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb turpsh\u00ebm antikomb\u00ebtar.<br \/>\nEdi Rama e ka shnd\u00ebrruar Tiran\u00ebn n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb ndaj udh\u00ebheqjes politike t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila po mbron interesat komb\u00ebtare, e cila po trajton qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeveritarit.<br \/>\nKosova sot ka rrogat 40% m\u00eb t\u00eb larta se Shqip\u00ebria. Fermeri n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr se fermeri n\u00eb Shqip\u00ebri. Merr p\u00ebr \u00e7do hektar\u00eb grur\u00eb 400 euro, merr p\u00ebr \u00e7do lop\u00eb 90 euro, merr p\u00ebr \u00e7do lit\u00ebr qum\u00ebsht 0.3 euro, merr p\u00ebr \u00e7do kilogram prodhim, shp\u00ebrblimin e tij. Merr subvencione p\u00ebr naft\u00ebn, p\u00ebr imputet. Por sa e ka Kosova buxhetin e saj. Kosova e ka buxhetin e saj, 2 miliard\u00eb euro, ju them un\u00eb. Ka gjysm\u00ebn e buxhetit q\u00eb ka Shqip\u00ebria. Por qeveria e Kosov\u00ebs nuk i vjedh, qeveria e Kosov\u00ebs ua kthen qytetar\u00ebve, ua kthen fermer\u00ebve.<br \/>\nDhe ne k\u00ebtu p\u00ebrcaktojm\u00eb 5 miliard\u00eb lek\u00eb vitin e kaluar, tani zbresin n\u00eb 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb, shumic\u00ebn e tyre i merr administrata e bujq\u00ebsis\u00eb dhe fermr\u00ebve, u jepet ndonj\u00eb militanti ndonj\u00eb gj\u00eb, dhe nuk u jepet asgj\u00eb. K\u00ebtu 646 mij\u00eb kok\u00eb t\u00eb imta t\u00eb trasha, jan\u00eb pak\u00ebsuar nga 2018 e deri m\u00eb sot.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb shkojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb tokat e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb kurr\u00eb pjellorin\u00eb dhe potencialin q\u00eb kan\u00eb trojet tona.<br \/>\n14 maji \u00ebsht\u00eb fundi i k\u00ebtij regjimi.<br \/>\nVrulli i fitores do ta rr\u00ebzoj\u00eb Edi Ram\u00ebn, qeverin\u00eb e tij antishqiptar. Ndaj dhe u ftoj me 14 maj, t\u00eb bashkuar m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, t\u00eb ngrihemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e misionit ton\u00eb, t\u00eb votojm\u00eb Admir Sinamatin, t\u00eb votojm\u00eb Arjan Hoxh\u00ebn n\u00eb Kamz\u00eb, t\u00eb votojm\u00eb Ismail Uk\u00ebn n\u00eb Peshkopi, Miftar Dautin n\u00eb Has, Besnik Dush\u00ebn n\u00eb Tropoj\u00eb dhe t\u00eb firmosim fitoren e shk\u00eblqyer, t\u00eb firmosim marshin e Partis\u00eb Demokratike drejt pushtetit p\u00ebrfundimtar.<br \/>\nRroft\u00eb Partia Demokratike, Rroft\u00eb Kuk\u00ebsi, Rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidatit t\u00eb koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019 n\u00eb Kuk\u00ebs, Admir Sinamati, e vuri theksin tek miliarda eurot e marra borxh nga qeveria Rama dhe mos rritjen e pagave dhe pensioneve t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Berisha akuzoi Edi Ram\u00ebn se shkon e puthet me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in n\u00eb Beograd, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42806,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42805"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42805"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42805\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42806"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}