{"id":42716,"date":"2023-04-05T19:23:28","date_gmt":"2023-04-05T19:23:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42716"},"modified":"2023-04-05T19:23:28","modified_gmt":"2023-04-05T19:23:28","slug":"hetuesit-spanjolle-zbardhin-mashtrimin-miliarda-euro-te-ortakut-te-olsi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/05\/hetuesit-spanjolle-zbardhin-mashtrimin-miliarda-euro-te-ortakut-te-olsi-rames\/","title":{"rendered":"Hetuesit spanjoll\u00eb zbardhin mashtrimin miliarda euro t\u00eb ortakut t\u00eb Olsi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb shumt\u00eb ishin shtetasit spanjoll\u00eb dhe jo vet\u00ebm, q\u00eb ran\u00eb pre e skemave t\u00eb mashtrimit nga Call Ceneter-at q\u00eb operonin nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, mes tyre edhe n\u00ebp\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por denoncimet e kryera nga shtetasit spanjoll\u00eb do t\u00eb ishin vet\u00ebm maja e ajsbergut t\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb zbulonin hetuesit.<\/p>\n<p>Shpejt skema e mashtrimit n\u00ebp\u00ebrmjet Call Center do t\u00eb nxirrte n\u00eb pah njohjet e krimit me pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb rezultonin t\u00eb kishin lidhje direkte, madje deri n\u00eb instancat m\u00eb t\u00eb larta qeveris\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ky em\u00ebr q\u00eb do t\u00eb rezultonte t\u00eb jet\u00eb njeriu ky\u00e7 n\u00eb biznesin e mashtrimit me Call Center, do t\u00eb ishte Amant Josifi, i cili fal\u00eb hetimeve t\u00eb nisura nga SPAK n\u00eb bashk\u00ebpunim me Eurojust dhe Europol, doli se ishte pronari i 6 qendrave t\u00eb mashtrimit telefonik n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lidhura me kompanin\u00eb \u2018Milton Group\u2019.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 8 dhe 9 n\u00ebntor 2022, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lidhura me \u2018Milton Group\u2019 dhe arrestoi 4 t\u00eb dyshuar\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb e b\u00ebri edhe m\u00eb serioze dosjen ndaj Amant Josifit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij ishte fakti, se personi tashm\u00eb m\u00eb i shum\u00ebk\u00ebrkuar n\u00eb Evrop\u00eb, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar i Ministres s\u00eb Mbrojtjes, Olta Xha\u00e7ka, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kjo e fundit drejtonte k\u00ebt\u00eb dikaster.<br \/>\nIsh- ministrja e Mbrojtjes, Olta Xha\u00e7ka nuk b\u00ebri asnj\u00eb koment n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pas interesimit t\u00eb emisionit \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr, dikasteri i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes konfirmoi se Josifi kishte qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri p\u00ebr 3 vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me interesimin tuaj, ju v\u00ebm\u00eb n\u00eb dijeni se Amant Josifi ka lidhur marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes m\u00eb dat\u00eb 21 dhjetor 2017 dhe e ka nd\u00ebrprer\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb dat\u00eb 15 maj 2020. Ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb pozicionin e k\u00ebshilltarit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Amant Josifi, djali i nj\u00eb ish-gjyqtare, q\u00eb vazhdon edhe sot t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga personat m\u00eb t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuar nga drejt\u00ebsia evropiane, pik\u00ebrisht p\u00ebr rolin e tij n\u00eb nj\u00eb nga skemat m\u00eb r\u00ebnduese t\u00eb mashtrimit, q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me qytetar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, rezultonte t\u00eb kishte qen\u00eb edhe partner n\u00eb biznes me Olsi Ram\u00ebn, v\u00ebllain e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Josifi nuk ishte mes t\u00eb arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga autoritetet spanjolle.<\/p>\n<p>Por cila \u00ebsht\u00eb lidhja e provuar e Amant Josifit me Olsi Ram\u00ebn, v\u00ebllain e kryeministrit Rama dhe pse kryeministri Rama ka vendosur t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal?<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga BIRN Albania, lidhja e Amant Josifit me Olsi Ram\u00ebn daton n\u00eb vitin 2014, kur themeluan kompanin\u00eb \u2018Pegasus Communication SHPK\u2019, aksione t\u00eb cilat Josifi i shiti m\u00eb pas n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u00eb arritur deri te emri i Amant Josifit dhe lidhjeve t\u00eb tij me nj\u00eb nga skemat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mashtrimit telefonik, t\u00eb njohur si Call Center, policis\u00eb spanjolle iu desh t\u00eb hulumtonte miliona emaile t\u00eb p\u00ebrdorura nga kompanit\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij.<br \/>\nSipas dokumenteve gjyq\u00ebsore, pas tre kompanive kryesore mashtruese q\u00ebndron biznesmeni 33-vje\u00e7ar, Amant Josifi.<\/p>\n<p>\u201cNga procedurat hetimore t\u00eb realizuara n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebr-porosis\u00eb s\u00eb d\u00ebrguar nga autoritetet spanjolle, jan\u00eb zbuluar 10 qendra thirrjesh t\u00eb lidhura me 24 platforma mashtruese t\u00eb investimeve\u201d, thuhet n\u00eb dosjen spanjolle.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zbuluar lidhjet midis Call Center-ave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe faqeve mashtruese t\u00eb investimeve t\u00eb \u201cGroup\u201d, hetuesit spanjoll\u00eb kan\u00eb analizuar 3 milion\u00eb emaile t\u00eb d\u00ebrguara n\u00ebp\u00ebrmjet dhjet\u00ebra plaformash t\u00eb ndryshme, ku evidentohet nd\u00ebrlidhja e platformave \u2018call center\u2019 me kompanit\u00eb e tjera t\u00eb lidhura me organizat\u00ebn kriminale me shtrirje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Vet\u00eb numri i lart\u00eb i viktimave q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij mashtrimi, tregoi edhe p\u00ebrmasat e shtrirjes s\u00eb Call Center n\u00eb Evrop\u00eb, ku nga hetimet doli se ishin mashtruar mbi 235 mij\u00eb viktima, gati nj\u00eb e treta e tyre me banim n\u00eb Gjermani.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si\u00e7 operatori anonim u shpreh, shum\u00eb prej familjeve q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij mashtrimi, tashm\u00eb jo vet\u00ebm kishin humbur t\u00eb gjith\u00eb financat e tyre, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht u ishte shkat\u00ebrruar edhe familja.<\/p>\n<p>\u201c\u2018Group\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale transnacionale e dyshuar si e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nga viti 2016.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet qendrave t\u00eb thirrjeve telefonike t\u00eb shtrira n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupi kriminal u prezantohen viktimave potenciale si operator\u00eb burse dhe ofrohen t\u2019i ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve t\u00eb vogla. Ndryshe nga sa premtojn\u00eb, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet teknikave t\u00eb inxhinieris\u00eb sociale.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa prokuroria spanjolle n\u00eb bashk\u00ebpunim me SPAK, shkat\u00ebrroi disa nga folet\u00eb shqiptare t\u00eb mashtrimit me Call Center, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb sulmuar deri n\u00eb metastaz\u00ebn e fundit k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje kriminale, duket t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb fillimet e veta.<br \/>\nKjo, pasi nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka siguruar emisioni \u2018N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019, pre e mashtrimit telefonik, nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb vet\u00ebm shtetas spanjoll\u00eb dhe gjerman\u00eb,por u b\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb shtetas italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe k\u00ebta humb\u00ebn para t\u00eb konsiderueshme n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00ebndrr\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb pasur fal\u00eb ofertave t\u00eb investimeve q\u00eb u vinin nga Call Center.<\/p>\n<p>Sipas burimeve mediatike n\u00eb vendin fqinj, rezultoi se vet\u00ebm n\u00eb Itali, operator\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Call Center, t\u00eb shtrir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb disa prej qyteteve kryesore t\u00eb vendit, kishin mundur t\u00eb siguronin 90 mij\u00eb kontakte telefonike, q\u00eb u p\u00ebrkisnin qytetar\u00ebve italian\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb operacioni t\u00eb kryer n\u00eb fundin e vitit 2022 t\u00eb quajtur \u2018Fitim prej \u00ebndrrash\u2019, Prokuroria e Pordenones n\u00eb Itali n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb shqiptare dhe SPAK, \u00e7montuan nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb mashtrimet telefonike, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb Call Center me an\u00eb t\u00eb tregtimit t\u00eb rrem\u00eb online.<br \/>\nAksion gjat\u00eb t\u00eb cilit u arrestuan tre persona dhe u kryen 5 kontrolle n\u00eb banesat e disa prej shtetasve shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nAn\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizate q\u00eb vler\u00ebsohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italian\u00eb.<\/p>\n<p>Operacion gjat\u00eb t\u00eb cilit policia e dy vendeve sekuestroi edhe dy Call Center me m\u00eb shum\u00eb se 60 stacione pune t\u00eb pajisura me kompjuter personal si dhe dy server\u00eb t\u00eb lidhur me k\u00ebto stacione.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nxorri hapur rrjetin e mashtrimit ishte serveri i sekuestruar n\u00eb Itali, i p\u00ebrdorur nga organizata me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e saj kompjuterike dhe p\u00ebr t\u00eb penguar hetimet.<\/p>\n<p>Hetim nga ku rezultoi m\u00eb pas se organizata n\u00eb fjal\u00eb kishte mundur t\u00eb siguronte n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit dhjet\u00ebra milion\u00eb euro, t\u00eb cilat m\u00eb pas kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb llogari t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>\u201cHetimet n\u00eb operacionin e koduar \u2018Fitim \u00ebndrrash\u2019 u kryen n\u00eb an\u00eb t\u00eb teknikave komplekse, nga ku doli se skema kriminale, e pastrimit t\u00eb shumave t\u00eb vjedhura t\u00eb parave ishte e bazuar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. p\u00ebrfshir\u00eb Qipron, Lituanin\u00eb, Estonin\u00eb, Holand\u00ebn dhe Gjermanin\u00eb, dhe shnd\u00ebrrimin e tyre n\u00eb kriptomonedha\u201d, thuhet n\u00eb dosjen italiane.<\/p>\n<p>Sipas medias italiane, viktima t\u00eb k\u00ebsaj skeme u b\u00ebn rreth 200 shtetas italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u ishin vjedhur mbi 2 milion\u00eb euro shum\u00eb q\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se aq.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 42 000 p\u00ebrgjimeve telefonike t\u00eb kryera nga hetuesit italian\u00eb, doli se sa t\u00eb aft\u00eb ishin mashtruesit n\u00eb p\u00ebrdorimin e teknikave reale t\u00eb bindjes dhe plagjiatur\u00ebs, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa i bindnin viktimat t\u00eb hynin n\u00eb borxhe dhe t\u00eb paguanin, me kalimin e koh\u00ebs, disa qindra mij\u00ebra euro:, deklaron prokuroria italiane.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij hetimi, q\u00eb rezultoi m\u00eb pas me disa arrestime, operator\u00ebt e Call Center u p\u00ebrzgjodh\u00ebn posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohurive t\u00eb tyre t\u00eb gjuh\u00ebs italiane<br \/>\nKjo duke ditur edhe afrimitetin q\u00eb Shqip\u00ebria ka me Italin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebnyra e pun\u00ebs s\u00eb band\u00ebs kriminale konsistonte n\u00eb kontaktimin e p\u00ebrdoruesve italian\u00eb me telefon me nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb dukje britanik. Gjat\u00eb thirrjeve, klient\u00ebve u propozohej shitja e aksioneve \u2018fiktive\u2019 t\u00eb Amazon p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb prej 250 euro. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, k\u00ebshilltar\u00ebt e rrem\u00eb financiar\u00eb verifikonin burimet financiare t\u00eb viktimave dhe u premtonin atyre t\u00eb ardhura t\u00eb m\u00ebdha\u201d, thot\u00eb prokuroria.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ata i propozonin atyre konvertimin e eurove n\u00eb bitcoin, pra t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb parave q\u00eb ishin gati t\u00eb investonin, por kjo ishte vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e loj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb grack\u00eb viktim\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo pasi akti final, si\u00e7 rezulton edhe nga hetimet e prokuroris\u00eb italiane, ishte instalimi i nj\u00eb program t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pajisjen kompjuterike t\u00eb viktim\u00ebs, aty nga ku m\u00eb pas ata mund t\u00eb kishin akses n\u00eb llogarin\u00eb e tij rrjedh\u00ebse bankare.<\/p>\n<p>\u201cPasi operator\u00ebt e rrem\u00eb fitonin besimin e klientit me t\u00eb tilla justifikime, ata i bindnin ata t\u00eb instalonin nj\u00eb program t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb PC, ku fal\u00eb k\u00ebtij programi ata mund t\u00eb merrnin kontrollin e plot\u00eb t\u00eb pajisjes nga distanca.<br \/>\nPasi kishin akses n\u00eb kredencialet e sh\u00ebrbimit bankar n\u00eb sht\u00ebpi, ata kryenin transferta parash direkt nga llogaria rrjedh\u00ebse e viktim\u00ebs\u201d, deklaron prokuroria italiane.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura mbi Call Center, skema e mashtrimit financiar, thuhet se u shfaq fillimisht n\u00eb Izrael, n\u00ebp\u00ebrmjet form\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb Forex p\u00ebrmes t\u00eb ashtuquajturave \u2018opsione binare\u2019.<\/p>\n<p>Ato u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb pasi u shpall\u00ebn t\u00eb paligjshme n\u00eb vitin 2017 nga Tel Avivi, duke marr\u00eb forma t\u00eb ndryshme, si investime n\u00eb burs\u00eb dhe kriptovaluta.<\/p>\n<p>Por fundi i \u00e7do viktime do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb mizor se kaq, kjo pasi kompanit\u00eb nd\u00ebrsa i kishin zhvatur mir\u00eb, ishin edhe m\u00eb t\u00eb pangopura se kaq dhe luanin me d\u00ebshp\u00ebrimin e tyre duke u k\u00ebrkuar tashm\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb p\u00ebr kthimin e parave t\u00eb investuara, por q\u00eb n\u00eb fakt ishin t\u00eb humbura.<\/p>\n<p>\u201cSapo klienti m\u00ebsonte p\u00ebr transferimin e parave nga llogaria e tyre rrjedh\u00ebse, konsulent\u00ebt e rrem\u00eb u k\u00ebrkonin atyre nj\u00eb komision p\u00ebr lirimin e parave, duke i detyruar n\u00eb fakt viktimat t\u00eb paguanin nj\u00eb \u2018tarif\u00eb\u2019 me shpres\u00ebn se do t\u00eb mund t\u00eb merrnin investimin. parat\u00eb e kthyera. Para q\u00eb sigurisht nuk u kthyen kurr\u00eb\u201d, deklaron prokuroria italiane.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u2019iu kthyer edhe nj\u00ebher\u00eb kompanive mashtruese q\u00eb Amant Josifi ngriti me q\u00ebllim zhvatjen n\u00ebp\u00ebrmjet Call Center t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Bashkimin Europian, Eurojust mendon se q\u00eb nga viti 2018, jan\u00eb me qindra mij\u00ebra viktimat.<\/p>\n<p>\u201cNdonj\u00ebher\u00eb duke p\u00ebrdorur edhe besimin e dh\u00ebn\u00eb nga klienti, nd\u00ebrmjet\u00ebsi e detyron viktim\u00ebn e tij t\u00eb instaloj\u00eb softuer t\u00eb aksesit n\u00eb distanc\u00eb n\u00eb kompjuterin e tij personal, si \u2018TeamViewer\u2019 ose \u2018Anydesk\u2019, duke siguruar akses n\u00eb kompjuterin e tij\u201d, thuhet n\u00eb dosjen spanjolle.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb viktima d\u00ebshiron t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb t\u00eb gjitha ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fitimeve t\u00eb marra me investimet e tij t\u00eb supozuara, nd\u00ebrmjet\u00ebsi i supozuar ose k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb fondet me justifikime t\u00eb ndryshme si pagimi i taksave, ose ai akseson informacionin bankar personal t\u00eb viktimave dhe vjedhin parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb spanjolle, organizata kriminale krijoi p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nj\u00eb staf t\u00eb mir\u00ebtrajnuar ekspert\u00ebsh kompjuterik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte e shtrir\u00eb n\u00eb deg\u00ebzime n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Fundi i tyre ishte n\u00eb parajsat fiskale, aty ku zhdukeshin pa gjurm\u00eb edhe parat\u00eb e marra p\u00ebrmes mashtrimit.<\/p>\n<p>\u201cPersonat e mashtruar kryenin transferta bankare, ose pagesa me karta krediti n\u00eb llogari bankare t\u00eb vendosura n\u00eb Austri, Holand\u00eb, Hungari ose Estoni. Para t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb zhdukeshin p\u00ebrmes transfertave n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb vendosura n\u00eb parajsat fiskale, t\u00eb transferuara n\u00eb faqet e shk\u00ebmbimit p\u00ebr kriptovaluta ose \u2018shk\u00ebmbime\u2019 apo metoda t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb sofistikuara si p\u00ebrdorimi i platformave t\u00eb pagesave, disa prej tyre t\u00eb krijuara si kompani t\u00eb vet\u00eb organizat\u00ebs kriminale.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb spanjolle, p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt, kompanit\u00eb m\u00ebm\u00eb jan\u00eb n\u00eb parajsat fiskale, pavar\u00ebsisht se ato shfaqen n\u00eb disa vende t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb hetimit jan\u00eb zbuluar dhjet\u00ebra kompani t\u00eb lidhura, t\u00eb krijuara n\u00eb vende t\u00eb ndryshme q\u00eb veprojn\u00eb si front. Fillimisht ato shfaqen si kompani t\u00eb regjistruara n\u00eb vende si Bullgaria, Estonia, Qiproja apo Mali i Zi dhe kompanit\u00eb m\u00ebm\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave jan\u00eb kompani n\u00eb parajsat fiskale si kryesisht Ishujt Marshall apo Saint Vicens &#038; Grenadines, por edhe Vanuatu, Mauritius apo Antigua, nd\u00ebr t\u00eb tjera\u201d, thuhet n\u00eb dosjen spanjolle.<\/p>\n<p>Lidhur mbi kompanit\u00eb e Amant Josifit, hetimet nxor\u00ebn n\u00eb pah edhe lidhjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj kompanie me simotra t\u00eb saj t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimet e kryera rezulton edhe nj\u00ebher\u00eb se, n\u00ebn Call Center t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri, funksionojn\u00eb marka t\u00eb ndryshme dhe gjenden t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Organizata kriminale funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime, me kompani t\u00eb krijuara ligj\u00ebrisht t\u00eb regjistruara n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme shqiptare, nga ku del se pas kompanive kryesore t\u00eb hetuara n\u00eb lidhje me \u2018Call Centers\u2019: CTA Group, APA Llaison, Oritech, Volans; ndodhen shtetasit shqiptar\u00eb: Amanti Josifi, Ndri\u00e7im Sula, Berlando Saracaj, Erindi Pysqyli dhe Lisien Bakiasi\u201d, thuhet n\u00eb dosjen spanjolle.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa Amant Josifi ndodhet n\u00eb k\u00ebrkim, gjykata spanjolle i k\u00ebrkon shtetit shqiptar ekstradimin e dy prej t\u00eb arrestuarve t\u00eb k\u00ebtij operacioni.<\/p>\n<p>I pari \u00ebsht\u00eb Berlando Sara\u00e7ej, q\u00eb u arrestua n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Sue de Urgell (Sue de Urgej) n\u00eb Spanj\u00eb, ka k\u00ebrkuar ekstradimin e 32-vje\u00e7arit, si i dyshuar n\u00eb \u2018Pjes\u00ebmarje n\u00eb Organizat\u00eb Kriminale\u2019 dhe \u2018Mashtrime n\u00eb rrethana r\u00ebnduese\u2019 t\u00eb kryera n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<br \/>\nSipas dosjes hetimore Sara\u00e7ej \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi personash q\u00eb menaxhojn\u00eb disa pika zinxhir t\u00eb Call Center-ave n\u00eb Tiran\u00eb dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>I dyti \u00ebsht\u00eb Erind Pysqyli, ortak biznesi me Amant Josifin, megaafer\u00eb mashtrimi, ku e p\u00ebrfshir\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb edhe politika n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ngjan t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb maja e ajsbergut.<br \/>\nHetime q\u00eb jan\u00eb n\u00eb zhvillim nga prokuroria e Tiran\u00ebs dhe SPAK nxjerrin n\u00eb drit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb personazhe po ashtu me lidhje e njohje n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb shumt\u00eb ishin shtetasit spanjoll\u00eb dhe jo vet\u00ebm, q\u00eb ran\u00eb pre e skemave t\u00eb mashtrimit nga Call Ceneter-at q\u00eb operonin nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, mes tyre edhe n\u00ebp\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb. Por denoncimet e kryera nga shtetasit spanjoll\u00eb do t\u00eb ishin vet\u00ebm maja e ajsbergut t\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb zbulonin hetuesit. Shpejt skema e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42717,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42716"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42716\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}