{"id":42134,"date":"2023-03-30T18:05:48","date_gmt":"2023-03-30T18:05:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42134"},"modified":"2023-03-31T08:14:10","modified_gmt":"2023-03-31T08:14:10","slug":"berisha-keto-jane-zgjedhjet-e-jetes-tone-gjithcka-duhet-te-filloje-me-ndryshimin-ne-14maj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/03\/30\/berisha-keto-jane-zgjedhjet-e-jetes-tone-gjithcka-duhet-te-filloje-me-ndryshimin-ne-14maj\/","title":{"rendered":"Berisha: K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb, gjith\u00e7ka duhet t\u00eb filloj\u00eb me ndryshimin n\u00eb 14 maj"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb KRUJ\u00cb,<br \/>\nAGRON LOKA<\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrate e demokrat\u00eb, qytetar\u00eb e qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb Kruj\u00eb dhe Fush\u00eb<br \/>\nKruj\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj.<br \/>\nS\u00eb pari nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ndaj jush p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh<br \/>\nfrym\u00ebzues p\u00ebr demokratet dhe demokrat\u00ebt, p\u00ebr shqiptaret dhe shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb sot.<br \/>\nMesazh q\u00eb frym\u00ebzon, ndryshimin, fitoren, pluralizmin, t\u00eb ardhmen.<br \/>\nP\u00ebrulem me nderim t\u00eb madh para ju krutan\u00ebve, banor\u00ebve t\u00eb Kruj\u00ebs dhe Fush\u00eb Kruj\u00ebs, p\u00ebr<br \/>\nmb\u00ebshtetjen e madhe, tep\u00ebr t\u00eb \u00e7muar q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb dekada t\u00eb t\u00ebra. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr<br \/>\nPD-n\u00eb nj\u00eb krenari e madhe, nj\u00eb mir\u00ebnjohje e pakufishme.<br \/>\nI nderuar n\u00ebnkryetar i PD-s\u00eb dhe kryetari i politik i grupit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb Kruj\u00eb, Oerd<br \/>\nBylykbashi. T\u00eb nderuar kryetar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Xhevahir dhe<br \/>\nBakiu.<br \/>\nT\u00eb dashur miqt\u00eb e mi, Ylli Lamja, Sulejman Xhixha, Dilaver Qesja, k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb jeni sot<br \/>\nk\u00ebtu midis nesh.<br \/>\nI dashur kandidati yn\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb Kruj\u00eb, kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb Kruj\u00eb, Agron<br \/>\nLoka.<br \/>\nUn\u00eb vij k\u00ebtu, me nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb paraqes para jush, z. Agron Loka,<br \/>\nkandidat p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti, q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb kresht\u00ebn e historis\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nder t\u00eb jesh qytetar i par\u00eb kudo, por \u00ebsht\u00eb nder tep\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jesh qytetar i par\u00eb i<br \/>\nKruj\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, Kruj\u00ebs s\u00eb historis\u00eb, i Kruj\u00ebs q\u00eb fisnik\u00ebron shqiptar\u00ebt me fisnik\u00ebri,<br \/>\nq\u00ebndres\u00eb, frym\u00ebzon me bujari, me shpirt pun\u00ebtor, por mbi t\u00eb gjitha frym\u00ebzon \u00e7do shqiptar p\u00ebr<br \/>\nshpirt t\u00eb pamposhtur dhe fitore.<br \/>\nAgron Loka vjen k\u00ebtu para jush si kandidat i votuar me vot\u00ebn tuaj t\u00eb lir\u00eb, si kandidat q\u00eb ju i<br \/>\ndhat\u00eb besimin, q\u00eb ju e miratuat, aprovuat si kryetar t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb bashkis\u00eb. Agroni s\u00eb bashku<br \/>\nme t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin, jan\u00eb kandidat\u00ebt e qytetar\u00ebve, kandidat\u00ebt e<br \/>\nliris\u00eb.<br \/>\nAto zgjedhje q\u00eb u quajt\u00ebn primare nuk ishin t\u00eb p\u00ebrsosura, por u garantoj un\u00eb ju se ishin shum\u00eb<br \/>\nher\u00eb pakrahasim m\u00eb mire q\u00eb ne mblidhemi sot para kandidati tuaj, se sa t\u00eb mblidheshin para<br \/>\nnj\u00eb kandidati tim, apo t\u00eb kryesis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne<br \/>\ngjithashtu, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, b\u00ebjm\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi yn\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i drejti. Njeriu q\u00eb ne<br \/>\nvotojm\u00eb ta dij\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb aty me vot\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb ka detyrime ndaj nesh dhe ndaj nesh \u00ebsht\u00eb<br \/>\ndhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i p\u00ebrkushtuar.<br \/>\nUn\u00eb ju garantoj se Agron Loka, besimin q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb dhe q\u00eb do i jepni do t\u00eb ua kthej\u00eb me<br \/>\np\u00ebrkushtim t\u00eb madh n\u00eb sh\u00ebrbime, n\u00eb menaxhim, n\u00eb vizion, ndryshim t\u00eb Kruj\u00ebs, Fush\u00eb Kruj\u00eb dhe<br \/>\ngjith\u00eb komunave t\u00eb k\u00ebsaj bashkie.<br \/>\nJu garantoj se Agron Loka do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb taksave tuaja, \u00e7do burim t\u00eb<br \/>\nardhurash q\u00eb do krijoj\u00eb, ti p\u00ebrdor\u00eb me transparenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr ndryshimin e Kruj\u00ebs,<br \/>\nfshatrave, Fush\u00eb Kruj\u00ebs, biznesit, fermer\u00ebve, jet\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<br \/>\nKruja ka potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, potenciale turistike, bujq\u00ebsore, industriale, por<br \/>\npotencialin m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm Kruja e ka tek krutan\u00ebt, tek shpirti i tyre pun\u00ebtor\u00eb, shpirti i<br \/>\ntyre krijues. Pra t\u00eb firmos\u00eb ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin n\u00eb 14 maj, firmosim<br \/>\nndryshimin e jet\u00ebs ton\u00eb, ndryshimin e mir\u00ebq\u00ebnies ton\u00eb, t\u00eb fermave, bizneseve, pun\u00ebsimit,<br \/>\nsh\u00ebrbimeve q\u00eb meritojm\u00eb.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi!<br \/>\n14 maji \u00ebsht\u00eb dit\u00eb zgjedhjesh e qeveritar\u00ebve vendor\u00eb. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, pra jan\u00eb zgjedhje<br \/>\nlokale, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se q\u00eb nga viti 1992 k\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb politike q\u00eb Shqip\u00ebria ka<br \/>\npatur. K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ne ftohemi me vot\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb<br \/>\nnj\u00eb mision historik q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysja e monizmit q\u00eb sundon sot n\u00eb Shqip\u00ebri. Kruja n\u00eb historin\u00eb<br \/>\ne saj ka patur q\u00ebndres\u00ebn antikomuniste nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb shk\u00eblqyer. Kruja dhe krutan\u00ebt e kan\u00eb<br \/>\nt\u00eb qatt\u00eb se \u00e7far\u00eb katastrofe komb\u00ebtare solli monizmi i bazuar n\u00eb doktrin\u00ebn marksiste-leliniste.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrmbys\u00ebn ishin krutan\u00ebt.<br \/>\nPas 30 vitesh, nj\u00eblloj si e ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike Ronald Regan se demokracis\u00eb i mjafton<br \/>\nedhe nj\u00eb gjenerat\u00eb p\u00ebr ty zhdukur. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pas 32 vitesh, demokracia pothuajse u<br \/>\nasgj\u00ebsua plot\u00ebsisht. N\u00eb Shqip\u00ebri u vendos nj\u00eb moniz\u00ebm, jo i bazuar n\u00eb doktrin\u00ebn marksisteleliniste, por i bazuar kryek\u00ebput n\u00eb krimin, vjedhjen e qytetar\u00ebve, dhe drog\u00ebn.<br \/>\nSot t\u00eb gjitha pushtetet pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjitha pushtet jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu. Sot Edi Rama<br \/>\nkontrollon m\u00eb shum\u00eb pushtet, 10% m\u00eb shum\u00eb se Ramiz Alia n\u00eb vitin 1991. Sot ky despot, e<br \/>\nthem despot se ky nuk njeh ligj, kushtetut\u00eb, norm\u00eb, standard, ky njeh thjesht\u00eb d\u00ebshirat,<br \/>\nmendimet e vullnetin e tij.<br \/>\nSot ky despot kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, at\u00eb vendor, kontrollon totalisht<br \/>\ndrejt\u00ebsin\u00eb, presidenc\u00ebn, ushtrin\u00eb, policin\u00eb, sh\u00ebrbimin informativ, kontroll \u00e7do pushtet edhe s\u00eb<br \/>\nfundmi n\u00eb nj\u00eb rast unik n\u00eb Europ\u00eb, kontraktoi si vrar\u00ebs me pages\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, vet\u00ebm<br \/>\ne vet\u00ebm p\u00ebr ta vendour at\u00eb n\u00ebn kontroll, kryezbuluesin e agjencis\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb SHBAs\u00eb, FBI.<br \/>\nE p\u00ebrdori at\u00eb si vras\u00ebs kund\u00ebr opozit\u00ebs. Q\u00ebllimi i tij ishte Shqip\u00ebria pa opozit\u00eb, apo Shqip\u00ebria me<br \/>\nfasad\u00eb opozit\u00eb t\u00eb kontrolluar nga Edi Rama. Pra ky ishte monzimi dhe ky \u00ebsht\u00eb monizmi i Edi<br \/>\nRam\u00ebs. Ai d\u00ebshtoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr makabre. D\u00ebshtoi sepse ju, p\u00ebr ju idealet demokratike jan\u00eb<br \/>\nidealet m\u00eb larta. Ai d\u00ebshtoi se p\u00ebr ju pluralizmi \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr demokracin\u00eb.<br \/>\nAi d\u00ebshtoi se p\u00ebr ju monizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb komb\u00ebtare. Me k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb fal\u00ebnderoj nga<br \/>\nzemra Sabah Shet\u00ebn, fal\u00ebnderoj deputet\u00ebt, fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb sot jemi k\u00ebtu t\u00eb<br \/>\nbashkuar. U bashkua, jo se nuk kemi kund\u00ebrshti nj\u00ebri me tjetrin, por u bashkuam se geni yn\u00eb<br \/>\n\u00ebsht\u00eb pluralizmi, demokracia se thirrja e sotme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar, kund\u00ebr monizmit.<br \/>\nUn\u00eb garantoj \u00e7do demokrate dhe demokrat\u00eb, se partia e tyre \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet partia e<br \/>\nmendimit t\u00eb lir\u00eb, e mendimit t\u00eb hapur. Por tek pluralizmi, aty ku ndahet monizmi dhe<br \/>\npluralizmin, aty ndahet liria me shtypjen, demokracia me dhunimin e saj. Ndaj dhe bashkohemi<br \/>\nsot \u00e7do demokrat, \u00e7do mb\u00ebshtet\u00ebs. Por ftoj k\u00ebtu edhe \u00e7do socialist t\u00eb ndersh\u00ebm, edhe \u00e7do t\u00eb<br \/>\npaparti. Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb mendoni p\u00ebr \u2018x\u2019 apo \u2018y\u2019 mos harroni kurr\u00eb q\u00eb monizmat<br \/>\njan\u00eb katastrofat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb njohur kombet dhe ne jemi n\u00eb moniz\u00ebm.<br \/>\nDhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, nuk ka t\u00eb k\u00ebqija m\u00eb t\u00eb rrezikshme se ato q\u00eb t\u00eb kapin gradualisht dhe t\u00eb<br \/>\npushtojn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kjo ndodhi me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moniz\u00ebm ne demokrat\u00ebt<br \/>\nkemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe duhet t\u00eb ja themi \u00e7do qytetari t\u00eb Kruj\u00ebs, \u00e7do shqiptari se ne<br \/>\nbojkotuam zgjedhjet lokale. Ne ja dor\u00ebzuam me zarf Edi Ram\u00ebs, pushtetin n\u00eb 61 bashki t\u00eb<br \/>\nvendit. Por ne njohim gabimet, ne pranojm\u00eb gabimet. Ne sanksionuam n\u00eb statut se PD nuk<br \/>\nmund t\u00eb bojkotoj\u00eb zgjedhjet.<br \/>\nEdi Rama mendoi se e kishim formale at\u00eb nen ne. B\u00ebri gjith\u00e7ka, shty vendimin gjer 3 dit\u00eb para<br \/>\nhapjes s\u00eb fushat\u00ebs, duke besuar se ne do i thonim se ne nuk marrim pjes\u00ebn n\u00eb zgjedhje, por ne<br \/>\ndo t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe do t\u00eb fitojm\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrmbysim monizmin e tij.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi!<br \/>\nNe duhet t\u00eb bashkohemi me \u00e7do shqiptar q\u00eb ndjen minimumin e dashuris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. Kurr\u00eb<br \/>\nndonj\u00ebher\u00eb, ndofta q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb themeluar ky shtet e deri sot, Shqip\u00ebria nuk ka pasur m\u00eb<br \/>\nshum\u00eb nevoj\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb grim\u00eb dashuri nga ne, nga secili. Se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb<br \/>\nshkretuar me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme si\u00e7 po shkretohet n\u00eb k\u00ebto 8 vite.<br \/>\nSepse kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, ajo nuk ka humbur n\u00eb 8 vite, 35% t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb saj. Se kurr\u00eb<br \/>\nndonj\u00ebher\u00eb nuk ka humbur n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, 937 mij\u00eb shqiptar\u00eb vet\u00ebm n\u00eb BE, nga t\u00eb cil\u00ebt 80% n\u00ebn<br \/>\n30 vje\u00e7.<br \/>\nGj\u00ebma e k\u00ebtij vendi n\u00ebqoft\u00ebse do t\u00eb kishte vaje, do t\u00eb lemeriste dheun.<br \/>\nShqip\u00ebria ka nj\u00eb apel p\u00ebr \u00e7do shqiptar, ta shp\u00ebtojm\u00eb, t\u00eb mos e braktisim, por kjo realizohet<br \/>\nbetim me ndryshimin. Sot isha n\u00eb parlament, kishte ardhur ligji, \u00e7far\u00eb ishte ligji? Ligji p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nlarguar nga Shqip\u00ebria, avoket\u00ebrit, kontabilist\u00ebt, stomatolog\u00ebt, me radh\u00eb e me radh\u00eb q\u00eb t\u00eb<br \/>\ngjith\u00eb. U vinte nj\u00eb taks\u00eb tjet\u00ebr 23%, spastrim dhe vet\u00ebm spastrim.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb gjenocid, q\u00eb po kryejn\u00eb shqiptar\u00ebt ndaj shqiptar\u00ebve. Po them un\u00eb gjenocid sepse n\u00eb<br \/>\nkonventat e OKB-s\u00eb p\u00ebr gjenocidin, neni 3 thot\u00eb; gjenocid konsiderohet akti kur ti krijon kushtet<br \/>\nt\u00eb llogaritshme p\u00ebr largimin e tjetrit. A nuk jan\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb llogaritshme p\u00ebr largimin e<br \/>\nspecialist\u00ebve tan\u00eb kur ti u vendos nj\u00eb taks\u00eb q\u00eb u rr\u00ebnon jet\u00ebn atyre.<br \/>\n\u00c7do shtet, \u00e7do shoq\u00ebri ka shtres\u00ebn e mesme, \u00ebsht\u00eb shtresa jetike e cila i sh\u00ebrben shoq\u00ebris\u00eb. U<br \/>\nsh\u00ebrben atyre q\u00eb prodhojn\u00eb, u sh\u00ebrben atyre q\u00eb drejtojn\u00eb, u sh\u00ebrben t\u00eb gjith\u00ebve. Por n\u00ebse ti e<br \/>\np\u00ebrze? \u00c7far\u00eb ndodhi me mjek\u00ebt? Jo tani, por para 2 vitesh, 4100 mjek\u00eb kan\u00eb pas\u00eb ikur nga<br \/>\nShqip\u00ebria. Edi Rama u thoshte shqiptar\u00ebve, 420 po presin t\u00eb fillojn\u00eb pun\u00ebn. Nj\u00eb g\u00ebnjeshtar i<br \/>\npaskrupullt.<br \/>\nTani ku jemi ne? U them un\u00eb ju, tani jemi mjek p\u00ebr frym\u00eb sa\u00e7 ishim n\u00eb vitet \u201960. Tani kemi<br \/>\nsh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, Tirana t\u00eb 10-in m\u00eb t\u00eb keq n\u00eb bot\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodh tani. E keni d\u00ebgjuar<br \/>\nbesoj ligjin, ligji p\u00ebr korsin\u00eb e shpejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor.<br \/>\nKujtoni ju se \u00ebsht\u00eb ambulanca, jo jo, korsia e shpejt\u00eb, ai q\u00eb paguan, merr sh\u00ebrbim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb<br \/>\nn\u00eb spitale. Por nuk ka diskriminim m\u00eb \u00e7\u2019njer\u00ebzor\u00eb se ky. A e imagjinoni, nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb q\u00eb ka,<br \/>\npaguan, i hyn dhe i del infermierja sa her\u00eb ka nevoj\u00eb dhe tjetri n\u00eb shtratin tjet\u00ebr r\u00ebnkon pa e<br \/>\npar\u00eb njeri. Por k\u00ebto jan\u00eb mendje t\u00eb \u00e7mendura. K\u00ebta nuk kan\u00eb njer\u00ebzi. K\u00ebto nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb<br \/>\np\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nK\u00ebta jan\u00eb larguar nga qytetari dhe njeriu me kilometra t\u00eb t\u00ebra. Si mund t\u00eb prodhoj\u00eb mendja e<br \/>\nnjeriut nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb brenda sh\u00ebrbimit. Dhe kush e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb? E b\u00ebn ai q\u00eb premtoi sh\u00ebrbim<br \/>\nsh\u00ebndet\u00ebsor falas dhe tani thot\u00eb jo jo; sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr ata q\u00eb paguajn\u00eb. Se t\u00eb<br \/>\nvendos\u00ebsh nj\u00eb diskriminim t\u00eb till\u00eb, shpejt\u00ebsia n\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr shp\u00ebtimin e<br \/>\njet\u00ebs.<br \/>\nDhe ky tani i ndan zengjin\u00ebt dhe t\u00eb varfrit n\u00eb spitalet tona.<br \/>\nZonja dhe zot\u00ebrinj!<br \/>\nZgjedhjet jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb, sepse thash\u00eb, ne po ikim nga Shqip\u00ebria, vendi po<br \/>\nbraktiset. Por shkaku m\u00eb themelor \u00ebsht\u00eb varf\u00ebria, ngushtica ekonomike, shtr\u00ebngica ekonomike,<br \/>\ne cila nuk erdhi n\u00eb pak\u00ebsim k\u00ebto vite, por n\u00eb rritje k\u00ebto vite.<br \/>\nNe nuk kemi qen\u00eb komb i pasur, por gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, nga vitit 1992-2013, t\u00eb ardhurat tona<br \/>\njan\u00eb rritur mbi 20-e ca her\u00eb. E kemi filluar me 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb 1992, ishim baras me<br \/>\nugandez\u00ebt dhe angolez\u00ebt, t\u00eb tretit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb planetit, sepse ashtu na b\u00ebri sistemi<br \/>\nkooperativist, socializmi. Por me lumenj djerse, me mund, reforma, sakrifica ne arrit\u00ebm n\u00eb vitin<br \/>\n2008 t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb grupin e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta. Arrit\u00ebm t\u00eb kemi rrogat<br \/>\ndhe pensionet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. Dhe k\u00ebto ishin arritjet t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb.<br \/>\nNga 2013 e deri m\u00eb sot, ne p\u00ebrs\u00ebri jemi t\u00eb fundit n\u00eb Ballkan p\u00ebr rroga e pensione. Nga 2013 ne<br \/>\nu rrokullis\u00ebm dhe sot jemi me rroga e pensione 30-40 % m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se Kosova. Kosova ka nj\u00eb<br \/>\nbuxhet 2 miliard\u00eb euro, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb buxhet 3.9-4 miliard\u00eb euro. Kosova ka nj\u00eb buxhet disa<br \/>\nher\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se Shqip\u00ebria. Shqip\u00ebria k\u00ebto vite ka marr\u00eb 5 miliard\u00eb euro borxh.<br \/>\n\u00c7do shqiptar blen me rrog\u00ebn q\u00eb merr, 30% m\u00eb pak, minimumi 30 % se sa blinte n\u00eb vitin 2013.<br \/>\nVet\u00ebm nga vjet e deri sivjet, vet\u00ebm n\u00eb 1 vit ushqimet jan\u00eb rritur me 12 %. Vet\u00ebm n\u00eb 1 vit. \u00c7far\u00eb<br \/>\nndodh me ne. Un\u00eb u them ju, me 5 miliard\u00eb euro borxh, qeveria mund t\u00eb rriste 6 her\u00eb rroga,<br \/>\nose 3 her\u00eb pensionet e tre her\u00eb rrogat. Nuk po them p\u00ebr t\u00eb ardhurat, rreth 4 miliard\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb<br \/>\nardhura.<br \/>\nDyfishoi taksat e biznesit. Ku shkojn\u00eb parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, parat\u00eb tuaja. Edhe nj\u00eb gj\u00eb ju lutem;<br \/>\nqeveria nuk ka nj\u00eb qindark\u00eb, \u00e7do cent i saj \u00ebsht\u00eb cent i juaj. \u00cbsht\u00eb marr\u00eb nga ju me taksat tuaja<br \/>\nq\u00eb paguanin \u00e7do got\u00eb uji. Paguanin n\u00eb gjith\u00e7ka blenin n\u00eb dyqane, ku shkojn\u00eb?<br \/>\nT\u00eb gjitha vidhen. Vidhen n\u00eb mas\u00ebn 80 %-90% e pun\u00ebve publike.<br \/>\nKontrolli i Lart\u00eb i Shtetit gjente se n\u00eb vitin 2022, n\u00eb 9 muaj u vodh\u00ebn apo u shp\u00ebrdoruan, 122<br \/>\nmiliard\u00eb lek\u00eb. Fondi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i pagave ta dini ju \u00ebsht\u00eb 97 miliard\u00eb lek\u00eb. Me aq sa jan\u00eb<br \/>\nvjedhur, rrogat mund t\u00eb rriteshin me 130%. Po si i vjedhin, shum\u00eb normal, secili duhet t\u00eb pyes\u00eb;<br \/>\npo mo i vjedhin. Sepse rrug\u00ebt q\u00eb kushton maksimumi 2 mln euro e nd\u00ebrtojn\u00eb me 24 mln. I<br \/>\nvjedhin sepse rrug\u00ebn an\u00ebsore Lekaj \u2013Fier, se autostrada Lushnje-Fier \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me 1.2 mln<br \/>\neuro dhe segmentet e tjera rreth 2 mln euro. Kurse Edi Rama nd\u00ebrton rrug\u00ebn an\u00ebsore me 7.2<br \/>\nmln euro. Tre her\u00eb m\u00eb shtrenjt se rrug\u00ebn kryesore.<br \/>\nErion Veliaj nd\u00ebrton shkoll\u00ebn me 6 mln euro. E shembi, i futi dinamitin shkoll\u00ebs \u2018Sami Frash\u00ebri\u2019<br \/>\npa asnj\u00eb \u00e7arje kund dhe merr taksat tuaja, i shnd\u00ebrron n\u00eb shkoll\u00eb fond me t\u00eb cilin mund t\u00eb<br \/>\nnd\u00ebrtoheshin t\u00eb pakt\u00ebn 7 shkolla.<br \/>\nBlen vazon p\u00ebr oborr t\u00eb pas\u00ebm t\u00eb kryeministris\u00eb, zyrave t\u00eb tij, 4 mln euro. Udh\u00ebton me avion<br \/>\nme dhom\u00eb gjumi, 137 her\u00eb, 22 mln euro.<br \/>\nA do t\u00eb vazhdojm\u00eb ne t\u00eb ecim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb zgjedhje t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb. K\u00ebta i urrejn\u00eb<br \/>\nqytetar\u00ebt, nj\u00eblloj si hajduti q\u00eb futet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tjetri dhe pasi e vjedh urren viktim\u00ebn e tij.<br \/>\nEdhe qeveria e Edi Ram\u00ebs i vjedh qytetar\u00ebt dit\u00eb e nat\u00eb dhe i urren qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ndaj dhe<br \/>\nk\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb.<br \/>\nA ka drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, me thoni ju mua? Nuk ekziston. Drejt\u00ebsia k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr<br \/>\npengmarrje. Artur Bushi shqelmoi hetuesin se po e hetonte p\u00ebr korrupsion n\u00eb bashki. E thirr\u00ebn<br \/>\nn\u00eb SPAK, telefoni Edi Rama. Ai zyrtari rri i rrahur aty, vet\u00ebm se guxoi t\u00eb hetoj\u00eb korrupsionin. Por<br \/>\nky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rast. K\u00ebtu sundon, mafia dhe vet\u00ebm mafia. Prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk<br \/>\nthot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ti dal\u00eb zot punonj\u00ebsit t\u00eb tij.<br \/>\nSa vet\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb Thuman\u00eb. A ka vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb pranon t\u00eb hesht\u00eb para gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb<br \/>\nmadhe q\u00eb ndodhi n\u00eb Thuman\u00eb. Pallatet ishin shpallur t\u00eb pabanueshme me ekspertiz\u00eb dhe \u00e7do<br \/>\ndokument. U lan\u00eb aty gjersa erdhi t\u00ebrmeti tjet\u00ebr p\u00ebr tu marre jet\u00ebn. Asnj\u00eb hetim. U arrestuan<br \/>\ndy komunar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb komunave t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin asnj\u00eb qarje n\u00eb nd\u00ebrtesat e<br \/>\nkomunave t\u00eb tyre. Po \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo.<br \/>\nNuk ka drejt\u00ebsi. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim drejt\u00ebsie sot duhet t\u00eb pres\u00ebsh 10 vite. Duhet t\u00eb<br \/>\npaguash qimet e kok\u00ebs p\u00ebr ta afruar at\u00eb. Pra k\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e jet\u00ebs ton\u00eb, sepse gjith\u00e7ka<br \/>\nduhet t\u00eb filloj\u00eb me ndryshimin n\u00eb 14 maj. T\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr pluralizmin, t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr Agron<br \/>\nLok\u00ebn, t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr ndryshimin.<br \/>\nNuk mundet kurr\u00eb t\u00eb ecim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Bizneset falimentojn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit, sa erdhi<br \/>\ndyfishoi taksat dhe pastaj ua nis ekipet nj\u00ebri pas tjetrit p\u00ebr ti gjobitur, p\u00ebr ti rrjepur.<br \/>\nFermer\u00ebt. Asnj\u00eb pushtues i huaj nuk mund t\u00eb sillet ndaj fermerit shqiptar si\u00e7 sillet kjo qeveri. A e<br \/>\ndini ju, fermerit prodhimet e tij ja blejn\u00eb pa TVSH, nuk i kthejn\u00eb TVSH. Shitja b\u00ebhet me TVSH. T\u00eb<br \/>\ngjith\u00eb p\u00ebrpunuesit kan\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrdorin prodhime importi dhe ti l\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00eb prodhimet<br \/>\ntona. Nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebhet ligji dhe futet qum\u00ebshti pluhur nga Serbia, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fermeri t\u00eb ther\u00eb<br \/>\nlop\u00ebt dhe nga vend eksportues qum\u00ebshti, tani na rritet \u00e7mimi i bylmet\u00ebrave si\u00e7 e keni v\u00ebn\u00eb re<br \/>\nvet\u00eb, nga muaji n\u00eb muaj dhe n\u00eb vazhdim.<br \/>\nSepse do t\u00eb hapej ky p\u00ebr kamionat e Serbis\u00eb. Sepse kamioni sipas tij, \u00e7far\u00eb ti thuash k\u00ebtij, rrika<br \/>\n100 vite n\u00ebp\u00ebr dogana, nj\u00eb cop\u00eb injoranti. Po pse fermeri n\u00eb Kosov\u00eb, edhe ai shqiptar paguhet<br \/>\n400 euro p\u00ebr hektar\u00eb gruri. Paguhet 1 mij\u00eb euro p\u00ebr hektar\u00eb sera, paguhet 500 euro p\u00ebr<br \/>\nhektar\u00eb zarzavate n\u00eb fush\u00eb. Paguhet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb drut\u00eb frutor\u00eb, paguhet 90 euro p\u00ebr lop\u00ebn.<br \/>\n\u00c7far\u00eb paska ai. Po sigurisht, n\u00eb kushte t\u00eb tregut ka nj\u00eb ligj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn; prodhimi bujq\u00ebsor<br \/>\nsubvencionohet dhe ajo nuk \u00ebsht\u00eb humbje, \u00ebsht\u00eb fitim p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<br \/>\nNj\u00eb prodhim bujq\u00ebsor ka ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb stabilitetin ekonomik t\u00eb vendit. Pa<br \/>\nfshat t\u00eb zhvilluar, bujq\u00ebsi t\u00eb zhvilluar nuk ka bujq\u00ebsi t\u00eb zhvilluar, nuk mund t\u00eb ket\u00eb shqiptar t\u00eb<br \/>\nzhvilluar.<br \/>\nNdaj dhe t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin n\u00eb 14 maj, t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin sepse potencialet tona jan\u00eb<br \/>\nt\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Sepse kjo qeveri e ka shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mallkuar p\u00ebr<br \/>\nshqiptar\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e bekuar.<br \/>\nT\u00eb votojm\u00eb ndryshimin se rezervat jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, se t\u00eb ardhurat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb<br \/>\nm\u00ebdha, se po t\u00eb mos vidhen, \u00e7do shqiptar do t\u00eb ndihej shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Dhe nj\u00ebher\u00eb, ju<br \/>\nftoj n\u00eb 14 maj, dit\u00ebn e fitores n\u00eb Kruj\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nRroft\u00eb Kruja, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<br \/>\nFaleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb KRUJ\u00cb, AGRON LOKA T\u00eb dashur demokrate e demokrat\u00eb, qytetar\u00eb e qytetar\u00eb, banor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb Kruj\u00eb dhe Fush\u00eb Kruj\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj. S\u00eb pari nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ndaj jush p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh frym\u00ebzues &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42135,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42134"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42134"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42134\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}