{"id":42427,"date":"2023-04-03T09:37:13","date_gmt":"2023-04-03T09:37:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42427"},"modified":"2023-04-03T09:37:13","modified_gmt":"2023-04-03T09:37:13","slug":"shtetet-e-bashkuara-e-kane-sulmuar-north-stream","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/04\/03\/shtetet-e-bashkuara-e-kane-sulmuar-north-stream\/","title":{"rendered":"&#8220;Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb sulmuar North Stream&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fituesi i \u00c7mimit Pulitzer Seymour Hersh rr\u00ebfen p\u00ebr <em>Jacobin Magazine<\/em> skupin e tij lidhur me misionin sekret t\u00eb urdh\u00ebruar nga Biden p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar gazsjell\u00ebsin q\u00eb nga Rusia t\u00eb \u00e7on n\u00eb Gjermani dhe ta l\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb Europ\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 26 shtator 2022, n\u00eb Detin Balltik, gazsjell\u00ebsi North Stream nga Rusia n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga shp\u00ebrthime t\u00eb ndryshme. Jav\u00ebn e kaluar, gazetari investigativ i shum\u00ebvler\u00ebsuar Seymour Hersh ka botuar nj\u00eb artikull t\u00eb bazuar mbi informacione t\u00eb ardhura nga nj\u00eb burim i vet\u00ebm anonim, ku theksohet se jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs administrata Biden dhe CIA. Hersh e ka fituar \u00c7mimin Pulitzer m\u00eb 1970 p\u00ebr rolin q\u00eb ka pasur n\u00eb rr\u00ebfimin e historis\u00eb s\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb My Lai, ku ushtar\u00ebt amerikan\u00eb vran\u00eb nga 300 deri n\u00eb 500 civil\u00eb t\u00eb \u00e7armatosur. Ka pranuar t\u00eb flas\u00eb me Fabian Scheidler e <em>Jacobin Magazine<\/em> p\u00ebr akuzat e ndodhura n\u00eb artikullin e fundit dhe p\u00ebr influenc\u00ebn q\u00eb CIA dhe shtabi i siguris\u00eb komb\u00ebtare kan\u00eb mbi politik\u00ebn e jashtme amerikane.<\/p>\n<p><strong>Ju lutem, na i shpjegoni n\u00eb detaje zbulimet tuaja. \u00c7far\u00eb ka ndodhur sakt\u00ebsisht sipas burimit tuaj, kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb motivacionesh?<\/strong><\/p>\n<p>Jam kufizuar t\u00eb shpjegoj t\u00eb natyrshmen. Ishte nj\u00eb histori q\u00eb k\u00ebrkonte vet\u00ebm t\u00eb tregohej. N\u00eb fundin e shtatorit t\u00eb 2022, 8 bomba duhej t\u00eb shp\u00ebrthenin; 6 kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00ebn uj\u00eb af\u00ebr ishullit Bornholm n\u00eb Detin Balltik, n\u00eb zon\u00ebn ku uji \u00ebsht\u00eb i cek\u00ebt. Kan\u00eb shkat\u00ebrruar 3 nga 4 naft\u00ebsjell\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb Nord Stream 1 dhe 2. Nord Stream 1 furnizon gaz t\u00eb djegsh\u00ebm [Gjermanis\u00eb] prej shum\u00eb vitesh me \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe m\u00eb pas naft\u00ebsjell\u00ebsit jan\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb: pyetja ishte pse dhe kush e ka b\u00ebr\u00eb. M\u00eb 7 shkurt 2022, n\u00eb pritje t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, presidenti amerikan Joe Biden, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka theksuar se mund t\u00eb ndalej Nord Stream.<\/p>\n<p><strong>Shprehja e sakt\u00eb e Joe Biden ishte: \u00abN\u00eb rast se Rusia pushton, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb nj\u00eb Nord Stream 2, do t\u2019i japim fund gjith\u00e7kaje\u00bb. Dhe kur nj\u00eb gazetar e ka pyetur se \u00e7frak synonte t\u00eb b\u00ebnte sakt\u00ebsisht, duke qen\u00eb se projekti ishte n\u00ebn kontrollin e Gjermanis\u00eb, Biden \u00ebsht\u00eb kufizuar t\u00eb thot\u00eb: \u00abPremtoj se do ta b\u00ebjm\u00eb\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebnsekretarja e Shtetit e tij, Victoria Nuland, q\u00eb ka qen\u00eb thell\u00ebsisht e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quajn\u00eb Revolucioni i Maidanit n\u00eb 2014, ka p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ngjashme disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Thoni se vendimi p\u00ebr ta sulmuar gazsjell\u00ebsin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebrpara nga presidenti Biden. E ekspozoni historin\u00eb qysh nga fillimi, kronologjikisht nga dhjetori i 2021, kur K\u00ebshilltari p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare Jake Sullivan, sipas artikullit tuaj, ka thirrur nj\u00eb mbledhje t\u00eb task forc\u00ebs s\u00eb saporformuar nga krer\u00ebt e shefave t\u00eb bashkuar t\u00eb shtabit, CIA, Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit. Shkruani: \u00abSullivan synonte q\u00eb grupi t\u00eb p\u00ebrpunonte nj\u00eb plan p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e dy naft\u00ebsjell\u00ebsve Nord Stream\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim, kjo task forc\u00eb ishte mbledhur n\u00eb dhjetor p\u00ebr ta studiuar problemin. Kan\u00eb paraqitur CIA dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr; po takoheshin n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb shum\u00eb sekrete. Pik\u00ebrisht p\u00ebrkrah Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, ka nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb quajtur Executive Office Building. \u00cbsht\u00eb e lidhur n\u00ebntok\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tuneli. N\u00eb maj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb seli takimi p\u00ebr nj\u00eb grup sekret, nj\u00eb grup i jasht\u00ebm k\u00ebshilltar\u00ebsh i quajtur President\u2019s Intelligence Advisory Board. Kam folur vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur njer\u00ebzve t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb se di di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Takimi \u00ebsht\u00eb mbledhur p\u00ebr ta studiuar problemin: \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00ebse Rusia do t\u00eb futet n\u00eb luft\u00eb? Jemi 3 muaj m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrpara Krishtlindjeve t\u00eb 2022. Ishte nj\u00eb grup me nivel t\u00eb lart\u00eb; ka mund\u00ebsi q\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr ndrysh\u00ebm, e kam quajtur \u00ab<em>interagency group<\/em>\u00bb, nuk ia di emrin formal, n\u00ebse ka nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Qen\u00eb CIA dhe National Security Agency, q\u00eb kontrollojn\u00eb dhe interceptojn\u00eb komunikimet; Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit, q\u00eb financon dhe ka mund\u00ebsi disa grupe t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Edhe krer\u00ebt e shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm kishin nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi. Kishin misionin e dh\u00ebnies s\u00eb rekomandimeve mbi at\u00eb q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta frenuar Rusin\u00eb, masa reversib\u00ebl, si m\u00eb shum\u00eb sanksione dhe presione ekonomike, apo ireversib\u00ebl, nd\u00ebrhyrje direkte, gj\u00ebra q\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb, p\u00ebr shembull. Nuk dua t\u00eb flas p\u00ebr nj\u00eb takim n\u00eb ve\u00e7anti pasi m\u00eb duhet ta mbroj burimin tim. Nuk e di sesa njer\u00ebz qen\u00eb n\u00eb mbledhje, e kupton se \u00e7far\u00eb kam parasysh?<\/p>\n<p><strong>N\u00eb artikull keni shkruar se n\u00eb fillimin e 2022 grupi i pun\u00ebs i CIA i ka referuar <em>interagency group<\/em> t\u00eb Sullivan dhe ka th\u00ebn\u00eb: \u00abKemi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i hedhur n\u00eb er\u00eb naft\u00ebsjell\u00ebsit\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>E kishin. Qen\u00eb njer\u00ebz aty q\u00eb e njihnin at\u00eb q\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara e quajm\u00eb \u00abluft\u00eb kund\u00ebr minave\u00bb. N\u00eb Marin\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara ka grupe q\u00eb merren me n\u00ebndet\u00ebset \u2013 \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb komand\u00eb e inxhinieris\u00eb b\u00ebrthamore \u2013 dhe nj\u00eb komand\u00eb minerare. Nxjerrja n\u00ebntok\u00ebsore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kemi minator\u00eb t\u00eb kualifikuar. Ka mund\u00ebsi q\u00eb posti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishm\u00ebm p\u00ebr st\u00ebrvitjen e minator\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokalitet t\u00eb vog\u00ebl turistik t\u00eb quajtur Panama City n\u00eb mesin e hi\u00e7it n\u00eb Florida. Formojm\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb zot dhe i p\u00ebrdorim. Minator\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. T\u00eb hapet \u00e7do e \u00e7ar\u00eb; mund t\u2019i hedhim n\u00eb er\u00eb gj\u00ebrat. N\u00ebse nuk u p\u00eblqejn\u00eb naft\u00ebsjell\u00ebsit n\u00ebndet t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb caktuar, mund t\u2019i hedhim n\u00eb er\u00eb. Nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira, por jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rezervuar. P\u00ebr grupin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb ishte e qart\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebhej duke hedhur n\u00eb er\u00eb gazsjell\u00ebsit. Ka nj\u00eb eksploziv t\u00eb quajtur C-4, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i fuqish\u00ebm, shkat\u00ebrrues i fort\u00eb me sasin\u00eb e q\u00eb e p\u00ebrdorin. Mund t\u2019i kontrollosh dhe menaxhosh n\u00eb larg\u00ebsi me dispozitiv\u00eb zanor\u00eb n\u00ebnujor\u00eb. D\u00ebrgojn\u00eb sinja\u00ebe me frekuenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ka qen\u00eb e mundur dhe ia kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb janarit, pasi 2 apo 3 jav\u00eb m\u00eb pas n\u00ebnsekretarja e Shtetit Victoria Nuland ka th\u00ebn\u00eb se mund ta b\u00ebjm\u00eb. Mendoj se ka qen\u00eb m\u00eb 20 janar, pastaj edhe presidenti, me Olaf Scholz, ka th\u00ebn\u00eb me 7 shkurt se mund ta b\u00ebjm\u00eb. Scholz nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb specifike; ishte i vagullt, ama nj\u00eb pyetje q\u00eb do t\u2019i b\u00ebja Scholz, n\u00ebse do t\u00eb ndodhesha n\u00eb nj\u00eb seance pyetjesh parlamentare, \u00ebsht\u00eb kjo: t\u00eb ka folur presidenti Biden? T\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb moment pse ishte aq i sigurt\u00eb se mund ta hidhte n\u00eb er\u00eb? Nuk e kishim ende nj\u00eb plan, por e dinim se mund ta b\u00ebnim.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb roli ka pasur Norvegjia n\u00eb operacion?<\/strong><\/p>\n<p>Shiko, Norvegjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb i madh marinar\u00ebsh dhe ka energji n\u00ebntok\u00ebsore. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, jan\u00eb shum\u00eb n\u00eb ankth t\u00eb rrisin sasin\u00eb e gazit natyral p\u00ebr t\u2019ia shitur Europ\u00ebs Per\u00ebndimore e Gjermanis\u00eb dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, kan\u00eb rritur eksportet e tyre. Pra, p\u00ebr motive ekonomike, pse t\u00eb mos i bashkoheshin Shteteve t\u00eb Bashkuara? Ushqejn\u00eb urrejtje t\u00eb fort\u00eb karshi Rusis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb artikullin tuaj shkruani se sh\u00ebrbimet sekrete dhe marina norvegjeze qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira dhe thoni se Suedia dhe Danimarka kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb informuara, por nuk ju \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb e gjitha atyre.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebnyra q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb \u00ebsht\u00eb: n\u00ebse nuk ia kemi th\u00ebn\u00eb, nuk kishim nevoj\u00eb t\u2019ia thonim. Me fjal t\u00eb tjera, po b\u00ebje at\u00eb q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb dhe ata e dinin se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhej dhe e kuptonin se \u00e7far\u00eb po ndodhte, por ndoshta askush nuk ka th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb po. Kam punuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem me njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt po flisja. Linja bat\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb mision norvegjez\u00ebt u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb gjenin vendin e duhur. Zhyt\u00ebsit q\u00eb st\u00ebrviteshin n\u00eb Panama City mund t\u00eb shkonin deri n\u00eb 100 metra n\u00ebn uj\u00eb pa nj\u00eb bombol\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrzierje oksigjeni, azoti dhe heliumi. Norvegjez\u00ebt na kan\u00eb gjetur nj\u00eb vend n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e ishullit Bornholm n\u00eb Detin Balltik, i thell\u00eb vet\u00ebm 260 k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vepronin. Do t\u00eb duhej t\u00eb ktheheshin me leht\u00ebsi. Ishte nj\u00eb kamer\u00eb dekompresioni dhe kemi p\u00ebrdorur gjuetarin e n\u00ebndet\u00ebseve norvegjeze. P\u00ebr 4 gazjsell\u00ebsit jan\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm 2 zhyt\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem ishte si t\u00eb trajtoheshin me njer\u00ebzit q\u00eb kontrollojn\u00eb Detin Balltik. \u00cbsht\u00eb monitoruar me shum\u00eb kujdes dhe ka pasur shum\u00eb informacione t\u00eb disponueshme me sa duket, k\u00ebshtu q\u00eb jemi marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb; kishte 3 apo 4 njer\u00ebz q\u00eb merreshin me k\u00ebt\u00eb dhe ajo q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e thjesht\u00eb. Prej 21 vitesh, \u00e7do ver\u00eb Flota e VI e Marin\u00ebs ton\u00eb, q\u00eb ka kontrolluar Mesdheun, por edhe Detin Balltik, zhvillon manovra p\u00ebr marin\u00ebn t\u00eb NATO n\u00eb Detin Balltik (BALTOPS) dhe d\u00ebrguam n\u00eb xhiro nj\u00eb aeroplanmbajt\u00ebse apo anije t\u00eb m\u00ebdha. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb eksplicite. Rus\u00ebt sigurisht q\u00eb e dinin. Kemi b\u00ebr\u00eb publicitet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, operacioni i NATO n\u00eb Detin Balltik ka pasur nj\u00eb program t\u00eb ri. Do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb manov\u00ebr n\u00eb hedhjen dhe gjetjen e minave p\u00ebr 10 apo 12 dit\u00eb. Vende t\u00eb ndryshme kan\u00eb d\u00ebrguar skuadra minator\u00ebsh, nj\u00eb grup do ta braktiste minier\u00ebn dhe nj\u00eb grup tjet\u00ebr minerar i vendit t\u00eb tyre do t\u00eb shkonte ta gjente dhe do ta hidhte n\u00eb er\u00eb. K\u00ebsht\u00eb q\u00eb ke pasur nj\u00eb periudh\u00eb ku gj\u00ebrat kan\u00eb shp\u00ebrthyer dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb noervegjez\u00ebt kan\u00eb mundur t\u00eb rikuperojn\u00eb zhyt\u00ebsit. Dy naft\u00ebsjell\u00ebsit shkojn\u00eb n\u00eb rreth 1 milje larg\u00ebsi; jan\u00eb pak n\u00ebntok\u00eb, por nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur dhe qen\u00eb st\u00ebrvitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nuk jan\u00eb dashur m\u00eb shum\u00eb se pak or\u00eb p\u00ebr t\u2019i vendosur bombat.<\/p>\n<p><strong>Kjo ka ndodhur n\u00eb qershorin e 2022?<\/strong><\/p>\n<p>Po, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nja dhjet\u00eb dit\u00eb n\u00eb qershor, n\u00eb p\u00ebrfundimin e manovrave, por n\u00eb minut\u00ebn e fundit Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb nervozuar. Presidenti ka th\u00ebn\u00eb se kishte frik\u00eb ta b\u00ebnte. Ka ndryshuar ide dhe u ka th\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrin se donte t\u00eb drejt\u00ebn e bombardimit n\u00eb \u00e7do monent, t\u2019i shp\u00ebrthente bombat n\u00eb \u00e7do moment n\u00eb larg\u00ebsi prej nesh. E b\u00ebri me nj\u00eb zanor normal, i nd\u00ebrtuar nga Raytheon. Fluturo dhe lejo t\u00eb bjer\u00eb nj\u00eb cilind\u00ebr. D\u00ebrgon nj\u00eb sinjal me frekuenc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: duket tingulli i nj\u00eb flauti, mund ta krijosh frekuenca t\u00eb ndryshme, por preokupimi ishte se nj\u00ebra prej bombave, n\u00ebse lihej shum\u00eb gjat\u00eb n\u00eb uj\u00eb, nuk do t\u00eb funksionone dhe dy nuk e b\u00ebn\u00eb: kishin vet\u00ebm 3 nga 4 gazsjell\u00ebs. Pra ishte paniku brenda grupit p\u00ebr t\u00eb gjetur mjetet e duhura dhe n\u00eb realitet duhej t\u2019i drejtoheshm agjencive t\u00eb tjera t\u00eb inteligjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kam shkruar.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebhere \u00e7far\u00eb ka ndodhur? E kan\u00eb pozicionuar, kan\u00eb gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta kontrolluar nga larg\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Joe Biden ka vendosur ta hedh\u00eb n\u00eb er\u00eb. Ishte fillimi i qershorit, 5 muaj pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs, por m\u00eb pas, n\u00eb shtator, vendosi ta b\u00ebj\u00eb. Po ju them di\u00e7ka. Njer\u00ebzit operativ\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb aksionet ushtarake p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb presidenti dhe fillimisht mendonin se ishte nj\u00eb arm\u00eb e dobishme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorte n\u00eb negociata, por n\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar, menj\u00ebher\u00eb sapo rus\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb dhe m\u00eb pas operacioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e urryer p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebst\u00ebrvitur, jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs sekrete. Kan\u00eb ndryshuar ide mbi projektin. Mendonin se ishte nj\u00eb gj\u00eb e \u00e7mendur q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb harkun e nj\u00eb jave apo tre ose kat\u00ebr dit\u00ebve pas bombardimit, pasi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ju ishte urdh\u00ebruar, kishte shum\u00eb zem\u00ebrim dhe armiq\u00ebsi. Kjo pasqyrohet natyrsh\u00ebm n\u00eb faktin q\u00eb po kam shum\u00eb informacione lidhur me problemin. Do t\u2019ju them edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. Njer\u00ebzit n\u00eb Amerik\u00eb e n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb naft\u00ebsjell\u00ebs e din\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Po ju them nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Njer\u00ebzit q\u00eb posedojn\u00eb kompani q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb naft\u00ebsjell\u00ebs e din\u00eb historin\u00eb. Nuk e kam pasur historin\u00eb prej tyre, por e kam ditur menj\u00ebher\u00eb se e din\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb kthehemi n\u00eb situat\u00ebn e qershorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Presidenti Joe Biden ka vendosur t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb gj\u00ebn\u00eb direkt dhe e ka shtyr\u00eb. At\u00ebhere pse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shtator?<\/strong><\/p>\n<p>Sekretari i Shtetit Anthony Blinken ka th\u00ebn\u00eb pak dit\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb naft\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi se Vladimir Putinit i \u00ebsht\u00eb hequr forca e madhe ekonomike dhe thuajse ushtarake. Kam th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe, pasi Rusia nuk mund t\u2019i armatoste m\u00eb naft\u00ebsjell\u00ebsit, gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton se nuk ishte n\u00eb gjendje ta deytronte Europ\u00ebn Per\u00ebndimore p\u00ebr ta mos i mb\u00ebshtetur Shtetet e Bashkuara n\u00eb luft\u00eb. Frika ishte se Europa Per\u00ebndimore nuk do t\u00eb merrej m\u00eb me k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Mendoj se motivi q\u00eb vendos\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb at\u00ebhere ishte se lufta nuk po shkonte mir\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndimin dhe kishin frik\u00eb nga ardhja e dimrit. Nord Stream 2 ishte sanksionuar nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara frik\u00ebsoheshin se mos Gjermania do t\u2019i hiqte sanksionet p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb dimri t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sipas teje, duke par\u00eb prapasken\u00ebn, cilat kan\u00eb qen\u00eb motivacionet? Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb gazsjell\u00ebsit p\u00ebr shum\u00eb ar\u00ebsye. Disa thon\u00eb se qen\u00eb kund\u00ebr pasi donin t\u00eb dob\u00ebsonin Rusin\u00eb, t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb lidhjet midis Rusis\u00eb dhe Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, Gjermanin\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, por ndoshta edhe p\u00ebr ta dob\u00ebsuar ekonomin\u00eb gjermane, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konkurrente e ekonomis\u00eb amerikane. Me \u00e7mimet e larta t\u00eb gazit, bizneset kan\u00eb filluar t\u00eb transferohen n\u00eb Shtetet e Bashkuara. At\u00ebhere, cila \u00ebsht\u00eb ideja juaj p\u00ebr motivacionet e qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00ebse e kan\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb gazsjell\u00ebsin?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se e kan\u00eb menduar. E di se \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e \u00e7uditshme. Nuk besoj se Blinken dhe disa t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb administrat\u00eb jan\u00eb mendimtar\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Sigurisht q\u00eb ka persona n\u00eb ekonomin\u00eb amerikane t\u00eb t\u00ebrhequr nga se jemi m\u00eb konkurrues. Le t\u00eb shohim GNL, gazin e l\u00ebng\u00ebt, me fitime jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta; po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb mal me para. Jam i sigurt\u00eb se disa njer\u00ebz mendonin se kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb shtytje afatgjat\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb amerikane. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb Sht\u00ebpi t\u00eb Bardh\u00eb, mendoj se obsesioni ishte gjithmon\u00eb rizgjedhja dhe donin ta fitonin luft\u00ebn, donin t\u00eb siguronin nj\u00eb fitore, donin q\u00eb Ukraina n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb fitonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb magjike. Mund t\u00eb ket\u00eb disa njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb se do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb n\u00ebse ekonomia gjermane t\u00eb ishte e dob\u00ebt, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mendim i \u00e7mendur. N\u00eb telb, mendoj se kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje mbi di\u00e7ka q\u00eb nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb. Luta nuk do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri.<\/p>\n<p><strong>Si mendoni se do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kjo luft\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi ajo q\u00eb mendoj. Ajo q\u00eb di \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kjo luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si\u00e7 duam dhe nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb duke ecur p\u00ebrpara. Do t\u00eb m\u00eb frik\u00ebsonte fakti do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm ta b\u00ebnte. Njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb mision besonin se presidenti ta ku\u00ebtonte at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte populli gjerman, q\u00eb po e nd\u00ebshkonte p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb nuk ecte mir\u00eb. N\u00eb terma afatgjat\u00eb, kjo do t\u00eb ishte shum\u00eb e d\u00ebmshme jo vet\u00ebm p\u00ebr reputacionin e presidentit, por edhe politikisht. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb stigm\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb q\u00eb mendonte se kishte nj\u00eb kart\u00eb humb\u00ebse: Gjermania dhe Europa Per\u00ebndimore mund t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb furnizuari arm\u00eb q\u00eb duam dhe kancelarit gjerman mund ta riaktivizoj\u00eb gazsjell\u00ebsin, kjo ka qen\u00eb gjithmon\u00eb frika. Do t\u00eb doja t\u2019i b\u00ebja shum\u00eb pyetje kancelarit Scholz. Do ta pyesja se \u00e7far\u00eb ka m\u00ebsuar n\u00eb shkurt kur ishte me presidentin. Operacioni ishte nj\u00eb sekret i madh dhe presidenti nuk do t\u00eb duhej t\u00eb fliste me ask\u00ebnd p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, por ai flet, thot\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk duhet ti thot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Historia juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga mediat per\u00ebndimore me nj\u00eb moderim dhe kritik\u00eb t\u00eb caktuar. Disa e kan\u00eb sulmuar reputacionin tuaj ose kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ke vet\u00ebm nj\u00eb burim anonim dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e besueshme.<\/strong><\/p>\n<p>Si mund t\u00eb flas p\u00ebr nj\u00eb burim? Kam shkruar shum\u00eb historit\u00eb t\u00eb bazuar mbi histori anonime. N\u00ebse do t\u00eb jepja emrin e ndonj\u00ebrit, do t\u00eb pushoheshin nga puna ose, m\u00eb keq, t\u00eb burgoseshin. Ligji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rrept\u00eb. Nuk kam ekspozuar kurr\u00eb ask\u00ebnd dhe natyrisht kur shkruaj them, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim, pik\u00eb dhe n\u00eb vitet historit\u00eb q\u00eb kam shkruar jan\u00eb pranuar gjithmon\u00eb. Kam p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artikull t\u00eb nj\u00ebjtin kalib\u00ebr e <em>fact-checker <\/em>t\u00eb aft\u00eb q\u00eb kan\u00eb punuar me mua tek <em>New Yorker<\/em>. Natyrisht, ka shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb verifikuar informacionet e rezervuara q\u00eb kam marr\u00eb dhe, e dini, n\u00eb sulm personal ndaj meje nuk arrin t\u00eb fitoj\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb se Biden ka zgjedhur ta l\u00ebr\u00eb Gjermanin\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb at\u00eb dim\u00ebr. Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara do t\u00eb preferonte ta shihte Gjermanin\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb [p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb] m\u00eb shum\u00eb sesa Gjermania q\u00eb ndoshta nuk e mb\u00ebshtet luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kjo, p\u00ebr mua, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. P\u00ebr mua dhe mendoj edhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb zhvilluar misionin \u00ebsht\u00eb e frikshme.<\/p>\n<p><strong>Problemi \u00ebsht\u00eb edhe se mund t\u00eb perceptohet si nj\u00eb akt lufte jo vet\u00ebm kund\u00ebr Rusis\u00eb, por edhe kund\u00ebr aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, sidomos Gjermanis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tek gj\u00ebrat e thjeshta. Mund t\u2019ju them se njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb operacion kan\u00eb par\u00eb presidentin t\u00eb zgjedh\u00eb q\u00eb t\u00eb ler\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb Gjermanin\u00eb p\u00ebr objektivat e tij politik\u00eb afatshkurt\u00ebr dhe kjo i ka tmerruar. Po flas p\u00ebr amerikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsisht besnik\u00eb ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara. N\u00eb CIA, sip e kam shkruar n\u00eb artikullin tim, punojn\u00eb p\u00ebr Kuror\u00ebn, nuk punojn\u00eb p\u00ebr kushtetut\u00ebn. Virtyti i vet\u00ebm i CIA \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb president, q\u00eb nuk arrin ta kaloj\u00eb axhend\u00ebn e tij n\u00eb Kongres dhe askush nuk e d\u00ebgjon, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00eb oborrin e prapm\u00eb e Rose Garden t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb me drejtorin e CIA dhe dikush mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb keq n\u00eb 8000 kilometra larg\u00ebsi. Kjo ka qen\u00eb gjithmon\u00eb pika e forc\u00ebs e CIA, q\u00eb m\u00eb krijon probleme, por edhe ai komunitet \u00ebsht\u00eb tronditur nga fakti q\u00eb ka zgjedhur ta l\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb Europ\u00ebn n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb lufte q\u00eb nuk do ta fitoj\u00eb dhe kjo, p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb mizore.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb artikullin tuaj keni shkruar se planifikimi i sulmit nuk i \u00ebsht\u00eb referuar Kongresit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e nevojshme me operacionet e tjera sekrete.<\/strong><\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk ju \u00ebsht\u00eb sinjalizuar shum\u00eb niveleve t\u00eb ushtris\u00eb, kishte persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb institucione t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb dinin, por nuk jan\u00eb informuar. Operacioni ishte shum\u00eb sekret.<\/p>\n<p><strong>Ka pasur disa kritika ndaj artikullit tuaj nga ana e njer\u00ebzve t\u00eb impenjuar n\u00eb vler\u00ebsimin e <em>intelligence open source <\/em>(OSINT) mbi anije dhe aeroplan\u00eb n\u00eb rajonin e Detit Balltik, q\u00eb pohojn\u00eb se asnj\u00eb aeroplan norvegjez nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar direkt n\u00eb pik\u00ebn e shp\u00ebrthimeve t\u00eb 26 shtatorit apo dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do operacion sekret merr n\u00eb konsiderat\u00eb OSINT dhe e xhiron prob\u00eblemin. Si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb, qen\u00eb njer\u00ebz n\u00eb mision q\u00eb merreshin me k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb roli ka kurajoja n\u00eb profesionin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka kurajoze n\u00eb th\u00ebnien e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs? Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos kemi frik\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb b\u00ebhet e sh\u00ebmtuar. Ka pasur momente n\u00eb jet\u00ebn time ku&#8230; e dini, nuk flas. K\u00ebrc\u00ebnimet nuk u b\u00ebhen njer\u00ebzve si un\u00eb; u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb njer\u00ebzve si un\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme, por nuk e vret mendjen, nuk mundesh, duhet t\u00eb b\u00ebsh vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>(<em>Seymour Hersh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar investigativ amerikan fitues i \u00c7mimit Pulitzer<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fituesi i \u00c7mimit Pulitzer Seymour Hersh rr\u00ebfen p\u00ebr Jacobin Magazine skupin e tij lidhur me misionin sekret t\u00eb urdh\u00ebruar nga Biden p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar gazsjell\u00ebsin q\u00eb nga Rusia t\u00eb \u00e7on n\u00eb Gjermani dhe ta l\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb Europ\u00ebn. M\u00eb 26 shtator 2022, n\u00eb Detin Balltik, gazsjell\u00ebsi North Stream nga Rusia n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42428,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42427"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42427"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42427\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42428"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}